Çfarë ke që gërthet o njeri? Qetësohu!

Për fat të keq, shumica e mediave të Tiranës, diku nga pamundësia e diku nga paaftësia, nuk prodhojnë informacion, por thjesht citime; nuk bëjnë gazetarin, por korrierin; nuk janë protagonistë të veprës së vet, por tela përcjellës për të tjerët. Madje, tela të cilësisë së dobët. Kjo lloj sjellje pa pikën e personalitetit, është një nga përgjigjet kryesore për pyetjen pse qytetarët e Shqipërisë janë thuajse të detyruar me dhunë të shohin përditë e përnatë në ekrane fytyra politikanësh, me atë intensitet sa disave prej këtyre, për prezencën televizive në 24 orë, do t’ua kishte zili edhe Bred Piti.

 

E shumojnë këtë efekt, në veçanti, ato media vizive që, për shkak të profilit si me thënë informativ, shtrëngohen të përtypin e të ripërtypin të njëjtin informacion nga 20-25 herë brenda 24 orëshit.

Nuk është shaka. Politikanët kryesorë të Tiranës dalin aq shpesh në ekran, sa edhe sikur vetëm të pëshpëritnin, do bëheshin të bezdisur. Përfytyro pastaj, ndonjë si Sali Berisha që njëkohësisht, edhe është përditë e përnatë në TV, edhe…ulëret! Korrigjomëni nëse e teproj: Është thuajse e pamundur që në një zaping të thjeshtë përpara televizorit të shtëpisë, në cilëndo orë të ditës apo të natës, të mos të të dalë përpara kryeministri. Dhe jo vetëm kaq: ai është gjithmonë i acaruar!! Të tjerët “flasin”. Ky klith!

E marrim me mend që e ka çdo njeri dhe çdo zanat një apo disa momente irritimi. Aq më tepër politika që, siç thotë me të drejtë Klosi në shënimin e tij në këtë forum, e (sh)përdor emocionalitetin për të tërhequr vëmendjen. E vërtetë është gjithashtu që kanë patur të tilla momente klithjesh e marrinash thuajse të gjithë njerëzit publikë të këtij katundi. Por janë momente. Pra janë të rralla. Edhe në raportin me kamerën apo publikun, pak a shumë ia kanë marrë dorën të gjithë. Kanë patur vështirësi në fillim, emocione të kuptueshme, por pasi kanë dalë nja katër a pesë herë nëpër studio televizive dhe emisione si me thënë opinionistike, (që falë zotit dhe natyrës sonë teatrale, i kemi me bollëk), ia kanë marrë dorën, ligjërimit publik. Edhe gjuha u është bërë më e rrjedhshme, edhe mendimi disi më i pjekur, e kështu me radhë.

Por kryeministri aktual, me gjasa është i rrallë, ose krejt unik në llojin e vet. Rreth 20 vjet jetë publike në politikë, nuk i kanë mjaftuar të mësojë të flasë normalisht. Ende sot, rrëmbehet si rrallëkush e rrallëkund; nis fjalitë e i lë në gjysmë; bën të qeshë e pastaj vrenjtet; duket sikur vrenjtet, por në fakt buzëqesh; hap një parantezë, pastaj hap një parantezë për parantezën; humbet fillin dhe ngrin në fytyrë; pastaj nxihet, skuqet apo djersitet në një kaos lëvizjesh duarsh e koke.. Në fund është e vështirë të kuptosh çfarë do të thotë ekzaktësisht. Ndonjëherë, pikërisht për shkak të kësaj përçartjeje të rrallë e të pakorrigjuar, krejt ai ata adoleshentët, nuk ta mbush dot mendjen, as kur ka të drejtë.

Dhe sa më shumë “mësohemi” me këto ligjërime, aq më të rënda bëhen gafat e tij publike. Disa dite më parë i tha rivalit te tij politik "i tredhur", ndërsa te këmbët kishte fëmijë 6 apo 7-vjeçarë.

Ua them shpesh kolegëve të mi. Personalisht, nëse do takohesha ndonjëherë nga afër me Berishën, nga qindra gjëra që kam detyrë t’ia them, do t’i thosha vetëm një: Çfarë ke që gërthet o njeri? Qetësohu!

