Bode: Sistemi bankar, i sigurt dhe në mbikëqyrje të plotë

Teksa të gjitha vendet më të zhvilluara janë prekur nga kriza globale, financat rikonfirmojnë qëndrimin e tyre optimist lidhur me situatën aktuale që po shfaq ekonomia shqiptare. Një qëndrim i tillë vjen nga vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka siguruar edhe një herë se sistemi bankar në vendin tonë është i sigurt. Gjatë një debati televiziv, Bode tha se fakti që tregu financiar në vendin tonë nuk ishte aq i sofistikuar sa ç'ishte në vendet e tjera të zhvilluara, bëri që ekonomia shqiptare të mos prekej nga kriza. "Kriza ekonomike botërore nisi nga sistemi financiar, por shumë shpejt ajo preku edhe ekonomitë reale. Ne nuk ishim aq të sofistikuar në tregun financiar", deklaroi ministri Bode. Duke shpjeguar mënyrën se si u shfaq kjo krizë, fillimisht financiare, por që shumë shpejt afektoi edhe ekonomitë reale, ministri Bode tha se bankat, e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kredituan biznesin në një nivel më të lartë se depozitat, duke rritur kështu tej mase kërkesën konsumatore. Ndërkohë, sipas ministrit Bode, megjithëse niveli i kreditimit nga viti në vit në vendin tonë ka ardhur në rritje, kredia për ekonominë reale nuk është aq e lartë sa në shtetet e tjera. "Në vitin 2005, niveli i kredisë së dhënë nga bankat ishte vetëm 7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në vitin 2008 niveli i kredidhënies për ekonominë reale arriti në 34% të PBB-së", tha Bode, ndërsa shtoi se "në SHBA, kreditimi vetëm në tregun e banesave llogaritet 1.3 herë e PBB-së". Përsa i përket nivelit të kreditimit të ekonomisë reale në vend, ku po vërehet një shtrëngim i masave për kredi, kreu i financave publike sqaroi se bankat e nivelit të dytë, që operojnë në vendin tonë, po reflektojnë atë ndryshim të strategjisë së bankave mëma në tregjet ndërkombëtare. Ministri Bode tha se qeveria po e plotëson nevojën për hua nga bankat e huaja, duke u dhënë mundësi bankave vendase për kreditim më të mirë të ekonomisë. "Po marrim borxh nga bankat e huaja që t'i krijojmë mundësi bankave në vend për të kredituar ekonominë. Marrja e kredisë prej 300 milion eurosh për të mbështetur vëllimin e investimeve ishte një presion mbi bankat e nivelit të dytë në vend për të mbështetur ekonominë reale", deklaroi Bode.


Depozitat në banka janë të sigurta


Përsa i takon depozitave në bankat në vend, ministri Bode tha se sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt. Sipas tij, për efekte psikologjike ka patur një rënie të nivelit të depozitave në muajt tetor dhe nëntor, por kjo situatë u përmirësua menjëherë në muajt në vijim. Ai tha se emigrantët po preferojnë të depozitojnë kursimet e tyre në vende të tjera, ndërkohë që edhe bankat po synojnë të mbajnë rezervat e tyre po në euro, gjë që ka sjellë një ulje të ofertës për euron e që po reflektohet edhe në kursin e këmbimit. Megjithatë, sipas Bodes, Banka e Shqipërisë ka rritur mbikëqyrjen mbi bankat e nivelit të dytë në vend për të mos lejuar eksportin e depozitave në euro nga bankat bija që operojnë në vendin tonë, drejt bankave mëma në tregjet ndërkombëtare. Lidhur me nivelin e eksporteve, ministri Bode tha se për efekt të krizës globale ka një rënie të kërkesës konsumatore dhe kjo po vërehet më tepër në eksportet e mineraleve. Por në këtë drejtim ai shtoi se "eksporti i energjisë, i cili po vazhdon, balancon rënien e eksporteve, si ai i mineraleve".


