Ekspozitë - homazh viktimave të diktaturës komuniste

Janë dokumente tronditëse. Fotografi makabre pushkatimesh, të vrarësh në kufi, dhoma të mbushura me kufoma e fytyra të zverdhura përpara hetuesisë. Ekspozohen për herë të parë. Janë të rënda, rrënqethëse, por janë dëshmi të një kohe që nuk duhet të përsëritet më. “Nderim viktimave të sistemit komunist”, titullohet ekspozita që hapet sot në hollin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një ekspozitë kushtuar viktimave të diktaturës komuniste. Një homazh për të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit, por edhe për të gjithë shqiptarët, që jetuan në frikë gjatë viteve të diktaturës. Janë vitet 1944-1990, që vijnë përmes një instilacioni gjigand të vendosur në qendër të hollit, foto-intalacioneve, kolazheve filmike të kohës, apo objekteve të viktimave. Ekspozita e sotme vjen si një iniciativë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Filmit, Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Galerisë Kombëtare të Arteve. “Ekspozita hapet ditën kur 18 vjet më parë ranë mitet e komunizmit”, - tha në një konferencë për shtyp të organizuar me këtë rast, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Sipas tij kjo ekspozitë, e para në llojin e vet, e ka fillimin qysh në vitin ’44 në eliminimet e para, për të vijuar pas çlirimit me parlamentarët opozitarë e për të hyrë thellë në vite, në eliminimet e “grupeve” armiqësore, në eliminimin e klerit katolik, shembjen e kishave dhe xhamiave, etj. Duke u futur në detajet e ndërtimit të ekspozitës, Pango thotë se ajo është ngritur mbi katër elementë kryesore artistikë, të cilët janë ndërveprues me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për instilacionin, foto-instalacionin, projeksionin filmik dhe objekte të përditshmërisë së të burgosurve, të dhuruara prej tyre apo familjarëve të tyre, objekte këto që dëshmojnë histori tragjike njerëzore. Në këtë ekspozitë është përfshirë edhe një pavijon i rëndësishëm mbi gjenocidin ndaj popullit kosovar, të trajtuara në një mënyrë të re konceptimi, ndërthurur me komponentë të rinj, që do të kalojnë kornizat e të zakonshmes, përmes efekteve të ndriçimit, zërit, formave etj. Pas fondit të akorduar nga qeveria për çeljen e kësaj ekspozite, për këtë projekt po investojnë një sërë institucionesh, duke kontribuar me dorëzimin e materialeve origjinale fotografike, dokumenteve, objekte të përdorura nga të burgosurit, duke plotësuar anën vizuale dhe atë të përmbajtjes së ekspozitës.

Viktimat e sistemit komunist

Të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit 6535

Të pushkatuar 5548, mes tyre 91 gra

Të burgosur 14563, mes tyre 445 gra

Të vdekur në burg 987, mes tyre 7 gra

Të futur në psikiatri 308, mes tyre 35 gra

Të internuar e të dëbuar 21401, mes tyre 9322 gra

U pushkatuan, burgosën dhe vdiqën në burgje:

Klerikë katolikë 120

Klerikë bektashinj 83

Klerikë myslimanë 60

Klerikë ortodoksë 39

U shkatërruan dhe u mbyllën

2169 institucione fetare

Xhami 740

Kisha e manastire ortodokse 608

Kisha e manastire katolike 157

Teqe e tyrbe 530

Vrasjet në kufi ’88-’90, për herë të parë dëshmitë

Janë rreth 180 metra linearë fotografi. Shumë syresh makabre. Kuratori i ekspozitës “Nderim viktimave të sistemit komunist”, Rubens Shima, thotë se 80% e materialit të përdorur për këtë ekspozitë është i paekspozuar më parë. Foto-instalacioni është struktura bazë e ekspozitës. Janë fotografi origjinale, bardhë e zi, të shoqëruara me ndriçim nga pas. Ndër fotografitë që ekspozohen për herë të parë janë vrasjet masive në kufi në vitet ’88-’90, kur tashmë kishte ndryshuar kodi penal për kalimin e kufirit. Janë pamje tepër të rënda, të cilët nuk janë parë as nga të afërmit e viktimave. Sipas Shimës, për arsye etike i kanë hequr emrat e viktimave, në mënyrë që ato të mos jenë tronditëse për familjarët e tyre. Të tjera fotografi të paekspozuara më parë janë ato që i takojnë masakrës në Hotel “Bristol”, pas hyrjes së komunistëve në Tiranë në vitin 1944, ku u vranë nëpër dhomat e hotelit me dhjetëra njerëz. Mes seleksionimit të materialeve të sjella nga arkivat, janë gjetur mes tyre edhe foto-portrete të të pyeturve në hetuesi. Janë portrete burrash e grash, në pamjet ballore dhe anësore. Portrete të shpërfytyruara prej tmerrit, që zor se mund të njihen. Duken njerëz të thjeshtë, punëtorë, fshatarë, gra me sy të zgurdulluara e me shami në kokë. Fytyra të shprishura, që nuk mund ta fshehin terrorin. Mes morisë së fotove të grumbulluara, që do të zënë një panel prej 15 metrash, janë edhe njerëz të njohur si përkthyesi i njohur Jusuf Vrioni, shkrimtari Mitrush Kuteli, etj. Edhe në këtë rast janë hequr emrat e të fotografuarve.

Në qendër të hollit do të vendoset një instilacion i përmasave të mëdha, që paraqet një gardh me tela me gjemba, 15-metra i gjatë dhe 3-metra i lartë. Sipas muratorit Shima, ky instilacion nuk të kujton vetëm vitet e diktaturës dhe viktimat e saj, por tregon edhe mentalitetin e atyre njerëzve, që nuk duan të distancohen nga kjo periudhë. Projeksionet filmike, të cilat shfaqin momente të përshkallëzimit të dhunës dhe krimeve të kryera gjatë gjithë periudhës në fjalë. Një pjesë e ekspozitës është kthyer në një black-box, ku do të shfaqet një kolazh filmik, nga Arkivi i Filmit dhe Televizioni Shqiptar. Ekspozita është konceptuar në mënyrë të tillë, që përmes efekteve të dritës, zërit, video projeksionet, të përfshijë emocionalisht vizitorët, sigurisht duke i dhënë ndjesinë e përjetuar vërtet momentet dhe ngjarjet e shëmtuara, po aq dhe reale.

