A duhet të shqetësohemi për zhvlerësimin e lekut?

Grafiku më sipër është marrë nga Yahoo, dhe tregon këmbimin e lekut me euron dhe dollarin gjatë periudhës Shkurt 2008 - Shkurt 2009. Shiriti blu përfaqëson këmbimin me euron, shiriti i kuq këmbimin me dollarin.

Në grafik duket qartë rënia e lekut në krahasim me dollarin dhe euron gjatë muajit të fundit. Ajo që mua më duket më domethënëse, është rënia në lidhje me euron, duke qënë se dollari gjatë këtij viti ka patur goxha lëkundje. Ndryshe nga dollari, euro ka pasur kurs më konstant.

Gazetat e Tiranës kanë patur këto ditë disa shkrime mbi rênien e lekut, po s'kam gjetur gjëkundi interpretim. Domethënë, nuk duket se po shqetësohet njeri. Ministri i Financave, Ridvan Bode, në një shkrim tek Shekulli tha se kjo është një situatë e përkohshme, që do të stabilizohet me ndërhyrjen e qeverisë. Revista Monitor, revistë ekonomike që botohet në Tiranë, thotë që s'duhet vënë alarmi.

Nga ana tjetër, disa gazeta të huaja shkruajnë se situata ekonomike e Europës Lindore po rëndohet frikshëm. Ditët e fundit, shumë burime kanë pasur tituj artikujsh paksa alarmues: "Dobësohet Euro si rezultat i vështirësive të bankave të Europës Lindore" shkruan International Herald Tribune, "Rumania mund të çojë Austrinë në falimentim" shkruan një gazetë rumune, "Paaftësia për të shpëtuar Europën Lindore do të përkeqësojë krizën globale" shkruan Telegraph.

Arsyet prapa titujve të tillë në ditët e fundit janë disa. Bankat e Europës Perëndimore kanë dhënë kredi të shumta vitet e fundit në vendet e Lindjes. Bankat austriake, për shembull, kanë investuar 230 miliardë euro në rajon, një shumë e barabartë me 70% të GDP-së së Austrisë. Nëse 10 përqind e këtyre kredive do të dështonin, sistemi financiar austriak do të falimentonte, shkruan Der Standard-i i Vjenës (sipas Telegraph). (Sipas BERZH, borxhet e këqija në rajon do të jenë mes 10 dhe 20 pêrqind.)

Në total, Europa Lindore mendohet të ketë marrë borxh 1.7 trilion dollarë amerikanë. Të paktën kështu thotë Stephen Jen, shef i valutës tek Morgan Stanley. Nëse shifra është e saktë, atëhere rajonit i bie të paguajë 400 milionë dollarë mbrapsht këtë vit, ose 1/3 e GDP. Kjo vështirë se mund të ndodhë në situatë ekonomike optimiste, jo më në situatë krize.

Më tej, shumica e borxheve janë në valutë të huaj. Në Poloni, 60% e kredive të shtëpive janë në franga zviceriane. Hungaria, vendet balltike dhe ato ballkanike janë shumë të ngjashme. Në një situatë si kjo e sotmja, ku tregtia globale po zvogëlohet, valutat e këtyre vendeve pritet të zhvlerësohen.

Që na sjell përsëri tek leku dhe situata shqiptare. Unë kam shumë pak informacion për ekonominë shqiptare, që do të thotë se nuk mund të arrij në konkluzione, megjithatë disa gjëra dihen.

E para, tregu bankar shqiptar sot dominohet nga bankat e huaja. Austriakët morrën Bankën e Kursimeve, turqit bankën tregtare, francezët kanë Bankën Popullore, italianët e grekët ndajnë shumicën e bankave që mbeten. Dmth, në aspektin e kreditit, Shqipëria është e varur nga jashtë.

E dyta, duhet bërë pyetja se në çfarë sasie janë kreditë e marra nga shqiptarë në valutë të huaj. Në mungesë të informacionit, spekullimet janë të tepërta.

E treta, sa borxhe kanë shqiptarët, për person? Intuita personale më thotë që kanë goxha. Gjatë tre viteve të fundit kam qenë në Shqipëri disa herë, dhe numri i reklamave për kredi rritej vazhdimisht. Para 4 vjetësh, nuk ekzistonte tregu i blerjes së makinave me kredi, apo ai i kredive konsumatore. Sot, të dyja ekzistojnë, dhe ma merr mendja që të dyja janë në nivele të larta.

