Deklarata e Bankës Botërore për Projektin e Menaxhimit të Zonës Bregdetare në Shqipëri

UASHINGTON, 17 shkurt 2009 - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore sot mori në shqyrtim Raportin e Ekipit të Menaxherëve dhe Planin e Veprimit në përgjigje të hetimit të pavarur të Panelit të Inspektimit për Projektin e Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Zonës Bregdetare. Ky hetim u kërkua nga familjet e dëmtuara prej prishjeve të ndërtesave në prill 2007 në fshatin bredgetar Jal në Shqipëri.

Raporti i Ekipit të Menaxherëve pranon gabimet serioze në përgatitjen dhe mbikëqyrjen e projektit, si dhe gabimet në komunikimin me Bordin e Bankës Botërore dhe paraqet një Plan Veprimi për trajtimin e çështjeve të identifikuara nga Paneli.

Sipas Planit të Veprimit, një sërë masash do të ndërmerren me mbeshtetjen e Bankës, përfshirë: një shqyrtim ligjor rast pas rasti të prishjeve në zonën e projektit në prill 2007, caktimin e një vëzhguesi ndërkombëtar për të monitoruar shqyrtimin ligjor dhe për të raportuar më pas në Bankë, si dhe pagesën e ndihmës ligjore për shqyrtimin e secilit prej pretendimeve të kërkuesve. Ekipi i Menaxherëve të Bankës do të mbikëqyrë edhe përfundimin e një vlerësimi social dhe të vulnerabilitetit dhe aplikimin retroaktiv të paketave të asistencës që rrjedhin prej këtij vlerësimi për të varfrit dhe të prekurit nga prishjet. Ekipi i Menaxherëve do t’i raportojë Bordit për progresin mbas tre muajsh.

“Që nga menaxhimi bazë i projektit deri tek ndërveprimet me Bordin dhe Panelin e Inspektimit, të dhënat e Bankës për Projektin janë shokuese,” tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore Robert B. Zoellick, i cili i ka i kërkuar Këshilltarit të Përgjithshëm në detyrë të Bankës që të hetojë çështjen, i cili nga ana e tij ia ka referuar këtë çështje Departamentit të Integritetit Institucional në Bankë (DII). “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga Paneli i Inspektimit dhe po lëvizim shpejt për të forcuar mbikëqyrjen, për të përmirësuar procedurat dhe për të ndihmuar familjet, të cilave u janë prishur ndërtesat e tyre. Banka nuk mund ta lejojë këtë të ndodhë përsëri.”

Në fillim të vitit 2004, Qeveria e Shqipërisë kërkoi mbështetjen e Bankës Botërore për krijimin e një kuadri që do t’i mundësonte vendit zhvillimin e bregdetit në mënyrë të qëndrueshme. Në përgjigje të saj, Banka Botërore punoi me autoritetet shqiptare për të përgatitur një Projekt për Menaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e  Zonës Bregdetare (ICZMBP), i cili synon mbrojtjen e burimeve bregdetare dhe kulturore përmes promovimit të përdorimit të qendrueshëm të tokës, pjesëmarrjes së komunitetit dhe përmirësimit të kushteve mjedisore. Projekti u miratua në 21 qershor 2005.

Në përgjigje të një kërkese nga familjet në Jal në gusht 2007, Paneli i Inspektimit hetoi zbatimin nga ana e Bankës Botërore të politikave të saj operacionale për përgatitjen, vlerësimin dhe zbatimin e projektit, si dhe hetoi dëmin apo dëmin potencial të njerëzve të prekur. Paneli i Inspektimit paraqiti raportin e tij në 1 dhjetor 2008. Projekti u pezullua nga Ekipi i Menaxherëve në 9 janar 2009 dhe vazhdon të jetë i pezulluar derisa të merret një vendim ose për të ristrukturuar projektin pa aktivitetet e planifikimit të tokës ose për anullimin e plotë të tij.

