Gjykata italiane pret urdhër-arrestin, Liljana Kondakçi në kërkim për trafik droge

CATANZARO/ ITALI

Këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi shpallet person në kërkim ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur dje nga gazeta italiane “Gazzetta del Sud”, e cila shkruante se artistja Kondakçi kërkohet në të gjithë Evropën për trafik të substancave narkotike, si pjesëmarrëse në rrjetin gjigand të drejtuar nga Fisnik Smajlaj. Në artikullin e gazetës italiane theksohej se këngëtarja 56-vjeçare, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare, është përfshirë në rrjetin e njohur me kodin “Shkodër”, si pjesë e të cilit është shpallur person në kërkim ndërkombëtar.
Gazeta “Pulieze” thekson më tej në artikullin e djeshëm se çështja penale në ngarkim të këngëtares shqiptare ka filluar në maj të vitit 2006, kur Kondakçi u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogram kokainë në çantë. Në atë kohë këngëtarja shoqërohej nga një person tjetër, i cili u ndalua edhe ai. Mësohet se këngëtarja Kondakçi kishte deklaruar pas ndalimit nga policia italiane, se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans i saj dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Burime zyrtare të cituara nga mediat italiane bëjnë me dije se droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe saktësisht nga grupi i shkodranit Fisnik Smajlaj. Sipas mediave të vendit fqinj, mësohet se Prokuroria e Castrovillari kërkoi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për artisten dhe pritësin e lëndës narkotike, i cili rezultoi se ishte shqiptari Luan Kubazekai. Gjykata italiane dha një vendim të ri ndaj Liljana Kondakçiut në tetor 2008. Ky vendim urdhëronte policinë dhe Interpolin për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Urdhri mësohet se mbeti i pa zbatuar, pasi në këtë kohë këngëtarja Liljana Kondakçi ishte larguar nga Italia. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga gazetat italiane e më pas nga media shqiptare në Tiranë, në tetor 2008 Liljana Kondakçi reagoi duke hedhur poshtë akuzat. Artikulli i djeshëm i gazetës italiane, theksonte dyshimet e policisë sipas të cilave Liljana Kondakçi mund të fshihet në Gjermani porse janë vënë re gjurmë të saj edhe në Shqipëri. Vitin e kaluar në kohën kur urdhër-arresti ndaj saj u bë publik, këngëtarja mohoi gjithçka gjatë komunikimit me mediat shqiptare në Tiranë. Ajo pretendoi se problemet e saj me drejtësinë italiane ishin zgjidhur dhe se gjithçka lidhej me arrestimin e saj në vitin 2006 në Itali, kur kishte qenë një keqkuptim. Këngëtarja lirike e viteve `80, e konsideruar si një nga zërat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, hodhi poshtë implikimin e tij në çfarë akuzohet nga autoritetet italiane.                       tr.so

Përgjimet, Kondakçi thirrej “La Mamma”
ITALI – Prokuroria italiane, e cila ka mbajtur në përgjim për më shumë se dy vjet bandën ku Liljana Kondakçiu akuzohet se bënte pjesë, ka arritur të zbulojë edhe kodin që përdorej për të fshehur emrin e njohur të artistes shqiptare. “La Mamma” ose në shqip mamaja, ka qenë emri që përdorej nga anëtarët e bandës në bisedat e tyre telefonike dhe ambjentale, kur flitej për këngëtaren Liljana Kondakçi. Sipas të dhënave hetimore, mësohet se ajo është përdorur për transportimin e ngarkesave me drogë edhe në Shqipëri, ku me popullaritetin e saj si artiste e muzikës së lehtë arrinte të shmangte kontrollet dhe verifikimet e policisë, që mund të ndalonin trafikimin e drogës. Sasia më e madhe e drogës së trafikuar nga banda në fjalë mësohet se ka qenë heroinë.

22 anetare
të identifikuar dhe të skeduar është numri i personave që bënin pjesë në grupin kriminal, pjesë e të cilit ka qenë edhe Liljana Kondakçi gjatë trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë

14 Komente

Si e katandisi njeriun e shkrete kjo periudhe post diktature! Zonja Liljane, nje mesogrua, qe ka ngritur perpjete ndjenjat ngazelluese te mijra njerezve per rreth 20 vite, sot detyrohet te mbijetoje duke transportuar droge.  

po te jete puna per mbijetese, ka pune me te ndershme.

