Futbollistët Tare dhe Cana rikthejnë bustin e Asklepit në Shqipëri

Igli Tare, së bashku me Lorik Canën, dy lojtarët e njohur të ekipit tonë kombëtar, kanë paguar një çek prej 20 mijë eurosh, për të risjellë në Shqipëri bustin e njohur si Asklepius (ose Zeusi), të vjedhur nga muzeu i Butrintit në prill të vitit 1991. “Shpresojmë të inspirojmë dhe të tjerët”, - thonë ata.

Dy futbollistët e njohur kanë kontaktuar para pak javësh me koleksionistin italian dhe i kanë shfaqur atij dëshirën për t’ia blerë këtë kokë të mrekullueshme dhe për ta kthyer në Shqipëri. Transaksioni ka marrë fund me sukses, koka është blerë nga Tare dhe Cana, dhe do t’ia
dorëzojne ate së afërmi Presidentit Topi në Tiranë.

Zoti Tare, çfarë ju shtyu të merreni me diçka kaq të largët nga profesioni juaj i njohur, futbolli?

Kisha dëgjuar rastësisht në Romë rreth shitjes nga Christie’s të kësaj koke, si dhe historinë e saj intriguese, e cila niste me gjetjen e
saj në Butrint, shumë vjet më parë, nga arkeologu i njohur italian Ugolini, si dhe vjedhjen e saj në vitin 1991 nga stendat e muzeut të Butrintit. Këto rrethana më bënë që të kërkoj dhe të interesohem me anë të avokatit tim për të gjetur personin që e kishte blerë atë
kokë, si dhe për t’i ofruar atij një shumë parash që të na e shiste, me qëllim kthimin e saj në atdhe pas rreth 18 vjetësh. Bisedova me
Lorikun dhe ai u tregua entuziast në këtë ndërmarrje.

Si e komentoni faktin që e gjitha kjo kryhet nga ju dhe Lorik Cana privatisht, dhe jo nga Ministria e Kulturës, e cila ka mbi tre vjet që është në dijeni për rikthimin e këtij busti, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim?

Ka qenë indiferenca e shtetit ajo që më ka bërë përshtypje, po aq sa edhe historia dramatike e vetë kokës së Zeusit. Institucionet që merren me këto punë, duhet të kenë ide të qarta për vendndodhjen dhe mënyrat e rikthimit në Shqipëri të kësaj pasurie të madhe kombëtare, që sot endet nëpër koleksionet e gjithë botës dhe që është vjedhur e grabitur në mënyrë të shëmtuar nga muzeumet tona.

Shpresoj se ky gjest modest i yni, të shërbejë si një akt sensibilizimi dhe vënieje në lëvizje të strukturave në Shqipëri, për gjetjen dhe rikthimin e sendeve të vjedhura monumentale dhe arkeologjike. Së bashku më Lorikun, jemi shumë të kënaqur që Presidenti Topi ka shfaqur gatishmërinë e tij për të na pritur ditën që do ta sjellim në Tiranë këtë objekt me vlerë, për t’ia dorëzuar autoriteteve shqiptare.

47 Komente

qysh Asklepius ose Zeusi?

Eshte Asklepiusi = Eskulapi, nuk eshte Zeusi, o Gaze Tare

nejse, bravo per gjestin, na duhen ca djem te ndergjegjesuar si keta, qe mendojne edhe per vendin, kulturen e popullin, e jo vetem per paret.

Bravo Tare & Cana, me ket gjest keni shenuar 1000 gola se bashku

bravo ju qoftë. falemnderit.

Mire, shume gjest i mire, shume mire, mire. Ose eshte vellai i Auron Tares ky Igli, ish drejtor i parkut te Butrintit, pretendent per MKRST-ne ne rast se fiton Rama, ose une jam Kac Myftari. Mire, shume, shume mire. Te ndergjegjesuar keta djemte. Bravo. Pavaresisht lidhjeve konspirative.

Gjesti i tyre eshte shume patriotik ,dhe shume shqiptar ky eshte nje lajm i mire qe gezon te gjithe!Kjo tregon se keta djem eklipsojne me nje fakt shtetin shqiptar, qe deri tani ka flejtur ne dafina!