Dita e rënies së diktatorit

Nuk është e rastësishme përzgjedhja e datës 20 shkurt për hapjen e ekspozitës, për të nderuar viktimat e diktaturës komuniste. Pikërisht në këtë datë, 18 vjet më parë, u rrëzua monumenti i diktatorit Enver Hoxha, që ngrihej pranë Sheshit “Skënderbej”, pas protestave të nisur nga studentët. Rënia e simboleve të komunizmit në Shqipëri, më 20 shkurt të vitit 1991, do të përkujtohet në Tiranë me një sërë aktivitetesh, mes të cilave edhe dekorimi nga Presidenti i Republikës i 14 protagonistëve të kësaj ngjarjeje, si dhe një aktivitet në kuadër të 18 vjetorit të grevës së urisë së mbi 700 studentëve e pedagogëve të universiteteve të vendit.

35 Komente

Nuk është e rastësishme përzgjedhja e datës 20 shkurt për hapjen e ekspozitës, për të nderuar viktimat e diktaturës komuniste.

Po palaco po. Sigurisht qe nuk mund te zgjidhnit nje dite tjeter. Sigurisht qe jo.

Laparoseni kete dite me kujtimin mbi krimet.  Kjo nuk eshte dite e krimeve as e viktimave. Quajeni dita e shpreses ose dita e enderrimeve apo me mire mos e quani asnje gje, por jo e  KRIMEVE !

Viktimat nderohen ndryshe more maskarenj ! Le qe ska nevoje per nderime fare i here. Ca dmth te nderosh viktimat se e cmendet ket milet me kto maskaralleqe ???? !!!

Tushe, pse je kaq e pamëshirshme o gru?

Nuk thu shyqyr që ministria e kulturës ka organizuar një aktivitet...

Vazhdon mendësia e nxirjes së të së kaluarës për të mos folur për të tashmen (imagjino se sa mund të flasë për të ardhmen, ky ministri).... të paktën, të kishte financiuar bërjen e ndonjë filmi ose vënien në skenë të ndonjë pjese teatrale (me të njëjtën tem&eumlsmiley... por nuk mund të merret me KULTURË, se ja kanë lidhur këmbët komunistat (!!).

Një tufë me hajvanë!

I paske futur edhe nje goxha njesh o tushe, qe e ke kenaqur kete shkrimin smiley

Ripashe nje dokumentar dje. Te bere pak pacavure nga shpejtesia, se shumica e parave kishin firuar gjate rruges, por kishte dale dicka e vecante per grate dhe vajzat qe jane keqtrajtuar nga dikatura. Pamje dritheruese dhe kujtime te frikshme....

Keto pacavuret qe behen per protagonizem nuk kane asnje fare lidhjeje me ate qe pashe dhe degjova ne dokumentar. Po ky zoteria qe ke qef ti, as qe ka pike interesi per deshmite. Per protagozimin po. Edhe po shfrytezon mundesite.

Jo jo.

Une zakonisht kur kam ndonje qendrim ndaj ndonje shkrimi bej koment mbi te. Me mire do ishte me nejt urte fare ne fakt e mos me thene asgje, vetem me lexu e me blujt perbrenda, por cti bej, gjuhen e kam te gjate por ama doren e kam te shkurter smiley  Nuk me mbrrin shpesh atje ke yjet. Se kam zakon te votoj. Se di pse, por sme duket me shume sens. Le qe shumicen e rasteve harroj fare.

Jo se ka nai rendesi, por thjesht qe ta kesh parasysh smiley

Selanik e taptepjete, keshtu ka qene e keshtu do te jete

Ju kujtohen ekspoziatat nga koha e luftes civile? Trimat heroj te pushkatuar nga ballistet, nga zogu te varurn ne litar. Ju kujtohen fotografite e trimave ne burgjet e zogut apo te kuislingeve?

Tani gjerat ndryshuan , tani gjerat jane po ato. Ekspozita, fotografi, perkujtimore buste e obeliske, qe hiqen per tu zevendesuar dhe buste e obeliske te rinj. Piramida qe shkatrohen per te ndertuar piramida te reja.  Kalum 50 vjet me nje lufte klasash per te ardhur ne nje 50 vjecar te ri te luftes se klasave.

Kur dola per te permbysur bustin e dulles, tamam 18 vjet si neser, kur plumbat e leshuara nga policet me vershellenin mbi koke, kur te nesermen e asaj dite dola bulevardit te Korces per te ndjere shenjestren e snajperit mbi  koken time, tek ai priste urdherin ne radio  "zjar". E pra 18 vjet me pare tek ndodhnin tere keto gjera,  une fantazoja nje shoqeri pa ekspozita e perkujtimore ku tregohet se si shqitparet kane vrare shqiptaret, pa buste e obelisqe qe riciklojne njeri tjetirn , pa piramida, ngritur per  nje shtrese te shoqerise mbi gjakun dhe vuajtjet e  shtreses tjeter, Une fantazoja nje shoqeri ku te gjithe bashke, vrases dhe te vrare te mblidheshim rreth flamurit kuq e zi per te punuar e ndertuar per te miren tone.

Kaluan 50 vjet lufte kalsash per ti lene vendin nje 50 vjecari te ri te luftes se klasave. Tek ne lufta e klasave ka  ardhur jo nga sistemi komunist apo demokratik por nga mendesia e mentaliteti yne i gjakmarjes.

Toko, na paraqit viktimat e ballit e zogisteve qe ishin ne muze.

Shkruaji kançelires Merkel boll me nazismin, shiko si i trajton emigrantet.

