Centrali bërthamor, Mali i Zi i prish planet Shqipërisë

Mediat kroate raportojnë se Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, kanë dalë kundër ndërtimit të një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike.

Projekti i përbashkët kroato-shqiptar për ndërtimin e një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, mund të ngelet vetëm në letër. Mediat kroate deklarojnë se Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë deklaruar se nuk do të lejojnë reaktorët e energjisë të kalojnë nëpër territorin e tyre. Zyrtarë të lartë malazezë, citohet të kenë thënë se Mali i Zi është i shqetësuar rreth rrezatimit dhe nuk e preferojnë këtë projekt. Madje, këto media shkruajnë se centrali është parashikuar të ndërtohet në Shkodër, e cila është në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Projekti
Kroacia dhe Shqipëria parashikojnë të ndërtojnë një central bërthamor, dhe kanë ftuar Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë të bëhen pjesë e këtij projekti energjetik. Kryeministri Berisha, gjatë takimit që zhvilloi para dy javësh në Zagreb, citohet të ketë thënë se Kroacia ka një model shumë të mirë, atë të Kreckos me Slloveninë dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti. Madje, ky central ka qenë një nga temat kryesore të takimit me homologun e tij, Ivo Sanader. Kryeministri Berisha u shpreh se bashkë me Kryeministrin Sanader vendosëm të punojmë së bashku edhe me vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, për të ndërtuar një central të përbashkët nuklear. Kroacia, nënvizoi Kryeministri Berisha, ka një model shumë të mirë, atë të Kreckos me Slloveninë dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti". Projekti parashikon që energjia e prodhuar nga centrali bërthamor do të kalojë nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, të cilat ishin parashikuar t'i bashkohen kësaj vepre. Mediat kroate shkruanin se kjo ide ishte hedhur nga Kryeministri Sanader dhe ishte mirëpritur nga homologu Berisha. Sipas planit, Kroacia do të sjellë në Shqipëri ekspertët e saj më të njohur, të cilët kanë eksperiencë me punën e tyre në termocentralin bërthamor të Kreckos, të cilin e ka sa bashku me Slloveninë. Sipas mediave kroate, ky projekt është marrë shumë seriozisht nga qeveria kroate dhe shumë shpejt pritet që ministra dhe ekspertë të saj të vizitojnë Tiranën. Ato raportojnë se takimi mes dy palëve ka shumë gjasa të zhvillohet në fillim të muajit mars, ku në përfundim të tij, pritet të bëhen publike detajet e projektit.

10 Komente

Faleminderit BH dhe Malit të Zi smiley

"""""dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti""""Mios u tallni me te ziun ne kete fare feje . Ai gjithmone edhe per mullijte e eres ka qene optimist biles kur i fali Berluskoni 12 kullaro te kuqe dhe i kerkoi varza me djergun kur te vinte ne Tirane ...ishte me optimist se kurre. Ai edhe ne percaktimin e Edit si tredhur ishte me optimist se kurre biles ja ngjiti kete optimizmin edhe Jozefines qe e  shfaqte me koke lart smiley sipas stilit "te dhier po krenar" . Lereni ne fatkeqesine e tij . Mos i shtoni dhe optimizmin smiley

Po pse me kroacine? pse nuk marrin nga France qe tani-per-tani eshte me e advancuara ne projectet e centraleve berthamore

Dhe cuditem pse bejne shurme slavet ...gjerat komerciale mund te transportohen lehte dhe sigurohen nga firma qe i shet se nuk rrjedhin lende toxike apo radioactive, se zakonisht jane gjera mekanike ato, kurse lenda (uranium dhe uje i rende me duket) mund te blihet ose te prodhohet ne shqiperi

Vertet mendoni qe Mali i Zi po i prish planet Shqiperise dhe Kroacise?

Mali i Zi eshte sa nje lagje e Tiranes dhe me njeqind probleme etnike brenda dhe juve mendoni se ka aq force?Po BH qe nuk eshte shtet por nje konfederate ku secili ben cfare te doje mendoni se po frikeson Shqiperine dhe Kroacine tashme anetare te NATO-s?

Cfare idiotizmash lexojme tek shtypi shqiptar!

Mediat kroate deklarojnë se Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë deklaruar se nuk do të lejojnë reaktorët e energjisë të kalojnë nëpër territorin e tyre. Zyrtarë të lartë malazezë, citohet të kenë thënë se Mali i Zi është i shqetësuar rreth rrezatimit dhe nuk e preferojnë këtë projekt.

Tani une kam nje pyetje : Sa dite do egzistonte ne perendim nje gazete me nje kryeredaktore si adminesha jone ( qe na i zgjedh neve shkrimet )  e qe shkruan si me siper ?

