Çfarë e kemi tjetrin...?

Ndërsa ishim për një drekë familjare në njërin prej restoranteve më të mira të Tiranës, në mënyrë krejt të papritur njëri nga zotërinjtë në tavolinën përballë u ngrit duke bërtitur kundrejt tjetrit që kishte në tavolinë.

- Të kam trajtuar si vëlla! Të besova në gjithçka dhe ti... – tha zotëria me sa kishte në kokë dhe u largua si rrufe nga restoranti. Ndërsa tjetri po rrinte i bykosur dhe të gjithë po e shihnin me habi. Fytyra e zotërisë së mbetur vetëm tregonte se ai ishte gjendur shumë i habitur nga ajo situatë dhe sikleti i shquhej lehtë...

Sipas përshtypjes sime personale, ai zotëri kishte siklet ndaj mikut, i cili e kishte habitur me reagimin e tij fare te papritur dhe jo sepse të gjithë në restorant po e shihnin duke harruar pjatat...

Ky perceptim tek unë erdhi edhe për shkak të portreteve të ndryshme të zotërinjve që tregonin se njëri vinte nga jashtë dhe tjetri ndoshta nga ndonjë zonë e thellë. Besova apriori se ata i kishin ndërtuar marrëdhëniet e tyre mbi bindje krejt të ndryshme dhe si pasojë duhet të kishin pasur edhe pritje të ndryshme mbi të njëjtën marrëdhënie...

Kjo skenë më kujtoi se shumë prej këtyre marrëdhënieve në shoqërinë tonë, si në ato publike, ashtu edhe private, janë të ndërtuara në mënyra krejt iracionale. Rastet e fyerjes së individit për një fjalë goje, për një metër tokë, për një shikim të shtrembër, për një gjest, të cilat përfundojnë edhe në gjakmarrje deri brezash nuk mungojnë.

Ndoshta ndërtimi i marrëdhënieve midis njëri-tjetrit në mënyrë iracionale mund të jetë një nga shkaqet e rëndësishme që e mban fenomenin primitiv të gjakmarrjes akoma të gjallë sot në shekullin 21...?

Shok, shoqe apo zotni zonjë...?

Besoj se sigurisht që duhet reflektuar për marrëdhëniet midis individëve në shoqërinë tonë duke parë të shkuarën të tashmen për një të ardhme më racionale! Pyetja që mund të shtrohet me këtë rast është si është më mirë t’i drejtohemi tjetrit: vëlla, motër, mik, zotni apo zonjë?

Në fakt, mënyra me të cilën i drejtohemi tjetrit është pa dyshim një moment socio-emocional dhe kulturor. Ajo lidhet me formimin e individit dhe shoqërisë përkatëse e tregon një relacion të caktuar të zhvillimit social-politik dhe kulturor të individit në raport me shoqërinë.

Ky relacion në historinë e shoqërisë shqiptare ka ndryshuar sipas etapave të caktuara historike dhe kulturave të cilat dihet botërisht që këtu janë përzier në mënyrën më mikse të mundshme. Kjo duhet të jetë një nga shkaqet që individi psiko-social shqiptar gjendet konfuz herë pas here.

Mund të kujtojmë këtu që përreth katër dekada individit iu imponua mënyra e të drejtuarit tjetrit me emrin cilësor shok dhe shoqe. Kjo, nën filozofinë shumë humane veç në letër, komunisto-socialiste të barazisë midis njerëzve dhe njëri-tjetrit.

Ky koncept vinte nga kulturat evropiane të ndryshme social-nacionaliste, si bie fjala ajo italiane ku tjetri thirrej: “compagno” që parimisht do të thoshte të ndash edhe bukën me tjetrin, ose ajo gjermane “comrade” që do të thoshte të ndash edhe hapësirën e dhomës me tjetrin!

Në shqip, ky koncept u konvertua në shok me të cilin duhet të ndaje shoqërinë dhe idealet politike dhe ideologjike. Në fakt këto teori utopiste pa dyshim që dështuan deri në degjenerim të asaj filozofie për të cilën u ndërtuan...!

Vëlla, motër apo mik, mike...?