Bravo!

Bravo! Tani që treguan që vjedhja të tillë paskan fitime të mira, parashikoj vjedhje të tjera.

Ja nje gabim fatal i ketyyre dy personave te shkelqyer nga shpirti por te shkurter nga mendja, Po si ore burrat e dheut e prute Asklepin perseri ne Shqiperi, po prape do ta vjedhin more derzes.  

 Po c'na bete keshtu o trima, po a sillen gjerat e kultures shqiptare ne Shqiper persri?i. Jazek u qofte qe harxhuat gjithe ato para per te humbur perseri keto vepra arti. Mire ishte atje ku ishte, e mbanit shenim dhe dihet qe eshte vjedhur ne Shiperi. Po tani qe e sollet do ta gjeni dot me?   Ja, po ja u them une, kerkojeni sa te doni se nuk keni per ta gjetur, te pakten per nja 300 vjet.

Mua me duket gjest fisnik e me ndergjegje. Ndoshta nje aktivizem i tille kulturor mund te behet kulture e sportisteve shqiptare kudo neper bote. Nuk do te jete vone, tek e fundit, para se ata te kene cmime marramendese si te tjere. Eshte ne nje fare menyre nje cikel, moment kur 'i famshmi' kerkon te shpreh "nuk jam vetem nje .............". Hallall! (te pakten me mire se te adoptosh nanje afrikane te vogel eshte... mgjths each to his own).

bustin e njohur si Asklepius (ose Zeusi), të vjedhur nga muzeu i Butrintit në prill të vitit 1991.

 

I thone gati 18 vjet...

Grabitja e pasurise kulturore kombetare eshte nje nga krimet me te mbrapshta qe mund te mendohet. Pergjegjesine per kerkimin, gjetjen dhe rikthimin e kesaj pasurie e kane ato institucione qe perfaqesojne shtetin shqiptar. Mefshtesia, javashlleku, pazotesia dhe mungesa e patriotizmit te ketyre institucioneve po ja bejne gropen identitetit kulturor shqiptar, sepse e kane lene/po e lene ate identitet, mes tjerash, pa trashegimi.

Njeriu shqiptar, keshtu sic eshte nisur e bitisur, pa dinjitet dhe pa ze civil e progresiv, viktime allishverishesh te oligarkeve te rinj shqiptare, viktime e lojes me pronen e tij, me edukimin e tij, me mitet e tij, kurban i ofruar ndaj globalizmit e "modernizmit," edhe pak e do ndrydhet qetesisht ne qoshen e nje qenieje me egzigjenca cektesisht egzistenciale, pa tager, pa din e pa iman, albanicus robotaqis perpetuum mobile.

Shume falemnderi Tare dhe Cana

Ti Tare po solle edhe nje statuje si kjo mundesisht ta sjellesh nga ato qe jane ne duar te grekeve te kemi falur per gjithe rastet e humbura qe ke patur gjate lojes me kombetaren.lol

keto jane lajme te rralla smiley Bravo Lorik dhe Igli  !

RESPEKT !!!!!!!!!!!!

Lajm i mire dhe per t'u lavderuar. E, megjithate, nuk mund te rri pa verejtur se te dy vellezerit Tare e shnderrojne ne nje lajm publik cdo gje qe thone e bejne, dhe me lene te besoj se e kane kuptuar shume mire praktiken e vetemarketimit. A ka akoma njerez ne ate vend qe bejne vepra te mira, qe jane bujare pa e patur te nevojshme te vetelavderohen apo te kerkojne lavderime dhe mirenjohje nga publiku?

Ka aq pak njerez qe bejne gjera te mira self.

"Vanity is my favorite sin" . Keshtu mbyllet Avokati i Djallit. Fjalet i thote Xhon Milton (Al Pacino) i cili luan rolin e Djallit. Kjo per te thene qe mburrja eshte pjese e natyres njerezore, te cilen gjithsecili e shpreh ne nje situate a nje tjeter, ne nje mase a nje tjeter.