Gjasat janë që Shqipëria nuk është shumë ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

I vetmi konkluzion që mund të nxjerr është ky: nuk mund të vazhdojmë të fshihemi nga kriza ekonomike, e të veprojmë sikur ajo nuk ekziston. Sepse nëse deri dje kriza ishte përtej oqeanit, sot është tek porta. Si qeveria, po ashtu edhe media e Tiranës (dhe ajo e Internetit), duhet të vihen në lëvizje. Dhe sidomos ata pak njerëz mes nesh që marrin vesh nga ekonomia, duhet të fillojnë të flasin, qoftë për të ngritur alarmin, qoftë për të na qetësuar. E ne të tjerët, duhet t'i dëgjojmë.

30 Komente

Le te urojme qe shqiptaret te mos paguajne shtrenjte nje nga gomarlleqet e klases politike, lenien e sektorit bankar ne duar te te huajve, dmth jashte kontrollit vendas.

Me mire te qaje nona jote se e imja - tha.

Kam pershtypjen qe s'eshte thjesht gomarllek i politikes tone. Se s'jemi vetem ne ne hall...

Secili sheh hallin e gomarin e vet.

Nuk di ndonje vend tjeter ku pothuajse 100% e sektorit bankar e kane te huajt. Tashti qeveria le t'u lutet atyre te tregohen te meshirshem.

Leku eshte ne renie te lireeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

 

Se di por problemi,eshte se ne AL ka filluar qe cdo gje blihet ne euro.edhe apartamentet shiten vetem ne euro,kjo i detyron njerzit qe edhe kredite ti marrin ne euro.Edhe ndodhen ne pozita te disfaroshme tani, per ti paguar ato.

 

Perseri mendoj qe eshte pak situate provizore, per vet faktin,qe ne varemi drejt - per drejt nga Emigrimi.Ne kete perjudhe , ka prure shume te pakta, per arsyje te ndryshme. Tregu shqiptare ka kerkes te etur per euro, per shkak qe e thash me siper, qe apartamentet shiten me euro,edhe cdo gje tjeter ( bussines te renda), per kete arsyje, bankat nuk lene te qarkulloje shume euro ne treg,por e thith direkt.

 

Gjeja me absurde me duket,fakti qe qeveria,kerkon Borxh tani nga pankat, 300milion euro, ? edhe e kerkon ne euro, jo ne leke.Ndikon ne menyre te kundert me ate qe duhet te bente, thith eurot nga tregu.Edhe zhvlerson lekun.

 

 

Mendon qe nga maji do te rifilloji te rrite leku, edhe normal nga korriku e gushti do te shkoje.Ne 1 euro = 120lek.

Me teper se kriza ekonomike, kriza e likuiditeteve qe po importohet ne Shqiperi nepermjet uljes drastike te remitancave nga bashkekombasit tane qe jetojne jashte, ka sjellur edhe zhveresimin e lekut karshi valutes se forte (Euros dhe USD). Ketu kemi nje lidhje te drejte dmth sa me shume pakesohen remitancat, aq me shume zhvleresohet leku. Po te supozojme se remitancat per vitin 2009 do te ulen 30% ne krahasim me nje vit me pare, atehere pritet qe 1 Euro ne fund te vitit 2009 te arrij te kembehet mesatarisht me 160 leke nga 125 qe ishte ne fund te 2008. Zbutja e kesaj tendence mund te realizohet nese Banka Qendrore do te shiste ne treg Euro nga rezervat e saj ne nje mase 200 deri 250 milion Euro gradualisht dhe pergjat gjith vitit, si dhe te krijohen insentiva per zevendesimin e importeve me prodhim/sherbime made in Albania. Ndersa varianti i pare eshte i mundshem pasi BQ ka gjendje rezerva te konsiderueshme ne valute, varianti i dyte duket pothuaj i pamundur pershkak se kerkon kohe dhe qeverisje shume me cilesore se niveli i sotem.

