Gjirokastër, patriotët "pushtojnë" gjykatën

 

Gjyqit kundër dy djemve nga fshati Toç i Tepelenës, të cilët organizuan vjet një tubim proteste kundër qëndrimeve antishqiptare të Spiro Kserës dhe Vasil Bollanos ka nxitur organizimin e një tubimi proteste në Gjirokastër. Orgen Hasanbejkaj dhe Luan Halili akuzohen për kryerjen e veprës penale të organizimit të paligjshëm të tubimeve dhe gjyqi i tyre është zhvendosur dje nga Tepelena në Gjirokastër. Atmosfera e katër seancave të mëparshme gjyqësore të paraprira nga protesta të shoqatave atdhetare në Tepelenë, u ripërsërit dje në Gjirokastër. Në qendër të lagjes "18 Shtatori" të qytetit, përveç bashkëfshatarëve dhe përkrahësve të dy të rinjve nga Tirana, Fieri, Vlora, Mallakastra e Tepelena, janë bashkuar edhe fituesi i "Big Brother Albania" Arbër Çepani, aktori i humorit, Gazmir Paja, dhe lideri i G99, Erjon Veliaj.

Tubimi

Qindra qytetarë të Gjirokastrës dhe mbështetës të tjerë të ardhur nga vise të ndryshme të vendit nisën të këndojnë këngë patriotike, të shpalosin flamuj kombëtarë të përmasave të mëdha, ndërkohë që në qendër të podiumit u vendos një hartë e madhe me kufijtë e Shqipërisë Etnike. Pas interpretimit të Himnit Kombëtar, oratorë të shumtë nga kjo tribunë i kanë bërë thirrje fillimisht prefektit Ksera dhe kryebashkiakut të Himarës, Bollano, që të japin dorëheqjen, sepse kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë dhe i janë drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kryeprokurores Ina Rama dhe Kryeministrit Sali Berisha që nëse nuk japin dorëheqje të shkarkohen dhe më parë të hapet çështje penale për Spiro Kserën dhe Vasil Bollanon për fyerje të dinjitetit kombëtar shqiptar dhe shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare. Organizatorët e këtij tubimi, veprimtarët e Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, shoqata "Çamëria", shoqata "Labëria", Shoqata e ish-Ushtarakëve të Liruar, lëvizja "Mjaft" etj., kanë ftuar në podium liderin e partisë më të re shqiptare, Partia Lëvizja G99, Erion Veliaj, i cili në fjalën e tij ka theksuar faktin se, "I duhet dhënë fund njëherë e mirë kësaj farse që për çudinë e të gjithëve zhvillohet në mënyrën më të pamoralshme nga institucionet e drejtësisë së shtetit shqiptar të vitit 2009, të cilat orvaten të dënojnë qytetarët e thjeshtë vetëm pse duan atdheun e tyre". Edhe aktori i njohur i "Portokallisë", Gazmend Paja, duke marrë fjalën shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij për indiferencën e shtetit dhe mungesën e profesionalizimit të prokurorisë dhe gjykatës, pasi në këtë rast prokuroria dhe gjykata nuk merren me shkaktarët e shpërthimit të ndjenjës së ligjshme kombëtare, por me disa njerëz të thjeshtë që me mjaft kulturë dhe dinjitet kanë shprehur ndjenjat e tyre të atdhedashurisë. Është shoqëruar me brohoritje "O sa mirë me qenë shqiptar" dhe me duartrokitje e këngë patriotike, ngjitja në podiumin e protestës e fituesit të parë të "Big Brother Albania" Arbër Çepani, i cili pas fjalës së tij mbështetëse ndaj qëndrimit atdhetar të dy të rinjve, i ka ftuar të pranishmit për të ecur në këmbë drejt Gjykatës së Gjirokastrës, ku do të zhvillohej seanca e radhës në ngarkim të dy të rinjve.

