Banka Botërore në Tiranë, nën akuzë për korrupsion

TIRANE-Nje grup inspektorësh, të dërguar në Shqipëri nga selia e Bankës Botërore në Uashington, ka përfunduar hetimin lidhur me akuzat për korrupsion dhe mungesë të transparencës të zyrtarëve të BB-së me qendër në Tiranë. Sipas organit të rrjetit të gazetarisë investigative ballkanike (BIRN) në internet, “Balkanin sight.com”, një projekt i iniciuar nga Banka Botërore me qëllim mbrojtjen e zonave bregdetare shqiptare, duhet të jetë përdorur për të prishur në mënyrë përzgjedhëse pjesë të një fshati në jug të vendit, duke lënë shumë familje pa strehë. Gjatë investigimit të kryer nga gazetarët Besar Likmeta dhe Gjergj Erebara, atyre u ka rënë në dorë raporti i brendshëm i grupit të inspektorëve të Bankës Botërore.

Shkeljet
Sipas raportit, të cituar nga “Balkaninsight.com”, “projekti i Bankës Botërore ka kontribuar në prishjen e banesave informale, në kundërshtim me politikat e BB-së lidhur me mospërdorimin e forcës për të larguar banorët. Inspektorët nga Uashingtoni theksojnë se menaxhuesit e projektit kanë dëmtuar banorët vendorë në zonën ku implementohet projekti, madje kanë ndihmuar me pajisje e foto ajrore, si dhe kanë nxitur inspektoriatin vendor të ndërtimit të prishë banesat. Përveç mosrespektimit të politikave të BB-së gjatë zbatimit të projektit, inspektorët përmendin akuza për korrupsion dhe ankesa, se prishja e banesave në Jalë është pjesë e një skeme më të madhe për ta zhvilluar zonën si objekt turistik”, - vihet në dukje nga “Balkaninsight.com”.
Grupi investigativ gjithashtu akuzon drejtuesit e BB-së se kanë keqinterpretuar faktet dhe kanë penguar hetimet, duke mos lejuar aksesin në të dhëna, ndërkohë që vëren edhe një mungesë të pazakontë të ruajtjes së fakteve dhe regjistrimit të ngjarjeve kryesore nga ana e stafit. “Disa anëtarë të stafit të BB-së, si në qendër, ashtu edhe në terren, ishin ‘trajnuar’ që të jepnin informacion jokorrekt dhe të gabuar, - theksohet në raport.
- Madje, u konstatua edhe një rast kur një punonjës refuzoi të japë informacionin e kërkuar”, - thuhet më tej në raport.

Varfëria
“Banka Botërore është e angazhuar për të ulur sa të jetë e mundur nivelin e varfërisë në Shqipëri, duke kontribuar ekonomikisht dhe me asistencë profesionale panë shqiptare. Në rastin e prishjes së shumë shtëpive të banimit në zonën e Jalës, inspektorët theksojnë se kanë konstatuar që shumica e banorëve kishin investuar në ato banesa kursimet e gjithë jetës së tyre. Prishja e tyre nuk ishte shoqëruar me kompensimin në një farë mënyre, financiar apo fizik, duke i lënë ata pa asnjë mundësi jetese normale”, - theksohet në raport. Në të konstatohet se praktikat e përdorura në këtë rast nuk janë në përputhje me politikat strategjike të Bankës Botërore, si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera të botës ku ekzistojnë probleme të ngjashme.

Reagimi
Në një deklarim për “Balkan Insight”, Banka Botërore ka pranuar se janë bërë gabime në projekt dhe se BB-ja është e shqetësuar lidhur me to. “Banka po shqyrton veprimet e stafit të saj, dhe në rast se do të konstatohen shkelje, do të merren masat përkatëse”, - thuhet në përgjigje të interesimit të gazetarëve shqiptarë.
Gjithashtu, zyra e BB-së konfirmon se Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të BB-së do të mblidhet në mes të muajit shkurt të këtij viti për të marrë në shqyrtim raportin e grupit të inspektorëve, po ashtu si dhe objeksionet e përfaqësuesve të zyrës në Tiranë. Vetëm pas kësaj, dy raportet do të paraqiten në publik.

Projekti
Në fakt, ka qenë 15 shtatori i vitit 2007, që ishte shpallur nga Banka Botërore si afati i fundit për hartimin e Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor, i cili mbulon zonën nga Orikumi deri në kufirin grek. Madje, brenda këtij afati, ndërkombëtarët kërkonin edhe miratimin e tij nga KRRTRSH-ja. Ky plan duhet të përfaqësojë instrumentin zyrtar të qeverisë shqiptare që do të udhëheqë zhvillimin e zonës. Por, institucioni shqiptar i ngarkuar me zbatimin e kësaj detyre dhe që drejtohet nga Jamarbër Malltezi, bashkëshort i Argitës, së bijës së Kryeministrit Sali Berisha, është prezantuar me shumë vonesë. Ndërkohë, në opinion kanë qarkulluar fjalë për projekte të tjera, të fshehta, për të përdorur njohuritë mbi zonat që lirohen nga ndërtimet për të kontraktuar, në rrugë personale, objekte turistike me kompani të huaja.
Projekti nuk është i ri. Në kuadrin e tij, në prill 2005 qeveria e atëhershme shqiptare vendosi të caktonte një moratorium deri në miratimin e Planit për Zhvillimin e Bregdetit Jugor në lidhje me lejet e ndërtimit dhe miratimin e studimeve pjesore të planifikimit urban për bregdetin jugor (p.sh. toka në zona rezidenciale dhe urbane jashtë zonave të urbanizuara dhe ku mund të kishte akses për shërbime). Sipas Bankës Botërore, në lidhje me zbatimin e këtij Plani, dhe në veçanti me zhvillimin e zonave turistike, për qeverinë do të ishte e udhës, që pas përfundimit të Planit të lartpërmendur, ajo të ndiqte një proces konkurrues dhe transparent, ku të ftohej sektori privat të kryente investime në bregdet sipas ligjit për Koncensionet. Por, akuzat aktuale hedhin hije dyshimi lidhur me bashkëpunime jokorrekte midis drejtuesve të BB-së në Shqipëri me zyrtarët shqiptarë, të caktuar nga qeveria dhe që kanë afërsi familjare me Kryeministrin.