Së fundi, pa dyshim në Shqipëri, të paktën publikisht, i drejtohemi tjetrit me emrat cilësor zotni, zonjë dhe pa dyshim që me këtë akt i japim vetes dhe miqve më shumë dinjitet dhe respekt njerëzor!

Pa dyshim kur i drejtohesh tjetrit zotni apo zonjë tregon për një konfidencë diskrete midis personave dhe për marrëdhënie serioze dhe pa konfidenca të tepruara. Por, në jetën miqësore dhe private ndodh jo rrallë që i drejtohemi njëri-tjetrit edhe me emrat cilësorë si vëlla dhe motër.

Në të tilla raste pa dyshim që në kërkojmë që tjetrit t’i japim një konfidencë shumë më të madhe se ajo që ai, ajo, duhet të ketë në të vërtetë. Ndoshta edhe rasti i përmendur në fillim të këtij shkrimi i gjen bazat e tij pikërisht tek tepricat emocionale që ndërtojmë kur afrojmë tjetrin më shumë se ai është në të vërtetë.

Personalisht, besoj se do ishte më mirë që t’i drejtoheshim tjetrit me emrin cilësor mik dhe mike, sepse kështu do të ishte më racionale dhe më afër realitetit njerëzor shumëplanësh. Gjykoj se në raportet midis njerëzve një përqindje e caktuar dhe domethënëse është raport interesash të ndryshme. Kjo bën që duke e afruar tjetrin më shumë se çka është dhe meriton, ne padashur ndërtojmë marrëdhënie iracionale të cilat në një moment të caktuar përfundojnë deri në acarim...

Askujt prej nesh nuk i ka ndodhur të dëgjoj[: “E kam pasur vëlla, motër…, por sigurisht që herë pas here kemi dëgjuar dhe ndoshta jemi shprehur që atë x person e kam pasur shok, shoqe, mik, mike e kështu me radhë!

Marrëdhëniet e tilla në shoqëri në zhvillim siç edhe është kjo jona, pa dyshim që e ndërlikojnë çdo raport midis dy vetëve dhe për më tepër, kur kemi të bëjmë me natyra sanguine si kjo jona.

Duke u dhënë këtyre marrëdhënieve emrat cilësor[ që u takojnë, pa dyshim që do të kemi edhe fillimin e një perceptimi psiko-emocional më afër realitetit dhe më shumë kulturë racionale e cila do të sillte marrëdhënie më dinjitoze midis njerëzve…

32 Komente

shok o shok. shok e shoqe.

shok është parakomuniste.

ps: lexoja paradokohësh Klosin të shkruante: një bashknxënësi i im i gjimnazit... dhash e mora mbi nji gjysëm ore për të kuptuar shoku i gjimnazit (pasi nuk me dilte hesapi qe ky te ishte zysh)

më në fund qesha se po imagjinoja se si do ta quante shokun e kopshtit bashkopshtar  të çerdhes bashkçerdhar

ps : shok është përdorur që prej viteve të njëzeta në Tiranë e qytete të tjera

pps. pa përjashtuar aspak zotëri e zonjë kur duhet  smiley

Zanf-o, je shume king, dhe sa per kultur and thashethem, ky eshte menim jo vetem i jemi, por ene i ca te tjereve pResona, qY ene ata jongjiFashtu shum kinga nga ana e tyne.

Lovely!!!!!!!

PS: Nigjo, ta them ke veshi, mo e boj llaf, por "shok" vje pri latinishtes, (pu pu pu ... krushqi me Jovan Bregun...); ene gja si dy pika uji apo "si dy kokrra bathe" thojn kto qafthymit englez', me rrokjen e pare te socJaliSmit te poshter... brrrr kom ftoft, kom ftoft... m'dhem mesi pri ndrrimit t'gomes, jom me grip liberal, jom shtatzon me luft klasash.... m'dhemin ca rronj te vjetra latinishtJe ne nofull, qe duhen shkul... koha keqe ka ardh... kiameti!

Zanfo, se harrova, si do e shqipnote Klosi "Mbece more shoke, mbece"?

