Dy epokat e nje qyteti

Revista Klan

Ditet e veshtira te levizjes studentore dhe ndryshimet e sotme Qyteti i Studenteve ne syte e nje kujdestareje, deshmitare okulare. Planet e se ardhmes, interneti ne dhoma dhe godina te perbashketa meshkuj dhe vajza

Sebi Alla

Asokohe vajzat e trembura, me valixhe druri e pantallona teritali, nganjehere edhe fustan mbi pantallonat, ishin perfaqesuese te atij brezi te ri studentor qe ne xhepin e kemishes, krahas stilolapsit mbanin edhe lugen e perthyer te aluminit. Te gatshem qe kur te hapej mensa, te suleshin per te siguruar ushqimin e perditshem. Por per fat te mire, akoma me shume te gatshem qe kjo situata e padurueshme skamjeje te mos tolerohej me. Ishte viti 1990 dhe kujdestarja 30 vjecare e godines 17 ne qytetin Studenti, Alma Preza, sapo kishte filluar punen. Plot 18 vite me pas, asaj i kalojne para syve te gjithe ndodhite, situatat dhe epokat e nje qyteti te vecante, banoret e dikurshem te te cilit bene historine.

Dy vajza me penjuar deri ne fund te kembeve, sapo dalin nga dushi. Pershendesin teta Almen pa teklif dhe ngjiten nje kat me lart, aty ne dhomen e tyre qe per nente muaj do te jete streha e re. Eshte pasdite dhe studentet lene dhomat dhe qytetin e tyre te vogel, per "t'u leshuar" ne qytetin e madh, Tirane. Sigurisht, veshja mondane dhe sharmi rinor nuk ka shume ngjashmeri me daljen e tyre te mengjesit drejt auditoreve, kur mbizoteron xhinsi. Nje 20-vjecare nga Korca e ka lene menjane veshjen standarde dhe i kthen shpinen godines, duke zbritur shkallet prane lulishtes si te jete e ftuar per ne ballo. Recepsionistja qe shenon cdo hyrje-dalje, buzeqesh me veten. Ka pare shume dhe reagimi saj sikur don te thote, "keni te drejte ju, se nuk e keni jetuar ate kohe". Ate kohe kur studenteve u erdhi ne maje te hundes nga pushteti; kur pakenaqesia e ushqyer nga uria, mungesat e medha dhe kriza e pergjithshme, u bashkua me statusin e Shqiperise komuniste si e vetmja hallke ende e mbetur ne kembe nga zinxhiri i thyer i regjimeve te Europes Lindore. Ne ditet e sotme, "rebelimi" mund te vije edhe per nje prize qe ka pasuar difekt, apo per hidraulikun qe vonohet. Sepse edhe jeta ka ecur. Dhe Alma Preza (qe nuk i shpeton dot epitetit "teta Alma" nga studentet), eshte shnderruar ne nje nga kujdestaret me te vjetra ne godinat studentore. "Eh sa shume kane ndryshuar gjerat. Vinin vajzat te paveshura mire, te pangrena dhe jetonin ne kushte te veshtira. Ishin kohe te liga, sidomos per brezin e ri". E megjithate ishte ky brez qe beri ndryshimin e madh, atehere kur gjithcka ishte gri. Ato dy muaj te fundit te vitit 1990 kur cdo gje mund te ndodhte dhe kur policia ishte vertet e pranishme, por per keq. Edhe te lajmeroje mjekun per ndonje hall apo problem shendetesor, ne ambulance ishin vetem dy shtreter dhe nje dollap ku mungonin edhe medikamentet me te rendomta.