Kryetari i Panelit të Inspektimit, Werner Kiene pohoi se, “Ndërsa moszbatueshmëria nga Banka e politikave të saj në rastin në fjalë është tmerrësisht shqetësuese, Paneli përshëndet lidershipin e Presidentit dhe Ekipit të Menaxherëve të Lartë, i cili pranoi gabimet dhe filloi marrjen e masave korrigjuese mbasi Paneli paraqiti raportin e tij.”

Paneli konstatoi që projekti ishte i lidhur me prishjet që ndodhën në Jal në prill 2007; projekti nuk ishte projektuar dhe mbikëqyrur siç duhet; komunikime të rëndësishme të Ekipit të Menaxherëve me Bordin ishin të gabuara, përpjekjet e Bankës për mbledhjen e fakteve lanë jashtë ngjarje dhe informacione kyçe. Ekipi i Menaxherëve pajtohet me gjetjet e Panelit në këto fusha.

Ekipi  i Menaxherëve të Bankës Botërore shprehu keqardhje të thellë për këto ngjarje. Ekipi i Menaxherëve pranon një sërë gabimesh të bëra gjatë gjithë ciklit të projektit, përfshirë përgatitjen e projektit, paraqitjen e tij në Bord dhe mbikëqyrjen, si edhe përgatitjen e përgjigjes së parë të ekipit të menaxherëve në shtator  2007 dhe lëshimin e një korrektimi të dokumentit të vlerësimit të projektit në shtator 2008. Ekipi i Menaxherëve pranon se këto gabime janë të papranueshme dhe flasin për një thyerje serioze në dhënien e llogarisë, përgjegjshmërisë dhe mekanizmave të mbikëqyrjes për Projektin.

Gjithashtu, Paneli konstatoi se politika e Bankës për zhvendosjen e detyruar (OP/BP 4.12) duhet të ishte zbatuar në përgatitjen e Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut (PZHBJ) si dhe në programin në vazhdim të prishjeve të qeverisë, në mënyrë që familjet në Jal të mbuloheshin nga kjo politike. Në kohën që Projekti u paraqit në Bord, Drejtuesit gjykuan se kjo politikë nuk zbatohej në rastin e veprimtarive planifikuese për përdorimin e tokës si PZHBJ-ja. Ekipi i Menaxherëve pranon se dispozitat përkatëse të politikës janë të dykuptimta dhe kanë nevojë të qartësohen. Drejtuesit do të rishikojnë zbatimin e politikave mbrojtëse në projekte që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës dhe do të nxjerrin udhëzime për të trajtuar çështje mjedisore dhe sociale.

Duke pasur parasysh seriozitetin e gabimeve të përcaktuara në Projekt, Presidenti i Bankës Botërore i kërkoi Këshilltarit të Përgjithshëm në detyrë të kryejë një shqyrtim për të parë rrethanat që lidhen me nxjerrjen e Korrigjimit të shtatorit 2008. Duke u mbështetur në këtë shqyrtim, Presidenti i ka kërkuar Departamentit të Integritetit Institucional të Bankës Botërore (INT) të bëjë një Kontroll Llogaridhënieje në lidhje me të ashtuquajturën prezantim të shtrëmbëruar nga stafi i Bankës tek Paneli e Inspektimit si dhe në lidhje me ngjarjet që kanë të bëjnë me përgatitjen e Projektit, paraqitjen  në Bord, mbikëqyrjen e Projektit, dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura korrektuese. Ndryshe nga sa thuhet në disa artikuj të medias, asnjë nga zyrtarët e qeverisë, anëtarë të Njësisë së Koordinimit të Projektit, ose staf i Bankës nuk është nën hetim nga INT-ja për korrupsion.

Kiene konfirmoi që mandati i Panelit të Inspektimit “nuk përfshin hetimin e akuzave per korrupsion dhe nuk bën asnjë gjykim për këtë çështje. Paneli heton se si Banka zbaton politikat dhe procedurat e saj operacionale. Paneli nuk heton Huamarrsin dhe nuk e ka bërë këtë gjë edhe në rastin në fjalë.”