Malltezi
“Në muajin mars 2007, dy javë para se të fillonte prishja e banesave, koordinatori Malltezi i dërgoi një letër kreut të policisë ndërtimore, ku i kërkonte prishjen e shtëpive pa leje në Jalë, së bashku me dy CD me fotografi ajrore, të bëra me financimet e projektit, ku tregoheshin shtëpitë që duhej të prisheshin”, - thekson “Balkan Insight”. Në median lokale u tha se procesi po kryhej për të hapur rrugë për ndërtimin e një fshati turistik. Sipas inspektorëve të BB-së, zyra e Bankës disa herë është bërë gati të publikojë një reagim lidhur me këto akuza, por nuk e ka publikuar atë, duke mos i mohuar.
Vetë Jamarbër Malltezi, i cili është kontaktuar nga “Balkan Insight”, ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se “artikujt e shkruar kanë qenë të paguar nga dikush”. Ndërkohë, ai mohon të ketë bërë gabime në punën e tij. Koordinatori shqiptar i projektit e cilëson si të pabazuar raportin e inspektorëve të BB-së dhe thotë se pret konkluzionin e shkurtit, kur edhe varianti i zyrës së BB-së në Tiranë do të merret në shqyrtim nga ana e Bordit të Drejtorëve në Uashington.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

14 Komente

Shkrimi ne Anglisht:

 

EXCLUSIVE- World Bank Demolished Albania Village

BIRN

Tirana | 31 January 2009 | By Besar Likmeta and Gjergj Erebara in Tirana

A World Bank project meant to safeguard Albania’s coastal zones was used to selectively demolish parts of a village in southern Albania and leave many families homeless,  according to an internal report , which additionally notes allegations of corruption and efforts by World Bank officials to cover up the events .

An internal report of the International Development Association, IDA, obtained by Balkan Insight, shows that a World Bank project on coastal zones management in southern Albania aided the demolishment of informal settlements in the village of Jale, in disregard to the Bank's policies of forced displacement.

The investigation by an inspection panel found that World Bank management failed to comply with its policies with respect to the design, appraisal and implementation of the project, harming the local people affected by it. The probe also found that WB assisted the demolition by pressuring local construction police to take action and by supplying them with equipment and aerial photos.

In addition to the project's failure to comply with World Bank policies,  the investigators noted allegations of corruption and complaints that the demolition of the Jale settlements was part of a bigger scheme to develop the area as a tourist resort. While the panel does not evaluate these allegations, it concludes that the selective demolition carried out by construction police supports the intention to clear the area. 

The investigative panel also accused World Bank management of misrepresenting facts during the probe and hampering the investigation by withholding access to data, while it notes the unusual lack of recollection of facts and crucial events by staff. Investigators say that several WB staff members both in headquarters and on the field were “coached” to provide unusually consistent but factually incorrect or misleading information.    

In a statement for Balkan Insight the World Bank conceded “that mistakes were made in the project, and that ways to address the alleged grievances of those affected are under active consideration.”

“The World Bank is concerned about the errors that were made by management and staff in the context of the project.  In accordance with our internal processes, the Bank is reviewing actions of its staff, and, if warranted, will take appropriate action," the statement said.  

Bulldozed Lives   

The village of Jale is situated on the coast the Ionian Sea, on the road linking the port of Vlora with Saranda,  and is considered by many as one the most beautiful hamlets on Albania’s Riviera. Two authors of children's books who come from the area have featured its deep blue waters and sandy beaches often in their books, giving it the image of  paradise on earth.

The families residing in the village have a history dating back 300 years, owning small plots of land that were handed down from father to son. 

The area was neglected by the Stalinist regime of the late Enver Hoxha, its landscape spared the mass industrialisation that blighted other parts of the country. When the regime imploded in 1991, the majority of the houses in the village were little more than shacks, and most of the residents left for Greece and Western Europe to seek a better life.

After a decade of tumultuous transition to democracy, the tourism industry started to slowly recover,  remittances started flowing, and the village experienced a renaissance.

The old houses serving the growing numbers of tourists were suddenly not big enough. Residents applied for building permits but were refused because the area was outside planning zones. Driven by economic necessity and the reality of wildcat construction everywhere in the country, they pushed on, iainly adding rooms within their fences.

By 2006, when Albania adopted a law for the legalization of illegal construction, the houses in Jale were a fraction of the estimated 220,000 unauthorised buildings across the country.

The villagers applied to legalize their buildings under the new law but none of them obtained a conclusive answer. On April 3, 2007, they were notified that their houses were illegal and  would be demolished.

They launched an appeal at the local court, but construction police did not wait for the case to come to trial, and on April 17, 2007 surrounded the area and demolished all newly built houses in the village.
 
“They [police] surrounded the village like we were in state of war”, recalls Vasilika Koka, who saw her parents house in ruins. “All that police forces, snipers in watching positions, for three days the road was blocked and no one could bring even food.”
 
As they proceeded over the pleas and curses of the villagers,  the construction police would tell the residents that they should not worry.

“You are crying now, but don’t worry, you will be eating with silver spoons soon as this is part of big World Bank project and they will invest and take care of you,” a construction police officer said according to the locals.   

Aiding and Abetting Destruction

The televised scenes of the demolition caused a furore.  The head of the Union of Civil Liberties party, Vangjel Dule, who represents the area in parliament, slammed Prime Minister Sali Berisha, arguing that the demolition was being done for business interests close to him.