Gjyqi

Gjatë seancës gjyqësore, është vazhduar me dëgjimin dhe pyetjen e dëshmitarëve nga prokurori Përparim Mele, i cili në përfundim të saj ka kërkuar nga trupi gjykues shpalljen fajtor të dy të rinjve, duke kërkuar dënimin e tyre me një gjobë prej 100 000 mijë lekësh për secilin. Avokati i dy të rinjve, Xhafer Meçe, ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm, ndërkohë që ka shprehur çudinë se si akuza që mbron shtetin nuk mbron këta të rinj që dolën për të mbrojtur dinjitetin e kombit. Sipas tij, në Kodin e Procedurës Penale parashikohet edhe rasti i penalizmit të personave që fyejnë dinjitetin kombëtar dhe ka kërkuar që prokuroria të hapë proces edhe për Bollanon dhe Spiro Kserën. Vendimi për dy të rinjtë do të jepet më datë 16 shkurt.

Akuza

Reaguan kundër qëndrimeve të prefektit të tyre

Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë, Orgen Hasanbejkaj dhe Luan Halili, zë fill më 28 qershor të vitit të kaluar, kur ata së bashku me shumë banorë të tjerë të fshatit Toç të Tepelenës kanë organizuar një tubim proteste në hyrje të fshatit në rrugën nacionale Tepelenë - Fier, për të protestuar ndaj deklaratave antishqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, si dhe ndaj prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, për pjesëmarrjen e tij në një takimin "panepirot" në Konicë të Greqisë. Dy të rinjtë të mbrojtur nga avokat Xhafer Meçe, janë prej gjashtë muajsh nën gjykimin e gjyqtarit të qarkut gjyqësor të Gjirokastrës, Shkëlqim Mustafa, ndërkohë që prokuror i çështjes ka qenë Përparim Mele. Orgen Hasanbejkaj dhe Luan Halili vazhdojnë të gjykohen në gjendje të lirë për akuzën organizim i tubimit të paligjshëm, vepër kjo e parashikuar nga neni 262 i Kodit të Procedurës Penale.

20 Komente

He me ju lumte. Bravooo!

Me trima te tilla nuk vdes shqiperia

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne

Erion Veliaj, i cili në fjalën e tij ka theksuar faktin se, "I duhet dhënë fund njëherë e mirë kësaj farse që për çudinë e të gjithëve zhvillohet në mënyrën më të pamoralshme nga institucionet e drejtësisë së shtetit shqiptar të vitit 2009, të cilat orvaten të dënojnë qytetarët e thjeshtë vetëm pse duan atdheun e tyre". Edhe aktori i njohur i "Portokallisë", Gazmend Paja, duke marrë fjalën shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij për indiferencën e shtetit dhe mungesën e profesionalizimit të prokurorisë dhe gjykatës, pasi në këtë rast prokuroria dhe gjykata nuk merren me shkaktarët e shpërthimit të ndjenjës së ligjshme kombëtare, por me disa njerëz të thjeshtë që me mjaft kulturë dhe dinjitet kanë shprehur ndjenjat e tyre të atdhedashurisë. Është shoqëruar me brohoritje "O sa mirë me qenë shqiptar" dhe me duartrokitje e këngë patriotike, ngjitja në podiumin e protestës e fituesit të parë të "Big Brother Albania" Arbër Çepani, i cili pas fjalës së tij mbështetëse ndaj qëndrimit atdhetar të dy të rinjve, i ka ftuar të pranishmit për të ecur në këmbë drejt Gjykatës së Gjirokastrës, ku do të zhvillohej seanca e radhës në ngarkim të dy të rinjve.

ky paragraf eshte totalisht abuziv dhe i pavertete. I vetmi fakt eshte qe keta tre njeshat hypen ne tribune ne nje moment, po nuk thane cfare shkruhet. gazetari-ja ia ka fut kot dhe e ka shkrujt me hamendje.

Rri o Sol mos u kruj se po te vje nai sms prape!

Nejse une nuk e di ku vajten ato shoqatat e tjera te RR.O.SH. po varja rendesi ka qe u bo nje proteste per te tregu se kane ngel akoma rob qe e dune ate ven.

Po una menova se Sol = Flokshi po m'duket se ja paskom fut kot.

Fola me Urimin (kryeredaktorin e Shqip) ene ja thashe te gjitha shqetesimet qe ke ngrejte me nolt. Hajd tung kushdo qofsh.

100 mij lek gjobe nese shan Boleanon!

