3 cope

Çaj, violinë, zhurma zhvillimi

Dimri po del, e prapë është ftohtë
Dhe gripi kërcënon.
Ti vishesh trashë me golf kashmiri
Pi çaj dhe përqafon
Trupat e ngrohtë të mijëra engjëjve që i shoh vetëm unë.
Flokët e tua të gjata
mvaren mureve të gurta
Pas vetes hedh dhjetëra krehëra, litarë, pasqyra
Dhe përsëri gjen kohën
Të ulesh e të pish çaj mali
Mbështjellë me shall
Sipas orës...

Dromca që ngjallin një farë shkëmbimi elektronesh ndërsa
Krahu yt prek krahun tim dhe ecim
Rrugëve të qytetit hapadrunjtas. Të vështroj me seriozitetin adhurues
Si Kogani violinën teksa luante Zigeunerweisen.
Ngjyra të dimrit, komplikacionet e tua teknologjikomenstruale dhe
Ëndrrat e tjera të Sarasates.

Pllakat e thyera të rrugës mallkojnë pa u ndalur
Shollën e këpucës sime të djathtë teksa shtyp pa mëshirë
Pellgje të vogla krijuar nga shirat e pamëshirshëm të paraditeve ëndrrore
Pellgje që fare mirë mund t’ishin përbërë prej ankimesh zëngjirur të njerëzve modernë

Qielli është
I kaltër, mbi retë patjetërsueshmërisht i kaltër dhe mbi retë
Je ti, imazh përcjellës i udhëtimeve të mia minimaliste
E gishtat e tu që zhveshin mandarina, zhveshin diej
Pastaj është rritja ekonomike, kriza botërore, muhabete numrash
Tej vitrinave sheh veten pasqyruar dhe veten pasqyruar
Sheh sërish, e asnjëherë s’je i vetëm
Vetëtima, trombone të kamionave e autobusëve
Zhurma e përjetshme e shiut...
E lezetshme
M’u duk sikur po ecja edhe një herë në Tiranë
Tek rruga e vjetër te Ekspozita, para se të mbushej me pallate.

Dimri po del, po prapë është ftohtë
Dhe gripi kërcënon
Ti vishesh trashë me golf kashmiri
Pi çaj dhe më harron.

 

Gërshet

Rapunzel, Rapunzel, lass dein Haar herunter!

Parajsa, kërkimi instinktiv i shpirtthellores
Yjet, poezia, shkenca
Flokët e verdhë, të gjatë, të gjatë, pafundësisht të rëndë e të gjatë

Një vajzë rri kyçur në panjohshmërinë e kullës
Një djalë thërriste në vetvete me zërin e ulët:

“Ti je e mbyllur në kullën tënde
E unë jam i burgosur jashtë pamundësive të përsëritura
Në këtë Eden mbushur me trëndafila erëplotë
Por idiotë...”

Liria e pafundme
Mijërat e ngjyrave që ekzistojnë
Në botën e idiotëve
Kotësi e detajuar pointiliste, hapësirë vagneriane mes përsheshit të truve
Impotentë, sterilë, të truve idiotë që përmblidhen në elitat
Gjithëpërfshirëse, televizive, katodat si arterie cerebrale
E një bote plot kënaqësi e shanse por
Pa shpresë poetike, njerëzore
Ulëriste:

“Rapunzel, Rapunzel lësho gërshetin tënd të gjatë

Brenda në kullën tënde ndoshta fliten mijëra gjuhët
Brenda në kullën tënde ndoshta ekziston thjeshtësia
E kuqja e buzëve t'tua
Thesar i ndaluar, për mua
që jam kyçur jashtë

Flokët e verdhë të gjatë, të rëndë e të gjatë
Imagjinatë e pashtershme për skajin tjetër

Rapunzel, Rapunzel, o hënë e plotë e hënave të plota...
Më lër të ngjitem tek ty, shkallëve të arta!”