“In the [demolition] process are illegally hidden sinister interests linked to Berisha,” said Dule at the time in parliament.

Berisha denied any ulterior motive, and a spokesperson said he "has only one interest, the law and only the law, and any interpretation beyond the legal context is a speculation and untrue.”

One week after the demolitions, then Minister of Transportation Lulzim Basha told parliament that the demolition was a result of the World Bank project on Integrated Coastal Zones Management and Clean-Up.

“The demolition was a must because of the World Bank project in the area, the Bank asked for it,” Basha said. 

The investigative panel found a direct connection between the project and the demolition of Jale, and described the project’s role as “paving the way” for the demolition.

According to the report,  project records indicate an active relationship between the project and the construction police, because of the fact that aerial photography financed under the project identified the buildings to be demolished.

The probe also found that the project provided equipment to construction police to carry out the demolition, including digital cameras, GPS and computers.

In March 2007, some two weeks before the demolition order,  the project coordinator, Jamarber Malltezi, the son-in-law of Berisha, sent a letter to the head of the construction police asking the demolition of the houses without a permit in Jale. Attached to the letter were two CDs with the aerial photography financed by the project, indicating the houses to be demolished.

Several articles published in the local media later linked the process to the project coordinator and indicated that that it was being carried out to make way for a tourist resort.

According to the investigative panel the World Bank at some point prepared a press release to address the allegations, but in the end did not issue it, choosing not to deny them publicly.

Contacted by Balkan Insight, Malltezi rejected the allegation that appeared in the local media in the aftermath of the demolition. 

“The articles were conned and paid for [by someone],” he said, adding that he had denied any wrongdoing on his part at the time as well, but the local press had not published his reply.

Malltezi characterized the report of the inspection panel as biased and not factual, and said that in February the World Bank would compare the report with another report filed by management in response to the allegations, before its board of directors reaches a decision.

The Bank confirmed to Balkan Insight that its Board of Executive Directors will meet to discuss the report of the investigative panel as well  the management's response. This Board Meeting is expected to be held in mid-February, after which time the reports prepared by the Inspection Panel and Management will be made public.     

The investigative panel arrived to the conclusion that the Wold Bank failed to comply with its policies on involuntary settlement, and this failure can be traced as back as the time of the appraisal of the project in 2004.

It also concluded that World Bank’s management response “was particularly unhelpful and non-informative and at times in total conflict with factual information that had been long known to management.”

Although the panel does no mandate necessary compensation it points out that “some of the people affected seem poor and vulnerable and they claim the demolition took away their life savings and need assistance to rebuild their lives.”

Hiding the Truth

In a memo send on November 24, 2008, with the report attached , the investigative panel expressed its concern to the Bank's Executive Board of Directors on what it calls “misrepresentation of the of facts” by bank management and staff.

“We are disturbed to report that during its investigation the panel received certain documentation that misrepresented critical project facts,” reads the memo.  

According to the memo in one instance a crucial statement in the project appraisal documents stated that an agreement had been reached with the Albanian government to halt demolitions in the project area until certain procedures and criteria were in place, however the panel discovered during the investigation that the statement was not true.

According to the panel, staff and bank management hampered its access to critical data and project documents which were later provided only at the panel’s insistence.

“During the investigation some staff gave the impression of being pre-interviewed,” notes the memo. “In one interview there was even a refusal to answer a straightforward factual question on the grounds that management was going to produce an official response.”

The investigative panel concludes that it encountered unusual difficulties in having access to accurate and complete information.

 “It may be an exceptional case, but that fact that it happened is of great concern,” the memo states.

Besar Likmeta is BIRN Albania editor. Gjergj Erebara is an editor for AlbanianEconomy.com. Balkan Insight is BIRN's online publication.

Deklaratë e Bankës Botërore për Projektin e Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimin e Bregdetit
   

Tiranë, 31 janar 2009 – Paneli i Inspektimit ka nxjerrë një raport të titulluar “Raporti i investigimit për projektin e financuar nga Banka Botërore për Menaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Bregdetit në Shqipëri”. Ne pergjigje te ketij raporti, Grupi i Menaxherëve të Bankës Botërore ka pergatitur nje material, te cilin ia ka derguar Bordit te Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore për ta marre ne shqyrtim dhe konsideratë.
 
Banka Botërore nuk mund të komentojë me tej, derisa Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të mblidhet dhe të diskutojë raportin si dhe përgjigjen e grupit të menaxherëve. Takimi i Bordit parashikohet të mbahet në mes te muajit shkurt, dhe pas këtij takimi, raporti i përgatitur nga Paneli i Inspektimit dhe raporti i Grupit të Menaxhereve do të bëhen publikë në shqip dhe në anglisht.   Megjithatë, për momentin, mund të themi se janë bërë gabime në projekt dhe se po merren aktivisht ne konsiderate menyrat e trajtimit te dëmit te mundshem te atyre qe jane prekur.
 
Banka Botërore shqetësohet për gabimet e bëra ne kuader te ketij projekti nga Grupi i Menaxherëve të Bankës Botërore dhe stafi. Në përputhje me procedurat e brendshme, Banka është duke shqyrtuar veprimet e stafit të vet dhe nëse do te jete e  nevojshme do të marrë masat e duhura

Si tha me nji interviste Albin Kurti :

Kur korrupsioni eshte 6 shifror, e kane bo shqiptaret (kosovaret included)

Kur eshte 7 shifror e kane bo shqiptaret ne bashkepunim me te huajt.

