Amerikanët, bazë raketash në Shqipëri?

Shtohen zërat që kërkojnë braktisjen e planit amerikan për mburojën raketore në Poloni dhe zëvendësimin e saj me një vend tjetër

Kërcënimi nga Irani mund t'i shtyjë SHBA-të të vendosin interceptorë në Mesdhe. Bazë e mundshme, Shqipëria

Shqipëria po përmendet përherë e më tepër në analizat e fundit gjeostrategjike, si një nga vendet ku Shtetet e Bashkuara mund të zhvendosin sistemin e tyre të shumëdiskutuar interceptues të raketave balistike me rreze të mesme veprimi.

Në një analizë të botuar së fundi nga "International Herald Tribune", përmendej se Shqipëria së bashku me Turqinë, Bullgarinë e Rumaninë, mund të përbënin një brez sigurie, ku mund të vendosej sistemi i mbrojtjes raketore, si një përgjigje për kërcënimin bërthamor në rritje të Iranit.

Shtetet e Bashkuara kanë hasur një rezistencë të fortë nga ana e Moskës, që ka refuzuar ngritjen e sistemit mbrojtës në Poloni, një vend që qëndron pranë dyerve të saj. Si rezultat, analistë përherë e më të shumtë, mendojnë se politika e re e Presidentit Obama, do të kërkojë të heqë dorë nga kërkesa maksimaliste e sistemit mbrojtës në këto dy vende, duke kërkuar ndërkohë një kategori tjetër vendesh europiane, të cilat nuk do të përbënin shqetësim për Rusinë, nëse aty ngriheshin sistemet amerikane të mbrojtjes.

Midis këtyre vendeve, Shqipëria duket se po përmendet përherë e më tepër, për shkak ndoshta edhe të proamerikanizmit të saj pa rezerva, por edhe për shkak të pozicionit të favorshëm gjeostrategjik.

Analistët amerikanë, Dinshaë Mistry, nga Universiteti i Cincinnati-t dhe Charles D. Ferguson, i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme në SHBA, shkruajnë për "International Herald Tribune" se, ndërkohë që Amerika është në gjendje ta përballojë nga bazat e veta në Alaska të gjithë rrezikun e raketave balistike interkontinentale që mund të vijnë nga Irani, problem mbetet Europa, e cila do të ishte e zbuluar përballë kërcënimit për sulme me raketa balistike me rreze të mesme.

Meqenëse Rusia do të irritohej nëse shtohej numri i interceptorëve në Poloni, atëherë SHBA mbetet të vihet në kërkim të bazave alternative, diku tjetër nëpër Europë. "Për këtë arsye, nevojitet një arkitekturë e re mbrojtjeje raketore në Europë", - shkruajnë Mistry dhe Ferguson, "me interceptorë në Turqi, Bullgari, Rumani ose Shqipëri".

Irani ende nuk ka arritur që të ndërtojë raketat e veta balistike interkontinentale. Por, siç vëren analiza, midis viteve 2012 dhe 2015, kur planifikohej ngritja e bazave të interceptorëve në Poloni dhe Çeki, Teherani do të kishte në dispozicion, të paktën disa raketa që mund të arrijnë në SHBA, duke marrë ndoshta për shembull modelin koreanoverior, raketën Taepodong-2.

Por, në të njëjtën kohë, Teherani ka me dhjetëra raketa me rreze të shkurtër dhe rreze të mesme veprimi të gjeneratës së parë, të cilat përbëjnë kërcënim për vendet fqinjë dhe që mund të arrijnë edhe Izraelin.

Analistët vërejnë se hedhja në orbitë e satelitit të fundit iranian, është dëshmi se Teherani është tashmë në gjendje të ndërtojë raketa të gjeneratës së dytë, të cilat mund të godasin Evropën.

Këmbëngulja ruse për të mos lejuar asnjë program instalimi për mburojën raketore të Evropës në Poloni, ka rritur tashmë shqetësimin se kontinenti plak ndodhet më i zbuluar se kurrë ndaj ndonjë sulmi bërthamor iranian.

Administrata e re amerikane mendohet se do të heqë vërtetë dorë nga projektet polake, që e mërzisin Moskën. Kjo përforcohet edhe nga një analizë në të përditshmen britanike "The Guardian", ku analisti i njohur Timothy Garton Ash, shkruante më 5 shkurt në një artikull të tijin se, mes gjërave që mund të zbusin zemërimin e Moskës, përveç shtyrjes së anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, "Plani i administratës Bush për mbrojtjen raketore në Poloni dhe Republikën Çeke, është një humbje kohe që duhet të braktiset sa më parë".

Të gjitha burimet dhe zërat tregojnë për një rritje të sugjerimeve dhe, pse jo, edhe presionit ndaj administratës amerikane për të hequr dorë nga plani i mbrojtjes raketore në Poloni. Por, ndërkohë, rritja e kërcënimit iranian ndaj Evropës dhe një Shqipëri mesdhetare, që së shpejti do të ulet si e barabartë në tryezën vendimmarrëse të NATO-s, i shtojnë të gjitha gjasat që, së shpejti, këto që përmenden si kalkulime analistësh gjeostrategjikë, të shndërrohen në një peizazh të zakonshëm shqiptar.

12 Komente

Rikujtojeni here pas here VIZITEN e BUSHIT ne FUSHKRUJE !!!!!!!

Kjo përforcohet edhe nga një analizë në të përditshmen britanike "The Guardian", ku analisti i njohur Timothy Garton Ash

 

Ne boten perendimore, realitetin nuk e vendosin "analistat e shquar". Kjo ndodh vetem ne boten e cudirave (aka Albania).

