Diskutimet që eliminuan Tuk Jakovën e Bedri Spahiun

Seria e likuidimeve, e cila filloi në prag të Kongresit të parë të PK të Shqipërisë, vazhdoi edhe pas tij. Viktima ishin jo vetëm themeluesit dhe udhëheqësit më të lartë të partisë, por edhe mbarë populli i Shqipërisë.Ndërprerja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, të cilën e shkaktuan Enver Hoxha dhe grupi rreth tij, e solli Shqipërinë në një situatë ekonomike jashtëzakonisht të vështirë. Megjithëse m’u përpara ndërprerjes së marrëdhënieve, Jugosllavia i dha Shqipërisë një sasi të konsiderueshme drithi, prodhimi i dobët në Shqipëri, i çrregulloi të gjitha planet e udhëheqjes. Furnizimi me ushqim ishte aq i dobët dhe i parregullt, sa që populli shqiptar ishte i detyruar jo vetëm të hajë bukë misri, por në shumë vise bregore (Kurvelesh, Skrapar, Dangëlli, Martanesh, Mirditë, Shalë, Shosh etj.) popullsia pësonte nga uria. Kishte mjaft raste vdekjeje për shkak të rraskapitjes dhe të ushqimit të pamjaftueshëm. Udhëheqja e re e PPSH-së ndërmori masa drastike kundër të gjithë prodhuesve bujqësorë. Një nga këto masa ishte dyfishimi, e madje edhe trefishimi i grumbullimit të të gjitha prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Duke iu shtruar një presioni të pashembullt, bujqit e viseve më pjellore ishin të detyruar t’i braktisnin shtëpitë e veta, të shkojnë në qytet dhe të punojnë atje si punëtorë të pakualifikuar në çfarëdo ndërmarrje shtetërore, me qëllim që të mund të merrnin racion të misrit dhe të gjërave të tjera ushqimore për t’i kryer me këto gjëra obligimet e veta ndaj grumbullimit. Para se të likuidoheshin ata  që e përkrahnin dhe e ruanin miqësinë me Jugosllavinë, nuk kishte forma kaq të rënda të grumbullimeve, e as pasoja të tilla. Mirëpo ata u eliminuan në mënyrë brutale nga jeta politike e Shqipërisë. Filluan ditë të zeza për Shqipërinë.
Do të përmendim biografi të shkurtra të katër revolucionarëve, të cilët pësuan pikërisht në atë periudhë.
Pandi Kristo. U lind në Korçë në një familje të varfër. Si i ri u bashkua me grupin komunist të Korçës dhe ishte një nga anëtarët më aktivë të tij. Me profesion ishte rrobaqepës. U angazhua me të gjitha forcat për formimin e PK të Shqipërisë. Ishte pjesëmarrës i Konferencës së parë themeluese, në të cilën u formua PK e Shqipërisë. Prej vitit 1941 ishte sekretar i organizatës së partisë në Korçë. Në Konferencën nacionale, në mars 1943, u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKSH-së, por mbeti edhe më tutje në detyrë të sekretarit të organizatës së Korçës. Gjatë luftës ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-it të Shqipërisë. Si udhëheqës i organizatës më të fortë të rrethit të partisë në Shqipëri. Luajti rol të madh në Lëvizjen Nacionalçlirimtare në vend. Pas çlirimit ishte në detyra me përgjegjësi. Ishte kryetar i Komisionit të Planit, kurse kreu edhe funksione të tjera partiake me përgjegjësi. Pandi Kristo ishte një nga udhëheqësit më të dashur të Partisë. Pas Kongresit të parë të PKSH, në të cilin u përjashtua nga partia, u akuzua në mënyrë të rrejshme dhe u nxor në gjyq. U dënua me burg shumëvjeçar.
Nesti Kerenxi. Si nxënës i Liceut të Korçës ishte një nga udhëheqësit e rinisë komuniste të grupit të Korçës. Pas formimit të partisë ishte anëtar i Komitetit të Rrethit të Korçës dhe sekretar i Rinisë komuniste të këtij rrethi. Në Konferencën e parë nacionale u zgjodh anëtar i KQ të PKSH. Pas çlirimit ishte zëvendësi i parë i ministrit të Punëve të Brendshme, me gradë kolonel. Në Plenumin e tetë të KQ të PKSH, si kandidat u kooptua anëtar i Byrosë Politike. E përfaqësoi Shqipërinë në disa konferenca ndërkombëtare të rëndësishme. Pas Kongresit të parë të PKSH u nxor në gjyq. U lirua, por u shkarkua prej të gjitha funksioneve të mëparshme dhe u likuidua politikisht.
Vasko Koleci. Ishte anëtar i rinisë komuniste të Grupit Komunist të Korçës dhe një nga udhëheqësit e rinisë komuniste të rrethit të Korçës pas formimit të PKSH. U pranua në parti në fillim të vitit 1942. E trashëgoi Nesti Kerenxin në pozitë të sekretarit të rinisë komuniste në rrethin e Korçës. Pas çlirimit të Shqipërisë kishte gradë nënkolonel dhe kryente detyra me përgjegjësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Plenumin e tetë të KQ të PKSH u përjashtua nga Partia dhe u arrestua. Në procesin gjyqësor kundër Koçi Xoxes, i akuzuar se ka qenë bashkëpunëtor i tij i ngushtë, u dënua me burg shumëvjeçar.
Nuri Huta. Si nxënës i shkollës së mesme ishte një nga partizanët e parë në trevën e vet. Gjatë luftës ishte, së pari, në detyrë të komandantit të çetës, e pastaj të komandantit të batalionit. Pas çlirimit, si nënkolonel, kreu detyra të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. U pranua në Parti më 1943. Pas Kongresit të parë të PKSH u përjashtua nga partia dhe u arrestua. Në procesin gjyqësor kundër Koçi Xoxes u nxor edhe ai në gjyq në bazë të akuzës së trilluar. U dënua me burg shumëvjeçar.
Përafërsisht në të njëjtën kohë kur u likuiduan këta revolucionarë, filloi fushata për kolektivizimin më të shpejtë të fshatit. Këtë e përcillte aksioni kundër kulakëve dhe të ashtuquajturve armiq të kolektivizimit si aksion plotësues, e shpesh edhe kryesor. 
Likuidimi i Tuk Jakovës dhe i Bedri Spahiut
Dëshiroj të ndalem këtu posaçërisht në likuidimin e dy udhëheqësve: të Tuk Jakovës dhe të Bedri Spahiut. Pas Plenumit XI, Tuk Jakova, siç dihet, e zëvendësoi Koçi Xoxen në detyrën e sekretarit organizativ të KQ të PPSH. Në Kongresin e parë ai u zgjodh edhe zyrtarisht sekretar organizativ, e një kohë të shkurtër pas Kongresit, e zëvendësoi në këtë detyrë Mehmet Shehu. Sipas asaj që u tha në Plenum të KQ, Tuku u dënua për shkak të “oportunizmit të djathtë”. Ai u shkarkua nga pozita e sekretarit organizativ gjoja për shkak se e ka mbrojtur klerin katolik reaksionar. Shkas për këtë akuzë ishte fakti se Tuk Jakova kishte pritur një klerik katolik, i cili kishte ardhur për t’u ankuar për diçka, pse kishte pranuar të bisedonte me të dhe pse nuk kishte qenë brutal gjatë bisedës. Tuk Jakova kurrë nuk i ka pranuar akuzat e këtilla, e ato as nuk ishin shkak i njëmendët për dënimin e tij. Shkaku i vërtetë ishte fakti që Tuk Jakova u bënte rezistencë të gjitha masave ekstreme terroriste, që aplikoheshin në Shqipëri. Qëndrimi i tij i këtillë u karakterizua si “oportunizëm i djathtë”. Më vonë, Tuk Jakova u përjashtua, me të njëjtin motivacion, edhe nga Byroja Politike. Pastaj u mbajt plenumi i famshëm i zgjeruari Komitetit Qendror në prill 1955. Në Plenum duhej të diskutohej për çështjet ideologjike dhe teorike. Përveç të gjithë anëtarëve dhe kandidatëve për anëtarë të KQ, në këtë plenum orën pjesë edhe sekretarët e parë dhe sekretarët e agjitpropit të së gjitha komiteteve të rretheve, si dhe një numër i konsiderueshëm nëpunësish të aparatit të KQ, udhëheqësit në shtyp e të tjerë. Referatin në plenum e paraqiti anëtarja e Byrosë Politike dhe sekretare për çështjet e agjitacionit dhe të propagandës në KQ, Liri Belishova. Pas referatit, i cili zgjati afër 4 orë, meqenëse kurrkush nuk deshi të diskutojë menjëherë, puna e plenumit u ndërpre, për të vazhduar po atë ditë në orët e pasdites. U nisëm të shkojmë në shtëpi. Meqenëse ende ishte herët për të ngrënë drekë, e thirra Tukun, i cili doli bashkë me mua nga salla e mbledhjes, që të shkojmë te “Shtëpia e partisë” dhe të luajmë atje një parti bilardo. Tuku nuk e pranoi propozimin tim. Meqenëse unë këmbëngula, ai më shpjegoi se kishte ndërmend të merrte pjesë në diskutim dhe se ekzistojnë disa gjëra, për të cilat ende dëshiron të mendojë mirë dhe, për këtë arsye, nuk mund të vinte me mua. Meqenëse Tuku asnjëherë nuk kishte punuar në sektorin e agjitacionit dhe të propagandës, më habiti dëshira e tij që të marrë pjesë në diskutim dhe e pyeta: çka të shesë mend për ato gjëra, për të cilat kishte folur Liri Belishova. Por, nuk munda ta bind dhe kështu u ndamë para “Shtëpisë së partisë”. Në mbledhjen e plenumit gjatë pasdites, Tuk Jakova i pari kërkoi fjalën dhe doli në foltore. Ai ndër të tjerash, tha: “Meqenëse në referat, të cilin e dëgjuam këtu, nuk kishte asgjë të re as të panjohur dhe meqenëse vetë referati nuk jep nxitje për diskutim, unë mendoj dhe propozoj që plenumi të diskutojë rreth disa çështjeve ideopolitike me karakter historik. Do t’i parashtroj këto çështje, e do shpreh mendimin tim rreth tyre. E para, problemi i formimit të PKSH. Pas vitit 1948, ne po e trajtojmë këtë çështje në atë mënyrë, sikur vetëm një njeri ta ketë krijuar OKSH. Kemi heshtur për meritat e mëdha të së gjithë komunistëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë aktive në formimin e saj. Mendoj se këto janë fakte historike. E ne nuk mund t’i shtrembërojmë faktet. Pajtohem plotësisht që të lihen në heshtje meritat e individëve, kur është fjala për tradhtarët. Por, nuk pajtohem të mos përmendet çdo komunist i ndershëm, i cili ka pasur merita për formimin e Partisë.
E dyta, sipas mendimit tim, nuk është me vend të përdoren fotografitë e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike në muzeun shtëpiak të ndërtesës, në të cilën është formuar Partia”.
Duke folur më tutje, Tuk Jakova tha se nuk ka propozime për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe se pikërisht për këtë arsye konsideron se për problemet e rëndësishme ideologjike, duhet të diskutohet në këtë plenum dhe të merren në të vendime përkatëse. Pas Tuk Jakovës kërkoi fjalë Sadik Bocaj, anëtar i KQ të PPSH-së dhe e sulmoi si revizionist dhe si njeri, i cili ka ambicie të tepruara. Pas diskutimit të Sadik Bocajt, mbledhja u ndërpre me propozim të Enver Hoxhës, me qëllim që, sipas fjalëve të tij, rreth këtyre çështjeve interne të Komitetit Qendror të mos diskutohet në prezencën e të gjithëve që marrin pjesë në punën e plenumit, e nuk janë anëtar të KQ. Gjatë pauzës, nëpër grupe u zhvilluan biseda në lidhje me diskutimin e Tuk Jakovës. Kur vazhdoi mbledhja, kërkoi fjalë Manush Myftiu (atëherë kandidat për anëtar të Byrosë Politike, e tash anëtar i saj). Ai deklaroi se gjatë pauzës anëtari i KQ, Bedri Spahiu, e paska informuar se me Tuk Jakovën paska folur në disa raste rreth këtyre dhe çështjeve të ngjashme. Sipas fjalëve të Manush Myftiut, Tuk Jakova i paska thënë Bedri Spahiut, me rastin e një vizite të tyre të përbashkët në Muzeun e revolucionit, duke ia treguar fotografinë e Spiro Kolekës (atëherë anëtar i Byrosë Politike): “Ç’kërkon këtu kjo fotografi? Ç’lidhje ka ai me revolucionin? Korrieri im nga Brigada e parë ka më shumë merita për revolucionin se sa Spiro Koleka, i cili nuk ka zbrazur as edhe një plumb të vetëm kundër fashistëve”.
Pas Manush Myftiut, fjala iu dha Hito Çakos (atëherë kandidat për anëtar, e tash anëtar i KQ), i cili gjithashtu e sulmoi ashpër Tuk Jakovën. Deklaroi se në një rast, në Hungari, ku gjendeshin në njëfarë kremtimi dhe ku kishin filluar rastësisht të bisedojnë për formimin e PKSH-së, ai paska thënë se të vijë koha, kur populli i Shqipërisë Miladin Popoviqit do t’i ngrejë përmendore të madhe e të bukur. Hito Çako shtoi se Tuk Jakova i paska thënë se tash, për shkak të situatës politike, nuk mund të pranohen meritat jashtëzakonisht të mëdha të Miladin Popoviqit për formimin e PKSH-së dhe për zhvillimin e suksesshëm dhe ngadhënjimin e Lëvizjes Nacionalçlirimtare në Shqipëri. Pas diskutimeve dhe të disa pjesëmarrësve, u propozua që këtë problem ta shqyrtojë Byroja Politike dhe, më së largu, brenda tre muajve, t’i informojë pjesëmarrësit e Plenumit për vendimet e aprovuara. Në fund, e kërkoi fjalën Enver Hoxha, i cili e sulmoi ashpër Bedri Spahiun. Sipas fjalëve të tij, Bedri Spahiut, jo vetëm që i ka munguar vigjilenca, por, se, në të vërtetë, ai është bashkëmendimtar me Tuk Jakovën. Për këtë arsye, Enver Hoxha propozoi që Byroja Politike ta shqyrtojë me të njëjtin kujdes si në rastin e parë, ashtu edhe të dytin. Plenumi u pajtua me këtë propozim të Enverit dhe me këtë përfundoi puna e tij...