Psh: "mbece more bashkenizame, mbece...." Jo keq. Demir Zyko do kish met shum i kenoq...  smiley  

Çimo, po mu kur kthehem nga bari, si i kishe shokët më pyt nruja. jo si i kishe bashkpeshkarët

 

Tirania e fjaleve dhe Fjalet tiranike

Kjo skenë më kujtoi se shumë prej këtyre marrëdhënieve në shoqërinë tonë, si në ato publike, ashtu edhe private, janë të ndërtuara në mënyra krejt iracionale. Rastet e fyerjes së individit për një fjalë goje, për një metër tokë, për një shikim të shtrembër, për një gjest, të cilat përfundojnë edhe në gjakmarrje deri brezash nuk mungojnë.

Duke lexuar artikullin ky paragraf me beri te besoj se me poshte do vijonte nje analize me e thelluar e shkaqeve dhe faktoreve qe ndikojne ne maredheniet e tensionuara, agresivitetin, keqkuptimet, dhunen verbale e deri te eleminimi fizik i TJETRIT.

Pa dashur te denigroj autorin (respekte per punen e tij) mendoj se e ka reduktuar gjithe te keqen te termat me te cilat i drejtohemi tjetrit.Kjo eshte ana formale dhe etika e komunikimit.

Sigurisht fjalet jane guacka e mendimeve dhe instrument komunikimi. Ato kane semantiken e tyre dhe ne kete kuptim eshte folur per Tiranine e Fjaleve. Formalisht ne koncepte (ene) te njejta ne shtjejme permbajtje te ndryshme (mjafton koncepti komunist per ilustrim rreth te cilit pati thagma)

Kjo ben qe se paku te lindin moskuptime dhe keqkuptime ne komunikim. Por e keqja qendron te raportet qe ndertojme me TJETRIN dhe perceptimi qe kemi per keto raporte. Dhuna verbale, agresiviteti, fyerja, lincimi permes fjaleve nuk vjen thjesht nga perdorimi cilesoreve te gabuar por nga zhgenjimi prej nje raporti (kur e kemi konsideruar mik dhe na del ndryshe) konkurences dhe rivalitetin (me kolegun) ineteresave materiale apo pikpamjeve te kunderta (me motren, vellain, shokun) Fyerja vjen edhe prej frustacioneve, psikopatollogjive, mazohizmit (te peshku sa mazohista ka smiley dhe keshtu dialogu apo raporti me tjetrin perfundon me Fjalet Tiranike ( kusar, kriptokomunist, kellire, zagar, smiley etj. etj.

Konstatimi autorit se ne raportet ndermjet shqiptareve ka mjaft iracionalizem, emocionalitet, gradacion te larte rakije etj. eshte shume i drejte. Edhe dashurine e shprehim me terma te ashper:te dua moj qenesmiley

...or majku Sipiritus (Mikut dibrance i thone majk si ne anglisht  smiley

ti nuk i thu nji shoku tat Agron kur ai e ka emrin Asllan! A po jo...?

pra ne te shyrtuemen popullore timen: nuk i thu tjetrit vella pa e konsideruar si te tille! Tjetri... per zor te pergjijget po ashtu, por eshte i bindur qe ste ka vella or majk! dhe masanej vjen nje dite qe ai qe perdor zemren ne vend te trunit bohet keq me ate qe perdor trunin ne vend te zemres... e fyen mor jahu sa te dush...

Si thu tina nuk nodhin keto gjone tek na? Sa te dush merr majku im...

Sigurisht qe fjalet nuk jane guacka e mendimeve dhe thjesht instrument komunikimi. Ato jane perceptimi i njerzve per cka besojne se jane fenomenet social-kalturore or majku im...

 

Tirane mos me shaj mu ti more vesh... smiley

"""te dua moj qene smiley ....Nje shtese fare te vogel . Ne Korce i thone "Te dua moj Qenushke" Keto tema ne teresi jane INTELEKTUALISHT te pastra dmth qe s'shpjegojne asnje gje reale. Thjesht sepse te "nxehurit" te 'bertiturit" dhe te tjera sidomos percaktimi i "gradacioneve te larta te rakise" kane ne themel e ne shpjegim te tyre jo pozicione sociale por biologjike . Pra vetite e GJAKUT. Normalisht pa ngacmim , askush nuk e do komunikimin inatcor me pozita Emocionale dhe Padronlleku...pervec nje ekzemplari qe ben perjashtim por edhe te nxitur me teatralizmin, qe i kalon kufijte e Shqiperise dhe qe QUHET ? Sal Ulurima smiley

Per nje krahasim tip Emigranti smiley perfytyroni sitemin neutronik ku neutronet  vijne rreth e rrotull berthames paqesisht, sejcili ne vendin e tij perderi sa te mos kete marre apo humb energji te "brendeshme".

