Atentat anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni

Atentat anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni

TIRANË-Është qëlluar mbrëmë me pistoletë rreth orës 23.00, anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Ai gjendet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për kapjen e autorit të atentatit. Deri tani nuk dihet ende nëse ngjarja ka për motiv detyrën që mban z. Nuni. Sipas mjekëve, plumbat kanë prekur gjyqtarin në krah dhe shpinë dhe jo në organet jetësore. Aktualisht 15 persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, por mes tyre mund të ketë dhe persona të dyshuar si autorë të këtij atentati. Një ekip i specializuar hetimor nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Departamenti i Hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po heton për zbardhjen e ngjarjes. Sipas të dhënave të policisë atentati ndodhi në hyrje të pallatit ku banonte gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, rreth orës 23. 20 minuta të mbrëmjes. Siç kanë treguar njerëz që kanë parë skenën, një person i pamaskuar ka pritur në hyrje të pallatit, në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë. Atentatori e ka pritur gjyqtarin Nuni, teksa ka zbritur nga makina për t'iu drejtuar shtëpisë së tij. Plumbat e kanë goditur në në krah dhe në këmbë. Menjëherë Nuni është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Atentati ndaj gjyqtarit, Presidenti Topi: Policia të parandalojë krime të tilla

 

TIRANË-Presidenti i Republikës është shprehur i indinjuar për ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur anëtari i Gjykatës së lartë, Ardian Nuni. Presidenti i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhë sa më shpjet këtë ngjarje, por edhe ka bërë kritika ndaj tyre. "Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ku eksponentë kriminale, tentojnë të godasin ashpër drejtësinë", u shpreh sot Presidenti. Por sipas tij më shqetësues është fakti se strukturat e specializuara të shtetit, si Shërbimi Informativ Policia Kriminale nuk kane arritur ta parandalojnë ngjarjen. Duke tërhequr vëmendjen e strukturave të policisë, ai tha se " këto organe kanë për detyrë të parandalojnë krime të tilla jo vetëm të bëjnë bilance". Ndërsa shtoi se "policia të gjejë autorët dhe prokuroria ti dënojë për veprën e rëndë".

 

Atentati ndaj Nunit, hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Tiranë, kur anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj tij nga persona ende të panjohur. Lajmi është bërë i ditur sot nga prokurori i Krimeve të Rënda, Olsi Çela, i cili konfirmoi hetimin e ngjarjejes nga ky organ. Nga të njëjtat burime mësohet se hetimi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe autorëve të saj është i gjithanshëm.

 

 

Biografia

Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë, ka lindur në Korçë më 01 janar 1969. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Në vitin 1997 ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike" dhe në vitin 2004 titullin "Profesor i Asociuar". Ai ka punuar si gjyqtar dhe si pedagog ndërkohë që para se të shkonte në Gjykatën e Lartë, ka qenë zv/dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe shef i Departamentit të së Drejtës Civile. Ndërkohë vitet e fundit ai ka ushtruar edhe profesionin e avokatit. Me emërimin në Gjykatën e Lartë, z.Nuni ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e mëparshme që mbante.

Alibeaj dhe Spahiu: Atentati, goditje ndaj drejtësisë

TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu janë shprehur se atentati ndaj Nunit është goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas tyre, përgjegjësit do të zbardhen shpejt. Pas një vizite në Spitalin Ushtarak, ku u interesua për gjendjen shëndetësore të Ardian Nunit, ministri Alibeaj tha sot se "akte të tilla na shqetësojnë dhe janë goditje për sistemin e drejtësisë". "Përgjegjësit duhet të dalin sa më shpejt para ligjit", shtoi ai. Ndërsa Kreshnik Spahiu, në një prononcim për mediat u shpreh se dënoj ashpër këtë vepër kriminale dhe bëj thirrje të hiqet dorë nga agresioni ndaj gjyqtarit". "Shpresoj që policia dhe prokuroria të zbardhin sa më shpejt ngjarjen", vijoi më tej. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë, si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj tij nga persona ende të panjohur.

Përmirësohet gjendja e Nunit, del nga Reanimacioni

TIRANË-Sapo ka dalë nga Reanimacioni gjyqtari i plagosur Ardian Nuni. Lajmi jepet nga drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Në një deklaratë për mediat ai tha se "Nuni aktualisht ka dalë nga Reanimacioni dhe ndodhet në repartin e VIP-ave, ku dhe do të qëndrojë përgjatë 24 orëve të ardhshme nën mbikëqyrjen e mjekëve". Mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e tij, pas plumbave që mori mbrëmë nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme, ku 40-vjeçari Ardian Nuni, i njohur për aktivitetin e tij në sistemin e drejtësisë shqiptare, mbeti i plagosur në këmbë dhe krahë. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni është vizituar sot në spital nga krerë të lartë të shtetit si, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, Avokati i Popullit, Ermir Dobjami, anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë shprehur dhe shqetësimin për sigurinë që duhet të kenë persona me aktivitet të lartë shtetëror. Ndërkohë ende nuk ka ndonjë konfirmim nëse Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha do të shkojnë për tu gjetur pranë gjyqtarit në këto momente të vështira për të.

 

Atentati ndaj gjyqtarit, debate të ashpra në Kuvend

TIRANË- Presion ndaj drejtësisë e ka quajtur opozita atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, plagosur mbrëmjen e së dielës nga persona ende të paidentifikuar. Kjo çështje është shndërruar në pjesën kryesore të debatit jashtë rendit të ditës, mes pozitës dhe opozitës në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka akuzuar kreun e qeverisë si 'pushtues' të sistemit të drejtësisë.
"Plumbat ndaj gjyqtarit Nuni janë rritje e presionit politik mbi këtë gjykatë"- tha ai.
Sipas Braçes, është kryeministri Berisha që përmes imponimit synon të vendosë në sistemin e drejtësisë njerëzit e tij politikë.
"Organizatori i parë i sulmit kundër sistemit të drejtësisë është vetë kryeministri Berisha dhe kjo për shkak të frikës ndaj hetimit të aferave të tij të korrupsionit", tha Braçe. Sipas tij, Berisha është njeriu kundër sistemit të drejtësisë.
Ai ka kujtuar një sërë aktesh, që janë miratuar me qëllim të vetëm presionin mbi gjyqtarët. "Ai i përshkruan gjykatësit si banditë e kriminelë. Kur Sali Berisha flet për drejtësinë me fjalor të ashpër, madje duke hedhur hije dyshimi se si gjatë kësaj kohe është qëlluar mbi policë dhe nuk është qëlluar mbi prokurorë e gjykatës, ai nuk ka hallin e qytetarëve, por hallin e tij politik e biologjik"- tha Braçe, duke kujtuar 26 shqiptarët që mbetën të v dekur pas shpërthimit në Gërdec.
"Vrasja e 26 shqiptarëve në Gërdec, trafiku i armëve, vjedhja në rrugën Rrëshen- Kalimash, e vjedhja më pak e vogël në Kalimash-Morin, privatizimi i Albtelekomit, grabitja e tokave në bregdet, grabitja e parave publike në KESH..., të gjitha janë çështje që kërkojnë zgjidhje ligjore"- ka thënë më tej ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka garantuar zbardhje të menjëhershme të ngjarjes. "Për këtë ngjarje po hetohet intensivisht. Janë ndërmarrë të gjitha hapat për zbardhjen e ngjarjes dhe dua të garantoj se kjo ngjarje do të zbardhet plotësisht dhe autori i krimit do të vihet përpara drejtësisë"- tha Nishani.

75 Komente

Plagosja e Nunit, Topi kritikon SHISH e policine

Reagimi i Presidentit Topi per ngjarjen - Nga Top-Channel.tv

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka reaguar per ngjarjen e nje nate me pare, ku anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni, mbeti i plagosur, si pasoje e nje atentati.

"Kjo eshte nje ngjarje shume e rende, ku eksponente kriminale, tentojne te godasin ashper drejtesine. Me shqetesues eshte fakti, qe strukturat e specializuara te shtetit, SHISH dhe policia kriminale nuk kane arritur ta parandalojne ngjarjen", u shpreh kreu i vendit.

Duke terhequr vemendjen e strukturave te shtetit, se ata duhet te ndalojne incidente te tilla dhe jo te bejne bilancin, presidenti Topi kerkoi qe organet kompetente te gjejne autoret e aktit dhe t'i ndeshkojne ata per veprimin ekstrem.

___________________________________________________

Balkanweb per ngjarjen:

Atentati, Gjykata e Lartë: Po kërcënohet shteti i së drejtës

    

Ora 12: 52 Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë reagon duke e dënuar ashpër sulmin agresiv me armë zjarri ndaj njërit prej gjyqtarëve të saj, Ardian Nuni. “Sulmi daj gjyqtarit Nuni, përbën një atentat të rënde jo vetëm kundër Gjykatës së Lartë, por edhe kundër pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë një shqetësim të madh jo vetëm për gjyqtarët por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, e interesuar aq shumë për funksionimin normal të shtetit të së drejtës”- thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga Gjykata e Lartë.
"Duke marre shkas nga kjo ngjarje shume e rende, kerkojme zbatimin me korrektesi dhe pergjegjshmeri te dispozitave ligjore per mbrojtjen dhe garantimin e jetes, shendetit dhe integritetit te gjyqtareve. Prekja e nje gjyqtari perben ne vetvete nje kercenim serioz per shoqerine, rendin, demokracine dhe shtetin e se drejtes. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kene te qarte se gjykatat jane institucione ne sherbim te qytetareve e te shoqerise. Gjykatat, si institucionet qe japin drejtesi dhe mbrojne te drejtat e paleve ne gjykim nepermjet zbatimit te ligjit, duhet t'u garantohen masa te plota sigurie. Askush nuk duhet te guxoje, te kercenoje jeten apo te denigroje autoritetin dhe integritetin e cdo gjyqtari te Republikes"- vazhdon më tej deklarata.  
Gjyqtarët konstatojnë se sulmi është në vijimësi të fushatës politike dhe mediatike si dhe sulmet ndaj gjyqesorit ne teresi, pervec presionit, të cilat ndikojnë negativisht në deformimin e perceptimit te publikut mbi dhenien e drejtesise dhe gjykatave, dhe njekohesisht nuk i sherbejne ne asnje rast ruajtjes se figures dhe autoritetit te gjyqtarit dhe gjyqesorit.
Më pas gjyqtarët kërkojnë fuqishëm nga organet kompetentet të merren masa të menjëhershme ligjore, institucional, jo vetëm për zbardhjen e ngjarjes dhe venies para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore në funksion të sigurisë së gjyqtareve dhe te gjykatave, për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. 
"Ngjarje te tilla kerkojne reflektim te thelle nga te gjithe. Nga ana tjeter, garantojme opinionin publik se Gjykata e Larte dhe gjyqtaret ne teresi, do te vazhdojne dhe njekohesisht te thellojne angazhimin e tyre ne te ardhmen, per ushtrimin me korrektesi te misionit te tyre ne dhenien e drejtesise se barabarte dhe per te gjithe, duke zbatuar vetem Kushtetuten dhe ligjin"- mbyllin deklaraten gjyqtaret e Gjykates se Larte. 