E kane detyru aq shume sa te kane detyru ty.

Gjynaf ! Gru e mire  ( 4 )

Pas humoristit Koço Devole dhe atij shkrimtarit qe ia harrova emrin e hengri dhe kjo kengetarja. Me siguri qe ato pipinot po konspirojne kunder artisteve dhe shkrimtareve shqiptare. E kane provuar edhe me politikanet tane po nuk u eci. Gjykata e Milanos e nxori te pafajshem Mediun siç do ta nxjerri dhe kjo e jona. 

Ajo lista duhet te perfshije  2 milion shqiptare. Liljana ben buje se eshte emer i njohur por se ka si Liljana. Ju kujtohet ai  Veliaj? U ofenduat qe ai shkrojti per kriminelet shqiptare ne Angli. Na tani kjo e Liljanes

Jemi bere nje populli i kriminalizuar

Me vjen shume keq qe e zbuluan!Talianet po sabotojne eksportin Shqiptar..Poshte kavalieri..

Epo shprehjen Seks - Droge - Rock&Roll nuk e kan shpik kote.

Toko, pse ky pergjithesim? A je kriminel ti? Sa kriminele njeh ne rrethin tend shoqeror dhe familjar? Ajo shprehja jote "popull i kriminalizuar" nuk shtyhet as me vaj e as me uthull. 

Po Naim edhe une jam edhe ti je. Me 1997 ti, une, prinderit tane, te njohurit e tu te njohurit e mi, 2.5 milion vete,  me deshire financuan ose me sakte investuan duke menduar se financionin drogen, armet dhe prostitucionit kur i futen/m parate ne firmat piramidale qe me njohrite qe kishin/m mendonin/m se keto fimra mereshin me tregeti ta paligjeshme ( droge arme dhe prostiotucion) nga vinin te fitimet e medha ,  ndryshe duhet te ishe/im budallenj te besonin/m se fitimet me 200%  ne vit ishin te ligjeshme

 Nuk eshte ky nje tregues i kriminalizimit te  shoqerise shqitapare. ?

Nuk dua t'i cilesoj prinderit e mi si te tille, mgjth po te them qe nje pjese e mire (perfshi ata te mite,) ishin nen injorance te plote.  (Po mundohem ta them sa me diplomatikisht se i kam si shpirt prinderit.) 

Une isha ne US ne dimer te 96, kur mbaj mend qe kam lexuar ne NY Times (nga nentori) per cfare mund te ndodh kur te bien firmat piramidale ne Shqiperi.  Dhe qe i trajtoi firmat cfare ishin, por si spastrim parash, dmth dhe ata me diplomaci.  Kur vajta ne Shqiperi per pushimet e dimrit, i thashe babit hiqi, se tek tek tek.  Jo, thoshte babi, Vefa ka biznese, plazhin, Llogarane e me the te thashe (ne ate kohe me duket sa kishte rene Gjallica a dicka te tille.)  Dhe hic se i hoqi.  Me kujtohet ajo periudhe shume mire.  Njerezit ishin si zombi, dhe ta them sinqerisht toko, pjesa me e madhe te pakten e atyre qe njihja une nuk i shikonin firmat si financuese te aktiviteteve kriminale.  Keshtu qe quaje budallallek, quaje injorance (kjo mbi te gjitha) por jo kriminalizim.  

Skemat piramidale u perhapen ne gjithe Europen Lindore.  Russia "humbi" ne ato skema kur rane te njejten shume qe humbi ne Shqiperi, por ishte nje pike ne det e krahasuar me ne.  Njeriu me dy pare mend nuk shet pasuri te patundshme (sic u be) qe t'i hedh ne keto skema.  Ishte nga budallalleku, injoranca, dhe per me teper, ngaqe u lejua nga shteti te perhapej deri ne ate fare shkalle, e qe iu dha ne ate menyre legjitimitet.

 

njoh une, ja 13 vete, qe jane akoma perjasht qe merren me kete bussines.

 

7 te tjere qe jane brenda ne burg. edhe 5 te tjere qe po bejn plan me u fut tek ai bussines

 

une njoh gjithsesj 30 Vete ketej jasht shtetit.

 

bej hesape qe Toko sja ka fut kot fare.

O Kastor! A di qe denohesh per rrjet nderkombetar ti apo jo smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).