Ne rast se ceshtjen do ta trajtojme nga pikepamja psikologjike, nga te gjithe mekanizmat e mbrojtjes, altruizmi dhe perpjekjet per kontribut civil, konsiderohen nder masat me te pjekura per te forcuar integritetin e egos. Personalisht, me vjen mire qe keta dy qytetare japin nje shembull te mire, publicizimi i te cilit sherben jo vetem per si akt ego-sintonik per vete ata, por edhe per shoqerine shqiptare e cila pergjithesisht operon me mekanizma mbrojtes te papjekur.

 

Hmm. Po ndiqja ne TV Klan debatin me Pangon dhe gazetaret. Aty e hapen edhe ceshtjen e bustit, e ketij busti. Kur e pyeten Pangon se perse nuk ishin gati te paguanin shumen qe paguan dy futbollistet, ai tha se nuk ishte ceshtje shume por procedurash. Kuptohet, qe me aktin e blerjes ne menyre private, te dy futbollistet e nxoren Pangon bllof de facto. Ka shume gjera qe me lene perplekse ne kete sherr midis Tare dhe Pango. E kam te paqarte se ku fillon problemi i vertete dhe ku nderthurret ai personal. Ne gjermanisht ka nje shprehje qe thote: selbstlob stinkt - qe do te thote ne shqip: vetelavderimi bie ere.

Megjithate, ne kushtet kur behen kaq pak gjera te mira, duket se eshte e pavend (gati armiqesore) te kerkosh te kuptosh.

Self ti mire e shtron si ide po mos harro se ne nje vende ku oligarket te shqyejne ka edhe ca si kta dy djemte qe me vullnetin individual te tyre bene ate qe eshte per tu lavderuar e per tu bere shembull.

1.ooo.ooo.ooo.oo  BRAVOOOOOO!

Pse si leni njerezit, dhe sidomos te rinjte dhe kalamajte te besojne ne gjera te mira ? 

Kush po pyet per qellimet e fshehta te Tareve dhe lidhjet e tyre ne politiken aman. Ca eshte ky cinizem ?

Loriku dhe Igli jane dy djem brilante, te sukseshem, popullore, kinga, te edukuar, elegante, qe flasin shqipen kulluar. I perkasin futbollit, qe mileti ktu ke ne e do aq shume. Per mua jane nje model shume shume i lavderueshem per shume e shume kalamanj dhe te rinj.  Model i punes dhe i suksesit arritur nepermjet punes dhe talentit. Keta cuna mund te bejne fare mire pa Shqiperine.Me shume na duhen ata neve, sesa ju duhemi ne atyre.

Sido qe te jete, une kam vetem nje Faleminderit per ata te dy. Dhe faleminderit qe e bene publike kete gje. Dhe sigurisht qe e meritojne vemendjen dhe reklamen. 

E sigurisht qe preferoj qe lajme si keto te bejne zhurme. Apo ju preferoni te degjoni lajme se si behen tape dhe perfundojne ne burg si ca "kinga" futbolliste angleze ??

P.S. Loriku eshte dhe shume seksi smiley  smiley 

Tushe,

me ket te funit i ke thon te gjitha dhe te gjithe te kuptuan drejte! smiley 

Chen,

Nuk ka me mire sesa kur nje njeri qe eshte i talentuar, i kendshem dhe i sukseshem, te jete edhe i bukur. 

Pse mer mos me e shtu dhe ate fjaline e fundit ???

Eshte krejt e vertete, vetem kaq smiley

Ka dhe bukuri shqiptare ai cun, pranej me pelqen smiley

http://i297.photobucket.com/albums/mm202/acmmutdcr7/1663919680.jpg

po ka mi Tushje... (Turshije qe ktej e tutje)... si s'ka? psh me mire kur nje njeri i talentuar, i kendshem e i suksesshem eshte edhe i zgjuar e i drejte. E di e di, do thuash se zgjuarsine e nekuptoje me talentin e suksesin... e drejtesine e kuptoje me te qenurit ikendshem... thuaje po deshe edhe te shohesh ca kam per t';thene.

ore istetresh,

une po flas per imazh publik te nje personi, spo flas per ta marre per burre.

