Gafa e Lul Bashës

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e konsideron veten si një institucion të një Republike Parlamentare, por si organ të një Mbretërie imagjinare. Në dikasterin e drejtuar nga Lulzim Basha, këshilltarit të tij të jashtëm, qytetarit Leka Zogu, i drejtohen zyrtarisht me titullin “Naltmadhnia e Tij”. Madje, Ministria e Jashtme, duke bërë edhe një gafë diplomatike, u kërkon të gjitha ambasadave të huaja në vendin tonë që në korrespondencat mes tyre, t’i drejtohen me të njëjtin titull Leka Zogut. Konkretisht, përmes një shkrese zyrtare që mban datën 6 tetor 2008, ky institucion u shkruan mes të tjerash përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Tiranë se, “emri i saktë i Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme është N.T Leka II Zogu dhe lutet që në korrespondencat e ardhshme të mbahet parasysh nga ana juaj”. Skandali në këtë rast ka të bëjë me përdorimin e fjalës në një kontekst institucional. Lulzim Basha, si qytetar i thjeshtë mund ta quajë “Naltmadhni”, Leka Zogun, por këtë nuk mund ta bëjë në cilësinë e ministrit të Jashtëm. “Naltmadhnia e Tij” është një titull me të cilin nënshtetasit e një mbretërie i drejtohen monarkut të vet. Lulzim Basha nuk është nënshtetas i Leka Zogut, pasi ky i fundit nuk është monarku i Shqipërisë për sa kohë ne jemi një Republikë Parlamentare. Në nenin 1, pika 1 e Kushtetutës, citojmë shprehimisht: “Shqipëria është Republikë Parlamentare”. Në këtë kontekst, Leka Zogu është një qytetar i thjeshtë që e pretendon fronin e Shqipërisë sipas një kriteri biologjik.
Emërimi
Falë një marrëveshjeje politike të Partisë Demokratike me pretendentin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu dhe Partinë e Legalitetit, rreth një vit e gjysmë më parë u ra dakord që djali i tij, Princi Leka, të marrë një post të rëndësishëm në administratë. Vetë Kryeministri Berisha i ofroi trashëgimtarit të fronit mbretëror se mund të zgjidhte çfarë pozicioni të donte. Dhe, Princi nuk zgjodhi keq, por një vend në diplomacinë shqiptare, ku shpreson të ngjisë karrierën graduale. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, duke e prezantuar atë para zyrtarëve më të lartë të këtij institucioni, vuri në dukje se emërimi i Princit Leka në kabinetin e tij është pjesë e filozofisë së qeverisë shqiptare, si dhe e vendosmërisë së tij për të pranuar në administratën shtetërore kapacitetet më të mira të vendit, persona me aftësi të spikatura në pajtim me nevojat e shërbimit të jashtëm dhe kërkesave gjithnjë në rritje të diplomacisë shqiptare.

27 Komente

Me nje fjale, Leka Zogu i vogel eshte edhe Naltmadhnia e ministrit edhe keshilltari i ministrit. Sa qesharake!

Pusho ore ti se e kena burrin e shoqes! hahahahahaha

Po sinqerisht a nuk ju duket mo me rendesi ky lajmi apo nuk shko se si zorr te imagjinohet nje qendrim i tille nga Arta Nano m'falni Dade (haber i more te sajti i Top çanellit) :

Tirana: Jo integrim ne BE pa Prishtinen

Shqiperia kundershtoi nje deklarate te perbashket te vendeve te rajonit per integrimin, pas nje takimi qe u zhvillua ne Beograd.

 

Arsyeja e vertete e ketij kundershtimi ishte mosperfshirja e Kosoves nga organizatoret serbe ne permbajtjen e kesaj deklarate. Ne te i kerkohej Brukselit integrimi sa me i shpejte i vendeve te rajonit ne BE. Ne deklarate vendet e rajonin shpreheshin per thellimin e bashkepunimit per lehtesimin e kushteve te integrimit dhe heqjes se vizave.

Burime jozyrtare nga takimi thane per Top Channel se moscilesimi i Kosoves si shtet beri qe Shqiperia te refuzonte deklaraten qe do t’i dergohej Brukselit. Pothuajse te gjitha vendet e tjera ballkanike moren pjese ne takim ne nivel ministrash, ndersa te pranishmit i pershendeti presidenti serb Boris Tadic.

Te gjitha vendet e tjera vec Serbise dhe Bosnjes, e kane njohur shtetin e Kosoves, por asnje prej tyre nuk debatoi per kete ceshtje.

Nuk po ia shaj. Te mire e ka. Po ç'eshte kjo çorbe institucionale?

Kush e perfaqsonte Shqiperine ne Beograd?

Me rregull treshi i bi te kete qene Luli po o e nalume me e permen per mire emrin e tij te Top çanelli!

Filozofia jone eshte te thithim ne administrate kapacitetet me te mira te vendit -paska thene Lul Basha?? Po thuaj Llogjika e Familjes se Madhe-Bota me rrota.