***

Pikërisht për temën e ligjërimit dhe sjelljes publike të politikanëve, i kam ftuar të flasin miqtë e “Shekulli”-t në këtë forum të së martës

*Artikulli është hyrja e Forumit “Sjellja dhe fjalori i politikanit”, një debat i çdo të marte, mes bashkëpunëtorëve të gazetës Shekulli

 

19 Komente

 """"Të tjerët “flasin”. Ky klith!"""- I gjith kampi i tij quht Kampi i Uleritsve...Edhe Klith...edhe uleret...gerthet....edhe Leh...edhe Peshtyn ...edhe dreqi me te birin ...Por nje gje ke te drejte dhe shume te madhe...."Kujdes - i tha dikush . Tani je Kryeminister dhe nuk je KARAGJOZ". Mirpo ai eshte me te vertete karagjoz dhe kete shprehje e perktheu nga Tyrqishtja dhe perseri uluriu, gerthiti, klithi " A e shikoni mashtrimin zotnij. Une jam sy blue ,ai me trajton mue ne gjuhe te huej si Sy Zi"

Për fat të keq, shumica e mediave të Tiranës, diku nga pamundësia e diku nga paaftësia, nuk prodhojnë informacion, por thjesht citime; nuk bëjnë gazetarin, por korrierin; nuk janë protagonistë të veprës së vet, por tela përcjellës për të tjerët. Madje, tela të cilësisë së dobët. Kjo lloj sjellje pa pikën e personalitetit..." etj.

 

Imagjino sikur zoti Thano ta kishte nisur keshtu shkrimin, Idiz, (do behej edhe ca me i besueshem te pakten):

"Per fat te keq, gazeta Shekulli, qe ben pjese tek shumica e mediave te Tiranes, diku nga pamundesia, e diku nga paaftesia (apo edhe mungesa e pergjegjesise), nuk prodhon informacione, por ne shume raste boton copy-paste te artikujve te derguar ne www.peshkupauje.com E pa iu skuqur faqja hic, jo vetem qe nuk e citon peshku si burim, por gjithe pompozitet shkruan "marre nga forumi online i gazetes shekulli"; ose ne te shumten e rasteve, nuk shkruan asnje gje hic.

Shekulli keshtu nuk ben as gazetarin, as korrierin, as percjellesin, por protagonistin tipik negativ te vjedhjes se produktit pa e marre mundimin te lajmeroje autoret per botimin apo te citoje burimin nga e ka vjedhur artikullin.

Kjo lloj sjellje pa piken e personalitetit....." etj, etj, etj.

Pra, le ta lexojme shkrimin ne frymen e larte autokritike qe do kishte marre artikullshkruesi qe ankohet per te tjeret, por qe ne fakt gazeten e forumin tij e ka zbardhes te thjeshte te peshkut.

 

T_red,

Vertete flagrante. I njejti paragraf i yti (me c'kuptoj), thjesht nakatosur pak.

Qelloi mire sepse kam ne dore nje veper mbi citimin, aluzioni, vjedhjen, dhe eshte e habitshme sesi njerezit nuk dine te perdorin as aluzionin. Te pakten te vihet truri ne pune dhe te pillet dicka e bukur nga fjalet e tjetrit. Ndoshta atij Thanos i vjen turp te vendose citimin (kushedi, i ulet ylli), po te pakten, a nuk mund te beje nje aluzion ndaj fjaleve te tua ? Aq me teper qe nje aluzion eshte si nje shkelje syri miqesore dhe kjo do te ishte mese e mirepritur nga nje femer.

Kurse per fshirjen e postimit tend qe nuk e lexova, eh mire mire ! Ka kohe qe ketu nuk fshijne vetem budalliqet me teteqind e dymije ikona, hahaha e hihihi / po tall menderen ne shtepi.

Ah ! fshijne dhe kritikat ndaj Partise se Re Revolucionare qe eshte formuar keto dite dhe ndaj vete udheheqesit te ndritur te kesaj Partie mesianike.