KSHH: Sulmi presion ndaj gjykatave në tërësi
Ora 12:00
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dënoi sot aktin e rëndë kriminal ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, duke e cilësuar ngjarjen si presion që i bëhet jo vetëm individëve të veçantë, por edhe Gjykatave në tërësi.
"Kjo ngjarje është një sinjal që tregon nevojën për të marrë në mbrojtje efektive, sidomos gjyqtarët që ndihen të kërcënuar, për të rritur sigurinë në gjykatat që japin drejtësi dhe në organet e tjera të specializuara në luftën kundër kriminalitetit. Rritja e sigurisë së tyre i shërben rritjes së pavarësisë, forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të shtetasve", thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga KSHH.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi përmes kësaj deklarate nga organet kopetente zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të saj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda heton atentatin
Ora 11:50
- Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në hetim atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Ardian Nuni iu nënshtrua sot në mëngjes një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mjekët konfirmuan për median se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur organet jetike të gjyqtarit. Ne vendgjarje jane sekuestruar 4 gëzhoja pistolete.
Ende nuk dihen autoret dhe motivet e këtij atentati.   

Topalli, Alibeaj dënojnë atentatin:  Pergjegjesit para ligjit
Ora 10:06
Kryetarja e Parlamentit Josefina Topalli dhe ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj, dhe ajo e Shëndetësisë Anila Godo vizituan sot paradite gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, i cili ndodhet i shtruar në Spital Ushtarak.
“Një ngjarje të rëndë” e cilësoi kryeparlamentarja Topalli atentatin që iu bë mbrëmë gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Një person ende i paidentifikuar qëlloi me pistoletë në drejtim të gjyqtarit sapo ai kishte dalë nga makina pranë hyrjes së pallatit ku banonte në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Ministri i Drejtësisë e cilësoi një ngjarje të shëmtuar dhe që “godet sistemin e drejtësisë”.
“Akte të tilla na shqetësojnë dhe janë goditje për sistemin e drejtësisë. Përgjegjësit duhet të dalin sa më shpejt para ligjit”- tha ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj. Gjyqtari Ardian Nuni është vizituar në Spital Ushtarak edhe nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo. 

Policia siguron përshkrimin e autorit të atentatit
Ora 08:45-
15 persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, por mes tyre mund të ketë dhe persona të dyshuar si autorë të këtij atentati. Një ekip i specializuar hetimor nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Departamenti i Hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po heton për zbardhjen e ngjarjes. Policia thotë se atentati ndodhi në hyrje të pallatit ku banonte gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, rreth orës 23. 20 minuta të mbrëmjes së të dielës. Sipas dëshmitarëve, një person i pamaskuar ka pritur në hyrje të pallatit që gjyqtari të zbriste nga makina dhe më pas ka qëllur 2 herë me pistoletë. Mjekët e spitalit Ushtarak thonë se plumbat kanë prekur gjyqtarin në krah dhe shpinë, por nuk kanë prekur organet jetësore.
Gazetari i tv NEWS24 thotë se falë përshkrimeve të dëshmitarëve që kanë parë skenën e atentatit, policia ka arritur të sigurojë një përshkrim të autorit të ngjarjes. Mendohet se në momentin e atentatit autori mund të ketë qenë vetëm, por më pas është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia: Gjyqtari u qëllua me dy plumba
Ora 07:35- Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë e Tiranës sqarojnë  detajet e sulmit ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.30 minuta të natës së të dielës, në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë ku dhe banonte. Nuni kishte qenë duke zbritur nga makina kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.  Dy plumba kanë prekur gjyqtarin Ardian Nuni,
një në krah dhe një në këmbë. Menjëherë Nuni është dërguar në spital Ushtarak ku mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Një grup specialist të hetimit kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat si dhe janë marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë

Atentati ndaj gjyqtarit reagon KLD, Kreshnik Spahiu
Ora 07:30- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë reagoi sot në mëngjes për atentanin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Duke e cilësuar Ardian Nuni, si simbol të drejtësisë, Spahiu tha për NEWS24 se “atentati është goditje për drejtësinë”. Më pas Spahiu deklaroi se “Mafia po sulmon ashpër gjyqësorin” dhe ka bërë thirrje “Të hiqet dorë nga agresioni ndaj gjyqtarit”

Atentat gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni
Ora 07:09 Ardian Nuni, Gjyqtar i Gjykatës së Lartë është qëlluar me armë zjarri në lagjen “ Komuna e Parisit” në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës së të dielës . Menjëherë gjyqtari Ardian Nuni është dërguar në Spital Ushtarak. Mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.
Biografia
Ardian Nuni,anëtar i Gjykatës së Lartë, ka lindur në Korçë më 01 janar 1969. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Në vitin 1997 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2004 titullin “Profesor i Asociuar” . Z. Nuni është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Korçë në vitin 1991, ndërsa në vitet 1992-1993 ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe pastaj zëvendëskryetar i Gjykatës së Rrethit Tiranë. Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka qenë pedagog i brendshëm në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka ushtruar funksionin e zëvendësdekanit të fakultetit (1993-1996 dhe 2003-2007) dhe funksionin e përgjegjësit të Departamentit të së Drejtës Civile (2002-2007). Z. Nuni ka kryer disa kualifikime pasuniversitare jashtë shtetit në fushën e së drejtës, ka qenë anëtar i senatit të Universitetit të Tiranës dhe i një vargu organizatash të tjera profesionale. Ai është autor dhe bashkautor i disa librave dhe monografive në fushën e të drejtës civile dhe ka dhënë mësim në programe universitare dhe pasuniversitare. Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe nga viti 1998 e në vazhdim është pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës. Me vendimin nr. 48, datë 13.07.2006 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, funksion nga i cili u largua me dorëheqje për shkak të emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Me dekretin nr. 5252, datë 04.04.2007 të Presidentit të Republikës është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.
(s.g/BalkanWeb)

Reagime, Sulmi kunder Ardian Nunit
Zeri i Amerikes

http://www.youtube.com/watch?v=rzxgrmr_7cs

___________________________

Albania's Supreme Court judge survives shooting

A lone assailant shot one of Albania's Supreme Court judges four times as he was leaving his car at the weekend, but the official survived the attack and his injuries were not life threatening, police said on Monday.

Ardian Nuni, 40, was shot in the shoulder and leg on Sunday, Tirana police said. The former law professor and lawyer had joined the Balkan state's highest court in May 2007.

"Mr. Nuni's condition poses no threat to his life now," police said in a statement.

Fifteen people were being held for questioning and a team of special investigators was trying to identify the attacker and find a motive for the shooting, police said.

The Supreme Court said the shooting was an attack against the entire judiciary and asked police to find the culprit as soon as possible. It said the incident followed a series of attacks on judges and court staff in the last year.
"Political and media campaigns, attacks on the judiciary and pressure have negatively affected and distorted the perception by the public on the delivery of justice and impaired the authority of judges and the judiciary," the Supreme Court said in a statement.

Corruption watchdog Transparency International Albania called for an "exemplary punishment" of those responsible and asked Albanian politicians to resume reforming the judiciary, not just to denounce corruption when delivering justice.

World Bulletin /Reuters

Atentati ndaj gjyqtarit, debate të ashpra në Kuvend

Shekulli Online

TIRANË- Presion ndaj drejtësisë e ka quajtur opozita atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, plagosur mbrëmjen e së dielës nga persona ende të paidentifikuar. Kjo çështje është shndërruar në pjesën kryesore të debatit jashtë rendit të ditës, mes pozitës dhe opozitës në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka akuzuar kreun e qeverisë si 'pushtues' të sistemit të drejtësisë.
"Plumbat ndaj gjyqtarit Nuni janë rritje e presionit politik mbi këtë gjykatë"- tha ai.
Sipas Braçes, është kryeministri Berisha që përmes imponimit synon të vendosë në sistemin e drejtësisë njerëzit e tij politikë.
"Organizatori i parë i sulmit kundër sistemit të drejtësisë është vetë kryeministri Berisha dhe kjo për shkak të frikës ndaj hetimit të aferave të tij të korrupsionit", tha Braçe. Sipas tij, Berisha është njeriu kundër sistemit të drejtësisë.
Ai ka kujtuar një sërë aktesh, që janë miratuar me qëllim të vetëm presionin mbi gjyqtarët. "Ai i përshkruan gjykatësit si banditë e kriminelë. Kur Sali Berisha flet për drejtësinë me fjalor të ashpër, madje duke hedhur hije dyshimi se si gjatë kësaj kohe është qëlluar mbi policë dhe nuk është qëlluar mbi prokurorë e gjykatës, ai nuk ka hallin e qytetarëve, por hallin e tij politik e biologjik"- tha Braçe, duke kujtuar 26 shqiptarët që mbetën të v dekur pas shpërthimit në Gërdec.
"Vrasja e 26 shqiptarëve në Gërdec, trafiku i armëve, vjedhja në rrugën Rrëshen- Kalimash, e vjedhja më pak e vogël në Kalimash-Morin, privatizimi i Albtelekomit, grabitja e tokave në bregdet, grabitja e parave publike në KESH..., të gjitha janë çështje që kërkojnë zgjidhje ligjore"- ka thënë më tej ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka garantuar zbardhje të menjëhershme të ngjarjes. "Për këtë ngjarje po hetohet intensivisht. Janë ndërmarrë të gjitha hapat për zbardhjen e ngjarjes dhe dua të garantoj se kjo ngjarje do të zbardhet plotësisht dhe autori i krimit do të vihet përpara drejtësisë"- tha Nishani.

Atentati, dëshmia e gjyqtarit Nuni: Atentatorin s'e njoha

Balkanweb

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni përshkruan para prokurorëve personin i cili e qëlloi me pistoletë në mbrëmjen e së dielës. Prokuroria nuk përjashton pistën e një krimi të ndodhur për shkak të detyrës si gjyqtar, por heton edhe pistën e një atentati të kryer për shkak të angazhimeve të Nunit në katedrën e Universitetit Juridik, si pedagog.

TIRANE- "Nuk e njoh. E kam parë kur parkova makinën për të shkuar në shtëpi. Më tërhoqi vëmendjen se kishte diçka të mbështjellë me gazetë në dorë dhe po afrohej drejt meje", - kështu është shprehur në momentin e parë për hetuesit e policisë dhe Prokurorisë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni.

I shtruar në Spital Ushtarak, Nuni u qëllua me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, para banesës së tij në rrugën "Komuna e Parisit", pranë parkut të delegacioneve në Tiranë.

I pyetur nga hetuesit se cilat ishin çështjet që kishte gjykuar dhe se mund të ishin shkak për ndonjë hakmarrje ndaj tij, sipas burimeve- të cilat i është referuar "Gazeta Shqiptare", Nuni ishte shprehur se ishte prej pak kohësh në Gjykatën e Lartë dhe nuk kishte pasur ndonjë dosje problematike. Për të profesioni i pedagogut në Fakultetin Juridik mund të kishte shkaktuar pakënaqësi tek studentët, por sërish Nuni dukej në mëdyshje, pasi asnjëherë nuk kishte pasur përplasje me studentët e tij.

Gjyqtari ka berë përshkrimin e autorit, një person me trup mesatar 170-175 centimetra të gjatë dhe me një moshë tek të 30-at. "Nuk ka pasur maskë, veç një kapeleje me strehën e ulur poshtë. Nuk më ka folur asnjë fjalë, por ka nxjerrë pistoletën nga gazeta dhe më ka qëlluar menjëherë",- citon "Gazeta Shqiptare" duke shtuar se se veprimet dhe reagimi i gjyqtarit në atë moment kanë qenë thjesht instiktive, ndonëse nuk ka pasur as kohë dhe as mundësi t'i shmangej plumbave. Sipas Nunit, autori duhej ta kishte ndjekur, pasi ishte në dijeni të të gjitha lëvizjeve të tij duke e kapur në befasi.

Nuni iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit në shpatull. Pas operacionit mjekët thanë se gjendja e gjyqtarit Nuni ishte plotësisht jashtë rrezikut për jetën, duke shtuar se Nuni mund të dilte sot nga spitali. Një grup i specializuar hetimor me prokurorë të krimeve të rënda dhe oficerë të antiterrorit dhe hetimit të krimit në policinë e Tiranës po merren me cështjen.

