Filmi shqiptaro-serb "Muaji i mjaltit" përgatitet të dalë në kinema në qershor

SE Times

Një çift kineastësh shqiptarë e serbë po bashkëpunon mbi një film me shpresë që të afrojë kulturat e tyre dhe të tërheqë shikuesit e huaj. Ky do të jetë i pari prodhim i përbashkët kinematografik shqiptaro-serb. Regjisorët shpresojnë ta kenë atë gati për shikim deri në qershor.

Muaji i Mjaltit është vepër e skenaristit të ri shqiptar Genc Përmeti dhe regjisorit të njohur serb Goran Paskaljeviç. Filmat e fundit të tij përfshijnë Si u bë Harri një pemë dhe Kabare Ballkan.

Ata janë njohur me njeri tjetrin prej katër vjetësh dhe ndajnë një pasion të përbashkët për artin dhe marëdhëniet miqësore mes artistëve.

Sapo Paskaljeviç tregoi interest në prodhimin e një filmi në Shqipëri, "Kjo Ishte e gjitha!" sipas Përmetit. Ata iu kushtuan një vit shkrimit të skenarit, gjatë të cilit u konsultuan me historitë folklorike shqiptare dhe studjuan intensivisht kinematografinë. Përveç kësaj, ata mblodhën së bashku financimet shqiptare, serbe, italiane, gjermane dhe zvicerane për filmin me buxhet 1.5 milionë euro.

Filmi i ardhshëm përshkruan historinë e dy çifteve, një shqiptar e një serb që digjen të dy nga dëshira të emigrojnë në BE jomikpritëse. Udhëtimet e tyre përfundojnë në zhgënjime të papritura, sipas Përmetit, i cili nuk do të zbulojë më tej hollësira.

Në një intervistë me AFP, Paskaljeviç tregoi se si synimet e tij filmike u sulmuan si nga nacionalistët serbë dhe ata shqiptarë. Disa serbë "më përshkruan mua si një tradhëtar," vuri në dukje ai.

Përmeti dhe Paskaljeviç filmuan në vende në Serbi (krahina e Vojvodinës dhe Beograd) dhe në tre qytete shqiptare (Burrel, Tiranë dhe Durrës) dhe gjithashtu në Itali dhe përgjatë bregdetit adriatik. Ata mbaruan xhirimet në dhjetor dhe tani po redaktojnë filmin.

Të dy bashkëpunëtorët synojnë së pari në festivalet e filmit dhe dashamirët e filmave artistikë, ndonëse Përmeti beson se rrëfimi universal i filmit do të tërheqë të gjithë llojet e shikuesve. Ai pret gjithashtu që filmi t'u tregojë kineastëve të Ballkanit Perëndimor sesa shumë kanë të përbashkëta dhe sesa të ngjashme janë problemet e tyre. Ndonëse filmi është larg përmbajtjes politike, ai shpreson se tërthorazi do të inkurajojë politikanët në të dy vendet për të shfaqur më shumë ndjeshmëri ndaj shtetasve të tyre.

Ekipi filmik përfshin një përzjerje të aktorëve të mirënjohur serbë, shqiptarë e italianë. Përmeti dallon aktorin e ri kosovar Çun Dajçi, si të preferuarin e tij, duke thënë se "loja e tij e shquar dhe veçanërisht origjinale do të vihet re padyshim".

12 Komente

Bravo per iniciativen ketyre te dyve. smiley Shpresoj gjithashtu te jete dhe film i mire nga ana artistike, se do behej me i njohur dhe mbase do inkurajonte bashkepunime te tjera artistike midis shqiptareve dhe serbeve.

Vecse kam frike se keta lloj filmash nisin me buje dhe perfundojne si L'America.Uroj qe te jem gabim!

Une uroj qe mos ta kesh hiç gabim ! "Lamerica" (titulli eshte PA apostrof), eshte film i mirekullueshem !

Suksese...

... tradhetareve! smiley

 Lamerica i mrekullueshem????? me bastard nuk behet

Trim!

Nuk e kupton qe STALKER eshte nga ata albaneze, qe jane bere me italiane se vete italianet?

Po Lamarica eshte film i mrekullueshem se i nxjerr shqiptaret si plehera dhe duke marre nje periudhe teper te shkurter ne historine tone dhe duke e pergjithesuar me te gjithe historine tone.TURP!

Nuk e ke vene ndonjehere llogjiken ne pune ti STALKER ,se sipas mendimit tim italianet jane njerezit qe duhet te tallan me pak me te tjeret.Me 60 qeveri te nderruara ne 60 vjet dhe me nje shtet me burokratik qe edhe Kuba do tja u kishte zili.Le te shohin Italine e Jugut ku nuk pyet njeri per shtet dhe trajtimin qe ju bejne jugoreve ne Veri.Pastaj te te qajne hallin tone.

Bashkohem me ty Trimi,Lamerica eshte filmi me bastard dhe me racist qe kam pare deri me sot.As greket apo serbet nuk kane bere filma me raciste se Lamerica.

E kam thene (perifrazu, me sakte), qe historia eshte nene e keqe (e ashper).

Te filmi Lamerica, nje media-medio-medi-bamje (oker, gjymesbamje me nje fjale), vjen e i shpjegon faktin qe gishtat e dores nuk jane isoj nje populli qe (mund te) lexonte "Pallatin e Endrrave" ne origjinal. Thjesht, pune Lamerda!

PS Rrnoft mendjehapesia revolucionare panevro-atllantike!

 sipas  mendimit  tim  nuk   do  beja  film  me serbet

Kritika (reviews) te ketij filmit

Hollywood Reporter

Variety

Ne anglisht flimi e ka emrin "Honeymoons", kurse ne serbisht "Medeni mesec". Po e pa njeri na thuani nese ju peleqen. Gjithashtu gjithe ballkanasit nje mendje joprofesionale kane; faqja zyrtare e filmit s'ka nje trailer, as ne youtube s'gjeta gje. smiley Gjeta vetem kete pjesen e shkurter, po qe s'duket si trailer gjithsesi.

Shpresoj me gjithe shpirt qe te jete nje sukses dhe kam shume qejf qe ta shikoj kete film. Bravo per iniciativen. Ky film nuk ka per ti shuar paragjykimet reciproke por megjithate eshte nje hap i mire.

Një çift kineastësh shqiptarë e serbë po bashkëpunon mbi një film me shpresë që të afrojë kulturat e tyre dhe të tërheqë shikuesit e huaj.

 

Duhen shtrenguar lidhjet me popujt vellezer sllave...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).