Dita Z Fill - 24 Shkurt. Me studentët e "Marubit"

DËGJO PROGRAMIN - Sot në programin e mëngjesit në RadioRock (104.6FM) kishim të ftuar tre studentë të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Bora Ylli, Genti Koçi dhe Bashkim Rodoni erdhën në Dita Z Fill për të dhënë anën e tyre të konfliktit midis Akademisë dhe Ministrisë së Ekonomisë. Studentët bënë një apel qytetar për mbrojtjen e Akademisë së filmit. Gjatë programit Genti xhiron për një dokumentar që ka vendosur të bëjë në lidhje me ngjarjet. Nga fundi i programit, kur ora po shkonte 9, telefonat e tyre nisën të bien. Studentët e tjerë protestues po i thërrisnin tek Akademia. Profesor Çashkun dhe disa studentë i kishin marrë me furgona policie ndërsa fadromat kishin nisur të shkatërronin Kinoteatrin veror. Bora studjon për skenar, Genti dhe Kimi për regjizurë.

 

 

 

62 Komente

kur mora vesh se kishin hapur nje emision radio te "lire" si ky, u gezova me thene te drejten, sepse kam parasysh radiot e lira ktu. por pasi degjova vetem 10 minutat e para, kuptova qe skishte asgje "te lire", thjesht nje mjet propagandistik me shume ne sherbim te politikes a interesave vetjake.gjynaf

 Quel domage pour toi mon pote...

Keni bo i cike gabim qe i keni afishu me emer dhe mbiemer keto kalamaqet qe tallin lesht me leket e prinderve neper shkolla arti.

Megjithate per hir te debatit te shendetshem, spo e cel me tutje gojen.

Por ta dini qe nuk ndihmon ceshtjen smiley

smiley

 ore ktu paska shum karagjoz, sa vjeç je ti vllai dy!!!

 

Shkoni mbroni shkollat o shqiptar, jo karriget e bllokut, se aty do jen dhe pa ju.

 

Tek e fundit ata janë kineastët e nesërm qe për njerëz si ju pa pik ndërgjegje qytetare, do bëjn filma....

 

Hajde laborator personazhesh hajde....

Nexh une sec kam nje pershtypje qe ti ke dhene mesim... po mund ta kem edhe gabim. Nejse, ke dhene apo jo mesim, je muaj apo vite me e madhe se une apo me e vogel se tjetri, 1) nje minimum respekti per studentin si specie dhe 2) nje vetepermbajtje kur i nxjerr te tjeret kalamaqer, pa eksperience, pa nje dite pune, pa nje cope dashnore, pa mjeker burrerrore apo ku di une si e mat ti 'vleren' e robit, une t'i kerkoj e dashur Nexh per hater te asaj dashurie qe ke ne zemer per integritetin dhe per hater te fiksimit te Cimit me komunikimin.

Trop,

Ca pate ??? 

Kush po diskuton vlerat e robit. Me fal e dashur nqs ty te duket sikur po i mungoj studentit si specie respekt . As ketyre qe jane permendur. Perkundrazi jam e sigurte qe jane si yje e si drite. Dhe skane pse mos te jene.  Ti zemer nuk di a ke bere ndonjehere shkolle ne shqiperi, dmth nese ke qene studente ketu. Se po te kishe qene do te te tregoja raste me thase, se cme ka provuar mua lekura si studente.

Ketu behet fjale per interesa Trop.  Dhe keta femijet jane jashte loje.

Jashte loje fare. Boll me emocionalizma te lutem.

 

Jo nuk boll dot me emocionalizma, keshtu ne pergjithesi, se ne rastin me siper te kerkova vetem te respektoje studentet dhe njerezit e tjere duke mos i quajtur kalamaqer. Nuk boll dot se as ti nuk boll dot, perderisa 'lajmet' nga Shqiperia komentohen rregullisht ose me cinizem, ose me mllef, ose me stress, ose me ndonje ton tjeter ndoshta me te pranueshem intelektualisht se dashuria, por me emocionalizem gjithsesi.

Nuk boll dot Nexhi se me ka ardhur ne maje te hundes mungesa e respektit.

Me ka ardhur ne maje te hundes fjala 'interes' qe pengon cdo koment, cdo mbeshtetje, cdo aktivitet, se coka uje ne mulli te lesh interesi.

Me ka ardhur ne maje te hundes qe ata qe flasin jane kalamaqer, ata qe komentojne jane smug and smart and the best wasted brains of this country.

Shpejt qeke merzit ne Shqiperi smiley

Ok, te kerkoj te falur dhe terhiqem mbrapsh me kembe dhe duar.

If u feel that way, then, keep going, show us how not to end up as wasted brains of this country. Seriously !!!

Cheers ! smiley

I don't care for the content, but I love the style!

Pergjigje brilante, si prej diplomateje karriere... smiley  Duhet perdorur si model ne shkollat e diplomacise.

Mos ke qene gjo ambasadore, a ke punuar per zbutje, o shmangie konflikti gjekundi, ti Nexho? Ne se jo, duhet bere me dije ministria e jashtme -- nuk dine c'humbasin...  

 

Kam nje pyetje (qe po ja marr borxh Nexhit)

 

Pse nuk shkojne te ngrejne nje padi ne gjykate keta te Marubit? 

Po macja pse nuk proteston kur ia presin? Po Lana pse nuk vetepastrohet si macja? Po gjykata pse nuk hidhet vete ne ere kur nuk kryen dot funksionin? Po ti pse shkruan me nje dore dhe fshin me tjetren?

kjo pyetje vlen sepse kemi te bejme me njerez te pajisur me nje inteligjence te caktuar dhe jo me kafshe e as me objekte. 

Kurse une kujtoja se kishim te benim me metafora. Nga te cilat njera kishte te bente me sistemin shqiptar te drejtesise me pak imagjinate shtrire deri ne limitin konceptual dhe praktik te kesaj te parafundit.

 Po që me ligj nuk kanë të drejtë e zëmë, nuk do të thotë se ligji është i drejtë - një këndvështrim ky.

   Në një shtet të pakonsoliduar me tranzicion të gjatë testohet e gjithë ligjshmëria, apo më gjerë mënyra sesi e sheh apo duhet ta shikojë shteti artin në të ardhmen. Madje testimi i ligjshmërisë ka spektër aq të gjerë sa "i lejon" kuvendit të shkelë kushtetutën - një këndvështrim tjetër.

Cili do të ishte kundër një ligji ku performanca artistike e përkthyer në tituj, çmime dhe produkte të mos i jepte të drejtë subjektit në fjalë që përmbush parametrat të kërkojë subvencionime nga shteti? - një këndvështrim i tretë.

Kush është i kënaqur prej produkteve artistike të Shqipërisë gjithë këto vjet dhe kush do ishte kundra stimulimit të këtyre produkteve? - këndvështrimi i katërt.

 

Ceshtja eshte ne gjykate. Ka ca kohe. I eshte caktuar nje date dhe do te shqyrtohet nga gjykata.

Pastaj (ne rast se fiton) Marubi do ta marre kete vendimin e gjykate dhe do fshije hundet me te sepse VKM-ja do zbatohet se nuk pjerdh Ekzekutivi per Gjyqsorin

O zotnia as, e kupton qe kur pyet per "Gjykaten" ke hyre ne ceshtje abstrakte? Ketu SHTETI LIGJOR ekziston vetem ne fjalime.