Beauty helps a lot !

leje fare tashi me mire se skane lidhje me temen kto gjona.

 

te lutem mos u ndiej sikur duhet te justifikohesh...

 vetelavderimi bie ere.

Jo mer ti,jo,nuk eshte ashtu-kjo shpreheje ka qarkulluar dhe qarkullon vetem ne shoqerine e rruges," U bone ti!"si qeka vetlavderim,kur ajo pasuri me vlera per Shqiperine,dhe as pak per ata dy lojtaret ,te cilet jane te lavderuar,dhe skane nevoje per lavderim ,  kane kryer aq pune dhe fame ne sport qe eshte e mjaftueshme ,per onorin e "lavderimit"  ajo koka e zeusit ,nuk shkon ne shtepite e tyre ,por ne shtepine e te gjithe shqiptareve ..!

Po, edhe te ishte ashtu si thote ,ky ,komentuesi:"vetelavderimi bie ere" keshtu u befte ,me kete "ere lavderimi"... u mbushte ,do zoti e gjithe shqiperia sepse keshtu ajo dhe ne ,do te cojme identitetin dhe pasurine tone ne vend!

 

 

Po perse duhet ta divijoni gjithmon temen dhe te hidhni mendime te ndryshme duke e ngaterruar punen.

Ky, ai, ajo, e tje.

Qe nga momenti qe skulptura e zeusit kthehet mbrapshte dhe mbi se gjithash me shpenzime nga vete dy djemet, c'na duhet te hyjme ne tema te tjera, troc ata paguajne dhe duhet te gezojne lavderatat tona, eshte  merit e pa shmangfaeshme!

Bravo! Gjest per tu pershendetur (por nuk kuptoj vetem dicka ne kete mes. Nje koleksionist italian blen nje skulpture te vjedhur. krimi fillestar eshte vjedhja, me pas pasohet nga blerja e gjese se vjedhur, dhe pasohet nga blerja e fundit e tares dhe canes. pra keta blejne dicka qe eshte vjedhur? Me sa di une, ne shitjet e veprave te artit, ka rregulla te caktuara, aq me teper kur objekti eshte i vjedhur nga nje muze kombetar (objekt ne kerkim le ta quajme). Ne vend qe shteti te ngrej procedura per te rikthyer ate qe eshte vjedhur, keta i japin bleresit te  hajdutit parate per te rikthyer ate qe eshte vjedhur?ka dicka qe s'shkon)

 

Ata besoj se nuk ja kane blere hajdutit, natyrisht, por nje personi te trete.

as,

Kjo gjeja eshte vjedhur, eshte kapur nga qeveriu ne Itali e kjo gjeja ka nje kosto per t`u sjelle ne Shqiperi. Qeveriu ne Shqiperi nuk ka aq para per momentin. smiley

 Qeveriu i Tiranes tha qe do e rimbursojne shumen e duket keta cunat duan ta bejne dhurate kete gje dhe bejne mire.

Pra, nese qeveriu i Shqiperise nuk i ka ne plan te pare keto, keta cunat i kane aqi pare per ta bere.

Mos deshe te thuash qe si ka mundesi qe kjo gjeja u vodh ne Shqiperi dhe nuk u gjet autori atehre kur u vodh ?

Mire. Pyet kete nenkryetarin e ri te Parlamentit dhe Drejtorin e Butrintit se si beheshin ca gjera andej nga vitet 91-93 se te japin xhevap mire, po mire fare bile.

Ja kaq eshte.

 Koth, 

shteti italian s'ka kapur asgje, se ne shkrim thuhet qe po shitej ne nje ankand te Christi's nga nje koleksionist (particulier). Dmth nje objekt i vjedhur riblehet ne vend qe te kthehet normalisht si dicka e vjedhur. Ai koleksionisti qe ja ka blere hajduteve mund te konsiderohet dhe si bashkefajtor. Ne rastin tjeter ai ti kerkoj rimbursim shtetit italian, por objekti i vjedhur nga nje muze kombetar shqiptar thjesht duhet te rikthehet e jo te riblihet. futbollistat tane nuk kane paguar shumen e kthimit te objektit, por keta kane blere objektin (eskulapi ose zeusi hehe). 

