Dëshmoj poshtërimin e “trurit” në Shqipëri

Ka kohë që në mjediset e universiteteve publike të vendit, të institucioneve që mbështeten mbi punën intelektuale të të punësuarve, “vijnë rrotull” rregullore të disiplinës në punë, kontrata për detyrime të shkruara dhe të pashkruara, të parashikuara dhe jo të parashikuara në dokumente ligjore të hierarkive më të larta, që gjithsesi duhet të firmosen, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga të vjetrit, me grada shkencore më të lartat që mund të merren në një sistem kualifikimi. Premtohen në formë vendimesh qeverie dhe udhëzimesh në zbatim të tyre shpërblime për kualifikime të kryera ose jo, të përpiluara për profesorë dhe jo profesorë universitetesh, mbi kritere shumë herë të mjegullta dhe diskriminuese. Në rreshtat e shkresave që bartin rregulloret, kontratat, nuk ndjehet vullneti qeverisës për të nxitur, për të motivuar të qeverisurit dhe për t’i bërë ata pjesë reale të zhvillimit të vendit, zotër të këtij zhvillimi. Përkundrazi, në secilën prej tyre ndjehet një përpjekje e ethshme për vendosjen e një kontrolli formal, më saktë, për vendosjen e një peshe rënduese mbi universitarët, mbi punonjësit kërkimorë shkencorë, mbi punonjësit e kualifikuar në përgjithësi. Një peshë që vetëm tërheq, frenon, nuk shtyn, nuk nxit dhe që në çdo rast ndjehet se është pjellë e një ligësie të paanë, të cilën vështirë të mos e dallosh. Në thelb, i gjithë ky proces përpilimi rregulloresh, kontratash të thata shtrënguese, të kopjuara nga kushedi se ku, konstatohet të jetë një përpjekje për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga mospërdorimi realisht i punës dhe aftësive intelektuale të njerëzve në zhvillimin e vendit me nevojën për konstatimin thjesht formal të ekzistencës së tyre. I gjithë shqetësimi i qeverisjes, në të gjitha nivelet, duket se është reduktuar deri në bërjen çmos që të vihet re kjo ekzistencë, të dalë në vitrinë, që intelektualët janë atje, të punësuar nga universitetet dhe veçanërisht të punësuar nga administrata e qeverisjes së vendit, madje, edhe më veçanërisht: mundësisht të arsimuar diku larg, sa më larg Shqipërisë. Prandaj, të gjitha format e ruajtjes, motivimit, zhvillimit perspektiv “të trurit”, pra, thjesht prova e pranisë në shoqëri të njerëzve të kualifikuar, nuk bëhet duke nxjerrë në dukje produktin e tyre, nuk bëhet duke e blerë atë produkt nga vetë qeveria dhe materializuar në qeverisjen apo zgjidhjen e një problemi të këtij vendi. Përkundrazi, bëhet duke matur orët e punës, praninë në orar, gatishmërinë fizike, numrin e fletëve dhe vulave në kredenciale, njësoj si mund të bëhej me rojën e një dere të ndryshkur konvikti. Në rastet më cinike, bëhet duke gjetur një formë shpërblimi për shkak të kualifikimit, gradës shkencore, që në qoftë se nuk është qesharak, me siguri ndodh të jetë diskriminues.