Sartri thote se Ferri jane te tjeret.......

Tironc e meriton nje te share si prove e faktit qe per te njejtat koncepte/ fjale/shenja ne te dy perceptojme gjera te ndryshme.

Ky eshte pergenjeshtrimi me i mire i argumentit tat vllau imsmiley Pra e shef, une tu drejtova vlla, ti majk e perseri jemi ne opozicion.Opozicioni nuk vjen nga cilesori qe i drejtohemi njeri tjetrit (majk-vlla) por perceptimi gabuar i ceshtjes qe diskutohet.

Shnet e debat te shnosh tironco.

ha ha Idris. Po te vjen Emigranti e te gatit mire me entropinesmiley Ti i dhe nje permase me praktike diskutimit allaintelektual. Po ku ndigjon Tironci mer.

ku m'gjete mu vlla ti merr jahu? A po m;ngateron me vllehet ti? or majk sipas ksaj kaptines teme cilesori percakton nje perceptim te drejte. nryshe majku im duhet ti thonim cilesori i gabuar per perceptimin e drejte...

 

ja ke fut kot plako. ma mire lte bojna vetem shok? najme vetem shoqnine jo me shume... smiley

Tironc , po e fut diskutimin ne linjen e rrahur ketu e 300 vjet me pare: nominalizmi dhe esencializmi. Idrizi ta boni vrejtjen qe po e hollon shume muhabetinsmiley

pse a nuk jena ne vitin 2708 na kthu ne Shqipni? ore majk mu kshu m'tingellon e folmja ketu merr jahu! smiley

 

po i rame trashe tek ky vit do mbetna na...

 

smiley tung shok

""""Sigurisht qe fjalet nuk jane guacka e mendimeve dhe thjesht instrument komunikimi. Ato jane perceptimi i njerzve per cka besojne se jane fenomenet social-kalturore or majku im...""" Tironci ka hyre filossofise se meditimit shpirtror ose KUNG_FU-s smiley Pale c'dhemke ka sot smiley Po sikur ti thoja nje percaktim tjeter si psh: - "Fjalet jane fshehja materiale e e mendimt"( tironsshe smiley .....cfare do te thote ?????..Se ka per gjo te bertase " Ik or POLIC nga rruga se je per personalitete nuk je per trafik "! 

Idriz,

po nuk a Tironsi yne ky mer.

T` jet` katandis kshu ne Shaboni yne ? ( Bert Ndrenika mer )

Po te bente vaki do i thojsha qe a cmen Tironsi qi kur ka ardh ne Shqipni.

 

Nure,

mo bej si qut, se nuk je, po edhe karragjosin mo e bej se me vjen keq per ty.

Idrizo... ato jane fjale te genjeshterta. po flsinim gjo per rrenat na?! policin o aty per me mor bakshishet merr jahu. ndaj rri gjithmone pas semaforit qe ti ta shkelesh dhe ate te vij te marri 200 lekshin smiley

tung shoko smiley

 

 

per cfare behet fjale ktu nje here?

Ok, ky shkrimi është për dysh.

p.s Atë bashkënxënës, mund ta kthente në koleg. Kam pasur një koleg në kopësht psh.

Koleg ka kuptimin sipas mendjes time de, të personave që bëjnë të njëjtat gjëra të nënshtruar ndaj rrethanave të caktuara.

Dy kolegë çerdhesh psh, mund të lagen në penela, po kjo nuk i bën detyrimisht shokë. Shokët zgjidhen. Vëllai nuk zgjidhet, por nëse e quan dikë vëlla duhet ta trajtosh normalisht si vëlla. Mgjse... një shprehje thotë se midis tyre më mirë shkojnë baxhanakët se vëllezërit. Dmth një mik të afërt mund ta quash baxhanak (nëse është i martum, apo thjesht hipist).

wtf for real now... ça leshin po thotë artikulli?