...smiley

Kjo histori shko kshtu :

I dite lajme per qereles per Lul Bashen, i dite per Jozefinen.

Kumbari i Lul Bashes , ish Sekretarin e Mbrojtjes, z. Donald Rumsfeld ( cok ka nje lidhje ky andej nga ajo rruga )

e therret Berishen ne takim , Jozefina takon Presidentine Malit te Zi.

 Hapat e shpejtë të Shqipërisë drejt NATO-s, inspiruese për të gjithë rrajonin.

 

 

 

 

 

Ja kshu do shkoje kjo pune deri sa te mbarojne zgjedhjet. Hre ma hype , here ta hypa.

Procesi do jete interesant sepse sot kemi dhe deklarimin zyrtar te qeveriut qe zgjedhjet ne Parti (  PD ) do behen mbas zgjedhjeve se na humet vemennja .   smiley

Ajo qe mund te thuhet me saktesi eshte qe :

Zanfi i thote Lulit : hollandez ( dmth pederast )

Luli i thote Zanfit : gojorsja

E dini qe ka fillu me me pelqy ajo Anila Basha e Gazetesh Shqiptare mu !

E dini qe ka fillu me me pelqy ajo Anila Basha e Gazetesh Shqiptare mu !

Anila Basha is HOT. smiley

“emri i saktë i Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme është N.T Leka II Zogu dhe lutet që në korrespondencat e ardhshme të mbahet parasysh nga ana juaj”. Skandali në këtë rast ka të bëjë me përdorimin e fjalës në një kontekst institucional.

smiley

Sa qesharake pash Zotin. Me qesharake jane mediat e Edi Rames sesa ai vete. Tani meqe ai gjyqi nuk doli gje dhe mori pafajesine Basha, te mundohemi te hapim "skandale" te tjera, si ky qe Basha paska thene qe emrit ti shtohen inicialet N.T., gje e cila do e ule PBB te Shqiperise per vitin 2008 me 0.5%. smiley

 

 

Xhib, cfare te shqeteson me shume ty?

Qe ministria jone keshillon per  "emrin e sakte" qe eshte N.T. Leka (Numri Romak 2) Zogu, apo qe gazetat botojne kete dhe i thone "skandal"?

Sepse e dyta nuk e "negates" te paren apo jo?

Nese ky eshte "skandal" apo jo, kjo eshte "a judgment call", por fakti mbetet, qe ministria e RSH e njeh kete djalin si N.T. smiley

Mendon ti vertet se ai e ka emrin N.T. etj ne pashaporte?

S'ma ha mendja!

 

Mroklle, po kujt po i shave-et se si e ka emrin ai pinjolli ne pasaporte dhe ca ka shkruar Basha tek ajo shkresa qe e ka "zbuluar" ky pinjolli tjeter mercenar i Rames? Ai eshte vec nje "keshilltar" aty, dmth nje kukull.

Ky "lajm", ky "skandal" eshte po aq relevant per popullin sa te thuash "simbas disa burimeve te brendshme, Basha ka kohe qe s'e rruan Hajdarin, e ka lene gjith lesh". smiley

Nderkohe ka me qindra lajme te tjera relevante, ndac negative ndac pozitive, te cilat injorohen dhe spostohen nga debati publik vetem e vetem sepse tre musketieret e Rames (Shekulli, Top Qeni, GSH) & Co. duhet te bejne "skandale" me ko.qet e Bashes dhe te Berishes dhe me ate gjene tjeter te Jozit.

Skdandali me i madh eshte vete gjendja e mediave tona, transparenca financiare dhe pavarsia e te cilave eshte me keq se ne kohen e Sullta Muratit.

 

Po mire, me, mire!
As mua nuk me Tm-het!

Por mua me krijohet pershtypja qe ty gjithmone te shqeteson se kush e boton dhe pse, edhe ne rastet kur ai fakt eshte i vertete! smiley

Kjo nuk eshte thelbesore!

Tani, tre-cereku i lajmeve nga RSH-i eshte cope-cope, irrelevant dhe spekulant. Por ne me keto do merremi, aq me shume kur lajmi eshte i vertete.

A eshte cope-cope ky lajm?

Again, "judgment call"!

A eshte i vertete? Nuk e di!

 

Ka ardh anej ai miku ( qurmeni ta kam lafne ) yne mer. Shif se mo merthesh na nji haber smiley

Jo mer taj nuk eshte ashtu. Une gjitmone i kam mbeshtet keto palomedia kur dhe per qellime politike dhe nga urdherat e padronit kane botuar artikuj qe jane relevante, ndac per hetimet per AYI dhe Gerdecin apo per plot gjera te tjera.