Tuk Jakova: Stalini po na keqpërdor dhe pas vdekjes

Kur arriti lajmi për vdekjen e Stalinit, në sheshin kryesor të Tiranës, para përmendores gjigante të Stalinit, u mbajt një ceremoni përkujtimore. Sheshi ishte i mbushur me popull dhe vetëm një hapësirë para përmendores ishte e zbrazët. Tërë udhëheqja partiake dhe shtetërore kishte arritur në shesh dhe ishte tubuar në këtë hapësirë të zbrazët. Një kohë qëndruan në heshtje, e pastaj, papritmas, duke e ndjekur shembullin e Enver Hoxhës, të gjithë u gjunjëzuan para Stalinit rigoroz të bronzit. Duke ndenjur kështu në gjunjë, Enver Hoxha mbajti fjalim përkujtimor, në të cilin tha përveç të tjerash se vdekja e Stalinit është humbje e pakompensueshme për lëvizjen komuniste të botës dhe për mbarë njerëzimin. Me patetikë deklaroi se vdekja e Stalinit ka për t’u ruajtur dhe se Partia e Punës e Shqipërisë dhe populli shqiptar do të luftojnë me të gjitha fuqitë për vazhdimin e saj. Aty isha edhe unë. Qëndroja në gjunjë pranë Tuk Jakovës. E kisha vështirë t’i lutem Stalinit të vdekur dhe t’i betohem si perëndisë. Mirëpo, mendoja se vetëm unë e ndjeja veten kaq keq. Më befasoi në mënyrë të këndshme Tuk Jakova, i cili para se të fillonte të fliste Enver Hoxha, e ktheu kokën kah unë dhe më pëshpëriti në vesh: “Nuk ka mjaftuar që na ka keqpërdorur dhe na ka deformuar sa ishte gjallë, por edhe tash, pas vdekjes, vazhdon të na keqpërdorë”. Nuk iu përgjigja me zë të lartë, por, duke luajtur kokën i dhashë shenjë se pajtohem plotësisht me të. Sikurse edhe shumë vende socialiste, njerëzit edhe në Shqipëri shpresonin se pas vdekjes së Stalinit do të bëhen lehtësira dhe ndryshime pozitive. Mirëpo, ndërsa ishin bërë ndryshime të tilla në vendet e tjera, në Shqipëri vazhdoi të zhvillohet në mënyrë të intensifikuar, megjithëse Stalini ishte i vdekur. Prej 31 anëtarëve dhe kandidatëve të KQ të PPSH, që ishin zgjedhur në Kongresin e Parë të partisë, në prag dhe pas vdekjes së Stalinit, u likuiduan fizikisht ose politikisht 14 sish.

Panajot Plaku, kujtimet e ish-ministrit
Të tjera fakte dalin në librin “Vite që rrëzohen – Dhuna ndaj revolucionit shqiptar”, i cili sapo është hedhur në treg nga Shtëpia Botuese “55”. Panajot Plaku ka qenë dëshmitar i ngjarjeve të kohës. Ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes Popullore dhe drejtor i Drejtorisë Politike më 1956. Gjatë viteve 1954 – 1957 deputet. Më 29 tetor 1956 – 17 maj 1957 ministër pa portofol dhe kryetar i Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë. Arratiset në Jugosllavi, ku vdes në vitin 1966 vdes në rrethana ende të paqarta në një hotel të Beogradit. Pas Kongresit të parë të Partisë Komuniste vijuan të tjera likuidime në radhët e partisë, për të justifikuar prishjen me Jugosllavinë. Panajot Plaku na sjell portretet e disa prej tyre. Nuk do të vonojë vdekja e Stalinit, që do të pasojë nga një tjetër Plenum famëkeq. Bëhet fjalë për Plenumin XI, gjatë të cilit u shënjuan të tjera viktima. Bëhej fjalë për Tuk Jakovën dhe Bedri Spahiun, të cilët u quajtën “oportunistë të djathtë”. Plaku tregon se cilat ishin fjalët e fshehta të Jakovës gjatë përkujtimores së Stalinit dhe cili ishte fjalimi që do të vuloste dënimin e tij.

61 Komente

Ky komunizmi ne Shqiperi eshte si kuçedra qe hengri vetveten.

Hyrjen nuk e kuptova mire! A eshte autori kunder prishjes me jugosllavet (Titon) nga regjimi i atehershem?

