*Fusha Titulli është e kërkuar.

Fillimdiell

...ndoshta është një ditë e rrezitur përtej dritës së ujshme të përditjes tënde
Ka një diell të nxehtë përtej tëndes aromë
Ka një nxehtësi të lagur
Përtej shpirtit
Tej fundbarkut
Përtej reflektimeve të errëta, të safirta
Të ëndrrave të tua

 
Ndizi kondicionerët e trurit, tash është kohë për ajër!

Skenografi makabre ishte bryma, nuk dyshoj reumatizmën
E syve të tu ëndërrorë
Por dimri tash po shkon, Persefona
Sërish del, e dheu diellon
Vetmia zdeshet, më së fundmi rilind në vetvete
Çka njeriun ka bërë njeri, prania
E t'tjerëve, zëra që s'shuhen tek lindin e vdesin
E lindin sërish.

Më dëgjo, ka një jetë të zhurmshme andej zbraztësisë
Ka ca fjalë që mposhtin heshtjen, se s' është e përjetshme heshtja
Ka ca grushta që fundosin përgjithmonë varfërinë
Ka një ballë që kurrë s'e ka puthur
Përulja ciklike mes jetës dhe gjumit
...solstic pas solstici



Poezi Moderne Kineze

miliona Dromca veshtullore të veeerdha grumbullohen e formojnë
makromolekulat etiketuar Pa shije; shpirtra njerëzorë
Të shpërvjelë nën trupa të rëndë Gangrenozë
dënuar me Gërryerje të papërfund
Kah e brendta

milingona Punëtore venevijnë pa u lodhur nëpër Sinapset sociale
epshi massmediatik Mbushet mesazhesh promocionale
Barqe të fryra, gjithë shtatzanitë të Padëshiruara
zgavër ndërgjegjjesh, Sklerozë, kalcifikim
dhe mungesë e Fuqisë së fundme
për të Të gjetur

të shplara prej qiellit Lotues e shiut me mijëra tulla, pallate, pallate Ngjyrëgjaku,
qytet vertikal i ngritur më këmbë si Monstër që përkulet mbulueshëm
kronos që Ushqehet prej thmijve t’tij, atdhe i dalë Duarsh që
tashmë vret, ose më Saktë dënon me izolim nëpër
Çmendina krejtësisht të mbyllura ku të Gjithë
rendin si të marrë që të Shpëtojnë
vetminë, nga Hijet e tyre...

injoranca debile, Metal i palëmuar, i paputhur prej limës së meditimit, Që urtësia zmerile
ende nuk ka Gërryer. mediokriteti, i paraqitur këndshëm nën Vellon
e lidershipit, profesionalizmit, Rinisë, energjisë së bardhë
Në të vërtete kutërbon prej ngjyrash Shplarë n’klor
pandjeshmëria, O zot, pandjeshmëria
alkooli, Metastazat, hipnoza
anamneza dhe Koma
fjalët e poetit

 

az

 

 

16 Komente

Ne ket moment nuk them dot pse, por ka dicka qe me pelqen tek keto dy poezite. Ndoshta fuqia e perfytyrimit, ose regjistri emocional i ngritur. Por se pari, padiskutim The rebellion of thoughts.

Nderkohe ka dhe dicka tjeter qe i ben te ngjashme me "Gramatiken Historike", si lende them, ose sic e quanim dikur "Pilaf me gozhde"- pra. disi e veshtire ne lexim.

5*

Ja të mundohem ta them une disi te pelqyeshmen  e ketyre poezive. Konceptimi, konstrukti dhe fryma jane aty ku duhen. Mbi te gjitha, ky eshte sol-i prej verteti...

Hide, why did you hide your unhidden beautiful poems? smiley

Av...I realized that if i'm not gonna wear jewels everyday, I'd better keep them in a box.. falemnderit.

I see smiley... the last one was great, though. cheers!

 

poezi shume te bukura Arber

Do ta kishe plotesuar tablone në se pas pozive kineze smiley do  pasonte nje bejte nga ato FINET sic di ti besh ti...

 

 

fillimdielli eshte si nje kermill bebe qe me rri ulur ne vesh. gjinkalli i pinokut si ore mali.

flokenaje, shoqeruar me gernete?

jo mi tropizme,  me foragjere ose sillazh...

Fillimdiell eshte e mrekullueshme. Me ngjall nje shprese rilindjeje dhe riperteritjeje pas nje "grushti" te forte ne stomak, kur dhembja ze e mpaktet dhe dalengadale behesh gati t'i kthehesh jetes nga e para... Flm.

nuk keni gje ne vije ne kete menyre...

Je bo soft Solo. Sidomos me keto premtimet "e zhurmshme andej zbrazetise".

 Poezite me te mira qe me ke rene te lexoj ndonje here.Flm Solo qe i ndan me ne!23,eshte pa shpenzime.

@ lulian, edhe hard gjithe kohes nuk rrihet smiley

flm te gjitheve per komentet. personi i pare qe i ka lexuar me ka thene:

poezia e pare, varja, muhabeti i vjeter i vdekjes dhe i rilindjes, vera, dimri e me the e te thashe, pune e vjeter shume.

poezia e dyte, varja, simbolike e njejte me cdo poezi proteste, ngjan si kenge e xhovanotit, ca vargje jane zgjatur per efekt te arritjes se imazhit, dhe figura e pallateve ngjyregjaku eshte perseritje e logos se saktivistes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).