Toko, ti harron se e keqja e Shqiptareve eshte ulur kembekryq dhe tall b...n, me keto perkujtimore, me ligjin kunder kriminelave, me drejtesin, pronen.

Ne Shqiperi u rrezuan idhujt, por jo idhujtaret.

 

Ndër fotografitë që ekspozohen për herë të parë janë vrasjet masive në kufi në vitet ’88-’90, kur tashmë kishte ndryshuar kodi penal për kalimin e kufirit. Janë pamje tepër të rënda, të cilët nuk janë parë as nga të afërmit e viktimave. Sipas Shimës, për arsye etike i kanë hequr emrat e viktimave,

po numurin se sa ishin këto viktima ku mund ta gjejmë ?

 

Në qendër të hollit do të vendoset një instilacion i përmasave të mëdha, që paraqet një gardh me tela me gjemba, 15-metra i gjatë dhe 3-metra i lartë. Sipas muratorit ?!? Shima, ky instilacion nuk të kujton vetëm vitet e diktaturës dhe viktimat e saj, por tregon edhe mentalitetin e atyre njerëzve, që nuk duan të distancohen nga kjo periudhë.

Vetem ato viktima te rregjistruara ne anen tjeter te kufirit, ose te varrosur ne shtetet fqinj, jane mbi 6.000, midis tyre gra e femije.

jane mbi 6.000

6013 apo 6898 ?

kufirit grek apo jugosllav ?

ky instilacion nuk të kujton vetëm vitet e diktaturës dhe viktimat e saj, por tregon edhe mentalitetin e atyre njerëzve, që nuk duan të distancohen nga kjo periudhë.

Hec aty, Realizmi Kapitalist ne "full swing"! smiley

Art jo vetem per te perkujtuar viktimat e komunizmit, por edhe per te stigmatizuar fenomenet negative te diteve te sotshme! smiley

 

Ftese per sherr:

Sa ja ka bo' rrogen PD-ja ketij Skulptorit te Borgjezise (as opposed to Skulptorit e Popullit)  di gjo' njeri?

 

Mroklla para pak minutash tek nje teme e ngjashme ku flitej per degjenerimin e debatit:

Ka shume njerez, qe kjo pune i eshte bere si sport! Si droge! Nuk rrine dot pa bere tifozllek! Pa u grindur me ndonje te grupit kundershtar!

 

Mroklla tani, pa ju thare boja atij komentit tjeter:

Ftese per sherr:

Sa ja ka bo' rrogen PD-ja ketij Skulptorit te Borgjezise (as opposed to Skulptorit e Popullit)  di gjo' njeri?

Priceless, mrokell-licious smiley

Me ter' men s'e kape shakane? smiley

Nuk e besoj kurre! 

Nejse!

The key is at "Ftese per sherr"!

But, then again, it's not funny if you have to explain it! smiley

E bukur (me qesh) nuk osht, tha.. po e thelle osht sa t'dush'!smiley

 

Nuk e di a do quhen kto si "fakte" per dike ketu qe perhere thote qe s'ka "fakte" qe jane vrare njerez nga 1994-1990.

20 SHKURTI 1991

Dita kur Shqiperia ka qene vertet e lire dhe demokratike!

Natyrisht qe kelyshave roze nuk ju vjen mire kur ju kujton kete dite dhe bejne ceshte e mundur qe te hedhin balte mbi te.Shikoni reagimet e tyre ne tv,media dhe tek PPU duke u perpjekur ta cmitizojne sepse per kete jane specialista(keta cmitizuan Skenderbeun dhe jo nje levizje qe ka ndodhur para 18 vjeteve qe se kane problem).Hedhim balte dhe shpifin per protagonistet e asaj kohe qe bene ceshte e mundur me idealizmin e tyre te nxirrnin nga izolimi Shqiperine e vetizoluar ne menyre absurde.Natyrisht qe dhe dekorata do te shperndahen dhe nuk ka asgje te keqe dhe e verteta eshte se Gezim Kalaja e meriton nje dekorate.

toko,

Deri para pak ditesh kam pasur shume repskt per komentet e tua por kur pashe qe ti (qe ne 20 shkurt pjesmarres i renies se bustit ne Korce) te mbrosh spiunet e sigurimit  me rastin e ligjit te lustracionit nuk po ju besoja syve.Ndersa mundoheshe te na thoshe se nuk eshte kushtetues si ligj me duket se e ke harruar qe edhe ne kushtetuten me reaksionare te Shqiperise miratuar ne 1976 zyrtarisht e ndalonte torturen.Kete bejne sikur nuk e dine edhe te tjeret qe ishin kunder ketij ligji por te pakten ata ishin kuqalashe dhe ju takon ta bejne.Po ashtu te gjithe e dime se sa njerez te pafajshem kane torturuar sigurimsat.Dhe per te gjitha keto krime thjesht po ju kerkohej qe ne nje periudhe te caktuar te mos punojne ne shtet.Nga kometi yt per ate ceshtje u shokova kur permende qe ke qene aktiv ne 1990-1992 dhe thashte qe nje njeri qe me zemer ka qene ne ate levizje nuk i takon te shprehet keshtu.Por pastaj mendova se duke qene jashte dhe ke pare jeten demokratike ketu,je bere me katolik se papa duke harruar qe edhe keto shtete te zhvilluara i kane kaluar ne fazat e Shqiperise me me shume dhune dhe gjak.

Ndersa sot po na flet kunder monumenteve dhe obelisqe.Une mendoj qe momumentet dhe obelisqet dhe fotot duhen se pa to jemi pa memorje dhe nga kjo gje ne si popull vuajme shume.Ndoshta ka pasur shume njerez si ti, qe tregohen me katolike se papa pasi jane kthyer nga jashte, gjate gjithe historise tone qe kane menduar keshtu dhe i kane futur kazmen monumenteve kombetare dhe na kane lene pa gje tani.Ke lexuar gje per 1967 keshtu thane edhe atehere le ti heqim keto kisha sepse jane monumente te se kaluares dhe me to hoqen edhe historine tone.