"Kam qene shume e rrepte. Nuk lejoja njeri te futej ne godine sipas deshires. Fundja ishin studente dhe gjithcka mund te ndodhte ne ate kohe. Kishte rremuja", kujton nena e dy femijeve, qe sot i ka ne moshen e atyre vajzave studente qe "ruan". E ne ato dite gri kishte edhe episode romanesh te verdha, si rasti i nje djali qe nuk u identifikua, e qe hyri serbes ne godine, i armatosur. "E kapa shpejt situaten dhe duhej t'i flisja me takt. I thashe qe te largohej se policia ishte verdalle dhe mund te kishte probleme. Ishte periudha kur rendi ishte shprishur dhe nuk e dije nga te vinte e keqja, nga te infiltruarit e regjimit qe po jepte shpirt, apo nga gangsteret qe po mbinin me shumice nga lagjet e varfra. E per t'u ushqyer, studentet fusnin ndonje pako makarona ne godine dhe e ndanin ne 3-4 pjese per te shtyre edhe nje vakt.

Nese eshte thjesht fund, quhet demode. Duhet te marre edhe parashtesen "mini" qe te jete ne rregull me tendencen. Nje arsye me shume qe ne qytetin Studenti t'ja behin cdo dite "gjuetare" nga me te ndryshmit. Por per fat nuk ka pasur shume incidente. Pavaresisht veshjeve, sjelljeve apo qendrimit ne ore te vona, vajzat nuk jane ndjere te kercenuara. Per cdo rast kane sherbimin 24 ore te ambulances, policise, madje edhe te hidraulikut apo elektricistit. Alma leviz per pak minuta nga zyra e recepsionit dhe te ve ne siklet, kur per te ilustruar ate qe thote, te tregon se cfare kane nderur ne dritare vajzat e bujtines 17. Xhinset jane hicgje para fustaneve, fundeve apo biankerive intime te studenteve. Sa per Alma Prezen, i ka ende ne kujtese pamjet e studenteve te viteve 90'. Ndonese pjesa me e madhe e djemve kishin lene floke te gjate, fytyra e tyre nuk tregonte gje tjeter pervec vuajtjeve. Me me fat ishin disa nga zonat rurale qe i mbante familja me ushqime. Te tjeret do prisnin radhen per te rrufitur nje pjate me supe dhe te vinin kryet per te fjetur, ne krevate qe ishin bere njesh me dyshemene nga vejetersia. Disa studente te fizikes kishin shpikur edhe rezistenca te bera nga telat e sustes se krevateve, me te cilat ngroheshin kur kishte drita. Shume novacione nga halli ishin bere ne ate kohe.

Kthehemi 18 vjet me vone. Perseri hapim regjistrin. Ne nje dhome ne katin e trete te godines 17, kishte pasur probleme me ujin. 30 minuta me pas shenohet ardhja e hidraulikut qe kishte kryer punimet ne prani edhe te dy studenteve. "Kjo praktike ndiqet per te minimizuar cdo rast te dyshimte, qofte edhe ndonje vjedhje e mundeshme", thote administratorja Diana Haxhiraj. Ankesat jane te tipit: Filan dhome kerkon dysheke te rinj, nje tjeter shtyrjen e orarit te dusheve, mbajtjen e ngrohesve dhe furnelave te korrentit etj. Kjo eshte njera ane, pasi jane vete studentet qe i shkelin rregullat. "Ne nuk jemi ne repart ushtarak. Jam ne moshe madhore, dua te dal dhe nuk dua kontroll nga askush. Po nuk erdhe ne oren 23.00, ketu te mbyllin deren dhe duhet t'i lutesh rojes qe te te fuse brenda", thote nje studente e vitit te dyte, qe familjen e saj e ka ne Puke. Ata nuk e dine se bija e tyre e frekuenton jeten e nates, por… ja qe ndodh.

"Disa prinder na pyesin se si sillet vajza dhe nese vjen ose jo vone ne godine", tregon Preza. Ka ndryshuar shume mentaliteti, por ajo e lidh me emancipimin e vete shoqerise. Gjithsesi ka nje merak te madh, pasi nuk duhen paragjykuar studentet, qe ne te shumten e rasteve i konsiderojne paksa te perdala. "Jeta sot te ofron shume larmi. Atehere nuk kishe mundesi te tjera pervec se te mbylleshe ne dhoma ku mungonin edhe xhamat ne dritare. Madje nje here studentet u rebeluan dhe nisen te digjnin batanijet", tregon ajo, duke shtuar se u detyrua te merrte koven e ujit e t'i shuante vete. Pasatempoja e kohes ishte mbledhja grupe-grupe, per te diskutuar per kalbjen e sistemit komunist dhe pershkallezimin e protestave. "Ka pasur edhe nderhyrje te policise, por rralle brenda ne godina", thote Preza.