Blendo, pa mbeshtetur asnje pale dhe pa emra te pervecem fare. Kete ceshtjen Marubi une e shoh si fenomen tashme. A e kupton ca ndodh? Tjetri ka zene ne menyre te paligjshme nje prone shteterore dhe ngre zerin per padrejtesi. Nese kontrata parashikonte 200m², atehere permbaju kontrates or zoteri dhe jo te nxjerresh perfitime mbi pronen shtetore. Se ne fund te fundit Marubi eshte privat. Me kete lloj mentaliteti hajde pra dhe njehere te ngrejme kioskat tek parku rinia, do thuash ti po Marubi nuk eshte kiosk, ore cdo biznes ka logjiken e tij. Ketu debati nuk eshte moral a duhet a s'duhet prishur nje shkolle arti, se nuk ka njeri te mos doje nje shkolle me shume, ketu ceshtja eshte ligjore. Une habitem me ty njehere, se e ke thene kaq here qe je rritur ne Amerike, ku ke pare ti o Blend ne Amerike te ndertoj nje privat qofte dhe Akademi mbi pronen shteterore ne menyre krejt abuzive? Me thuaj nje rast.

Une kete fenomen te Marubit e shoh ne prizmin qe tek ne padrejtesia eshte bere kaq pjese e te perditshmes, shkelja e ligjit eshte bere kaq normale, kaq e drejte, saqe kur Ligji reagon, tingellon tashme si i padrejte. Ja ku ka arritur puna. Mendoj qe keta te Marubit duhet te ishin treguar me bashkepunues, te hynin ne bisedime me shtetin dhe te gjenin nje zgjidhje. po si gjithmone tek ne po nuk u martirizua dikush, nuk gjehet zgjidhje. 

ps: sa per gjykaten, ceshtja nuk eshte fare ne gjykate per momentin, Cashku sapo tha qe do ta ndjek ne gjykate. 

as, jam shume dakord qe prona publike te mos vihet ne sherbim te privatit duke demtuar publikun. Pergjithesisht dhe ne vija te trasha e ke shume mire ti, dhe une jam plotesisht dakord. Vetem qe djalli i kesaj historie qendron ne detajet.

Marubi nuk i ka zaptuar keto ambientet (behet fjale per 1800m2) por i ka rehabilituar. Para se te ndertohej kinemaja dhe ambentet e shkolles keto kishin perfunduar ne shurretore. Pasi i ka pastruar bajgat,  Marubi ka investuar dhe i ka kthyer ne kinema publike FALAS, ambiente xhirimi, etj etj... ofron ca vlera publike/ artistike qe nuk maten dot me metrin e cdo avdalli. Ka ca vite qe perpiqet te gjeje nje ujdi me qeverine qe investimi qe ka bere ti lihet ta punoje per ca vjete dhe me pas te behet prone e shtetit.

A nuk parashikon pikerisht kete formule dhenia me koncesion te huajve fabrika e parqe energjitike per 1 euro? Pse nuk zbatohet e njejta logjike per Akademine? Akademia prodhon 10 filma shqiptare me metrazh te gjate ne vit. Mbahet nder me te mirat ne Ballkan, prodhon kulture, art, kinema, kineaste... I vihet fadroma ketyre kaq kollaj kur mund te bihet dakord?

Pyetje te tjera jane: PSE? Pse pikerisht tani? Dhe pse jo ca te tjereve qe kane zene hapsirat e ish-kinostudios dhe po bejne palle?

A di pergjigjet e ndonjeres prej ketyre?

Blendi shkruan:

Akademia prodhon 10 filma shqiptare me metrazh te gjate ne vit.

 

 

wow !! Ndonje titull ??? 

 

 

 

Blendi shkruan :

"Akademia prodhon... kineaste"

 

Wow wow !  Ndonje emer ?? 

Nuk e kuptoj c'eshte ky cinizem..... po pse duhet te marrin ndonje  Oscar ata qe pastaj te jene te denje per te mbajtur nje akademi.......nuk e kuptoj ca e keqe vjen duke qene ajo akademi aty.....

Une s'di me, dhe terhiqem Ktu ka kaq shume rremuje faktesh e tym sa me djegin syte.

Ajo video me policet qe terhiqnin robt zvarre me la shije mjaft te keqe smiley

Nga ana tjeter, s'e mbaj mend, a u kujtu njeri te bente protesta te tilla kur Edi Rama i futi fadromen Kinemase se pare Shqiptare, Kinemaja Nacional (gjate viteve te diktatures: Kinema 17 Nentori) per te bo pallat?

ene kinema republikes gjembo smiley

Megjithse harrova, aty do bohen kulla dhe do kene kinema mrena smiley

Meanwhile, shkoni ke Sheratoni, futini i tas kokoshka dhe shikoni filma smiley

Permena vetem Nacionalin meqe ka vlera historiko-muzeale. smiley Se me i marr te gjitha me rradhe, eh... .

Megjithate, t'a garantoj une qe pytjen time do e anashkalojn smiley

Ti vete c'bere per Kinema Nacional? heren e fundit qe hyra une atje kam qene ne gjimnaz, fitova Bingo 30 mij lekte te vjetra...

Me te degjuar e kam qe eshte ende aty ku ka qene e rikonstruktuar. Kalo shife.

Je gje vullnetar i Edi Rames qe e permend ne tema ku s'hyn?

po pse se nuk u kujtuam ateher ....skemi te drejte te kujtohemi me tani?

Se kuptoj dot kete ....

@as

 Pa fund, në US University of Michigan dhe shumë të tjerë përfitojnë atë që quhet "land grant" pyet. Mais puisque t'es en France: FEMIS në ishstudiot shtetërore pathé, Ecole Nationale Louis Lumiere, në Gjermani ish Studiot naziste UFA sot janë Babelsberg Film Institute e pa fund vënde ku qeveritë kanë vënë në dispozicion ambientet dhe për me tepër jep bursa për thuajse të gjithë studentët që fitojnë konkursin. Sa për dijeni institucionet e lartpërmendura janë Anëtarë Themelues të CILECT Centre de Liason des Ecoles de Cinema et Television, 143 shkollat më të mira të filmit në botë, ku AFMM e Çashkut pas tre vjetësh procedure anëtarësimi e vlerësimi standartesh, me krenari u anëtarësua. Po kush do të dijë në Albanistan. 

 

Ah një këshillë; va voir des films!!!!

O Nexho... sikur të ka nxjerrë nga hundët ajo që i ke mor emrin për zbatimin e marksizmit filozofik. (gjithçka shpjegohet prej interesit).

Ndigjo tashi i llaf... puna është se ju bëni mirë që drejtinformoni mbi interesat e përfshira edhe këta kalamojat dalin jashtë loje vërtet sipas të thënave.

   Unë psh e du fort Kothin kur shpjegon aferat dhe ato pazarlliqet underground. POR, dhe ka një POR të madhe... do vijë një ditë që njerëzit do nisen EDHE prej parimeve në mënyrën sesi do reagojnë ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve në vend. Madje do bënin shumë mirë që këtë ta fillonin ta zbatonin që tashi. Se do vijë një ditë që do bëhet... madje shpresoni të bëhet sa më shpejt. U drejtohesh njerëzve tuhafë, tip xhibistash që shkrujnë si prdh nëpër brekë pa marrë vesh se ça bëhet? OK!! Drejtoju atyre, hapu sytë e futu dhe ndonjë shpullë... Po mos ia prish kalamanit dorën tha ai labi, se e ka për herë të parë smiley.

 

ah mer J.

Po ku ka bo vaki qe revolucionet ti bojne kalamajt e pasanikeve smiley

Megjithate e thashe i here, terhiqem se me cmendet ju kalamajt. Me hengret smiley

Po ça të të bëjmë ne që hahesh ti o Nexho? Se sje hala si breshka që nuk bën për supë. smileysmiley

p.s Gjysëm të drejte ta dhashë, gjithsesi.