Ky shkrim ndoshta nuk do të ishte përgatitur, nëse nuk do të kishte një shkak të fortë, tronditës. Aq më shumë, të flasësh sot për kontrata formale apo për shpërblime diskriminuese të njerëzve të kualifikuar, në një kohë kur të gjithë e ndjejmë se jemi të rrethuar nga një mjerim aq mbimbulues, saqë jo vetëm të shtyp, por mbi të gjitha të mjegullon pamjen, kjo nuk është shumë racionale. Ngjarja tronditëse nuk është as atentat, as vrasje masive në një punishte mesjetare municionesh, as shembje miniere që zë poshtë minatorët si “minj të neveritshëm”. Është një kontratë e lëshuar në një universitet të Tiranës, me siguri edhe në më shumë se një universitet, çka mbetet për t’u verifikuar. Vinte e shfaqej pas shumë kontratash të tjera, të cilat ne, që punojmë në universitete, i kemi parë shpesh këto kohët e fundit. Nuk fillonte me detyrimin e atij që ofron kontratën, pra, me detyrimin e universitetit ndaj mësimit dhe mësimdhënësit. Nuk fillonte me kushtet që duhet të plotësohen në një proces mësimor universitar, me laboratorët, tekstet, energjinë elektrike, lehtësirat, pagesën. Është bërë e zakonshme në Shqipëri të mos fillojë kështu një kontratë që ka dy palë, pra është bërë e zakonshme të fillojë e të mbarojë vetëm me detyrimet e mësimdhënësit, saktësisht si në një proces hetuesie, ku të dyshuarit i vihet mbi tavolinë të firmosë atë që ai merr përsipër të thotë, të bëjë, ndërsa roli i tjetrit, d.m.th., i hetuesit, është thjesht ta detyrojë atë që ndodhet para tij të firmosë. Kontrata fillonte si zakonisht me orarin, me detyrimet fizike dhe jo akademike të profesorit. Edhe me këto jemi mësuar dhe nuk na bën më asnjë përshtypje, pra, po të përdornim zhargonin e politikës së sotme, as kjo nuk na impresionon fare. Impresioni, pra përshtypja, vinte befasisht andej nga fundi i kontratës, në një nen përmbyllës, në të cilin thuhej: “Në rast reformimi të institucionit, profesori mund të dalë si i papunë”. Pra, profesori i një universiteti publik duhet të firmoste daljen e tij si i papunë njësoj si firmos një roje magazinash, si një punëtor ngarkim-shkarkimi apo njësoj si firmos një polic trafiku, pasi i thonë që jeni bërë shumë tani. Ka vërtet shumë pyetje për të bërë, përpara se një profesor universiteti të firmosë këtë kontratë, por pyetja më interesante do të ishte: çfarë reformimi qenka ai që nxjerr të papunë një profesor universiteti? Me siguri, në qoftë se do të ekzistonte një reformim i tillë, ai do të ishte as më shumë e as më pak një revolucion tjetër kulturor i mbetur pa ardhur te ne për shkak të rrugës së gjatë nëpër Azi. Që në vitin 1996, universitetet publike të vendit janë inkurajuar që në statutet e tyre, statusi i profesorit të plotë të kishte “tenure”, d.m.th., sigurinë që ai do të mbante këtë titull dhe pozitë deri në daljen në pension, çka do t’i jepte lirinë e nevojshme për të kryer misionin e tij akademik dhe shkencor pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm politikë apo administrativë. Madje, në një statut tip të firmosur në vitin 1999 nga ministri socialist i Arsimit të asaj kohe, klasa e profesorëve universitarë përjashtohej nga kontratat, çka do të thoshte që statusi i tyre kishte sigurinë që buronte nga ligji, d.m.th., sigurinë që të plotësonte misionin pa patur frikë se rrezikonte vendin e punës. Prandaj, pyetja tjetër vjen vërtet natyrshëm: Ç’është ky kthim prapa? Ç’është, pra, kjo frymë stepash që na lë ndjesinë e rërës në gojë, duke na kujtuar atë që rëra mbart: mungesën e jetës, tharjen e shoqërisë në një luftë të paprinciptë me kulturën, shkencën dhe kultivuesit e tyre?

. . .

