Cilësitë personale të liderit

Është e zakonshme tashmë, që “tifozeria politike’ të ketë si objekt të sajin jo partitë politike,por liderët e tyre. Madje dhe lufta politike duket se po reduktohet vetëm në “luftë” mes liderve. Kjo tendencë duket se po shoqëron gjithë botën demokratike në kohët e sotme. Duke ndjekur nga jashtë këtë tendencë nuk mund të mos vesh re se cilesitë personale të liderti vijnë e marrin një rëndësi të konsiderueshme. Në këtë kuptim lideri ështe sa personal aq edhe jo i tillë. Cdo të thotë kjo?

Cdo lider, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, si i tillë, shfaq domosdoshmërisht tiparet e veta personale. Ai ka mënyrën e vet të punës, të komunikimit, të vizionit për botën. Dhe kur bëhet fjalë për liderin politik, atehere këto tipare vijnë e bëhen edhe më të rëndësishme, pasi kanë të bëjnë me stilin e punës së liderit , i cili kur është në pushtet, formaton aktivitetin e “skuadrës së tij” pra të qeverisë, drejt modelit të tij. Dhe po në këtë mënyrë, është e kuptueshme sa sa ndikohet më tej, shoqëria në nje ripordhim të këtij modeli.

Në se do ti bënim një studim jo të thelluar në shoqërinë shqiptare në vitet e tranzicionit, vihet re dukshëm se si ka ndikuar në formatimin e shoqërisë lideri me tiparet e tij personale. Qënia e z Alia në krye të vendit, në momentet e para të demokracisë, mënyra e tij tolerante dhe prirur drejt intelektualizmit, që do të thotë e pavendosmërisë për të marrë vendime të menjëhershme, krijuan dhe atë format të tolerancës dhe demokracisë. Një ndër arsyet pse kalimi nga një sistem totalitar drejt atij demokratik, u krye në një mënyrë që tashme jemi mesuar ta quajmë paqësore, ka të bëjë dhe me tiparet e liderit të kohës. Por, po këto tipare bënë që, z Alia, të mos mund të merrte vendime të rëndësishme në momente decisive, prandaj dhe pushteti kaloi shpejt në duart e opozitës së kohës , opozitë që drejtohej rastësisht nga z Berisha. Cilësitë personale të z Berisha formatuan më tej shoqërinë e viteve 90. Mënyra e tij e komunikimit me njerëzit, dëshira e tij për të komunikuar me turma për të treguar shpirtin e tij karizmatik, treguan njëkohësisht dy nga tiparet e tij personale; mbivlerësimi i dukjes dhe shpirti kontradiktor,. Pra nga njëra anë shfaqet dëshira e tij për të mbivlerësuar dukjen dhe për ta paraqitur atë sa më të pëlyqeshme. Dhe nga ana tjetër, fryma e tij kontradiktore, mostoleruese. Për z Berisha rëndësi ka të fitohet një imazh, i cili të garantojë rolin e liderit. Eshtë ky një ndër faktorët që e paraqesin Berishën punëtor sepse rri në zyrë 24 orë. Por puntimi drejt dukjes, drejt imazhit rrezikon të sjellë një formatim demagogjik të shoqërisë, të mbështetur në falsitet, gënjshtër dhe mashtrim . Shoqëria e kësaj periudhe në fund të fundit u ngrit mbi iluzionin; iluzionin për fjalën e lirë, iluzionin për demokracinë. Kjo shoqëri u ngrit mbi mashtrimin; mashtrimin me cekun e bardhë, mashtrimin me liritë politike e deri tek mashtrimi me piramidat. Nga ana tjetër, karakteri kontradiktor dhe mungesa e tolerancës, të shprehura në “luftën ndaj komunizmit” krijuan dhe një agresivitet social. Shoqëria e kësaj periudhe nuk mund te mos cfaqte edhe ajo tipare te dhunës, të mungesës së tolerancës. A mund të quhet modeli Berisha model i punës? Mendoj se po ta karakterizojmë kështu do të thotë të mos kemi njohur z Berisha si individ. Mjafton të ndjekësh me vëmëndje një intervistë të tij për të kuptuar se per Z Berisha, rëndësi ka cfarë do ai, cfarë pëlqen ai, cfarë përfytyron ai. Të tjeratnuk egzistojnë. Modeli i ti,j i ngjan asaj zonjës së shtëpisë, e cila nuk pastron kurrë shtëpinë e saj dhe kur i vijnë miqtë, rregullon vetëm mesin e dhomes duke i fshehur plehrat pas kolltuqeve të shtrenjtë. Prandaj ku model nuk mund te siguronte zhvillimin real të vendit.

