G99 bëhet parti politike, i bashkohet koalicionit të PS

Spektrit politik shqiptar i shtohet dhe një parti e re. G99-a është shndërruar dje nga një lëvizje qytetare, në një forcë politike. Në një takim të posaçëm, drejtues të kësaj lëvizjeje kanë shpallur kthimin e saj në një parti politike, me qëllim përshtatjen me normat ligjore në fuqi, për të bërë të mundur regjistrimin e saj si forcë garuese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zyrtarizimi i G99-s si një subjekt politik, u bë përmes nënshkrimit të statutit të ri të saj, që do t'i japë mundësi asaj të garojë, ashtu siç e parashikon kodi i ri, në zgjedhjet e 28 qershorit.

Ndërkohë, mbi 200 të rinj kanë firmosur përpara noterëve aktin si nismëtarë të themelimit të G99-s si parti politike, firma të cilat do t'u bashkëngjiten dhe 300 nënshkrimeve të tjera që janë dhënë nga të rinj dhe të reja nga rrethet e vendit, për t'i paraqitur më pas para gjykatës dhe për t'u regjistruar si parti edhe ligjërisht.

Kreu i saj, Erion Veliaj, duke përshëndetur të rinjtë themelues të kësaj force, ka bërë të qartë se, ndërsa veshja ligjore e kësaj lëvizjeje do të ndryshojë, sjellja e saj dhe mënyra e organizimit do të jetë si më parë.

"Nga dita e sotme (dje) ka disa gjëra që do ndryshojnë dhe disa të tjera që nuk do ndryshojnë! Ajo që do ndryshojë, është statura jonë para ligjit, pasi ne jemi një grupim që e zbatojmë ligjin, që respektojmë autoritetet, një grupim që i marrim kartat e identitetit, që i paguajmë taksat, e kësisoj s'kishte si të shkonte ndryshe: do duhet ta bënim këtë ndryshim e t'i jepnim kohë drejtësisë që të regjistrohet statuti i ri.

Por nuk do ndryshojmë asgjë në mënyrën si ne organizohemi, pasi në këtë aspekt jemi krenarë që kemi sjellë shumë gjëra të reja, s'do ndryshojë asgjë në mënyrën vullnetare se si ne grupohemi, ku secili paguan kuotën e vet dhe është aksioner i kësaj ndërmarrjeje", - u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, që në këtë ditën e parë të ekzistencës si forcë politike, kjo lëvizje ka përcaktuar edhe pozicionimin e saj në spektrin politik. Veliaj, në fjalën e vet ka deklaruar se Lëvizja G99 do të jetë pjesë e koalicionit të majtë ose koalicionit të ndërtimit, siç e quajti ai, që do të drejtohet nga Partia Socialiste.

"Kemi zgjedhur të jemi pjesë e koalicionit që ndërton, koalicion që ndërton qytete, që ndërton organizata të suksesshme, që ndërton siguri e kushte për punë të suksesshme, në mënyrë që secili t'ia arrijë ndershmërisht, falë talentit të vet, çdo synimi në jetë. Kështu që, unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e një grupi që, pikësëpari është një grup njerëzish të aftë që dinë të ndërtojnë", - u shpreh Veliaj.

41 Komente

Opsss ja the G99 me turmen e Fatos Nanos e Skender Gjinushit, me turmen e Gramoz Rucit e Edi Rames. Parti e re!!!! vije e re politike!!!!!! rruge per ndryshim!!!!, rruge per ndryshim.... rruge per  ndryshi..... rruge per ndrysh..... rruge per ndry.... rruge per ndr ....rruge per  nd.... rruge per n.... rruge per  njesoj

Nuk cuditem fare me kte deklarim. Qe G99 anonte nga te majtet e kemi vene re me kohe. Kjo gje do te ndodhte sepse edhe vete krijimi i "Mjaft" apo G99 rrenjet ne spektrin e majte i  ka pasur, pra natyralisht qe edhe ashtu shkoi. .Nga ana tjeter mendoj qe eshte vertet heret, sepse do ishte me mire sikur ky grup te frenonte veten (nga ambicjet e pushtetit) , dhe te vazhdonte punen vullnetare, atehere mund te kishim pare nje force politike qe vertet jeton me hallet e popullit.

Por gjithsesi, nqs kjo force e re politike tregon me vendosmeri se eshte per nje te ardhme ku pikesepari pushtetaret jane te pergjegjshem para ligjit, mendoj se duhet tu jepet shansi per te drejtuar.