Një kontratë e tillë, si një rast kulmor i poshtërimit të “trurit”, nuk vjen rastësisht, por në fakt është pjesë e një procesi të gjatë poshtërues që ka nisur kohë më parë dhe jo vetëm në arsimin e lartë, por edhe në sektorë të tjerë, ose më mirë, në krejt atë hapësirë ku ndodhen punëtorët e mendjes, aq sa mund të thuhet që është shndërruar në një politikë qeverisëse. Shenja e parë u dha strikt në politikë. KOP nuk ishte thjesht një ripërtëritje e PD, madje nuk ishte fare ripërtëritje. Për shkak të mënyrës se si u krijua, befasisht dhe jashtë të gjitha procedurave të një partie normale demokratike, më shumë se një ripërtëritje, themelimi i KOP ishte një puç brenda partisë, jo kundër kryetarit, por në emër të tij për të larguar njëherë e mirë nga partia njerëzit e pavarur intelektualisht, ata që në fakt i kishin dhënë asaj profilin më të dallueshëm në spektrin politik shqiptar dhe që ishin “shtyrë” e mbajtur larg partisë me njëmijë e një mënyra. Nga ana tjetër, KOP, dhe kjo tashmë është plotësisht e vërtetuar, nuk u krijua për motive ripërtëritje, aq më shumë intelektuale, edhe pse thjesht ishte një mjet për të synuar pushtetin, të cilin KOP-istët e morën shpejt e shpejt mbi bazë të një kontrate të pashkruar, pa zë, pra konspirative, jo me partinë, por vetëm me kryetarin e saj. Kjo kontratë, që nuk ka burrë ta mohojë, sepse është bërë sot një fakt qeverisjeje, është në thelb një koncesion. Hapësira me tepri, jashtë natyrës së një qeverisjeje demokratike, që i jepet pushtetit të kryetarit të partisë në drejtimin e partisë, por edhe në rolin e kryeministrit, bëhet jo vetëm në kurriz të demokracisë në parti, por edhe në kurriz të personalitetit të munguar të KOP-istëve, në kurriz të administrimit të partisë nga intelektualë të lirë, pavarësisht nga kufizimet politike që të imponon vetë partia. Në pikëvështrimin e këtij shkrimi, inekzistenca e intelektualëve që shprehin lirshëm mendimin e tyre, pra, koncesioni që qëndron në themelin e sotëm të PD, nuk është as më shumë dhe as më pak veçse një tharje, një poshtërim i mendimit, “trurit”, në qeverisjen politike të kësaj partie.

Shenja që dëshmojnë poshtërimin e “trurit” janë dhënë pothuajse në të gjitha fushat, por veçanërisht dalluese ato nxijnë në fushën e politikës dhe administrimit të universiteteve. Një shembull tipik, të cilin e kam përmendur edhe më parë në librin tim mbi mungesën e reformimit në këtë sistem, është mënyra se si u ndërtua përbërja e Këshillit të Arsimit të Lartë. “Eksperti” i zhveshur nga njohja historike e universitetit shqiptar, pa asnjë titull akademik, pa asnjë kontribut, por vetëm sepse plotësonte kushtin e kryerjes së shkollës jashtë kufijve të këtij shteti të varfër dhe fatkeqësisht jodinjitoz, “zhvendosi” me ligj profesorin shqiptar nga ky Këshill, nulifikoi eksperiencën dhe kontributin e paçmuar që rri brenda autoritetit të tij. Tipa Lej Fenësh, që u sajuan aty për aty, u bënë pjesë e Këshillit që ndërton politika për një sistem që Lej-Feni s’e ka njohur kurrë. Të tillë nuk ka vetëm në këtë Këshill, metoda të tilla nuk janë aplikuar vetëm në këtë Këshill. Në të gjithë hapësirën brenda kufijve të shtetit jetojmë absurdin e rikthimit në kohën e mohimit të vlerave, absurdin e rikthimit të një snobizmi bosh, që i shkon vetëm një shoqërie të mbyllur. Për rrjedhojë, po rijetojmë edhe njëherë kohën e rikthimit të sundimit të të paaftëve.

. . .