Cilësitë personale të z Nano, toleranca, shpirti i tij bohem dhe njëkohësisht natyra e tij intelektuale, që shfaq pavendosmëri në raste decizive, formatuan një shoqëri ku toleranca shkoi deri në papërgjegjshmëri, dhe shperdorimet e imazhit publik dhe fondeve publike shkuan deri në kulmitet. Në se do të vazhdonim me analizën e liderve të tjerë do të vinim re sigurisht se si kanë ndikuar cilësitë e tyre personale në formatimin e modeleve qeverisëse. I kërkoj ndjesë lexuesit që nuk po zgjatem me modelet e “reja “ qeverisëse, por jam e bindur se secili prej tyre do të arrijë ta bëjë vetë një analizë të tillë.

Të pranosh rolin e cilësive personale të liderit nuk do të thotë ta personalizosh gjithcka me të. Nuk do të thotë as që lideri të shndërrohet në një despot a monark. Lideri cfaq potencialin e tij si lider kur vepron me skudara, kur krijon lidershipe, kur reflekton aktivitet pozitiv. Që këtej mund të themi se një kryeministër, një president a dikush tjetër që konsiderohet lider politik, mund të quhet i tillë sa kohë ushtron institucionalisht detyrën, por në thelbin e vet, ai shndërrohet në lider nëse ka ditur të punojë si i tillë.

Nuk mund të mos vihet re personalizmi i sotëm i luftës politike e cila deri diku justifikohet pikërisht me cilësitë personale të liderave. Sot “tifozeria” berishiste e ka orientuar sulmin e vet kunder .Z Rama, personalisht. Kjo është deri diku e justifikueshme me aq sa thamë më sipër. Por z Rama dhe nëse nuk fiton zgjedhjet, sërish mbetet “në këmbë” si lider politik aktiv, pra që do të thotë ai mbetet kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit.. Ndërkohë që tifozeria shpenzon kohë të cmuar vetëm duke u marrë më të. Pyetja që ngrihet vetiu është: Po partia Socialiste a është objekt i këtyre sulmeve dhe tifozerive? Nëse përgjigja do të ishte “pak a shumë” atëherë do të arrinim në një konkluzion tjetër: roli i liderit në Shqipëri është personalizuar deri në kufirin ekstrem të tij dhe kjo është mjaft serioze për fatin e demokracisë.Dhe nëse nuk është kështu, atëherë sulmet kundër z Rama janë sulme kundër partisë socialiste. As më pak e as më shumë. E njëjta gje mund të thuhet dhe për tifozerinë e kuqe e cila ka si objekt sulmi z. Berisha, duke arritur deri aty sa të pretendojë se mjafton të largohet ai, pa le ta ketë pushtetin e djathta.

Ky refleksion sipërfaqësor më shtyn të besoj se modelet personale duhen parë me shumë kujdes dhe sidomos nga opinionistët, të cilët kanë një rol të madh në ngritjen e liderit politik. Ata duhet të kenë në konsideratë të dyja anët e medaljes, por mbi të gjitha limitet e koncepteve.
 

37 Komente

Para se te na mesosh per 'lidership'-in na meso se i thueht fjales ne shqip.