Me sa marr vesh, kjo eshte pjese e shkeputur nga kujtimet e Panajot Plakut. Fakti qe eshte arratisur ne Jugosllavi dhe ka vdekur ne Beograd do te thote se ka qene kunder prishjes me jugosllavet.

Naim, Enveri dhe regjimi i tij kane qene kundra shume gjerave. Kane qene pro vetem me sundimin personal te Enverit. Ky kerkonte te linte pershtypjen e parimorit skajor (edhe bar hame ne shqiptaret... etj etj), por ishte ne fakt pragmatisti par excellence, qe kundershtonte sot ate qe kish thene dje.

Tani, mua me duket shume e veshtire te zbatohet parimi qe cdo gje qe ka qene kunder Enveri, eshte OK dhe anasjelltas.

Une si kam hyre fare debatit nese prishja me jugosllavet ishte vendim qe duhej te merrej apo jo. Retrospektivisht mund te konsiderohet si nje vendim i duhur pavaresisht se synonte ne radhe te pare mbijetesen politike te largqoftit. Ajo qe kam dashur te shprehe ne komentin e pare eshte se si proçedohej me eliminimin e konkurrenteve politike, konkurrente politike qe kane qene po aq te urryeshem kur kane ushtruar pushtetin sa edhe EH vete.

Me ndje ne kam lene ndonje pershtypje replike. Ishte thjesht bisede dhe zgjatim i idese.

Shume e drejte kjo qe thua per luften brenda llojit. Shume e drejte.

PS Nje nga stilet e Enverit ka qene eleminimi i nje pale duke u mbeshtetur ne ekstremiste qe e perkrahnin, dhe pastaj, pak me vone, goditja e ekstremisteve. Kam pershtypjen qe kjo behej edhe per te bere me dije apo rikujtuar, se goditjet e jep vetem njeri; ato jane privilegj/tager individual!

Ishte thjesht nje sqarim ne rast keqkuptimi Emo.

Per ta vazhduar biseden une do ta lidh kete punen e komunizmit tone me nje lajm qe vjen nga Kamboxhia. E vetmja gje qe u mesohej nxenesve kamboxhiane mbi regjimin trevjeçar te Pol Potit ishte se regjimi i tij shkaktoi vrasjen dhe vdekjen e afro 2 milione e gjysem kamboxhianeve dhe kaq. Tani, qeveria e atjeshme ka vendosur qe mekanizmat e genocidit tu tregohen nxenesve ne menyre me te hollesishme.

Une mendoj se kjo eshte e nevojshme edhe ne Shqiperi. Burimet me te medha te informacionit qe kemi nga periudha e komunizmit jane shkrimet e gazetave dhe librat qe kane dale ne treg. Kam pershtypjen se klanet qe kane ekzistuar ne kohen e komunizmit kane bere vend ne tranzicion dhe po kerkojne secili te shpalli te verteten e tij.

Eshte e nevojshme qe te qemtohet e verteta dhe te na jepet funksionimi i aparatit komunist deri ne hollesi me shpresen se kjo do te na sherbej si imunitet ndaj sharlataneve politike te tanishem dhe te ardhshem.

Kam pershtypjen se klanet qe kane ekzistuar ne kohen e komunizmit kane bere vend ne tranzicion dhe po kerkojne secili te shpalli te verteten e tij.

Eshte e nevojshme qe te qemtohet e verteta dhe te na jepet funksionimi i aparatit komunist deri ne hollesi me shpresen se kjo do te na sherbej si imunitet ndaj sharlataneve politike te tanishem dhe te ardhshem.

Shume e drejte. Po ca pret ti kur akoma dalin ne TV dhe ne faqe te pare te gazetave Nexhmia me Ramizin per te "sqaruar historine" ne lidhje me komunizmin, dmth per te rishkruar ate dhe tani dy dekada me vone? Eshte dicka qe eshte shume e perhapur ne media kjo. Bile atehere kur dolen keto perpjekjet e fundit Alia-Hoxha per te rishkruar historine, nga kurioziteti pata gjetur nje emision (video online ne google) tip investigativ qe pati bere Fevziu per keto, per eleminimet etj komuniste, dhe e mbaj mend qe dhe ketu tek PPU jo vetem s'e botuan si artikull me vete, po e fshine dhe si koment ne nja 3 tema te ndryshme, se ishte "jashte teme". smiley Nejse, te shkuara te harruara ajo tek PPU, po e kam fjalen, qe nga permbysja e regjimit, kjo qe thua ti nuk eshte bere aspak ne menyre adekuate tek ne, ne media etj (nuk e di ne tekstin e ri te historise se Shqiperise sa eshte bere kjo, s'e kam lexuar, mgjth kam pershtypjen qe jane shumica dhe aktualisht te njejtet autore qe e shkruanin ate tekst dhe gjate regjimit komunist), nderkohe qe ka patur shume inflacion shkrimesh nga vete protagonistet e atehershem (dhe ndonje neokomunist) per te rishkruar historine ne emer te zbulimit te saj.

Thjesht nje aspekt tjeter i trishtuar i realitetit shqiptar. Po ne fakt jo shume vete e gjykojne ose mendojne keshtu si e ke menduar ti, qe nuk behet fjale per hakmarrje masive etj, por qe eshte e nevojshme qe njerzit ti dine mire keto gjera, per shume arsye. Nje moment ishte 11 shtatori ne Amerike p.sh. dhe motoja qe doli dhe mbahet akoma nga ajo dite eshte "ne asnjehere nuk do te harrojme cka ndodhi" (we shall never forget). Tek neve s'ishte nje moment po 45 vite te mallkuara, dhe tani motoja e po ketyre njerezve qe dominojne si pushtetin si mediat eshte "te shkuara te harruara, nuk do merremi me te shkuaren, te ecim drejt te ardhmes, etj", gjoja ne emer te civilizimit apo modernizimit apo evroianizimit etj, si e si qe monstrat, dmth baballaret e tyre (figurative apo aktuale) te mos kene "njolla biografie" ne historite e tyre. 

Mbase eshte thene dhe ne komentet me poshte kjo, po pertoj ti lexoj te tjeret se paska shume. smiley

 

Em: Tani, mua me duket shume e veshtire te zbatohet parimi qe cdo gje qe ka qene kunder Enveri, eshte OK dhe anasjelltas.

Prandaj eshte e veshtire te ndash sot ku fillonte mbrojtja e interesit publik apo kombetar me interesat e pushtetit personal te EH. Eshte fakt qe ne kohen e krizes se marredhenieve me jugosllavet EH ishte ne piken e tij me te ulet perballe  revanshit te  K.Xoxes (plenumi i VIII te cilin me pas EH do ta quante "njolle e zeze" ne historine e partise&nbspsmiley Sikurse eshte fakt perpjekja dhe plani jugosllaveve per kthimin e Shqiperise ne republiken e shtate jugosllave (unifikimi cmimeve, monedhes, bashkimi i ushtrive dhe tentativa per te sjelle dy divizione te ushtrise jugosllave ne Shqiperi) EH i ndrit fati: letrat e Stalinit ku denoncohej devijimi ideologjik i Titos i perdori si kale beteje per te lare hesapet me kundershtaret.Alibia ishte gati: Mbrojtja e interesave kombetare perballe rrezikut jugosllav.

Kurse ne vitin 1955 EH ndjeu se po rrezikohej pozita etij  si rrjedhoje e zerave per rishikimimin e historise dhe goditja qe po pergatitej nen masken e luftes kundr Kultit te individit.Gjithcka filloi te ajo vizita ne Muezeun e LNCL dhe tezat qe ngriti Tuk jakova me iso nga B.Spahiu. I biri i anese e kapi situaten dhe e nxorri paq shpaten.Me pas erdhi Konferenca e Tiranes (pas Kongresit XX te PKBS) Edhe aty u ngriten zerat per kultin e individit te cilat shigjetonin terthorazi poziten e EH. E kshu historia dihet deri ne Mbledhjen e Moskes. Nacionalizmi i mpleksur me interesin personal te EH per mbrojtjen e karriges,  i veshur me luften per mbrojtjen e parimeve te m-l.

 

Libri ne forme kujtimesh, pra nga pozitat e pjesemarresit dhe deshmitarit te atyre ngjarjeve, te Panajot Plakut, merret edhe me prishjen e E. Hoxhes me jugosllavet, por si objekt kryesor ka eleminimin e komunisteve te tjere, me shume kontribute, nga E.H.  Prandaj edhe libri titullohet "Vite qe rrezohen - Dhuna ndaj Revolucionit Shqiptar".

Prishja me jugosllavet, pas te gjithe asaj miqesie dhe afersie me Titon nga E. Hoxha, qe per pak sa nuk e beri Shqiperine republike te shtate te Jugosllavise dhe do vinin edhe trupa jugosllave ne Shqiperi, gjithmone vjen sipas llogaritjeve qe bente per pushtetin e tij diktatori E.H.

Por pertej kesaj, kemi deshmite e Panajot Plakut, "komunist qe nga oret e para" dhe person me peshe ne LNC, qe deshmon mbi dhunen dhe eleminimet e E.H. ndaj vete komunisteve shqiptare. 

 

 

ç'iu desh Jugosllavia Panajotit, nuk mund te hidhej pak me tutje, ne nje vend perendimor, ne nje vend me te sigurte. 