 

 

kolegu i kopshtit ma l'piu akulolen o ma      

Zanf-o, ky naim frasheri, pervec herezise te mnershme te te qenit renegat bektashi, ka pas edhe bindje komunaret nga komuna e Potomit,  e kom llafin; shif c'shko e shkru:

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

La nom, la!

Sidoqofte, me i poshtri nga te gjithe eshte tregu Kalua, poeti i fshatit Verzhezhe, i cili mgjthse nuk ishte i verber, si Vehip Qorri, bejtet i bente me ereza vajore eterike te mbledhura ne Bargullas dhe Blezencke  smiley  . Kishin zgjedhjet ne kohe te Zogut (ja si tani), dhe u rizgodh aty ne fshat nje Iljaz, Iljaz, me diference te vogel votash. CNN e mbajti deri ne sekonden e fundit nen siglen "to close to call" konkurrimin e Iljazit.

Ne fund u shpall fituesi, dhe Kalo u shpreh:

Bobo, mor shoke, c'na gjet,

Lazja qe dhe Lazja mbet...  smiley  

Diferenca e mikut nga shoku simas shekspirit eshte se mikut kur te nevoitet i gjo, ia kerko dhe ta jep, te ndihmo; shoku, e kupto vete, pa i thone ti, cer te mungon ty, dhe vje ta sjell pa i thone gjo hic ti.

Shok eshte fjale shume e nolte. Nuk e kom vlla, thuhet, e kom shok! Big difference. Shok eshte mall mungese. Nuk gje dot. Tani se iu ngref komunisteve me u ashtush me semantiken, une nuk jom duke zhveleresu Drei Kameraden e Remarkut, merr vesh?

Kam përshtypjen edhe unë, se mik është e formës më shumë rituale. Miqtë janë për qokë, shokët për kokë. Përjashtim bëhet vetëm për miken në gjininë femërore, sidomos kur është femën labe. smiley

 

addendum edhe prej folklorit:

shokë më bini longarë.

po kemi dhe TË MADHEN FARE:

do marr çiftenë do dal për gjah

aman shoko more aman aman.

Këta artikujshkruesit duan një shok therapy. smiley

 

Pa u bo ndarja e tokave dhe shtresave ne Shqiperi, te tere shoke e shoqe do te jemi deri sa te vije ajo dite.

Koth,

une nuk jam tironse! Jasm Tronci! Po te jesh i le e rrit ktu mkto toka e kupto cfare jom une! I here e i kohe kene qene vetem nje per termo e per terpo e tgjithe nesh! Ti je me ne apo me ata?

 

Kur t;vij dita qe do shkoj prona tek i zoti e po tjesh nesh, nuk do jene mo shok e miq, por bashkepronar...

Tung Koth!

PS: amon mos e merr me veshet e gomarit por me punen merr jahu... smiley

PS: amon mos e merr me veshet e gomarit por me punen merr jahu...

 

Po ku eshte fajim im ketu i here.

Ja shiko si me ngja ajo qe ke katranosur  or yahoo !

Koth per Shqypnin apo Afganistanin po flisnim!? lere fare ke ti te drejte!

Po as nje foto kaq te thjeshte nuk kupton more  ?

Shkrimi te thashe me ngjan si ky gamori ketu siper qe kerkon te mbaje nje bare, me shume se sa ka mundesine !

Rezultati asgje.

DHe i bie qe lujm : Fluturon, fluturon ?

E spjegova mire more, se po bejme dhe komente parazitare tani pa qene nevoja.

 

po je shpjegue mir... smiley

 

tung

Thuajse ne te gjith boten, njerzit, jane pak a shume njesoj, te njejtat psikollogji mbartin,  veç te shqiptaret dhe disa raca , verehet ashpersi ne marrdheniet ndermjet njeri-tjetrit, gje qe perben nje minus per ne. 

jam shume dakort!

Mire e ke ti Koth! Ky qeka trung  smiley nuk osht Tironsi jone se pa cdo fjalimi e myll me : Te fala Trungu smiley Le qe s'haka "pyka" as nga fotot ky..kujto se  osht rrit me kuaj atllare ...kur t'morim tokat thote .....A ? Trung!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).