Monumentet dhe fotografite duhen ruajtur dhe ekspozuar.Ato qe ja vlejne i rezistojne kohes te tjerat cohen ne arkiva.Por kete nuk mund ta caktosh ti por koha.

Per ata qe vertete po festojne sot:

Gezuar 20 Shkurtin vellezer dhe motra!

Solidarnosc - 20 Shk 2009 - 4:48pm

 

Toko,

Deri para pak ditesh kam pasur shume repskt per komentet e tua

 

 

 

Me vjen keq jo qe ke humbur respektin ndaj meje  por se nuk i ke kuptuar komentet e mia

 

por kur pashe qe ti (qe ne 20 shkurt pjesmarres i renies se bustit ne Korce) te mbrosh spiunet e sigurimit  me rastin e ligjit te lustracionit nuk po ju besoja syve.

 

 

Une nuk mbrojta as nuk shava ndonje njeri Une thashe se ligji nuk  i sherben bashkimit kombetar por krijon nje lufte te re klasash njesoj si ajo qe beri  regjimi i kaluar  qe une dola per te permbysur Ai regjim ku une e provova edhe te qenit spektator i luftes se klasave dhe te qenit viktime e luftes se klasave. Ndryshimi i/e dashur eshte se une nuk dola per hakmarje por dola per bashkim. Se une e provove qe kur linda deri sa u bera 25 vjec se cfare eshte lufta e klasave, e provova ne  kurrizin tim. Ndryshe nga ata qe sot hiqen te perndjekur une  e di cdo te thote lufte  klasash. Mbase prandaj sot me rahin kockat  jashte ne mergim dhe nuk jam ne shqiperi si ata qe moren tesren e te perndjekurit politik  si shperblim se rregjimi i meparshem komunist u ktheu mbrapsh kerkesen  e tyre per te mare tesren e PPSH ,dhe sot jane neper ministrira e dikastere duke vjedhur popullin fukara e duke ulurire si hijenat qe kerkojne gjak per hakmarje e gjakmarje. 

 

 

Ndersa mundoheshe te na thoshe se nuk eshte kushtetues si ligj me duket se e ke harruar qe edhe ne kushtetuten me reaksionare te Shqiperise miratuar ne 1976 zyrtarisht e ndalonte torturen.Kete bejne sikur nuk e dine edhe te tjeret qe ishin kunder ketij ligji por te pakten ata ishin kuqalashe dhe ju takon ta bejne.Po ashtu te gjithe e dime se sa njerez te pafajshem kane torturuar sigurimsat.Dhe per te gjitha keto krime thjesht po ju kerkohej qe ne nje periudhe te caktuar te mos punojne ne shtet.Nga kometi yt per ate ceshtje u shokova kur permende qe ke qene aktiv ne 1990-1992 dhe thashte qe nje njeri qe me zemer ka qene ne ate levizje nuk i takon te shprehet keshtu.Por pastaj mendova se duke qene jashte dhe ke pare jeten demokratike ketu,je bere me katolik se papa duke harruar qe edhe keto shtete te zhvilluara i kane kaluar ne fazat e Shqiperise me me shume dhune dhe gjak.

 

 

 

Duhet te me kesh ngateruar me ndonje tjeter se une kur nuk kam folur per kushtetuten Se pari sepse une nuk e njoh kushtetuten dhe nuk mund te flas Se dyti Kushtetuten e bejne njerezit, po ata njerez qe bene edhe ligjin e lustracionit. Kushtetuta nuk eshte e shkrojtur ne shkemb qe te mos  ndryshoj, nese kete ndryshim e kerkon e mira e kombit. Per mua ska lidhje fare kushtetuta me ligjine lustracionit  E perseri me ligjin e llustracionit ka  lidhje  mentaliteti yne i gjakmarjes ndaj njeri tjetri si komb

Ndersa sot po na flet kunder monumenteve dhe obelisqe.Une mendoj qe momumentet dhe obelisqet dhe fotot duhen se pa to jemi pa memorje dhe nga kjo gje ne si popull vuajme shume.Ndoshta ka pasur shume njerez si ti, qe tregohen me katolike se papa pasi jane kthyer nga jashte, gjate gjithe historise tone qe kane menduar keshtu dhe i kane futur kazmen monumenteve kombetare dhe na kane lene pa gje tani.Ke lexuar gje per 1967 keshtu thane edhe atehere le ti heqim keto kisha sepse jane monumente te se kaluares dhe me to hoqen edhe historine tone.

Monumentet dhe fotografite duhen ruajtur dhe ekspozuar.Ato qe ja vlejne i rezistojne kohes te tjerat cohen ne arkiva.Por kete nuk mund ta caktosh ti por koha.

 

Qe te mos harohet e te mos perseritet sic po perseritet tani shkruhet historia dhe mesohet ne shkolle. Ajo shkruhet drejt ashtu sic ka ndodhur me te mirat e te keqiat e saj. Te shkruhet se edhe komunizmi i beri disa te mira ketij vendi sic i beri edhe krimet ndaj njerezimit. Te shkruhet se ata qe u perndoqen nga sistemi,  u perndoqen jo ishin disidente por se i ra fati i keq/ llotaria te hynin ne listen e zese  te sigurmit te shteti. Te shkruhet se te qenit spiun ishte pune, njesoj si te qenit fshesaxhi, llogaritar apo murator, dhe po te mos e pranoje beheshe viktime me gjithe familje. Te shkruhet se shume nga ata qe u burgosen kishin kerkuar te beheshin spiune apo komuniste me teser,  por nuk i pranuan, se lista ishte plot me te tille.  Ndersa monumentet, obelsiket, ekspozitat jane mjete per te treguar se si une te vrava ty, e se ti tani edhe enjgell te jesh duke pare krimet te mira do te ngrihesh e te kerkosh te me vrasesh mua. Jane mjete per tu treguar femijeve te mi se ishin prinderi e tu qe me vrane mua dhe tani duhet qe  te ngrihen ata e te vrasin femijet e tu.

