Amnesty International: Shqipëria ka furnizuar me armë Izraelin

Në raportin e fundit të “Amnesty International”, në mes 20 vendeve që e kanë ndihmuar Izraelin me armatim përmendet edhe Shqipëria.

Sipas  “Amnesty International,  Shqipëria i ka shitur Izraelit në periudhën 2004-2007 armatim me vlerë prej 1.255.424 dollare, armatim të cilin Izraeli e ka përdorur në konfliktin e fundit me Hamasin.

Në vendin e parë të listës së vendeve që i kanë shitur armatim Izraelit janë SHBA-të ndësra më pas renditet Serbia. Në raport Izraeli kritikohet shumë ashpër për shkak se ka përdorur bomba prej fosfori. Njëkohësisht Palestinezët janë akuzuar për sulme mbi civilët e pambrojtur Izraelit duke përdorur raketa pa sisteme të sakta drejtimi. Në raportin këshillohet vendosja e embargos për armë për shtetin Izraelit.

http://www.shqipmedia.com/2009/02/amnesty-international-shqiperia-ka-fur...

7 Komente

Ka bere shume mire.

Te shese te tjera po pati mundesi dhe po qese blejne ata robte. Gjithka ka qene brenda ligjit.

Jam kurioz te di se c'fare armesh mund ti kemi shitur neve Izraelit?

Po, "Barut te Thate" mer, Koth, hala se ke morr vesht? smiley

Cte keqe ka qe Shqiperia ti kete shitur arme Izraelit?Mua me duket gje e mire kjo.

Po cmund te presesh nga nje organizate ultra e majte si AI?

Ore ne i kemi shiur arme edhe Izraelit edhe Palestines. Pse ato raketat pa sisteme te sakta drejtimi te kujt kane qene? Po tonat bre, i kemi pas me shumice. Ndersa cifuteve i kemi shitir arme kimike se donim te zbraznim magazinat se nuk kishte njeri me i rujt. Po pare nuk e di se kush i ka marre. Kjo eshte ajo qe me shqeteson.

ne mund tu kemi shitur arme te thjeshta, fisheke apo TNT

ne jemi ne vendin e 16! Serbia ne te dytin. Me vjen shume keq pse ne nuk jemi ne vendin e dyte, kjo do bente te njohur Shqiperine per prodhim armatimesh qe eshte shume fitimprures dhe zhvillon teknollogjine

dhe me vjen keq qe disa nga keto arme perdoren kunder civileve, por dikush do u shese atyre Israliteve

Maliqi; "....Po pare nuk e di se kush i ka marre. Kjo eshte ajo qe me shqeteson...."

 

Parate i kan marre qeveritaret (pjesen e tyre) dhe shteti pjesen e vet,  por mua me shqeteson fakti tjeter, se; ku jane investuar keto para. A jane investuar te pakten ne sherbime publike, a ne energjitik a ku.

Lajmi ishte interesant, po te kemi parasysh qe dhe vete Izraeli eksporton arme. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).