Nga ana tjeter, faktore dytesore qe cysin perkeqsimin e situates, do te jene edhe perkeqesimi i kthimit te kredive ne valute nga individet apo sipermarrjet private. E shoqeruar kjo me mosfunksionimin e shpejte te konfiskimit dhe shitjes se pasurive te lena ne barre/peng sektorit bankar kur borxhelinjt nuk kthejne kredine, rendon situaten e bankave duke pakesuar likuiditetet. Po ti shtojme sa thame me larte edhe faktore subjektive dhe qe lidhen me budallalleqet e kesaj qeverie qe ne prag zgjedhjesh do te kerkoje te beje per vehte elektorat pavaresisht pasojave ne ekonomi, une situaten e shoh shume pesimiste dhe si rrugedalje te vetme lus qe kriza ekonomike globale te mbaroje sa me shpejte, ne menyre qe shpetimtaret tane (emigrantet e mrekullueshem) te rimekemben shpejt e te stabilizojne dergimin e valutes ne atdhe.

Me nje fjale ne shqipatret e ketushem duhet ti lutemi cdo dite zotit dhe Ameriqeneve qe te na i shendoshin sa me pare bashkombasit tane neper bote.

O zot ndihmoi emigrantet nga Shqiperia kudo ku jane nese te dhimbsen sadopak bijt e tu te pafat qe vazhdojne vuajtjen ne shtetin e tyre.

Ftoj te gjithe peshqit besimtar ti bashkohen lutjes time te sinqerte.

The Economist sot thote qe FMN po rrit sasine e fondeve rezerve, si rezultat i parashikimit se do kete shume vende qe do kene nevoje per ndihme se shpejti.

Vjet, FMN "ndihmoi" Bjellorusine, Islanden, Serbine, Lituanine, Ukrainen dhe Hungarine.

Keshtu si po vijn punet, do te fillojm te merremi perseri me Sakfe smiley

 

edhe leket per te kaluar matane, do ti marrim ne leke, qe te ulim kerkesen per euro.

 

mhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh keq kjo pune me te vertet, edhe une jam sh pesimist.

 

por perseri, mendoj qe vari me shume sesa duhet nga bankat e huaja. Edhe shteti duhet te nderhyje, qe te perdor sa me sh leku shqiptare edhe jo euro ne kembit e perditshme.

p.s nuk bashkohem dot me lutjen tende, Sepse meqenese kriza amerikes, na kapi me vonese, edhe sherimi do na kapi perseri me vones.

Maliqi,

piken e dyte tenden nuk e ka ne dore Banka...

penar,

faleminderit per grafikun... shume interesant. Nese qellimi eshte te shpjegosh grafikun, eshte shume e thjeshte, dhe biles ajo qe pritej apo qe kemi thene para disa muajsh... psh, zhvleresim i lekut me dollarin, vleresim gjate festave te fundvitit dhe zhvleresim perseri. Per Euron eshte pak me konstante, por mund te justifikohet sepse US ka qene me keq dhe ka filluar me heret nga EU ne kete krize.

Ne Shqiperi gjendja ka qene e qendrueshme, por expectations kane qene me poshte. Eshte e rendesishme qe te ruhet vlera e lekut, ose renia te mos jete e menjehereshme. Nje arsye qe po bie leku(jo vetem leku por edhe shume monedha te vendeve te tjera) eshte sepse bonot e US apo bonot e EU shikohen si me te sigurta, pavaresisht fitimit. Ndersa rritja e interesit ne depozitat shqiptare e ndihmon qendrueshmerine e lekut, nuk duhet abuzuar shume se mund te rrisi spekullimet.

tek pika e pare e Penarit... Bankat e huaja merren me menazhimin dhe rishperndarjen e kursimeve vendase, nuk eshte e thene se sjellin borxhe te jashtme per te dhene kredi. Sa eshte sasia e kredive dhe sasia e kursimeve ne Shqiperi??

Per te ruajtur lekun ne kete faze politika monetare mund te ndihmoje, por eshte e kufizuar. Mbajtja e interesit ne depozitat ne leke mbi ato ne Euro eshte domosdoshmeri, por nuk ka nevoje ti rrisi interesat shume. Nje dicka qe mund te ndihmoje eshte garantimi i depozitave, qe nuk do t'i kushtonte gje Bankes apo qeverise. E dyta, eshte ajo qe u tha me lart, pra futja e Eurove dhe Dollareve ne treg.

Por te dyja keto kane kufizimet e tyre dhe duhet patur kujdes sidomos nga spekullimet. E treta eshte politika fiskale. Rritja e shpenzimeve do ta ndihmonte qendrueshmerine e lekut.