Ne boten perendimore...realitetin e vendos...Joe Biden smiley

Pra e gjith kjo e bazuar ne "llajet e zerave te analistve te shquar". Nderkohe qe qeveria Polake ka firmosur planin...nderkohe qe Biden dje tha "s'ka spheres of influence per Rusine"

Pse kujtoni se do ti vene ne Poloni dhe Ceki rraketat? Kot per rastesi? Po...per Iranin.

Do benin shume mire ti vinin ne Shqiperi (me kusht qe te mos NDOTNIN smiley )...por s'kan ci duan ne Shqiperi.

Po kerkoja tek IHT kete analize ne lidhje me zhvendosjen e bases, por s'e gjeta. 

Gjithesesi, shpresoj te mos jete e vertete.

Behet fjale per kete artikullin e dt 4 shkurt:

To counter this, Washington would have to place a larger number of interceptors in Poland, but this would begin to undermine Russia's nuclear deterrent, straining ties with Moscow.

Thus a different missile defense architecture for Europe, with interceptors in Turkey, Bulgaria, Romania or Albania (which would not undermine Moscow's deterrent), combined with interceptors based on Aegis-equipped warships in the Mediterranean Sea, would likely provide a better way to counter any future Iranian missile threat to Europe.

Eshte nje op-ed article me nje fjale, dhe keta duket se thjesht e kane rishkruar kete artikull, kuptohet qe te mos ta citojne si reference. smiley Kurse kete qe thone se se fundmi Shqiperia po permendet kaq shume, nuk e di nga e kane gjet; perhaps pulled it out of their arsses, as its often the case.

Ti s'na the pse je kondra nese do beheshin ne Shqypni keto? smiley

"I have a dream" tha filani ... smiley

Por me kembe ne toke, ne vizionin tim afatgjate te rajonit, dhe BE, nuk ka vend per baza te tilla. 

Ne vizion afatshkurter, do ta pranoja nje baze te tille, vetem kur Shqiperia te jete anetare e plote e NATO's dhe baza te jete me aprovim te plote te NATO's. 

Ti s'na the pse je kondra nese do beheshin ne Shqypni keto?

 

Eh dembeli i stambolli

Po arat i ke te qeruara?

 

Nje here Sulltani pasi degjoj se ne bote otomanizmi po identifikohej me dembelizmin dhe nxori nje ligj qe do te vriste tere dembelet.

Nje pasha kishte nje  dylber ( te dashur) qe ishte ne listen e dembeleve. Kur erdhen ushtaret e sulltanit per ta mare, pashai u mundua ta mbronte duke ju thene te mos e mernin dylberin e tij se ai do te kujdesej per te,

"Une do ta ushqej me ara dhe mjalte dhe  dylberi i shkrete  nuk do ti bjere ne qafe njeriu" Lutej pashaj tek komandati Turk

Dylberi qe e degjoj tere biseden midis Pashait dhe komandatit te sulltanit e pyet

Pasha a do te jene  arat te qeruara ?

Nese nuk has ne kundershtimin e Rusise dhe nese nuk jane te rrezikshme per popullsine pse jo te mos vihen ne shqiperi. Mbase ndonje qe ka pergjigje mund te me ndihmoje me nje te tille.

Monda...rraketat nuk ndotin ambjentin smiley

Thjesht puna, bashk me rraketat vine dhe miliarda e miliarda dollare...dhe hundet e Amerikes te futura ne Shqiperi qe te mos na lejojne me ne qe ta shkaterrojme ate vend.

Pra kthehemi ke propozimi im i meparshem: Shqiperia 20 vjet koncesion! smiley

PS: Po kjo s'ka per te ndodhur kurre se Amerika rraketat i ve ne Poloni kundra Rusit...jo kundra brekusheve ne Iran. Dhe ne Shqiperi s'ka ci do se ne plumba Kallashi nuk mbajme dot...e jo mo rraketa anti-ballistike.

Pse me extremitete Grup smiley Mba ti mba! Je kapitalist apo cfare je ? Edhe gzhojat kane vlere jo vetem raketat ! Na thuj nonje gje per venet e punes qe do hapen ? Kam edhe nje paqartesi per Nomenklaturen e perfshirjes se Sari Salltekut nen hyqmin e kujt ? Kush do i vjele taxat Pushteti Lokal apo Govermenti ? Ka probleme Grup ka! Mos bo sikur nuk i PUKTON ! Psh nje nga problemet madhore do jete Fabrika e Cimentos ne Fushe Kruje si "perfaqesuese  serioze e investimeve Kapitaliste ne Shqipri Zoteri"'' Ja keshtu na mesoje me atehere smiley  Dhe ne te kuptuam si dashamires i gropave te betonuara ndryshe nga ca pis ndertime si "bunkeret" qe i hengren te ardhmen ketij populli dhe e katanisen fukara . Por ama nje te mire e kemi si popull , nxjerrim ne cdo kohe kapitaliste perparimtare e largpames qe dine te shikojne edhe pertej e nepermjet tymit te  TECE smiley

Asnje llaf nuk te morra vesh Idris. Po asnje ama...

Mbase fajin e kan Adminat e Peshkut qe ta paskan shtregun litarin ke gryka persa i perket pikave dhe presjeve...dhe tashme s'kuptohesh fare.

Dhe sa per infromacion une Kapitalist jam...se jam nga Kapitali i Shqiperise (pra Tirana)

PS: Rroft fabrika e cimentos! DUM rraketa Amerikone ne Fushe Kruje per te mbrojtur fabriken!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).