I kam.  Boleano robt.

 

o vlora jemi akoma 13  smiley

tepelen 14/01/2009-Albania for albanians

Te isha akoma ne Shqiperi me gjithe qejf do te kisha sjell dhe video dhe foto nga 13 Zanfi smileyJa mos ka ber Erioni ndonje video dhe e con te siti Mjaft smiley

iu lumte ketyre PATRIOTAVE ...po pse kaq te pafytyre gjyakatat tona?

 

Erion Veliaj paska marre direktive partiake per nacionalizem!

S'ka kala qe s'marrin ...chunat e bukur.

 

Do isha kurioz te dija, sa perqind te rasteve te tubimeve te paligjshme denohen dhe ndiqen penalisht? Ndiqen dhe denohen shumica e ketyre lloj tubimeve, apo thjesht po mundohen te bejne shembull keta cunat ne emer te "politikes se jashtme" dhe "fqinjesise se mire" me Greqine, me demek se mos na i preken qimet e sedres Greqise?

Njekohesisht me le shije te hidhur shfrytezimi i rasteve te tilla, tip nene-Feride-eske, per qellime politike. Po tashme nuk perben surprize kjo ne Shqiperine post-komuniste, qe nga '97 tek Gerdeci e ne vazhdim. Nderkohe sapo keto ngjarje nuk perbejne me interes per shfrytezim politik, hidhen ne koshin e plehrave nga te gjithe. Pasi dhe ne kete rast, pelivanlleqet e Bollanos & Co (qe kane qene dhe shkaku i kesja proteste qe coi ne ceshtjen kunder ketyre cunave) nuk e kane fillimin sot; ato jane toleruar ka vite.

 

Edhe aktori i njohur i "Portokallisë", Gazmend Paja, duke marrë fjalën shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij për indiferencën e shtetit dhe mungesën e profesionalizimit të prokurorisë dhe gjykatës

No comment. smiley

 

jalla mer xhib... sa sy t'mprefet qe ke...  hahahahaha  smiley   smiley   

ps kush o ky aktori? a ka naj video ne utub?

vlonjati 75

Shumë faleminderit për videon dhe fotot që paraqite më lart, sepse duket se mitingu ishte spontan, por andej nga fshati im thonë se me dy lule nuk vjen behari...

 

bollano ka qene traktorist ne fshatrat e lushnjes ne kohen e xhaxhit!

Sikur ato thonjezat tek titulli ti vendosnin tek fjala "patriot" do te ishte nje titull real.

Sikut ti kishim lene menjane inatet personale dhe te shikonim pune e mire te bere ne intersin tone edhe te atyre qe nuk na pelqejne perfshi ketu edhe G99 apo cunat e bukur  ( ne jemi pjese e kombit keshtu qe cdo gje e mire e bere per kombin eshte e mire per ne, edhe per  ty o shqiptar koke trashe)  do te ishim bere dicka si gjithe bota, por ja qe inatet personale (ti partizan e une ballist

hajt ti  veme zjarin tere shqiperise)

na kane lene ketu ku jemi.

Bravo G99 dhe tere te tjeret qe moren pjese ne ate miting. Ne rast se vazhdojne keshtu ata meritojne voten tone me shume se tradhetart e kombit te tipit Berisha apo Rama..

Berber

ndersa ti mendoj se thonjezat ti i do tek Berber " Moderni" "Globalisti" apo ".....i"

Jo une thonjezat i du tek "patriotet" e Shqiperise. Per sa kohe Shqiperia eshte shtet, me qeveri, me rend ekonomik, me kushtetut, me ushtri etj. etj. ata qe pretendojne se jane patriot duhet ta tregojne vetem duke kontribuar per te ndihmuar me te varferit, pra te percojne dhemshuri, si dhe te mbrojme me te gjith format dhe mundesite ambientin ku jetojme. Ja keshtu Toko mendoj une, thjesht dhe pa idealizma ne koke. 

Bollano ka shkel me te dyja kembet shume nene te kushtetutes te republikes te Shqiperise,dhe me rende  eshte shkelur  neni 45 paragrafi 2 ku thuhet si me poshte.

 

Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me
vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).