Ne gjithe kete proces eshte shume e rendesishme besueshmeria e njerezve tek bankat. Llogjika ta thote qe bankat ne Shqiperi jane te sigurta, sepse nuk kane dhene kredi spekullative, dhe sistemi bankar ne Shqiperi nuk ishte aq i lidhur me EU si psh Islanda. Banka Qendrore dhe qeveria duhet te vazhdojne te sigurojne popullsine qe 1) bankat jane te sigurta, dhe 2) qe ose me investime direkte ose me reforma te domosdoshme do te mundesojne rritjen e kerkeses qe do te ndodhe per shkak te renies se eksporteve dhe te te ardhurave te emigranteve

Piken e dyte ate te incentivave ne ekonomi, sigurisht qe nuk e ka ne dore BQ. Po te lexosh pak me vemendje, une them se ajo eshte produkt i nje qeverisje te mire, gje qe ne nuk e kemi e as nuk mund ta kemi ne te ardhmen e afert. Dhe me qeverisje une kuptoj punen e qeverise.

Pritet qe Europa jashte EU te implodoje prandaj po shohim tatepjeten e ALL ne krahasim me USD dhe EUR.

Nqs doni te shikoni c'behet hidhini nje sy cmimit te aksioneve te Raiffeisen e jo kuoten e kembimit te ALL-it

Ku shifet cmimi i aksioneve te Raiffeisen, Qafir?

Mos moreee, u permbys kapitalizmi ne Shqiperi!  lol

Nuk ka asgje per t'u shqetesuar, te pakten jo ne ate shkalle sa e ben ky shkrimi me siper dhe qe kerkon te veje kushtrimin se jemi ne prag te falimentit. 

Renia e lekut kundrejt euros dhe dollarit ka te beje me dergesat e emigranteve qe per shkak te krizave financiare dhe recensioneve ekonomike qe po kalojne vendet ku jetojne, kane ulur keto dergesa per ne Shqiperi dhe tregu i valutes se huaj ka mbetur i pa furnizuar aq sa duhet dhe jep kete efekt. 

Me kete merret Banka e Shqiperise e cila perdor rezervat e saj.

Shqiperia nuk ka ndonje rrezik nga kredite, per shtepi apo te llojit tjeter, pasi kreditimi eshte i ulet. 

Ne lajme e kam degjuar disa here qe Greqia ne nje "warning" qe ju jep bankave te veta per te mos cuar parate e tyre ne disa vende te Europes Lindore, ku perfshihet Rumania e ku di une, Shqiperia nuk eshte futur ne kete liste.

Yeap

Ne Greqi akoma nuk po tremben, se presin si do te reagoje Gjermania. E gjithe Europa po pret si do reagoje Gjermania.

Ne Shqiperi, do presim se cfare do beje Greqia dhe Italia. Une e kam thene edhe me pare se nje teshtime ekonomike nga keto dy vende, ne na kap pleumonia. Dhe nuk jane vetem bankat, po eshte bilanci tregetar, te ardhurat e emigranteve qe i kemi me shumice ne te dy vendet.

Zhvleresimi i momentit i lekut nuk eshte as gje. Nese bankat greke do fillojne te terheqin kapitalin, atehere do kete shume problem. Fullani e dha nje paralajmerim para ca kohesh qe po e monitoron situaten. 

Per sa i perket luhatjes se kursit, duhet te shikohen edhe cmimet si kane levizur. Ne te gjithe ketu mund te bejme supozime, po konkretisht nuk dime asgje, sepse nuk kemi shifra.

________

PM - Shko ke faqja e R. Bank ne krah te djathte poshte e ke grafikun e stocks: pikiate.

Policio, edhe ti si ca te tjere ketu, qeket me shume talente, qeke specialist ne te gjitha fushat. Apo merr shembull nga mjeku kar-diolog qe ben debat dhe "fiton" mbi profesionistet e finances?

"Nuk ka asgje per t'u shqetesuar" thonte ai kar-diologu ne 1996-1997 para se te binin firmat piramidale, apo e kam gabim?

Dmth sipas teje meqe s'paska valute te huaj ne treg, eshte ulur cmimi i lekut. Ne ne kushte normale tregu kjo gje edhe mund te ndodhte. Puna eshte qe ajo qe thone disa, qe kembimet ne Shqiperi behen me valute te huaj ne vend te lekut, e ben me te veshtire situaten sepse ka kerkese artificiale per valuten e huaj.