Ato jane fatkteqsia jone qe na ka ndare me njeri tjetrin . Jane semundja tone, jane kanceri yne, qe po na con drejt vdekjes.

Gezuar edhe njehere festen. Jo ate te gjakmarjes por ate festen qe duhet ti hape rruge bashkimit tone. Mos haroni atehere te gjithe ishim bashkfajtore dhe bashkevuajtes.

C'jane keto shkrime te ulta qe sillni ne peshk!!

E vecanta e peshkut ka qene se mund te lexoje shkrime ne nje kendveshtrim ndryshe , jo te lexosh propagande qeveritare .. Eshte fyerje intiligjence per me teper..

Mos u habitni aspak pse degjenerohen temat..

 

 

 

 

 

Ja psh, nje dite, anetari 23 me pyeti c'ishte ky cinizmi e c'ishte kjo ironia. Edhe i thashe dy fjale por pastaj e lashe me aq. E ja tek jemi perpara kusheririt tone CINIZEM.

Shikoni ca postime te ndritura nga fillimi : njerez te zemeruar dhe te fyer nga perkujtimi i nje periudhe qe eshte ende shume larg shpuplimit. Ca "shkrimtare" lart e poshte e demaskojne diktaturen me gallata vathe, dhe ca intelektuale te fisme shprehen KRYELARTESISHT DHE GJELESISHT (me lafshen e kuqe mbi krye) qe "na cmenden keta me keto perkujtime".

Po sigurisht qe na cmenden, sigurisht. Nuk eshte e lehte te ta kruajne plagen te cilen nuk deshiron ta shohesh. Rreth 6 000 te vrare, nder te cilet 100 femra (nena, motra dhe gra shtepie). Te vrare dhe te varur. Madje dhe shtatzane. Madje dhe pleq 70 e kusur vjec. Madje dhe te rinj 18 vjecare. Por keto viktima, kuptohet qe na shqetesojne. Kuptohet qe eshte me bukur te frysh fulqite me top portokajte dhe mister kafazet. Eshte me bukur te hash nje akullore 5000 lekeshe nen ndonje qiellgervishtes (shiko shiko !). Eshte me e kendshme te flasim per trimerite e Rames, Berishes dhe Metes. Dhe per perrallat e Takut.

Kane kaluar 20 vjet nga ajo kohe, dhe 20 vjecaret tane rriten ne nje bote te cilen e kujtojne se ka qene gjithmone keshtu : votim cdo 4 vjet, llomotitje gazetash per cdo dite. Keta 20 vjecare, kur iu tregon qe shokut tend ia kane bere barkun shoshe me plumba, dhe kjo vetem per nje vjershe, te pergjigjet : "he more se edhe sot po i mbushin me plumba, ja psh, a nuk e vrane Gonin para dy muajsh per ato parate borxh te droges ? A nuk e vrane dhe Gimin kur u zu me ata cunat e lagjes Dallkauket ? Ec mos na caj koken me poetet e tu, e me pleqte e tu qe jane varur per tre rreshta."

E keshtu puna, ata qe kane denuar mjaft fatkeqe dalin neper gazeta per te shpjeguar demokracine, dhe per te thene qe kane vepruar keshtu ne te mire te Shqiperise. E pse te mos thone, kane te drejte ata, kur gjejne aq e aq bleres gazetash qe merziten dhe shfryjne per berjen pis te dites : na ngelen dhe viktimat keq neve.

Me nje fjale, mjere ai qe i ka pase keto viktima ne kurt, se te tjeret as e kane care dhe as do ta cajne ndonjehere koken. Hajt te na rroje PPSH ! Hajt edhe Ce Guevara te na rroje ! Pa harruar Ho Shi Minin meqe ndodhet aty prane !

Kane kaluar 20 vjet nga ajo kohe,

20 vjet demokraci. demokraci qe do te thote transparence. demokracia pa transparence eshte hiçdemokraci.

per hir te kesaj transparence kemi rreth 20 vjet me: 28 apo 29 nentor.

per hir te kesaj transparence kemi rreth 20 vjet qe preokupohemi se nga ishte kunata e Skenderbeut.

tani ne kohen e Skenderit nuk isha. as ne kohen kur iku gjermëni i fundit por para 20 veteve une isha.

nuk me takon te di nga sistemi demokratik se sa jane viktimat ekzakte te komunizmit?

emrat dhe mbiemrat ?

Si do te shperblehen viktimat e verteta te komunizmit ?

Ju ishit rreth aq nani rreth kaq ?

Nje nder idiotesite me te medha qe kam lexuar ketu, dhe qe eshte tipike e ketij pellgu, eshte kjo qe te justifikosh krimet e nje diktature per hir te nje emri qe te gjithe komunistet ketu e kane si burre nene : Sali Berisha.

e lexove postin tim të : 20 Shk 2009 - 7:01pm ?

ishte mbi shenimin e

lumidrin - 20 Shk 2009 - 5:24pm

Vetem ato viktima te rregjistruara ne anen tjeter te kufirit, ose te varrosur ne shtetet fqinj, jane mbi 6.000, midis tyre gra e femije.

 

6000 viktima ne vitet 88-90 !

 

Manje, kujt ja kerkon emrat e te pushkatuarve ti (si prove nese kane qene vertet 6000 apo i kane shpikur keto gazetat), dmth kush pret te ti recitoje nje e nga nje emrat e te pushkatuarve gjate 45 viteve, PPU ne pergjithesi apo konrapedali ne vecanti?

Dhe si konkretisht kanalizohet kjo pyetje ne kete teme/artikull? Dmth vetem emrat dhe mbiemrat do mjaftonin qe te bindeshe ti qe ka pasur krime te tilla, apo duhen dhe te dhena shtese, p.sh. numrat e kepuces?

jo jo xhib numuri i sakte i viktimave nuk me intereson  per arsye intelektuale etj

te gjithe fajtore asnje fajtor nuk me pelqen. nuk me pelqen as edhe te gjithe viktima asnji viktime.

se i bije qe dikujt qe beri 16 vjet burg, pas tetembedhjete vjete pritjeje te kenaqet me dy kacidhe si demshperblim.....