 

Politike e zgjuar:Hadje te hiqemi si viktima tani!

Kemi marre 10 fishin e tokes qe na takon me kontrate por jemi viktima se shteti kerkon pjesen e tij.Shteti eshte hajdut dhe diktator se kerkon pjesen qe i takon.

Me kete mentalitet nuk shkojme jo ne BE por as ne Afrike.

SHETI PO BEN MIRE QE PO KERKON TAKSAT.SHTETI DO TE BEJE ME MIRE SIKUR TI KERKONTE TAKSAT EDHE TCH DHE MEDIAVE TE TJERA QE PAGUAJNE SA PER NJE KIOSKE.NE DUHET TA PERKRAHIM SHTETIN NE KETO AKSIONE DHE JO TE FLASIM ME MILITANTIZEM PARTIAK.KAQ PER KETE TEME DHE MOS DISKUTONI ME SHUME SE NUK JA VLEN.

 ":""""Une habitem me ty njehere, se e ke thene kaq here qe je rritur ne Amerike,....""""etj etj po kot fare. Te tilla pyetje do bejne ne HENE kur te popullohet dhe do kete edhe Amerike edhe nje cope toke qe ndoshta do te quhet Shqiperi... Sa per dijeni e gjith USA u ndertua e jashteligjeshme dhe Ju deshen qindra vjet te formonte Ligje dhe te ndeshkonte kush i shkel. Por kjo menyre te menduari e te krahasuari me USA, EU, etj poe e merr ne qafe ate vend. Me keqardhje as po ja ke futur kot ketij krahasimi . USA eshte USA . I Pakrahasushem! Me thuaj nje shtet  me ke e krahason.......""""Me thuaj nje rast"""".

per dijeni e gjith USA u ndertua e jashteligjeshme dhe Ju deshen qindra vjet te formonte Ligje dhe te ndeshkonte kush i shkel.

po pra po. Ashtu eshte.

Po athere ckeni me Bathoristet qe nje kasolle per te fut koken kane bo n'toke t'huj ?

Apo ngaqe ato jane pi kuksi dhe vucitoli   : P

smiley

 

 

Pashe Kujtimin ne nje interviste ne emisionin e Mero Bazes. Se si me ngjanin si dy vellezer siameze. Te dy i ka perdorur Sala si e sa ia deshi. Pastaj ua futi. Kujtimi beri autokritike te thelle bolshevike per keqperdorimin e thirrjes "poshte diktatura". Isha jashte kontrollit, tha. Per ta rregulluar pak, e ftoi Berishen per nje kafe qe "te bisedonin si burri me burrin". Mos u habitni kur ta shikoni Kujtimin perseri perkah Berishes ne fushaten e zgjedhjeve qe sapo ka filluar. Nuk i dihet se per cfare KOP-i i shkon mendja Sales.

Sa per ate se Cashku i ka rregulluar ambjentet e Kinostudios qe ishin kthyer ne shurrtore, atehere ta ftojme Cashkun te vije e te ndertoje nje akademi arti ne sheshin Skenderbej...

Bojeni ate ven Nexh! Mos perkarni nisiativa te marresh. Fusha e krahasimeve eshte e pambarimte ashtu sic jane edhe kendshikimet. Por ne se ka budallallek me brire, per rastin konkret ose Intiligjence te semure me diagnozen "Ti ke mendimin tend ,une tund koken TIME" eshte ky rast dhe vetem ky rast ta shikosh dhe ta trajtosh si shkelje e Ligjesive te ...U Mortja! Shtetit Ligjor ( te ketij fare Shteti). Po po te jesh e zgjume me pak lesh hua (nga ylli i PPU alias Lumja) ti bo golfe Pamuku ti kete zili lagja kalamojt e tu ,ne ti rruje lesht e Lumes te ftohtit e koridoreve smiley Pata harru koken!

Bojeni ate ven Nexh!

Si urdhnon !  smiley

 

Mos perkarni nisiativa te marresh.  smiley  smiley 

Pikerisht ! Asnje gje spo perkrah. Po rri urte. Dhe juve boni kujdes kur perkrahni se krijohen precedente te kqinj. Jemi ne 2009 !!!!!  Une per vete pres te me lirojne katunaret token e babes, dhe jo te kunderten ! hihihi  

Dhe e fundit, kujdes se keta kopila ne vene ne loje. Shif ca u bo me ligjin e llustrimit smiley Eshte nje zinxhir ngjarjesh shume interesant

smiley

Ujku mjegull do. Hallet e shqiperise nuk nisin dhe perfundojne  tek Mero, Cashku, Marubi, Skenderbeu dhe YPi. Hallet e shqiperise jane  te tjera Cimo. Keto shkerdhatlleqe nuk di te te them pse behen. Por di te te them efektin qe kane, qe eshte topitje e mendjeve te njerezve, anarshi sociale, instalim i antikultures, bjerrje e vlerave morale dhe njerezore, lekundje e forte e sistemit te vlerave, ofrimi i modeleve shkerdhata si modele te suksesshme, berja e zhurmes dhe shurdhimi i popullit. Ne kete terren pastaj mund te luash lirshem dhe ne favor te interesave ekonomike, territoriale apo ligjore te te gjitha paleve pjesemarrese ne ket shkerdhatllek.

 

Kerkoj ndjese per injorancen ndaj detajeve, por miqesisht ndonje nga peshqit mund te me shtjelloje lemshin me poshte, dhe do ua dija per shume nder.

Mesa (s)po marr vesh une, kemi te bejme me rreth 2000m katrore.  Kur eshte dhene kjo toke?  Sa kohe ka qe s'jane paguar detyrimet?  Perse shteti nuk ka kerkuar me pare taksat apo detyrimet e caktuara? 

Teorikisht, shkolle apo jo, ne fund te fundit eshte prone private ne toke shteterore.  Ku jo vetem s'jane paguar detyrimet, por tani po flitet sikur eshte vend i shenjte e te mos preket.  Po te mos ishte per standartet e dyfishta te aplikuara nga shteti yne, do te thosha qe shkolla s'ka te drejte, apo t'i jepet po aq te drejte sa u eshte dhene pronareve te tjere ...

Nga ana tjeter, kemi nderhyrjen e policise qe eshte komplet kunder ligjit.  Por policia sipas nje artikulli te Shekullit, ka nderhyre sepse Cashku ka goditur punonjesit e Alba Filmit.  Ne Shqiperi s'kemi as forma te thjeshta gjeometrike me keto mesele.  Ta zeme Marubi, policia, qeveria (nje trekendesh i thjesht me zgjidhje pitagoriane.)  Por keto pune duken si poligone; Alba film, Top Channel, e nje Zot e di sa e sa "gone" te tjere. 

Duke mos mjaftuar keto, ato thirrjet "poshte diktatura", "e duam Shqiperine si gjithe Evropa", "liri demokraci" etj, jane komplet jashte ceshtjes, dhe bastardim i konfliktit, qe ne fund te fundit, nqs do kete zgjidhje, do ta gjej ne Gjykate e jo me thirrje rrugesh. 

Ja te ta  zbus injorancen une ty  smiley

Jane dhene vetem 200 m2 , keto i ka dhene qeveriu Nano, mbas  muajsh te tere betejash mediatike , lufte  ndaj Arta Dades ( kesaj mire ja ka ba  smiley ) dhe Blendi Klosit. Ministre ka qene, kur u dha kjo, Esmeralda e Uruceve.

E verteta eshte qe nga hic atje u be nje ambient i kendshem dhe qe e vlente te frekuentohej. Per ato 200 m2, Cashku nuk ka asnje detyrim se i ka marre me vendim qeveriu FALAS, ndersa e gjithe pjesa tjeter eshte marre ne perdorim keshtu sipas parimit po e gjete bosh mos pyt po merre. Cashku gabon kur i kerkon edhe te tjerat po FALAS.