Në vendngjarje policia sekuestroi 4 gëzhoja pistolete model 7.62 milimetra, ndërsa u bë e mundur gjetja e armës së krimit. Policia nuk e ka përjashtuar pistën e një krimi të ndodhur për shkak të detyrës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, por mësohet se investiguesit janë duke hetuar kryesisht në pistën e një atentati të kryer për shkak të angazhimeve të Nunit në katedrën e Universitetit Juridik, si pedagog.

Burimet pranë grupit të hetimit, të cilat citohen nga "Gazeta Shqiptare" nuk kanë përjashtuar edhe konflikte personale të gjyqtarit Nuni, si motiv për ngjarjen. Ndonëse ky i fundit ka mohuar të ketë pasur konflikte personale apo dhe për shkak të funksioneve në Universitetin e Tiranës dhe Gjykatën e Lartë, për të cilat të ketë dijeni. 15 personat të cilët u shoqëruan në cilësinë e atyre që mund të kenë dijeni për ngjarjen e plagosjes së gjyqtarit Ardian Nuni, apo edhe të dyshuar për autorësinë e saj u liruan në mbrëmje.

Deri tani nuk dihet ende nëse ngjarja ka për motiv detyrën që mban z. Nuni. Sipas mjekëve, plumbat kanë prekur gjyqtarin në krah dhe shpinë dhe jo në organet jetësore.

?????!!!!  

Po pse ca motivi tjeter do kishte ? Apo nga detyrat me se shumti akademike qe ka mbajtur ai djale , per te cilin pergjithsisht koleget dhe studentet, perfshi dhe veten time kane nje opinion goxha pozitiv.

Ngjarje rrenqethese.  E tmerrshme. Mua me vjen shume keq per ne te gjithe.

Kurse Nunit i uroj sherim te shpejte dhe ta ruaje zoti, se me sa duket tjeterkush nuk e ruan dot.

 

Uroj qe te sherohet sa me shpejt.

 

 

Shpresoj qe shoku te mos jete pasurar 800 mij euro per 2 vjet pune ne shtet , si ai prokurori i Durresit.

 

Ja dhe deklarimi i copes se mishit :

...Kryetarja e Kuvendit dënoi agresionin ndaj gjyqtarit Nuni por, vijoi ajo, është e rëndësishme që tashmë ai është jashtë çdo  rreziku për jetën. Kryetarja e Kuvendit tha se policia ka ndaluar tashmë disa persona dhe kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme të hetojë deri në fund...
 -----Mare nga faqja web e saj, po mbese me vone do e ndryshojne dhe une nuk mbaj pergjegjesi nese do jete ndryshuar. smileyPor vete policia thote : “...Nga veprimet e para hetimore rezulton se në vendngjarje u sekuestruan me cilësinë e provës 4 gëzhoja pistolete të kalibrit 7.62mm, të cilat i kanë kaluar për ekspertim Laboratorit të Policisë Shkencore.
Ndërkaq, janë shoqëruar e pyetur si dëshmitarë për rrethanat e ngjarjes e në lidhje me ngjarjen një numër i konsiderueshëm personash, të cilët janë konstatuar në vendin e ngjarjes...”------------------Ky eshte produkti qe marrim  kur politika ngre apo nderton perceptimin popullor qe gjykatesit jane "kriminele ".

O Koth aq mire ta ka bo Xhibi sa nuk e ke idene. Jo sot po na 2 vjet rresht merito qe te te adresohemi vetem me ate emer.

Po si nuk ju vje turp qe doni te boni politike me çdo tragjedi qe ndodh? Po nuk e keni fare idene e fjales njerzillik?

Mo e bukra o se boni vetem autogola se jeni aq medioker sa nuk e kuptoni qe ky i shkreti qe e plagosen, eshte njeriu me me integritet ne Gjykaten e Larte. Dhe ne daç me dite ti mer klloun fushate elektorale, ky ishte kandidati i preferume i partise ne pushtet per kryetar i kesaj gjykate.

Lisander,

ja provoje dhe nje here : ...Kryetarja e Kuvendit tha se policia ka ndaluar tashmë disa persona...

Policia thote : Ndërkaq, janë shoqëruar e pyetur si dëshmitarë për rrethanat e ngjarjes e në lidhje me ngjarjen një numër i konsiderueshëm personash, të cilët janë konstatuar në vendin e ngjarjes...”

Kjo sa per te bere diferencen midis ndaluar dhe shoqeruar.

---------------------

Ajo qe nuk ke asnje mundesi reale per ta kuptuar eshte qe nuk ka lidhje fare me emrin ( hajde baba te te tregoj arat ) , por me nje fakt tjeter qe ne ketej jetojme ne nje vend ku edhe jeta e Anetarit te Gjykates se Larte eshte e pasigurte.

Ti verja emrin si te duash, pra, politike apo jo , une kete kisha per te thene. Po ne fakt besoja qe nuk kishe arsyetimin e Xhibit , deri tani e kam fjalen, pa per me vone gje qe rregullohet.

Paska shpëtuar mirë. Atentatori ose nuk ka qenë profesionist ose e ka patur si paralajmërim. Shpresojmë të mos jetë tregues i së ardhmes.

Po si nuk ju vje turp qe doni te boni politike me çdo tragjedi qe ndodh?

??????????????

http://eppsnet.com/images/omg-wtf.jpg

Car te çudit Tushe se nuk po e mor vesh?

C'lidhje ka Jozi me plagosjen e Nunit?

Ti the Politiken, nuk the Jozin. Dhe e the mire.

Me thuaj ti mua, pse te mos ta lidhim me politiken dhe shtetin nje KRIM te tille.

Me thuaj ti mua me cfare ta lidh. Seriozisht !!!!!

 

Tushe ndoshta u shpreha gabim, po ajo qe nenkuptoja me fjalen "politike" eshte fakti se njerzit kerkojne ta kthejne ne fushate çdo tragjedi. Une nuk e di se pse u be ai atentat i shemtuar dhe kush qene ata ..... qe e bene. Po te dalesh e te thuash se kjo ndodhi se qeveria akuzon se ka korrupsion ne gjykata ky eshte turp.

Pastaj mua me rezulton qe korrupsionin ne gjykata e vujne qytetaret dhe jo qeveria. Prandaj ti nuk te behesh avokat i djallit e te ankohesh pse qeveria thote qe ka korrupsion. Per korrupsionin ne te gjitha fushat e tjera (mjeksine, policine, administraten, etj) akuzojme qeverine. Kurse per drejtesine akuzojme prape qeverine po ksaj rradhe pse e denoncon kete korrupsion. Ky per mua eshte patetizem.

Koth qe mos te lodhem duke u pergjigj dy here e kuptove ku e dhive? Ta kom thone edhe here tjeter qe faqet e facebook-ut te qeverise jone objekt humori. me to nuk merrem e nuk ma ndjen fare. Kurse politizimi i problemit kur robi lufto me vdekjen dhe kur askush nuk di gjo per pse-te e ngjarjes jane patetizma.

Po sigurisht qe eshte tragjedi. E thashe qe ne komentin e pare : Me vjen shume keq per te gjithe ne !!!!

Nqs vrasin nje gjykates te larte ke dera e shpise sot  ne mengjes, neser mund ti vrasin kedo brenda shpise se vet.  Kjo eshte per te vene kujen more, car thua ti.

A duhet ta kthej ne fushate ?  Po ca fushate mo ?? Po kjo eshte klima e krijuar. Klime qe te vrasin mu ke dera shpise pam pam pam. Fushate po bejne ata jo ne.

Cdo vrasje e cdo njeriu qe duhej te ishte shume i mbrojtur eshte tragjedi dhe, PO, ka prapaskena politike. Klima e krijuar lejon gjera te tilla. Ca lesh drejtesie duhet te shpresoj une kur ndodh nje gje e tille. C'guxim do kene robt per te denoncuar, apo qofte dhe kerkuar drejtesi.

Cili gjykates i ndershem do guxoje ta beje sic duhet punen e vet dhe mos te marri raport mjekesor kur ka ceshtje te rendesishme ??

Une akuzoj politiken (e kisha qeveria, por e korigjova sipas shkruesit me poshte) dhe per goditjet me thike te mjekeve, e jo me per kete ngjarje.

Kjo nuk eshte vetem fatkeqsi personale e Nunit. Kjo eshte fatkeqesi per te gjithe.

 

Te gjitha keto une nuk i ve ne dyshim o Tushe. Edhe per ate qe qeveria eshte pergjegjese nqs sulmohet fizikisht nje mjek apo kushdo qytetar, jam dakort se taksat i pagujme jo per te boparty neper fushata po qe te ndihemi te sigurte.

Ajo qe une nuk pranoj eshte qe te thuhet qe Nuni u sulmu se do Berisha me shpetu te birin (kete shkru Mrroklla mo poshte) apo se ka dale Berisha apo Jozi apo dreqi me t'birin me thone se ka shume korrupsion ne gjykate. Se Nuni ka bashkepunu me KOP-in me sa di une, pra me rregull treshi i bi te jete me pak anti-Berishe se ata ish komunistet e Gjykates se Larte.

Une nuk du as te menoj se atentati u bo se ai ka zone venin e Germenjit ne GJ.L. se edhe kjo do ishte shume e ronde.

Po dreqi ta haje nuk mund te bohemi hetuse kaq te zotet as ti as une, as Koth as Mrroklla. Prisni sa te dalin rezultatet e hetimit dhe pastaj flisni nese ato ju duken te dyshimta.

Perveç atyne qe thashe me lart, kjo hudh edhe dyshime mbi figuren e Nunit qe ti vete thoje qe e vlersoje. Une vete nuk e njof po nga te gjithe robt e kom nigju per te zotin profesionalisht dhe te paperzime ne pislliqe apo afera problematike.

Edhe per ate qe qeveria eshte pergjegjese nqs sulmohet fizikisht nje mjek apo kushdo qytetar, jam dakort se taksat i pagujme jo per te boparty neper fushata po qe te ndihemi te sigurte.

Jo or jo, ndal i cike. Nuk po flas per sigurine publike qe duhet ta garantoje policia per te gjithe a ku di une.  Rastin e mjekut nuk ta solla per ilustrim kot njelloj sikur isha duke thene nje profesion tjeter. Mua me duket krejt analog, vetem se ky i sotmi eshte 10 here me i rende. E kam thene ne komente te tjera, krijimi i psikozes : "Mjeku te vret "  solli plot ngjarje te peshtira.  Nejse, pa u zgjat ketu se nuk ka kuptim. Ti ke nje shpjegim me te mire per rastin ????  Ca me permend kot KOP-in pash zotin. Ti e di mire qe lufta brenda llojit eshte me e keqja.  Dhe duket ashiqare qe lufta me e madhe po behet brenda llojit sot, ne te dy krahet e politikes shqiptare.

Ne kemi precedente te keqinj Lisander, tek ne i eshte bere antentat vdekjeprures nje deputeti (A.H), eshte vrare nje ish kryetar i gjykates se larte (K.K), eshte vrare nje drejtorne detyre  i burgjeve etj  etj etj. Menduam se koherat e plumbave tek dera e shpise mbaroi mer djale. Por me vjen keq ta them, sundimtaret e sotem po na kthejne prape aty... eshte frikshme.....

 

LS.

Nejse,  se kjo do jete dhe hera e fundit qe do replikoj me ty ne peshk , por une desha me dit ku une shkrujta qeveria ?

Une kam shkruar : Ky eshte produkti qe marrim  kur politika ngre apo nderton perceptimin popullor qe gjykatesit jane "kriminele ".