Numurin e sakte te viktimave mund ta gjesh tek gazeta Liria e per perndjekurve politike botuar ne vitin 1993-1995.Atje mund ti gjesh me emra ,mbiemra dhe vendin e lindjes dhe vendin qe mendihet se jane pushkatuar.

Po keshtu jane nje perqindje e madhe e ketyre te vrareve qe nuk kane pasu varre.

por per anen ligjore te ketoj problemi le te te sqaroje toko apo Idrizi sepse nuk eshte cudi qe te mos kete fare viktima gjate viteve 1944-1990.Gjithshka mund te kete qene e sajuar nga PD.Prandaj edhe ligji i dosjeve nuk dujet te miratohej.Nuk ishte ne kushtetuten e vitit 1976 nje nen qe tortura ndalohej?Kaq mjafton qe te mos hapen dosjet se ata qe kane qene ne Sigurim e kane zbatuar kete nen pra nuk kane torturuar.

Mire e ka anti-rrota: une dhe ti nuk kemi te pushkatuar ne familje,por kjo nuk do te thote qe nuk jane pushkatuar njerez gjate kohes se xhaxhi Enverit.

Solidarnosc, në komentim tim të parë pyetja i drejtohej kësaj pjese të artikullit.

Ndër fotografitë që ekspozohen për herë të parë janë vrasjet masive në kufi në vitet ’88-’90, kur tashmë kishte ndryshuar kodi penal për kalimin e kufirit.

lumidrin u përgjigj me shifrën mbi 6000 ! etj

përsa i përket që ju dhe antirrota nuk keni të pushkatuar në familje,.. gëzohem.

Zanfi, varet nga kendveshtrimi jot.

Meqense jeten e tjetrit e ke per kusure, te kesh turp qe mundohesh te ironizosh me viktimat.

Numeri i te vrareve apo te zhdukerve ne kufi mbete i pasakte.

Nuk eshte numeri qe ben shtetin kriminel, eshte menyra.

Te vrasesh djem e vajza te reja, ne det, ku nuk mund te mbrohen, te vrasesh femijet qe nuk ja dalin te vrapojne, e te shperblehet ushtari me 10 dite leje , eshte krim shtetror, krim i atyre qe sot ZGERDHIHEN ne tv me antikushtetuse. 

Lum,

ka 18 vjet qe ka ik Enveri. Ne keta 18 vjet pushteti eshte ndare fafti fufti ( 50 / 50 ) .

Leri 8 vjetet qe kane quvuris komunistet. Leri per momentin menjane.

Ne 8 vjet eshte votuar PD dhe ka qeverisur ne periudha te plota 4 vjecare.

1992 -1996 dhe 2005 - 2009 .

8 vjet, here 365 dite ne vit bejne 2920 dite. Sikur ne keto dite vec halleve te tjera te ishte marre i gjithe shteti me hallin e vetem 5 te persekutuarve, per rehabilitim te plote, sot nuk do kishim te tilla probleme qe fillojne qe nga strehimi, shkollimi, kompensimi etj etj .Gjithe ato halle qe kane .

Nuk e bene. S`kane se si ta bejne, nuk ka kush t`ja u beje. Shikoji sot se si kane marre pjese ne perkujtime. Nje pale , ke presidenti, nje pale ke qeveriu nje pale ke Jozefina. Tre pejkujtime. Kashte e koqe dhe akuzojne njeri tjetrin nga mengjezi deri ne darke.

Po ti nuk e ke ide se cer u be sot, Rektore e Dekane, Kryetare Akademish e zyrtare te pavarur gjasme nuk dinin ku te shkonin nga sikleti i kesaj pocaqie. Bile as Sabri Godo nuk u morr vesh nga shkoi. I biri Zogut nuk u pa gjekundi, edhe trupi diplomatik u nda copash.

Te gjithe ishin me grip se nuk e masin dot se kush eshte me i forti per momentin. U mbushen aktivitetet me zyrtare se i kishin sallat bosh.

Nuk ja u ka qare hallin njeri te persekutuarve te vertete.

Tani gjej ndonje peshk ketu qe thote ndonje mendim dhe hudhju ne fyt se eshte komunist i pandreqshem.  Penen e ke te qete dhe duket qe te ajo qe shkruan beson, por nuk eshte peshku vend qe merret drejtesi.

Nese nuk e kupton qe i perdorin cdo prag zgjedhje edhe 8 vjet te tjera keto pune nuk do marrin zgjidhje.

Tani nese do nje shembull me praktik lexo kete shkrimin e Bakallit

 krim i atyre qe sot ZGERDHIHEN ne tv me antikushtetuse. 

Ky pra Lumidrin eshte problemi yne kryesor!

Qe keta djem e vajza te reja ne det (ca i kemi pas edhe komshije) shkun per lesh!

Asnji nuk u kujtu per kto te shkretet per 20 vjet!

U kujtun tashi! Tashi, mas 20 vjetesh! U kujtu Zamir Shtylla e kompani! Tani normal, qe 90 % e gjonave jane te PAVERIFIKUESHME!

Ti hash mutin ti dhe une! Gjysma e kriminelave kane vdek, gjysma jane rruges per atje!

Juve te PD-se, qe ju lexoj ketu, me perjashtime, nuk jua ha palla per ato qe vdiqen apo per krimet e komunizmit! Komandant Bakiu e verteton kete, edhe tepron!

Juve ju ha palla vetem per ate qe thote Saliu!
Saliu thote "antikushtetuese", edhe juve ate thoni!

Saliu thote "agjent grek Ben Imami"? Edhe juve ate thoni!