M'a more nga goja. Dhe ironia eshte qe eshte botuar te gazeta SHQIP...

me ben disi cudi me thene te drejten, qe nuk permendet Weberi ne nje artikull si ky. Personalisht nqs do te merrja persiper te shkruaja kete artikull, do te filloja pikerisht prej Weber.

jam kurioz te lexoj ndonje studim ose shkrim te mirefillte mbi lidershipin shqiptar... por te bazuar kryesisht ne teorine e autoritetit te Weber, dmth legal-racional, karizmatik e tradicional, ne menyre per te disektuar se si jane krijuar nderthurjet midis ktyre tre tipeve tek c'do lider... e nese Weber shpjegon realitetin shqiptar... e cfare mund te pritet.. ne te ardhmen.. nese mund te behen "prescriptions", me nje fjale.... Nuk e di, ndoshta dikush e ka pare lidershipin shqiptar prej ktij prizmi dhe nuk na ka rene ne sy ky punim.

Ne fund te artikullit autorja e vetedijshme pranon se  eshte nje reflektim siperfasor dhe i kanalizuar ne betejat e dites. Gjynaf, nje teme mjaft interesante ku mund te gershetohej perspektiva teorike me vezhgimet e mpirike.Teorite per liderin zakonisht nderthuren me dinamikat e grupit dhe ne kete kontekst vendoset roli liderit. Pastaj ne kemi nje histori 50 vjecare me kult individi, me tej nje histori me bajraktarizem dhe me tej...joo .Stop.

Pastaj kjo lidhja e shkurter ndermjet tipit boheme te Nanos dhe kulmeve qe arriti korrupsioni me duket spekulacion. Korrupsinin na e sollen, e gjeten dhe e zhvilluan me tej. Pastaj kush i beri bilancet? Sot po flitet per afera qe te luan tepeleku. Fjale ne ere, zotri..pergjigjet oponenti.Nano ishte i kooruptuar kurse Berisha ka krijuar mitin urban : I pakorruptuari (personalisht) te korruptuar jane njerzit rrotull tij.

Ka mjaft studime per cilesite e udheheqesit, metodat, karakteristikat e udheheqjes (psh, 23 permend Ueber.  Por ta marresh holle-holle, argumenta jane hedhur qe nga Aristotel, Makiaveli etj.)

Autores nuk mund t'i falet, apo anashkalohet mish-mashi i bere me shprehjen "refleksion siperfaqesor."  Kur marrin persiper te shkruajne artikuj te tille, me tituj te tille bombastike, atehere te trajtohen te tille, e jo me barcaleta, apo refleksione popullore kafenesh.  

 Jo keq si analize, veç ate ; "shpirti i tij bohem" per Nanon,  nuk e kuptova. Shpirti i tij i papergjegjeshem, siç ishte Nano , dhe e kuptoj,  por ate "bohem" nuk e kuptoj. 

Kjo eshte nje pacavure totale dhe e papergjegjshme. Kjo kompetentja mundohet te beje lidhje pa pike lidhje (po ja vjedh Lisandrit kete shprehje). Se kjo e ma veten se njef fushen e sociologjise. Sesi e lidh kjo karizmen me korrupsionin, dhe bohemin dhe intelektualin me pavendosmerine, vetem kjo e di. Se gjithe lideret intelektuale jane shquar ne fakt per pavendosmeri!!!!!!!! Po kjo s'eshte psikologji as 101.

PPPU duhet patjeter te kete disa kritere vleresimi (editorial board) te pakten simbolike, para se te vere artikuj te tille ne blog, se ky vertet nuk e meriton. Tani me duket me teper si blog qe merr njerezit neper goje, se po u hap teme me Berishen e te tjeret te sulet Kothi e co. Blogu nuk eshte vetem me u mburr qe une jam adm i PPU apo kushton $28 GGGGG-s po e shitet, e me rrit trafikun. Ka plot menyra me e rujt ate qe eshte unike per PPU, pa u asociuar me kete zojen qe i shpreh ne menyre siperfaqesore keto gjojna qe do me na i thone.

Tani une e lexoj me teper per gallate PPU, te shof kush zihet me shume, sesa te merrem me komente per shkrimet e postuara. Po me kete qe sollet tani, nuk mu ndejt.

 

O Gaia, cfare e ben kete nje "pacavure totale", dmth ne kontrast si te thuash, me nje "pacavure jo-totale"? Pa tendenca pyetja...