Janë të gjitha faktet për të besuar se qeverisja është përfshirë, vuan nga një kompleks inferioriteti, çka e detyron atë të denatyrojë marrëdhëniet e saj me klasën e intelektualëve, veçanërisht me profesoratin shqiptar. T’i ruajë këto marrëdhënie vetëm formalisht, jo në thellësi, jo në thelb, por në distancë. Kompleksi i inferioritetit e detyron këtë qeveri që të shfaqë interes për “trurin”, jo sepse i duhet, jo sepse ka qëllim ta përdorë atë realisht, jo si një substancë të çdo reforme dhe ndryshimi esencial të vendit, por si stoli, si një dëshmi false të një qeverisjeje kinse moderne, veçanërisht në vitrinën që shohin ndërkombëtarët. Madje, të ndërtojë edhe programe për kthimin në Shqipëri të “trurit” të ikur, duke besuar se ky gjest mund të nënkuptohet si një orientim perëndimor i stilit të qeverisjes. Po të shkosh më në thellësi, bëhet gjithmonë e më e dukshme se angazhimi realist i “trurit” në qeverisjen e vendit, në zgjidhjen e problemeve më esenciale të tij, së paku nuk është pjesë e kulturës qeverisëse të kësaj qeverie. Mosangazhimi i tij, nga ana tjetër, është në fakt një rrugë për të qëndruar larg problemeve reale, larg të vërtetës, për të mos e artikuluar publikisht atë, për ta modifikuar në funksion të interesave politike. Në këtë drejtim funksionojnë edhe kontratat si një mjet presioni, frikësimi. Në këtë drejtim funksionon një sistem i tërë diskriminues shpërblimesh. Në këtë drejtim funksionon nxitimi për të promovuar të rinjtë, jashtë kritereve, zhveshur nga vlerat historike për të improvizuar një ndërrim të zhurmshëm, aspak etik dhe të padrejtë të gjeneratave, çka nuk do të jetë një lojë nesër, por burim i një konflikti tjetër, që do t’i mbivendoset konflikteve jo të pakta të së sotmes.

15 Komente

Sa inat të thellë paske or Besnik Gjongecaj ndaj KOP-it dhe PD...

Veç me një gjë nuk jam dakord me ty: t'a quash vehten 'i vjetër". Shumë-shumë me përvojë, që prej kohësh ose i pjekur.. por aspak i plakur.

Eh mer besnik, e di si me ngjan: sikur brezit tuaj i iku jeta ne ndeshje me betonin e armuar te pushtetit te verber. A nuk eshte keshtu? Si "dje" edhe sot. Kam pershtypjen qe dikur ke qene ne majat e krahut demokrat ne politiken shqiptare; pra per c'thua besoj se ke informacion dhe insight qe besohet. Te lexova vetem se te njoh. Dhe ndersa lexoja, me kujtohej kenga "Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete..."

PS Me vjen mire qe ne te shkruar perdor metafora nga subjekte qe i njeh mire, si tharja/vyshkja vegjetale (e famshmja pF=4.2), ose "reren" si nje nga tre komponentet e perberjes tokesore...    smiley  

Nejse, suksese te keni me gjithe koleget e tu!

 

“Eksperti” i zhveshur nga njohja historike e universitetit shqiptar, pa asnjë titull akademik, pa asnjë kontribut, por vetëm sepse plotësonte kushtin e kryerjes së shkollës jashtë kufijve të këtij shteti të varfër dhe fatkeqësisht jodinjitoz, “zhvendosi” me ligj profesorin shqiptar nga ky Këshill, nulifikoi eksperiencën dhe kontributin e paçmuar që rri brenda autoritetit të tij. 

Kjo psh nuk eshte e vertete. sepse te ligjit (neni 65 etj) nuk e ben kete gje. Keshilli i Larte i Arsimit dhe Shkences perbehet nga 19 anetare dhe ligji percakton kriteret mbi te cilat zgjidhen anetaret dhe nuk ka te beje fare me te qenit ekspert i shkolluar jashte apo profesor dhe njohes i historikut te nje universiteti.

Une nuk jam specialist per arsimin, po me pese minuta kete shpifje qe ben profesori  e gjen ke faqja e MASH, nen Arsimi i Larte - KALSH. 

 

 

Gaia, nuk do vija doren ne zjarr per aplikim strikt te ligjeve, me gjithe nene smiley.