Politika eshte domosdoshmerisht vetem qeveria ?

Te uroj mbaresi ne jete !

Koth! Ai nenkuptimi Juaj qe ky krim eshte pasoje e ambientit psikologjik qe pergatit Shteti ndaj Gjyqesorit si "kriminele" qe se meritojne as te bejne hije mbi dhe .....eshte nga me te saktit per te shpjeguar kete ndodhi . Ne te vertete nderhyrja e Politikes (e kujtedo Krahu) ka sjelle peshtjellim ne mentalitetin e njerezve duke i vleresuar ata si KREU i KORRUPSHEN. A ka te vertete kjo ? Kushdo qe i eshte nenshtruar proceseve gjyqsore pak ashume e ka ndjere ne kurriz . Por sidoqofte ne proces ka "Dy Pale" ku jnjera humbet dhe tjetra Fiton .Kjo eshte baza e vendimeve....ku njera pale do ankohet. Dhe ketu nderhyn i Famshmi Shtet Karagjoz nepermjet atij qe si pushon goja nje minute kunder gjithshkaje duke i nxitur te "humburit"kur s'jane te PD "O burra mbi ta!". Dhe pas tij ke krakavitsen e korbave (qe ndez qirij per se gjalli ) me eeeee....... dhe...... aaaaaaa, qe as ka dite ndonjehere kujt i thone Shtet dhe as ka per ta mesuar ndonjehere se kujr i thone Shoqeri e Organizuar.

Ke zevendesoi ky gjykates, Germenjin???????????

Uuummmmmmmmmm.

Never a dull day in Albania! smiley

Ky robi u njallte e bafte si molla, shyqyr jarabi qe ka shpetu, por une tutem se ky eshte vetem fillimi!

Keta gangsteret jane zhytur ne te pegera deri ne gryke dhe nuk do e lene kete pune me ca vota!

Ke femijet e vet, asnjeri nuk fal! smiley

Aq me pak ky qe nuk te fal as kur nuk i ke leshu vendin ne Zis kur zbriti per here te pare ne Ultesiren Perendimore! smiley

Sa per ju naivet, a "per nji men" nuk e kuptoni lidhjen midis klimes qe krijon retorika e ndezur kundra drejtesise dhe akteve konkrete te nje njeriu "te revoltuar"?

Nga c'kam lexuar ketu nga ca nga ju qe i kushtoni kohe dhe energji analizave "three times removed" nga realiteti, te me ndjeni, por thjeshte nuk ju besoj!

Jeni tifoze, e pranoni apo jo! Jeni edhe juve fanatike!  Ndryshimi midis jush dhe atyre qe dine vetem llafin "komunist" dhe "Edi Rama lakuriq" eshte... exactly that! Ju dini me shume llafe, keni "vokabular" me te pasur!

Ment njesoj i keni!

Gjynah!

 

P.S.

Kothe, m'ke fun n'menime ti muve!

M'thojshe para ca ditesh qe i' sen i ronde do boje vaki, me rezultat qyrret e varme!?!

Ka e dijshe ti kyt pune?

 

Mroklle ,

kur te qohesh se ben vaki dhe nuk jam ketu. Lexoje m`origjinal sepse shpejti do kemi nje tjeter leter higjenike ne perdorim. smiley

The World Bank only agreed to the financing after its board of directors in Washington was first assured that the Albanian government, headed by socialist Prime Minister Sali Berisha, smiley  had reached an agreement on a "moratorium" on demolitions of the houses of the Jale residents.

Monday, February 09, 2009

World Bank sources tell FOX News that the panel's report, submitted to the 24-member board in late November, is one of the most damning independent assessments of the anti-poverty agency's behavior in the bank's 60-year history.

The scandal, laid out in documents also leaked to FOX News, paints a sharply-detailed picture of how the bank has responded to its own discovery of misconduct and potential corruption.

 ... smiley

Qyrra te pastra. Ajo "gjiseni" a per tjeter kohe. Kur te flasim per nivelin e kriminaitetit ne Shqiperi.

Perceptimi popullor qe Nano ishte vresesi i Azemin nga na erdhi zoti Saraci? Te kujtohet Shtatori i 98-tes? A nuk ishte politika ose me mire me thene politikani famekeq Sul Ram Berisha qe klithi menjhere mbas vrasjes se Azemit se ate e ka vrare Fato Nano? Po keshtu nuk eshte prap ky qe ka disa muaj rjesht qe hedh balte me batuta dhe thirje mitingjesh per kriminelet e prokurorise dhe te gjyqsorit? Prandaj Koth thote vetem ate qe ne shohim perdite.

Po mire mer Berber, nqs doni me qene me i nivel me Nanon e Salen apo ata qe dogjen Shqiperine ne 97 ose ata qe dogjen institucionet ne 98-n, shkon i e folni me ta po jo me mu.

Pastaj po ta perseris qe Nuni nuk o sulmu ndonjehere nga PD-ja apo Sala, prandaj mos beni lidhje pa pike lidhjeje.

Disa fjale per Nunin. Ky eshte nder te paktet juriste ne Shqiperi qe ka nje imazh te mire terrenin akademik dhe ate te profesioneve te tjera juridike. 

Kur thua qe politika ka faj ne kete mes sepse ka perhapur fjale se gjykatesit jane hajdute pra kriminele i bie qe edhe njerezit e thjeshte te kene faj pse i konsiderojne gjykatesit si hajdute. Ketu ka dy probleme. I pari eshte se duket sikur do te zhveshesh nga çdo lloj pergjegjesie autorin. I dyti eshte se duket sikur do te zhveshesh nga çdo lloj pergjegjesie gjykatesit te marre ne teresi kur flasim ne marredheniet e me profesionin e tyre. 

Puna e politikes eshte si puna e asaj lavires dhe i vjen sipas anes popullit. Mqs populli konsideron se gjykatesit jane hajdute, hajde ti shajme edhe ne mbase na rritet pak koefiçienti i besimit ne popull qe e kemi pertoke. Por ky pergjithesim akuzash ndaj gjyqesorit nuk rregullon asnje gje. Duke qene se gjyqesori ne njefare menyre veterregullohet, reagimi i strukturave te tij i bie te jete nje mbrojtje ne bllok ndaj akuzave qe i behen dhe jo nje vetepastrim qe do te ishte i mundur nqs politika do te sulmonte praktikat e caktuara te korrupsionit ne gjyqesor pa e cilesuar gjyqesorin te korruptuar ne teresi (me nje fjale edhe kerbaçin edhe kulaçin). 

Ej mos eshte me thjeshte mor peshq ky tipi do ket prish nga nji pazar dhe ja mbaroi loja .

Pastaj keq me vjen por po te ishte sulm politik tani ky gjykatesi do kishte dal per gjah dhe qeni do i dilte para makines dhe ai guri vogel do bonte qe makina tu rrezonte dhe makina e rrezume do bonte disa rrotullime dhe nje nga rrotullimet do i binte persiper dhe vazhdojne Dhe-te ..... sezon ofertash eshte 

ore atit burrit te shkume po ishalla nuk sherohet shpejt po te jete sulm politik se pastaj (vine acidet dhe nuk i lan dot me dhembet) .puç puç

Solidaritet gjykatesit.

Aktet e dhunes jane te papranueshme, vetgjygjesia jane te papranueshme.  

Shpresoj ta kapin shpejt ate qe ka qelluar gjykatesin dhe ta bejne shembull me nje denim ekstrem (mundesisht ti japin dhe nje dru te mire vence para se ta qisin ne gjyq, alla shqiptarce), qe te maten mire te tjeret kur ti shkoje neper mend te vrasin apo kercenojne njerzit e ligjit!

Të lumtë goja Xhibi.

ky eshte nje akt i shemtuar qe duhet denuar dhe shpresoj qe policia kesaj rradhe mos te thote "na iken ne drejtim te paditur". por kam besim se do gjenden, sepse kur do shteti te nxjerr nga dheu. sa per akuza politike, fushate etj, mendoj se eshte shume shpejt. te presim hetimin njehere. besoj se sduhet bere gabimi i rastit trebicka, sepse pastaj te kthehet si bumerang ai perfitimi politik. mgjthate me ne gjithcka lejohet. mjafton te kujtoj se ka akoma njerez ktu qe mendojne se trebicka u vra, apo dhe ca qe thoshin se dhe D.hoxha u vra. shume shpejt i besojme historite e komploteve ne.prandaj per mendimin tim le te presim dhe nderkohe te bejme si te gjithe, te solidarizohemi!

Dikush me larte (Dori) ka permendur se ndoshta ka qene paralajmerim... ose dicka e tille. Edhe mua me duket se dicka nuk shkon ktu. Shyqyr Zotit Nuni nuk ka vdekur, por sikur ca gjera nuk shkojne, nqs do te ishte vrasja qellimi. Ne radhe te pare, 7.62mm nuk eshte arma me e mire (weapon of choice), per te ekzekutuar dike... por eshte 'Weapon of Choice', nqs do te plagosesh dike pa e vrare. E dyta, nqs do ekzekutosh dike nuk do i gjuash ne kembe e ne krahe, por ne trup e ne koke. E treta, nqs do ekzekutosh dike do e zbrazesh krehrin, e sdo shtiesh vetem 4 here, dy here ne ajer, nje here ne krahe e nje here ne kembe. Kshtu qe ky personi ose ka qene shume diletant edhe ska pritur sa duhet, por ka qelluar nga larg e pastaj e ka zene paniku e ja ka futur vrapit... ose Nuni eshte treguar shume i shkathet edhe ka kaluar nja 5-6 gardhe ne 30 sekonda. Ose, ky ka qene thjesht per te friksuar... dmth paralajmerim, qe dmth se do te ishte aksident, e fatkeqesi e dyfishte po te kishte vdekur.

O 23-sho i the te gjitha, por ne fakt nuk na the asnjegjo! smiley

thjesht reflektimet e mia mbi ngjarjen Berbero, shpresoj te kem mbajtur ne linje me postimet e tjera... nuk e di se cfare tjeter mund te thuhet....

Shifuni nje here m'pasqyre se ku i dihet tu fol si "kjo" bastaaardeeee keni fillu me i ngja edhe nga pamja. Ore s'thote kot poplli "e keqja s'ka fun"

 

Brace: Berisha po tremb gjykatesit

Partia Socialiste e konsideron atentatin ndaj gjyqtarit, Nuni, si rritje te presionit politik mbi drejtesine.

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace, akuzoi kryeministrin Sali Berisha se kerkon te trembe gjykates dhe prokurore, ndersa pushteti politik vetem po dobeson pushtetin e drejtesise.

“Kur Berisha flet per drejtesi eshte duke mbuluar apo hedhur hije mbi abuzimet qe ai ka bere. Berisha nuk ka hallin e gjyqtareve, po hallin e tij politik dhe biologjik”, u shpreh Brace.

C'fare do ti te dale ne sheshe te bej thirrje "per rrembim armesh" dhe te gjuaj me kallash dhe molotov ministrite????

Bracja kaq thote : "Kur Berisha flet per drejtesi eshte duke mbuluar apo hedhur hije mbi abuzimet qe ai ka bere. Berisha nuk ka hallin e gjyqtareve, po hallin e tij politik dhe biologjik"... Pastaj aludimet se c'fare e quan PS-a atentatin dhe te tjerat jane te gazetarit jo te Braces!!!!

 

 

 

Jo dua te var per llape dhe t'i le te qelben te gjithe ata qe bene 97-n. Ke plot ne Parlament dhe jane deputetet tuaj!

pune m!

kjo qe ndodhi nuk ishte nje reagim i nxituar i njerzve ordiner qe 'prishen' me gjykates per pazare drejtesie. Prisni se do degjoni te tjera, nese do te kete GUXIM nga ana e zotit Nuni!