Sa metra ka pas tanime ne perdorimim te paligjshem Cashku veshtire ta thuash sa kohe qe palet pretendojne numra te ndryshem, por ama nga gjithe ajo qe dihet eshte qe ai vertet ka pas ne perdorim te paligjeruar ambiente qe nuk ishin as te tijat as te percaktuara ne VKM e qeveriut Nano.

Qeveriu tani ka nxjerre nje vendim tjeter me 29 Tetor 2008 qe ca ambiente atje afer Cashkkut ja jep TCH. Ketu fillo lemshi qe ne fakt eshte biznes dhe asgje me shume se kaq. Nje subjekt tjeter i ka syny ato ambiente dhe topi po ngelet tek qeveriu.

Mirepo qeveriu punon me letra dhe sipas qitapeve i del qe Marubi ka VETEM 200 m ndersa te tjerat jane te lira, keshtu qe ja dha nje subjekti tjeter me qira. Theksoj me qira. Mbrapa ketij VKM eshte dhe nje gentplan qe rregullon marredheniet.

Kur Alba Film keroi ta zbatonte kete atehere u tentua te merreshin vesh palet qe nuk u morren vesh fare. Shkurt nuk u gjet gjuha e perbashket, nga ky moment hyjne ne pune vetem veprimet qe i percakton gjykata sepse Marubi pretendon per te dhena te tjera, te ndryshme nga ato qe ka Alba Film.

Pra qeveriu e ka mbaru punen e vet ne Tetor dhe ka pas kohe per te ec me veprime gjyqsore, qe nuk jane bere dhe duket Cashku ka menduar se e ka kalu ne formen : une te shkel syrin dhe vazhdojme.

Meqe gjerat po shtrengohen, pra jane ditet e fundit atehere  qeveriu gaboi duke cuar policine.

Nga na tjeter VKM nuk e detyron Marubin si subjekt posedues qe te LIROJE objekte qe ajo vetem sa i POSEDON.

Juridikisht Cashku duket se pretendonte LEGALIZIMIn qe nuk i erdh kurre, sepse u tregun me te shkathet ata te TCH. LEre qeveriun jashte loje , e kam fjalen per qeveriun e madh, se keta Pango,  Ruli per vete keta e kan zant hajdutllukn.

Pra ka nje lemsh juridik qe CASHKU duhet ta kishte zgjidhur ne kohe dhe jo me kesisoj marifetesh. E kam fjalen ndjek ne kohe dhe jo me te shkelme syri.

Kur pretendohet per detyrime finaciare lidhet vetem me llogari te tipit :

Ketij tjetrit ja kam dhene me X leke/m2 TANI, ndersa ti qe ke 5 vjet qe e perodr atehere duhet te me paguash mua :

5 vjet  here 12 muaj here X aq merta katrore qe ke zaptuar here X leke/m2 .

Ne te tilla raste propozimi eshte : me jep gjysmat ne dore dhe vazhdo dhe  5 vjet te tjera po deshe.

Ja keshtu behet kapitalizmi ketej dhe kultura gjithashtu.

Por tani kjo ndodhi. Historia mbaron dhe palet do gjejne gjuhen e perbashket duke futur ne loje gjykatat. Leket tani nuk do shkojne nga administratoret e shtetit por nga gjykata e pavarur.

E qarte ? smiley

 

Rrofsh Koth : )

Po kjo tjetra qe thote as, si prone private e nje familjeje e njohur nga Gjykata, a hyn ne kete mes apo jo? 

Se me ligj, sipas shpjegimit tend me lart, po te cohet ne gjykate (hiq incidentin me policine) qeveria paska te drejte.

Shif,

nuk ka vend ne SHqiperi qe nuk pretendohet per prone. Sot ka pasur nje person ne media  qe tha qe ne na eshte njohur prona me Gjykate te larte. Nuk e besoj qe ka marre forme te prere. Pra du te them qe nuk mund te di sa e sakte eshte. Deklarimi ishte si  pa kuptim dhe ai qe e solli ne peshk ka pare vetem lajme, jo dokumnet. ( Ishalla jam gabim .

Qeveriu ka nxjerre vendim per ate prone qe ka ne inventar si te veten. Invetari behet edhe me faktin edhe me letra. Me letra qeveriu pretendon se e ka ajo, fakti eshte qe Cashku ka/posedon nje truall mbi asnje baze,  tefter e kam fjalen.

Qeveriu thote qe eshte nje  siperfaqe qe posedon Cashku afro 1800 m2  te kesaj natyre dhe per kete per ditet qe kane kaluar do qera qe do e fundosnin Cashkun nese do paguheshin.

Policia ka qene si fanti spathi ne nje ngjarje qe nuk ka lidhje fare me te, sepse eshte ceshtje civile qe ende nuk ka vajtur ne dyert e permbarimit. Sepse palet pretendojne dhe nuk kane gjet as mirkuptim por as dhe vendim gjyqsor nuk ka per kete qe ta ekzekutoje permbarimi.

Ne kete rast Alba Film eshte qeveriu i vogel ( koke me te shkelme syri ) qe nje zot e mer vesh si ka arritur te sjelle forca policore ne interes te vetin.

Ministri i Brendeshmen duhet te thote nje llafe per kete. Cer donte policia ne nje konflikt te kesaj natyre.

Tani kam une nje pyetje per ty : Kush ishte i interesuar qe vemendja e medias dhe publikut te kalonte nga Jala ke Cashku ?

Po megjithate une e du fort qeveriun, qamet.

Tani kam une nje pyetje per ty : Kush ishte i interesuar qe vemendja e medias dhe publikut te kalonte nga Jala ke Cashku ?

Koth, i vure vulen. 

Mesa kuptova, dhe flm dhe njehere per shpjegimet, kjo eshte thjesht ceshtje gjyqi, qe per shume arsye (apo per nje) po behet pazar mediatik dhe financiar me te. 

E megjithate, prape e dua ate vend cudirash : )

hahahah ne fakt ajo toka qe Pango pretendon si shteterore i perkiska nje familjeje, asaj Hyska, te cileve gjykata e larte i ka njohur pronen. Pra shih ca behet: Cashku shkurt muhabeti paska bere biznes mbi pronen e tjetrit me lejen e shtetit qe ky i fundit nga ana e tij ka bere biznes me pronen e nje familjeje. Plus tani shteti i paska lejuar dhe dy televizioneve te vazhdojne biznesin e tyre ne token qe ka pronar. EJANI DHE INVESTONI NE SHQIPERI!  

Nqs kjo eshte e vertete, atehere paskeshin qene shume te thella keto pune! 

Poli-poligone .....

Hahahaha, atehere gjithe hesapi sna paska qene vetem nje nevoje e papermbajtur per te zbatuar ate ligj te bekuar eh? Qe kishte diçka me ere pas gjithe kesaj pune kuptohej...duhej shume imagjinate per te aritur te kjo situate ama, gjithmone nese sa shkruan Koth. eshte e vertete.

Gjithsesi, skena e grupit lefter-polic-tel-çekan mbetet totalisht absurde.