Me gjej nje argument logjik (Alia - Berisha - Nano- Pa Ramen) nje kete shkrim qe ben sens per ty dhe ta shpjegoj une pse eshte totalisht pavavure - argumenti, se me i marr fjalite nje nga nje, i bie me shkrujt roman.

Se desh harrova, e njejta gje qe thua ti per Weber psh, thjesht per menyre siperfaqesore .... *school of thought--- eastern european transformation - comparative analysis of the political elite..."

Une kam te njejtin mendim me ty, a ka ndonje studim te mirefillte qe ZOJA i referohet? JOOOOOO. Ne Shqiperi eshte bere e modes qe eksperti dhe analisti kane mentalitetin "u cova sot ne mjes e tu pi kafe thashe me vete t'i kulturoj i cik kto onjorontet ke SHQIP e ne mbare trevat e shqiptareve" Ky fakt e ben pacavure totale. Te rroft ty e mu qe lejm trute e paret tu u kulturu. Ca flet. Del njona ene e qa me I. Une kete artikull e quaj abuzim. Dhe ti e di shume mire se per cfare po flas gjersa permend Weber, qe nuk eshte i vetmi.

 

 

..po me dukej disi si useless attitude kjo e jotja. ti thuash dikujt "kjo eshte pacavure totale" I think its useless... I dont know what purpose it serves, se nuk eshte kritike ose koment konstruktiv por fyes e nuk meret seriozisht, ndaj te pyeta nese mund te shpjegoje se si behet ky vleresim.

Ke te drejte qe ka attitude. She really pissed me off with the discordance of hypothesis, let's put it this way. Prape une kam te njejtin mendim. Toni im useless, sigurisht, se nuk ka per te ndryshuar gje. Ky artikull botohet me shkronja te medha ne nje nga gazetat me te lexueshme  (te pakten keshtu reklamohet, se ne Shqiperi nuk gjen shifra per madhesine e tregut). Une do perdorja ton me konstruktiv, nese do kishte hapesire per te. Por kur dhenia e informacionit degjeneron ne kete forme, nga nje person qe ka shume tituj, mos prit logjike te ftohte pa emocione. 

Anywho... point well taken.

Qënia e z Alia në krye të vendit, në momentet e para të demokracisë, mënyra e tij tolerante dhe prirur drejt intelektualizmit, që do të thotë e pavendosmërisë për të marrë vendime të .

Kete Zamiren se njoh, po me kete fraze, kjo eshte nje kriminele e mbetur ne tentative.

Krimineli Ramiz Alia, e keqja e vendit, aludohet nga nje gazete " e lire" (ne fakt ka aksione edhe ky zagar), per intelektualizem, profesioni i Alis VRASJA, mundesisht passhpine, profesioni i Fatosit  BIXHOZI mundesisht me wiski, profesioni i Berishes DOKTOR KARDIOLOG.

Ju 10vsha "kulturen" e kuqe.

 

Po mer Lumdrin po. Shkrime per turp. Per tja dhene surratit ksaj femres.

Po ca ti bejme Blendit qe eshte akoma ne pubertet. Xixa ja perveshi mire ksaj Cavos tek ajo tema me Marksin. Por admini ka vepruar si palaco dhe kaqol total dhe i paska fshire me sa po shoh tani.

smiley

..po me dukej disi si useless attitude kjo e jotja. ti thuash dikujt "kjo eshte pacavure totale" I think its useless... I dont know what purpose it serves, se nuk eshte kritike ose koment konstruktiv por fyes e nuk meret seriozisht, ndaj te pyeta nese mund te shpjegoje se si behet ky vleresim.

 

Mos ja shaj CV-nje personi, se kjo eshte attitude dhe eshte useless.... Hahahahahahahahaha

I know... I know... I was aware that this comment jeopardised my previous one. It was too much for me to take, when I found out who she was. Eshte piss-taking on a different level... it really defies my imagination, sepse mendoj, po kta nxenes, jane bere kurioz valle ndonjeri prej tyre te shoh CV-ne e prerektores se Unit? S'di si ta kuptoj... banaliteti i idiotesise, ndoshta, ose, aty ky idiotesia takon absurdin.