 

s’brendi

ndërsa paranoja e përgjithshme shtyn vetveten dhe ndjell
fatkeqësi që përndryshe nuk do t’ishin gjasë
lavjerrësi foucaultian lakadredhazi ngatërrohet nëpër këmbë, mes
marrëdhënieve të çuditshme që njeriu krijon me poezinë.
ti zgjedh po nuk harron të shkosh kah ndjenja dhe logjika.
mendimi dhe komunikimi.
rrëshqasin prej ballit në qafë e zbresin nëpër lëkurën e bardhë
të kraharorit
djersë të ftohta.
je poezia që nuk shkruajte kurrë.
prej fundstomakut emocione njerëzore
dëshirë që mbin e rritet në formën e një puthjeje
të perceptuar së brendshmi.
puthje që ngjitet zorrëve, e hipën përmes faringut
drejt buzëve po gjithsesi
nuk bëhet poezi. dhe del një pyetje idiote;
bilirubina?

13 Komente

sol, lexova te treten (do i marr nga funi, nuk di pse  smiley  )

Kom pas menu qe keto problemet e aparatit tretes ti mbanim nje cike larg poezise... plus qe ksaj bilirubines i jeni qep keq fare!

Nje perparim shikoj ne mosperdorimin e mbylljes "kaq" qe eshte bere gjithashtu si nje mekat i shperhapur shume. Marr guximin te hedh gurin e pare per ket, sepse s'e kam bere ate mekat; edhe kur jam yshtur, e kam vene ne gojen e nje fare Ilmiu nga Gropovethi.  smiley   S'dija si ta thoja me omel qe poezia e trete nuk me pelqeu (diplomaci me e mire se e policit te barcaletes - "e ke gjyshin ti? Po. I m^t e ke, se gjyshi t'ka vdek" - nuk me erdh ne mend; m'fal). Por, rezervoj te drejten me u kenaq dhe me e von ne dukje fort kete, me vjershen 2 dhe 1.

Sol, turqeta e te pacim, mik virtual!

Mirembrema Em,

s'e di kush i eshte qepur bilirubines, po te vjersha ime vjen ne formen e pyetjes idiote

smiley   smiley   do ta them... do t'pergjigjem me fakte...  smiley  Mos me fol ne dore, se du me lexu 2-shin tani...

OK, gershetat is a different story, per mua gjithnji, sol (=, for what this is worth).

E një bote plot kënaqësi e shanse por
Pa shpresë poetike, njerëzore

e vecova kete, se ka lezet kur gozhdes i bihet mu ne koke! Pergezime!

PS Mbaj mend qe kete historine e Rapanzellit e kam degjuar te lexuar ne gjermanisht dhe ai folesi te hante gabxherrin e guRRmazin kur e shqiptonte si nje cofetire "Rapanzell, Rapanzell" (te keqen e Alfons Gurrashit mer!!!  smiley  ). Cfare lidhje ka kjo me majdanozin, se jam i sigurte qe e ka.

PPS Te perifrazoj Agollin:

Ç'digjeni nga malli për Rapanzell? 
Kushedi kur kthehen kësaj ane! 
Pritja është e kotë asëll-asëll, 
S'ka Rapanzëll, tani ka pehlivane!

Sol! Poezia e pare shte kryeveper, po kryeveper fare. Ngaqe me la nje shije shume te mire, nuk do ti lexoj poezite e tjera sot qe mos ti perziej. Po te jene me te mira, nuk humb gje. Po te jene me te keqia, rrofsh per te paren.

Sol, bera nje gabim une: po lexoja ca poezi te Lehrer para se te hapja keto poezite. Nuk me lane shijen e duhur mbas sheqerit bittersweet te Tom. Do riprovoj t'i lexoj kur te jem me esell.