Eshte e natyrshme qe veprimi  cunave Shqiptare te ngjalle emocione  te shumta dhe shumica e tyre te jene me pozitivet. Sado qe kultura jone ka kaluar nen qindra rrebeshe shkaterrimesh dhe mohimesh, ajo here pas here mblidhet grimca grimca e copa copa per tu thene te disa njerzve me urrejtejn patologjike ndaj Shqiperise:  NE KEMI DJEMTE TANE TE MIRE QE NA GJEJNE KUDO QE TE NA FSHIHNI.

Pak histori per figuren e Eskulapit te Butrintit, nese ndokujt do ti vlente.

Greek  Asklepios,  Latin  Aesculapius,  Greco-Roman god of medicine, son of Apollo (god of healing, truth, and prophecy) and the nymph Coronis. The Centaur Chiron taught him the art of healing. At length Zeus (the king of the gods), afraid that Asclepius might render all men immortal, slew him with a thunderbolt. Homer, in the Iliad, mentions him only as a skillful physician; in later times, however, he was honoured as a hero and eventually worshiped as a god. The cult began in Thessaly but spread to many parts of Greece. Because it was supposed that Asclepius effected cures of the sick in dreams, the practice of sleeping in his temples became common.

I lumte. Tare e Canaj.

Tare ben pjese ne drejtimin e Lacios. Fjalet me te mira Presidenti per Taren, karketer te forte, punetor, i kulturuar tej mase, me 5 gjuhe te huaja.

Sikur Shqiperia te kishte shume si Tare, do ishte krejtesisht ndryshe.

Fjalet me te mira Presidenti per Taren, karketer te forte, punetor, i

nuk quhet më....... ?

Nëse që nga viti 1991 nuk është bërë asgjë nga institucionet për kthimin në vend të bustit të Asklepit, djemtë kanë bërë shumë mirë që i kanë rënë trup dhe e kanë blerë eksponatin, edhe pse janë harxhuar pak.

As akuza për lavdërim apo vetëlavdërim nuk ka vend, sepse ata po i lavdëron puna e jo fjala, prandaj as gjermanët nuk do të kishin thënë me këtë rast selbstlob stinkt, sepse edhe ata lavdërohen me punë.

Tendenca që çdo veprim me interes publik të kompromitohet duke u krahasuar me politikën që fatkeqësisht në këto 18 vite demokraci rezulton të jetë nëna e të gjitha fëlliqësive ndër shqiptarë është djallëzore, d.m.th. politike.

Do të ishte fat për këtë komb që Tare e sidomos Cana të shndërrohen në model për rininë shqiptare, sepse ashtu ky komb do të kishte të ardhme të garantuar.

 Shkelqyeshem..     smiley 

Mos me krahsoni Pango idiotin me Iglin & Lorikun  pleaseeeeeeeeeeeee !!!!

shume mire qe kane paguar per te RI-kthyer ate bustin ...iu lumte

Por nuk mund ta kuptoj se pse nuk mund ti marrim falas gjerat qe na jane vjedhur, dhe te futen ne burg ata njerez qe i kane vjedhur ose blere gjerat e vjedhura arkeologjike ...kjo eshte veper penale (handling stolen goods) denohesh me burgim nqs gjinden ne pronesine tuaj gjerat e vjedhura (dhe dihen qe jane te vjedhura se ata jane te regjistruara). Qofshin shqiptar, italian apo greke keta njerez!

Shtet kopil si kemi(pasur) ne, me pushtetare te dobte nuk ka aq mend as qe te liroje nga burgu disa hajdute me fame shqiptare qe te vjedhe prape ato vepra qe na kane vjedhur meqe nuk kane autoritet ose mend qe di marrin me bisedime

ju lumtë djem ju lumtë!