Anëtarët e Bordit theksuan se ky proces hetimor shpreh rëndësinë Panelit të Pavarur të Investigimit në forcimin e përgjegjshmërisë dhe efektivitetit të Bankës.

Për më shumë informacion lidhur me Panelin e Inspektimit, vizitoni www.inspectionpanel.org. Për më shumë informacion lidhur mepunën e Bankës Botërore në Shqipëri vizitoni www.worldbank.org/albania

15 Komente

Dhendrin e doktorit sikur s'e pashe te permendej gjekundi, as me emer, as me titull. Dmth do e heqin apo do vazhdoje te jete drejtues?

....tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore Robert B. Zoellick

Gjembo, ti pret qe ne nje mbledhje ku flet dhe ky burri ketu lart te permendet emri i dhendrit, apo qofte dhe i doktorit?

Ja ku ta thote pa permendur emra "Që nga menaxhimi bazë i projektit deri tek ndërveprimet me Bordin dhe Panelin e Inspektimit, të dhënat e Bankës për Projektin janë shokuese"

Pse, cfare te keqe ka nese thuhet, p.sh. qe drejtuesi i projektit ka bere gabime dhe hiqet nga detyra? Kur merren pergjegjesite persiper, sic bene kta qe thane kemi bere gabime, pse mos te percaktohet edhe kush i beri gabimet apo PSE u bene gabimet?

Paneli nuk heton Huamarrsin dhe nuk e ka bërë këtë gjë edhe në rastin në fjalë.”

Huamarresin e heton Task Forca për Reformën Rregullatore qe drejtohet nga Kryeministri.

Ndersa vete Banka thote qe :

“Për FIAS-in*** ka qenë një kënaqësi e madhe të punojë me ju dhe qeverinë tuaj në ngritjen e kësaj Task Force. Do të ishim të lumtur të diskutonim se si mund t’ju këshillojmë dhe t’ju ofrojmë ndihmën tonë teknike gjatë fazës së implementimit”,

Ketu fillon deklarata e qeveriut qe kjo pune eshte lufte klanesh brenda bankes. Le ta lexoje dhe nje here kete letren qeveriu qe te kuptoje  qe kush e ben qesharak ne sy te miletit dhe kush e ka zhytur deri ne fyt:

Banka Botërore: Qeveria shqiptare është e përkushtuar te përmirësoje klimën e biznesit ne vend

*** Shërbimi Këshillimor i Investimeve te Huaja, pjesë e Grupit të Bankës Botërore

Keta te Bankes Boterore keq po dalin gjithandej. smiley

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike, Gjergj Bojaxhi, është paditur në gjykatë, pasi akuzohet nga një punonjës i korporatës se ka abuzuar me procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Po gjithsesi kur qeveriu me emer apo mbiemer do ta marre vesh se nga i vijen keto gjema atehere do jete fundos fare .

Se qeveriu do e marre vesh vone , po vone fare fare fare qe ca gjera dalin nga brenda shpise dhe se qeveria e tij ka njeres brenda qe nuk e njohin rregullin : punet e shpise nuk nxirren ne pazar.

Se qeveriu do e marre vesh vone fare se cdo me thene : gelltis nje luge corbe te prishur dhe vjell gjithe jeten.

Keto qe po ndodhin me BB kane ndodhur ne do vend te botes dhe nuk jane ndonje gje e re per kete institucion.Me e forta eshte se opozita kerkon te fitoje pike nga "korrupsionet" e ketij lloji.Ketu parragullsine e ka bere BB dhe jo Qeveria.

Njerezit nuk e harrojne se sa ishte ne pushtet PS per 8 vjet  lajme korrupsioni dhe skafesh kishte cdo dite dhe cdo nate.