Marubi dhe diagnozë për z.Vreri(Klosi)

Ylli Pango
Panorama

Do të doja përpara se të  bëja një sqarim të plotë për çështjen “Marubi” të jepja diagnozën shqetësuese të njërit prej anal-istëve dhe ambi-entalistëve tashmë të njohur nga opinioni publik për vrerin e tij të paparë, por jo për çrregullimin e rëndë nga i cili vuan. Duke qenë se për shkak të detyrës tani shkruaj dhe merrem rrallë me zanatin e vjetër, do të vija në dukje se ky është një rast i rrallë, por për nga rëndësia e rrezikshmëria ia vlen t’i vjedhë pak kohës time të punës si ministër ...Njeriu për të cilin shkruaj, shpesh i cilësuar nga shqiptarët e shkruesit, pseudoambientalist, pseudoanalist, drejtor i dështuar i Radio Televizionit Shqiptar, plagjiator, dhe antishqiptar, i mbiquajturi sot e tutje Ardian Vreri(Klosi), gjen në diagnozën e mëposhtme justifikim për të gjitha këto cilësime dhe unë i lutem opinionit publik ta falë e ta trajtojë me indulgjencë.

Shfaqjet e para publike dhe së bashku me to edhe simptomat e para, zënë fill në Qytetin Studenti, në fillimin e viteve ‘90, ku duke dashur të ingranohej në lëvizjen studentore, pacienti Ardian Klosi(Vreri), del me kuletë në dorë, kinse t’i falë lëvizjes studentore për hir të çështjes, paratë e kursyera nga djersa e babait. Dhurata refuzohet dhe ky moment i parë së bashku me urrejtjen klasore patologjike familjare duhet konsideruar fillimi i shfaqjes së simptomave të rënda të mëvonshme. Ky akti i parë ekzibicionist është interpretuar dhe nga historianët si vijimësi e akteve të kohës së luftës, ku disa të pasur të pakët i falnin lëvizjes komuniste para për t’u kthyer pastaj nga shoku Shpati Enver në krerë të partisë. Më pas A.Vreri i qepet Berishës mbrapa për t’i hyrë në sy dhe për t’u përfshirë në lëvizjen demokratike, por refuzohet. Me këtë, modeli imitues plotësohet, por nuk realizohet. Klosi i vrertë largohet i demoralizuar për në Gjermani, duke hyrë tani në atë fazë të sëmundjes që ndryshe quhet pjekuria e simptomës. Aty A.Vreri gjen grua (ky akt vlerësohet në diagnozë si tejet i fuqishëm dhe vetëmohues. I sëmuri e pohon vetë këtë si akt sublim dhe është krenar për t&eumlsmiley.

Në vitin 1997 vjen nga Gjermania dhe partia e kandidon për drejtor të RTV Shqiptar. Konsideratat mjekësore njohin për momentin një lehtësim simptomash. Miku i tij Rama e mbështet dhe ndihmon. Emërohet drejtor dhe dështon që në muajt e parë për shkak të raporteve antisociale (simptoma të rishfaqura të sëmundjes së vjetër në kushtet e reja). I gjithë televizioni shqiptar ngre siparin e humorit dhe A.Vreri vihet në lojë. Ky moment duhet cilësuar tejet i dëmshëm për raste të tilla çrregullimi. Drejtorët e tallin, shefat thurin vargje, kronisti Tomë Therçaj e përqesh, kur Ardiani kërkon ta pushojë nga puna. Kulmi arrin kur edhe pastrueset rebelohen. Këtu agravimi arrin kulmin dhe Z. Vreri dorëhiqet. Në kulmin e paranojës akuzon Nanon, Ramën, partinë. Me këtë moment ireversibël, dhe  projektimin e problemit vetiak jashtë vetes drejt të tjerëve, shpjegohet edhe simptoma e kërkimit të dorëheqjes që i bëhet pareshtur ndër vite, çdokujt që drejton një institucion. Kështu i kërkohet dorëheqja Ramës, Nanos, Berishës, e deri Tomë Therçajt.

Pastaj A.Klosi(Vreri) bëhet analist, fillon një proces diareje dhe vjelljeje të pandërprerë që bëhet shkas i simptomave të lëkurës, e cila kalon nga nga e verdhë në të gjelbër të errët. Ka humbje peshe dhe tenton të vetvritet dy herë. Ky moment mund të interpretohet qartë edhe si tendencë ekzorcimi për shkak të ngarkesës së rëndë të brendshme dhe projeksioni i dështimit personal tek të tjerët. Paskëtaj vinë vite të thatë për nga karriera, por të pasur në simptoma e agravim i tyre. Klosi nuk përfillet as nga të tijtë dhe sëmundja avancon. Prishet me Ramën, Lubonjën. Tenton të përkthejë, për të harruar disi valën e vrerit që e pëmbyt por bie në plagjiaturë dhe përvetëson përkthimin e veprën “Arbëria Venetike” të gazetares Aida Cama. Kjo e fundit e akuzon pa e ditur sëmundjen e tij. Z.Vreri sërish mbrohet duke sulmuar. Mjekët ndërhyjnë dhe çështja mbyllet për arsye shëndetësore.

Pastaj pak dritë. Në fermën e kafshëve ku tërhiqet të jetojë sipas modelit Orwellian, mbërrijnë dy pony (kuaj të vegjël race) dhuratë nga Rama. Sërish Ardiani hyn në forcë.

Ndërkohë në fuqi ka ardhur e djathta. A.Vreri kalon rekrut dhe sëmundja vazhdon të agravohet. Kështu në një nga polemikat e tij A.Vreri sulmon shkrimtaren dhe përkthyesen e njohur Mira Meksi duke i rekomanduar ashpër lexuesit të mos lexojë romanin e saj. Për më tepër i sëmuri qëndron me orë të tëra përpara librarive a kioskave të librit duke penguar lexuesit a kalimtarët që kalojnë edhe rastësisht andej pari, të blejnë librin. Në ditë të tjera simptoma shfaqet më ndryshe. Ai vrapon nga njera tjetra kioskë tek tjetra për të penguar shitjen e librit, duke shfaqur edhe probleme të rënda kardiake. Ky moment i progresit të çrregullimit mund të interpretohet ndryshe edhe si simptoma e vrerit agresiv. Është rrjedhojë e këtij momenti që simptomat e tjera marrin përmasa tejet të rënda dhe shoqërohen me sulmet ndaj ikonave kombëtare. Kështu sulmohet Kadareja, kultura kombëtare, identiteti shqiptar, për të kulmuar me anatemën ndaj Skënderbeut, e cila për nga përmasat diagnostike është e paparë edhe në rastet më të agravuara të këtij lloj çrregullimi. Në kulmin e ekstazës paranojake A.Vreri(Klosi) deklaron në emisionin “Zonë e Lirë” se Shqipëria nuk duhet ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe pason me letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Shefer ku prerazi në emër të intelektualëve të vrertë, kërkon mospranimin  e Shqipërisë në NATO. Argumenti: qeveria shqiptare duhet të marrrë një mësim. Si përfundim kartela klinike e pacientit A.Klosi(Vreri) paraqitet si vijon:
Pacienti vuan nga paranoja akute shoqeruar me momente të rënda depressive dhe shpërthime të rënda agresiviteti anal e sidomos verbal. I sëmuri paraqet gjithashtu patologji të rënda të çrregullimit të personalitetit paranoid ndërthurur me tipare të qëruara të personalitetit antisocial. Simptomat shoqërohen nga elemente të kompleksit të inferioritetit, agravuar nga radha e gjatë e dështimeve, dhe veç të tjerash frustracione seksuale trajtimi i të cilave është tepër i vonshëm për tu kryer për vetë avancimin e sëmundjes a çrregullimit, moshën dhe rrethanat e jetës aktuale të të sëmurit.