Urime G99 dhe pune te mbare. Urime dhe per partine e S.Ngjeles qe do krijohet se shpejti me spekter te djathte.

Ky eshte i pari deklarim i sinqerte i G99. Se deri me sot u vinte turp te thonin qe jane me PS. ( se te majte skemi pare akoma ne Shqiperi)

Tshi problemi me G99 nuk eshte se eshte me PS, po se shume nga personazhet jane krijuar artficialisht, me financime te huaja. Skema eshte e njohur dhe zbatuar ne shume vende ish-komuniste,(Otpor,kmara,pora,zubr) qe filluan si Mjaft-i dhe perdunduan parti politike. PS e PD, me gjithe kusuret e pafundme, jane produkt shqiptar.

 

 

G99 bëhet parti politike, i bashkohet koalicionit të PS

Shtroj pyetjen : A perben LAJM kjo gje ? A ka ndonje gje te "RE" ne kete qe avancon gazeta "Shekulli" ? Absolutisht, s'ka asnje gje te re. Ne fakt, te gjithe e dine me kohe, disa qe ne kohen e MJAFT!, disa pasi Erioni iku dhe krijoi G-99, se kjo levizje ishte destinuar per parti politike. Dihej gjithashtu prej kohesh, qe kjo "levizje qytetare" ishte nje APENDIC i PS-se se Edi Rames : kush e mori vesh sot kete lajm, le t'a thote.

Nje gje i uroj Partise G-99 : shpresoj sinqerisht qe te mos perfundoje si FONDACIONI "Qemal Stafa" ne PS, i drejtuar nga Meidani dhe nga Saimir Tahiri ...

G99 kishte shance te medha te behej force e trete. E humbi. Votat qe do marre do shkojne per PS.

I urojme suksese te medha G99!  T'i mbaje me nder ato 100 deri ne 200 vota qe do marre dhe gjithashtu i urojme sukses ne koalicionin me PS-ne, qe u be publike formalisht dje pasi kjo gje ka qene gjithmone e ditur jo vetem per G99 po te gjithe Mjaftin.

Ku është ai Grupi, të shohim a do i shajë më këta 99-at. smiley

 

Pse e keni hequr komentin e Pjer ne kete teme  Pjer komentonte shume drejte per mendimin tim se G99 do te ishte me mire te dilte si nje force me vete te mblidhte rreth vetes forcat e vogla dhe votat e  atyre qe nuk duan as PS e as PD te cilet po shtohen dita dites te paken duke pare ketu tek peshku Vec THP Lefti dhe Grup kane mbetur

Dhe pergjigja ime per Pjer ishte se ah sa mire  do te ishte po te ndodhte kjo Shqiperia do te kishte shpetuar njehere e mire dhe ne emigrantet do te ishim kthyer ne atdhe nga mergimi Mirpo kjo nuk behen  me qaramen, karigomane si keta te G99

Admin perse e keni heq nuk e kuptoj? sinqerisht nuk e kuptoj

Urime G99, la e me la. Megjithese s'ma priste mendja te behej parti, e aq me pak te bente koalicion me PS-ne. Po ne fakt pjeset perberese te PS-se, e reja + e vjetra + ajo komunistja safi me Nanon & Co, jane vertet koalicion i zgjeruar dhe i pathyeshem. Te pakten po te percaktoheshin rezultatet nga votat e peshqve.

Ne fakt seriozisht tashi smiley kjo deshmon midis te tjerash qe ujqerit e vjeter, ne te dy partite (Birisha po se po, po dhe te majtet) jane akoma dominues autokrate, dmth ata vete s'diskutohet ndonjehere nese do jene apo jo, po vec kush do ti bashkangjitet atyre. Ose do ti bashkohesh atyre ose ndryshe s'ke perspektive. Kjo me teper ne teori, jo se G99 apo Veliaj ka treguar ndonjehere pike pavarsie nga Rama ketu e 7 vjet.

Kushedi dhe sa kohe do vazhdoje te jete keshtu politika shqiptare; poster kryesore rotacion midis ujqerve te vjeter dhe ato dytesore midos bishtave "te rinj" dhe te vjeter te tyre.