I laugh out loud hysterically when I see things like this... in an attempt to self-preservation... most times it works... other times I realise its useless too.

Cilesite personale te liderit.. e ?

Liderat tane nuk kane cilesite e mira ,nuk diskutohet., por "practik make you perfect"praktika po tregon,me vuajteje por po tregon se politikanet nuk do te kene gje ne vije po nuk njohen dhe permisuan cilesite e duhura per te qene nje lider.

Por, po këto tipare bënë që, z Alia, të mos mund të merrte vendime të rëndësishme në momente decisive, prandaj dhe pushteti kaloi shpejt në duart e opozitës së kohës , opozitë që drejtohej rastësisht nga z Berisha.

Dmth, sipas kesaj palo Prof. Dr. i bie qe vendimi i rendesishem qe duhet te merrte Alia ishte te nxirrte tanket me shtyp popullin qe prof. dr.-ja dhe familja e saj te mos humbte privilegjet e elites pushtetare komuniste. Dmth sipas kesaj zonje, shmjangja e gjakderdhjes ne popull ishte vendim i pa rendesishem. Sa per sqarim: nuk po mbroj aspak Aline. Pra prorektorja (WTF does that title mean anyway?) nuk mendon se ishte koha qe populli e kerkoi pushtetin te pluralizohej dhe qe ja dha PD-se ne ate kohe thjesht sepse nuk ishte PPSH (pavaresisht se, fatkeqesisht, komunisti Berisha e mori pushtetin e te pares parti opozitare).

Lideri cfaq potencialin e tij si lider kur vepron me skudara, kur krijon lidershipe

Ha-ha! Ca gallate, cfare thuaj moj prorektore cfare thua, ca jane kto lidershipet qe u krijokan, buke 40-ce?

roli i liderit në Shqipëri është personalizuar deri në kufirin ekstrem të tij dhe kjo është mjaft serioze për fatin e demokracisë.

Dmth sipas prof. dr., "lideri" s'duhet te jete personal, po duhet te jete shoqeror, p.sh. "Udheheq Partia" ose "nen udheheqjen e KQ PPSH". Pra duhet te jete evazive, pergjithsuese, si ne kohen e Revolucionit Kulturor. Po te pakten bej naj kerkim e shif si perkthehet kjo fjala "lider" ne gjuhen nga e ke vjedhur. Ja cfare thote Oxford:

leader  • noun 1 a person or thing that leads. 2 a person or thing that is the most successful or advanced in a particular area. 3 the principal player in a music group. 4 Brit. a leading article in a newspaper. 5 (also Leader of the House) Brit. a member of the government officially responsible for initiating business in Parliament. 6 a short strip of non-functioning material at each end of a reel of film or recording tape for connection to the spool.

Pra "lideri" si parim eshte nje person. Mjere studentet e Universitetit Marin Barleti, ku punon edhe nje nga administratoret e Peshkut.

Experimenti me i thjeshte per te percaktuar LIDERIN eshte bere me GICAT e lindur nga e njejta Dose . I fusin nga gjashte cope ne nje rrethine dhe u hedhin per te ngrene. Pas disa kohesh vihet re se ai GIC qe ka NOCKEN me te forte ,qe HUNGERIN  me shume dhe eshte me AGRESIVI del i Pari. Gicat e tjere vijne pas tij " Per Lider tani per tani sipas shembullir DERROR konkurent i vetem ne LLOJ mbetet........... Kush e gjen smiley

Aha, thashe se mos ishte ndonje studim sociologjik mbi tiparet e liderit. Po ne te vertete ishte shkrimi i rradhes plot mllef kunder Berishes.

Per kur e keni lene demaskimin e tij i pare nga nje kendveshtrim "urologjik" ? Edhe kjo me nje fjale qenka prorektorja e Univ. M. Barleti? Formuesja e klases drejtuese! Nje e deshtuar e madhe, ja kjo eshte. Te rrofte universiteti! Ik e puno ne ara, se aty je me e dobishme.