Sot nderhyrjet jane te tjeter lloji. Ndonese ka vetem pak dite qe ka nisur viti i ri akademik, regjistri ka te shenuara shume raste kur vajzat kane dale per "jete nate". Arsyetimi i pjeses me te madhe (qe eshte edhe i regjistruar) eshte "ditelindja e shoqes". Cka ne shume raste perkthehet ne moskthim per ate nate. Kujdestarja eshte e detyruar t'i pyese per mungesen, dhe pergjigja, "fjeta tek ca kusherinj qe kam ne Tirane".

Ne godinat e femrave ndihet nje gershetim i rregullores dhe liberalizmit. "Kushtet e jeteses ne qytetin Studenti kane ndryshuar. Jane zbutur burokracirat dhe kemi aplikuar nje liberalizem si ne perzgjedhjen e banoreve qe do jetojne ne nje dhome, po ashtu edhe ne sherbimin qe u ofrohet", thote administratorja Diana Haxhiraj. Cdo student ka numrin e tij te llogarise bankare dhe jane shmanguar dorezimet kesh ne dore. Ne fund te cdo viti ka edhe nje anketim ku u lejohet studenteve te japin vleresime per kujdestaret e tyre. Ndersa ajo qe eshte kerkuar te minimizohet ka qene ceshtja e rryshfetit. Studente dhe ish studente jane deshmitare se ka pasur nga ata kujdestare qe kane bere kapital me qindarkat e mijra studenteve. E keta te fundit, pranojne se ne shumicen e situatave jane te interesuar ta zgjidhin ceshtjen me pagese. Eshte fjala per pranine e meshkujve "sekrete" brenda godinave, ndryshe te dashurve. Kete e mohon kategorikisht si administratorja Haxhiraj ashtu edhe recepsionistja e vjeter Preza.

Prandaj e kemi me te lehte te bisedojme me hapur me nje burre, per nje ceshtje qe perben "sekretin e perbashket" ne Qytetin Studenti. Eshte pikerisht korruptimi i vogel qe mund te behet nga rojet. Mjafton nje 200 lekesh nen dore qe te fusesh ne godinen e djemve nje vajze, apo ne ate te vajzave nje mashkull. Kjo ka ekzistuar prej shume kohesh dhe vazhdon edhe sot. Per nje nate me ciftin e dashuruar mjafton vetem 200 leke, fundja nuk jane ne gjendje qe te shpenzojne ne motele. Per rojen, ky mjafton te bindet se vajza e djali jane vertet te dashur dhe atij nuk do t'i hapen probleme me vone.

Por ne kete pike ka vlejtur edhe "spiunlleku", qe ne raste te tilla ka rezultuar efektiv. "Nuk perjashtohet qe gjera te ngjashme te kene ndodhur, por vete studentet apo studentet qe kane pare veprime te patolerueshme te rojeve, i denoncojne", thote inspektori i deges se konvikteve Besnik Hoxha. Dhe kujtesa e tij shkon ne nje rast, nje nder te shumtat episode qe te kujtojne filmat aksion. Ishin lajmeruar se ne nje godine vajzash kishte hyre nje mashkull, por pas shume kontrollesh nuk e gjeten. Gati pushuan edhe rojen nga puna, kur kontrolloret vune re nga pas godines, se i shumekerkuari ishte kacavjerre me carcaf nga dritarja e katit te trete. Kishte ikur me te njejtin mjet qe e ndihmoi te hynte. Shmangu rojen, qendroi me te dashuren, nuk shpenzoi para, por rrezikoi te mbulohej ne allci nese do binte nga kati i trete ku ishte ngjitur.

