Agjensia ruse citon Berishën: Pro bazës së raketave

Shqipëria nuk ka asgjë kundër ngritjes së një baze raketash në territorin e saj. Agjensia e lajmeve ruse ITAR-Tass ka cituar sot kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, sipas të cilit, 'vendi nuk ka marrë ende një kërkesë zyrtare nga ana e Shteteve të Bashkuara, por është gati të pranojë për një propozim të tillë".
Sipas agjensisë, nëse SHBA-të, zgjedhin Shqipërinë, mes vendeve të përfoluara si Polonia apo edhe Republika Ceke, përgjigja do të ishte 'po'.
"Si një vend anëtar i NATO-s dhe si një partner strategjik i SHBA-ve, Shqipëria do t'i përgjigjej pozitivisht kërkesës që do mund të na bënin amerikanët", tha Berisha duke shtuar se "ky do të ishte dhe kontributi i Shqipërisë për ruajtjen e sigurisë në botë".
Sipas tij, NATO nënshkroi protokollet e pranimit të Shqipërisë në strukturat e saj në 9 korrik 2008 dhe se Shqipëria aspiron që në Samitin e Strasburgut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Në gusht të vitit 2008, SHBA-të dhe Polonia firmosën një marrëveshje për të vendosur 10 baza raketore interceptors në territorin e Polonisë, pjesë kjo e një sistemi më të madh që do të përfshinte një sistem radari në Republikën Çeke.
Rusia ka qenë gjithmonë kundër SHBA-së, në planin e saj për baza raketore dhe për këtë ka kërcënuar se do të dërgojë një sistem të raketave me rreze te shkurtër në Kaliningrad, në kufi me polakët si kundërpërgjigje ndaj Polonisë.
Në 14 shkurt të vitit 2009, ministri i jashtëm polak Radoslaw Sikorski u citua nga asgjensia e lajmeve Xinhua se qeveria polake ishte gati të mbyllte negociatat me Shtetet e Bashkuara lidhur me temën "një paketë vendimesh që kishte si kryesore bashkëpunimin në kuadër të këtyre bazave raketore."

13 Komente

Eshte nje nder i madh .... per ne qe citohemi nga agjencite ruse.  Kur do na citojne ato iranianet?! 

Brenda pafatësisë tonë, mendova se ishim me fat... e kisha si dëshirë vitiriu këtë: God, if there is a God, bëj që të mos e marrë vesh gjithë dynjaja ça kryeministër kemi.

Se helbete vend i vogël, kujt i bi rasti me na njoft... Po jo! Sqe e thënë... na citoi rusi... smiley

 

Nuk me duket ndonje gje e cuditshme qe Kryeministri te kete dhene ato deklarata.Vendosja e raketave amerikane ne territorin tone vetem stabilitet dhe propseritet mund te sjelle.

Deklarata te ngjashme kane bere edhe kryeministrat e Gjermanise,Italise,Greqise,Polonise apo Cekise ne kohen qe ju eshte kerkuar e njejta gje.Dhe nuk ju ka dale keq me sa kam pare, se me ate sebep Greqia u fut ne BE pa permbushur asnje kriter dhe sot shikoni sa para eshte.Dhe Gjermania dhe Italia kaluan nga vende te rrenuara ne gjigande ekonomike thjesh nga stabiliteti qe ofrojne si shtete ku edhe vendosja e raketave amerikane ka pasur pjesen e luanit ne kete stabilitet.

Do te doja te ishte i vertete si lajm, pavaresht se kush e thote apo kush e citon.

Deklarata te ngjashme kane bere edhe kryeministrat e Gjermanise,Italise,Greqise,Polonise apo Cekise ne kohen qe ju eshte kerkuar e njejta gje

Nje burim te lutem?  

Pastaj, kerkuar nga kush?  Nuk e dija, dhe mbase gaboj, qe US i paska kerkuar sot Gjermanise, Italise, apo Greqise te njejten gje.  Por me e rendesishmja ketu, eshte se ne s'na kerkuar njeri gje.  Te pakten haptas.  Dhe e dyta, meqe po permend rastine e Greqise, s'ka hic lidhje me anetaresimin ne BE, por edhe ne ka baza amerikane, jane nen legjislacionin e NATOS, ku Greqia eshte anetare qe ne 1952. 