Po moj Tushe, po sa vone ke ra me vjete, nuk kishe gjume per arsye te artikullit?

Nuk kan faj adminet, shume mire qe e kane sjelle, ku do e marrim vesht ne se çfare shkruajne gazetat Serbe.

Nje keshille ja jap kesaj gazetare , nuk e di a je dakort Tushe, ta nderrojne emrin, se nuk e nje kush per za te mire, por per te keq.

Rrofte zemra e bardhe, si e jotja, tjerat shkojne e vine.

C’janë këto profile të shpifura pseudo-shkencore liderësh :

Lideri intelektualist-varrmihës i Alisë

Lideri nombrilist-autoritarist i Berishës

Lideri bohemë-korruptues i Nanos

Lideri populist-ambicionist i Ramës.

 

Jemi që jemi pse jo edhe profili i

Liderit zemërak-shtangist të Metës

Liderit arrivist-soroist të Veliajt

Mirë ajo gazeta Shqip – që edhe shqip nuk di të shkruajë – por edhe PPU ve në vitrinë këto shkrime pa-Çavo-riste?

Jam dakort me parafolesin . ( 4 )

Peshku vazhdon promovimin e analizave te liderve, nga Lideri qe do behet show dhe do prodhoje kryeministrin e ardhshem tek ky artikulli? smiley

 

Ky refleksion sipërfaqësor më shtyn të besoj se modelet personale duhen parë me shumë kujdes dhe sidomos nga opinionistët, të cilët kanë një rol të madh në ngritjen e liderit politik. Ata duhet të kenë në konsideratë të dyja anët e medaljes, por mbi të gjitha limitet e koncepteve.

Kete verdiktin mbi opinion-anal-istet recitoje para pasqyres trembedhjete here, heren tjeter qe te vjen ndermend te shkruash nje artikull te tille. Imagjino sa dobet eshte kur s'ta pelqen as koqtherja, qe i kupton me mire gjerat sesa ne te tjeret qe s'i kuptojme dot po s'na i shpjegoi ai, pasi thjesht s'i kuptojme. smiley

O xhib, po nuk jane me street smart ass-lleqe ca gjona, si kujtojne mileti anej. Detyre opinionistesh, thote. Per udheheqesin-udheheqjen ka plot teori (kam lexuar shume perciptaz tete prej tyre, sepse perdorin metoda statistikore, kujtoj nje Leader Trait Theory, per shembull) qe kane metode te themeluar studimi dhe nxjerrjesh te rezultateve.

E keqja eshte se ndodh nje process njekohshmerie, ku 1) opinionistet ushqejne lexues te ngeshem & pertace me idene se keshtu "behen keto pune", me nja tre citime filozofesh, dy miq qe vijne nga jashte shtetit plot me pershtypjera dhe dy fraza latine e kalo matane, dhe 2) lexuesit e ngeshem mbeshtesin opinionistet se e kryen punen me verdiktin sovran "te konsumatorit" qe ia ka qejfi te vetgenjehet se gjoja po lexon gjera "te Fella" dhe u lame.

Si dje xhanem, beni sikur punoni, bejm sikur ju pagujm. Jena te lame.

me nja tre citime filozofesh, dy miq qe vijne nga jashte shtetit plot me pershtypjera dhe dy fraza latine e kalo matane

Keto outline-at standarte i kane shume te 10me ne fakt. Tamam ashtu e bejne. Simbas tyre po citove--sado pa lidhje dhe jashte kontekstit--dy-tre filozofe, dhe po perdore ca shprehje ne gjuhe te huaj, i ke plotesuar standartet e nje artikulli. Gjithashtu dhe disa metafora, dhe pastaj mbushe me "evidenca personale" te tipit nje miku im tek thithi cigaren dhe pastaj ngriti filxhanin e kafes me doren e majte dhe gishtin e vogel ne gjysem harku, tha... dhe me spekulime qe dhe akrobatet e cirkut do tia kishin zili. Ky lloj outline e garanton publikimin e artikullit ne mediat me te njohura shqiptare, dhe shpesh here dhe tek PPU padyshim. smiley

Meqe ra fjala, dhe meqe ke lexuar, ca te ka bere pershtypje nga keto teorite e liderve? smiley

Ja xhib, te te jap nje shembull; eshte nje fare Hermann, Hermann, qe ka bere disa studime seminale per keto pune. Pastaj mbi ate baze mbrojne disertacione mileti.