Nje cope nga Tom Lehrer:

Since I still appreciate you
Let's find love while we may
Because I know I'll hate you
When you are old and gray

So say you love me here and now
I'll make the most of that
Say you love and trust me
For I know you'll disgust me
When you're old and getting fat

An awful debility, a lessened utility
A loss of mobility is a strong possibility
In all probability I'll lose my virility
And you your fertility and desirability
And this liability of total sterility
Will lead to hostility and a sense of futility
So let's act with agility while we still have facility
For we'll soon reach senility and lose the ability

Your teeth will start to go, dear
Your waist will start to spread
In twenty years or so, dear
I'll wish that you were dead

I'll never love you then at all
The way I do today
So please remember
When I leave in December:
I told you so in May!

 

Sol pershendetje smiley

Mendoj se kryevepren e pare  duhet ta cosh urgjent te berberi te qethet  e ndoshta edhe te rruhet...(lol) Perjashto strofen (pjesen)  e pare  dhe te fundit te saj  qe me tingellojne poetike, te tjerat me duken  nje perzjerje e kote mekanike fjalesh dhe konceptesh pa lidhje ideore apo simbolike ( meqe flasim per  poezi) edhe pse tek tuk dalloj ndonje varg   interesant  si psh gishterinjte qe zhveshin mandarina  dhe diej (ne nje dite te ftohte)...

E dyta  me duket  vertet e mire   dhe do behet me terheqese  nese do perpunohet edhe me artistikisht ( psh diku aty ne 4 vargje ke perseritur 3 here te njejten fjale, gje qe sipas meje e demton poezine)

Ndersa per te treten  une nuk kam ndonje koment. Ndoshta kritiku i njohur Zaim Avazi pasi ta kish lexuar  do te shkruante: "trasgresioni dinamik i vargezimit trashendencialisht indukton nje versatilitet akustik te fonemave qe ditirambikisht percjellin kumte vertikale simetria e te cilave ne raport me nentekstin adekuat nihilon  koekzistencen febrile te vete tekstit" (lol)

Pa shaka tani, smileye dyta me pelqeu  edhe pasi e rilexova, ndaj edhe u futa per te paren here ne temat e tua poetike  per te komentuar dicka...  Besoj se eshte nje poezi qe ben diference nga shume sprova  poetike te tjera ( pergjithesisht jo mbreselenese sipas meje) qe ke sjelle deri me sot...

ps. te shkruajta  pa dorashka pasi me dukesh njeri qe nuk ke kompleksin e "zengjinit  te ri" ne menyren se si menazhon krijimet e tua dhe ate qe te tjeret (lexuesit dhe kallaballeku  tjeter)  mendojne per te...

Whisper, soli eshte king mer. Dhe soli nuk e di, por po ia them une, qe ca bejte te tij (qe nje me bjonde sol, me artiste teatri or smth, dhe nuk po tallem), ka ca milet (jo une, t'jena t'qart) qe i kane ne desktop, te copy-pasted ne Word doc, just so you know, monsieur...

I ri jam, po zengjin definitivisht jo.

Faleminderit per verejtjet dhe sugjerimet em, pf, rosee dhe whisper

Pergezime Arber. Poezite jane shume te bukura, rrjedhin lirshem, sensuale. E para ne vecanti. 

Nigjo mer sol, s'ta kena per borxh te besh poezi si e para, dhe ti fusesh si "per me prish synin e keq" at strofen e dyt.

Nqse je ende ne kerkim stili e qasjesh e ku di une, merre te paren poezi, harroje strofen dy, edhe mbaje si etalon, po ia vune veshin patriotit tat ti.

Te pergezoj!

PS me doli me mire se PF-se qe e nisa nga vjersha 3 leximin  smiley 

Gjithnje befasues Sol-i me fantazine e begate dhe imazhet poetike.Ne poezine e pare dimer, lageshti, pellgje, qiell , pasqyra dhe i gjithe ky univers dimeror gjallerohet prej asaj kinges me golf kashmiri smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).