Gazi në Fier, TEC-i në Vlorë, pse?

Nuk mund të mos i thuash mirëserdhët në Shqipëri kompanisë zvicerane EGL dhe asaj norvegjeze “StatoilHydro”, që së shpejti fillojnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit transadriatik (TAP), i cili tranziton nëpërmjet Shqipërisë deri në Fier e më pas kalon nën det drejt Italisë gazin që vjen nga pellgu i Kaspikut e që kalon gjithashtu nëpër Turqi e Greqi. Shqipëria zgjidh përfundimisht nevojat e saj me energji elektrike duke ndërtuar qoftë edhe një TEC të vetëm përgjatë gjurmës së gazsjellësit TAP. Në reflektimin e seriozitetit e korrektësisë së kompanive dhe vendeve që ato përfaqësojnë, i gjithë bordi drejtues i TAP u zhvendos në Tiranë për të bërë prezent projektin edhe para kryeministrit të Shqipërisë. Kryeministri falënderoi të enjten Bordin Drejtues të këtij projekti madhor për besimin që kanë te vendi i tij për ndërmarrjen e kësaj iniciative të madhe dhe i garantoi mbështetjen e mëtejshme të tij dhe të qeverisë. Në dhjetor të vitit që lamë pas, Berisha dha OK edhe për një terminal të madh rigazifikimi po në bregdet të Fierit, ekskluzive për kompaninë italiane, “Falcione”. Pas kësaj marrëveshjeje dhe në vazhdim Ruli ka thënë se i pari destinacion i gazit që vjen në Fier është TEC-i i Vlorës. Cilido tani ka të drejtë të pyesë: Po pse kur dihej që gazi do vinte në Fier, duhej bërë TEC-i në Vlorë?