Saliu thote "jo, jo, se ashtu eshte i muhabet"! Edhe juve e beni lazem, ate qe bete hasha, mu ne sy te femijve tuaj!

Prandaj o babam nuk u respektoj juve une as edhe nje grime.

Sepse jeni keshtu yyyy!

C'u thote ai i pari i juaj!

Juve e  keni "kidnapu" idealin e atyne qe nuk dojshin komunizmin. Dhe helbete, muhabeti degjeneron, qe kush nuk ju do juve TANI, do komunizmin.

Me i llaf, muhabet bythe, circa 1990-1991.

Ene une sot po e vazhdoj vetem se eshte 20 Shkurti, per respekt te atyre cunave dhe gocave qe e dijne mire kush jane. Jo per keto qe t'qitshin syte per Enverin deri kur ju fut cuni ke Dogana, dhe u ndrru ustaja!

T'gjithe ato qelbsinat qe vishin verdalle me patallona teritali dava' fuksash e dava kalecash qe spiunojshin per nje pjate gjelle, qy ke Trikotazhi deri nolt, i shikon sot neper Tirone, me nga nje flamurke te PD-se te makina!

Ato qe kane qene neper burgjet e komunizmit, akoma rrojne ne FUCKING Shtyllaz!

Hak!

Nuk te kuptoj se çfare ke dashur te thuash, e çfare te ka dale, je ba lamsh.

Nuk te aludio njeri per denime, per hakmarrje, ne kujtim te tyre, kerkojme falje publike nga kriminelet, nga kryekriminelet.

Edhe pse kane kaluar 18 vjet, nuk kemi degjuar me gjyzme zeri, nje " kemi gabuar", nje " falje" hipokrite, e kunderta, ZGERDHIHEN e japin intervista mbi qytetarin, mbi politiken, mbi masmedian.

Ligji i lustracionit nuk ka lidhje me keto qe po komentojme.

Edukata jote, mund te jete formuar nga ato qe ka thene i madhi Enver, ndersa une nuk jam i tille.

Keto shifra i kam ditur kur emri i Berishes njihej vetem si kardilolog.

 

Nuk te kuptoj se çfare ke dashur te thuash, e çfare te ka dale, je ba lamsh.

 

Varja plako, s'ka gjo!

( It's not you, it's me -- Nuk o' faji jot, o' faji jem!)  

Qofsh mire, pach nji ukiend te adhurushem! smiley

Yenni Xhuma' t'gjith juve t'tjereve.

Daja e krisi ferren per kyt Setimana !!  

Jalla!  smiley

 

 

Me aq pak mundesi sa kam te shikoj fotografite e kesaj ekspozite (mekat i madh per ata qe jane ne Tirane dhe nuk shkojne) jane me te vertete pamje rrenqethese.  Nuk mund ta besoj qe ata qe i kane bere keto krime, tashme te bera te njohura per publikun edhe me foto dhe filmime, jane njerez sikurse edhe viktimat e tyre, jane te te njejtit komb me viktimat e tyre.

Mos harroni ate qe ndodhi.  Te falim, por kurre te mos harrojme.

nuk e kuptoj ku eshte e keqja qe te behet nje ekspozite e tille!!

mund te duket qesharake sepse eshte teper vone,por eshte gjithmone me mire se kurre,pse s'u fliska per viktimat e Gerdecit mos eshte faj i te denuarve?!,apo mqs ata s'kane pasur kurre ze ne paskemi te drejte nga kolltuqet tona ne anonim te nxjerrim te papjekura nga goja se helbete tashti vendi ka probleme te tjera apo se katilat qe i denuan dhe torturuan ata te mjere na qenkan akoma ne krye!,amani o vellezer keto turpe mos ja hidhni mbi kurriz atyre se kryqin e paten mjaft te rende; numrat e lartepermendur nuk jane viza ambasadash por jete njerezish te popullit tone, çuditerisht duket sikur s'na perkasin ne por disa aljeneve te huaj per ne,jo or vellezer jooooooooo,me e pakta qe mund te behet DUHEN KUJTUAR,eshte pjese e dhimbshme e historise tone,nuk te çon ne regres kjo gje,mbase ndihmon ne te kunderten,qe te mos perseriten me keto turpe, por,kjo me duket se s'i perket historise tone te sotme qe eshte nje pallto e vjeter e kthyer mbrapç.

te mos pranosh nje ekspozite te tille, per mua eshte njesoj sikur mos te pranosh fare se kane ekzistuar krimet ne komunizem. per holokaustin jane bere sa e sa filma ekspozita etj, asnjeri nuk i hodhi poshte me pretekstin se nuk i nderonin viktimat, se njerezit e dinin cka kishte ndodhur, ska me nevoje tja kujtosh! por e dime te gjithe shume mire qe ka nevoje te ekspozosh te tilla gjera, qe edhe pse dihen, ne kte menyre te nenvizohen me mire, te jete dicka reale qe te tregoje nje pjese modeste te atyre cka ndodhen. te mos ngeli kujtimi i vuajtjeve te te shkreteve si nje gojedhene, legjende. ky do ishte turp! kur te kthehem ne shqiperi do ta vizitoj patjeter kte ekspozite, dhe kte duhet ta bejne te gjithe, jo "partie civile" vetem, sepse besoj se eshte injorance e makuteri te veshesh vuajtjet dhe krimet e komunizmit, me luften e sotme politike.do tregonte dhe njehere se ne jemi nje popull arkaik, klanor e militant.

Mbreme ripash me te njejtin emocion filmin "Vdekja e Kalit" -perhere aktual dhe denoncues per ata qe persekucionin dhe vuajtjet e me te vuajturve te Diktatures vazhdojne paturpesisht ti perdorin si flamur elektoral per te betonuar karierat e tyre politike, si flamur dhimbsurie  per te mbuluar mekatatet,shperfilljen  dhe padrejtesite ndaj atyre (dhe jo vetem ) ne keto 20 vjet demokatrahure.