Kur eshte 8 shifror e kane bo t'hujet mer lal dhe su kane lone asnji gjo shqipove.

smiley

Artikulli ishte interesant dhe me vjen mire qe gazetaret e pergjumur shqiptare po zgjohen. Siç duken bathet, grupi manaxhues aty, perveç punes per seleksionimin dhe urbanizimin e tokave ne leter, ka kaluar/shkelur me tej punen, duke kaluar ne praktike, duke lidhur kontrata me firma ndertimore (te vendit ose te huaja), nderkoh qe puna e saj/tyre ishte vetem te hidhnin ne leter çdo gje, te fotografonin, seleksiononin tokat publike nga ato private. Vete fakti se ata kane dhene urdher per prishjen e disa shtepiave, tregon se e kane kaluar cakun e detyres se tyre,  nderkoh qe urdherin per prishjen e shtepiave e kane organe te tjera.

Leku eshte i embel dhe aqe me shume kur vilet pa pengesa ne nje vend si shqiperia ku korrupsioni eshte ne evulimin maksimal te tije, keshtu qe  fenomeni i kompromentimit eshte i inportuar ne kte vend, qe do te thote shvillimin ne maksimum dhe zgjatie dore pa ngurrim se askush nuk mund ta pres doren, dhe me  ombrellen mbuluese korruptive te klases politike ne mbare vendin kjo eshte teper favorizuese duke terhequr  edhe klient te huajte! 

me sa di une ka dhe nje raport investigimi per TECin e Vlores nga Paneli i Inspektimit i Bankes Botrore. Mbase e gjejne keta gazetaret dhe ate, se qenkan te shkathet.  Nejse Banka nuk kompeson gje per humbjet e shqiptareve.

Ne gjuhen e gjyshes sime kjo quhet thele mbi bisht.

BB: Projekti ynë shkatërroi Jalën (titulli që hap Gazetën LIBERTAS)
Raporti i Bankës Botërore: Zyrtarët tanë i kërkuan Policisë Ndërtimore shembjen e fshatit. Përfaqësuesit e Bankës fshehën skandalin dhe penguan hetimet.
Raporti i BB: Malltezi i kërkoi Policisë Ndërtimore shembjen e fshatit. Zyrtarët e BB penguan hetimet.
“Projekti i Bankës Botërore shkatërroi Jalën” (LIBERTAS, titull faqe 8)
Malltezi: Është raport i paplotë, i njëanshëm dhe jo përfundimtar. Raporti i plotë del në mes të shkurtit.

NGA BESAR LIKMETA, GJERGJ EREBARA
Një projekt i Bankës Botërore, që kishte për synim mbrojtjen e zonës bregdetare, u përdor për të shkatërruar në mënyrë selektive fshatin e Jalit, në jug të Shqipërisë, duke lënë shumë familje të pastreha dhe pa mjete jetese, thotë raporti mbi një hetim të brendshëm të Bankës Botërore, i cili ngre akuza për korrupsion nga ana e zyrtarëve të BB si dhe përpjekje të tyre për të fshehur abuzimin. Një raport i brendshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, IDA, që ra në duart e Balkaninsight, tregon se projekti për Menaxhimin e Integruar të Bregut të Jugut ndihmoi policinë ndërtimore për shkatërrimin e fshatit, në kundërshtim me politikat e Bankës për ndalimin e zhvendosjes së dhunshme. Hetimi zbuloi se menaxherët e Bankës Botërore nuk respektuan politikën, si dhe synimet e projektit, duke dëmtuar banorët e zonës. Hetimi zbuloi gjithashtu se BB i bëri presion Policisë Ndërtimore për shkatërrimin, duke i ofruar mjete teknologjike (kompjuterë dhe pajisje të pozicionimit global GPS) si dhe foto ajrore, të cilat identifikonin shtëpitë që duhej të shembeshin.
Përveç shkeljes së politikave të BB, hetuesit vunë në dukje akuzat për korrupsion si dhe deklaratat e banorëve të Jalit që thoshin se shkatërrimi lidhej me një plan më të madh për të zhvilluar resorte turistike në zonë. Hetuesit pranojnë se këto akuza nuk u vërtetuan dot, por nga mënyra se si u kryen shkatërrimet si dhe nga mënyra se si u zgjodhën shtëpitë që duhej të shkatërroheshin, dukej se synimi ishte që të krijohej hapësirë për diçka të tillë. Hetuesit akuzuan gjithashtu menaxherët e BB për keqinterpretim të fakteve gjatë hetimit, fshehje dokumentesh dhe manipulim të tyre, për të shmangur zbulimin e së vërtetës. Ata thanë se një pjesë e madhe e stafit të Bankës Botërore, si në terren ashtu edhe në zyrat qendrore, qenë “instruktuar” të jepnin të dhëna çorientuese apo të fshihnin fakte para hetuesve”.
Të pyetur nga gazetarët, selia qendrore e Bankës Botërore në Uashington pranoi se “shumë gabime qenë bërë gjatë zbatimit të projektit dhe se masat që do të merren përballë këtyre gabimeve janë duke u shqyrtuar”.
“Banka Botërore është e shqetësuar për gabimet e bëra nga menaxherët dhe
stafi në kuadër të këtij projekti. Në përputhje me procedurat e brendshme, banka do të rishikojë veprimet e stafit, dhe nëse miratohet, do të marrë masa”, tha kryezëdhënësi i BB.
Jetë të kërcënuara: Fshati i Jalit gjendet në brigjet e detit Jon, përgjatë rrugës që lidh Vlorën me Sarandën, dhe konsiderohet si gjiri më i bukur i Rivierës shqiptare. Dy autorë librash për fëmijë janë nga ajo zonë dhe
kanë shkruar gjerësisht për ujërat e thellë të kaltër dhe plazhet ranore, duke krijuar imazhin e parajsës tokësore. Familjet që banojnë aty kanë një histori 300-vjeçare dhe zotërojnë parcela të vogla toke të trashëguara brez pas brezi. Zona u la në harresë gjatë regjimit Stalinist të Enver Hoxhës dhe panorama shpëtoi nga industrializimi i pjesës tjetër të vendit. Kur regjimi ra më 1991, shumica e shtëpive në fshat nuk qenë asgjë më shumë sesa kasolle dhe shumë prej banorëve u larguan në emigrim për një jetë më të mirë. Pas një dekade tranzicioni kaotik drejt demokracisë, industria e turizmit filloi të ngrihej ngadalë, remitancat filluan të vijnë dhe fshati përjetoi një rilindje. Shtëpitë e vjetra nuk mund të ofronin strehë për një numër në rritje turistësh.
Banorët aplikuan për leje ndërtimi, por u refuzuan për shkak se zona qe jashtë planeve urbanistike. Për shkak të nevojave ekonomike dhe realitetit të ndërtimit kaotik në të gjithë vendit, ata shtuan dhoma brenda gardheve rrethuese të kopshteve të tyre. Në 2006, kur Shqipëria miratoi një ligj për legalizimin e ndërtimeve pa leje, shtëpinë të Jalë qenë një pjesë e papërfillshme e 220 mijë ndërtimeve të paautorizuara në vend. Fshatarët aplikuan për legalizim, por nuk morën një përgjigje përfundimtare. Në 3 prill 2007, ata u njoftuan se shtëpitë e tyre qenë ilegale dhe se do të shkatërroheshin. Ata ankimuan vendimin për prishje në gjykatë, por Policia
Ndërtimore nuk priti gjatë dhe më 17 prill, 2007 rrethoi fshatin e shkatërroi pothuajse të gjitha ndërtesat.
“Ata (policia) e rrethuan fshatin si në gjendje lufte”, rrëfeu Vasilika Koka, e cila pa shtëpinë e prindërve të vet të shkatërruar. “Gjithë ata policë, snajper të pozicionuar në kodra, për tre ditë rruga u bllokua dhe fqinjët tanë nuk qenë në gjendje të na sillnin as bukë”. Ndërsa vijuan shkatërrimet përballë lutjeve dhe mallkimeve të fshatarëve, policë nga ndërtimorja i thanë banorëve të mos shqetësohen. “Ju po qani tani, por mos u shqetësoni, ju do të hani me lugë floriri sapo një projekt gjigant i Bankës Botërore do të investojë dhe do të kujdeset për ju.