Nuk e di se ka apo ska ndonji prapavijë kjo punë (koha do ta vërtetoj&eumlsmiley por ky veprim ka nxjerrë pangallon bllof.

Lekët e ministrisë së kulturës nuk janë për monumente, kulturë, rini e sport, por për bizneset e pangallos...

Nje veprim dhenes ne Shqiperine mbushur me individe zhgabes. Nese keto e kane bere per vete-marketing apo per arsye te tjera c'rendesi ka?! Vete fakti qe zgjodhen udhen e vete-marketingut duke i sjellur dhe dicka vendlindjes, eshte nje veprim zemergjere.

PS. Tushe, vallai ke te drejte! smiley

Bravo Iglit dhe Lorikut. I njoh te dy personalisht. Djem te shkelqyer. Ne si gjithmone kerkojme te nxjerrim prapaskena. Turp per ata qe kerkojne gjera te tilla.

P.S. 23-sh, Loriku nuk luan neser. Eshte i demutar, ai dhe Lala.

Ligjet per veprat e artit (te vjedhura) variojne, US psh i ka shume me "fleksibel" se BE dhe vendet perkatese. 

Keshtu qe transaksionet me vepra te vjedhura s'jane ndonje cudi e madhe, sidomos nga koleksionistet private. 

Te dy cunave bravo iu qofte.  As qe dua te di se e perdorin per marketing apo jo gjestin e tyre. 

Me falni qe po nderhyj ne kete debat pasi mendoj se xhesti i bere nga Loriku dhe Igli nuk ka nevoje per komente.

 

me terhoqi vemendjen cinizmi i shprehur nga nje apo dy persona ne kete blog.  meqenese e kam ndjekur kete histori personalisht po sjell ketu edhe pergjigjiet e disa pyetjeve.

Statuja e Asklepit eshte vjedhur ne 1991 sebashku me disa Buste te tjera.

ne 1999 une rashe ne gjurme te bustit te Livias ne Nju Jork dhe pas 9 muajsh negociata me personin qe e kishte e ktheva ne Shqiperi.  Per kuriozitetin tuja po ju them se deri me sot Shteti Shqiptar nuk me ka paguar as parate e transportit per bustin qe erdhi.

Busti i Livias nuk kthehej pasi personi qe e kishte blere ne Greqi i kishte shkruar Ministrise se Kultures 1993-1997 per ti kerkuar nje leter zyrtare qe ky objekt ishte i vjedhur dhe i perkiste shqiperise dhe nuk kishte marre asnje pergjigjie. ( dosjen e letrave te derguara e kam ne arkivin tim)

Pasi erdhi Busti i Livias ne Tirane Drejtuesit e Institutit te Arkeologjise me kerkuan llogari se perse une ngaterrohesha ne keto pune. Nejse si rrjedhim i ketij kthimi ne filluam procedurat per kthimin e tre objekteve te tjera te kapura ne Greqi te vjedhura ne butrinti. Sebashku me ish Ministren Dade shkuam ne Greqi per te biseduar me autoritetet greke. ne 2003 ne nje ceremoni shume te bukur ne Butrint ku kendoi Inva Mula dhe Tenori Frangulis, Shteti Grek dorezoi Bustin e Augustit, Herkulanes dhe Djaloshit.

Ky kthim na beri qe te kerkonim edhe dy shtatoret nje prej Finiqit dhe nje prej butrintit te cilat u vonuan si procedura por qe u rikthyen vitin e kaluar.

Koka e Asklepit eshte shitur ne Shtepine e Ankandit Christi ne mesin e viteve 90. Eshte blere nga nje koleksionist Italian ne menyre te rregullt por pasi ky koleksionist e beri publik kete fakt ne median italiane, prokuroria italiane e bllokoi Bustin pasi rezultonte i regjistruar ne Listen e Interpolit.

 

ne vitin 2005 u lajmerua Ministria e Kultures per kete veprim. U caktua nje avokat dhe ceshtja perfundoi ne gjygj ku gjykata italiane i njohu pronesine e ketij Busti pales shqiptare.  As ne kete moment dhe as sot pala shqiptare nuk ka bere asnje percapje zyrtare te kontaktonte Christin dhe per ti kerkuar nje prononcim zyrtar se perse nje objekt i vjedhur eshte shitur ne ankandin londinez.

