Fusha e kuqe

........

Ne barkun e fushes se kuqe
Shtrihet hija e njeriut dhe e fatit te tij
Ndersa dita ndricohet nga syte e rinj te mengjesit,
nje verberi e heshtur mbath trokun e vdekjes.

Per ku je nisur njeri???
Rrugnaja e fatit tend nje dite do te tradhetoje.
Ne bark te fushes do mbjellesh faren
e vdekjes dhe te kujtimit per veten .

 

.......................
 

 
Nje grua e qumesht
mbuluar me push deshirash
derdh cipen e zerit
mbi gjumin e femijeve

Nje burre prej kocke
veshur me shtellunga heshtjeje
zhvesh me buzet e ashpera
perseritjet dhe kenget e gruas

ne kete ulluk kohe dhe zeri
lekunden femijet dhe enderrat
ndersa burri dhe gruaja lakohen
ne kurdhen e te perditshmes se tyre.

 

..........................
 

 
Buze lumit qe rrjedh si koha
njeriu harron veten.
Thyen ritmin e jetes
kruspullohet brenda frymes
dhe bie ne gjumin e vdekjes.

Buze lumit qe rrjedh si koha
fjalet e mija te ajërta
peshkojne mendime te trishta.

 

........................

 
 
Perkulja e gruas

Perkulja e saj prej gruaje
qendron mbi fyej drite.
kercen ngazellimi i dyshimit
Mbi koleksionin e keqkuptimeve

Ajo hesht
shtrihet mbi perkushtim.
Nevoja ime pa emer
I derdh mbi shpatullat e zhveshura
flladin e veshtrimit tim.

ngjethet perkullja e saj prej gruaje
mbeshtillje gjunjeve prej femije.
Kufijte e saj te arsyes
ngrihen mbi koleksione keqkuptimesh.

 

5 Komente

Nje koment te shkurter shpejt e shpejt :

Nuk kam asgje me poezine, mund te jete shume e bukur, mund te jete me e bukura qe eshte postuar deri me sot, s'kam asnje paragjykim.

Por nga ana tjeter, kam nje gjykim : nuk di nese jam percart une apo c'dreqin eshte tjeter, por ka ca kohe qe poezite qe postohen ketu, te pakten shumica e tyre, me ngjajne si dy pika uji.

Nuk e di pse. Di qe poezite e ketuhit me ngjajne me veren australiane : pi e ngopu sa te duash, nuk e merr vesh c'pive : vere hemisfere veriore apo jugore, Europe apo Afrike, shkurt, pa ndonje gjurme te veten te vecante.

Kam nje ide, ndoshta s'eshte fare keshtu : ka mundesi qe kjo vjen nga nje varferi tejet e madhe fjalori poetik qe poetet tane perdorin. Sillu e mbeshtillu, te gjitha poezite qe lexoj ketu mund te permblidhen ne 100 fjale, ndoshta 150. Jo me shume.

Dhe me e keqja eshte se rreshtimet e ketyre fjaleve jane gati njelloj :

- dielli me djeg
- era eshte e ftohte
- por puhiza eshte e ngrohte.
- ajo ka ikur nje mengjes
- dhe me ka lene te gjore
- e pastaj ne jemi ne globalizem dhe oh sa mire.

Nje pike tejet e rendesishme per mua, eshte qe poetet tane (dhe shkrimtaret gjithashtu), kane nje etje te stermadhe, gati te pashuar kurre, per formime fjalesh te reja :

- qiellkerkues
- aromeshume
- dashurirrumbullake
- kokedhembjecmendurake
- buzeqershibojalleshe

e plot te tilla. Sapo lexova dhe nje poezi tjeter me oxhaqe dhe re te pambukta, e pamundur te mos biesh ne ca hendeqe e lakeleqe qe e shkaterrojne poezine.

TE PAKTEN PER MUA.

Per te tjeret, gezim pacin gjithmone dhe iu ndritshin syte nga bukuria e poezive.

Miremjes aaarrrrr. Verejtjet e tua qendrojne (mendimi im), por i ke ra ne qafe A.Roshit kot, s'ishin per ketu. Bona gabimin lexova komentin para poezise (komentues i ri ne poezi thashe...) e mu desh me i lexu poezite disa here sa me doli shija e komentit smiley

Pizite me pelqyen, kane nje ritem te avashte frymemarrjeje e te japin kohe te perceptosh ato qe ka pare autori. E thene thjeshte mua me pelqyen.

Verejtjet e tua besoj se duhet te sherbejne si note kujdesi per ata qe shkruajne ketu, por me sa kam lexuar shumica e poeteve ketu kane fjalorin e tyre shume here me te gjere se shablloni qe permend ti, sa disa here habitem se ku i gjejne ato fjale. Desha te permend nick-e por me mire po i rrij larg atij muhabeti..

Me shume kenaqesi, por s'mundem.

Ngaqe e dija qe s'mundem, i kam shpeshtuar hapat e kujdesshem :

- Nuk kam asgje me poezine, mund te jete shume e bukur, mund te jete me e bukura qe eshte postuar deri me sot, s'kam asnje paragjykim.

- nuk di nese jam percart une apo c'dreqin eshte tjeter,

- me ngjajne si dy pika uji.

- ndoshta s'eshte fare keshtu

- ka mundesi

- jane gati njelloj

- TE PAKTEN PER MUA.

Eshte e rralle te gjesh nje postim me kaq shume sterkembesha qe i ka futur vetes se vet. Gati te duket sikur postimi im me lart nuk vlen asgje sepse nuk shpreh kurrgje me bindje.

Kam hedhur ne ajer ca mendime, pa e vrare mendjen fare a kam te drejte apo jo. Nese dikujt i pelqejne, le t'i thelloje me tej. Nese nuk i pelqejne, le te kaloje me tej sepse s'kam ndermend te jap llogari per gjera qe s'jam i bindur as vete.

Lumi-koha,jeta-vdekja jane kordinatat, kufijte  dhe metaforat brenda te cilave ndertohet nje univers i vogel egzistencial. Ne qende te ketij universi me drite e hije  eshte perkushtimi femres grua. Une keshtu e kuptova dhe me pelqeu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).