Sipas ketij tipit, ka 7 cilesi (traits) te udhehqesit (anglisht, sorry):

1. Belief that one can influence or control what happens,
2. Need for power and influence,
3. Conceptual complexity (a form of IQ),
4. Self-confidence,
5. Task Vs Relationship Focus: The tendency to prefer problem-solving functions to those involving group maintenance and relationship fostering, dealing with others' ideas and sensitivities.
6. An individual's general distrust or suspiciousness of others
7. The intensity with which a person holds an in-group bias.
 

Tani:

Combination of the two attributes (1) and (2) determines whether the leader will challenge or respect the constraints.
Combination of the two attributes (3) and (4) determines how open a leader will be to information.
Hermann expresses the two distinct leadership functions as a continuum between two poles:
o    Moving the group toward completion of a task (solving problems) and
o    Maintaining group spirit and morale (building relationships). 
The extent of their in-group bias and general distrust of others provides evidence concerning a leader’s motivation, particularly whether the leader is driven by:
o    perceived threats or problems in the world, or
o    perceived opportunities to form cooperative relationships.
The leader’s outlook about the world and the problems largely determines the confrontational attitude of the country, likelihood of taking initiatives and engaging in sanctions.
 

Kjo baze teorike aplikohet me metoda statistikore (nuk di a e gjej dot linkun e artikullit ne fjale; s'di a ke interes per keto gjera. Por behen simulimr te counterfactit, pra si do rridhte historia sikur udhehqesit te silleshin ndryshe etj etj Eshte agent based modeling, qe une nuk e kam praktiku, pasi ne fushen time nuk i perdorin keto gjera)

Tingellon interesante Emo, dhe intriguing--kjo e aplikimit te modeleve statistikore--se s'e kam shume parasysh si konkretisht behet; dmth based on data gathering/observatons/analysis from previous leaders i ka qitur keto traits, apo based on some theoritical model, apo a combination of both, perderisa thua "baze teorike"? Kjo si pyetje dhe per ate modelin e kombinimit te traits, apo kjo e dyta eshte pure derivation of data/traits, dmth statistical analysis/models of data from previous precedents?

Them se do ishte me interes per shume (ose disa te pakten) peshq po te sillje me shume info per kete, dhe per modelin statistikor, nese mundesh. smiley

Xhib, jane te mbeshtetur mbi udheheqes te kaluar, per shembull mbi Rikard Zemerluanin. kane nje bazament teorik qe e mbushin me te dhena nga citime, veprime apo te dhena dytesore te ketyre udheheqesve. Nuk di a do gjesh dot online psh nje studim me titull "Modeling the Personality and Cognition of Leaders" nga Silverman dhe Bharathy. Aty ke c'folem me siper dhe mjaft pergjigje per c'pyet.

Por keto studime duan pare dhe perkushtim vecse. Si veshtire ne Shqiperi, them....

 

Pse o Emi ka mendim Xhibi ? Ku e lexove ti qe ka cfaqur mendim qofte edhe nga fusha e shpendologjise .Boll te gjeje nje vrime ke nje artikull dhe e di vet pastaj, ben nje lemsh qe "te kesh 100 pale gershere ? e sos e  hap dot nje vere". Ja nga vera e anali-zave qe gjeti e ka bere lemshin ! Thuaj te lutem cfare kuptove smiley

U bene artikujt me opinione si parafabrikate, Idris.