Me kete lloj fushate qe perpiqet te beje opozita pra vetem me Gerdecin apo me familjen e kryeministrit dhe pa asnje lloj alternative se si do te zgjidhe ajo problemet kur te vije ne pushtet, e kane ndare mendjen te jene ne opozite edhe per 4 vjet te tjera.

Nese ju genjen mendja qe imitojne Obamen ai pervec medias qe kishte me vete(sic e ka PS sot),ofroi edhe alternativa konkrete per cdo problem dhe njerezit per kete gje votuan per Obamen.Keni degjuar ndonjehere PS se cfare do te beje me taksat psh?Jo!Atehere cfare lloj fushate eshte kjo?Gjueti shtrigash?Apo genje genje se dicka do te mbetet?

PS pervec se median qe e ka me vete nuk ka asgje tjeter te perbashket me BHO.

...Ndryshe nga disa lajme të shtypit, thuhet në komunikatën e Bankës Botërore, asnjë zyrtar qeverie, pjestar i Njësisë për Bashkërendimin e Projektit apo pjestar i stafit të Bankës, nuk është nën hetim për korrupsion nga departamenti i Bankës për Integritetin Institucional ...

Marre nga VOA

Koth; "....Huamarresin e heton Task Forca për Reformën Rregullatore qe drejtohet nga Kryeministri...."

A ha, s'ka per te pasur hetime per palen shqiptare, persa kohe qe kete Taks Force e drejton Mavria.

E shau dhe BB nga motra Sala. Vdeksha une per ty ere Sale, e bone dhe BB leter higjenike smiley  smiley

Kryeministri Berisha duke folur për projektin e Jalës ka sulmuar ashpër panelin e inspektimit të Bankës Botërore duke deklaruar se është e lidhur me mafian e betonizimit të bregut. Berisha tha se do të kërkojnë nga BB hetim për këtë panel.

Marre nga Balkanweb

Te lexosh intervisten e atij "dhenderushit" tek VOA eshte per te ardhe turp qe je shqiptare!!!

Pa asnje lloj edukate apo llogjike njerezore! Lere qe edhe vjerri i vet...

Jo vetem qe shau BB por ja futi Tosit qe paskesh qene lidhe me kohe me BB dhe mafjen e betonizimit. I modh eshte. Ai ka borxh me shit ene grune po qe se ja lyp puna, e jo me Tosin qe se ka per gjo fare. Osht i pa pame, ja kom zili policit qe e ka hob.

E keni gabim,Sala.... e ka pas inatin  me Big Brother ... jo me Banken Boterore .......

Pjesa ime e preferuar nga deklaratat e Sales:

Ndërkohë që këta që kishin gllabëruar Jalën, duket se i futën ca pará në xhep edhe Inspection Panel dhe doli që ai shkroi sikur këto njolla i kishte vendosur qeveria ime, në një kohë kur këto njolla ishte pikërisht qeveria ime që i hoqi. Pra, ishte një koluzion i mafies së betonimit të zonës së Bregut me anëtarë të Inspection Panel.

Banka Botërore përgjigjet për projektin e bredgetit

Armand Mero
Zëri i Amerikës, Tiranë
25-02-2009

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë dha sot shpjegimet e veta lidhur me projektin e shumë diskutuar të financuar prej saj, për bregdetin e Shqipërisë, i cili u bë objekt pas prishjes kryesisht të disa ndërtimeve në Jalë.

Zyra e Bankës Botërore iu referua raportit të grupit të menaxherëve të hartuar në përgjigje të raportit të panelit të investigimit. Një raport i cili siç u tha dhe në deklaratën e Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv “pranon gabimet serioze në përgatitjen dhe mbikqyrjen e projektit si dhe gabimet në komunikimin me vetë bordin”.