Per Penarin: Ulja e vleres se nje monedhe nuk eshte gjithmone dicka e keqe. Teorikisht, NESE Shqiperia do ishte vend eksportues, zhvleftesimi i lekut do i bente mallrat Shqiptare me te favorshme ne tregjet e huaja. Po keshtu, leku i zhvleftesuar, e ben edhe me te favorshme per te huajte te vijne per turizem ne Shqiperi - por kjo, perseri, eshte ne kushte normale tregu, dhe jo kur, p.sh. shko ne nje hotel a restorant e te kerkojne euro ne vend te lekeve.

Persa i perket Bankave Euro-Perendimore, eshte e vertete qe kane bere shume shpenzime ne Evropen Lindore. Dhe Euro-Lindja nuk jeton ne planet tjeter: nese evropjant s'kane pare te blejne mallrat qe vijne nga E-L, atehere do kalojne ne krize edhe ata. Deri tani, bankat Euro-Perendimore kane pas shume me teper humbje nga Amerika apo dhe nga mashtrusat e tipit Madoff. Lexoni kete (per ata qe dine Anglisht): http://www.nytimes.com/2008/12/17/busine...

Ne fakt ajo qe duhet vezhguar eshte c'fare note do i veje Moody's Raiffeisen-it. Po ia ulen noten, ata jane ne rrezik jete se do detyrohen te ruajne me shume kapital neper kasaforta(dhe me shume kolateral per transaksione).

Nje analist ktu ne Toronto ja keput se sipas teorise te probabilitetit katrahura ne Central & Eastern Europe eshte nje ngjarje 10 sigma larg mesatares..dmth vari lesht se gjithe risk models qe kane kto debilat NUK FUNKSIOJNE se kujtojne se bota shpjegohet nga nje 'shperndarje normale e probabilitetit' te ngjarjve.

 

Dicka tjeter interesante e lidhur me USD: Banka Kombetare e Zvicres dje emetoi per here te pare T-Bills  ne USD dhe jo CHF.

Aduhet te shqetsohemi ne per zhvleresimin e lekut ?

Per ne qe jemi jashte ,ma mire te zhvleresohet ,se na lehtson neve baren per te ndimuar familjet tona ,per ata qe jetojne atje zhvlersimi i lekut do te ishte nje skamje ,e shoqeruar me ngritje te cmimeve dhe koston e jetes,shtoi ketu dhe paaftesise se Qeverise dhe shoqerise shqiptare per te ndihmuar shtresat e varfera ,te papunet dhe grate te cilat jane te diskriminuara,se bashku me femijet e tyre.!!

 

E ku o llogjika ketu?

logjika ta thote qe bankat ne Shqiperi jane te sigurta, sepse nuk kane dhene kredi spekullative

 Nga nje artikull i Gazeta Standard te prill 2008

Rritja e portofolit të kredisë në valutë, shton edhe riskun e kredive me probleme. Guvernatori i Shqipërisë ka ftuar dje bankat e nivelit të dytë të mos japin më kredi në valutë për individët, pasi po hedhin rrezikun e kredive tek individët. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e bëri një deklaratë të tillë dje në forumin e organizuar nga Banka Qendrore me aktorët e sistemit financiar, me temë “Mbikëqyrja dhe stabiliteti financiar, si dhe funksionimi i tregut të parasë dhe atij financiar”. “Kreditimi në valutë tashmë është një realitet i prekshëm. Arrihet deri aty sa kredia konsumatore të jepet në valutë. Të financosh konsumin e individëve në valutë është njësoj sikur të shesësh produkte ushqimore pa afat skadence”, është shprehur Guvernatori Fullani. Ai u ka bërë të ditur drejtuesve të bankave të nivelit të dytë se në këtë mënyrë po japin kredi duke rrezikuar si një lojë bixhozi. “Ne gjykojmë se aktualisht ju po shpërndani rrezikun tek individët, duke krijuar edhe probleme të natyrës moral hazard”, nënvizoi Fullani. Guvernatori Fullani theksoi se bankat po shohin të rritin aktivitetin e tyre, pa analizuar riskun që vjen nga instrumente të tilla. Sipas Fullanit dhënia e kredive në valutë për individët, në një kohë që pjesa më e madhe e tyre i kanë të ardhurat në lekë, mbart me vete një risk të madh. Më pas ai u është drejtuar drejtuesve të bankave të nivelit të dytë: “Si ka mundësi që kredia konsumatore të jepet në monedhë të huaj? Si ka mundësi që kreditë për hipoteka të jepen në valutë të huaj? A e dini që pjesa më e madhe e individëve të punësuar i kanë të ardhurat në lekë? Cila prej bankave ka bërë një përllogaritje të ekspozimit ndaj këtij rreziku? Cila prej jush ka kryer veprime për t’u mbrojtur prej tij?” Në forumin e zhvilluar dje mbi stabilitetin financiar, doli edhe një herë në pah fakti se kredia për ekonominë mbetet veçanërisht në vëmendje të Bankës së Shqipërisë. Në konstatimet e bëra prej saj, vihet re se kredia në valutë vazhdon të mbizotërojë portofolin e kredisë. Në këtë kontekst, z. Fullani shprehu shqetësimin e Bankës së Shqipërisë për vijimin e akordimit në valutë të pjesës më të madhe të kredisë konsumatore dhe të kredisë për hipoteka, në një kohë kur pjesa më e madhe e individëve i ka të ardhurat në monedhën kombëtare, gjë që pasqyron nënvlerësimin e rrezikut të kursit të këmbimit nga ana e sektorit bankar. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë ka përgatitur një paketë ndryshimesh rregullatore, e cila ndërthur masat administrative me ato të kujdesit dhe mbikëqyrjes, duke synuar ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredive.

