Banka Botërore përgjigjet për projektin e bredgetit

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë dha sot shpjegimet e veta lidhur me projektin e shumë diskutuar të financuar prej saj, për bregdetin e Shqipërisë, i cili u bë objekt pas prishjes kryesisht të disa ndërtimeve në Jalë.

Zyra e Bankës Botërore iu referua raportit të grupit të menaxherëve të hartuar në përgjigje të raportit të panelit të investigimit. Një raport i cili siç u tha dhe në deklaratën e Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv “pranon gabimet serioze në përgatitjen dhe mbikqyrjen e projektit si dhe gabimet në komunikimin me vetë bordin”.

Duke ju përgjigjur disa pyetjeve të ngritura nga mediat e këtushme drejtoresha e zyrës së bankës Botërore në Tiranë Kamil Nuama tha se “prishja e objekteve në Jalë nuk ka qenë e autorizuar nga Banka Botërore”. Madje letërkëmbimin mes njësisë së koordinimit të projektit (pra palës shqiptare) dhe policisë ndërtimore ajo “e ka marrë në kohën kur prishjet kishin nisur”. Siç dihet për këto prishje policia ndërtimore u ndihmua nga fotot ajrore të bëra nga projekti i financuar nga Banka.

Zonja Nuamah shpjegoi se “njësia e Koordinimit të Projektit duhej të ishte sqaruar se fotografitë nuk duhet të përdoreshin si mjet për të vënë në shënjestër prishjen e objekteve”. Ndër gabimet kryesore që pranohen nga Banka është fakti se ajo “nuk ka trajtuar dhe dokumentuar si duhet politikat e saj për shpërnguljen e detyruar” që në një rast të tillë parashikon edhe zhdëmtimin: “Në kohën kur është paraqitur në brod projekti gruèpi i menaxherëve gjykonte se kjo politikë nuk aplikohej në këtë rast dhe e konsideronte programin në zbatim të qeverisë shqiptare për prishjen e ndërtimeve si një program jashtë objektit të projektit” shkruhet në raport.

Gjithashtu një tjetër gabim vlerësohet edhe fakti që Banka ka dhënë pëlqimin e saj për mërimin e zoti Jamarbër Malltezi, dhëndër i kryeministrit Sali Berisha si koordinator të projektit. Ky quhet “një gjykim i dobët nga ana e Bankës po të konsiderohet - sic thekson raporti - se një emërim i tillë do të krijonte të paktën perceptimin e konfliktit të interesit dhe rrjedhimisht një rrezik për reputacionin e Bankës Botërore”.

Banka do të vazhdojë me analizën e saj të brendshme për këtë cështje duke theksuar edhe një herë se objekt i hetimit të Panelit të inskpektimit, “nuk është dhe nuk mund të jetë huamarrësi”, pra në këtë rast pala shqiptare dhe se “asnjë hetim për korrupsion as ndaj punonjësve të Bankës nuk është ndërmarrë nga paneli i inspektimit”.

Lidhur me projektin dhe vijimësinë e tij, ndryshe nga sa është thënë prej autoriteteve të këtushme, zyra e Bankës Botërore në Tiranë tha se “kredia prej 17.5 milion dollarësh mbetet e pezulluar derisa të arrihet në një vendim nëse projekti do të ristrukturohet duke hequr veprimtaritë e planifikimit të tokës, apo do të anulohet tërësisht”.

Banka gjithashtu ka saktësuar se marrëdhënia e saj me qeverinë shqiptare “vijon të jetë produktive dhe se banka mbetete angazhuar për zhvillimin e Shqipërisë, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqënies sociale duke saktësuar se janë afër 300 milion dollarë në projekte që janë në zbatim e sipër”. //rd//

6 Komente

Prape do ta perseris ate shprehjen qe

Kur korrupsioni ka 6 shifra e kane bo shqiptaret

Kur ka 7 Shifra e kane bo shqiptaret bashke me te huajt

Kur ka 8, e kane bo vetem te huajt !!!

Nejse, mire ja boni BB qe ja nguli Berishes. Por kto shfajsime dhe fajsime me duken patetike.  Sidomos ate shfajsimin te llojit Berishe : Ne nuk dinim gje !!!

Kush nuk dinte gje mo ??  Kta nuk dinin gje ?? Oh, jo une ket se besoj hic.

Hajdutllikun me kollare kta jua msun shqiptareve.

Po hajt mo, si perhere ne prag zgjedhjesh BB mpref hunjte dhe jua ngul humbesve !!

 

 

Si do qofte BB nuk ka se si te urdheroje nga plani i saj fotografik ,shkatrimin e shtepive ,prone private te qytetareve shqiptar!

Qeveria shqiptare i ka mare ne qaf ata pronaret e shkrete duke ju shkatruar shtepite ne "emer te ligjit" ne emer te" Bankes Boterore",shqiptaret jane ne siklet te madh me kete qeveri ,e cila nuk i ka bere dhe nuk po i ben te kenaqur!

Eshte shume e cuditshme qe kjo qeveri nuk ve ne plan te pare pronen private si burim te mireqenies shoqerore dhe nuk e vlerson hic ate por perkundrazi mashtron ,ky shtet eshte hipokrit ,dhe injorant i qellimshem per te grabitur  privatin shqiptar,pronaret.

Pikerisht nga ky qendrim pushtetaret shqiptar jane ber milioner me pasurite e shqiptareve!

 Nga deklarata e BB, kuptohet qe topi kalon ne fushen shqiptare, mirpo dhe nenpunesi shqiptar i BB, Malltezi, e mohon se ka dhene urdher apo te jete shprehur per prishjen e shtepiave ne Jale, keshtu qe ngelet qe te pergjigjet policia ndertimore apo qeveria shqiptare si eprore/urdheruese e policise ndertimore.  Imagjinoni sikur dhe qeveria shqiptare ta mohoje urdherin per prishjen e shtepiave,  ngrihet pyetja ; kush urdheroi per prishjen e atyre shtepiave. Se policia ndertimore, dihet qe nuk vepron pa nje urdher.  Ndoshta Gjykata, mund ta zgjidhi kete problem.

Oh, me siguri edhe kjo do te mbaroje si te gjitha perrallat shqiptare:

 

"perralla ne lesh

shendeti mes nesh..."

 

dhe te gjithe me pas do te rrojne te lumtur e te gezuar

Oh, me siguri edhe kjo do te mbaroje si te gjitha perrallat shqiptare:

 "perralla ne lesh

shendeti mes nesh..."

Se kisha degjuar ndonjehere kete shprehje, shume e bukur..

Banka gjithashtu ka saktësuar se marrëdhënia e saj me qeverinë shqiptare “vijon të jetë produktive....

Hakshe ua ben Saliu ketyre, jo te korruptuar ti quaj po Mafia vete.

Me qindra miliona qe hedhin ne Shqiperi dhe nuk e hapin dot gojen, mbeten me keto fjalite klishe. Te gjithe qe akuzojne Malltezin i kane vetem "perceptime" nga lidhja e tij me qeverine, harrohet qe ai nuk kishte nevoj fare ti 'sugjeroje' police ku te shkoj e cfare te prish, sepse gjithe administrata e kesaj strukture ishte nen varesine e tij persa i perket zones se projektit. Thua qe u tregua budalla dhe i shkroi gjerat ne leter. E sigurt nuk e mendoi qe do arrinin gjerat deri ketu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).