Rrezikshmëria siç u vu në dukje edhe nga shembujt dhe shfaqjet e përmendura më sipër është e karakterit individual me pasoja të mundshme deri vetëvrasjen, por po aq e rëndë edhe për nga përmasat sociale. Ajo vijon e do të vijojë me sulme të përsëritura ndaj njerëzve të penës, kulturës, politikës, deri ndaj ikonave a identitetit kombëtar. Ajo nuk mund të gjejë trajtim me mjetet e njohura deri më sot nga shkenca e mjekësisë dhe për rrjedhojë zgjidhje duhet kërkuar në eksperimentet e fundit të psikoterapisë e psikiatrisë për rastet ekstraordinare. Pas një konsulte me kolegë të huaj mendohet se një lloj përmirësimi mund të vijë në formën e dhënies së dorëheqjes së Zotit Vreri(Klosi) nga shtetësia e kombësia shqiptare dhe mohimi publik i tij i çdo identiteti e origjine kombëtare. Ne ruajmë gjithsesi rezervat tona për këtë trajtim, për arsye se pacienti është është ende formalisht shqiptar dhe çdo akt i tillë mund të shkojë në dëm të ndonjë shteti a kombi tjetër.

P.S. Pak sqarim për shkollën “Marubi” që gjithsesi mund të lehtësojë përkohësisht, por asesi të shërojë pacientin Klosi(Vreri). Pronari i shkollës “Marubi” ka në zotërim pa të drejtë 1600 m katrorë sipërfaqe mbi të cilën është ndërtuar shkolla e tij. Nga këto vetëm 200 metër katrorë i janë falur nga Nano pa shpërblim dhe në përdorim. Askush nuk e nxjerr nga shkolla e tij dhe madje as është bërë ndonjë tentativë nga policia për këtë. I është kërkuar vetëm të paguajë qiranë. Nga ana tjetër, Çashku jo vetëm nuk paguan për sipërfaqen nën godinë, por kërkon më shumë. Davaja bëhet se Çashku kërkon edhe 4000 metër katrorë tokë jashtë shkollës së filmit për t’i përdorur sipas qejfit, gjithashtu pa asnjë pagesë qiraje, tokë e cila është publike, nuk mbulohet nga territori i shkollës dhe me VKM të vitit 2008 i ka kaluar subjektit Top Channel me qira për 20 vjet. Ministri Pango e ka vizituar shkollën i shoqëruar nga z.Çashku, ka vlerësuar punën e saj, dhe ka tentuar ta ndihmojë për marrjen me qira, veprim ky, i cili kryhet nga Ministria e Ekonomisë, pasi Ministria e Kulturës nuk ka të drejtë të japë jo më shumë se 200 metër katrorë tokë me qira. Por Çashku kërkon gjithçka pa pagesë. Çdo disinformim a shpifje tjetër nga ana e Z.Çashku, pacientit të sipërpërmendur, Ardian Klosi a mediave të dizinformuara, mund të hidhet poshtë nëpërmjet dokumenteve ligjorë, të cilat mund t’i dispononi në çdo kohë që të dëshironi.

Xhib, cili eshte opinioni yt ne lidhje me kete shkrim, meqe e solle? (Ajo puna e pervetesimit te perkthimit te afersisht gjysmes se "Arberia Venetike" nga z. Aida Cama, me c'di eshte e vertete; ajo me ka bere te krijoj nje mendim vetjak mbi Klosin, qe para muhabeteve te Skenderbeut). Pse nuk e nxjerr si teme me vete?

te erdhi per mideje ty Emo...

mos e shnderroni muhabetin ne verin e Klosit , e as mos hapni teme tjeter se ky shkrimi i ministrit eshte turp per kedo qe e lexon. mjere ne ke kemi minister Kulture.

Ne fakt, pjesa e fundit e shkrimit qe sjell Xhibi shpjegon shume per ceshtjen "Marubi", dhe realisht ato jane vertet gjera qe mund te verifikohen lehte. Eshte e vertete se Cashku ka perdorur 1600 metra katrore pa paguar fare? Eshte e vertete se ai kerkon 4000 metra katrore te tjere pa paguar fare qira? S'me duket aq e veshtire per t'u verifikuar. Eshte e kote te ngaterrohet opinioni publik apo revolucionare te oreve te fundit per te protestu per interesa gjasme "publike" kur ne te vertete ato jane thjesht private. Po ashtu eshte i kote argumenti se s'kemi shtet atehere kur na intereson per te justifikuar anti-ligjin dhe perfitimin privat. Manipulimi i njerezve te painformuar eshte te pakten imoralitet. Sa per te indoktrinuarit lerini ne pune te tyre -- eshte ne natyren e tyre demagogjia. Thone se s'ka ligj, por ne emer te ligjit te munguar ngrihen ne protesta, bertasin e genjejne...

Emo, te jem i sinqerte, ate Klosin e kam mare shume inat me palacolleqet e tij antikombetare (de facto te tilla, pavaresisht qellimeve ose jo te tilla te tij) dhe mu be qefi qe Pango e ben per nje leke.

Por, nuk jam i sigurt nese Pango ne kete rast thjesht e ben kete per efekt ping-pongu, meqe Klosi (me sa kuptoj nga shkrimi) do jete perfshire dhe ne kete meselene qeveria vs Marubi vs lesh me presh, qe po e shfrytezojne politikisht (si cdo gje tjeter) te gjitha palet, perfshi ato politike dhe ato mediatike, te "pavarura" dhe "te lira", dhe padyshim PPU ne faqen e tij kryesore.

Dmth per kete rezerven e dyte, meqe s'e di nese Pango eshte shprehur me pare per Klosin kur ky bente palacolleqe me te medha, apo shprehet vetem tani meqe Klosi eshte kundershtar dhe ne kete ceshtje kundra Pangos/qeverise, nuk e nisa si shkrim me vete.

Plus kam rezerva me tonin e artikullit; e njejta zhurme qe shitet per artikuj shtypi apo opinioni. Dmth jo me pikat qe prek Pango, po me menyren si shprehet. Jane bere te gjithe si kalamaj qe hedhin thumba. Kritika nuk behet me tallje apo me diagnostikime gazetash.

Meqe Pango e permend Kadarene ne listen e atyre qe mundohet te cmutizoje dhe sulmoje Klosi, le te mare shembull nga Kadareja ne kete pike, ne menyren e te shkruarit te eseve dhe te te berit te kritikave. Dmth Kadareja, meqe e permendem, dhe kur ka opinione te skajshme, i ben ato seriozisht, jo me stil ironikosarkastikotalljebythoqitjevreri.

xhib, zgjedhja jote. mua mu duk si shume teper per koment. ty te duket si shume pak per postim. bota ne rregull edhe mbas ksaj, I guess...

Zgjidhje ligjore, kompromise, sensibilitet...

Sic duken bathet, ne cdo rast Cashku eshte i humbur. Keqardhje!  Edhe ky konflikt do te  harrohet shpejt, si shume te tjere... Do te dali ndonje gjé tjeter, qe do ta spostoje ceshtjen ne fjale... Jane bere KAPICE problemet, ceshtjet, konfliktet; te pazgjidhura. Te pazgjidhura sepse nuk mund t´i zgjidhin ata qe i krijojne...

Sa per sensibilitet..... SENSORET e mediave, shtypit, shoqerise nuk punojne per kshu gjonash.

 

 

Sic duken bathet, ne cdo rast Cashku eshte i humbur. Keqardhje! 

Jo, nuk me duket ashtu. Nese ceshtja shkon ne gjykate , pra se bashku me gentplanin qe ne vendimin e qeveriut Nano mungon, ndersa ne kete tjetrin egziston atehere gjykata do vleresoje se pervec siperfaqeve nene objekt, pra ajo 200 , ketij institucioni i duhet edhe ambiente te tjera funksionale.