Xhib, mua me rezulton se pushteti nuk do qe te kapet atentatori!

Në një klimë të tillë tmerri, nuk arrij ta imagjinoj një fushatë elektorale të qetë.

Është një akt i rëndë, pamvarsisht nëse mund të ketë lidhje me politikën apo të ketë ardhur si rrjedhojë e klimës politikë-drejtësi... edhe sikur të ketë qënë një atentat për motive banale... aq më keq.... kur nuk mbrohen dot as nga ordinerët, si mund të mbrohen kur të shkojnë për gjah kta?

Shyqyr paska shpëtuar dhe uroj që të shërohet sa më parë.

Nuk e kuptoj pse ju duket si dicka e tmerrshme, e padegjuar sikur nuk e prisnim etj etj. Perballe nesh eshte Italia dhe ka vite qe keto gjera ndodhin, aty ku ka mafie "shteterore" keto jane gjera mese normale. Ky eshte vendi jone, te mos genjejme kot veten jo po hyjme ne Nato, jo ne BE, jo keshtu jo ashtu. A u vu per vit te ri bombe Mero Bazes apo u harrua dhe kjo? A guxoi njeri ta risjelle si lajm? A po guxon njeri te hetoje pse keto gjera po sillen rrotull nje ceshte te vetme: gjykata e larte do te gjykonte Bashen e rrugen patriotike, apo jam gabim?

He se harrova, Ardian Nuni ka qene anetar i KOP-it te famshem te PD-se, qe hartoi shume nga platformat elektorale te kesaj partie.

Konstatojme se, ne vijimesi fushatat politike dhe mediatike si dhe sulmet ndaj gjyqesorit ne teresi, pervec presionit, ndikojne negativisht ne deformimin e perceptimit te publikut mbi dhenien e drejtesise dhe gjykatave, njekohesisht nuk i sherbejne ne asnje rast ruajtjes se figures dhe autoritetit te gjyqtarit dhe gjyqesorit.

Gjykata e Larte

Tirane, Shqiperi me 9 Shkurt 2009

Je i trashe polic, je i trashe. Je si Xhibi.

Nderhyn kur ka mbaruar demi i spiuneve smiley . Duhet te nderhyje me perpara, si Xhibi dhe nje shok i ri  i tij ne peshk smiley

Edhe njehere:

Se ka korrupsion ne gjykata nuk e ka thene vetem politika por edhe organizatat nderkombetare ne raportet e tyre per korrupsionin ne Shqiperi.

Se ka korrusion ne drejtesi nuk e ka thene vetem politika, por edhe mediat qe ka raportuar shume gjera ku njerez te drejtesise kane bere korrupsion.  Me i miri ne kete fushe, Fiks Fare.

Se ka korrupsion ne drejtesi nuk e ka thene vetem politika por edhe institucione te shtetit si Inspektoriati i Kontrollit te Deklarimit te Pasurive qe denoncoi ate prokurorin e Durresit.

Lufta kunder korrusionit ne Drejtesi dhe reforma ne te kerkohet dhe eshte thene shume here edhe nga BE-ja.

 

 

E ka deklaruar Gjykata e Larte ate citimin me lart , sot, dhe akuzon politiken sot per fushata politike dhe mediatike. smiley

Po meqe do qe ta provosh me shkrim qe je si Xhibi ja dhe nej tjeter  deklarim.

....Këto veprime, jo vetëm injorojnë garancitë kushtetuese të posaçme për protagonistët e dhënies së drejtësisë, por  i cënojnë ata edhe në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,..

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu,

Edhe ai institucioni i pare edhe i ky i dyti jane nen kontrollin e Topit.

Dhe Topi vete tha :

...duhet të parandalojnë situata të tilla, sikurse janë shërbimet inteligjente, policia kriminale dhe struktura të tjera të specializuara duhet të bëjnë një punë më të madhe paraprake dhe të mos vijnë të bëjnë vetëm bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia për të mbrojtur jetën e çdo qytetari është shumë e rëndësishme...

 

E ka me qeveriun sot qe keto strukturat ne varesi. Bile varen nga qeveriu i madh fare se ja kane heq Nishanit kompetencat per ti pas ne varesi.

Po nuk i kupton gjerat nuk i kupton. Po nuk foli gazeta 55 flet nga krahu gabim ti. smiley

O Koth, po kaq paturpesisht hudhni llafet tuaja poshte?

Po a e keni emru ju drejtorin e SHISH-it? A ishit ju qe s'late gogol pa permen kur Sala deshte te bente ndryshime ne SHISH? A i mban mend krye-titujt e Shqip-it qe eshte me e moderuara nga gazetat e majta sa here ka ndonje gjys lajmi per SHISH-in? Car kerkoni pra tani? 

E shef pra qe i vetmi qe je bo per tu tall ketu je ti?

Nuk e kupton , duhet ta lexosh shume here ( min 3 here ) . Je si Xhibi.

Une Xhibin nuk e njof dhe nuk mund te them se jam as me i mire as me i keq se ai. Ama per nje gje jam i lumtur, qe nuk jam si ty!

Sa per fjalet e Presidentit, mos ki merak se nuk kam fare nevoje t'i lexoj nga ty e aq me pak te m'i shpjegoi nje si ty.

Tani qe mora vesh kush o Mrroklla e imagjinoj shume mire se sa armik klase jam per ty dhe nuk me çudisin fare keto hartimet nderkontinentale te shpifjeve e deformimit te realitetit.

Hmm!

Shejton! smiley

Kot nuk t'kom pas qejf une ty kur ishe cun i vogel! smiley

Ke qene edhe cun i qut' edhe cun i menchem (jo tongerlliks)

Po sak'hon se e thu poshte e perpjete kush jom, do e gjejsh belane do e gjejsh!

Shaka po boj, po jo edhe shume shaka! smiley

Do te ta qis m'shesh t'burrave po nuk me nise ne pm numrat e telefonit te gjithe shoqnise se vjeter. (ene te ktij ko.. qe po zihem ketu po te jete nga dora vjeter)

Sa per kercenimet me lejo te te pergjigjem si ai "trimi" laluc i barcaletes :

Laluci : Ke avion ti? (ne fakt varke ne versionin origjinal)
Labi : JO
Laluci : Atlantikun me not e kalon dot ti? (lumin ne origjinal)
Labi : JO
Laluci : E po me ngrenç mune! hahahahahaha

Sa per tongerlliks nuk jom bo hiç fare po e kom shume bezdi me me bo robt per budalla. (noshta per kte e keni fajin ju qe me keni pas thone qe i vogel qe jom i mençem)

Nejse se e bome balte ketu.

HAHAHAHA!

Guche, si i thone "Bllof" ne frengjisht? smiley

Do e hap PM-in prep vetem per ty, se une me thone t'drejten nuk e dijsha qe e kisha t'hap!

Kot me e pa, a per nji men e di kush jom?

Sa per shoqnine e vjeter, me thone t'drejten nuk kam telefona fare, vetem e di, k'shu gjeografikisht, ku jane qe mos qofshin! smiley

Sa per Kothen, nuk besoj se e njof personalisht, po cer nuk bo vaki! smiley

Ca kercenimesh mer qyrrs! Po ne kena Google Earth, s'kena nevoje per avion! Ta cojme synin e keq ciper "qegllave" me internet, 'ne s'ka nuske e dervish qe t'shpetoje! smiley

Hajt tashi, m'kallxo m'PM se cer ke deduksionu prej t'dhonave qy t'dhashe!

Prap, nuk ke kuptu gje.

Edhe ti do nga 4-5 postime per te njejten gje. .

Ja si shko kjo puna  Reagon Ambasada Amerikane ne Shqiperi ne takim me Kryetaren e Gjykates se Larte, qe kjo e fundit ka bere ate deklaraten e nderhyrjes politike dhe mediatike.

E kupton me kaq ?

Je si Lefti plus Xhibi. S`ka ku shko me keq.

Keshtu jeni te gjithe ju qe mesoni per arithmetike more?

polic,

ne kete moment ministrit te drejtesise po i citohet e njejta fraze qe te citoi kothja edhe ty. Po pyetet edhe nese ne kete pike eshte pishman per ate akuze te PERGJITHSHME qe i ka bere sistemit gjyqsor bazuar ne nje ceshtje gjyqsore te vetme(sipas fjaleve te vet ministrit)

Pergjigja: Une nuk mund te terhiqem nga cka kam thene pasi une jam nje minister dhe i them ato qe them me pergjegjsi te plote!

Pra deklarata e tij ne thelb ka qene: " gjyqtaret po i sjellin vet plumbat mbi vete"

tjetraaaaaa: "Nese nje nejri ka marr armen, dicka duhet te kete apo jo?" Ky ehst eminister drejtesie heheheh

FO!

 

edhe i gjo tjeter, keta kane mesuar te flasin te gjithe si komandari mer jahu.

hihih ca humori, ata e pysin sa nga gjyqtaret qe ti i ke akuzuar per korrupsion, per zvarritje ceshtjesht etj jane disiplinuar?

Pergjigja: rreformat e thella ne drejtesi kane sjelle standarte te reja ne menyren e gjykimit te ceshtjeve etj bla bla bla..

gazetare: zoti minister sa nga 12 gjyqtaret e Apelit te Tiranes qe i keni akuzuar jane proceduar?

Pergjigja: jane proceduar 3 gjyqtare nga gjykata e Vlores etj blablabla.. keta te Tiranes kane marr raporte mjeksore dhe nuk jane njohur akoma me akuzat hihihi

 

Perderisa ai eshte akoma aty, do mesojne, ca do bejne. Po flet opozita si komandari, te mos flasin ata te vetet...

ja edhe nji per ceshtjen fazllic:

sipas ambasadorit amerikan: Ministri i Drejtesise ka vepruar ne menyre te dhunshme kundrejt prokurorise.

Pergjigja: A ma citoni dot? a ka thene tamam ashtu? jo sma citoni dot..

 

Lizander Ky Ardiani nuk eshte Loni i Gjyzes se Kadriut qe shet banane tek cepi i rruges. Ky eshte antar i gjykates kushtetuese Pra politika dhe gjykata  e kriminalizuar ne shqiperi  eshte brenda  do apo nuk do ti.

Nga ana tjeter une do te pyesja  Koth se nga e di ai se  gjykata nuk eshte e kriminilaizur? Nga e di ai se ky atentat nuk ka te bej me ndonje ofere qe nuk ka shkuar mbare? 

Qendron kjo pyetje ashtu si dhe konstatim i Koth se politka jone e kriminalizur  ka krijuar perceptimin ne popull se  gjykata jone e kriminalizuar eshte e kriminalizuar...

Qe vrasaj e atyre te vegjelve  nuk eshte politike kjo edhe mund te diskutohet por qe atentati ndaj ketyre medhenjve te mos jete politike kjo nuk qendron

Sa per vrasjet, jeta e njeriut eshte jete njeriu qofte kjo nga familjet e medha qofte nga i atyre qe shesin banane tek cepi i ruges, qofte ky grek  serb apo shqiptar. Jeta e njeriut eshte jete njeriu. Tjeter teme kjo besoj smiley

Jo Toko, jo, nuk eshte teme tjeter kur shikon se sa i indinjuar ngrihet zeri per ca lloj jetesh e si harrohen ca lloj te tjera, vetem se ca nuk kane fatin te shesin produktin fisnik te drejtesise apo politikes, por thjesht produktin banal te bananeve.