Fshijne dhe kritikat ndaj Robert Camcakizeve.

kush kopjoi prej kujt?

Shekulli prej peshkut pa uje. Ne menyre te perseritur. Shume te perseritur!

Kush, ku, prej kujt? Ne cilin seksion te shekullit? Kot per kuriozitet sa me pa kush ehste ky Bastard.

Me vijne nder mend ca raste shpejt e shpejt;

Te premten e kaluar ishte ky shkrim, anoncuar ne faqe te pare te Shekullit,

http://www.peshkupauje.com/2009/01/konsiderata-teknike-mbi-vleresimin-e-ndi

me emrin e autorit, por pa iu referuar burimit ku eshte marre (pra peshkut).

Ne shekullin e dates 30 Tetor, ishte ky shkrim: 

http://www.peshkupauje.com/2008/10/blogosfera/vize-tallja-e-mire-shitur-e-fra

edhe ishte cituar si "marre nga forumi i shekullit online", qe eshte genjeshter me bisht.

Plus, ku shkrimi tjeter doli para kater javesh:

http://www.peshkupauje.com/2009/01/media-politike-dhe-politika-mediatike

nga Blendi Salaj thoshte, por asnjehere se nga eshte marre. Me disa shkrime te Llukanit po ashtu.

Ne te vertete ky duhet te ishte shqetesim per adminet, se mua asnje pune nuk me prish (pervec faktit qe shekulli pretendon se une shkruaj tek blogu i tyre) : D, ama edhe pergjigje nga postuesit ka me shumice, edhe te gjitha thuhen: Marre nga nje reagim ne forumin online te shekullit. Edhe une lexoj aty pergjigje te Emigrantit, tropizmes, julit, apo kujt te doni ju,  qe i kam lexuar nje dite me pare ne peshk, e te nesermen e shoh tek shekulli jo vetem pa reference, por me autoresi te deformuar.

Kaq.

t_red, 100% dakord. jam ankuar disa here dhe une, kur jane marre shkrime dhe komente nga peshku. ky muhabet ka vite...

sidoqofte, ka mundesi qe si "peshk" te nisim ndonje mesazh direkt shekullit per keto gjera.

Per sqarim. Ato qe kam shkruar une here pas here, Shekulli nuk mi ka botuar pa leje.

Fantazi per piano dhe orkester :

Atyre qe iu "vidhen" shkrimet, duhet te NDIHEN te nderuar. Theksoj NDIHEN, sepse ka shume ngaterresa mes kuptimeve te "te ndjesh" dhe "te jesh".

Ndjenja nganjehere shtremberohet nga ndermjetesimi i shqisave. Kurse qenia s'para ngaterrohet ndonjehere (perveç per te lajthiturit me kartele).

Ku e kam fjalen ? Aty ku dhe ju e keni kuptuar.

Me ngeli jashtezakonisht hatri qe nuk m'i "vjedhin" mua shkrimet. Sinqerisht, jane shkrimet me te bukura qe ekzistojne ketu dhe njerezit duhet te ziheshin ne grushte per t'i cituar. Zemerimi im shkon deri aty sa te pyes : mos valle jane leshko fare keta njerez qe, EDHE KUR MARRIN GUXIMIN TE KOPJOJNE, ata NUK DINE KE TE KOPJOJNE ?

T'i vjedhesh nje shkrim, psh, Julit (mos eshte ai J. ?), kjo do te thote te jesh qorr fare e te mos kesh kurrfare nuhatje mencurie. Keta te Shekullit qenkan hajdutet me te rendomte qe kam pare. Kur me vodhen njehere shtepine, e dini c'me kishin vjedhur ? 7 kosa me luleshtrydhe ne frigorifer dhe dy pale corape te palara qe i kisha lene pas deres. Nuk bera padi, do te me merrnin per te cmendur ata policet.

Nuk e di ku e kane shtepine keta te Shekullit qe te shkoj t'i ndjell hundeve me ndonje cope mishi te majme (dmth shkrimi te bukur) dhe pastaj te mos me ndahen me. Rendesi ka qe ne fund nuk e vrasin Tomken, s'besoj te me gjeje gje. Ose fundja, te lutemi per kete.

