Bankat, tani asnjë kredi pa lënë një peng

Vendimi hyn në fuqi: Gjithçka me kolateral

FMN kishte kërkuar me kohë frenimin e dhënies së kredisë pa kolateral (garanci), pasi përbënte rrezik për sistemin bankar. Tashmë, kur niveli i kredive me risk po vjen në rritje, Banka e Shqipërisë ka bërë vlerësimin për marrjen e masave, duke hartuar rregulloren e re "Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore për individët". Në thelb, rregullorja synon ndalimin e kredive konsultore, pra të vogla, që jepen vetëm me një mjet identifikimi, duke mos lënë peng asgjë. Kreditë e pashlyera kanë arritur në nivelin e 250 milionë dollarëve, ku ndikim të konsiderueshëm kanë dhënë kreditë konsultore.

Plani

Burime pranë Bankës së Shqipërisë pohojnë se rregullorja e re do t‘i japë fund akordimit të kredive pa lënë asnjë garanci te banka. Për gati dy vjet me radhë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë disa herë thirrje autoritetit monetar që të mbikëqyrë me kujdes kreditë që jepen pa kolateral. Në total, kredia e dhënë për ekonominë është rreth 4 miliardë dollarë, ndërsa depozita rreth 6 miliardë dollarë. Vetë Banka e Shqipërisë nuk e shikon me aq shqetësim nivelin në rritje të "kredive të këqija", duke u nisur nga treguesit e sistemit bankar të vendit të rajonit. Deri tani, Banka e Shqipërisë është mjaftuar vetëm me disa rekomandime ndaj sistemit bankar për më shumë kujdes gjatë procedurës së dhënies së kredisë pa kolateral.

Tregu

Aktualisht, bankat e nivelit të dytë arrijnë të japin deri në 1 milion lekë të reje kredi, pa qenë nevoja të "bllokosh" pasurinë. Kreditë pa kolateral, ose siç quhen ndryshe kredi konsultore, jepen duke filluar me 50 mijë lekë, kurse interesat i kanë më të larta, deri në 20 për qind. Afati për shlyerjen e tyre nuk i kalon 5 vjet, ndërsa penalizmi për vonesat është mjaft i rëndë. Pavarësisht sanksioneve, bankat nuk kanë mundur të parandalojnë ose të marrin masa ndaj atyre klientëve që kanë marrë kredi, duke paraqitur vetëm një mjet identifikimi. Tashmë, me regjistrin e kredive, Banka e Shqipërisë dhe në veçanti sistemi i bankave të nivelit të dytë, e kanë ruajtur më mirë tregun nga rastet abuzive.

Vendimet

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, veç rregullores së re për kreditë konsultore, do të ketë në objekt vendimmarrje edhe disa projekte të tjera, tepër të rëndësishme. Kështu, burime zyrtare pranë BSH-së sqarojnë se do të merret një vendim mbi disa propozime "Për sigurimin e depozitave". Guvernatori e ka hedhur me kohë idenë e rishikimit të nivelit të sigurimit të depozitave, e cila aktualisht është deri në 700 mijë lekë, më e ulëta në rajon.

3 Komente

Banka e Shqipërisë ka bërë vlerësimin për marrjen e masave, duke hartuar rregulloren e re "Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore për individët". Në thelb, rregullorja synon ndalimin e kredive konsultore, pra të vogla, që jepen vetëm me një mjet identifikimi, duke mos lënë peng asgjë. Kreditë e pashlyera kanë arritur në nivelin e 250 milionë dollarëve, ku ndikim të konsiderueshëm kanë dhënë kreditë konsultore.

?????? !!!! ????? 

Kredia konsumatore është një mjet financimi, e shpejtë dhe
fleksibël që mbulon nevojat tuaja për: blerjet e pajisjeve
elektronike, të mobilieve, të autoveturave personale.

Marre nga faqja e bankes se shqiperise .....

http://www.bankofalbania.org/web/pub/KRE...

"....Aktualisht, bankat e nivelit të dytë arrijnë të japin deri në 1 milion lekë të reje kredi, pa qenë nevoja të "bllokosh" pasurinë. Kreditë pa kolateral, ose siç quhen ndryshe kredi konsultore, jepen duke filluar me 50 mijë lekë, kurse interesat i kanë më të larta, deri në 20 për qind...."

 

pikerisht ketu fle dhe lepuri i rrezikshmerise,  tek perqindja e larte. Le ta ulin % deri ne 12% maksimumi, qe kreditor-marresit ta kthejne rehat. Ketu tek kjo pike duhet qe BQ tu beje presion bankave te nivelit te dyte.

Ne fakt te gjitha bankat japin keshtu kredi te vogla, por jo me interes 20%.  

O Pjer,

Dakort me kredino konsumatore, por cfare kane bere bankat me kredine e pakthyer (te paregullt) te mbuluar me kolateral? Nje mut te madh. Lete na e thote BSH se sa jane shumat ne leke e kerkesave qe i kane bere bankat e nivelit te dyte zyrave te permbarimit per arketimin e detyrimeve te pashlyera nga debitoret dhe sa nga keto shum jane paguar (qofte duke shitur edhe kolateralet). Sigurisht qe asnje institucion nuk ta thote kete qe une po kerkoj, por une mendoj se eshte ne nivele shume shume te ulta. Ndoshta vetem 10-15 %. Qe do te thote te dhjefsha politiken e kolateraleve persa kohe qe ste mbeshtet qeveria. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).