Sistemi bankar brenda parametrave normalë


Ekonomia shqiptare dhe sistemi bankar janë duke operuar brenda parametrave normalë. Sistemi karakterizohet nga një gjendje e shëndoshë financiare, pasi është likuid, operon me fitim, është i paprekur nga produktet e helmatisura, si dhe raporti kredi/depozita është ende i ulët, rreth nivelit 45 përqind. Momentalisht, sistemi ynë është i mirëkapitalizuar, pothuajse 2 herë më shumë se në vendet e zhvilluara. Po kështu edhe raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive është vetëm 4.1 përqind, një shifër nga më të ulëtat në rajon. Sipas ekspertëve, kur i referohemi këtij raporti, nuk duhet të vëmë shenjën e barazisë me kreditë e këqija. Bëhet fjalë për kredi që kanë probleme, por që shpresa e arkëtimit ekziston në një masë të konsiderueshme. Sistemi bankar ka krijuar fonde rezervë të mjaftueshme për këto kredi, duke rritur në këtë mënyrë shkallën e sigurisë. Autoritetet përgjegjëse janë të gatshme dhe në gjendje për t'u përballur me të gjitha eventualitetet e mundshme. Për këtë qëllim, siç e bëri me dije dhe ministri i Financave, z. Bode, në buxhetin e vitit 2009 janë parashikuar fonde kontigjence shumë të mëdha, destinacioni i të cilave nënkupton çdo gjë të mundshme.


Kursi i këmbimit është brenda trendit normal


Përsa i përket kursit të këmbimit në vend, ku kohët e fundit po vërehet një dobësim i lekut dhe forcim i euros, ministri Bode u shpreh se "ai është brenda trendit normal dhe kjo është arsyeja se pse Banka e Shqipërisë nuk po ndërhyn në treg". "Shqipëria ka një rezervë valutore prej 2 miliard eurosh dhe mund të ndërhyjë, por kjo ndërhyrje do të dëmtonte prodhimin vendas, pasi çmimet në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm, rënie e cila, do të shkojë drejt kostos", vijoi ministri Bode. Për ministrin Bode, pavarësisht problemeve financiare në tregjet ndërkombëtare, situata makroekonomike në vend gjatë 2008-ës ka qenë e favorshme, teksa u regjistrua rritja më e madhe ekonomike gjatë dekadës së fundit, e cila u llogarit 7.2%.

8 Komente

 Shyqyr Zotit qe ia sistemi shume i perparuar financiar i burses se Tiranes qe prezantoi Berisha para nja 15 vjetesh nuk funksionoi kurre, se do na kishte marre ne qafe. Une them ta mbraparojme edhe me shume sistemin bankar shqiptar qe te mos kete krize ne bote qe te na preki me!

"...."Shqipëria ka një rezervë valutore prej 2 miliard eurosh dhe mund të ndërhyjë, por kjo ndërhyrje do të dëmtonte prodhimin vendas, pasi çmimet në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm, rënie e cila, do të shkojë drejt kostos", vijoi ministri Bode...."

 

i cili -do te shtoja une- nuk e di (ose e di por nuk e analizon) se ne tregjet boterore ka dhe produkte qe shiten nen çmimin e kostos. Jane rreth 300 produkte.

Duke qene se ka nje rezerve te mire, pse keta muter (me falni per shprehjen), nuk blejne nje mini-fabrike per prodhimin e paneleve diellore, pra te blejne maqinerite per kete pune, maqineri te cilat nuk kushtojne me shume se 1 milion euro.  

Ja disa te dhena te publikuara nga shoqata e bankave ne Shqiperi per periudhen 2007-2008 per sektorin bankar ne vendin tone. (ne mln ALL)

Totali i depozitave                            630,113.8             645,143.8

Toali i huave                                     292,458.6             396,768.3

Karta bankare                                   616,375                735,411

 

Hua me Probleme/Totali i Huave      3.4%                     6.6%

 

-Kredite me probleme jane pakez me te larta se ajo qe thote ministri. Sad

-Bankat me kapital te huaj kane eksportuar sasi te medha parash (cash!!!) tek bankat mema, duke perkeqesuar situaten ketu...

-Niveli i likuiditeteve eshte i larte dhe parate e depozitave te shqiptarev nuk po investohen ne kredi..."per t'i bere balle diteve te keqia"!