Panajot Plaku

Përmes kujtimeve të tij, ish-ministri pa portofol në vitet ’50, Panajot Plaku, sjell pasojat e Konferencës së Tiranës, burgosja e komunistëve që guxuan të flasin. Cila ishte arsyeja, sipas tij, e shpërthimit të kësaj revolte. Pse u largua nga Shqipëria dhe pse u quajt “agjent”, ndërsa ishte ngritur në qiell nga Enver Hoxha. Pas largimit të tij, Plaku i çon një letër Sekretarit të parë të Partisë Komuniste të BRSS, Nikita Hrushovit, ku pasi i flet për veten, rendit disa gabime të partisë së tij. Të gjitha këto në librin me kujtime “Vite që rrëzohen-Dhuna ndaj revolucionit shqiptar”, botuar nga shtëpia botuese “55”, si një dëshmi e rrallë historike.

Arrestimi i 27 delegatëve!
Me rastin e përgatitjes së listës së kandidatëve, prapa dyerve të mbyllura, në regjistrin e delegatëve për Kongresin e Tretë të partisë nuk hyri asnjë nga ata pjesëmarrës në diskutim, të cilët gjatë tri ditëve të para të Konferencës i kritikun dobësitë e udhëheqjes së partisë. Menjëherë pas Konferencës u arrestuan 27 delegatë, të gjithë ata që kishin folur për gabimet e udhëheqjes së Partisë së Punës të Shqipërisë. Nuk mbetën një kohë të gjatë në burg. Kur u liruan, të gjithë u përjashtuan nga partia dhe u shkarkuan nga funksionet. Mirëpo, disa ditë më vonë, të gjithë u arrestuan përsëri. Por, me atë rast, bashkë me ta u burgosën edhe shumë delegatë të tjerë të Konferencës së Tiranës, si dhe një numër i madh komunistësh të tjerë, të cilët nuk kishin marrë pjesë aspak në punën e saj. Në radhët e të burgosurve ishin zëvendësministri i atëhershëm i Mbrojtjes popullore, gjeneralmajori Huklusi Spahiu, gjeneralmajori Nexhip Vinçani, kompozitorja Dhora Leka, pastaj Pëllumb Dishnica e shumë të tjerë. Të gjithë të arrestuarit ishin komunistë të njohur dhe luftëtarë aktivë të lëvizjes nacionalçlirimtare.
Shtypi në atë kohë heshti në lidhje me të gjitha ngjarjet në Konferencën e Partisë në Tiranë. Jo më parë se në Kongresin e Tretë të PPSH u fol për këtë. Kundërshtimin e organizatës më të fortë të partisë në Shqipëri u detyrua ta shpjegojë vetë sekretari i partisë, njeriu të cilit i ishte drejtuar pjesa më e madhe e akuzave të shprehura në Konferencën e Tiranës. Enver Hoxha deklaroi se në këtë konferencë ishte shprehur kundërshtimi i disa elementëve me origjinë nga shtresat borgjeze dhe të ashtuquajtura intelektuale jo të shëndosha. Duke mos e përfillur faktin se ata, që kishin diskutuar në Konferencën e Tiranës ishin komunistë të spikatur, me biografi të ndritshme revolucionare, Enver Hoxha i sulmoi si tradhtarë dhe aventuristë ordinerë. Ky fjalim i Enver Hoxhës ishte edhe kërcënim për të tjerët, meqenëse disponimi në Parti nuk i përgjigjej as përafërsisht udhëheqjes. Në stilin e tij tipik, Enver Hoxha shkoi aq larg sa që deklaroi se është në interes të miqësisë me Jugosllavinë likuidimi i dukurive të ngjashme në parti. Duke e paralajmëruar vazhdimin e terrorit dhe të presionit masiv, Enver Hoxha vuri në dukje se partia ka për t’i shkelur pa mëshirë të gjithë armiqtë, pa marrë parasysh se dikush do të mendojë se është cenuar demokracia, se është cunguar liria e të folurit, e të tjera, të gjitha këto masa do të jenë në interesin maksimal të PPSH-së dhe të popullit të Shqipërisë (!) në kuadër të reprezaljeve pas Konferencës së Tiranës. Kah gjysma e vitit 1956 u arrestuan dhe pas një procesi gjyqësor të shpejtë dhe të shkurtër, u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan revolucionarët e vjetër Liri Gega (e para kryetare e frontit Antifashist të Grave të Shqipëris&eumlsmiley, dhe Dali Ndreu, kryeshef i shërbimit të prapavijës në Shtatmadhori. Pas likuidimit të Liri Gegës dhe Dali Ndreut u kumtua zyrtarisht se u dënuan me vdekje si tradhtarë të partisë e të popullit dhe se gjoja ishin zënë diku në afërsi të Kukësit, kur gjoja kishin ndërmend të iknin përtej kufirit. Në të vërtetë ata u arrestuan, u torturuan, u dënuan dhe u pushkatuan në Tiranë.
Vepër e kujt ishte Konferenca e Tiranës?
Konferenca partiake e Tiranës krijoi përshtypje jashtëzakonisht të rëndë jo vetëm në komunistët e kryeqytetit, por edhe në mbarë partinë, përkundër faktit se anëtarët nuk ishin informuar objektivisht për të. Pikërisht për këtë arsye, udhëheqja e PPSH-së nuk mund të heshtte edhe më tutje për këtë ngjarje të rëndësishme. Kah fundi i vitit 1957, udhëheqja e PPSH-së shpalli se Konferenca e Tiranës është “vepër e revizionistëve jugosllavë dhe e agjentit të tyre Panajot Plakut”, e kjo do të thotë edhe vepër imja! Më duhet të them me këtë rast se kam shumë argumente se nuk kam marrë pjesë në organizimin e Konferencës së Partisë së Tiranës. E kam të qartë se duke ma veshur mua rolin e këtillë, në të vërtetë, ka qenë qëllimi që të largohet vëmendja prej motiveve të vërtetë të kësaj proteste masive kundër udhëheqjes së partisë, prej pakënaqësisë së anëtarëve dhe të kuadrove udhëheqëse me politikën e udhëheqjes më të lartë partiake dhe shtetërore. Para se të mbahej Konferenca e Tiranës, unë u nisa nga Shqipëria për në Korenë Veriore. U ndala disa ditë në Moskë. Një ditë më ftuan me ngut në ambasadën e Shqipërisë. Atje i gjeta tejet të shqetësuar anëtarët e Byrosë Politike të KQ, Spiro Kolekën dhe kandidaten për anëtare të KQ, Vito Kapon. Prej brengosjes së tyre fitova përshtypjen se në vendin tim kishte shpërthyer revolucioni. Më thanë se në Konferencën e Tiranës gati të gjithë delegatët e kishin kritikuar udhëheqjen, se ishin ngritur në mënyrë energjike kundër saj dhe kundër vijës së deriatëhershme të Partisë. Më thanë se brengos posaçërisht fakti që sulmet kundër udhëheqjes nuk pushuan as atëherë kur erdhën në Konferencë, Enver Hoxha e Mehmet Shehu dhe se situata ishte aq e acaruar, sa që Beqir Balluku u kishte urdhëruar Lir Shuriut dhe Adnan Qatipit që të largohen nga Konferenca dhe të mbajnë në gatishmëri një batalion të tankeve për të intervenuar sa më parë në qoftë se do të jetë e nevojshme. Me këtë rast unë dëgjova për herë të parë për ngjarjet në Konferencën e Tiranës. Pas kësaj bisede shkova me aeroplan nga Moska në Pjongjang, në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës së Koresë, si shef i delegacionit të PPSH-së. Pas kryerjes së Kongresit, bashkë me të gjithë delegacionet e partive komuniste të Evropës, shkova në Pekin.
Sa ishte absurd pohimi se Konferenca e Tiranës ishte “vepër imja”, dëshmon edhe fakti se Kongresi i Tretë i PPSH-së është mbajtur pas hetimeve radikale dhe pas likuidimit të një numri të madh funksionarësh të lartë të partisë dhe shtetit. Kjo është dëshmi e qartë se ajo, në të vërtetë, ishte shprehje e rezistencës spontane të komunistëve të Shqipërisë kundër burokratizmit dhe terrorit, të cilin e aplikonte grupi udhëheqës më i ngushtë. Në Kongresin e Tretë të PPSH, Enver Hoxha, duke më propozuar anëtar të KQ, foli me superlativa për kualitetet e mia. Madje tha se unë jam i vetmi njeri në Shqipëri, i cili i ka lexuar të gjitha veprat e Leninit! Pohimin e përmendur e përgënjeshtron edhe fakti se në Kongres, në të cilin kanë votuar të gjithë udhëheqësit më të lartë, e kjo do të thotë edhe të gjithë ata, të cilët ishin të informuar mirë për Konferencën e Tiranës dhe për prapavijën e saj, unë kam fituar 100% të votave. Më në fund, e dhëna e fundit që e hedh poshtë pohimin e përmendur, është fakti se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk më kanë dëbuar nga Shqipëria, por vetë, me dëshirën time, kam vendosur të shkoj në Jugosllavi. Këtë ikje e publikuan në shtyp pas më shumë se dhjetë ditëve, e kjo pa dyshim është karakteristike, sepse kur u largova isha ministër i qeverisë së Shqipërisë. E konsiderova të domosdoshme që me këto argumente t’i përgënjeshtroj akuzat për “rolin tim si organizator” në Konferencën e Tiranës, pikërisht për shkak se po shoh se ato kanë për qëllim që, gjoja tradhtinë time, në të vërtetë të maskohet disponimi i vërtetë i bashkëluftëtarëve të mi, i komunistëve dhe i patriotëve të Shqipërisë. Të gjithë arrestimet dhe likuidimet pas Konferencën e Tiranës ishin, sipas mendimit tim, në të vërtetë masa preventive. Sa i përket situatës së brendshme, ato ishin reagim