Dhe meqe e permenda kete ane, do ishte ceshtje tjeter sikur missile shields te ishin nen ombrellen e Natos, e jo si prone e US.  Per lidhjen qe po ben ti me Gjermanin e Italine, eshte komplet, po komplet fare subjekt tjeter, dhe nen dimensione te tjera interesash ekonomike, por dhe gjeostrategjike (aka Lufta e Ftohte.)

Per me teper, stabiliteti i vendit tone, s'ka nevoje per dicka te tille.   

 

...Nuk e dija, dhe mbase gaboj, qe US i paska kerkuar sot Gjermanise, Italise, apo Greqise te njejten gje...

Jo sot Monda por ne vitet pas luftes per Gjermanine dhe Italine dhe ne vitet 70 per Greqine.

 

...Dhe meqe e permenda kete ane, do ishte ceshtje tjeter sikur missile shields te ishin nen ombrellen e Natos, e jo si prone e US....

Meqe USA paguan 40% te buxhetit te NATO-a dhe 100% te missle shield atehere i takon te jete edhe pronari.

Jam i sigurte ne nese vendet e pasura te NATO-s si Italia,Gjermania apo Franca po te kontribuonin ne kete projekt do te ishin te mirepritura por ato si gjithmone ja lene barren USA dhe duan perfitime sikur kane investuar sa USA.Deri tani ju ka ecur por nuk ka per tju ecur me.E mban mend Biden ne Gjermani se si ju tha europianeve kam nje lajm te mire dhe nje te keq.Lajm i mire eshte se SHBA do tju degjoje me shume.Lajmi i keq eshte se SHBA do tju kerkoje me shume.

Ca legena keto mutmediat tona; ne vend qe te perkthejne artikullin nga burimi origjinal dhe te citojne burimin e artikullit (meqe s'kane asnje info shtese pervec ca thote artikulli origjinal), i heqin ca paragrafe, i ndryshojne ndonje fjali dhe e bejne lajmin e tyre.

Po dhe kjo media bullgare ka vene foton e ures se Kacanikut nje dite para pervjetorit te Kosoves, ne nje lajm per Shqiperine, meqe aty kishte nje flamur amerikan bashke me flamujt shqiptare. smiley

 

Kurse ti Monde, ndaji dufet tende me presje. smiley Tashti ti je kundra kesaj (nese do behej) as a matter or policy. Ok. Kjo s'ka te beje me "pse Birisha u prononcua per kete gje". E pyeten pra dhe u pergjigj.

Albania has not received any such request from the US, but the country was ready to accept it, Berisha said when asked to comment on media reports that Washington might choice Albania over Poland and the Czech Republic, the countries now meant to host elements of the missile shield.

Tani ti mund ta kritikosh qeverine dhe Birishen per pikpamjen e tyre ne lidhje me kete program, nese do ti kerkohej Shqiperise ta pranonte, meqe ti je kundra (Zoti dhe ti e di pse, apo eshte si ajo 2 dhjetori si 7 prilli? smiley) po ai ca duhet te thoshte kur e pyeten? Une jam dakort po nuk do e pranojme se disa peshq jane kundra? smiley

Xhibi, tani per t'u dhene kredibilitet pikepamjeve te mia, me duhet t'i referohem nje mije e nje eksperteve qe jane me mua dhe me Zotin a si?!  Une mund te shkruaj carcaf per kete pune, ceshtje hobi gjeopolitik, por pak rendesi ka.  

Persa i perket KM mund te ishte pergjigjur shkurt e qarte:

"No such demands have been made to Albania by the US government.  If and when it happens, my government with weight the opsions on the table and make a decision, based on our national interest and in the interest of US-Albania relationship."  

Kaq.  E komplikume te duket?!

Tani ai mund te ishte pergjigjur ne nje mije e shtateqind e pesedhjteve varjante, s'eshte e thene te ishte pergjigjur fiks si do ti une apo ndonje tjeter.

Thjesht e kisha qe mos perzje objeksionin tend ndaj projektit, me pse u pergjigj Berisha pyetjes, dhe si ju pergjigj.

Aq me teper qe ne nuk jemi ne brendesi te ceshtjeve dhe nuk e dime ca mund te luhet; mund te jete thjesht politike Berishiane qe ai shfrytezon rastin te shprehe pro-amerikanizmin/pro-perendimorizimin e Shqiperise per te qitur veten ne pah, mund te jete per ti thene Amerikes me spont "na konsideroni dhe ne nese ka te vertete ne ato lajme qe thuhen", mund te jete dicka e ndermjetme per ti bere presion Polonise ti pranoje, mund te jene nje mije e njeqind arsye, qe ne s'i dime, pasi s'kemi akses ne ato informacione.