Ja sa i lehte modeli: gjehet nje teme; peshkohet c'ka thene nje filozof para 200 vjetesh; kjo krijon pershtypjen se problemi eshte kapur per briresh dhe me sistem; pastaj tregohet nje anekdote mbi cfare thane ca miq holandeze apo nga luksemburgu per problemin; kjo i jep frymemearrje panojropiane problemit; pastaj edhe frazen latine qe gjithnje eshte hazer per gjithcka ala opnionistum sum cum ergo-lauda, c'ka i jep nje fare klasicizmi ceshtjes dhe pastaj vetem ajo "ncncncnc" habitore e lexuesit mungon, per te filluar hymin "All we are saying, is give peace a chance".

Do te thote lala nje mendim po ti mos e merr edhe per vete smiley Na jena te thekun per te FRYRE Tullumbace me thenie e mendime te fryme ala Xhibiste. Psh Lider ka Bota ...Lider i themi dhe ne. Zgjedhje ben Bota ...zgjedhje i themi dhe ne..Analiza i thote Bota ..Analiza i themi dhe ne. Njerez qe s'ja kane haberin FARe po FARE ama ketyre puneve se si duhet te quhen ne Memedhembje. Lexojne poshte e lart ndonje gje dhe e shesin sikur eshte kostum edhe per MUMEN qe s'ka hequr CITJANET akoma dhe mburret "Une vesh tanga" Po duhet uje moj te shppelafte Xhibi , qe ti lash se qelbet dynjane me fjale te fryme.....Dhe uje s'keni .Ja keshtu o puna o Em. Ka plase pazar i keq i p...kush i kellcet me forte . Qe ketu duhej me fillu me e gjet Liderin, pastaj shkalle shkalle dhe do bejme si do bejme ta zgjedhim nje per kye . Nje kur te lexosh me nonje rresht xhibist " Gezuar shen Valentajn" smiley

shijet e hidhura qe me la ky artikull:

1. kerkon ndjese qe po shkruan shpejt dhe po i bie shkurt ??!! Perse... autorja nuk po ben chat... po shkruan nje artikull. Mendohu, shkruaje, korrigjoje dhe kur ta kesh te plote nise per konsum.

2. autorja thote: "Pyetja që ngrihet vetiu është: Po partia Socialiste a është objekt i këtyre sulmeve dhe tifozerive? Nëse përgjigja do të ishte “pak a shumë” atëherë do të arrinim në një konkluzion tjetër: roli i liderit në Shqipëri është personalizuar deri në kufirin ekstrem të tij dhe kjo është mjaft serioze për fatin e demokracisë."

perkundrazi...eshte gje e mire per demokracine. Ne nje shoqeri zakonisht kemi dy parti kryesore, e zeme nje e majte dhe nje e djathte. Kjo do te thote qe afersisht gjysma e njerezve beson ne nje ideologji te majte dhe tjetra ne nje ideologji te djathte. Ne nje shtet demokratik, njera gjysem respekton gjysmen tjeter, pavaresisht se nuk eshte dakort me te, dhe i perqendron sulmet tek lidership'i i keq. Pra, psh. te djathtet nuk thone qe ata qe jane te majte jane te keqinj dhe ose te ndryshojne ose do i zhdukim, por thone qe lidershipi i te majtes eshte i papershtatshem dhe nuk vlen per te drejtuar vendin, dhe si rrjedhim as te majten (kjo e fundit me shume si sinjal, jo gjithmone ndodh). Pra, kjo eshte tregues demokracie.

3. cfare u tha me lart.

se fundi, jam dakort me gaia:

"PPPU duhet patjeter te kete disa kritere vleresimi (editorial board) te pakten simbolike, para se te vere artikuj te tille ne blog"

me mire me pak artikuj sesa shume pa kriter. jam gati te marr persiper nje seksion nese me besohet nga lidershipi smiley

Shkrim interesant. Per vete e vleresoj si per karakterin shkencor per per qendrimin jo partiak dhe per guximin per tja thene keto fakte nje publiku qe ka nevoje te kuptoje te vertetat.

Urime znj.Zamira per shkrimin.Per sa i perket cv nuk besoj se ndonjeri nga ju e ka me te pasur.. Mesoni te shkruani drejt shqip pastaj perktheni fjalet e huaja. Shyqyr qe Shqiperia s'qeveriset nga ju ,se do na i kishin kaluar dhe vendet e Afrikes...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).