Duke ju përgjigjur disa pyetjeve të ngritura nga mediat e këtushme drejtoresha e zyrës së bankës Botërore në Tiranë Kamil Nuama tha se “prishja e objekteve në Jalë nuk ka qenë e autorizuar nga Banka Botërore”. Madje letërkëmbimin mes njësisë së koordinimit të projektit (pra palës shqiptare) dhe policisë ndërtimore ajo “e ka marrë në kohën kur prishjet kishin nisur”. Siç dihet për këto prishje policia ndërtimore u ndihmua nga fotot ajrore të bëra nga projekti i financuar nga Banka.

Zonja Nuamah shpjegoi se “njësia e Koordinimit të Projektit duhej të ishte sqaruar se fotografitë nuk duhet të përdoreshin si mjet për të vënë në shënjestër prishjen e objekteve”. Ndër gabimet kryesore që pranohen nga Banka është fakti se ajo “nuk ka trajtuar dhe dokumentuar si duhet politikat e saj për shpërnguljen e detyruar” që në një rast të tillë parashikon edhe zhdëmtimin: “Në kohën kur është paraqitur në brod projekti gruèpi i menaxherëve gjykonte se kjo politikë nuk aplikohej në këtë rast dhe e konsideronte programin në zbatim të qeverisë shqiptare për prishjen e ndërtimeve si një program jashtë objektit të projektit” shkruhet në raport.

Gjithashtu një tjetër gabim vlerësohet edhe fakti që Banka ka dhënë pëlqimin e saj për mërimin e zoti Jamarbër Malltezi, dhëndër i kryeministrit Sali Berisha si koordinator të projektit. Ky quhet “një gjykim i dobët nga ana e Bankës po të konsiderohet - sic thekson raporti - se një emërim i tillë do të krijonte të paktën perceptimin e konfliktit të interesit dhe rrjedhimisht një rrezik për reputacionin e Bankës Botërore”.

Banka do të vazhdojë me analizën e saj të brendshme për këtë cështje duke theksuar edhe një herë se objekt i hetimit të Panelit të inskpektimit, “nuk është dhe nuk mund të jetë huamarrësi”, pra në këtë rast pala shqiptare dhe se “asnjë hetim për korrupsion as ndaj punonjësve të Bankës nuk është ndërmarrë nga paneli i inspektimit”.

Lidhur me projektin dhe vijimësinë e tij, ndryshe nga sa është thënë prej autoriteteve të këtushme, zyra e Bankës Botërore në Tiranë tha se “kredia prej 17.5 milion dollarësh mbetet e pezulluar derisa të arrihet në një vendim nëse projekti do të ristrukturohet duke hequr veprimtaritë e planifikimit të tokës, apo do të anulohet tërësisht”.

Banka gjithashtu ka saktësuar se marrëdhënia e saj me qeverinë shqiptare “vijon të jetë produktive dhe se banka mbetete angazhuar për zhvillimin e Shqipërisë, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqënies sociale duke saktësuar se janë afër 300 milion dollarë në projekte që janë në zbatim e sipër”. //rd//

AV影音娛樂網-情色視訊區.av女優-成人交友網站日本av-色情視訊娛樂網.日本av女優-美女視訊區.色情av-情色視訊聊天室.av下載-成人視訊聊天室.免費av-情色視訊成人網.成人av-色情交友聊天室.情色av-愛情公寓成人交友網.av383成人-視訊成人網站.av美女-正妹視訊區.av片-情色影音娛樂論壇.av女郎-成人交友網.巨乳av-情色視訊娛樂區.av巨乳-情色視訊成人網站.av成人-愛情公寓情色交友站.美女-成人交友情色聊天室.av美女-情色視訊成人網站.美女交友-情色成人網站.美女視訊-成人交友區.情色美女-視訊聊天室.視訊美女-情色娛樂站.美女寫真-AV成人視訊網.美女遊戲-色情視訊區.美女圖片-A片視訊影音站.美女照片-SEX視訊娛樂區.美女牆-成人交友網站.正妹牆-情色視訊聊天室.無名正妹-視訊成人網站

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).