Ndihmë dhe nxitje për shkatërrimin. Skenat nga shkatërrimi shkaktuan zemërim. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, akuzoi Kryeministrin Sali Berisha, duke argumentuar se shkatërrimi po kryhej për interesa biznesi pranë tij.
“Në këtë proces fshihen interesa të pista të lidhura me Berishën”, deklaroi Dule në parlament atëherë. Berisha mohoi çdo akuzë dhe një zëdhënëse tha “interesi i vetëm i qeverisë është ligji dhe vetëm ligji e se çdo interpretim përtej kontekstit ligjor qe spekulim dhe i pavërtetë”. Një javë pas shkatërrimit, ministri i atëhershëm Transportit, Lulzim Basha, tha para parlamentit se shkatërrimi qe pasojë e projektit të Bankës Botërore për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit.
“Shkatërrimi qe domosdoshmëri për shkak të projektit të Bankës Botërore në zonë, banka e kërkoi këtë”, tha Basha. Hetuesit gjetën një lidhje të drejtpërdrejtë mes projektit dhe shkatërrimit në Jalë dhe e përshkruan rolin e projektit si “hapje rruge” për shkatërrimet.
Sipas raportit, dokumentet e projektit flasin për një lidhje të drejtpërdrejtë mes projektit dhe policisë ndërtimore, për shkak se fotot ajrore të financuara nga banka identifikuan ndërtesat që duhej të shembeshin.
Ata zbuluan gjithashtu se projekti pajisi policinë ndërtimore me mjete të nevojshme për shkatërrimin, përfshirë kamera, kompjuterë dhe pajisje të Pozicionimit Global. Shtëpitë e shkatërruara Në mars 2007, rreth dy javë
para shkatërrimit, koordinatori i projektit Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, i dërgoi një letër kreut të Policisë Ndërtimore, duke kërkuar shkatërrimin e shtëpive pa leje në Jalë. Bashkë me letrën qenë dy CD me foto ajrore të financuara nga projekti, ku tregoheshin shtëpitë që do të shembeshin. Shumë artikuj të publikuara në median vendëse, më vonë lidhën procesin me koordinatorin e projektit dhe aluduan se shkatërrimet u kryen për t’i hapur rrugë një resorti turistik. Sipas hetimit, Banka Botërore përgatiti një deklaratë për shtyp për të kundërshtuar aludimet, por në fund vendosi të mos e publikojë deklaratën, duke mos e mohuar atë publikisht. I kontaktuar nga Balkan Insight, Malltezi hodhi poshtë aludimet që u shkruan në median lokale pas shkatërrimit të Jalit. “Artikujt u fabrikuan”, tha ai, duke shtuar se ai pati mohuar akuzat që në atë kohë, por që media vendore nuk kishte pranuar të botonte kundërpërgjigjen e tij. Malltezi karakterizoi raportin e panelit të inspektimit si të njëanshëm, të paplotë dhe të pabazuar mbi fakte dhe shtoi se më shkurt, Banka Botërore do të ballafaqojë raportin me një tjetër të përgatitur nga menaxherët në përgjigje të akuzave, para se bordi i drejtorëve të marrë një vendim.
Banka Botërore konfirmoi për Balkan Insight dhe Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë do të takohet për të diskutuar raportin e panelit të investigimit si dhe përgjigjen e menaxherëve. Takimi pritet të mbahet në mes të shkurtit dhe pas kësaj, raportet do të bëhen publike. Paneli i hetuesve doli në konkluzionin se Banka Botërore dështoi të zbatojë politikat e veta kundër zhvendosjes së dhunshme dhe se ky dështim fillon që nga koha e themelimit të projektit në vitin 2004. Ai thotë gjithashtu se përgjigjja e menaxherëve të Bankës Botërore që “veçanërisht jo-ndihmuese dhe jo-informuese dhe se konflikti me informacione konkrete ka qenë i njohur prej kohësh për menaxherët”. Megjithëse paneli nuk urdhëron kompensim, ai thotë se “disa njerëz të prekur duken të varfër dhe të pambrojtur dhe se shkatërrimi i Jalit i hoqi atyre kursimet e jetës. Për pasojë, ata kanë nevojë për ndihmë për të
rindërtuar jetën e vet”. Fshehën të vërtetën Në një njoftim të dërguar më 24 nëntor, që shoqëron raportin, paneli i hetuesve shprehu shqetësimin e vet para Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë për “keqinterpretim të fakteve” nga ana e menaxherëve dhe stafit të bankës. “Ne jemi të bezdisur të raportojmë se gjatë hetimit, paneli mori nën administrim disa dokumente që keqinterpretonin fakte shumë të rëndësishme mbi projektin”, shkruhet
në memo. Sipas letrës, në një çast zbulohet një deklaratë e rëndësishme në dokumentet fillestare të projektit në bazë të së cilës BB ka arritur një marrëveshje me qeverinë për të ndaluar shkatërrimet në zonat e projektit deri sa disa procedura dhe kritere të përcaktoheshin. Hetuesit zbuluan më vonë se kjo deklaratë e kryer nga menaxherët, rezultoi e pavërtetë. Hetuesit u ankuan gjithashtu se menaxherët e BB fshehën fakte mbi projektin apo tentuan të mos dorëzojnë dokumente, të cilat ata i kërkuan me ngulm. “Gjatë hetimit, disa punonjës të krijonin përshtypjen se qenë parapërgatitur për intervistat”, thuhet në letër, duke aluduar se dikush i kishte instruktuar punonjësit mbi çfarë duhej të thoshin nëse pyeteshin. “Në një rast, gjatë një interviste hasëm edhe refuzimin për t’iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë nën justifikimin se menaxherët do të paraqesin një përgjigje zyrtare”.
Hetuesit përfundojnë, duke thënë se janë përballur me vështirësi të pazakontë gjatë këtij hetimi, diçka që nuk e kanë hasur asnjëherë më parë në katërmbëdhjetë vjet punë. “Ky mund të jetë një rast i izoluar, por ajo që ndodhi, është shumë shqetësuese”, thonë hetuesit.