Respekti dhe  homazhi per viktimat e nje sistemi do te mbeten demagogji dhe "nje mantel fjalesh hedhur mbi kufoma"" per aq kohe sa nuk do te kemi ndertuar nje shoqeri te se drejtes, merites, shanseve te barabarta dhe mireqenies per te gjithe.

Nuk mund te kete homazh  te sinqerte dhe te heshtur, me shpirt dhe zemer, perderisa historia evokohet jo si reflektim dhe pendese por si shkak per te mbajtur gjalle triumfalizmin e nje pjese kunder pjeses tjeter.

Sikur gjithcka te ishte bere ashtu sic duhej dhe kur duhej,(91-96) sot pas 20 vjetesh te rrezimit te Diktatures , perfytyroj te gjithe, pa dallim ngjyrash dhe bindjesh, te heshtur perpara nje  Muri  Kujtese ( sikur kane bere hebrejte) , pa britma dhe trumfalizem , si shenje reflektimi dhe bashkimi per te ecur dhe pare perpara.

Mjerisht kjo s ka ndodhur dhe s ka per te ndodhur edhe per 20 vjet te tjera.

Per te mos harruar, per te mos u perseritur!

Nga Antoneta Malja*
Koha Jone

Nje ndjesi te vecante perjeton sapo del nga ekspozita "Nderim viktimave te sistemit komunist". Te duket se perjeton rrathet e ferrit, sikur njihesh me personazhe te D.Aligerit, ne nje bote surreale. Te kap nje trishtim dhe per faktin e thjeshte se shume prej viktimave mund te ishin banore te shkalles tende apo te se njejtes rruge!

Dhe ne tani "takohemi" ne stendat e Muzeut Historik Kombetar. Balle per balle, ata tashme te pavdekshem, ndersa ne "te gjallet" me nje ndjenje faji apo pendese per ate qe ndodhi...

Te dhenat jane rrenqethese: te gjitha llojet e torturave, varje-pushkatimet, vetevarjet, depresioni psikik deri ne cmenduri, internimet, konfiskimet. Dhe pa dallim moshe a gjinie, pa dallim krahinash. Nga jugu ne veri, madje dhe jashte kufijve, nga Kosova dhe Cameria. Ne kete aspekt, komunizmi ishte "gjitheperfshires", sipas pervojes se Stalinit.

Duke u ndalur te shifrat, vertet jane diabolike. Komunizmi e filloi sundimin kur Shqiperia nuk ishte me shume se 800.000 banore dhe te llogaritesh krimet sipas popullsise, besoj se ia kalojme edhe Kamboxhias qe eliminoi nje te treten e popullsise.

As edhe ne murin e Berlinit nuk jane vrare me shume se 200 gjermano-lindore, kurse ne kufijte e Shqiperise, edhe ne vitin 1990, kur ligji per arratisje ishte "zbutur", praktikat diktatoriale vazhduan egersisht, duke u marre jeten e sa e sa te rinjve.

Thashe se persekutimi u shtri gjithandej, por nuk mund te mos veresh nje lloj selektiviteti. Shumica ishin elita e shoqerise. Nga besimet fetare, rekordin e mban ai katolik. Nga krahinat, Shkodra me malesite perreth.

Dihen arsyet. Kete mund ta konstatosh edhe me nje vizite te shpejte ne kete ekspozite. U ndodha mes shume te interesuarve. Burra te moshuar qe lotoheshin e buza u dridhej tek ndiqnin ekspoziten. Nga shume krahina, edhe mirditore, edhe tiranas, edhe jugore...Mes tyre edhe grupe te rinjsh te ardhur posacerisht per te njohur gjysherit e tyre. Nje ogur i mire per te gjithe brezin e ri te Shqiperise per te mesuar me fakte historine moderne te vendit te tyre.

Nisur nga numri i vizitoreve dhe shperndarja krahinore e tyre, kam mendimin qe kjo ekspozite te ishte levizese, te kalonte nga nje qytet ne tjetrin, te kishte edhe nje liber pershtypjesh, pse jo edhe nje aneks per te dhuruar relike qe ende ruajne familjaret, qofte edhe nje etazher me librat qe gjate viteve te demokracise kane botuar ish te perndjekurit politike. Pa dhene emra, ato nuk jane pak.

Njesoj, t'u behej thirrje vizitoreve te sillnin dhe te dhuronin sa me shume kujtime, jo vetem nga burgjet por edhe nga kampet e punes dhe te internimit, ku shume kane kaluar femijerine, dhe sot jane burra e gra ne moshe dhe ne gjendje per te pershkruar kalvarin e tyre.

Ndoshta edhe Mukja e 1943-it ka vlere per t'u perkujtuar, si zanafilla e diktatures komuniste, fillimi i luftes civile qe zgjati afro gjysme shekulli.

Abuzohet, tejkalohet me sloganin se zbatuam "ligjet e kohes"! Tortura ndalohej me ligj, ashtu edhe ligjet e kalim-kufirit ne 90-en. Rastet me skandaloze me manipulime, te pakten per ato qe jane promovuar me shume, jane te poeteve ne Librazhd dhe ne Kukes. Blloshmi dhe Leka do te demtonin ekonomine duke shkruar vjersha!

Dalja nga muzeu eshte shokuese. Nje zgjidhje e goditur per paraqitjen e ekspozites "erresire". Ndersa kur del jashte ngadaleson hapat, syri pershtatet me driten, ngre koken lart dhe paradoksalisht, si per te dashur te besh ngjashmeri, ne mozaikun e Muzeut numeron 4-5 pushke, plus edhe shtiza! Pa e zgjatur m'u kujtua Gjykata Kushtetuese. Sidoqofte e verteta eshte shume kokeforte.

Ndihem mire se si pjese e punonjesve te ATSH-se dhane nje ndihmese ne ngritjen e kesaj ekspozite. Te perpiqemi ta pasurojme ne te ardhmen. Gjithkush ka shume per te folur e treguar...

* Drejtore e Agjencise Telegrafike Shqiptare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).