ndaj dukurisë së pakënaqësisë së hapët masive të kuadrove të vjetra të sprovuara dhe të të gjithë njerëzve, të cilët mendojnë me koka të veta. Sa u përket faktorëve të jashtëm, udhëheqjen e Shqipërisë e kishte kapluar që të mos shpërthejë edhe në Shqipëri aksioni i hapët kundër stalinizmit, sikurse kishte ndodhur në disa vende socialiste (në Republikën Demokratike të Gjermanisë, në Poloni dhe në Hungari). Pas vdekjes së Stalinit, në radhët e Partisë dominoi një atmosferë e re. Duke e duruar vite me radhë despotizmin e Enver Hoxhës, anëtarët e partisë konsideronin se kishte ardhur koha që t’i qërojnë hesapet me dukuritë e rënda të burokratizmit dhe që demokratizmi të aplikohet përsëri si metodë kryesore e jetës dhe e veprimit të PPSH. Mirëpo, një atmosferë e tillë nuk i shkonte për shtat Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Këta druanin me të drejtë se vala e qërimit të hesapeve me burokratizmin dhe me dhunën do t’i fshijë në mënyrë të paevitueshme edhe ata vetë. Pikërisht, për këtë arsye, megjithëse në një varg vendesh socialiste ishin bërë përpjekje për t’i eliminuar pasojat e rënda të stalinizmit, në praktikë ata i demaskonin me këmbëngulje deklaratat e veta dyfytyrëshe se edhe vetë qëndrojnë në vijën e demokratizimit të sërishëm të jetës në parti. Për këtë dëshmojnë një varg shembujsh. Pleniumi i KQ të PPSH, që u mbajt në prill 1955, ishte orvatje drastike që t’u bëhet me dije anëtarëve të partisë  vazhdon kursi i vjetër, se Byroja Politike nuk do të tolerojë kurrfarë rezistence ndaj vijës së njohur të Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut. Në Plenium të prillit u likuidua Tuk Jakova, e po këtë fat përjetoi edhe Bedri Spahiu, të vetmet “gabime” të tyre ishin se kishin bërë përpjekje për t’u larguar nga mënyra e stabilizuar dhe e dirigjuar e mendimit nga periudha e stalinizmit.
Sekretarit të parë të Partisë Komuniste të BRSS, shokut Hrushov, N.S
Unë i nënshkruari Panajot Plaku, ish-ministër pa portofol në qeverinë e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe anëtar i KQ të PPSH, e kam kaluar kufirin shtetëror të Shqipërisë natën ndërmjet 15 dhe 16 majit të këtij viti dhe kam kërkuar azil në Republikën Federative të Jugosllavisë.
...Unë nuk kam kurrfarë ndjenjash antisovjetike. Unë kam vepruar vendosmërisht dhe kam folur kundër të gjitha shtrembërimeve për shkak se kam qenë i bindur se kurrkush, as kurrë nuk do të më akuzojë për veprimtari antisovjetike, meqenëse për përkushtimin tim ndaj Bashkimit Sovjetik ekzistojnë me qindra dëshmi në jetën time si para luftës, ashtu edhe gjatë luftës dhe pas çlirimit. Mua si komunist më kanë arrestuar shumë herë fashistët; si mik dhe “agjent” të BS fashistët më kanë persekutuar. Gjatë luftës unë kam luftuar duke qenë i bindur se armët e mia dhe aktiviteti im revolucionar i japin kontribut, jo vetëm mbrojtjes së popullit tim, por edhe i ndihmon BS-së... unë e kam dashur, e dua dhe do ta dua BS, përkundër faktit se Enveri më quan armik të BRSS.
Rreth disa problemeve të PPSH
Rreth demokracisë së brendshme partiake. Ky është problem shumë i rëndësishëm për të gjitha partitë komuniste në botë, por për PPSH ky është problem jetik, i ngutshëm, zgjidhja e të cilit është e vështirë, për shkaqe që do t’i parashtroj më poshtë:
a) Shqipëria di vetëm për një parti, për PKSH (tash PPSH). Dihet fare mirë se gjatë okupacionit turk në Shqipëri kurrë nuk kanë ekzistuar kurrfarë partish politike. Në vitin 1924, në kohën e Republikës Demokratike me Fan Nolin në krye, janë bërë përpjekje për formimin e disa partive politike, por as republika, as partitë që posa kishin lindur në atë kohë, nuk patën jetë të gjatë. Në kohën e regjimit të Zogut as nuk ka qenë e mundshme të flitet për partitë politike legale. Pas vitit 1933 u bënë përpjekje të shumta që të formohet PKSH dhe ishin formuar disa grupe komuniste, prej të cilave u formua në vitin 1941 PKSH. Kjo nuk do të thotë se në Shqipëri nuk kanë ekzistuar lëvizje, kryengritje e luftë për liri. Përkundrazi, populli shqiptar gjatë tërë historisë së vet ka luftuar për liri. Në Shqipëri ka bërë ndikim të madh Revolucioni i madh socialist i Tetorit dhe për këtë arsye Bajram Curri dhe heronjtë e tjerë të rilindjes shqiptare flitnin me respekt për Leninin. Kur vdiq Lenini, parlamenti i Shqipërisë i bëri nderim hijes së tij me 5 minuta heshtje. Fakti se në Shqipëri nuk ka patur parti politike ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe, meqenëse jo vetëm populli, por as komunistët e Shqipërisë nuk kishin ndonjë jetë politike të organizuar (me përjashtim të luftës së armatosur) dhe, për këtë arsye, jo vetëm në parti, por as në Frontin Demokratik nuk lejohen kurrfarë mosmarrëveshjesh, madje as rreth çështjeve të dorës së dytë. Me këtë nuk dëshiroj të them se Shqipëria duhet të kthehet prapa dhe të krijojë tash parti të tjera politike. Jo. Por, kur është fjala për demokracinë në parti, nuk duhet të harrohet ky fakt historik, i cili vepron në drejtim të likuidimit të demokracisë së brendshme partiake dhe e pengon në një masë të madhe sendërtimin e parimeve leniniste në praktikë.
b) PKSH është formuar në kushte të ilegalitetit të thellë, në kohën kur fashistët i kishin shfrytëzuar të gjitha mjetet për likuidimin e saj. Ajo u formua prej tre grupeve komuniste të ndryshme, me pikëpamje heterogjene, madje edhe me pikëpamje që ishin armiqësore ndaj marksizëm-leninizmit. Para se të formohej partia, këto grupe zhvillonin luftë reciproke. Një pjesë e njerëzve udhëheqës të grupeve të përmendura nuk i eliminoi pikëpamjet antipartiake as pas formimit të partisë sonë. Në kushte të tilla, kur në ballë të partisë nuk ishte asnjë njeri me përvojë (me përjashtim të dy shokëve jugosllavë Miladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshës, të cilët na ndihmuan rreth formimit të partis&eumlsmiley, ishte e pamundshme të sendërtohen në praktikë normat leniniste të aktivitetit të partisë. Me qëllim që të ruhet uniteti i partisë dhe të vazhdojë lufta kundër okupatorit dhe tradhtarëve, ne aplikonim në parti masa të pamëshirshme, që përfshinin madje edhe pushkatimin. Të ashtuquajturat gjyqe të partisë merrnin vendime jo vetëm për përjashtimin nga partia të armiqve të saj, por edhe për pushkatim të armiqve të partisë, meqenëse ata kanë mundur t’i sjellin dëme serioze kauzës së partisë, po të mos kishin marrë vendim për aplikimin e masave të tilla. 
c) PKSH e ka përcjellë me kujdes shumë të madh jetën e PK të BRSS (sidomos pas çlirimit meqenëse lidhja gjatë luftës ka qenë shumë e vështirë dhe e rrall&eumlsmiley. Përvoja e PK të BRSS ka patur rëndësi shumë të madhe për PKSH. Kjo i ka dhënë mundësi që ta udhëheqë vendin në ndërtimin e socializmit. Por, për fat të keq, PKSH është krijuar në atë periudhë, në të cilën kulti i personit të Stalinit kishte arritur kulmin, kur ishin likuiduar në BRSS me qindra e mijëra komunistë më të mirë, kur depërtoheshin popuj të tërë, kur Stalini i kishte në dorë të gjitha punët dhe për këtë arsye edhe Enveri duhej të ishte i tillë. Kulti i personit të Stalinit nuk i ka dhënë mundësi Partisë sonë që ta shqyrtojë çështjen e demokracisë së brendshme partiake dhe për këtë arsye sot, prej atyre shokëve që kanë marrë pjesë në konferencë për formimin e partisë sonë, nga anëtarët e KQ të përkohshëm (i pari KQ i partisë son&eumlsmiley, i cili ka qenë zgjedhur me rastin e formimit të partisë, ka mbetur në udhëheqësi i vetëm Enver Hoxha, e prej anëtarëve të Byrosë Politike të parë ka mbetur në udhëheqësi prapë Enver Hoxha. Përveç kësaj, partia jonë ende nuk di kush ka marrë pjesë në konferencën e saj themeluese, kush kanë qenë anëtarë të KQ të përkohshëm dhe të byrosë politike të parë. A mund ta konsiderojmë normale gjendjen e tillë në një parti, e cila është formuar para 16 vjetëve, kur dihet se pjesëmarrësi më i vjetër i asaj konference themeluese nuk ka pasur më shumë se 45 vjet? A mund ta konsiderojnë si normal likuidimin e të gjithë punëtorëve, të cilët me të vërtetë kanë qenë iniciatorë të formimit të partisë sonë, e jo Enver Hoxha sikurse po gënjejnë tash rreth e përqark?