Ndryshe, fjala "korrupsion" s'do ekzistonte ne Shqiperi. 

Per artikullin, kushos i dhashe 5* (bese malesie me kanun smiley.)

Por m'u duk se sikur u zhvendos pak nga thelbi i problemit me ate trajtimin e "KOP" ne lidhje me ceshtjen ne fjale.

nuk do vija doren ne zjarr per aplikim strikt te ligjeve, me gjithe nene

Ekzakt. Kete duhet te kerkoje personi qe sipas profesorit i eshte bere  padrejtesia. Ligji eshte shkelur. Profesori po te kishte sjelle kete fakt, une do ta pranoja.   Big Grin

Ne te gjithe shkrimin une jam dakort me problemin qe ngrihet per tenure, se nuk mund t'i vesh dikujt qe ka marre tituj se po u be reforme ke klauzole qe mund te hiqesh. Po prape nuk me duket shume bindes, sepse profesori flet per nje kontrate te cilen nuk e citon fare. KOP-i hyn si pyke, fushat e tjera hyjne si pyke, dhe perfundimi ai eshte i pakenaqur se ka qene i here e i kohe me PD, minister i arsimit, te pakten keshtu thoshte google, dhe tani eshte i pakenaqur dhe i fut te gjitha me i thes.

Krijimtarine (Creativity) nuk ta jep dot kontrata, titulli, rregullorja. Einstein, sa per argument, i shkroi teorite kur ishte inspektor patentash. 

Artikujt shkruhen me fakte, jo me shume shashka se nuk zgjidhe gje. Shumekush mund te shkruaje artikuj se sa pa nivel jane profesoret me tituj, po kjo eshte te cenosh figuren e nje dije-dhenesi.

Sa per pune krahine, une jom tironce, ne ja hapim krahun t'gjithve, do 5 ti, nji baba 5.

 

S'eshte pune krahine, lol, e kam kusho pe verteti smiley.  Dmth ajo 5* qe detyrim dhe nder fisi smiley

Shiko, Gaia, mund te jene inate, apo arsye te tjera, por mund dhe te supozojme qe perkatesia partiake s'eshte e shkruar ne gur, e plus qe s'eshte e lidhur me bese kanuni, t'i qendrosh verberisht besnik (pavaresisht emni, llagapi lol.) 

Qe jane trash ca gjera, jane trash.  Dhe pertej arsimit.  Pak si jo lidhje me temen, por ne procesin per aplikim pune qe hasi im vella ne nja dy vende ne Vlore, dhe pastaj ne Tirane, te duhej tesera e partise (specifikisht tani e PD.)  Dhe po flasim per poste byrokracie, te palidhura me pulitike (gjoja.)

statusi i profesorit të plotë të kishte “tenure”, d.m.th., sigurinë që ai do të mbante këtë titull dhe pozitë deri në daljen në pension, çka do t’i jepte lirinë e nevojshme për të kryer misionin e tij akademik dhe shkencor pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm politikë apo administrativë. Madje, në një statut tip të firmosur në vitin 1999 nga ministri socialist i Arsimit të asaj kohe, klasa e profesorëve universitarë përjashtohej nga kontratat, çka do të thoshte që statusi i tyre kishte sigurinë që buronte nga ligji, d.m.th., sigurinë që të plotësonte misionin pa patur frikë se rrezikonte vendin e punës.

Dmth sipas prof. Gjongecaj, te cilit i qenka poshteruar truri, profesoret duhet te bekan palle meqe jane "tenure" dhe te mos e... bejne me brisk fare meqe s'i heq njeri nga puna. Pra te kene dore te lire abuzimi (sic ankohen shpesh studentet ne Shqiperi), te kerkojne para per provime, apo edhe naj gje tjeter "ne natyre", etj. etj.. pa ju dridhur qepalla sepse s'i heq njeri. Apo te mos shkojne neper leksione (perseri, nga c'thone studentet ne Shqiperi).