Dmth te benin propogande politike me probleme relevante (nga te cilat ka 1001 gjera qe mund te kritikojne qeverine) hajde se spo e prishja fort terezine. Po keto lajmet "skandale" me idiotlleqe te tilla jane jashte cdo standarti, dhe standartit shqiptar te mediave. Oburra bej nje dite tym per deshmite e Sheshorit qe shperndante nga 100 trakte per 13 vjet, e shikojne qe s'ngjit ai idiotllek, oburra nje tjeter po aq cope-cope, dhe keshtu me rradhe. Nderkohe qe populli ka probleme dhe halle serioze, jo fiktive, te cilat injorohen sepse valet publike te transmetimit bllokohen nga idotlleqet dhe mu.ti qe hedh me lopata Rama nepermjet mediave te veta, sepse duhet te behet kryeminister me cdo kusht, pavaresisht cmimit qe duhet te paguaje populli.

Te njejten reagim do kisha dhe sikur mediat te donimoheshin nga nje figure apo force tjeter politike ne kete fare katandie.Dhe komunizem qe ishin mediat te gjitha shteterore dhe vegla te komunizmit, dhe atehere kishte me shume gjera substanciale ne media sesa tani.

Ja pra ky eshte skandali i vertete per mua, jo leshi i Bashes apo Jozit.

dmth... smiley"Ai eshte vec nje "keshilltar" aty, dmth nje kukull ". E mer Xhib ke thone ate qe duhej thone dhe e thua nen ze prej kohesh . Qe kur ke shkrujte rreshtin e pare e kam dit qe je "kriptokomunist". Krahasimi jot eshte TIPIK. Por gjithsesi ke thene te verteten me te Madhe te Qeverise. Nje qeveri KUKULL nuk ka nevoje per njerez ne dikastere por Ministra KunK(g)u-J(lla) dhe anetare Kabineti Kukulla. Shif se per ta shmangur muhabetin si zakonisht e rralle me te dendur, ke edhe ca lajme per Zimbabve e Kongo...ndersa per Ujgurine ka edhe me shume.

O Kothe!

Leji se si do e shesin kete viziten keta atje ne Vatan!

Mengjesi i Lutjeve  eshte nje tradite e Kongresit, dhe jo e Administrates.

Cdo kongresmen ka tager te ftoje miqte e tij. Ai qoftelargu i ka ca miq ne Kongres (Bushies). Ridge eshte i forte ne DC,leket kot nuk i merr ai!

Por po te them dicka!

Ketu, ky Mengjes, nuk eshte absolutisht lajm! Nuk eshte, sepse eshte si pune qoke, qe nuk ka asnje rendesi ne punet e Politikes se Jashtme te US.

Fatkeqesisht, te gjitha palet ne Vatan e kane shitur kete si bicim shkelje syri e Administrates ndaj kesaj apo asaj pale. E verteta eshte diametralisht e kundert.

Ca haberesh pret ti o xhan! Ai vellai kushedi ne cfare "mall"-i  e ka majt vrapin! Apo nuk kane ra cmimet tani!

Per habere nga Amerika flet Ambasadori yne smiley, ne SHqiperi!

Te tjerat jane "spinning".

 

P.S.

O Kothe, a di gjo pse kane fillu me mi heq komentet mu kto Adminat?

M'kane vone ne "kondicionel" me duket!

Duly noted, tha...smiley

O Kothe, a di gjo pse kane fillu me mi heq komentet mu kto Adminat?

Jo mer po vetem dje se ashu ka pas i pun ai admini ene fap fap smiley

Ta pertypim si eshte, pa shije, pa kryp, e djegur.

Pfu, pjate bajate.

Leka eshte nje keshilltar, eshte e pamundur te "detyrosh" tjetrin se si duhet thirrur.

Mundet qe krahas emrit te kete edhe " N.T Leka II Zogu" kjo nuk do thote se te detyron ta quash edhe ti, sidomos trupi diplomatik.

Kur vete Shqiptaret nuk e therrasin ne kete menyre, si eshte e mundur te detyrohen ambasadat????

Ai e meriton nje respekt te tille, po jo te detyruar.

Bajate, bajate, pa fund.

Kto jan skandal fare..hudhe ne zjarr naltmadhnine.

Kto jan skandal fare..hudhe ne zjarr naltmadhnine.

Kanga thote:

"Merre hudhe m'prru"

Pervec thelbit te diskutimin, a nuk do ishte ne shqipen zyrtare L.T. dhe jo N.T. ?

ne shqipen zyrtare te kesaj kohe ke te drejte ti por artikulli tregon se ketyre i ka kaluar persiper rrota e historise dhe i ka lene pasoja ne disa pjese te trurit

 ky vend ka shkuar per lesh

as@

E thene nga ti, me krijon bindjen se s'kemi qene kurr me mire.

ehhhh hejjjjj,   o prifte gomari ne presh?

 Edhe 142 dite nga ndajne nga “Naltmadhnia e Tij”  Sali Ram Berisha !!!  

Liqen per ty.

“Naltmadhnia e Tij”  Sali Ram Berisha !!!  

Me siguri qe te huajt, kane qeshur me marrine e ministrit te Jashtem.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).