Panorama

Kujtime te tilla jane shume te nevojshme per te plotesuar historine e viteve 1940-1990.

Nuk di pse kto levizjet e EH (perjashtimet e themeluesve, etj.) me duken kaq te ngjashme edhe me cfare po ndodh pas viteve 1990...

Kur lexon Polon te jepet pershtypja se eshte nje anetari PK i vjeter por qe e ka pas "pesuar" dhe tani kerkon qe te "reabilitoje " Partine Komuniste Shqiptare nepermjet anlizave qe ka marre persiper . Po c'pune ka Polua me ish PK ashtu si dhe shume te tjere kur "revizionimin "e saj nuk e bejne vet Komunistet ne nje Kongres a Plenum sic kemi lexuar se benin ne praktiken e Partise se tyre ? E mer Polo mer kriptokomunist . Si rrihet atij babushit tend pa te dhene udhezime . Ja ktu do jemi po nuk dole pas disa kohesh me tezat se PS eshte vazhdim i PK qe ha bijte e vet...dmth perjashton Saliun dhe e meson ate si te formoje Parti. Pastaj leshon Koplikun dhe Mexin e perjashtuar si te kritkojne qendrimet "eleminuese" te Mixhizmit. E mer Polo mer Polo, po lajthit edhe ne zbulime historie me fosile ku ke qene i shquar. Me poshte po pata kohe do vij prape personalisht per mendimet e vyera qe ke dhene me siper jo si zakonisht cfare shkruajne gazetat. smiley. Shtrengo vithet mire se shpetove me duket. U shty hapja e dosjeve apo c'thuhet andej nga kampi JUAJ. Na informo pak se jemi me droje mos pesoje gje "Xhozi" si mbeshtetsja me krenare e me koke larte e buzagas e "kopuklleqeve (lexo tredhjeve)" mixhiste.

OK, Spiritus lidhur me motivet e EH për t'u prishur me jugosllavët (megjithëse jo çdo gjë është në vendin e vet - veçanërisht ato letrat e Stalinit)

Po me Kinën pse u prish EH, a ke ndonjë hipotezë?

Xixa, per prishjen me jugosllavet, do mireprisja cdo detaj shtese nga ty.

Gjithe levizjet e EH kane qene ne funksion te kolltukut te tij. Nacionalizmi ka qene i ngaterruar ne kuptimin qe pa Shqiperi, ai s'do ishte dot mbreti i saj. Kaq. Asnje fije me shume.

Edhe me Kinen e njejta mesele. Atje larg, kishte mbaruar epoka e Maos; Kina kishte kthyer timonin per aty ku ka arritur sot; bile qe denuar dhe e veja Maos, qe ishte nje ogur fort i zi per familjen Hoxha. Si rrjedhoje, si me Krushovin ne vaktit, beri harram paret e gjene e kinezit, e "nacionalisti" coi perfundimisht popullin e vet drejt urise per disa dekada.

 

asgjë nuk është e thjeshtë në këtë prishje Em,

bile gjithçka duhet kapur nga fillimi në të, që në kohën e LNC. Po qe se pret, do t'i vijë rradha javët që do vijnë, në një seri shkrimesh që quhen: në ferrin jugosllav.

P.S: PKSH (PPSH) ka njohur tre periudha gjatë marrëdhënieve të saj me botën komunistesë saj , thjesht për krahasim me këtë të parën, të tjerat mund të quhen: në parajsën sovjetike, në purgatorin kinez...

Xixa, shpreha nje mendim ashtu sic e lexoj une historine sot dhe e perceptoj  ne vija te trasha.Detaje dhe fakte te tjera mund te kete dhe silli.

Me Kinen?

Gjithkund EH ka folur ne emer te parimeve te shenjta te m-l. Kjo ka qene ana e jashtme.Ne brendesi gjerat kane levizur pak me te koklavitura. Perse Sovjetiket kerkonin te kishin nje baze ushtarake ne Pashaliman? Per mbrojtjene  m-l? Sdo mend qe dinamika e ndryshimeve ne vendet e ish kampit socialist pas ardhjes ne fuqi te Hrushovit jepte mesazhin e rreziqeve per fronin e EH. Dhe EH nuk ishte budalla per te mos kuptuar kursin e ri. Ishte edhe ceshtja e sovranitetit kombetar por edhe frika e EH per perspektiven personale. Ngjarjet e Hungarise ishin te fresketa.

Ne rastin e prishjes me  Kinen  ishte ceshtja e parimeve ne plan te pare. EH s mund te kaperdinte afrimin e Kines me SHBA (Vizita e Kisingerit ne Kine-teoria e Tri boteve e Ten-it etj.) Ky ishte edhe vendimi me driteshkurter i EH-mbeti vetem, pa aleate dhe dihet si mori rrokullimen ekonomia pa ndihmat kineze.Autarqia u kthye ne filozofi dhe politike absolute.

 

Ta kete pas seriozisht ate delirin e "klasikut te 5-te te ML" thua? Internacionalja e katert ne Tirane. Mirupafshim ne Brazilin socialist. Juaji Zhoao Amazonas.... etj etj.

Nuk e di spiritus... ne fakt, ndonjehere mosha te ben gjemen...

Padiskutim qe deliri eshte i pranishem dhe vendimet kane vulen edhe te delirimit. Ti shiko ca behet ne boten shqiptare: x deri dje ishte nje x i panjohur per miletin e gjere.Paprit gradohet ofiqar i larte. Shikon se si mizeria e nepunesve i perulen, cdo mufke te tij i pergjigjen me uljekoke dhe :yes shef. Dhe si te mos pesoje metamorfozen dhe te mendoje se tani ai eshte ber eme i mencuar, se bota vertitet rreth tij?? Pa u bere ndonje shpikje qe te instalohet ne mendjen e diktaotereve per te regjistru nenvetedijen e tyre,  veshtire te gjendet e verteta e kulluar.

Do te sugjeroja te mos e beni aq budalla EH, sa te prishej per citate m-l apo te ndonje feje tjeter.  Ne fund te fundit, a nuk ishte ai nje nder "pasuruesit" e m-l, sa here ndonje faqe e Marksit u dilte kunder per bela. 

Koha vertetoi, se ne ato lloj rregjimesh, njecik te shtremberohej karrikella, te ikte koka megjith sorrollop.

 

Well, me kinezet nuk dukej rrezik karreklle, si me ruset (e aq me teper jugosllavet). Ata portretin e Maos edhe kane edhe sot ne Tien An Men, mos qofsha gabim.

Portretin e kane, mbase per shons, por te vene, me gjithe sorrollop  e cuan ne plumb me duket.

Kursi i ri, nqs do te ndiqej Kina, do te kerkonte, ne menyre pasqyrore, rob te rinj, sic qe Teni me shoke atje.

Nuk duhet harruar, se vetem ne Kinen me tradita qeverisese disa mijra vjecare, u be i mundur kalimi i bute. Ne vende te tjera, ... mjafton te kujtosh koken e cpuar te Causheskit.

Apo jepi Cezarit pjesen, EH kishte nuhatje te pagabueshme.

 

 

Nuk kembengul, jo... edhe per ate "banden e katershes" mire e ke (cfare emrash! "katershe"...  smiley  ) 

Fjalia e fundit eshte nder te vertetat absolute te kesaj dynjaje... Plus qe per nje plesht digjte jorgane...

Nga nje ane shyqyr qe na zgjidhi prej Kines, perndryshe do ishim pjese e krizes globale sot. smiley

Me mire horr, qe as kriza s'te kap.

E mer Rob, mer Rob

keshtu eshte kur historine e nataron me Koncert ne fund te Dimrit. smiley

Krisja me Kinen ka ndodh ne vitin 1972. Fillun ca levizje te rangut te larte Kine - USA . Ja cer thote Hua Da Min, nje mikesha ime ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Kines Popullore smiley

 Niksoni e ka vizituar Shangain tri herë, përkatësisht në vitin 1972, kur u hap dera e marrëdhënieve kino-amerikane, në vitin 1978 në fillim të reformës e hapjes të Kinës, dhe në vitet '90-të.

Atehere filloi te kuptoje Enveri se mund te ngelej perjetesisht vetem. Ene filloi te vinte i here ne 6 muj Sihanuku ne Shqiperi.

Prandaj u be paranojak me gjithshka qe nuk ishte ne midene e tij dhe te Nexhmijes ( Ramizit ). Bam  me kulturen, bam me ekonomine, bam me ushtrine, bam me te gjitha.

Me 76 plotesoi dhe buken ne vend dhe e mbylli ate kapitull per te ardh ne vrasjen e Mehmetit nga Ramiz shkodrani. smiley

Ndersa vizita e dyte e Niksonit ** smiley perkon pothuj me prishjen e marredhenieve diplomatike Kine Shqiperi.

** Asht Daj Sami ose Tigri prej letre, si te dush quje.

 

E mer Koth, mer Koth, 

Qe te osht bo IK si ferra Brahim. smiley

Afrimi me letren si tiger ishte shenja se po kthehej timoni.