Ok Lul jam dakort me ty Nuk e kisha fare per kete teme megjithese ti ke te drejte E kisha me ate qe te  shrehesh se  gjynah per kete gjykatesin  dhe per hir te gjynahut te mos e ngaterojme me politike  Ketu e kisha e aspak per te nenvleresuar jeten e nje njeriu te zakoshme.

me sinqeritetin me te madh me vjen keq per kedo qytetar shqiptar nga me i thjeshti qe ka fatin e Nunit.Kjo e para.

E dyta,per ca shoke e shoqe ktu qe enderrojne qe te dali qofte fjala me e vogel se ktu ka dore sala nuk cuditem shume.

ne nje sistem ku drejtesa eshte nder pushtetet me te korruptuara sdo shume mend qe mendimi i pare qe te vjen ne koke eshte hakmarrja presioni  etj si kta.Por duhet te dije kush te fole.Jo blendushi me Penarallare lere me Kothin e idrisin e Idrise te tjere qe me mbajne Edin dhe Erionin si alternativen me progresiste ne shqiperi kur nuk kane thene asnje fjale per Fehmi Avdine me shok qe qene ne krye te ketij institucioni ku Z. Nuni eshte sot.

Por kto nuk kane faj qe shqiptaret jane kaq pa vrer se po te ishin gjysma e prokuroreve gjakpires duhet te ishin vrare ne mos gjykuar sipas ligjeve qe i ka hije nje shoqerie demokratike.

Po e theksoj komenti im nuk ka lidhje fare me rastin e NUNIT pasi nuk kam informacion per te.

Drejtesi per gjithe shqiptaret e perdhunuar e persekutuar nga cilido politikan a sistem politik!

 

per Koth kjo:

 

Nga marrja ne pyetje mbreme e Nunit ka dale nje ceshtje dro periferike, dro vendimtare: Nuni na ka nje histori sentimentale me nje studente konviktore, ajo e fejuar nderkohe. Sa t'i dale tymi kesaj historie mund edhe te jem me ty Koth. 

 

Viktoria ty te te vije turp qe mban numra njerzish qe kane fituar te drejten e fjales pas 90s. Aty duhet ta kesh limitin e njerzve qe u beson nqs do qe mendimi yt te quhet i vlefshem nga Koth.

Seriozisht tani, une per kete histori nuk di gje fare dhe nuk eshte puna ime se eshte jeta e tij. Po kam pershtypjen qe kjo nuk ka ndodhur per arsye te detyres se Nunit po ka nje motiv ordiner.

Ne Shqiperi, ka 20 vjet qe gjykatesit e hetuesit bejne kerdine e lejne njerez ne burg vetem se nuk u japin para, e megjithate s'ka ndodh ndonje rast i tille. Nuk ka gjasa qe kjo te ndodhi me nje nga te vetmit njerez te paperfolur te gjithe sistemit te drejtesise.

Nje shoqja ime prokurore me tregonte per nje gjyqtar qe po te mos merrte pare nga i akuzuari i jepte rregullisht maksimumin pavaresisht se prokurorja mund te kerkonte me pak. (behej fjale per qyqare qe mund te kishin vjedh ndonje celular e jo per vrases apo trafikante droge) Me rregull treshi del qe, nqs ketyre nuk i ben gje kush, si pak mundesi ka qe t'i bejne atentat nje njeriu si Nuni per shkak te detyres.

Po kam pershtypjen qe kjo nuk ka ndodhur per arsye te detyres se Nunit po ka nje motiv ordiner.

Pse e ul piacen gjer ketu o Lisander.  Juve keni tendencen ta kapni nga bishti. Gjykore i cike thjesht fare. Me idene e pare qe te vjen ne koke. Si popull i thjeshte fare. Bardhe e zi dmth. Tek motivi ordiner te shkon mendja ????

Ne Shqiperi, ka 20 vjet qe gjykatesit e hetuesit bejne kerdine e lejne njerez ne burg vetem se nuk u japin para e megjithate s'ka ndodh ndonje rast i tille. Nuk ka gjasa qe kjo te ndodhi me nje nga te vetmit njerez te paperfolur te gjithe sistemit te drejtesise

Po pikerishta praaaaaaaa. Pikerisht ! Po e thua vete qe nuk mendon se eshte qelluar per pune pazaresh te prishura apo konflikte personale ne detyre !!!!

Apo dashnorja ju ngeli varianti me i mire  tani ???

 

 

 

 

 

O Tushe nuk me ke more vesh e s'ke faj se jom shpreh paqartesisht. Une nuk e kisha fjalen qe Nunin e kone sulmu per pazare (se kete nuk e besoj) a per dashnore (se nuk e di fare). Me arsye ordinere nenkuptoja gjera me koti, te tipit "pse me pe shtremet", "me jep kuleten a celsat e makines" apo me keq akoma ngaterrese me rob tjeter. (kjo i ka ndodh nje shokut tim qe ka honger dy pluma se kishte makinen e ngjashme me nje tjeter dhe kaptinen e rrujtme)

Po te gjitha keto jane supozime per te cilat une nuk kom asnje siguri, prandaj them te presim rezultatet e hetimeve dhe deklaraten e Nunit. Kurse teorine e sulmit per shkak te frymes se krijume nga politika, e kundershtoj se fola dje edhe me miq te Nunit qe jone njerez te fushes dhe te gjithe e mohojne kategorikisht qe te kete ndodh per shkak te detyres.

smileyigh:

Une nuk e kisha fjalen qe Nunin e kone sulmu per pazare (se kete nuk e besoj) a per dashnore (se nuk e di fare). Me arsye ordinere nenkuptoja gjera me koti, te tipit "pse me pe shtremet", "me jep kuleten a celsat e makines" apo me keq akoma ngaterrese me rob tjeter. (kjo i ka ndodh nje shokut tim qe ka honger dy pluma se kishte makinen e ngjashme me nje tjeter dhe kaptinen e rrujtme)

?????!!!!?????

Mire, mire.

Dhe une kshu them, te presim hetimin..

Cheers

Si nuk i njofe i here "prerjen" e barabarte te ketyre te PD mi Mome . Keta sikur i ka pjelle Sala nga hundet! Here i nxjerr me dore te majte ,here me te djathte e here me shami si i qyteteruar . Po nje permbajtje kane. Gjithmone konkluzioni baze eshte ai i Kafeneve.."E di une mer Jahu..I kom pa vet me syt e mi " Dhe qe Sala pastron Gjykatat nga "njerez perverse" kjo nuk u ben pershtypje fare, ne se ky njeri dyhej vene ne Liste i Pari per tu hequr. Por ..."jo mer Jahu se ktu kena te bojme mem Lirite...me Privacine. Po ku merrni vesh Ju kamunistet mre" Dhe ...."se Gjyqtaret zotri , Pjella te nje mentaliteti te nje Shteti Rrumpalle qe une mezi e prura ,jane kthyer ne Rrumpallaxhij zotrij dhe kete e thone edhe Kafexhijete e PD qe une.... ja kjo eshte e verteta... qe une i kam bazen e vendimeve zotrij. Po po ,se jane me te thella se gjykimet e ish komunisteve zoterij" Dhe Jozefina ngre lart e me lart krenarisht ...te qeshuren!

smiley

Sa pa gajle po e cmontojne shtetin mor Idris ....

smiley

Pa shume kazma e lopata. Nja dy ligje, ca pranga kujt ti bjeri letra me vrime, ca rrokullisje te shpeshta robsh neper pozicione kyce, dy here pam pam dhe pune e kryer. Ne fund nje e qeshur sic thua ti nga lady makbeth !

Nuk e di a na "lejohet" neve jashtë Shqipërisë politike të shprehemi për këto vaki që po ndodhin. Dikush më duket Saraçi tha se Nuni është gjykatësi më me integritet në GJykatën e Lartë, dhe njëkohësisht paska dalë fjala për një aferë rozë me dikë që ka mundur të jetë e zeza e kresë së tij. Si njeri që kam përcjellur me shumë kujdes dhe interes kurbën e zhvillimit demokratik në Shqipëri, vë dorën në zjarr që atentatori ka për t'mbetë anonim. Tepër shumë fate njerëzish të rëndësishëm janë në peshojë, që të bëhet hesap jeta e një, dy apo tre njerëzve të zakonshëm. Tupani bjen për atë që ka vesh, e F.Abdiu i ka veshët e hollë. Me të bëhet kollaj pazari. Problem është Nuni që mund të ndodhë që beson me të vërtetë në demokraci. E dini atë thënien e Stalinit kur e pyesin a më mirë të kesh pas vete një pasues që të vjen prapa nga bindja, apo nga frika, ishte gjegjur sigurisht nga frika, sepse bindjet ndërrojnë. Kjo sa për lidhjet e Nunit me KOP-in, kurse kushdo që akuzon veç krahun e majtë  për 97-tën m'duket që është së paku i njëanshëm të mos them fanatik i PD-së. Duka pasur parasysh të gjitha zhvillimet e kohëve të fundit, në rast mbetjeje në pushtet të Salës sivjet, me zgjedhje të kontestuara, përkundër një të majte të pakokë, të bëhemi gati për reprizë të 97-tës, veç ishalla me më pak zarar.

O Toma, ne parim une jom dakort me ty. Po askush nuk po na qit nje arsye konkrete pse Nuni na u be i bezdisshem per Salen apo kedo qofte. Po te merremi me aludime politike, i bie qe kete ta kene inat socialistet se mund te te garantoj qe Nuni ka qene preferenca e te pakten disa njerzve ne PD, per tu bere kryetar i gjykates se larte. Pra ne ketu mund edhe te dalim te themi qe ky ka dashnore nonen e Sales pranej Sala do me e heq qafe, po nuk e di a e ka gjalle nonen Sala ama (ishallah s'po hy m'gjynof se s'e kom idene ne fakt)

Kurse per 97-n, opinionet e mia nuk jane ato qe ke kuptu ti (se nuk pershihen me ato dy rreshtat e mesiperme) po nuk ja vle me e hap ate teme se do ngel pa pa neshjen masnej.

Kurse ti Koth mos mu merr me fantazira politike po shif mos gjesh se pse nuk e merr Lippi Del Pieron ne komtare. (se une me aritmetiken teme s'e gjej dot)

Hetimet për atentatin (marre nga gazeta Shqip)

Pas marrjes në pyetje të anëtarit të Gjykatës së Lartë, nga grupi hetimor ka vijuar puna për dokumentimin sa më të shpejtë të kësaj ngjarje kriminale. Sipas informacioneve, ngjarja është vlerësuar maksimalisht dhe në grupin e punës janë përfshirë vetë drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe ata të Prokurorisë për Krime të Rënda. Gjatë natës së të hënës dhe orëve të para të së martës, policia ka shoqëruar rreth dhjetë persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes, ose të dyshuar konkret për këtë atentat. Sipas informacioneve të marra nga grupi i punës, dy prej të shoqëruarve dyshohen se mund të kenë lidhje direkt me këtë atentat. Por, veç dyshimeve, ende nuk ka asnjë provë për ta. Megjithatë, policia ka konkretizuar hetimet e saj në një pistë për motive të dobëta. Burimet shpjegojnë se ka rënë poshtë pista se atentati ka lidhje me detyrën e Ardian Nunit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Por, nuk përjashtohet pista e konflikteve që ai mund të ketë pasur në detyrën e pedagogut në Fakultetin e Drejtësisë. Në këto kushte, policia ka marrë në pyetje gjatë ditës së djeshme, pedagogë të këtij fakulteti, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me informacionet e kërkuara nga policia.