Gjykata italiane dha vendimin e kthimit por me kusht qe pala shqiptare te demshperblente koleksionistin italian i cili e ka blere kete objekt ne menyre te rregullt.

 

Nga 2006 e deri me tani nga Ministria e Kultures nuk ka asnje percapje per te pagur per kthimin e Statujes apo per cuarjen ne gjygj te Christit dhe per ta marre bustin pa pagese. Pra neglizhence totale. Kush deshiron  te mesoje ne se kjo eshte e vertete apo jo le te interesohet prane ministrise se kultures.

 

Igli tare dhe Lorik Canaj kur e mesuan kete fakt u treguan shume qytetare dhe shume te gatshem te benin ate qe Ministria e tyre e Kultures nuk e bente. paguan 20.mije euro per kthimin e Bustit sipas vendimit te gjykates Italiane dhe do te fillojne proceduart juridike per te cuar ne Gjykate Christin si shembull qe edhe shtetet e vogla dhe me probleme mund dhe duhet te jene aktiv ne mbrojtjen e trashegimise se tyre kulturore.

 

ne se ka ndonje gje negative ne kete ndermarrje apo vetelavderuese  une nuk mund ta konceptoj aq me shume nga dikush qe eshte Drejtor Sportiv i Lazios apo qe luan me Marsejen.  me jepni nje rast tjeter kur te dy keta lojtare kane nevoje per ti thurur lavde vetes?

 

besoj se shoqeria jone do te vazhdoje te prodhoje cinike dhe njerez te vegjel qe nuk gjejne asgje pozitive ne keto shembuj te rralle.

 

pershendetje

 

auron tare

 

PS.  per shkruesin Koth,  

 Ka nje dosje ne Ministrine e Kultures qe po fle prej 4 vjetesh ku une kam denoncuar me emer dhe mbiemer dhe me foto nje prej arkeologeve te butrintit per trafik objektesh arkeologjike ne drejtim te Greqise.  Pyeteni Ministrine e Kultures perse asnje here nuk ka vepruar per tu marre me kete denoncim publik?

 

 

 

 

repekt dhe shumè faleminderit ...me gjithè modestinè e kèsaj bote...ju lutem vazhdoni gjithmon kèshtu...ju lutem mos u ndalni....na bèni tè ndihemi sadopak shqiptar!!!

qysh Asklepius ose Zeusi?

Eshte Asklepiusi = Eskulapi, nuk eshte Zeusi, o Gaze Tare

 

E kishe fjalen qe nuk dihet me saktesi nese eshte busti i Asklepit apo i Zeusit...se busti nuk e ka te stampuar ne ball se i kujt eshte. Thjesht mendohet te jet i Asklepit (meqe ne Butrint ka nje tempull per ate)

Kshu u ngaterrua edhe koka e "Deas" te Butrintit...po qe ne fakt ka mundesi te mos jet as femer smiley (por koka e Apollonit)