Besar Likmeta është redaktori i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.
Gjergj Erebara është Shef Sektori për gazetarinë ekonomike në Gazetën Libertas dhe Redaktor i
AlbanianEconomy.com.

Marrë nga Gazeta LIbertas, 1 shkurt 2009, faqe 8-9 dhe titull në faqe 1

Si u përdor BB për të shembur Jalën

Nga Ervin Qafmolla
Marrë nga Revista MAPO

Një zbulim që lidh dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi dhe stafin e tij të një projekti të Bankës Botërore me shkatërrimin e shtëpive në Jalë, është zbuluar këto ditë nga “MAPO”, në formën e një dokumenti zyrtar, në një kohë që shpresat e banorëve të këtij fshati bregdetar dhe të opinionit publik shqiptar për më shumë dritë dhe drejtësi mbi këtë çështje, thuajse ishin shuar. Por historia fillon rreth dy vjet më parë...
Një banor i Jalit, mjek në pension, një ditë pas shkatërrimit të ruspave të ndërtimores në pranverën e 2007-ës, kishte një shqetësim të veçantë: “Ata më thyen arrën 60 vjeçare që e pat mbjellë babai im”. Atë ditë, përveç arrës historike, banorët e Jalit (e njohur edhe si Jal&eumlsmiley humbën gjithçka që kishin ndërtuar në 20 vjet punë. Jo vetëm aq. Ata humbën mjetin e vetëm të jetesës. Një ditë pas sulmit të ruspave, u gjendën në të njëjtat shtëpi që kishin pasur deri në vitin 1990. Dhe ato ishin thjesht kasolle. Nga operatorë turistikë ata u rikthyen në zanatin e paraçlirimit, atë të bariut shëtitës.
Në parlament dhe në media, u akuzua se qeveria po shkatërronte jetët e banorëve të Jalit për interesa të ngushta personale. Në atë kohë, qeveria arriti t’ia kalojë paq. Të gjithë menduan se gjithçka mbaroi aty. Por, nuk qe e thënë.
“Ky hetim u nxit nga shembja e disa shtëpive në bregdetin jugor të Shqipërisë dhe nga një ankesë e njerëzve të prekur, të cilëve u ishte thënë nga zyrtarë shqiptarë se shembjet ishin të lidhura direkt me një projekt të Bankës Botërore. Paneli i Inspektimit nuk mund ta imagjinonte kur rekomandoi një hetim të Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve, që ky do të bëhej një nga hetimet më të vështira të punës së 14 viteve të fundit”.
Ky është paragrafi hapës i raportit të hetimit që Paneli i Inspektimit - strukturë e varur direkt nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore - kreu mbi përfshirjen e një pjese të njerëzve të BB në shembjet abuzive në bregdetin e Jalës nën udhëheqjen e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. I gjithë hetimi mori shkas nga shembjet e ndërtimeve në Jalë në vitin 2007, pak kohë para fillimit të sezonit turistik. Vetë Banka Botërore, ka marrë përsipër këtë hap të vështirë për të evidentuar përgjegjësit e këtij abuzimi, në mbrojtje të emrit të saj, por dhe të investimeve shumëmilionëshe që ky institucion ndërkombëtar ka dhënë në ndihmë të zhvillimit të Shqipërisë.
Përgatitësit e raportit vërejnë se hetimi ka nxjerrë në pah një sërë faktesh që lidhin drejtpërdrejt Koordinatorin e Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut me shkatërrimin e Jalit. Gjithçka është bërë nën logon e kësaj njësie, projekt i Bankës Botërore, i cili drejtohet nga Jamarbër Malltezi.
Arsyeja se përse Banka Botërore nuk duhet të ishte përfshirë në këtë ngjarje që preku jetët e njerëzve të një fshati të tërë, duke ndikuar direkt në përkeqësimin e cilësisë së tyre të jetesës lidhet me vetë politikat e BB. Politika e Bankës mbi Risistemimin (dhe zhvendosjen), vë në dukje se zhvendosja e popullatës si rezultat i projekteve zhvilluese, nëse nuk kryhet përmes bisedimeve dhe kompromisit me banorët, sjell varfërim të tyre dhe një sërë pasojash tranda mbi jetët e tyre. Në këtë kuptim sipas vetë kësaj politike të BB, “Zhvendosja e Pavullnetshme” duhet të evitohet, ose të zbatohet në konsultim me njerëzit e zhvendosur përmes një programi të përshtatshëm, të financuar, i cili përmirëson ose rikthen standardet e jetesës së njerëzve të prekur. Diçka e tillë nuk ndodhi në rastin e Jalit.
Në fakt, “Menaxhimi”, sikurse cilësohet në raport ka theksuar se në asnjë mënyrë Banka Botërore nuk ka pasur të bëjë me shembjet në Jalë. Mbetet e paqartë në “zhargonin” e përdorur nga hartuesit e raportit nëse termi “Menaxhim” i referohet drejtuesve të projektit apo shkon deri te drejtuesit e Bankës Botërore në Shqipëri në kohën e shkatërrimit të Jalit në 2007. Siç rezultoi më vonë nga hetimet, “Menaxhimi” nuk kishte rezultuar korrekt në këtë pohim.