Ky arsyetim favorizon Cashkun. VKM-ja e pare eshte me mangesi ( keshtu po pretendohet ) dhe risistemi i gentplanit mund ta beje Cashkun me afro  aq metra sa pretendon.

Une e dua qeveriun, kam thene gjithe diten. E them sepse qeveriu ka ndertuar nje administrate qe nuk di te lidhe poturet e veta.

Pra Cashku eshte duke pretenduar tashme nje hapesire qe ne terma civile quhet : siperfaqe funskionale dhe qe eshte e ndryshme nga ajo e tokes nen objekt.

Numrta per TCH jane :

1420 m2 nen objekt me qira per vetem 5oo ( te raja ) /m2 dhe 3498 m2 siperfaqe funksionale me vetem 100 ( te raja ) leke/m2., nga te cilat qeveriu pretendon qe 1475.6 m2, m2 jane ne posedim nga Cashku.

Shkurt, nese Ceshtja do kaloje ne gjykate per te ballafaquar dokumentacionin pra vec te tjerave dhe gentplanin ne te dyja rastet atehere Cashku fiton . ( sipas meje )

Kjo qe ndodhi ishte ceshtje taktike per palet  dhe ai qe humbi ishte qeveriu i Ministrise se Kultures, ne te dyja planet edhe me opinionin edhe me vete qeveriun qe e coi ne nje telash ku qeveriu i madh nuk kishte ndonje interes te madh.

P.S. Kur te sqarohet/kthjellohet psh se kush eshte historia e nje skenari per grate ruse ne Shqiperi do kuptojme me shume se kush eshte idhnu me Cashkun e qe e do te rrenuar.

Nje pike tjeter qe e ndihmon Cashkun ne gjykate eshte qe Akademia Marubi eshte AKREDITUAR nga Qeveria si Institucion i Arsimit te larte. Akreditimi ne vetvete nenkupton qe Universitetit i duhet nje hapsire e mjaftueshme per te funksionuar si i tille. Afermendsh nje universitet nuk mund te funksionoje ne 200m2. Nese ky do te ishte rasti, Marubi nuk do te ishte Akredituar si Akademi ne siperfaqe apartamenti. Pra qeveria ia ka njohur te drejten e perdorimit perderisa i ka dhene te drejten e akreditimit. Pra, duke e Akredituar Qevria terthorazi miraton perdorimin e 1600m2 te tjera.Kjo eshte thjesht "litigation" mund te rrezohet. smiley

Eshte edhe ajo Familja HYKA qe ka fituar ceshtjen ne GJYKATEN E LARTE si PRONARE E LIGJSHME e tokes se Ish-Kinostudios ku ndodhet kjo Akademia dhe nja 3 a 4 televizione te llastuara dhe nje gazete...

Si i behet qe ky djall neni 142 (pika 3) i kushtetutes tone thekson qe organet e shtetit shqiptar (qeveriu brenda)  DUHET T'I EKZEKUTOJNE vendimet e Gjykates se Larte pa nje e pa dy?

Neni 142

  1. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara.
  2. Gjykata e Lartë duhet t’i botojë vendimet e saj, si dhe mendimet e pakicës.
  3. Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore.

@KOTH

  Egzakt... Totalisht e saktë logjika jote.

Do kish qenë shumë mirë që TCH dhe Marubi të bashkonin forcat që të denonconin operacionet keqdashëse dhe të jashtë ligjëshme të admnistratës shtetërore të administrimit të pronave dhe asaj pseudo kulturore të Albanonfilm....

Por fatkeqësisht duket se topi po e kafshon karremin e ndryshkur dhe mbi të gjitha amator në cdo sens të qeverisë.

 

Për më shumë mund të lidhemi në PM: Më dukesh shumë i mirëinformuar mbi situatën që po jetojnë tek Marubi prej gati dy muajsh.

 

 

 

 

Vallaj kam nje jave qe po mundohem te gjej ndonje minimum argumenti ne favor te Cashkut, po nuk po del qe nuk po del gje ne drite. Te vetmet argumenta jane qe, ligjin e kane bo gabim apo pse nuk ndryshojne ligjin tani se kemi te bejme me nje vlere te pallogaritshme te kultures shqiptare, te gjitha keto jashte nje llogjike normale njerezore.

1. Te thuash se ligji eshte gabim sepse parashikon qe secili pronen e vet e shfrytezon sipas qefit te vet, eshte me kryeabsurdja qe pseudo artistat dhe korifejt (pa tru) te artit shqiptar te lidhur me Cashkun kane nxjerre. Prona eshte e nje pronari, te qarte ne kete rast Shtetit (ne fakt ish pronaret e vertete te terrenit kane kohe qe enden gjyqeve per gjithe ish territorin e kinostudios). Shteti tani (ose me sakte duhet lexuar pronari), po deshi e jep me qera pronen e tij, po deshi nderton nje repart ushtarak, po deshi nderton nje pishine me cadra qe te shkoje Sala e te beje banjo dielli bashke me Yllin e shoqet (studentet) qe i vijne Yllit nga pas, e biles biles mund te hape nje nevojtore publike, qe mund te jete nje sistem i organizuar funksional ose thjesht nje nevojtore ne natyre. Per kete Shteti mund 'i drejtohet aksionereve te tij (pra neve) te beje nje referendum apo ne fushate elektorale e te vendosim ne aksioneret cfare do behet me siperfaqen te kinostudio.

2. Te themi qe duhet ndryshuar ligji se Cashku e meriton kete dhe se te ndryshosh ligjin eshte gjeja me thjeshte ne bote, eshte akoma nje idiotesi me brire. Te thuash se e meriton Cashku, une personalisht nuk do isha dakord pasi realisht mendoj se une vete e meritoj me shume se Cashku (fundja ky eshte nje mbetje e regjimit dhe e ideologjise se regjimit, qe ligji i lustracionit duhet te kishte fshire, po kjo do te ishte nje teme me vete). E meritoj sepse nuk une jam i llustruar dhe ligji i lustracionit nuk me kap, se une e konsideroj veten artist gjenial, dhe fundja pse mos hap edhe une nje akademi arti dhe shkencash bashke e t'ia ve emrin Hollivudi, e te bej edhe une ca leke, se fundja edhe po te besh lavazh aty nuk del keq. Cfare dallimi ka ky zoteri nga ne te tjeret, qe shteti nuk na ka lene ne disposicion falas nja 4500 metra katror ne mes te Tiranes qe te benim edhe ne aktivitet privat me vlera kombetare? Fundja a jemi te gjithe te barabarte, qeveria duhet te menoje ene per ne te shkretit e te na hapi nga nje biznes personal prej 4500 metra katror secilit.

Pastaj te flasesh qe ta ndryshojme ligjin, pra qe ne pronen e tjetrit te hyje komshiu e te beje filmime e cdo gje tjeter qe i teket sipas qefit, prape me duket pa baze. Nuk duhet harruar qe ligji eshte per te gjithe dhe jo per persona te vecante. Puna eshte qe po doli ndonje ligj si ky alla Cashku, kjo eshte pak me rrezik. Se ja i teket komshiut tim, te hyje ne shtepine time e te me kapi gruan e pastaj te xhiroje dhe ndonje film porno, nuk me duket ndonje gje e mire ne fakt.

3. Te thuash qe biznesi i Cashkut eshte vlere kombetare eshte akoma me qesharake. E para sepse Cashkun duan me e heq se do i hapin vend nje tjetri qe eshte veteshpallur si pasuri kombetare, pra Top Channelit, por edhe sepse kjo puna e vetshpalljes eshte shume idiote.