Pasi përmendi zhvillimet pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2007, ndër të cilat mund të përmenden rritja e aktiveve të sistemit bankar, rritja e produkteve elektronike në shërbim të klientëve, zgjerimi i rrjetit bankar me degë dhe agjenci të reja, krijimi i Regjistrit të Kredive etj., z. Fullani u ndal në disa çështje që konsiderohen delikate nga Banka e Shqipërisë dhe që kërkojnë vëmendje më të madhe nga ana e sistemit bankar.

Një tjetër temë e rëndësishme në të cilën u ndal z. Fullani, dhe që shpesh ka qenë në qendër të diskutimeve të tij, ishte transparenca e sistemit bankar me publikun. Duke e konsideruar transparencën si pikënisjen e një qeverisjeje të mirë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u bëri thirrje bankave tregtare që të jenë më të hapura me publikun dhe me klientët e tyre, duke u shprehur që ende ekziston një hendek dhe mungesë informacioni të nevojshëm që klientët e bankave duhet të kenë për bankën, së cilës i besojnë paratë e tyre. “Banka e Shqipërisë”, - u shpreh Guvernatori, “do të nxisë sistemin bankar të përballet drejtpërdrejt me tregun.” Administrimi dhe kontrolli i brendshëm ishte një tjetër çështje e ngritur në diskutimin e z. Fullani dhe që kërkon vëmendje dhe kujdes nga ana e sistemit bankar. Guvernatori theksoi nevojën e kualifikimit të njerëzve me shkallë të lartë integriteti dhe profesionalizmi, veçanërisht në drejtim të cilësisë së burimeve njerëzore të përfshirë në vendimmarrje dhe në administrimin e rrezikut.

Kredia me probleme 3.6 për qind

Sipas të dhënave të BSH-së, treguesi i kredive me probleme ndaj totalit të portofolit të kredive në terma bruto, përllogaritet 3.6 për qind në fund të janarit 2008. Përqindjet për kredinë në lekë vazhdojnë të jenë të larta. Duke iu referuar kredisë me maturim deri në një vit, sipas të dhënave të janarit 2008, ekziston një diferencë prej 7.3 pikë përqindjeje ndaj përqindjeve të depozitave në lekë me të njëjtën afat maturimi. Ndërkohë, që i njëjti tregues për valutën është 4 %. “Aktualisht, jemi dëshmitarë të një strategjie marketingu shumë agresive për produktet e kredisë në monedhë të huaj, ndërkohë që me përjashtim të një rasti, është totalisht inekzistente për huatë në lekë.”, ka nënvizuar Fullani në deklaratën e tij.
 

qe bankat jane ne gjendje te mire dhe e vetmja gje qe mund t'i shkaterroje eshte paniku qe nuk duhet ushqyer.

Ke te drejte per panikun. Por me duket u ka hipur pak, sipas ksaj gazetes te re. A di gje njeri, a jane te siguruara bankat ne Shqiperi, a ka institucion te ngjashem me FDIC ne Amerike?

A di gje njeri, a jane te siguruara bankat ne Shqiperi, a ka institucion te ngjashem me FDIC ne Amerike?