 

Admin perse e keni heq nuk e kuptoj? sinqerisht nuk e kuptoj

Sinqerisht qe sinqerisht nuk e kupton? smiley

 

kjo ishte e pashmangshme dhe besoj llafet jane te teperta. Erjonit ne nje fare menyre i shlyhet borxhi ne menyre dinjioze duke e futur te gjashtin ose te shtatin ne ndonje liste koalicioni. Morali? Nuk ka rendesi nese do hame aty ku kemi me nder.. rendesi ka qe te hame.

duke,

sa larg je nga realiteti.

Erdhi dhe dita e Robert Camcakizave. A ia merrte mendja Sander Prosit se keta do te benin hajer ndonje dite ? I shkreti, duhet te jete duke u rrotulluar ne varr tani.

Te gjitha paqartesite vijne se mendimi i Majte sot per sot eshte me normali...Ndersa mendimi "djathit" bie mij si GOPS-at..qe se kalun vitin pa u bere "kliente te nderuar" te Prokurorive . Levizjet ne Politike jane si pllakat tektonike..Kur jane te vogla shkaktojne lekundje te vogla pa zarar...kur jane te Medha (Xhuveliste apo Gopiste ) sjellin DEME te Pallogaritshme!

Pse ma keni hequr komentin e djeshem. Kam gjith naten qe mendoj per kete levizje te gabuar te G99, sot s'ndihem rehat, nuk vajta as ne pune, pikerisht nga kjo gje. Kisha bere plane te tjera, riorganizimin e nje spektri te ri politik, me pjesmarrjen e disa partive te paprovuara ne lemin e qeverisjes, nje pol te trete, nje rilindje te shpresave per ter shqiptaret qe jane merzitur nga kjo keqqeverisje prej 18 vjetesh nga PS e PD, shprese qe diten e votimeve mund te perkthehej ne 50-60-70/ te votave per kete pol te trete. Erioni me kete levizje drejt PS, ka menduar per 2-3-4-5 vende ne Parlament dhe per disa miliona leke ne favor te partise se tij, nderkoh qe me polin e trete mund te merrte shumicen e vendeve te Parlamentit dhe 4-5 miliard euro ne vit per rregullimin e sistemit te energjise dhe te infrastruktures. 

Eshte e vertete se si parti me vehte nuk mund te merrte me shume se 2-3% te votave apo vendeve, por ama si bashkim me parti te tjera (qe une i kam permendur ketu), do te mund te merrte 50% te votave per te mos thene me shume. Erioni nuk e kupton se populli do nje shprese te re dhe te fuqishme, dhe se me kete bashkim/aleance me PS, ai nuk eshte se do marri me shum vota, per te mos thene se do te humbi nje pjese te simpatizanteve, pjese e se ciles isha dhe une. 

Dhe nje here, me vjen keq qe G99 e humbi fizionomine e vet dhe u be satelite e PS. 

Pjer,

ja nje arsye me shume qe te mos e votosh G99 : te kane lene pa gjume naten dhe rrezikon madje dhe vendin e punes . smiley

G99 e vetme merr ne te gjithe Shqiperine 458 vota, me ndonje marifet tjeter ( qe per momentin kun e kane disponibel ) merr 12 734 vota.

Nga sa dallohet keshtu perciptazi G99 do rrjedhe keshtu :

Deri diten e shpalljes zyrtare te fushates do jete prezente ne Media per te vene ne liklet ( keshtu besojne te pakten disa ne PS ) LSI-ne, diten qe fillon fushata do merren vetem me ngjitjen e posterave te PS-se dhe grisjen e atyre te PD-se.

Shkurt do kene nga 148 dite akoma deri ne zgjedhje :

148 bejne afro 5 muj,

nga keto heqim te dielat qe jane  20 dite atehere 148 minus 20 te dielta bejne 128 dite.

Nga 128 dite heqim 30 ditet qe do jene vetem per ngjitje.grisje posterash ne Tirane bejne 98 dite.

Nga keto 98 dite 15 dite jane sherr e shamata per listat qe do paraqese G99 per zgjedhje. Fiu fiu ku do i gjejne keta 140 vete per listat e tyre, kur akoma jane 87 vete. ( Sikur gjithe firmetaret te behen kandidate , pra ka vende te lira  )

Ngelen 83 dite per tju mbush mendjen njerzve se keta qe jane forca e ndryshimit ...

Vijon ...

P.S. Me vone se me erdh dikush ne zyre

 Kjo rilevizje e tij/G99, i jep shance Mavrise te riqendroje ne pushtet dhe 4 vjet te tjera, pra te rifitoje votat perseri.