Ne fak edhe Lir Qorri qe ka hap lavazh te lagjia ime, e mban veten per pasuri kombetare, sepse arrin te pije dy shishe raki rresht pa shku asnjehere ne banjo. Po edhe ai i shkreti pervec faktit se do behet e para pasuri kombetare me probleme ne melci, i pagun taksat shtetit ne rregull per lavazhin dhe kete te fundit e ka ne token e tij.

Vlerat kombetare un nuk po i gjej ne asnje vend e nuk po shoh ndonje prodhim te hajrit nga Cashku sh.p.k. Natyrisht me tempullin e dijes qe ka hap, sic kane mbire shume tempuj te tjere universitare private ne Shqiperi e qe "po pergatisin elitet e verteta", pervec lekeve nuk besoj se ka pordhuar ndonje pasuri kombetare.

4. Ne fakt me fatkeqet ne kete mes jane studentat, te cilat pasi pagujne nga 4000 euro viti, u duhet te mbeten me gisht ne goje, pra pa diplome por me xhirime te fuqishme ne mbrojtje te demokracise ne sirtar. Por per kete nuk e ka fajin ai qe zbaton ligjin, po ai qe po e shkel ate. Do ishte mire qe te fillonin te mendonin se si ti merrnin leket mbrpasht Cashkut sesa ta kene mendjen te xhirimet reality te ketyre diteve.

 Ti vllai me çfar merresh në jetë, mos organizon aktivitete non lukrative apo?!?!?!

Nga njerëzit si ty, ai vend po bëhet gjithnjë e më i padurueshëm. Turp për ty o Pangisto-Markmarkist i vogël...

Xhirimet reality që thua ti, dhe faqet e forumeve si ky, janë dokumenti më i rëndësishëm historik, dhe prova më e madhe që do të ngelet në celuloid e format digital, se pse shqipëria nuk bëhet dhe shqiptarët kurrë nuk e kanë merituar territorin ku mbijetojnë as mirë e as keq ndër shekuj.

Tashmë si ju Pangisto-Markmarkistët si ata që mbrojnë Akademinë marubi, jeni pjesë e historisë së kinemasë europiane. Studentët dhe kineastët e të nesërmes do tju gjykojnë, qoftë anonimati si puna jote qoftë emrat që kanë bërë e bëjnë histori si puna e Çashkut dhe mbështetësve të tij Europianë e Amerikanë

Akademia "Marubi" në konflikt me qeverinë për tokën

Armand Mero
Zëri i Amerikës, Tiranë
24-02-2009
   
Në Shqipëri është kthyer në një konflikt ndërhyrja e policisë për lirimin e një sipërfaqeje në natyrë e cila shfrytëzohej nga akademia private e filmit Marubi. Rektori i kësaj akademie, regjisori Kujtim Çashku dhe 4 studentë janë shoqëruar dhe janë mbajtur për orë të tëra në polici. Autoritetet thonë se sipërfaqa është zënë pa patur asnjë leje e po ashtu edhe hapësira të tjera për të cilat akademisë i kërkohet të paguajë qeranë. Ndërsa zoti Çashku ka reaguar duke thënë se është anashkualuar gjykata e cila sipas tij e ka në proces këtë çështje.

Kronika e plote: http://www.youtube.com/watch?v=v5JRnpaD1-0

_________________

Nga prononcimi i Cashkut dhe Pangos nga kronika, me pak fjale, Cashku thote qe eshte anashkaluar procesi gjyqsor dhe eshte ushtruar dhune deri ne shoqerimin ne polici te atij dhe 4 studentave dhe nderhyrje e policise ne territorin e shkolles eshte bere pa dokument autorizues. Pango thote qe s'behet fjale fare per territorin ku eshte shkolla aktualisht. Ai thote qe shkolla ka mare me ligj vetem 200 m2, nderkohe qe ka shfrytezuar dhe 1800 m2 te tjere pa paguar qira fare. Nderkohe ai thote qe nderhyrja e policise eshte bere tek nje siperfaqe e lire toke prej 3000 m2, jashte godines se shkolles, te cilen Marubi po perpiqet ta aneksoje duke vendosur disa objekte aty.

Ketu SHTETI LIGJOR ekziston vetem ne fjalime.

Atehere mos u merini me shtetin as me Marubin por meruni me shtetin ligjor. Atje qenka e keqja.  Sepse  s'ka shtet ligjor nuk do te thote se duhen perkahur shkeljet e ligjit. Se shteti nuk vepron sic duhet nuk duhet te behet shkak per te  share e mos perkrahur edhe kur ai  vepron.

Te kerkohet dhe  goditet e keqja atje ku eshte jo atje ku na vjen ne mire

Na ishte njehere nje pijanec qe kishte humbur celsat e makines Pasi doli nga klubi  i bere tape shkon poshte nje kolone elektrike dhe ulet te kerkoj  celsat

-Cfare kerkon- e pyet nje kalimtar

-Celsat makines -pergjigjet  i piri.

- Je i sigurt  se i ke  humbur pikerisht ketu tek ky vend - Pyet kalimtari qe tani kishte filluar edhe  ai te kerkonte per celsat 

-Jo - u pergjegj  pijaniku-  por ketu ka drite dhe ketu mund ti kerkoj, atje ku i humba eshte eresire nuk shikoj dot azgje. .

Në Shqipëri është kthyer në një konflikt ndërhyrja e policisë për lirimin e një sipërfaqeje në natyrë e cila shfrytëzohej nga akademia private e filmit Marubi.

Sa here kemi ulurire qe qeveriu nuk po e zgjidh ceshtjen e pronesise Se ajo eshte bere pengese per zhvillimin ekonomik te vendit?

Tani qe po behet nje gje qofte kjo  dhe e vogel hopa tralala i dalim kundra Ndajeni mendjen  o peshq ( ka mendje/tru peshku?  smiley )

 Lufta Vazhdon....

Deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të studentëve, pedagogëve, artistëve shqiptarë dhe starve të hollywoodit e evropës.

KËTO SHKOLLA KËSHTU FUNKSIONOJNË NË GJITH BOTËN PASI JANË SHKOLLA PRODUKSIONI FILMIK, I CILI NUK BËHET DOT ME LAPS E ME LETËR, OSE ME FLETOREN E FUTUR NË BREZ TE KAFET E BLLOKUT.

KINOSTUDIO Eshtë e kineastëve se shteti shqiptar (që nga 39 e ktej) i keqpërdori si ta si ambjentet ku kontribuan dhe ata vetë.

Ktyre Pangisto Markmarkistëve të shtetit ligjor më duhet t'u kujtoj me trishtim, se të gjith shtetet që nga 39 e ktej, vetëm kanë keqadministruar e keq abuzuar, çdo sektor që u ka rënë për hise të menaxhojnë.

Koha ka ardhur që të pyeten qytetarët para se ligje a vendime të dëmshme për shëndetin tonë kombëtar, që më së shumti votohen e firmosen natën me deputetë e militantë të kontrolluar me dosje, të hyjnë në shqipëri.

Poshtë diktatura e mafias ekonomike, politike, mediatike. Kush nuk e kupton se që nga 90 deri më sot asgjë nuk ka ndryshuar vetëm se thjesht tani e shef në televizor por prap mbyll perdet të mos e shohësh nga dritarja, ësht jorealist mbi të ardhmen e tij dhe dashur padashur ndihmon konsolidimin e kësaj mafie konseguente në vendin tonë

 

Posht Diktatura. 

P.S: Shikoni se paskan hap dhe www.afmm.tv, www.afmm.edu.al, www.saveafmm.net, www.ihrffa.net ngaqë media shqiptare me integritet e moral të lartë dhe tërësisht e mosvarme, po i çensuron, nisur nga tendenca perverse voyeriste (sehirllik) që e karakterizon.  

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).