Që në 2006 qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Energjitikës i ka dhënë autorizimin e koncesionit kompanisë EGL për gazsjellësin TAP. Po kështu, të gjitha projektet e tjera të gazit kishin si vendndodhje apo vendkalim bregdetin e Fierit shumë kohë para se të merrej vendimi përfundimtar për ndërtimin e TEC-it në Vlorë. Cili ishte motivi që TEC-i i Vlorës të ndërtohej larg burimit të lëndës djegëse dhe pse pikërisht në plazhin e Triportit dhe pranë qytetit turistik? Kush do paguaj për ndërtimin e tubacionit të gazit nga Fieri në Vlorë, që thotë tani ministri ekonomist, Ruli? Sa do jetë kostoja e prodhimit të 1 njësie energji në TEC të Vlorës me gaz të marrë nga Fieri? A do jetë kjo kosto më e vogël se po të ishte TEC-i atje ku vjen dhe gazi, pra në Fier? A do jetë kjo kosto më e lirë se çmimi i blerjes në treg? Natyrisht, në llogaritjen e këtyre kostove duhen marrë në konsideratë dhe kostot sociale e mjedisore, të cilat gjithashtu janë shumë më të larta në TEC-et e Vlorës, por të injoruara në projekt. A ka një çështje korruptive këtu? Logjika e thjeshtë, por dhe dhjetëra shkelje ligjore të çojnë në një “Po” të fortë. Partia Socialiste që do bënte opozitën dhe do kërkonte hetim në prokurori është vetë nismëtare e këtij korrupsioni, madje me përmasa të mëdha. Kafshimi i bregdetit të Vlorës, ku e para i nguli dhëmbët e korrupsionit qeveria e Nanos e më pas u vërsul për ta shqyer qeveria shqyerse e Berishës është shoqëruar me pozicionin e spektatorit që ndjek kafshimet e shqyerjet (me indiferencë nëse jo me kënaqësi), prej Ramës. Nuk përjashtohet rasti që në prag fushate apo në fushatë Rama të lëshojë një të bërtitur: “Politika e vjetër e kafshoi dhe shqeu pjesët më të bukura të Vlorës, por vota juaj më 28 qershor...” Por nuk ka gjasa që të evidentohen të korruptuarit, që në këtë rast janë pa dyshim ministra e lart, të paktën deri në fund të mandatit të kësaj qeverisjeje. Në këtë situatë ku nuk pritet asnjë reagim për korrigjim gabimi nga pozita apo opozita e sotme, Banka Botërore, bashkëkredidhënësja dhe koordinuesja e borxhit 100 milionësh (në USD), ç’pozicion ka për TEC-in e Vlorës? Analiza e ngjarjeve që në fazat e hershme, p.sh., në dhjetor 2001, kur menaxhmenti i Bankës Botërore i Tiranës me z. Nadir Mohamed në krye injoroi variantin e TEC-it në Fier, përcaktuar si më i miri nga studimi i kompanisë amerikane “Harza” së bashku me Agjencinë Kombëtare të Energjisë, të çon në atë që së paku në këtë projekt Banka Botërore në Shqipëri të jetë pjesë e korrupsionit. Fakti që Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore pas inspektimit të parë në Vlorë zbriti 1 vit më parë aty për të filluar procesin e investigimit mbi çështjen e TEC-it të Vlorës tregon se edhe për zyrën qendrore të Bankës Botërore në Uashington shqetësimet janë reale. Nga ana tjetër, vonesa e procesit të investigimit prej Panelit, prej 1 viti, mund të interpretohet si një tentativë për ta shtyrë vendimmarrjen deri në pikën, ku më pas Banka Botërore nuk mund të marrë vendim për anulim financimi (kur financimi ka arritur 90% të totalit, sipas politikave të Bankës Botërore, financimi vazhdon edhe në rast shkeljesh të vërtetuara). Banka Botërore për shumicën e shqiptarëve është një institucion i besueshëm, që ka ndihmuar vendin edhe pse një pjesë e vogël e tyre mendojnë të kundërtën. Rasti i TEC-it të Vlorës, për të cilin pritet që nga fundi i këtij muaji të publikohet raporti i investigimit i Panelit të Inspektimit nuk është si rasti i prishjeve të ndërtesave në Jalë, për të cilat ajo mund të vendosë edhe kompensimin e të dëmtuarve. TEC-i i Vlorës do qëndrojë mbi institucionin e Bankës Botërore si një hije që do t’i rrijë asaj pas për një kohë të gjatë e do të zhvleftësojë ndjeshëm në mos tërësisht misionin e saj në Shqipëri.

19 Komente

 Artikulli ishte interesant dhe deri diku investigativ. Te dhenat qe gazetari na sjell ketu mbi studimin e pare qe BB e ka hedhur poshte tregon per nje nderhyrje korruptive te qarqeve qe nuk duan zhvillimin e turizmit ne Vlore. 

Ne fakt gjith bota centralet me gaz apo me nafte, si dhe parqet industriale i nderton ne derdhjet e lumenjve, (shihni Antwerpenin, Hamburgun, Bremenin, Rodendam, etj) , dhe mendimi im (qe e kam thene me kohe dhe ketu tek Peshku) ka qene qe ky/keto TEC apo parqe industriale te ndertoheshin ne derdhjen e lumit Vjosa, e ne kete rast shpetonte dhe deri diku plazhi i Vlores dhe perspektiva e turizmit aty.

 

Nje shenim sa per humor: Ministri i Financave sapo deklaroi ne Opinion qe ndertimi i termoplanteve s'eshte zgjidhja me e mire per Shqiperine smiley

Boj humor ti boj, po ky ministri tha dhe athere "firmat e fajdeve jane piramidale" ose dicka te ngjashme smiley

Leje mer se ai dha lajm interesant per ata qe lozin me kursin e kembimit; Ministri tha qe Banka ka 2 miliard euro qe do ti perdori per te ruajtur kursin ne nivel "normal" smiley

Lavdosh, jam kurioz c'ka ndonje dokument per kete EGL? Di gje ti? Ndersa per kete:

.... variantin e TEC-it në Fier, përcaktuar si më i miri nga studimi i kompanisë amerikane “Harza” së bashku me Agjencinë Kombëtare të Energjisë,

je i pasakte.