Po ka, dhe para nje jave e rriten garancine e depozitave deri ne 20 mln leke(te vjetra)

Transparenca e sistemit bankar me publikun !!!! Po ja ta zem se u be transparenca ,c`do te bej publiku? ..do ta ndryshoje sistemin bankar ?

 

Si ka mundësi që kredia konsumatore të jepet në monedhë të huaj?

Si pra?

Transparence ne kete rast eshte term teknik qe do te thote se te gjitha bankat e nivelit te dyte duhet ta informojne ne menyre uniforme klientin qe ai te marre vendimin e duhur. Por kete nuk e bejne bankat me qejf te tyre po nuk paten nje ligj te tipit (Truth in Lending Act). Ky eshte ligj amerikan qe po punove ne banke ne amerike dhe te vjen nje zyrtat i HUD dhe nuk shikon tabelen ku ke reklamuar te gjitha perqindjet e kredive ose nuk i jep klientit qe vjen (just tos hop around) nje fleetpalosje me kete informacion, atehere klienti mund te ankohet dhe banka gjobitet.

Prape, kjo eshte teknikisht, se ne realitet ne Shqiperi............

Nese depozitimet e popullates neper banka jane ne valute te huaj me shume se monedhen vendase (leke), kuptohet qe bankat do te kene disponibilitete te lira ne valute dhe do te kerkojne ti investojne. Nje pjese i investojne jashte shqiperise ne formen e depozitave me afat, bono thesari, apo dhe letra te tjera me vlere, dhe nje pjese brenda duke dhene hua. Ne kete menyre diversifikojne riskun. Cfare ka ketu per tu cuditur?

Apo mos duhet ti mbajne te kycura ne kasaforte????????????   

Maliq, guvernatori e ka fjalen qe banka ve ne risk konsumatorin duke e larguar ate nga vetja. Nese Leku zhvleresohet kundrejt USD, atehere individi qe ka marre huan ne USD, por qe praktikisht paguhet me Leke, do t'i duhet me shume Leke per te paguar kredine. Kurse ne rastin e kundert do ishte banka qe do mbante rriskun e zhvleresimit te lekut. Me llogjike me e pergatitur per ta perballuar nje rrisk eshte banka dhe jo konsumatori, sepse banka ka me shume mjete ne dispozicion. Por banka duke i lene rriskun konsumatorit ia fut jo vetem ekonomise shqiptare por edhe vetes, sepse nese konsumatori nuk do jete ne gjendje te paguaj neser eshte edhe banka qe humbet.

Normal qe bankave nuk i intereson ky shpjegim.

 

Per mendimin tim, n.q.s nga fundi marsit, nuk do te filloj nje ulje graduale e euros , do te kete pasoja me te vertet negative per ekonomien tone.

 

 

FYI sot 1 USD u kembye/shit mesatarisht me 103 leke dhe 1 Euro me 131 leke. E gjithe java e fundit ka njohur vetem ulje te lekut vs USD dhe Euro-s.

Disa grafike per krahasimin e ecurise se Lekut me monedhat e vendeve fqinje, ne raport me Euron dhe Dollarin amerikan. Yahoo Finance lejon krahasimin e 10 treguesve. Shtetet e tjera jane nga grupi i vendeve ne zhvillim te rajonit, simbas grupimit te FMN-se tek World Economic Outlook Database (16 vendet qe jane tek artikulli i treguesve makroekonomike), 9 vendet me te afertat gjeografikisht me Shqiperine, pervec Malit te zi qe perdor Euro dhe Serbise per te cilen nuk kishte te dhena tek Yahoo Finance. Per dinarin serb (RSD) ka nje grafik ketu.

Vija e kuqe ne grafike eshte Leku (ALL). Simbolet e monedhave sipas shteteve:     Maqedonia: MKD    Bosnje-Herc: BAM     Kroacia:  HRK    Bullgaria: BGN     Turqia: TRY    Rumania: RON     Hungaria: HUF   Slovakia: SKK    Çekia:  CZK

 

* Duke klikuar mbi secilen figure mund te shikohet grafiku ne permasat e plota.