Faleminderit Tare dhe Canaj» Vendosur: 15/02/2009 - 13:25    • Arben Kallamata 

Dy futbollistë të shquar shqiptarë Igli Tare dhe Lorik Canaj u vunë në gjurmë, gjetën burimin dhe blenë, me fondet e tyre nga një koleksionist privat italian kokën e Asklepit, perëndisë së lashtë greke të Mjekësisë, një relik i rrallë vjedhur nga Shqipëria në turbullirën e vitit 1991. Falë zemërgjerësisë dhe atdhedashurisë së Tares a Canajt, kjo vepër arti antike do t’i kthehet së shpejti Shqipërisë. Sipas një informacioni të dhënë nga Auron Tare, është menduar që Asklepi t’i dorëzohet Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në Tiranë. Gjesti po përcillet pa shumë bujë, madje me një farë indiference nga shtypi i shkruar shqiptar, megjithëse përbën një hap të rëndësishëm jo vetëm për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit, por edhe për kulturën e shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Ndërkohë, shtypi italian nuk ka munguar t’i bëjë jehonë.
Busti i Asklepit është një nga objektet më të rëndësishëm të qytetit antik të Butrintit. Mendohet që faltorja kushtuar Asklepit, një ndër disa të tilla në botën antike, të ketë qenë edhe pikënisje e themelimit të Butrintit, padyshim ndër thesaret më të vyera të trashëgimisë sonë antike. Busti u gjet dhe shpjegua nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini në vitet ’30-të të shekullit të kaluar. Sipas një shpjegimi tjetër, ai mund t’i përkasë edhe kryeperëndisë Zeus. Sidoqoftë, teoria e Ugolinit ka gjetur më tepër mbështetje te specialistët.
Busti u vodh nga muzeu i Butrintit në prill të vitit 1991, bashkë me shumë objekte të tjerë. Kthimi i këtyre objekteve ka filluar që në vitin 2000 (Livia), dhe ka vazhduar edhe më tej (Agripa, Herkulania, 2003; dhe Artemisa e Apollo në 2008). Përpjekja e Igli Tares dhe Lorik Canajt është një vazhdim shpresëdhënës i kësaj prirjeje pozitive, që synon të zhbëjë një mbrapshtësi poshtëruese të diktuar nga rrethana të vështira historike për shqiptarët. Vepra të tilla me vlerë artistike dhe kohore si Asklepi, Artemisa, Apollo, Livia, Agripa etj., janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore dhe i përkasin muzeumeve shqiptare, jo koleksionistëve privatë apo muzeve të Romës, Athinës, Parisit, Nju Jorkut apo Londrës.
Veprimi i dy futbollistëve të shquar ka edhe një vlerë tjetër të rëndësishme, që ndoshta kapërcen thjesht kthimin në vend të një monumenti kulture. E kam fjalën për vlerën në rrafshin e kulturës së gjithë shoqërisë. Të diktuar nga rrethana historike, shqiptarët janë mësuar ta presin gjithçka nga shteti. Shteti duhet të kujdeset për kulturën, shteti duhet të vrasë mendjen për kthimin e veprave të artit, shteti duhet të angazhohet për të gjitha. Për fat të keq, kjo mendësi vazhdon të mbizotërojë edhe sot. Shumë njerëz, që kanë në dorë dhe, ndoshta edhe duan të bëjnë diçka për vendin, tërhiqen me mendimin se s’iu takon atyre, por i takon shtetit. Natyrisht, me këtë unë nuk dua aspak të shfajësoj ngathtësinë e shtetit dhe t’i heq instancave qeveritare çdo lloj përgjegjësie. Dua veç të theksoj faktin që në shoqëritë e përparuara demokratike individët nuk presin që gjithçka të vijë nga shteti dhe shpeshherë i marrin gjërat në dorë vetë. Shumë vende të botës as që kanë organizma shtetërore për t’u marrë me probleme për të cilat në Shqipëri ndërhyrja e shtetit konsiderohet e domosdoshme. Për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në një farë mënyre janë edhe një ndër burimet më të rëndësishme të kulturës dhe artit bashkëkohor, nuk kanë Ministri Kulture (ose Sekretar Shteti për Kulturën, siç e quajnë ata). Kjo s’e ka penguar aspak atë vend të ngrejë Hollivudin, Broadway-n, industrinë më të fuqishme në botë të prodhimit të muzikës, një rrjet fantastik muzesh arti e kulture etj. Shumë prej këtyre institucioneve janë ndërtuar me nisma private të karakterit fitimprurës ose jo.
Në intervistën e tij Tare shpreh dëshirën që kjo nismë e dy futbollistëve të vlerësohet si duhet dhe të pasohet nga të tjera. Natyrisht, duke shpresuar edhe në angazhimin më serioz të shtetit, do të dëshironim të shihnim edhe më tepër gjeste të mrekullueshme e frymëzuese, si përpjekja e Igli Tares dhe Lorik Canajt për të kthyer në atdhe një vepër me vlera të rralla artistike dhe arkeologjike.
 

Ju lumtë djema !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).