>>

 

Kriza ekonomike rezikon stabilitetin ne bote>>

> >

>>

Nga Tom Gjelten >>

Mare dhe shqiperuar nga National Public Radio >>

Edicioni i mengjezit >>

18 shkurt 2009>>

> >Sot ne bote papunesia eshte ne  rirtje, te ardhurat financiare  te qytetareve jane ne renie dhe nuk eshte e qarte sa kohe do te zgjate kjo krize e rende ekonomike. Situata ekonomike globale eshte bere aq serioze, sa kreret e sherbimeve te fshehta amerikane tani pranojne se rreziku i krijuar nga situata ekonomike  ja kalon rrezikut te terrorizmit>>

>>

Raporti dramatik i drejtorit te National Inteligjence ( sherbimi informativ kombetar SHBA) Dennis Blair javen e kaluar theksonte se   kriza ekonomike eshte sot per SHBA-ne  ne krye “te shqetesimeve te momentit per  sigurine” Megjithese se ky raport ishte nje surprize per shume antare te kongresit amerikan nuk eshte pa kuptim:>>

> >Rania e ekonomike globale shume lehte mund ndryshoj mardheniet ne  bote. Vende qe me pare kane qene te stabilizuara mund te behen jo stable. Kufijte gjeopolitike mund te ndryshojne renjesish, disa vende mund te behen te fuqishme ndersa te tjerat mund te dobesohen. Aleatet mund te behen armiq >>

>>

Dhe asnje nuk e di me siguri si do te zhvillohen ngjarjet.>>

>>

>>

Reziku eshte kur renia ekonomike (recessioni ) te zgjate per shume kohe>>

>>

Kjo eshte nje pike ku parashikimet nuk perputhen” thote David Gordon, nje ish punojes i sherbimeve e sekrete,  tani drejtor i grupit te kerkimeve politike Euroasia Group. Deri ne muajin e kaluar ai ishte drejtori planeve te politikave ne departamentin e shtetit amerikan.>>

>>

Nje mundesi eshte qe papunesia te ritet me shume dhe te behet aq keq sa ne disa vende kjo te rezikoje rendin publik dhe stabilitetin e ketyre shteteve. Blair e permendi kete skenar ne analizen e rreziqeve qe i parashtrohen SHBA-se javen e kaluar ne Kongrers.>>

“ Kriza ekonomike rit rezikun e destabilizimit te rregjimeve ne qofte se kjo krize do te zgjate per nje apo dy vjet”>>

>>

Faktori kryesor eshte zgjatja kohore  e krizes. Gordon pranon se nje krize ekonomike e gjate do te jete shume e veshtire per disa vende te menaxhohet.>>

>>

“Shumica e per te mos thene te gjitha vendet e medha kane mundesi te perballojne krizen ekonomike, pa krijuar destabilizm politik, ne qofte se kriza ka nje jetegjatesi normale. Por – vazhdon ai – ne qofte se ajo zgjat me shume se normalisht dhe atehere ska me siguri se si do te zhvillohen ngjarjet”>>

>>

Nevojitet me shume kooperim>>

> >Gjate historise, lufterat kane shoqeraur  krizat serioze  ekonomike . Lufta e dyte boterore,  per shembull, erdhi pas krizes ekonomike te njohur si “Great Depression”.>>

> >Me kete shqetesim ne mendje senatori demokrat  i shtetit te Massachusett John Kerry  qe eshte dhe kryetari i komisjonit per mardheniet me jashte, ftoj eksperte per mardheniet nderkombetare te deshmojne para komisjonit, ne nje tavoline te rrumbullaket, ne lidhje me implikimet qe kriza ekonomike krijon ne politiken e jashteme. >>

“Cfare duhet te bej ShBA qe te dergoj nje mezash te qarte dhe te vendose besimin ne bote?” ishte pyetja qe ai ju drejtoj eksperteve