 

EUR: 6 mujor (20 gusht 2008 - 20 shkurt 2009)
 6 mujor (20 gusht 2008 - 20 shkurt 2009)

 

EUR: 3 mujor (20 nentor 2008 - 20 shkurt 2009)
 3 mujor (20 nentor 2008 - 20 shkurt 2009

EUR: 1 mujor (20 janar 2009 - 20 shkurt 2009)
 1 mujor (20 janar 2009 - 20 shkurt 2009)

 

 

 

USD: 6 mujor (20 gusht 2008 - 20 shkurt 2009)
 6 mujor (20 gusht 2008 - 20 shkurt 2009)

USD: 3 mujor (20 nentor 2008 - 20 shkurt 2009)
 3 mujor (20 nentor 2008 - 20 shkurt 2009)

USD: 1 mujor (20 janar 2009 - 20 shkurt 2009)
 1 mujor (20 janar 2009 - 20 shkurt 2009)

 

 

Gjashte mujori i pare i periudhes nje vjetore (llogaritur nga data e sotme, dmth shkurt 2008 - gusht 2008) nuk kishte shume ndryshime ne luhatjen e monedhave, ne krahasim me njera-tjetren.

Per te pare ecurine e ketyre monedhave per periudha te tjera kohore; ne raport me EUR ymbol=mkdeur=x;range=ytd;compare=alleu r=x+bameur=x+hrkeur=x+bgneur=x+tryeur=x+roneur=x+hufeur=x+skkeur=x+czkeur=x;indicator=volum e;charttype=line;crosshair=off;ohlcvalues=0;logscale=off;source=undefined">ketu, ne raport me USD ymbol=mkdusd=x;range=ytd;compare=allus d=x+bamusd=x+hrkusd=x+bgnusd=x+tryusd=x+ronusd=x+hufusd=x+skkusd=x+czkusd=x;indicator=volum e;charttype=line;crosshair=off;ohlcvalues=0;logscale=off;source=undefined">ketu. Poshte grafikut kliko tek YTD per vitin aktual, 1Y per periudhen 1 vjetore, etj.

Ekspertët, arsyet e rënies së lekut

Standart
Teuta Shamku

Dobësimi i lekut përballë valutave të huaja. Efektet negative në ekonomi, sektorët që preken dhe shtrenjtimi i kredive. Ekspertët e ekonomisë propozojnë masat antikrizë që qeveria dhe Banka e Shqipërisë duhet të marrin. Të frenohet dalja e valutës jashtë kufijve

Monedha vendase, leku, po vazhdon të dobësohet dita-ditës në tregun tonë të këmbimit. Dollari dhe euro vazhdojnë të fitojnë pikë kundrejt lekut gjithnjë e më shumë. Në agjencitë e këmbimit, monedha amerikane dje blihej me 103.4 lekë dhe shitej me 103.9 lekë, ndërsa monedha e përbashkët evropiane këmbehej me 130.2 lekë në blerje dhe 130.7 lekë në shitje. Ekspertët e ekonomisë të pyetur nga “standard” sjellin argumentet e tyre për zhvlerësimin e lekut. Ata argumentojnë se kjo ka ardhur në radhë të parë nga mungesa e valutës në treg, për shkak të rënies së dërgesave nga emigrantët, si pasojë e krizës globale. Dhe faktori i dytë është vendimi i Bankës së Shqipërisë, për të ulur me 0.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Gjergji Filipi, drejtor i Kërkimeve pranë Institutit AGENDA, Elvin Meka, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, si dhe Zef Preçi i qendrës ACER kanë dhënë argumentet e tyre për zhvlerësimin e lekut, si dhe kanë propozuar disa masa që qeveria dhe Banka e Shqipërisë mund të marrë, me qëllim që efektet të jenë sa më minimale në ekonomi.

Artikulli i plote

Fullani paralajmëron për ndikimet e krizës

Armand Mero
Zëri i Amerikës, Tiranë
23-02-2009   

Në Shqipëri guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani tha sot se "pavarësisht se ekonomia shqiptare dhe sistemi i saj financiar i bën ballë goditejeve të para të krisës, efektet do vazhdojnë të shfaqen në të ardhmen".

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me shoqatën e bankave dhe kompanitë eksportuese. Guvernatori Fullani kërkoi nga Bankat mbështetjen e industrisë së eksporteve të cilën ai e quajti mjaft të rëndësishme për stabilitetin ekonomiko financiar të vendit. Kompanitë e eksporteve, të cilat llogarisini afër 100 mijë të punësuar, janë të parat që kanë ndjerë efektet e krizës.

Kronika e plote: http://www.youtube.com/watch?v=fje5F15KZVY

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).