Levizja e G-99 tregon hapur ato gjera qe i kane thene te tjere prej kohesh. Personalisht kam kohe qe shprehem se Mjaft apo G-99 (per mua jane njesoj, sepse te njejtet individe jane tek njera dhe tek tjetra organizate), kane qene nje vegel e PS-se dhe sidomos Edi Rames.

Kastriot Myftaraj ka qene nga te paret ne Shqiperi qe ka pare me "dyshime" Mjaftin dhe me vone g-99. Ai eshte shprehur gjithnje se Edi Rama kishte lidhje te drejteperdrejta me Fondacionin MJAFT dhe rrjedhimisht me G-99, nepermjet nderpjetesit te perbashket : George Sorros (te cilin e beri qytetar nderi te Tiranes). Shume te pakenaqur nga Rama, si Petro Koçi apo Pellumb Xhufi, jane shprehur ne menyre teper te ashper kundrejt Mjaftit. Mbaj mend qe Pellumb Xhufi e ka cilesuar kete organizate si "Organizate Okulte, masonike"; Ndersa Petro Koçi eshte shprehur se G-99 eshte vegel qorre e Rames.

Pavaresisht se Kastriot Myftaraj shkon shume larg (shpesh) ne shkrimet dhe analizat e tij, ai ka qene nder te paret qe ka vene ne dukje lidhjet Mjaft-G-99-PS, por atehere ate e besonin vetem kundershtaret e Rames e te PS-se. Tani qe G-99 i Erion Veliajt, e beri hapin publikisht dhe pranoi se kujt "padrionoje" i perkiste, edhe simpatizantet e Rames apo te PS-se ne pergjithesi, s'kane sesi te mohojne faktin se Mjaft dhe G-99 nuk u kane sherbyer kaq shume qytetareve me propagnaden e tyre, por u kane sherbyer PS-se dhe Rames, punedhenesve te tyre.

Keshtu, pasi Mjaft dhe G-99 e kryen punen e tyre propagandistike-qytetaro-mediatike per 3-4 vjet rresht, Edi Rama i shpreblen, duke i premtuar nga nje karrike deputeti (si fillim). Kjo pra, eshte Politika e Re ! Yes, We Can !

Apo siç e thote me mire sllogani i Partise G-99 : "Do t'ja dalim !"

Bashkohem me idene e Pier Thomas,

Shikoni sesi ish-eksponentet e larte Socialiste te regrupuar tek PS-91, parashikojne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe sesi ata e shikojneafrimin publik te G-99 me PS-ne :

 

-Sipas gjykimit tuaj, përçarja e së majtës do ti hapë rrugë fitores së mazhorancës aktuale në zgjedhjet e 28 qershorit ?

Përçarja e së majtës ka kohë që ka nisur. Burimi i saj i vërtetë dhe i vetëm janë politikat përjashtuese të lidershipit te PS. Për sa kohë që ky lidership do të vazhdojë të pompojë parrullën përçarëse, politike e re – politike e vjetër dhe për sa kohë lidershipi i PS do të vazhdojë t’i kërkojë të falur shqiptarëve për gjoja politikën e keqe e të gabuar të socialistëve në 8 vjet qeverisje, e majta rrezikon seriozisht ardhjen në pushtet. Në pushtet nuk mund të vihet dot me mercenarë politikë të tipit G99 të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me të majtën dhe që në aleancën e tyre me PS aktuale synojnë krijimin në të ardhmen të monopoleve akoma më të rrezikshme se këto të sotmet. Për fat të keq në funksion të propagandës për G99 dhe për lidhjet e tyre të rrezikshme me lidershipin e PS janë instaluar me qëllim të qartë segmente të caktuara mediatike.

 

(marre me shkurtime, nga intervista e Gjergj Kojes, per Gazeten "SOT")

Car thoni me!?!

Po jo o burre se ky Shekulli ka rrjedh komplet! Nuk bo vaki kurre qe G99 te bashkoi votat me PS-ne. Ne asnje menyre! M'nigjoni mu ju, mos i bjerni m'qafe Erjonit se ja fut kot Sheklli! Si mund te mendoni se ai e ul veten te bashkohet me nje parti te vjeter?