Pergjigjet e eksperteve ishin jo shume optimiste. Hapat qe duhen ndermare dhe  qe te gjithe ekspertet i pranuan jane ato qe ne fakt jane me te veshtirat per tu realizuar politikisht. Bankat e rrezikuara amerikane duhet ne nacionalizohen, qofte edhe perkohesish, (kjo mbase jo si fillim).  SHBA duhet te udheheqe boten ne  rezistencen ndaj masave proteksioniste ( por paketa stimuluese e SHBA perfshin pjesen “shteti do te shpenzoj vetem per  mallara amerikane&rdquosmiley dhe… Qeverite ne bote duhet te punojne sebashku ( e kunderta ka ndodhurt deri tani)>>

> >“Cfare kemi pare deri tani eshte mo kordinimi ( ndermejt vendeve te botes) ne politikat ekonomike qe kane te bejne me krizen globale ekonomike” thote Desdemond Lachman, nga American Institute Enterprise “ Po te vazhdohet keshtu do te shikojme te evidentuar qe disa  vende te ndermarin politika ne dem te vendeve te tjera ose  disa vende do te perfitojne ne kuriz te vendeve te tjera.”>>

>>

Ne kohe krize ekonomike qeverite zakonisht mbrojne  prodhimin e tyre nga konkurenca  qofte edhe kur kjo mbrojtje  krijon deme  per ekonomine globale.>>

> >lace wsmileyt="on">Bankalace> boterore parashikon se tregetia nderkombetare kete vit do te ulet me 2%. Disa analiste shkojne akoma me larg, duke parashikuar se bota do te kaloj ne nje periudhe te de-globalizmit pas shume vjetesh te ritjes se integrimit ekonomik global. Kjo rruge mund te acaroj mardheniet nderkombetare.>>

>>

Eshte detyre e sherbimeve  sekrete te fokusohen ne kete rrezik dhe pregatitin qeverite  e tyre per cfare mund te ndodhe ne bote. Eshte kjo arsyeja qe sherbimet sekrete amerikane po analizojne te gjithe skenaret qe mund te veshtiresojn krizen nderkombetare financiare>>

>>

Kjo do te jete dhe pjesa e dyte e emisjonit “ Lufta financiare midis shteteve”>>

> >

> >

> >

> >

> >

 

Kur dalin dhe flasin keta dicka u djeg se perndryshe e harxhojn kohen me ndonje korupsion te vogel.

Me duket se ka ardh koha me i heq leket nga bankat e me i be minimalisht euro po edhe nese i investon ne toka nuk eshte keq sidomos tani qe esht tremb leku fare dhe gjen plot rob qe spagujn dot kredin e bankes e jan gati me ta shit o shtepin o ndonje tok te vogel

 Toko, e more vesh se ç'u bo ne kolonine franceze, ne Guadeloupe, ishull qe drejtohet nga Franca. Thuajse paralize totale. Gjate nates se djeshme kishte 1 te vrare dhe 6 police te plagosur. Turizmi eshte nderprere nga rremujat, paniku qe ka perfshire popullaten. 130 agjentet speciale qe Franca dergoi javen e shkuar, siç duken bathet , nuk ndihmuan gje. Tani ne plan eshte subvencionimi per ishullin e tyre, pas deshtimit te forces. 

Per Europen Lindore, parashikohet 100 miliard euro, per te stabilizuar çdo panik qe mund te shfaqen tek depozituesit.

Lereni o qeveritare te flasin kopetentet per kete pune, sepse prandaj e kemi Guvernatorin e Bankes Qendrore. Po garantuat ju se cdo gje shkon ne rregull vetem panik krijoni, se keni 4 vjet qe vetem genjeni. Do zoti nuk flet Sala per sigurine e sistemit tone bankar se te nesermen te gjithe depozituesit ne rradhe do ti kesh prane sporteleve te bankave.

edhe ateher keshtu filloi

doli bode e tha qe firmat tona jan ne regull.. pastaj doli hajvani e tha jan me tmirat ne bot. dhe u be katrahura

 

mendo cfar standarti ka ky robi kur i thosht metmirat ne bote firmave te rapushit sudes e se cishin ca te tjr qe vetem njeher me i pa ne foto kuptoje se me ckishe te beje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).