Une me kete "tenure" qe ulert prof. Gjongecaj kam dy probleme qe me "cpojne": e para kjo qe permenda me siper. E dyta se sistemi i arsimit ne Shqiperi nuk eshte ne ate stad qe te kemi profesore te ndershem qe vertet

Me vjen mire qe prof. Gjongecaj dhe te tjeret paskan kerkuar dhe gjetur cfare do me thene "tenure." Interesant eshte fakti qe ndonese ai permend qe ne kontrata nuk permendet cfare ofron universiteti (!?), edhe vete vetem kerkon e kerkon frutat e ksaj "tenure" pa ofruar asnje pergjegjesi. A premton ky profesori qe do beje, p.sh. 3 (po ja fus kut) projekte kerkimore ne vit, qe do paraqitet per cdo dite qe ka mesim dhe do japi 100% te punes qe kerkohet, qe do sillet ne menyre korrekte me studentet, qe s'do marri "bakshishe" etj. etj.?

Ja dicka nga Wikipedia per "tenure":

Under the tenure systems adopted as internal policy by many universities and colleges, especially in the United States and Canada, tenure is associated with more senior job titles such as Professor and Associate Professor. A junior professor will not be promoted to such a tenured position without demonstrating a strong record of published research, teaching, and administrative service.

Pra, titullin nuk e merr cdokush, duhet te japesh prova qe t'a meritosh. Dhe ja sesi (perseri nga Wikipedia):

Universities therefore exercise great care in offering tenured positions, first requiring an intensive formal review of the candidate's record of research, teaching, and service. This review typically takes several months and includes the solicitation of confidential letters of assessment from highly regarded scholars in the candidate's research area. Some colleges and universities also solicit letters from students about the candidate's teaching. A tenured position is offered only if both senior faculty and senior administrators judge that the candidate is likely to remain a productive scholar and teacher for life.

D.m.th., prof. Gjongecaj e te tjere, perpara se vec te kerkoni papushim, duhet te ofroni e te provoni qe e meritoni ate cfare kerkoni.

Nuk kam asnje afersi apo pelqim te KOP-it apo atij qe e krijoi KOP-in, por, ashtu sic e thane te tjeret, c'lidhje ka me kontratat e universitetit? Nga njera ane rri e qahesh sepse na qenke profesor me namuz, nga ana tjeter s'di as si te shkruash e t'i permbahesh nje boshti. Je i sigurte qe e meriton kete "tenure" o profesor?

Gjembi, s'e ka fajin Besnik Gjongecaj perse standartet apo kualifikimet per "tenure" ne Shqiperi jane ndryshe me ato ne US apo Kanada, pa u llafosur pastaj per ato ne Europe.  Sic eshte vene ne pah ketu ne shume raste, kopjimet tona nga legjislaturat apo sistemet e ndryshme (ne fusha te ndryshme) te huaja jane bere pa din e pa iman.  Dhe sikur s'mjafton ajo, ia pershtatim dhe terrenit sipas midese se momentit, tekave te nje "eprori" apo tjetri.  

 

Gjembi, nji sekonde: kjo dora e Besnik Gjongecajt (se kane qene disa keta, jo vetem ky), kane qene ca djem intelektuale artiste ne profesionin e tyre atebote. Ne i kishim si ideal ne nje fare menyre. Nuk kam pas mundesi t'i ndjek, se u largova nga Shqiperia, por do i kujtoj me respekt per nje fryme te re qe sollen me vete ne aolat e mykura te universitetit; imagjino te kesh rektor z. Lufter Xhuveli (ketu ama vecoj te paharrueshmin z. Syrja Hysi zv.rektor, qe tregonte se klasi dhe afiliimi modern nuk eshte ceshtje moshe). Une mendoj qe brezi intelektual i B. Gjongecajt eshte ne nje fare menyre brez i humbur (SI CDO BREZNI INTELEKTUALE NE SHQIPERI) - vecse humbja e ketij brezi ishte me e hidhet sepse pritshmeria qe me e madhe dhe nga Imagine i John Lennon, perfundoi te "Let's give kiosks a chance". Dhe s'kish si te ndodhte ndryshe/ te ndodhte ndryshe s'kish se si.