Uuuuu harrova PS-ne e ka more Rama qe ka ndertu politike te re (ene me e pas pa leje ja legalizo Sala)

 

dmth, pse humben kohe deri tani? pse nuk hyne qe ne fillim tek e majta dhe te jepnin kontributin e tyre per politiken shqiptare?

Keto veprime, ordinere, na bejne qe te na vritet shpresa? Edhe qe te thellojm rrenjet qe kemi ketej nga europa.

 

Si eshte e mundur, qe grup i ri, qe e konsideron vete, si Drite e Re, si dicka ndryshe, shkon edhe rreshtohet me nje llogore, me Skender Gjinushin, apo Gramoz Rucin????

Si do te kete fytyre, ky Erjon Veliaj, te dali neper podiume, me keto fytyra qe i kane futur thiken ketij populli, sot e 30 vjet me pare???

 

Ketu cdo gje eshte e shitur, qe ne nisje, ose me sakte, pse ishin te shitur, e filluan kete rruge. Nje pjelle e Sorros, paska qene edhe ky, Erjoni. do te kishte fituar me shume pike, pote kishte dalur vetem ne zgjedhje. Me shume simpati ne popull, mbase me pak karrige parlamente.

 

 

Edhe keto levizje, keto dyftyrsia e ketyre, pseudo politikaneve te ri, me ben te votoj me me shume qejfe Sali Berishen. te pakten ate e dime,sesi eshte.Sa i paafte eshte apo i korruptuar, sesa keto te babeziturit e ri, qe edhe pse me veshje firmato, shkollen jasht shtetit, e kane perdorur,thjeshte per te sofistikuar grabitjet e popullit.

 

 

Rroft Sali Berisha,,,,,,,,,

 

p.s gjithmone ketij populli,te shkrete i ka qelluar te zgjedhi nga dy te keqija,te keqen me te vogel.

Lëvizja G99 u formësua që dje në parti politike. Në një ceremoni me këtë rast, disa qindra anëtarë të G99 u njohën me statutin dhe e firmosën atë në prezencë të stafit noterial, duke u bërë kështu firmëtarët dhe aksionerët e Grupimit 99, grupim që tashmë shndërrohet në një subjekt politik zgjedhor. Pas regjistrimit në gjykatë, kjo parti do të duhet të grumbullojë 10 mijë firma nga qytetarët për të garuar në zgjedhjet e qershorit, pasi nuk ka asnjë deputet në Parlamentin aktual. Drejtuesi i G99, Erion Veliaj tha dje se "dita e sotme vetëm vazhdimi i asaj që filluam 6 muaj më parë, kur themeluam G99. Gjasat janë që këto 148 ditë do të jenë ditë jashtëzakonisht të vështira, do të jenë ditë jashtëzakonisht të ngarkuara. Ndryshe nga partitë e tjera ne nuk kemi të kaluarën e tyre". Veliaj tha se G99 do të rreshtohet me koalicionin e ndërtimit. "Ne jemi të qartë se sot ka vetëm dy koalicione: koalicioni i ndërtimit dhe ai i shkatërrimit. Të dy këta koalicione janë përtej së majtës dhe të djathtës", tha Veliaj. -- (Panorama)

Sipas Erion Veliajt, sot "paska 2 koalicione, ai i ndertimit dhe ai i shkaterrimi"... bukur, bukur

E para, po ta marrim shkoqur, Ilir Meta ka koalicion me vete. Pra, i bie te kete minimumi, tre koalicione (apo tre pole). E dyta, per ke e ka fjalen Erioni kur thote, "koalicion shkaterrimi" ? Nese e ka per qeverrine, atehere duhet te konsultohej me perpara me Mustafa Nanon, i cili pranoi PUBLIKISHT tek Zone e Lire e Arian Canit, se "kjo qeverri ka bere ndertime, ka punuar dhe ka bilanc me te forte se ajo paraardhese" - por sipas M. Nanos, ajo s'meriton voten, sepse "ka mungese demokracie"

Me nje llaf, edhe Muç Nano, nje tjeter punetor mediatik i Rames, pati kurajon qe te pranonte ate qe tere Shqiptaret shohin : kjo qeverri ka punuar dhe ka ndertuar disa here me shume se ajo paraardhese, edhe pse kjo per me pak se 4 vjet, ndersa ajo qe iku pati plot 8 vjet kohe.

Kurse Erioni pretendon se po renditet me "koalicionin" qe nderton ... po ç'fare po ndertoni o Erion, bashke me Edin ? Edhe ate Unaze te shkrete, nuk e mbaron dot kurre perpara 2011 ai mavrria juaj !