 

 

Arrestohet per rryshfet prokurori (marre nga Top Channel)

Nje prokuror eshte akuzuar nga koleget e tij pas rryshfetit qe i kishte marre nje te burgosuri per t’iu ulur denimi ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku punonte si gjyqtare bashkeshortja e tij. Operacioni i koduar “Ndermjetesimi”, ka cuar ne arrest shtepie per Aleksander Plepin, 35 vjec, prokuror ne prokurorine e Tiranes, si edhe dy shtetas nga Vlora, Arben Veliko e Panajot Dhiamandi.

Gjate pergjimeve te prokurorise doli se, dy vlonjatet me ane te prokurorit Plepi ndermjetesonin per uljen e denimit te Besnik Brrakes, i cili gjykohet per trafik droge, shfrytezim prostitucioni dhe trafik armesh, nga pese gjyqtare te Krimeve te Renda qe kryesohen nga Marsela Balili, e cila eshte edhe bashkeshortja e prokurorit.

Gjyqtarja Balili eshte edhe gjyqtarja kryesore e disa prej proceseve me te rendesishme ne Gjkykaten e Krimeve te Renda, mes te cilave edhe banda e Lushnjes.

“Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi kane ndermjetesuar ndaj prokurorit Plepi per te ulur denimin e te pandehurit Besnik Braka”, ka deklaruar zedhenesi i policise, Klodian Branko.

Braka eshte i njohur si nje personazh i botes se krimit dhe kerkonte ulje denimi te dy apo tre viteve burg kundrejt nje shifre prej 50 milione lekesh.

 

Dhe lajmi i trete eshte qe per Koth-en po zihen Cirku me Estraden se kush ta mori ne pune. Une te keshilloj Estraden Koth-e se ne cirk po te sulmoji nai kafshe e eger nuk do te te besoji njeri ngaqe ti ke thirr shume here kot "ujku, ujku"

 

O Saraç, mund të ndodhë në politikë që politikani të ketë keqkuptime me ndërkombëtarët, por n'anën tjetër të mirëkuptohet nga populli i tij duke i forcuar lidhjet me të. E keqja e Salës edhe tash, edhe në të kaluarën është se sa herë është prishur me me botën është prishur edhe me popullin. Këtë e dëshmojnë misionet e njëpasnjëshme ndërkombëtare që, për turp, po ia heqin veshët publikisht sa që kanë filuar t'i zgjaten llapat dhe t'ia zënë edhe sytë, kurse sondazhet e fundit po e dëshmojnë popullaritetin e tij në popull. Prandaj më lejohet të përfundoj që prishja e tij me të gjithë vjen për shkak të mënyrës së tij të qeverisjes. Ajo se Nuni paska qenë i preferuari i dikujt në PD për kryetar të gjykatës së lartë, nuk do të thotë gjë, sepse edhe ajo missi i prokurorisë ishte e parapëlqyera e vetë Salës, po po e shohim se si kanë ndryshuar disponimet. Po të mos ishte përkrahja e ambasadës amerikane, që sigurisht ka më shumë informacione se ne për të gjitha këto ngjarje, missi i prokurorisë do t'ishte dorëzuar kaherë.  Mua më lejohet që sipas metodës së induksionit të supozoj që edhe Nuni, të cilin edhe ti po e lavdëron për integritet, të jetë njeri i cili nuk do të "lejojë" të shkelë mbi bindjet e tij, dhe këtë përpara kujtdo e kanë kuptuar ata të cilëve po u rrëshqet toka nën këmbë. Prandaj një mesazh preventiv, për të dhe për të gjithë të tjerët, të cilët do të merren me dosjet e rënda në gjykatën e lartë, sepse dy nivelet tjera të gjyqësorit po shihet që ai i ka nën  kontroll të plotë. Prandaj ngutia me ligjin e purifikimit, të cilin po ia kundërshtojnë nga të gjitha anët, por që ky për shkak të llapave të zgjatura, as po sheh e as po dëgjon.Prandaj njëkohësisht publikimi i aferës rozë, për ta futur opinionin në udhë pa krye. Si tepër shumë koincidenca kohëve të fundit me synim frikësimin dhe zbrapsjen e të gjithë atyre që mbrojnë pikëpamje që akuzojnë të gjithë njerëzit e kryeministrit. Është në dorën e policisë që t'i rrëzojë këto spekulime, mirëpo duke marrë parasysh qëndrimin e saj lidhur me djegjen e veturës së Bazes, vështirë të pritet ndonjë hetim më cilësor në rastin Nuni. Më parë mund të pritet ndonjë arrestim dhe gjykim koti i ndonjë fatkeqi, e i cili në fund do të lirohet për mungesë provash, por që përkohësisht do t'ia lehtësonte Salës presionin e tmerrshëm. Beso që shumë i lumtur do të isha po qe se të gjitha këto akuza që bëhen në publik rezultojnë me hiç se sa po të ndodhte e kundërta, mirëpo vështirë e besueshme që sivjet procesi politik në Shqipëri do të krtë rrjedhë minimalisht normale. Sala nuk guxon t'ia lejojë vetes luksin që t'i humbet zgjedhjet, sepse pas krejt këtij anatemimi do ta ketë të vështirë t'i mobilizojë masat për ta shndërruar gjyqin ndaj tij dhe të vetëve, në çështje politike, pas ardhjes në pushtet të opozitës, nëqoftëse procesi gjyqësor ndaj eksponentëve të tij nuk merr të mbarën qysh gjatë mandatit të tij.

Tomaras,

Te lutmi shume mos me ngatarro mu me Salen se s'kom asnje  lidhje. Nuk po mbroj Salen ketu po thjeshte te drejten e mire-informimit dhe po tregoj se nuk pajtohem me aludime e shipfje me te cilat disa njerez ketu duan te bejne fushate.

E drejta e fjales eshte e padiskutueshme, po mitingjet elektorale organizohen me leje dhe ne vende te caktume. PPU nuk me rezilton vendi i pershtatshem per ket pune. Ose me sakte deri tani askush nuk me ka thene qe PPU eshte kriju per te bo fushata. Jo per gjo po nuk do hyja ketu po te ishte keshtu se nuk kom shku naihere n'jete time ne miting e akoma s'mo mush menia me shku.

Sa per cilesine e hetimeve une nuk di car te them me shume po ka nje problem llogjik ne kete mes. O jemi dakort qe sistemi i drejtesise nuk finksionon si duhet dhe ka korrupsion e varesi politike sa te dush, ose jemi kunder ksaj dhe shajme qeverine dhe te gjithe ata qe akuzojne sistemin e drejtesise. Po jo kshu, kur me intereso bohem me kte e kur nuk me intereso bohem kunder se dalim kontradiktor (nuk e kom fjalen per ty Tomaras por po flas ne parim)

Nga Kastriot Myftaraj
Pas atentatit ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, ambasadori amerikan Withers, në një takim me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beça, takim ky qartësisht i sajuar për të bërë një deklaratë mediatike, u shpreh para mikrofonave dhe kamerave televizive se priste që: “agjencitë ligj-zbatuese do të bëjnë më së miri punën e tyre në kuadër të zbulimit dhe vënies përpara drejtësisë të autorëve të ngjarjes”. Agjencitë ligj-zbatuese, ose e thënë në terma më pak abstraguese, policia, SHISH, prokuroria etj., sigurisht që duhet ta bëjnë këtë gjë pa ua thënë ambasadori amerikan, se kjo është detyra e tyre. Nga deklarata që bëri ambasadori amerikan, të krijohet përshtypja se kishte një mosdashje tek agjencitë ligj-zbatuese për të bërë detyrën e tyre në këtë rast. Në rast se ishte kështu, ndërhyrja e ambasadorit amerikan ishte me vend dhe e mirëpritur. Por më pas doli se agjencitë ligj-zbatuese nuk mund ta bënin siç duhet punën e tyre për zbulimin e autorit të atentatit, apo edhe autorëve, siç u shpreh në shumës, në mënyrë kurioze ambasadori amerikan.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Nuni refuzoi t’ i vinte në dispozicion policisë celularin e vet, siç e kërkon procedura e rëndomtë e hetimeve. Kjo tregon se Ndershmëria e Tij, siç quhen gjyqtarët në SHBA, Nuni, nuk ka dëshirë që të zbulohet atentatori, apo atentatorët, për arsye që i di ai, por që nuk e nderojnë aspak jo më një gjyqtar, por as një qytetar të çfarëdoshëm. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Nuni, ka zgjedhur në këtë rast të sillet ashtu siç sillen mafiozët, të cilët, në raste të tilla refuzojnë që të bashkëpunojnë me policinë, se zbulimi i së vërtetës do t’ i inkriminonte, dhe parapëlqejnë që të zgjidhin çështjen me vetëgjyqësi, duke i çuar atentatorit apo atentatorëve një skuadër vrasësish. Duket se gjyqtari Nuni e njeh mirë atentatorin apo atentatorët, si dhe motivin e atentatit të tyre, por nuk dëshiron që ato t’ i njohin dhe agjencitë ligj-zbatuese, si dhe opinioni publik, se atëherë do të merrte fund karriera e gjyqtarit Nuni, madje gjërat do të shkonin edhe më keq se kaq. Pati të drejtë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kur tha me rastin e atentatit ndaj gjyqtarit Nuni, se mafia qëlloi ndaj drejtësisë. Vetëm se Spahiu mund të kishte shtuar se, nga mënyra si veproi gjyqtari Nuni drejtësia u dëshmua pjesë e mafies dhe parapëlqeu që ta zgjidhë çështjen në mënyrë mafioze.
Në rast se një mafioz që nuk dëshiron të bashkëpunojë me policinë, në një rast të tillë, do të refuzonte të dorëzonte celularin, atëherë ai do të ngarkohej edhe me një vepër penale shtesë, dhe celulari do t’ i sekuestrohej si provë materiale. Në rastin e Ndershmërisë së Tij Nuni policia nuk mund ta bënte këtë gjë, se Nuni ka imunitet, dhe nëse i merrej celulari, atëherë, larg qoftë, ky do të ishte cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ambasadori amerikan, ambasadori britanik, Lëvizja “Mjaft”, G-99, shefi i Misionit të OSBE, Manjola Bejleri, Andrea Stefani, Ylli Manjani, Anila Basha, Gent Ibrahimi, Njazi Jaho etj., etj., do të jepnin alarmin. Ndershmëria e tij Nuni, për shkak të imunitetit ka luksin që virtualisht të sillet si një mafioz që është mbi ligjin. Gjyqtari Nuni i përket instancës më të lartë të gjyqësorit në Shqipëri. Imagjinoni se ç’ drejtësi prodhon gjykata e cila ka një gjyqtar që sillet kështu. Është dashur që ambasadori amerikan në Tiranë, meqenëse i hyri kësaj pune, t’ i drejtohej publikisht gjyqtarit Nuni, duke i kërkuar që të bashkëpunojë me agjencitë ligj-zbatuese, duke i kërkuar që të t’ u dorëzojë atyre celularin. Por, ambasadori amerikan nuk e bëri këtë gjë. Çështja “Nuni” zbulon standardin e dyfishtë që përdor ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada amerikane është qartësisht e interesuar vetëm për formën e gjërave dhe jo për përmbajtjen e tyre. Forma e gjësë është që gjyqtarit Nuni iu bë një atentat dhe autorët duhen zbuluar dhe ndëshkuar, ndërsa përmbajtja është që gjyqtari Nuni sillet si një mafioz dhe nuk dëshiron të zbulohen autorët dhe motivet. Konkluzioni: Ambasada amerikane është protektore e mafies që ka kapur Shqipërinë në të gjitha anët, deri edhe në institucionet e drejtësisë. Pse ndodh kjo: Sepse ambasada amerikane nuk do që në Shqipëri të ndërtohet një shtet ligjor, por do pikërisht një shtet të kapur nga mafia, se duke pasur shtete të tilla në Ballkan dhe më gjerë, Europa do të ketë probleme.
Duket se as ambasadori amerikan Withers nuk është i interesuar që atentatori, apo atentatorët e gjyqtarit Nuni të dalin para drejtësisë. Tekefundit, para cilës drejtësi? Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama është nomenklaturë e ambasadës amerikane, dhe gjithashtu një e që është mbi ligjin, si gjyqtari Nuni. Prokurorja e Përgjithshme banon në apartamentin superluksoz që i ka vënë bujarisht në dispozicion një kriminel, si shpërblim që atij prokurorja i ka mbyllur një çështje penale për përdhunim. Kjo do të thotë se Drejtësia është përdhunuar në Shqipëri, dhe sperma e kriminelit përdhunues është në fytyrën e ambasadorit amerikan Withers.
Mirë që ambasada amerikane na i ruan institucionet e drejtësisë se mos na i kapë Berisha, por pse nuk na i ruan dhe nga mafia? Se tashmë po na del që institucionet e drejtësisë janë të pavarura nga Berisha, por nuk janë të pavarura nga mafia. Kush do të na i mbrojë institucionet e pavarura të drejtësisë nga mafia, Presidenti i Republikës, Bamir Topi? Presidenti Topi shfaqet publikisht në kafenetë tek stadiumi “Qemal Stafa” në shoqërinë e të emëruarit të tij në Gjykatën e Lartë, Zamir Poda, i cili u rrëzua nga parlamenti. Tashmë Presidenti Topi nuk po e emëron anëtarin e fundit të Gjykatës së Lartë, duke pritur që Poda të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese ndaj Kuvendit. Ç’ detyrime ka Topi ndaj Podës. Për këtë gjë duhen parë vendimet gjyqësore me Të cilat Topi ka marrë sipërfaqe të mëdha tokash në kodrat rreth Dajtit, si ish-pronar, a thua se ishte nga familja e Esat pashë Toptanit, pasurinë e të cilit gjithsesi e ka vënë sot, dhe jo nga një familje modeste tiranase.  Nëse agjencitë ligj-zbatuese do të merreshin me pronat që ka marrë Presidenti Topi, dosja në prokurori do të çante tavanin. E ç’ mund të presësh tjetër nga Presidenti Topi. Ku ka parë bota një president republike, i cili i qeth flokët në modelin bishtpëllumbi si ky joni!
Në Republikën e Presidentit që i qeth flokët bishtpëllumbi, si adoleshent i viteve tetëdhjetë, ndodh që një gjyqtari të Gjykatës së Lartë t’ i bëhet atentat ndërsa është në orët e vona të natës në shoqërinë e Avokatit të popullit! Dhe pastaj Avokati i Popullit e çon në spital gjyqtarin. Në botë zyrtarët e këtyre niveleve kufizojnë në maksimum kontaktet mes tyre. Se pastaj si do të ndodhë që Avokati i Popullit të ndjekë një ankesë ndaj gjyqtarit Nuni, kur bashkë darkojnë në orët e vona të natës. Aq më tepër kur edhe gruaja e gjyqtarit Nuni, punon tek Avokati i Popullit? Ky është tribalizëm institucional.
Berishën mund ta largojmë me vota në qershor, por me mafien e drejtësisë që është jashtë rrezes së votës popullore, çfarë të bëjmë? Kësaj pyetjeje duhet t’ i përgjigjet ambasadori amerikan. Por, ambasadori Withers është njeriu i fundit i interesuar për t’ ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Se nëse në Shqipëri agjencitë ligj-zbatuese do të bënin punën e tyre, siç thotë ambasadori amerikan, atëherë ambasadori Withers duhet të ishte penalizuar për çështjen e Gërdecit, se ishte vetë atasheu ushtarak amerikan në Tiranë, Harrison, i cili zbuloi vetëm një pjesë të implikimit të ambasadorit amerikan në këtë çështje. Unë dyshoj shumë që Mediu dhe Berisha do të kishin arrogancën që të ndërtonin mekanizmin e “Harmagedonit” në Gërdec, në rast se nuk do të ishin në lojë njerëz të ambasadës amerikane. Kjo është arsyeja që Prokuroria nuk thërret për të marrë të pandehur as partnerin amerikan të Delijorgjit, njëlloj përgjegjës me të, as specialistin amerikan të firmës së Delijorgjit, që siç është paraqitur me pamje televizive në emisionin “Faktori Plus” të Mero Bazes, ka qenë në Gërdec ditën e shpërthimit dhe jo në SHBA, siç është pretenduar.
Atentati ndaj gjyqtarit Nuni dhe ngjarjet që e pasuan atë, duhet të perceptohet ashtu siç e perceptojnë paleontologët kockën e kthetrës së një dinozauri, që e gjejnë nën tokë, dhe pastaj duke u nisur nga ajo ndërtojnë krejt skeletin e dinozaurit. Edhe këtu, duke u nisur nga kjo ngjarje, mund të ndërtohet gjithë struktura e simbiozës mafie-drejtësi në Shqipëri.
 