 

ca jane termoplanet?

Po ja i lumte goja ministrit, le ti hedhi te tera ne treg se e beri miletin me hije euro-ja e shtrenjte smiley

Lavdosh, me fal se u ngaterrova, ose me sakte ngaterrova EGL me ASG Power

 

 

 

 

 

 

 

Meqe po flisni per kete Ministrin, se di po me duket me seriozi i gjith Qeverise tani,edhe me i sakti.

 

ky ta mbyll gojen me shifra,edhe hec e kundershtoi po deshe.

 

p.s sa me terhoqei fakti, nje shifer qe tha ky, ne 2004 zhdogaboheshin 2300ton kafe, kurse kur erdhi sala 6400ton kafe. ?????

 hajde kondrabante hajde, i modh ka qene edhe ai F.Nano.

Swed nuk eshte i pasakte Lavdoshi. Ja po i vij ne ndime une. shih me poshte. me e forta eshte se po kjo Harza shkrojti me vone se varianti me i mire eshte vlora B. qyfyre korruptive.

 

THE ENERGY IN ALBANIA

(NEWSLETTER)

ISSUE NO 19 • JUNE 2002

 

FEASIBILITY STUDY FOR REHABILITATION OF FIER THERMAL POWER PLANT

 

Fillimi i artikullit

( .....Continued from previous issue..... )

Harza Engineering (an American Company) in collaboration with National Agency of Energy (NAE) and specialists of Fier TPP has evaluated the technical and economic feasibility of rehabilitating some or all units of Fier TPP

 

 

Perfundimi

As final conclusion, the study, which will be finished this month (February 2002), has recommended to the World Bank and other International Financial Institutions to rehabilitate Fier TPP only Czech Unit (60 MW).

Dr. Eng. Besim ISLAMI

Vice Chairman

National Agency of Energy
 

Duka, mos i hajde ne ndihme fare, rehabilitimi i bllokut cek dhe ndertimi i tec-it te ri as jane te ndervarura dhe as e perjashtojne njera-tjetren, pra jane krejt pa lidhje me njera-tjetren.

Jo, jo swed

nuk e dike mire kete pune. po ne kete studim ke dhe variatin e Vlores:

Alternative D is for construction of a combined cycle power plant at Vlora, with a total output of 250 MW. The capital cost for this option is estimated at $ 192.5 million, based on discussions with numerous industry experts. It includes 5.0 million USD expenditure for oil off-loading and storage facilities. No additional investment was added for the transmission network since it is expected that a new double-circuit transmission line would be built over the next two years between Vlora and Fier. This facility would operate on diesel fuel, but would not require a long new pipeline due to its location. Delivered cost for fuel is estimated at $ 238 per ton, reflecting reduced delivery costs. Total plant efficiency is estimated at 50 %, reflecting current expectations for new gas turbine technology utilizing liquid fuel. O&M costs are projected to be $0.003/kWh, based on industry expectations for modern plants of this design. Assuming a two-year construction period and a discount rate of 12 %, the levelized cost of power production for AlternativeG is $ 0.0611/kWh. This cost reflects economies of scale as the largest of the assessed alternatives, as well as the best fuel efficiency and lowest O&M costs. Alternative E assumes that power would be imported rather than generated, using the equivalent of 170 MW of generation. The capital cost for transmission equipment upgrades required to import this amount of power are estimated at $ 2,500,000. The cost of purchased power is estimated to be $ 0.03/kWh in 2004, $ 0.04 in 2005 through 2009, and $ 0.045 thereafter. Losses of 10 MW or 38.69 GWh are expected when no new generation is added to the system, based on the load flow studies. Using a discount rate of 12 %, the levelized cost of power procurement for Alternative E is $ 0.038/kWh. This price reflects the availability of low-cost foreign electricity, such as that generated by large, efficient, hydro and nuclear units.