Përfshirja e BB në shembjet e Jalës
Hetimet nxorën në pah një lidhje direkte ndërmjet Projektit (Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut) dhe shkatërrimeve në Jalë. “Në të vërtetë, të dhënat tregojnë një marrëdhënie aktive ndërmjet projektit dhe Policisë Ndërtimore dhe faktit që fotografi ajrore të financuara nga vetë projekti identifikuan ndërtesat që duheshin shembur”, thuhet në raportin e hetimit. Në fakt, është krejt e pazakontë që Banka Botërore të bashkëpunojë direkt me Policinë Ndërtimore, e një strukturë kjo e varur nga një ministri, pra që nuk përfaqëson vetë qeverinë, por është thjesht instrument i komanduar prej saj. “Ky fakt, megjithatë, në rastin konkret nuk mbështet mbrojtjen e Menaxhimit, sipas së cilës shembjet në Jalë ‘nuk janë të lidhura direkt apo indirekt’ me projektin”.
Raporti vëren se në 26 mars të 2007-ës, Njësia e Koordinimit të Projektit i dërgoi një letër me kokën zyrtare të projektit të financuar nga BB dhe të nënshkruar nga koordinatori i projektit, pothuaj çdo autoriteti të lartë relevant të qeverisë, duke përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë ndërtimore, duke i vënë ata në dijeni të asaj që ai i karakterizonte si “ndërtime të paligjshme në bregdet”. Bashkë me letrën u dërguan dy CD me foto ajrore të bregdetit. “Fotot ajrore u financuan nga projekti”, theksohet në raport. Ndërkaq në të njëjtin raport Koordinatori i Projektit citohet të ketë shkruar: “siç mund të shihni nga këto fotografi, ndërtim të paligjshme janë ende duke u zhvilluar në bregdetin jonian. Bazuar në rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj zone... kini mirësinë të siguroni që të merren masat e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Koordinatori i Projektit është shumë i njohur në qarqet administrative të Shqipërisë. Ai shpesh përflitet në shtypin vendas njëherësh për rolin e tij si Koordinator i Projektit të Bankës Botërore dhe si anëtar familjeje i një prej zyrtarëve më të lartë udhëheqës të vendit”, sqaron raporti.