Sigurisht jo si ne vitet 90-te, por ankesa ka perseri. Njera nga studentet kishte kerkuar me shkrim qe te mos qendronte me ne dhome me shoqen e saj. Arsyeja ishte se ajo studionte shume dhe mbante driten ndezur! Nje tjeter kerkonte dyshek te ri, sepse i dhimbte mesi per shkak te nje gunge te ngritur. Dhe me te drejte mund te kerkojne edhe me shume. Fundja per nente muaj ajo eshte shtepia e tyre. Sa per korrupsionin e vogel 200 lekesh, nuk mjafton vetem zevendesimi i rojeve apo i ndonje kujdestari. Korruptuesit jane vete studentet qe e japin me deshire per nderin qe u behet. Mjafton qe nje nate te jete prane se dashures. Sepse behet fjale per qytetin ku te rinjte vijne beqare dhe ikin te fejuar apo martuar.

Ndaj ne perspektive shihet si mundesi qe te behet nje miksim i godinave ku te qendrojne djem dhe vajza, nen nje strehe. Kjo kerkon edhe ca kohe, kur ende ka prinder qe pyesin nese vajza e tyre vjen ose jo vone ne konvikt. Gjithcka ka ndryshuar. Ndonje student i viteve 90' do te habitet me kerkesat qe kane keta te sotmit. Keshtu edhe 48-vjecarja Alma Preza me kalimin e viteve do kete se cfare te tregoje. Mbase ne vitin 2018 ka te shenuar ne kujtese te tjera kujtime. Ndoshta do qeshe edhe me librin e shenimeve qe mban.

 

Investim milionash

Per te komunikuar me drejtorin e Qytetit Studenti, eshte pak e veshtire. Te pakten te kapesh linjen e tij telefonike, pasi flet shume. Arsyeja eshte e thjeshte. Ne cdo godine te qytetit ka afishuar numrin e tij personal. Ankesat, kerkesat apo edhe denoncimet per rastet korruptive te punonjesve qe ka ne varesi, merr persiper t'i zgjidhe vete. Per te "studenti eshte i shenjte" dhe nuk ka krim me te madh sa ndonje punonjes i administrates te fuse duart ne xhepat e tyre. "Eshte veshtire por edhe kenaqesi qe te administrosh nje qytet me 6500 banore qe vijne nga cdo cep i vendit", thote drejtori Bujar Brovina. Dhe "nderin" me te madh qe mund t'u beje banoreve te tij e konverton ne parate e shpenzuara. Per kete vit jane investuar rreth nje milion euro ne rikonstruksion godinash, baze materiale si dhe gjelberimin e shtuar. Pas tre vjetesh ne kete post ndihet disi i realizuar. Nder arritjet, rendit minimizimin e korrupsionit, zbutjen e procedurave per akomodimin ne godina si dhe investimet ne infrastrukturen e brendshme. Ndersa hapi me i madh qe pritet ne ndodhe ne muajt e ardhshem eshte interneti ne cdo dhome. Ky eshte nje projekt i qeverise shqiptare qe pritet te shtrihet shpejt edhe ne godinat studentore. Sherbimi do te jete falas dhe studentet nuk do kene me nevoje te shpenzojne ne internet-kafete e shumta ne qytetin e tyre. Dhe per t'u uruar vitin e ri akademik, Brovina po mendon te gjeje nje forme te vecante. Do te organizohet nje koncert i madh qe do te quhet "nata e kalter". As e bardhe, as blu e as roze.

1 Komente

 "....Ndaj ne perspektive shihet si mundesi qe te behet nje miksim i godinave ku te qendrojne djem dhe vajza, nen nje strehe..."

 

Kjo nuk eshte arritur akoma dhe ne perendim, qe jane shum vjet perpara nesh dhe ne kete drejtim, te lirive seksuale. Prindi e çon femijen per studime dhe jo per te fjetur me partnerin/ren. Nderkoh qe dhe shteti i ve ne dispozicion konviktet (djemte veç dhe femrat veç, si ne te gjith boten), per studentet jo per seks. Per seks apo per te fjetur bashke  jane parqet, hotelet, motelet.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).