Ndersa, kur degjon Erionin te shprehet : "Ne nuk kemi te kaluaren e atyre" (partive te tjera - te "vjetra&quotsmiley, te vjen per te qeshur ! Te gjithe e dine boterisht tashme, se Mjaft apo G-99 ka qene njesh me PS dhe sidomos, me Edvinin. Shikoni sesi Erioni perdor edhe termat e idhullit te tij 2 metrosh : "Koalicione pertej se majtes dhe te djathtes" ... (edhe fjalet qe predor, i ka kopje te Rames !)

Nga ana tjeter, Mjaft i tij apo G-99 ka nje te kaluar akoma me te keqe se partite e tjera, por keto Erioni s'do t'i tregoje ! Simbolika e Mjaft-it, "DORA E KUQE", nuk ishte nje rastesi. Gjithashtu, po te shohesh edhe drejtuesit kryesore te Mjaftit, si Endri Fuga, e kupton se kush jane ata ... te tere jane niper te ish-drejtuesve te larte komuniste, te regjimit me stalinist te Europes ! Nese dje, baballaret apo gjysherit e tyre predikonin miresine e Marksizem - Leninizmit, sot, djemte/vajzat apo niper/mbesat e tyre na predikojne leksionet e Demokracise (Amerikane, Barack Obamaniane) etj ... PIKA !

Megjithate Toko dhe Pjer...sugjerimi im do ishte...mos u merrni me kalamoqe....dhe as me budalleqe.

Koth-ja thot 458 vota merr Erjonka po te dali ne zgjedhje. Mua me duket se 458 vota jane te eksagjeruara...as PPU-ja s'ka aq shume antar sa te votojne per Erjonken. Ja do marri 15 vota ke Instituti i Artit....nja 73 vota ke Filoqyli...10 votat e antarve te BOLL-it...59 vota nga familjaret dhe komshinjte dhe shoket/shoqet e bankes...5 vota nga anal-istet e TOP-it...plus 1 nga vetja e tij.

S'me del llogaria smiley

Llogarine e ka ber Rama o Grup, se ka lene per ty.

Ai qe ti e quan Erjonka ne qershor do behet deputet nga listat e koalicionit te majte. Te shohim cdo thuash atehere.

Ca do te thote ???

 

As gje me shume, Qe u zbulua edhe nje rruge e re, per ty bere Deputet. Ti biesh nga OJQ, del deputet mbas ca kalimeve, ca skutave etj etj.....

 

 

 

Grupi je Grup fare.

Ca do te thote ???

 

As gje me shume, Qe u zbulua edhe nje rruge e re, per ty bere Deputet. Ti biesh nga OJQ, del deputet mbas ca kalimeve, ca skutave etj etj.....

 

 

 

Grupi je Grup fare.

Chene...une nuk bej tifozllek politik. Pike puna. Nese do jet ashtu...atehere Rama ben gabim...dhe pik.

Une s'jam militant ala-Lefteri...qe ti bej iso njerit ose trjetrit. Une e kam then shume qart se c'mendoj per kta tipa...dhe s'me intereson nese do behet depotetke apo jo neser apo pasneser. Kjo nuk e ndryshon se kush dhe cfar eshte...SADO QE ADMINAT E PESHKUT TE FSHINE POSTIMET E TE TJERVE...

"Une e kam then shume qart se c'mendoj per kta tipa...dhe s'me intereson nese do behet depotetke apo jo neser apo pasneser."

Seriozisht e ke? ty ste intereson apo ne ket pik sdo te te interesoje? Si mer ste intereso ty qe ky njeri qe ti e ke treguar me gisht si moral prishesin e rinise dhe shoqerise civile(bashk ne nje thes me ca te tjere) do bohet deputet nga vota jote. Nese do shkosh te votosh ne qershor a do tja japesh voten Erjonit? Qe do jete ne nje liste te perbashket as qe diskutohet por do beje vaki te jete te lista qe te bi ty per his ta mbeshtesesh. A do tja japesh voten Erjonit?

Une kisha nje pyetje.

 

Per tu bere parti duhen 10.000 firma te noterizuara,

pra me miliona leke vetem tek Noteri.

 

Thjesht per nje njoftim per shtypi, nje ambient tek 15 kateshi kushton mbi 300.000 leke.