Une nuk e gjykoj Gjongecajn nga ky artikull. Natyrisht ai mund te shkruaje shume me mire se kaq. Jam habitur kur degjova per afiliimin politik te tij, por une realitetin shqiptar nuk e njoh sa duhet. Ata qe jetojne atje i dine me mire gjerat e tyre. Dhe te kuptohemi, nuk po e bej shenjtor ate brez, absolutisht jo; ishin njerez me dobesite e mungesat njerezore; por qe kane demonstruar nje talent te admirueshem dhe nje karizme te spikatur, kjo eshte nje e vertete qe me ben krenar per vendin tim dhe per brezin tim qe i pati pdagoge (dhe shoke). Me ket rast pershendes kete bashkesi te admirueshme si B. Gjongecaj, K. Jorgji, N. Qafoku, R. Magari etj etj...

Te them te drejten emigrant, s'e njoh prof. Gjongecajn, as personalisht as profesionalisht. Thjesht me la shije te keqe menyra e kerkimit duke mos permendur cfare ofrohet.

Edhe une e pershendes N. Qafokun smiley

Jo jo, ti nuk e ke keq ate qe thua; thjesht doja me dhene pak background dhe nje personal greetings! Asgje me teper.

PS Nuk di a rron z. Zef Rakacolli. C'behet Lir Kristo. Keta kane qene vertet nje grup interesant i castit, ku u bashkuan mosha dhe pervoja te ndryshme. Do i kujtoj githnji. Si edhe personen e dashur te A. Deliallisit. Nejse. Memories. Nothing more than that.

Emo- Ketu nuk po gjykon njeri Gjongecaj, po shqetesimi qe ai ngre.

Une nuk e di ne cfare rrethanash e ke njohur, po mos harro se egoja dhe personaliteti evoluojne duke ju pershtatur ambientit. Prape kete po e them vetem meqe e adhuron.

Kur lexon nje shkrim-shqetesim-shpifje te tille, mua sinqerisht dhe vertet me vjen keq per studentet qe marrin dije me kete nivel arsyetimi.

Nuk jam dakort qe jane brez i humbur, perkundrazi jane brezi qe k pushtet te beje ndryshim.

Drejt! (per dy te parat). Sqaroj qe nuk eshte adhurim (une adhuroj vetem I. Kadarene po te jete ne pune intelekti, talenti dhe gjenie; te tjeret ne rastin me te mire jane talente, dhe talentet nuk adhurohen); ky ishte nje cheers i vonuar per nje rini te hershme; s'duhet me u keqperdor.

Per te fundit qe thua, vertet nuk e di. S'kam cfare input-i te jap ne muhabet fare.

Perdora adhurim si sinonim te i kam ideal se po pertojsha per thonjza.

PS.  Mos dil n'kofenrence shtypi kot tani, se m'bone ne me hap si fjalorin e gjuhes shqipe t'kamunizmit ene ket t'funit Toenes. U cudit shpia qe levizen librat me pluhur.

Ne i kishim si ideal ne nje fare menyre. Na pelqente dija shkencore e tyre dhe implementimi i matematikes ne fiziken e tokes. Futja e shkences perendimore ne vend te literatures ruse. Idealizem studentor. Nje nga arsyet pse iu futa dhe vete matematikes, ekuacioneve Mitchelich etj etj.

Me ndjeni cdo keqkuptim. Nuk shkruj mo ne ket teme. Politika nuk me intereson fort. Habia qe pata kur degjova per instancat e PD dhe autorin e shkrimit, ishte pikerisht nje shfazim i politikes shqiptare me shkencen puro, qe autori et al. benin dikur.

Dhe djema, na leni te themi nje fjale per "kujtimet e vegjelise" edhe neve, tani qe u be deti kos kibernetik.

Peace out!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).