Koth me fal qe po te bezdis po una jom pak onjoront ne njoftjen e robve m'PPU. Mund te ma sqarosh pak kete me siper? Alisat osht ene admine ene kryeredaktore te Shekulli?!?

Me keto budallalleqe qe lexojme ne shtypin shqiptar nuk eshte cudi qe nje dite te lexojme lajme si Mali i Zi do ti shpalle embargo Shqiperise dhe Kroacise per kete problem dhe budallaleqe te tjera,thjesht per te hedhur balte mbi qeverine.

Dje ishte budallaleku i rradhes i shtypit pro Rames.Gazeta Tema njoftonte se parlamenti i Sllovenise qe votoi pro ratifikimit te protokollit te hyrjes se Shqiperise ne NATO,mund ta ktheje voten dhe te kerkoje referendum ne popull se ka probleme me Kroacine!!!Cfare idiotesie!OK edhe nese ka probleme Sllovenia me Kroacine c'hyn Shqiperia ketu?Referendumi behet per Kroacine dhe jo Shqiperine dhe protokkoli eshte i ndare per cdo vend dhe jo i perbashket,pavaresisht se votohen bashke per lehtesi procedurash.

Keto lajme idiote me kujtojne edhe tonin funeber te Arian Canit kur mori vesh se Shqiperia e mori ftesen per ne NATO pasi po predikonte te kunderten me gezim, dhe gezimin e madh te spikeres se TCH kur ju "vodh" ora Bushit ne Fushe-Kruje.

Mjere ne per gazetare qe kemi!Asnje nuk kam pare qe te jete objektiv dhe ti jape Cezarit ate qe i takon Cezarit apo te trajtoje ndonje problem pa syze militantesh dhe pa kozmopolitizem!

kUR TE LEXOSH KETE ME POSHTE DUHET TE RIPYESESH SERISH VETEN SE KUSH ESHT IDIOT LAJMET APO TI...

 

Prec Zogaj: Ankth për anëtarësimin në NATO

» Dërguar më: 23/02/2009 - 07:31   Lajme nga Arkivi Ngjarjet në Mitrovicë, Zogaj: Të bëhet hetim ndërkombëtar
• Datë: Jan 03, 2009Imuniteti, Zogaj: Prokuroria te jete e lire te hetoje
• Datë: Apr 29, 2008Ndryshimet kushtetuese, Zogaj, Dade e Starova: Konsensusi arritje per politiken e vendit
• Datë: Apr 26, 2008Reagime per Del Ponten. Zogaj: Te shprehet Ina Rama
• Datë: Apr 17, 2008

• 

Deklarata bëhet për herë të parë nga kryetari i Komisionit të Politikave të Jashtme në Kuvend, Preç Zogaj, i cili shprehet gjithashtu se përplasja e Sllovenisë me Kroacinë rrezikon seriozisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. 

TIRANE-Tirana zyrtare po e pret me ankth referendumin që do të zhvillohet në Slloveni për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO". Deklarata bëhet për herë të parë nga kryetari i Komisionit të Politikave të Jashtme në Kuvend, Preç Zogaj, i cili shprehet gjithashtu se përplasja e Sllovenisë me Kroacinë rrezikon seriozisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Pavarësisht deklaratave optimiste të ndërkombëtarëve se pas 5 javësh do të jemi anëtarë me të drejta të plota në aleancë, duket se situata nuk është aq e ngrohtë dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk është aq e sigurt. Kryetari i Komisionit parlamentar të Politikave të Jashtme, Preç Zogaj, gjatë një prononcimi mediatik, shpreh shqetësimin e qeverisë shqiptare. "Ne jemi të shqetësuar. Po e ndjekim me njëfarë ankthi këtë zhvillim në Slloveni, për shkak se gjithë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka qenë një proces në kuadër të kartës së Adriatik 3", - u shpreh Zogaj. Duke iu referuar problemi të Greqisë me Maqedonisë, çka i kushtoi kësaj të fundit largimin nga grupi i A3, Zogaj ngre shqetësimin e problemit të dytë për këto vende, që është ai i Kroacisë me Slloveninë. Shqetësimi ka të bëjë me faktin se në Slloveni ka nisur mbledhja e 40 mijë firmave për referendumin, që i kërkon qytetarëve të shprehen për pranimin e Kroacisë në NATO. Por, duke qenë se Shqipëria dhe Kroacia janë pjesë e të njëjtit protokoll, firma miratuese e presidentit slloven, Turk, është e ngrirë deri në 26 mars, kur mbaron afati i mbledhjes së firmave.

Si ka mundesi qe s'e ka vene PPU dhe kete artikull tek "Mos humbisni"? :o Po sikur ta kishim humbur? smiley

PPU: The more things change, the more they stay the same. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).