Ndërtimorja pajiset si FBI-ja
Në përgjigje të letrës së Malltezit, dy javë më vonë, Policia Ndërtimore dërgoi një letër të sajën në adresë të Ministrisë së Transporteve, të këshilltarit të Kryeministrit dhe të vetë Malltezit, duke vënë në dukje rreth 16 ndërtime pa leje në Jalë, të identifikuara nga një grup i posaçëm pune. “Në letrën e përgjigjes, Policia Ndërtimore deklaroi se kishte administruar të gjitha procedurat e nevojshme dhe vendimet për shembjen e këtyre ndërtimeve dhe vendimet në fjalë u ishin komunikuar ‘palëve përkatëse’, vëren raporti. Shkatërrimi në Jalë ndodhi vetëm 7 ditë pas datës së letrës që Policia Ndërtimore i dërgoi Njësisë së Koordinimit të Projektit. Në këto kushte, është e pashpjegueshme koha rekord në ekzekutimin e këtij vendimi të posaçëm, si dhe përzgjedhja selektive e Jalës përgjatë gjithë bregdetit jonian për t’i nënshtruar një spastrimi nga ndërtimet paligjshme, ku gati gjysma e tyre ishin në pronë private.
Por, duket se plani i shkatërrimeve nuk bregdet, të paktën fillimisht nuk ishte parashikuar të ndalej në Jalë. Malltezi parashikoi shkatërrimin e një tjetër vendbanimi duke kërkuar veprim të menjëhershëm dhe duke thënë: “Projekti i Menaxhimit të Zonës së Bregdetit ka siguruar pajisjet e nevojshme për oficerët e Policisë ndërtimore, në mënyrë që të kontrollohet situata në terren. Pajisje të tilla përfshijnë kamera dixhitale, kompjuterë, GPRS etj.”, si dhe theksoi se “vazhdimi i ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit vë në pikëpyetje vazhdimësinë e projektit të financuar nga Banka Botërore dhe donatorët e tjerë”.
Në këtë kontekst, për herë të parë në historinë e saj, Policia Ndërtimore Shqiptare u pajis me teknologji të fjalës së fundit dhe mjete që do i kishte zili çdo strukturë tjetër e shtetit. Edhe vetë identifikimi i shtëpive të shembura u krye përmes identifikimit të tyre nga ajri, çka u mundësua me paratë e Bankës Botërore.
Në një letër drejtuar drejtuesve të këtij projekti, me datë 31 maj, 2007, Polica Ndërtimore njofton se shembja e kërkuar kishte përfunduar. “Ky shembull tregon se Njësia e Menaxhimit të Projektit ishte aktive në fillimin e shembjeve dhe se Policia Ndërtimore po funksiononte si ekzekutori i saj”, thuhet në raport. Për më tepër sqarohet se ky shembull dhe vetë çështja e Jalës tregojnë sesi shembjet në zonën e projektit janë cilësuar si “të nevojshme për të arritur objektivat e Projektit”, çka në fakt bie ndesh me Politikën e Bankës mbi Rivendosjen e Pavullnetshme.
Gabim i rëndë!?
“Analiza dhe faktet e shqyrtuara tregojnë se Politika e Bankës mbi Rivendosjen e Pavullnetshme duhet të ishin zbatuar në kuadër të shembjeve që lidhe me Projektin. Ky përfundim llogarit ndihmën e siguruar nga Projekti ndaj Policisë Ndërtimore në zbatimin e funksioneve të tyre, ku përfshihen fotografi ajrore të financuara nga projekti që identifikojnë shtëpitë e shembura, si dhe komunikimet zyrtare të Njësisë së Koordinimit të Projektit që i bënin thirrje Policisë Ndërtimore të merrej me ndërtimet e pretenduara si të paligjshme”, thekson raporti i hetimit.
Paneli i Inspektimit të bankës Botërore vëren se e gjen të pabazë qëndrimin zyrtar të Menaxhimit, sipas të cilit, “shembjet nuk ishin direkt apo indirekt të lidhura me projektin”. Për më tepër, hetimi ka gjetur një lidhje direkte ndërmjet shembjeve në Jalë dhe Projektit e objektivave të tij. “Rrjedhimisht, Paneli vëren se menaxhimi ka dështuar të pajtohet me kërkesat e OP/BP 4.12 mbi Rivendosjen e Pavullnetshme në lidhje me shembjet që ndodhën në Jalë. Në këtë kuptim, projekti gjithashtu, dështoi të merrte parasysh objektivat e uljes së varfërisë të vendosura në OP 1.00 mbi Uljen e Varfërisë”, nënvizohet në raport.
Gjithashtu, në raport përmendet se gjatë intervistave të zhvilluara në Shqipëri (nuk specifikohet se kush është intervistuar) përgjatë procesit të këtij hetimi, skuadra e Panelit të Inspektimit mori dëshmi mbi interesa të supozuara korrupsioni të përfshira në shkatërrimin e Jalës, me qëllim spastrimin e hapësirave në fjalë, të cilat lakmoheshin për ndërtimin e një resorti turistik. Sipas Panelit të Inspektimit, dëshmitë e të intervistuarve përkojnë me raportimet e asaj kohë në median shqiptare. “Ndërsa Paneli, vetëm njofton, por nuk vlerëson supozimet e korrupsionit, natyra selektive e shembjeve të ndërmarra nga Policia Ndërtimore duket se mbështet dëshirën për të pastruar një zonë të caktuar”, thuhet në raport.
 

Shqiptaret jane te vetmit per 'arbitrazh ligjor'. Keshtu eshte kur perzihesh me aristokracine evropiane (franceze ne ket rast), dhe s'pjerdh mo njeri per greqerit e vegjel e Jalit.

Isha ne Jale vjet.  Dukej sikur kishte rene bomba.  Ekskavatoret, vinci kishte ardhur ne mes te nates dhe i kishin rene shtepise siper.  Nuk i lane njerezit as te merrnin rrobat. 

E ndersa jam pro zhvillimeve te zones bregdetare per industrine e turizmit, ajo qe kishin bere ne Jale, ishte maskarallek.

I harxhoni kot energjine dhe INTELEKTIn smiley Pa Police dhe Leftere nen udheheqjebn e largpamsit shumeshifrorro- tabelor smiley gjithshka duket e gatuar nga nje grup "kriptokomunist" i BB, per te goditur Udheheqsin e ndritur edhe Familjarisht,  pasi nuk ja arritet dot ta rrezonit Individualisht edhe me GERDECE !

Habitem se si dhendri (perfaqesues i BB) i Mavrise/Kryeministrit, ka rene ne kundershtim me ligjin e qeverise per legalizimin e objekteve/shtepave te ndertuara.  Mendoj se Prokuroria e Pergjithshme, si mbrojtse e ligjit (jo paleve), ka pune ketu. Mbasi te mbaroje pune Prokuroria (dhe ndoshta dhe pa mbaruar pune Prokuroria) , ka pune Avokati i Popullit qe duhet te mbroje interesat e atyre gjynafqarve qe i kishin bere kerkesat per legalizim, para se te fillonte projekti.  Pra te dy palet, kane te drejte ta proçedojne ate qe ka shkelur ligjet. BB e kupton situaten e dhjere ne te cilen ndodhet, (e krijuar nga perfaqesuesit e saj shqiptar) prandaj dhe do te laje duart duke ua lene topin atyre qe e krijuan kete situate te paskrupullt ne Jale.

Edhe diktatura e E.Hoxhes, te sistemonte ne nje shtepi tjeter, kur ta prishte shtepine per interesa publike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).