Dmth nuk e shikoj ca ka ketu per tu irrituarr kaq shume. Edhe sikur te mos kishte asnje nga keto gjera, fundja ai eshte qendrimi i qeverise shqiptare dhe ai si kryeminister u pergjiigj ne ate menyre. Nuk eshte se beri ndonje deklarate publike qe Shqiperia do beje lufte me Rusine apo ku di une.

Pse e dredh si te te vije per mbare?!  Me pyete fiks si duhet te ishte pergjigjur.  Te dhashe nje mundesi.  Tani thua:

Tani ai mund te ishte pergjigjur ne nje mije e shtateqind e pesedhjteve varjante, s'eshte e thene te ishte pergjigjur fiks si do ti une apo ndonje tjeter.

Per te tjerat, kjo ceshtje nuk eshte muhabet tavolinash me euforizem kafeine.  Ka kaq vite qe jepet e merret, rrihet e ster-rrihet, dhe jane dimensione te tjera te perfshire pertej nje kombi te vogel ne Ballkan. 

Kot te bejme lojera fjalesh.

E kisha qe me komentet e tua te djeshme kur e solla lajmin per here te pare ne anglisht

Sa fare eshte ky KM-jone.  Por kur s'ia kane kerkuar akoma te zotet e punes, c'dreqin ka qe prononcohet?! 
Po pse flet per vendin o njeri i cakerdisur?!  Pyete gje vendin tend ti?!

dhe keto te sotmet njekohesisht, dmth vazhdimi i protestes apo irritimit per kete prononcim te Birishes ne media.

Sic thashe, nuk e shikoj ca ka per te irrituar me kete pergjigje te Birishes. Po e perseris prap; tek e fundit ai eshte kryeminister dhe shpreh qendrimin e qeverise se tij. Pik, the end, kalojme ne artikullin tjeter qe do vjedhe Shekulli, qe do ja ndryshoje titullin dhe do lere ca paragrafe jashte, ne perpjekjen gjithmone diligjente per te kryer funksionin e qenit te Rames, dhe qe do e beje si te tijin si artikull, te cilin me pas qeveria e Peshkut do ta sjelle pronto ketu. smiley

P.S. Qe mos ta zgjasim, ti ke te drejte. smiley

E mire xhib, une, ti, ai .... vazhdo zgjedhimin per qejf tendin ... kemi te drejte.

Eh sa gjef e kemi dembelizmin cdo gje japim vec te kemi te ardhura qyl. te mos punojme

"Po arat i ke te qeruar bej efendi" I thote dembeli i Stambollit, Beut qe po ju lutej jenicereve te mos e varnin dembelin sipas fermanit te  sulltanit qe denonte tere dembelet me varje, duke ju premtuar  se ai ( beu) do ta mbante me ara dhe llokume.

Ara i kane te qeruara keta amerikane ?

Ngjarje te tilla jane shume te rendesishme ne jeten e nje KOMBI . Ndersa ne gojen e nje budallai me mandate Dushku ato nuk kane piken e vleres . Te tille baze e kane lakmuar me kohe RUSET . Kush eshte me njohuri te kufizuara per startegji te ketij lloi mund te mjaftohet vetem me debatin per Shaban Qosen alias Berishen..qe e shkreh qe ne sup dhe deklaron gjera qe se pjerdh njeri , pasi i sheh te ngjashme me menyren e te menduarit te tij.. Ne se ne Kushtetute eshte e shprehur qe vendi yne ( jo permbush smiley) e pershkruan  te Ligjeshme ndertimin e Bazave me Arme te Demtimit ne Mase atehere kjo eshte nje e drejte e Berishes. Ne se Jo ai mbetet nje karagjoz si zakonisht per centrale atomike, per mullij me ere e per Shqipria nje euro e per cdo lloj karagjozlleku qe del nga goja e tij . Se mos vjen ndonje te na beje mesim se nuk jane sisteme ose depo me arme Atomike por sisteme raketash kunder armeve atomike smiley... lexojeni cfare thote budallai........."ky do të ishte dhe kontributi i Shqipërisë për ruajtjen e sigurisë në botë". Dhe keshtu e shkeputur nga konteksti del shume e qarte lajthitia Don Ki Shoteske e eksporusit te Sigurise ne Rajon e me GJERE smiley   .... O mortja qe su ha me Megallomanine e pozicionit Strategjik ne Europe. KOBURE !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).