2000 laboratorë virtualë për 1081 shkolla

Në të gjitha shkollat nëntë-vjeçare dhe të mesme ka nisur paisja me laboratorë virtualë, të cilët kanë një set paisjesh të përbërë nga një laptop, një videoprojektor dhe një cd që përmban module multimediale demonstruese për disa lëndët të arsimit parauniversitar. Për 1081 shkolla në të gjithë Shqipërinë janë parashikuar të shpërndahen 2000 laboratorë të tillë.

Përparim Shera “Janë 2000 laptopë që do të shpërndahen për 1081 shkolla, çdo shkollë do të ketë 1 deri në 6 laptop të tillë, që do të shërbejnë për të gjitha lëndët mësimore.

Seti i laboratorëve virtualë, do të përdoret ne të gjitha lëndët për të ilustruar orët mësimore. Paisja e shkollave me laboratorë virtualë ka kushtuar 1 milion euro dhe është në kuadër të programit cilësi dhe barazim në arsim.

6 Komente

Na habiten me keto projekte "ne ajer"!!

O artian, ai eshte i lindur per aktor, sidomos ne zhanrin e humorit.  

 Perse i quajne "laboratore virtuale"  ????  Shume e cuditshme.. 

Nuk po bejne shpikje as eksperimente..  Eshte klase ku jepet mesim Kompjuteri!  "IT Classroom"  quhen ne Angli.

T'ju thuash se ne Shqiperi ka 2000  "virtual laboratory"  te marrin per shtet psicho..   smiley

 

 

Jo liqeni, s'ka ate qellim:

"përmban module multimediale demonstruese për disa lëndët të arsimit parauniversitar"

 

 

 Iris

perseri termi "laborator virtual" eshte qesharak.. Sepse nuk behen perllogaritje te ndonje kerkimi shkencor dhe nuk stimulohet ndonje "shpikje inxhenerike"..

Seti i laboratorëve virtualë, do të përdoret ne të gjitha lëndët për të ilustruar orët mësimore. 

Pra eshte thjesht demostrim i ores se mesimit duke perdorur nje videoprojecter! Sigurisht e bene me te lehte shpjegimit e ores se mesimit nga mesuesit por kurrsesi te quhet "laborator".. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).