 

Fushata elektorale per nje parti te vogel nuk kushton me pak se 5 milion Dollare.

 

Ku i gjen parate Erioni, duke konsideruar faktin qe nuk ka punuar kurre ne jeten e tij?

P.S.

 

mua me kane fshire account-in kur fola per G99 jo me komentet

o vlora, prit kur te fshijn fare, po mos fol me, se jane gjera me zarare ato.

 

 

Si mer ku i gjen, kane babi Sorrosin ato. Pastaj jane organizuar alla Obama, me kontribute te popullt te thjeshte. hahahahhahaha

 

 

 

rruge te mare mer jahu edhe pse ne rrjeshte me PS. Asgjo e keqe svje nga kjo merr jahu!

Cheney...mendon ti se vertet SAMBIST-at e Peshkut do me lene te them ate qe mendoj?? Deri tani kan fshire nja 5 postime vetem te kjo tema...

...kjo besoj se tregon vet "moralin" e ktyre tipave. Po ja vlen te merresh me kta tipat qe gjithe diten sperdrridhen gjoja per "liri demokraci"...dhe nga ana tjeter fshine postime me keq se te ishin Gestapoja?? Se mos na ofendohet i MODHI...se mos kritikohet i MODHI...kto jane gjera te palejueshme...ne demokracine e lirise tone moderne smiley Sa postuesve ju kan fshire postimet deri tani ne kte teme...apo ne tema te tjera rreth te MODHIT??

 

idiotizma kalamoqesh. Kur ju them une c'jan kta TIPA...jo jo me thot Toko-ja me Pjerin...jepi nje shans...jane modern...jane te shkollum...jane te RINJ.

I kohes e munizmit...dhe i shtrembruar...edhe pranohet. Po i ri...dhe hajdut...kjo eshte DESHTIM i ktyre 18 viteve...qe vetem kemi prodhuar....mashtrues profesionist, hajdut, buk-e-djath ala-Boll-i.

 

 

Po une problemin nuk e kam ke "morali" i Erjonkes...e di vet ti ku eshte problemi.

Gjithsesi une personalisht NUK VOTOJ per Ejronken...ne asnje menyre. Nga ana tjeter une nuk votoj pik puna...se s'do jem ne Shqiperi ne ate kohe.

Gjithsesi...eshte GABIM i Rames...qe merret me kta spordhiaket. Se per te fituar...nje kacidhe ka per te fituar nga Levizjet Spordhiake.

 

Megjithate une te thash se ku do perfundoj Erjonka...s'besoj se do dali per Deputetke...do ta cojne ke Ministria e Punes dhe Shanseve te barabarta...se ne ka me VJEDH atje ne s'ka gjekundi. pse kujton ti se ben kaq propagande Erjonka me "programet" copy-paste nga google...per psiko neper shkolla dhe budalleqe te tjera?? Ben rekalm...per ate post.

 

-------

Deshtimi i Shqiperise ne 18 vjet...jane kta tipat. Jo se s'ka te "rinj" 100 here me te mire e me te zote e me PUNTOR se Erjonka me shoke/shoqe...por qe LLUMI perseri del ne maj...si te rinj si te vjeter...vetem LLUM do kemi...me kto mend.

 

----------

 

Fundja Cheney...nuk ja vlen me u marr me gjera te tilla. Edhe per faktin se ky postim do fshihet nga Penari ne 15 sekonda...sepse nuk i pelqen perdorimi i fjales "SPORDHIAK" (ne kontekste te tjera...si per nodnje politikan tjeter...perdorimi do ishte i pranueshem. Por kur aplikohet ndaj te MODHIT...eshte gabim drejtshkimor)

----------

 

Cheney CA DO ti qe te them une?? Qe jam i gezuar...qe hap mbas hapi...ne vertoetojme se cfar vendi dhe popull i DESHTUAR qe jemi?? Qe te them qejam i gezuar qe LLUMI lundron ne maja...si gjothmon...dhe ashtu do vazhdoj??

Pse ta marr mundimin qe ta them...kur Penari do ta fshij brenda 15 sekondash???

 

Te ishe ky LLUMI se gjith llumet e tjera neper rruget e Tiranes apo ne silete e BOLL-it...s'do ishte problem.

 

Por qe e merrni me kaq seriozitet LLUMIN...dhe qe LLUMI te dali ne qiveri neser apo pasneser...ky vertet eshte deshtim.