Peshku DUHET ta marrë seriozisht këtë punë, ose kollaj fare NE nuk do e marrim dhe aq seriozisht peshkun. (kjo do ndodhë thjesht fare, duke mos shkruar ndonjëherë me "tërë mend"

Çuna, keni krijuar një logo, një TM, duhet ta respektoni ju së pari punën tuaj, po edhe tonën. T_redi ka të drejtë... Sesi do e mbroni pronën intelektuale tuajën është temë që ia vlen për tu diskutuar më vete nëse keni dëshirë, por e rëndësishme është të merren masa...

Antirrotë, unë jam, unë. Ua kam thënë atë që thu ti, shumë kohë më parë... po nuk më dëgjojnë... tre herë më kanë vjedh shkrime deri më sot. (kaq di unë... se kush rri e i kontrollon... smiley)

 

 

 

Mos je duke me thene tani qe edhe UNE TE VODHA TY ?!

Kulmi ! Une kerkoj te me vjedhin dhe shkoj e vjedh padashje ! Shkoj te ve vetulla dhe nxjerr dhe syte.

Sa per Peshkun pa uje, sigurisht qe ky s'e meriton asnje grimce nga fjala ime, por ia kam gjetur kararin kesaj pune : nuk shkruaj fare per ta. Shkruaj per anonimet qe mund te zgjasin koken ketu. Ta di qe ka ndonje te regjistruar qe me lexon, do ta quaja gjeme kombetare.

J. - une nuk te kam vjedhur asgje. Nuk di c'te bej me shkrimet e mia e jo me te lexoj e te perzgjedh te te tjereve.

Shkurt, i lumtur ai qe udheheq popullin nder SHEKULL.

Jo, jo, jo më vjen keq. Ti nuk po më vjedh, ne po biem dakort... in a strange way...

 

He he he.

Disa kohe me pare, mora nje artikull nga shekulli per nje teme, dhe harrova per dreq te vija emrin e gazetes, (qe ne pergjithesi, 99.99% te rasteve nuk harroj.) S'mbaj mend se kush ishte ketu te peshku, qe m'u hodh ne gryke per kete gje.  E jo vetem kaq, por pasi kerkova ndjese etj, prape insistoi qe s'duhet ta kisha sjelle fare, por te sillja linkun.

Bota eshte portokalle (ehhh mer gre, me more n'qafe me mos-prishjen e gojes lol.  Jane ca raste qe duhet me patjeter smiley. )

Sqarim, artikulli "Konsiderata Teknike mbi nje TEC" eshte botuar tek Shekulli pas kerkeses time dhe nuk eshte marre pa leje nga faqja.

 

T, kam pershtypjen se Shekulli ka ndryshuar ne marrjen e komenteve dhe burimi kryesor i atij seksioni te gazetes eshte tashme Shekulli Blog.

O T_Red, mos u anko kot!

Se ty te pakten edhe po te kane vjedh nje paragraf dhe ta kane ndryshuar disi, te pakten i kane vene me emrin e dikujt tjeter. Po mu qe me kane deformu fjalet duke ma "krasit" shkrimin dhe duke me nxjerr si mbeshtetes te Edi Rames? (aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhh car tmerri! m'vje me vjell akoma) Dhe jo nje here po dy here rresht.

Kurse nje paragraf i nje shkrimi qe kishim bo me Naimin (emri peshkeror ky) te Shqip per voten e emigranteve dhe probleme te tjera te lidhura me lobin shqiptar jashte, na perfundoi si nje nga idete e para te nje levizje politike. Po kjo nuk ka asnje gje te keqe se ato qe shkruajme nuk i shkruajme per te marre meritat po per sensibilizu njerzit per diçka qe na shqeteson.

Kur fillojne ato debatet kush e boni "pula vezen" apo "veza pulen" une them gjithmone qe jom gjel (pavaresisht se s'di me knu - di me bo foto).

PS : batuten e funit mos u lodhni ta kuptoni te gjithe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).