E timoni i ri dote timonier te ri. Te tjerat jane detaje- tha.

 Po e pate per kollaj, pyte iher ate mikeshen.

Pse e kishte aq inot EH tigrin prej kartoni? 

Belqim i kishte vra gjo plakun, si Skenerbeut sulltoni, dmth? Apo thjesht pune feje, dmth m-l? Le qe do thirr Schmitti ta terezisi kte ceshtje.

Mire mer mire,

po shoku Mao sikur vduq me 1976 , apo vete shoku Mao  kish fillu kthimin e timonit ?

Niksoni si president shkoi ne Kinen e Kryetarit Mao me 1972 dhe jo ne Kinen e shukut Ten 1978.

Sikur lexova aty me siper qe kishe shkruar qe :

Edhe me Kinen e njejta mesele. Atje larg, kishte mbaruar epoka e Maos; Kina kishte kthyer timonin per aty ku ka arritur sot; bile qe denuar dhe e veja Maos, qe ishte nje ogur fort i zi per familjen Hoxha.

apo e kam nataruar?

Si tha shoku Mao : lereni ta ndertoje Metalurgjine lereni se ma mbrapa do e kuptoje ci kemi ba. smiley

Ja mer kshtu na diftonte Kadarja neve ene Bert Tafani pri lezetit  qiti i kang lapidar :

Le te rrjedhe celiku ,

per dyfeq e plugje,

te pellcase armiku

moj kala e kuqe.

Keshtu ishin ca gjane : do thoshte

Shoku Mao, si gjithe perandoret e tjere gjate mijra vitesh ishte shume pragmatik. Pranaj dhe e rujti Tenin me gjith 100 lulet e bahcet, per timonin e ri.

Megjithate, meqe e paske kalendarin per kollaj, shife icik kur u prishem fare me Kinen, para apo mbas Maos.

Sa per metalurgjikun, s'ta ka fajin cinezi, po Veri qe dote celik prej veni, megjithse vlete vetem per ndertim. Cinezi te dha ate qe kishte, ne i ka dale fryma me ate lloj minerali.

Ca po me thua qe Kryetari Mao vdiq nga marazi se u prish me Enverin ? smiley

Jam i qarte,  rrofsh.

PKSH-ja me pas PPSH-ja, nga faktet dhe deshmite qe vijne nga protagoniste te ngjarjeve te atyre koheve por jo vetem, del se ka qene dhe ka funksionuar si nje organizate apo Familje Mafioze.  Ishte nje formacion apo organizate politike qe pavaresisht ideologjise qe ne mund ta diskutojme, ka funksionuar mbi baza tipike te familjeve mafioze, dhe jo me ndonje baze rregullash apo ligjesh, qofte edhe te kohes.

Nese tregoje disrespekt publik per Kapon, perjashtoheshe aty live nga "familja" dhe vriteshe ose zhdukeshe.

Nese jepje pershtypjen se mendoje ndryshe nga Kapoja i familjes te ndodhte e njejta gje.

Nese kishe ndonje ambicie te "cmendur" per t'i zene vendin Kapos, te humbte dhe varri.

Kjo mund te mbeshtetet edhe ne dy deshmi te dhena nga Ihsan Budo, delegat ne Konferencen e Tiranes, viti '56, ku ka qene edhe nje nga folesit ne ate konference, dhe te Panajot Plakut me siper.

Ihsan Budo ne nje interviste per "Panoramen" ka treguar se ne periudhen post-komuniste ka takuar nje ish-pjestar te Gardes qe i ka thene se ne ate konference, pjestare te Gardes te veshur civile dhe te armatosur, kane pasur detyre qe te ruanin nga nje person, delegat ne ate konference dhe nese merrnin urdher te nxirrnin armet dhe ti vrisnin keta delegate rebele aty ne salle.  Ky person kishte pasur detyre te ruante Ihsan Budon.

Edhe Panajot Plaku me siper, duke folur per Konferencen e Tiranes, tregon qe ne Ambasaden Shqiptare ne Moske ka takuar Spiro Koleken dhe Vito Kapon, mjaft te shqetesuar, qe i kane treguar se gjendja ishte mjaft e veshtire sa Beqir Balluku kishte urdheruar dy funksionare te mbanin ne gatishmeri nje batalion te tankeve qe te nderhynin nese kerkohej.

Pra, shihet qe pushteti do mbahej me force dhe dhune, edhe nese ne nje rast hipotetik, shumica te dilnin kunder E.H.

Teresisht mendesi xhungle dhe mafiozesh.

Pa u ndalur gjate ne ate qe thote P. Plaku se Bedri Spahiu eshte mbajtur ne burg edhe pa gjyq, apo raste te tjera.

Dikur e kam pase degjuar Spartak Ngjelen qe thonte se Sigurimi i Shtetit funksiononte si Ku Klus Klani, pa ligj.  Ne te vertete i gjithe ai apart terrori ne te shumten ishte nje Ku Klus Klan.

Idris, ja kjo ka qene partia jote e lavdishme, qe jane vrare e prere me njeri tjetrin si mafiozet.

O THP, Thuj mer lal: Poshtë Komunizmi !  se nuk o turp        

Ps: ç'po e natarro me mafjen amon

e bo se do me thon qi: përderisa durum 40 vjet nji familje mafjoze, nuk duhet me hap gojë dhe për 40 vjet të tjera smiley

Thuj shyqyr qi kan kalu gati gjysma smiley

Tre here e kam pare filmin " Padrino" , pse u vra Soni se kam kuptuar asnjeher.

Filmat me " mafien" jane te veshtire ti kuptosh.

ah mer Koth,

Sa kallaj që i thu ca sene, aq sa bohem gati ti besoj ene una.

Xixe,

seriozisht.

Vizita e Niksonit si president ne Kine ne 1972 eshte fakt historik. Ne Kinen e Maos e kam fjalen.

Ne ate kohe , te gjithe delegacionet shqiptare, kulturore, sportive, a ku di une, qe kane qene ne Kine kane ardh me urgjence ne Shqiperi.

Keshtu mer besonte Enveri qe Kina duhet te merrte leje nga Enveri per Niksonin.

P.S. Dy luane ka sot bota e me rradhe...

Duken groteske mer po jane aq te verteta sa nuk ben vaki.

Koth,

Po ti po ve ne dyshim nuhatjen e EH? A nuk i dha historia te drejte atij?

Dmth qe hapja e Kines ndaj tigrit, ishte fillimi i ktheses se madhe, qe e perfundoi Teni, me vone.

Pyte icik ate mikeshen per pragmatizmin proverbial cinez.

... smiley

Po lere mikeshen time se aq emra kineze qe kam zene une ne goje ne peshk i bie qe kam mik gjysmen e Kines.

A jam une gabim apo Panajot Plaku ka qene nje nga shefat e PKSH qe pas clirimit u arratis per ne Jugosllavi? Me falni nese e keni konsumu kete info me lart se nuk i kam ndjek komentet.

Koth,

ato çka thua i kam jetuar, bile në disa plane - pa dashur të hyj në detaje.

Sidoqoftë, afrimi i Kinës me Amerikanët nuk mund të reduktohet me epizodin Nikson. Ajo ka filluar që boll më parë - në fshehtësi. Kujtohu për të famshmin Edgar Snow - mes të tjerësh amerikanë në Kinë - që e kaloi jetën pranë Maos, gjithë duke qenë emisar i Washingtonit. EH i dinte këto prej kohêsh dhe deri-diku e priste afrimin sino-amerikan, pa u habitur më tepër se sa duhej. Harroje "Shënime për Kinën" - ditarin politik të EH ku ai shkruante vetëm atu rreshta që dohet t'i lexonin njerëzit e thjeshtë.

Problemi thelbësor i EH ishte gjetkë, po i njejti që e shtyu të prishej me Krushovin. Problemi i dytë ishte edhe më i pisët.

 

Xixe,

me 72 jemi vetem 4 vjet mbas Prages dhe mos me thuaj qe EH i kishte dale frika. ( Leri Shenimet per Kinen se ato u deshen per Koncert ne fund te dimrit. )

Une me siper kam shkruar : krisja me Kinen , jo prishja me Kinen. Meqe e do si sebep po e them Niksoni eshte sebepi i pare, i pa bere publik, atehere kur e kam degjuar per here te pare dhe qe mu duk si sekret i madh kur e degjova.

Per popull dhe per Kadare ne ate kohe u tha Teoria e tri boteve dhe kjo ishte pjesa ideologjike qe nuk ka lidhje me pjesen e pare: ate qe vete Kinezet e pranojne si hapje te marredhenieve me Dajen.

Meraku i arsyes se vertete, pra izolimit u tha pikerisht me vone, por nderkohe carrja kishte filluar dhe ne ekonomi ishin xha prezente pengesat. Kjo ne dac ne hidrot e reja qe po ndertoheshin , ne dac ne metalurgji.

Bile Metalurgjia eshte fakti me i prekshem qe gjerat ngelen ne mes jo si nevoje e izolimit. Lidhja  ne pjese 100 % me izolimin, nuk me shkon.

me 1978 Vekja ishte 70 vjec dhe me duket shume pak me vone fillun lehtazi disa hapje te vogla me Perendimin ( disa specializime ) ?