Ambasadorit Withers, te cilit deri tani askush nuk ka marre mundimin ti tregoje vendin e vet, ne te vertete nuk i intereson "drejtesia" si parim i pergjithshem. Kete mund ta haje vetem nje budalla ose naiv ne rastin me te mire. Eshte nje fraze e ish-presidenti amerikan Roosvelt, po qe i atribuohet Reagan, ne lidhje me diktatorin e Nikaraguas "Eshte nje bir k..ve, por eshte bir k..ve i yne". Prioriteti i ambasadorit Withers, si dhe i pothuajse gjithe institucioneve nderkombetare eshte ruajtja e stabilitetit. Nese kjo do te thote ruajtje e nje kaste te paprekshme sic jane bere gjykatesit, te gjithe te tjerat vihen ne plan te dyte. Demokracia amerikane eshte e madhe jo fale burokrateve sic jane Withers, Mariza Lino, por fale shpirtit te shoqerise amerikane. Perkundrazi burokratet, njerezit e pushtetit te lidhur me fije te shumta me ambjentet politike dhe pushtetin ekonomik, jane nder pergjegjesit kryesor te antiamerikanizmit neper bote.

Kush mendon se lufta politike eshte mes PD dhe PS, gabohet. Sot ne Shqiperi po behet lufte mes forces politike te zgjedhur nga vota legjitime e mazhorances te shqiptareve dhe nje kaste te korruptuar po aq sa politika me vantazhin qe kjo e fundit nuk eshte nen kontrollin e elektoratit dhe cdo tentative per pastrim damkoset me vulen si "dhunim i pavaresise te gjygjesorit"

Unioni i Gjyqtareve: "Nuni", denigrim nga Policia dhe Prokuroria

Koha Jone
R.Caushaj
E Diele, 15 Shkurt 2009

Tirane- Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise i eshte kundervene dje policise dhe prokurorise mbi hetimet e atentatit ndaj gjyqtarit Ardian Nuni. "As policia dhe as prokuroria, nuk mund ta fshehin paaftesine per hetimin dhe zbulimin e kesaj ngjarjeje kriminale, pas spekulimeve denigruese te kesaj natyre", shprehet Unioni. Ndersa shtojne se "Eshte fatale per shoqerine dhe aspiraten e shtetit te se drejtes qe deri tani me teper eshte folur per viktimen, se per kriminelin, a thua se ky i fundit nuk ka asnje faj", ka argumentuar me tej Unioni. Ndersa shtonte se "nese jane te verteta ato qe emetohen cdo dite ne media dhe qe kane burimin qe citohen te tilla si "gjyqtari refuzon te bashkepunoje" apo "gjyqtari nuk jep celularin", keto jane jo vetem fyerje te opinionit publik, ne pergjithesi dhe komunitetit gjyqesor, ne vecanti, por te bejne te besosh qe krimi vazhdon". Sipas unionit prokuroria dhe policia duhet te bejne hetim te shpejte dhe zbulimin e autoresise se atentatit, ndaj gjyqtarit Ardian Nuni. "Dimensioni kritik per fatet e shoqerise, me sa duket ka ushtuar ne nje mjedis te shkrete moral, njerezor e institucional. Kjo ngjarje kriminale nuk ishte e para ndaj sherbetoreve te drejtesise, por ishte me e rralla dhe me shqetesuesja per nivelin qe godiste", eshte shprehur dje nepermjet nje njoftimi per shtyp Unioni i Gjyqtareve. Atentati ndaj Nunit ndodhi me date 9 shkurt, ne rrugen "Medar Shtylla" ne Tirane, kur persona ende te paidentifikuar qelluan me arme zjarri ne drejtim te 40-vjecarit Ardian Nuni, i njohur per aktivitetin e tij ne sistemin e drejtesise shqiptare. Grupi hetimor ka perjashtuar pisten e nje atentati per shkak te detyres se tij si anetar i Gjykates se Larte, duke hetuar per goditje per shkak te motiveve te dobeta. Vete Nuni ka deklaruar se sulmi ndaj tij, nuk ka qene per shkak te detyres si anetar i Gjykates se Larte, por per shkak te profesionit te tij si pedagog ne Fakultetin e Drejtesise. Kolege te Nunit jane marre ne pyetje, por policia dhe prokuroria ende nuk kane identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje. Ardian Nuni, ne prill te vitit 2007, eshte emeruar anetar i Gjykates se Larte. Ndersa perpara se te emerohej ne kete detyre ai ishte anetar ne KLD. Paralelisht me kete detyre Nuni ka punuar si pedagog edhe ne Fakultetin e Drejtesise, ne te cilen ka dhene lenden e te Drejtes Civile.

Deklarata e plote

Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise nepermjet kesaj deklarate shpreh keqardhjen e thelle dhe indinjaten legjitime qe klima qe i parapriu dhe motivoi aktin kriminal te tentatives se vrasjes se te nderuarit gjyqtar i Gjykates se Larte Ardian Nuni vazhdon te endet ndjellakeqe dhe ogurzeze ne jeten e perditshme te opinionit shoqeror.

Thirrja e shoqates "Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise", krahas shume forumeve dhe personaliteteve te tjera, per hetimin e shpejte dhe zbulimin e autoresise se kesaj ngjarje te nje dimensioni kritik per fatet e shoqerise, me sa duket ka ushtuar ne nje mjedis te shkrete moral, njerezor e institucional. Kjo ngjarje kriminale nuk ishte e para ndaj sherbetoreve te drejtesise, por ishte me e rralla dhe me shqetesuesja per nivelin qe godiste.

Nese jane te verteta ato qe emetohen cdo dite ne media dhe qe kane burimin qe citohet, te tilla si "gjyqtari refuzon te bashkepunoje" apo "gjyqtari nuk jep celularin", keto jane jo vetem fyerje te opinionit publik, ne pergjithesi dhe komunitetit gjyqesor, ne vecanti, por te bejne te besosh qe krimi vazhdon. Askush, as policia dhe as prokuroria, nuk mund ta fshehe paaftesine per hetimin dhe zbulimin e kesaj ngjarjeje kriminale, pas spekulimeve denigruese te kesaj natyre.

Eshte fatale per shoqerine dhe aspiraten e shtetit te se drejtes qe deri tani me teper eshte folur per viktimen se per kriminelin, a thua se ky i fundit nuk ka asnje faj. Ndaj Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise, ne perberje te te cilit eshte edhe gjyqtari i nderuar Ardian Nuni dhe mjaft gjyqtare te tjere qe sherbejne drejtesi cdo dite, i bejne thirrje opinionit publik qe se bashku t'i thone jo me force dhe ta ndalojne kete fushate spekulimi dhe denigrimi te paprincipte dhe vrastare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).