 Duka, kete qe ke ngjit ketu lart a e ke lexuar apo jo? 

swed,

por e ke te qarte fare studimi ka pasur disa vriate nga A tek E. vlora eshte nje variant, Fieri nje variant tjeter dhe studimi zgjodhi fierin. studim i paster pa korrupsion. dhe ketu fillon gjithe hitoria korruptive. nejse supozojme se behet nje studim sot, si mendon ti, cili territor i ka shancet vlora apo fieri?

 duka, cdo studim duhet te kete disa variante, ne mos nga A te E, se paku nga 0 te C, edhe studimi i Porto-Romanos i kishte tre variante, jo me nje studim qe mban firmen Harza ne fund. Por meqe eshte fjala per rehabilitimin e TEC-it te Fierit, nuk do krahasohej me rehabilitimin e TEC-it te kombinatit, kjo eshte e qarte. Studimi zgjodhi Fierin, bllokun cek, 60 MW, po kjo s'domethene qe Vlora nuk duhej. 

Meqe po pyet per mendimin tim, nese studimi Vlora vs Fieri do behej sot, akoma me shume do fitonte varianti Vlora, ne fund te fundit kur ke Petroliferen atje te shqetesohesh per nje TEC me nafte s'ka kuptim, dhe ky argument do mbizoteronte. 

Peqini ma merr mendja.

 

Ok, deri diku eshte ne rregull, ky koncept,qe me mire ta kishim ndertuar Tec afer burimit, d.m.th afer Fierit.

 

Ndoshta tek studimit,eshte marre me shume parasyshe, fakti, se ku do te perdor me shume kjo Energji e prodhur? qe i jep me shume perparsi qyteitt te Vlores, si zone turistike,edhe arrin pikun e konsumit, ne perjudhen e veres. Per kete arsyje, qe eshte me mire ne Vlore,se nuk do te kemi kosto transporti.

 

TEC me gaz, nuk ka ndotje, thuaj aspak ne krahasim me ate te qymyrit qe po ndertohet ne Dr.Por te mirat e te dyja ketyre, Tec jane se jane ndertuar ne prapavijen e zonave turisitke, per arsyje, qe do te kontribojne, ne pikun e konsumit,verore.

 

nje kendveshtri i imi ky, qe nuk eshte vene ne dukje nga ky gazetari.

Gazi ne Fier TEC-i ne Vlore,pse?

Sepse (ndoshta ia fus kot s'jam i ketij zanati) po TEC ka nevoje per UJE nga burime te pashterrueshme qe ne Fier mungojne, si dhe GAZ

A do jetë kjo kosto më e vogël se po të ishte TEC-i atje ku vjen dhe gazi, pra në Fier?

Sa do te te kushtoje sikur te trasportoshe UJE dhe vetem UJE????

Mua me duket e cuditshme qe dhe gazin nuk e derguan deri ne Vlore pra mund te bej shume mire pyetjen?

A do jetë kjo kosto më e vogël se po të ishte gazi atje ku eshte edhe TEC-i , pra në Vlore?

ore ky Tec ne Vlore ska ndikim thuajs fare, ne ambient. Me Gaz nuk ka efekte anesore, shume te theksuar.

Kjo eshte nje perparesi per Vloren,per faktin se do te kete energji me shume, ne krahasim me zonat e tjera.

Ce Cen , me duket se keto lloj Tec skan nevoje per uje, jo aq shume,sa te jete me doemos me dete afer. Se edhe skoriet nuk jane aq shume,sa ne prodhimet e tjera.eshte Gaz.................. upssssssss digjet,edhe ska mbetje, te shumta.

 Para 5-6 vjetesh u hosh ideja per TEC me gaz ne Vlore, dhe ne fakt te gjith neve emigrantet u gezuam. Ishte nje projekt gjigand qe do te sillte gazin nga deti i Zi, deri ne Shqiperi.  Kur, me vone su permend me ky projekt, dhe se ku na doli nje TEC me nafte ne Vlore. Se pse u bene keto ndryshime, kjo nuk u morr vesh.

Llukan, Swed,  çfar jane keto termoplantet. A mund ti dime dhe ne amatoret e energjise.

o pjer Teci ne vlore nuk eshte me Gaz?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).