Mos me thuaj jo se me genjen smiley

 

 Prishja me Kinen, nuk u be nga vizita e fuksionarve te larte kinez ne Uashington dhe anasjelltas atyre amerikan ne Pekin, dhe as nga kontaktet tregtare ndermjet Kines dhe USA me 1972. Mendoj se duhet te ket qene diçka tjeter, nje hyrje e Kines gjithnje e me thelle ne punet e PPSH, kontaktet e tyre me jugosllavet, frika e E.H. ndaj kesaj nderhyrje, si dhe puna e atyre "patrioteve" shqiptare qe rrinin e ndikonin pran udheheqjes shqiptare, per te "miren" e Shqiperise. 

A une nuk e kam kuptu pse u vra Soni.Di qe e vrau i kunati e mandej Majkell rehatoi edhe kunatin.....Burrin e motres..Mos autori ka lexuar historine e EH,kur beri kete film..??

Si perfundim,pse u prishem me Kinen prej verteti??

Koth, nuk më thua,

A e mbarove leximin e vëllimit të fundit të "Historisë së Shqipërisë", atë që e kishe në dorë para disa ditësh?

A thotë gjë Paskal Milua lidhur me prishjen me Kinën apo jo?

 

Oh oh Xixe,

tani erdha ne vete ku te qenka prish qejfi !

Nejse varja , une di te shmangem .

P.S. Jane 18 autore qe i kane bere ato vellimet dhe te gjithe jane Prof Dok si historiane, pefshire Paskalin brenda. Po e vecanta eshte qe thone me ze te larte qe : eshte nje version i Historise se Shqiperise.

Dmth jane te hapur per historine alternative smiley por une do rri vetem tek versioni i tyre.

Koth, sa ishte kredia ne "kesh" qe ne dha Kina per ndertimin e komunizmit.?

Enver Hoxha

Mao Ce Duni

Jane si buka e nje brumi.

Kete si kisha degjuar ndonjeher me perpara.

 

Koth, sa ishte kredia ne "kesh" qe ne dha Kina per ndertimin e komunizmit.?

Po di une, po pyt nje here nga Instituti i Misrit dhe i Orizit se mund ta dine me mire si kishte sjelle Kina eksperiencen per mjelljen e orizit ne Shkoder.

Nuk arritet ju andej nga Zadrima te mernit 140 kv miser per hektar ? smiley

Rri lum se as pytje me spec nuk dite besh. smiley

Kur nuk e din, e kote qe behesh bahçevan, je mire lulishtar.

Po une nuk desha te permend Ahmet Osja dhe e thashe i cike me spont Institut Misri dhe Orizi. smiley

Vajti vone ketej nga ne , befsh gjume te embel !

Nuk e kisha për të të prishur humorin,

doja me të vërtetë të dija se si e shpjegon Milo me shokë..

Pasi nuk e kam këtë libër për ta konsultuar.

Mos u mërzit, do të ta them variantin tim

 

Koth.

Mos me thuaj se e njeh Ahnet Osjen, nuk bie burri kaq poshte:

""""teoria e Tri boteve""" ne vitin 63 ne analizen qe i ben "revizionisteve " sovjetike, smiley midis te tjerave Vekja permend "...e c'pune i prish Ruseve ne se Kinezet e ndajne boten me tresh apo me katersh....Kaq Spiritus.

Koth je i mencur se di ti kapesh datat bukur (ate e di une smiley  Me lejo te shtoj dicka. Topat e Vekes kunder Kines plasen me 1976 pas Vizites qe nberi Sajfudin ne Jugosllavi kur tha "Shqipria me Jugosllavine jane si buza me dhembet " smiley Ti ndoshta di me shume por "flagrante " me liberth te shperndare ku theksonte "kujdes se kanali kinez do mbyllet nje dite" erdhi ne dhjetor 76. Kaq. Besoj dicka tjeter fshihet ne Konceptimin e botes se ardhme ku nje rrol te pazevendesushe kishin teorite e "floririt te vogel", ku besoj hynte me "kthesa " ceshtja shqiptare. Me Maon ishte gjetur gjuha TOPATAN. Ju japim armatime etj dhe se bashku me Jugosllavine e Rumanine krijoni nje "vije ndalimi gjate perparimit te Sovjetikeve ..deri sa te vijme NE! U zgjata. smiley. Do bej vetem nje shtese te VOGEL. Asnje nuk kemi provuar nga PESHQIT me KARRIKE te MODHE deri tani...pavaresisht se mburren per Familje te MbeDhaJa. smiley Kur te shikojme nonjonin do flasim!

"""""Idris, ja kjo ka qene partia jote e lavdishme, qe jane vrare e prere me njeri tjetrin si mafiozet"""". S'ma qiti me ngjyra Polo. Do e ken bo kastile adminat . Armiku punon te na percaje ne te dyve . Pyte dhe njehere Takun se mos nuk e ke nigju mire smileyO polic o shofer kamjoni / ka t'shko rrota te shko timoni smiley Po pse mer daje nuk ja plasi Sala me 97 eeeeeeej me 97 me tanke e me Ushtri per te rrujt kariken dhe Policet e vet ? E kom gjete me duket qe je kriptokomunist dhe biles nga ata te renet nga kali saqe ke PYT edhe Budot smiley kush ta ka fut. Ndryshe s'ka pse merresh me Panoramen qe drejtohet nga Komuniste te Vertete si YPI.. Po s'kupton nga kto gjojna ti ose e bo kastile . Duke i permendur kerkon qe te mos harrohen , dhe ta more vesh POPLLI se POLICI me PANAJOTIN kane qene komuniste te mire, ndersa Vekja me Hysen kane qene te keqij !!!! Jena te qute ne te dy o POLOOOOOOOO ......O te marrte purtha shalet o kamunist i rene nga kali smileyShif mos ke nonje studim per Partine e Skenderbeut se dhe ai e Perjashtoi Hamzane dhe qe tu i pre koken ....po e ngriu regjiszori filmit .

Me Maon ishte gjetur gjuha TOPATAN. Ju japim armatime etj dhe se bashku me Jugosllavine e Rumanine krijoni nje "vije ndalimi gjate perparimit te Sovjetikeve ..deri sa te vijme NE! U zgjata. Smile.Do bej vetem nje shtese te VOGEL.....

.....dhe ne vijen e frontit "te ndalimit" duke pritur per "ata" ,duke luftuar revizionisteve sovjetik, sigurisht ishte edhe komisari politik Idris, ne nje pike kyçe, me nje mitraloz duke thirrur:

Ohh nenat.... Kjo eshte per ju shoke..... kjo eshte per ty Shaniko!....

Ndiqeni vazhdimin me poshte:

http://www.youtube.com/watch?v=D5hzg5l3YuE   
 

smiley    smiley

 

Lumidrin,

Me që kërkon shifra,

Burimet perëndimore i shifrojnë shumat e ndihmave dhe të kredive kineze rreth 5 miliard dollarësh. Megjithë mungesën totale të botimeve shqiptare, burime të brendshme konfidenciale flasin për disa miliarda (mes 7 dhe 8) dollarë ndihma dhe kredi, nga të cilat dy miliardë kanë qenë dhënë vetëm në fushën ushtarake.
Më shkoqur, gjatë rreth 20 vjetësh, kanë vepruar në vijimësi tre traktate në fushën e industrisë, bujqësisë dhe mbrojtjes (pa llogaritur një serë marrëveshjesh të tjera protokollore në fushat e tregëtisë, së shkëmbimeve kulturore etj. etj). Askush nuk përmend egzistencën e një traktati sekret i cili vinte në shërbim të Shtetit shqiptar në mënyrë periodike – thuaj çdo vit - shuma të rëndësishme parash të freskëta, që luhateshin midis 100 dhe 200 milionë dollarësh, dhe që shërbenin për të blerë të gjitha ato mallra apo teknologji të cilat Kina nuk i zotëronte.
Një nga çelësat për të kuptuar prishjen e marrëdhënieve në vitin 1978 ishte fakti se këto marrëveshje flisnin kryesisht për kredi dhe jo për ndihma, pavarësisht se kreditë ishin me shkallë interesi shumë të ulët.
 

Una mbesen e Tuk Jakoves e kom shoqe. Para na dy javesh e mora vesh se po me tregote po te njejtat gjojna qe thote ky ktu siper (qe ene Naimi aty ene u hap nga syte)

Noshti po ju them ene juve ate qe i thashe asaj. Mu do me falni qe po i kursej lotet e s'po qaj pse "qoftelargu" jau futi ktyne qe e ndihmune per te ardhe m'pushtet e qe ju kundervune vetem se kishin shpresen me kap nai gjo me shume.

Ato "barcaletat" me Stalinin o pak si e veshtire me i besu.

Ka konflikt interesi ne "tregimet" e ktij xhaxhit, dhe una e kom bezdi me i besu 100% pavaresisht se mund te jete ne nje linje me urrejtjen time patetike per kamunizmin. Keto duhen lexu po duhn more me rezerva. Ne fun te funit historia nuk shkruhet dot nga protagonistet. Duhet sy i jashtem (nga muhabeti jo nga kombesia)

Ue me duket se do thy rekord e do boj koment ne histori me partizan, pa bo sherr.

Xixa,

faleminderit per prurjen e ketyre shifrave.

Po jo me keqdashje vjen pyetja tjeter.

Nga keto kredi, sa shkuan ne bankat e vendeve kapitaliste, si llogari ne emer te udheheqjes sone te dashur (qe mendonin nate e dite per popullin), per sigurimin e jetes se tyre, ne qofte se fillonte nje lufte?

Pse nuk behen publike keto dekumentacione, çfare i fshehet popullit,?

Pyetja fundit nuk te drejtohet ty, po Idrizit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).