 

Nejse mua nuk me intereson CHENEY...sepse sic thash...Erjonka 200 vota merr...me zor...dhe pervec se per tu perdor per larje-shplarje si i perdori Berisha ata te KOP-it...Edvini s'ka me nevoje per me teper se aq.

Suksese partise me te njome Shqiptare.

Ketij simboli ja kam frigen, G99 , G e kuptoj pika kyçe e jetes, kjo 99 me ben te dyshoj shume.

Shkurt, populli eshte 9 e pare apo 9 e dyte?

Do ishte me mire 69, e kthen si te duash nuk humb asgje.

Une do thojsha G70 per vete! eshte nje stil i ri 69 + 1 gisht ne prapanice (iii sa nuk me shko kjo fjala e thonme kshu!)

Lizander mos huazo nga George Carlin pa e cituar se te vret Zoti. smiley

Falna o Zot!

Gjindje pa shkolle zoti hetus!

Une e kisha nigju si barcalete m'Froncet. Mos e ka vjedh ai George-i se thone qe ka pas dore si tip (si te rrish me Jay & Bob çar do bohesh)

Po ti kur the : "Te vret Zoti" e kishe fjalen per Zotin ate te modhin fare, apo per Alanis Morissette?

Grupo, me habit si nuk ti ka fshire "adimini" ato komente. Mua, te njejtat mendime dhe shprehje si ato te tuat mi ka fshire ne sekonde. Nuk guxon or bure te shkruash ate qe mendon per plehrat qe dalin ne krye te atij vendi (blue apo roze ), se te censurojne ne moment. Se pa dyshim dhe keta mjeshterat ne krye te kesaj flete, flene me dike ne shtrat....dhe jane te mbarsur.

Me mbahet mend qe thuhej dikur se ne politike futeshin te pasurit dhe dilnin te varfer, dhe sot futen te vaaarfer dhe dalin milionere.... Eshte kjo ndergjegja kombetare dhe patriotizmi shqipetar?

Grupo, me habit si nuk ti ka fshire "adimini" ato komente. Mua, te njejtat mendime dhe shprehje si ato te tuat mi ka fshire ne sekonde.

 

Duhet ti besh PRESION ktyre.

Pastaj...kte mesiguri s'e ka lexuar akoma Penari...se s'ka mundesi ta ket len pa fshire. Ne "politiken e re" dhe perparimtare studento-artistiko-perendimoro...nuk lejohen kriktika ndaj te MODHIT.

Ky eshte vetem nje shkrim...nga 1001 qe kan fshire deri tani...kshuqe dhe kti do ti vij rradha. Po ngaqe e kan lexuar gjith kta njerez deri tani...e kan me te veshtire ti fshine pa i pare njeri.

As Stalini nuk te "fshinte" ne drit te djellit...priste deri nga ora 2 e mengjezit.

Mu me kan ven statusin e te "perndjekurit politik" ktu ke Peshku...me limite postimi...sapo shkrova dicka te kjo teme me pare qe u "zhduk" ne menyre misterioze. Te tjere e kan ngrene edhe me keq.

 

Rinia Revolucionare Maoiste...edhe nga bluzat qe veshin duken si Garda e kuqe e Maos (por ne vend te kominosheve blu...veshin bluzat me kuadrata dhe syzet e modelit "Erjonka&quotsmiley

 

Lum ne qe mbas 20 vitesh do kemi KTA tipa...ne krye.

 

Ne fakt Bardh...eshte veti natyrore...ne ujra te trazuara...LLUMI noton.

O Grup je i pa pare o shoku.

 

 

Kur shikon, je prez te ri, qe rrin akoma ne kesulen e ujqerve te vjeter, ateher me te vertet qe ndjehesh keq. Me keq sesa kur shikon te vjetrit qe kane vjedhur.

 

 

Sukses Grupo, edhe mos u terheq asnjerhe nga shkrimet e tua. Se do kesh edhe mbeshtjetet e EU .

 

 

Ciao

Ndërkohë, mbi 200 të rinj kanë firmosur përpara noterëve aktin si nismëtarë të themelimit të G99-s si parti politike

Si ka qene ajo kenga "me dyqint petrita/komunista lule...". Ore po paska qene numer magjik ky 200-shi.

 

eshte kerkese ligjore numri 200 i themeluesve

kush e di sa do qeshin kur te marrin 1.000.000 leket e financimit nga shteti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).