20 vjet fatvā mbi kokën e Selman Rushdiut

Këtë mes shkurti mbushen plotë 20 vjetë qysh nga dita kur Ajatolla Ruhollah Khomeini i Iranit shpalli një fatva për vrasjen e shkrimtarit Selman Rushdi, në shkurt të vitit 1989. Shkak për fatvan mbi Rushdiun u bë romani i tij, "Vargjet satanike", të cilin shkrimtari indiano-britanik e botoi në Londër më 1988. "Vargjet satanike" është ndoshta romani për të cilin është folur më shumë ndërkohë që është lexuar relativisht pak. I ndaluar në shumë pjesë të botës dhe i admiruar në vende të tjerë, romani vetë dhe debati që shkaktoi ilustron sesa e thellë dhe e pakapërcyeshme mbetet ndarja kulturore e njerëzimit.

 

Libri shkaktoi protesta dhe revolta në Londër, Indi, Pakistan etj. Botimi i "Vagjeve satanike" u ndalua në shumë vende përfshi atdheun e Rushdiut, Indinë. Dy dekada pas shpalljes së fatvas Selman Rushdi ende nuk është sulmuar fizikisht por përkthyesi në japonisht i librit Hitori Igarasgi u vra me thikë në Korrik të vitit 1991, Ettore Capriolo, përkthyesi italian u plagos rëndë me thikë të njëjtin muaj. William Nygaard, botuesi norvegjez u qëllua me tre plumba pas shpine në Oslo në vitin 1993 (shpëtoi). Më keq ndodhi në Turqi ku atentati i përgatitur për përkthyesin në turqisht të librit, shkrimtarin e njohur Azis Nesin, u mori jetën 37 personave. Ekstremistët i vunë flakën një hoteli në Sivas ku ishin mbledhur artistë dhe shkrimtarë të shumtë.

E keqja më e madhe është se për "Vargjet satanike" njerëzit bëjnë debat parimesh dhe jo diskutim letrar. Shumë prej atyre që mbajnë qëndrim kundër apo pro librit nuk e kanë lexuar atë. Vetë Rushidiu shprehet se ky nuk është një roman mbi Islamin por mbi migracionin dhe përplasjen e kulturave dhe vështirësitë e integrimit në vendet e reja me të cilat përballen emigrantët e kulturave jo-perendimore. Kritiku letrar Timothy Brennan shprehet "është romani më ambicioz i botuar ndonjëherë për eksperiencën e emigrantëve në Britaninë e madhe, i cili kap çorientimin si në ëndërr të emigrantëve dhe procesin e <<bashkimit përmes hibridizimit>>".

Personazhi protagonist i romanit është bazuar mbi aktorin e njohur të filmave indianë Amitabh Bachchan. Me tone komike dhe realizëm magjik "Vargjet satanike" ndërthur tre histori. Në të parën dy aktorë indianë shpëtojnë pas rëzimit të avionit të tyre mbi Angli. Në rënie njëri bëhet engjëll e tjetri djall me brirë. Por Anglia i ndryshoka njerëzit, kështu ngadalë engjëlli bëhet i lig dhe djalli fiton besimin. Historia e dytë është ajo e vogëlushes Aishë që shpall se ka vizione nga kryeengjëlli Gabriel dhe bind fshatin të udhëtojnë në këmbë nga India në Mekë përmes detit Arabik. i gjithë fshati mbytet në det. Ajo që e bën librin kaq kontravercial është pjesa e konsideruar blasfemuese ku një njeri që ka humbur besimin e tij sheh në ëndërr një profet me emrin Mahund që formon një fe të re në qytetin e trilluar të Xhahilias. Në ëndrrën e njeriut që ka humbur besimin, Shejtani influencon zbulesën e profetit Mahund, duke e këshilluar të lejojë lutjet ndaj perëndeshave pagane.

Muhamed Mashuk ibn Ali shkruan se "Vargjet satanike" është një libër rreth identitetit, diskriminimit, mungesës së rrënjëve në një vend, brutalitetit, kompromisit dhe konformimit. Këto janë koncepte me të cilat të gjitë emigrantët përballen, të deziluzionalizuar nga të dyja kulturat, atë që kanë dhe atë nga e cila rrethohen. E duke e ditur se nuk jetojnë dot në anonimitet ata lëkunden midis të dyjave. "Vargjet satanike" është reflektim i dilemave të autorit. Ky libër edhe pse surreal është kronikë e krizës së identitetit të vetë Selman Rushdiut. Ali vazhdon duke thënë se libri zbulon që vetë autori është viktima, viktima e kolionalizmit Britanik të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Selman Rushdi e mbështet këtë interpretim të librit duke shtuar se libri nuk ka të bëjë me fenë islame, "por me emigracionin, metamorfozën, njeriun e dyzuar, dashurinë, vdekjen, Londrën dhe Bombain."

M.D. Fletcher shkruan se Selman Rushdiu ka supozuar se komunitetet e ndryshme kulturore ndajnë një bazë të përbashkët morale që e bën të mundur dialogun mes tyre, e ndoshta ishte pikërisht për këtë arsye që ai nënvleftësoi reagimin armiqësor që do të shkaktonte libri, edhe pse tematika kryesore e romanit është pikërisht natyra e rrezikshme e sistemeve të mbyllur të besimit absolutist.

20 vjet pas fatvas, debati mbi "Vargjet satanike" ende vazhdon. Shumë vetë tashmë besojnë se reagimi aq i fortë i 20 vjetëve më parë ishte edhe për shkak se kultura muslimane asokohe ishte më e izoluar dhe më e stigmatizuar nga Perëndimi sesa sot. Duket se gjërat kanë ndryshuar qysh atëherë, dhe tensionet mes dy kulturave janë zbutur disi, të paktën në sipërfaqe. Në vitin 2006 irani rikonfirmoi fatvan mbi Slman Rushdiun duke theksuar se një fatva mund të tërhiqet vetëm nga ai që e ka lëshuar, dhe Ajatolla Khomeini tashmë nuk jeton më. Ajo që është thelbësore kur vjen puna tek debati mbi "Vargjet satanike" për kundërshtarët është respektimi i fesë së tjetrit ndërsa për mbështetësit  e Rushdiut diçka krejt tjetër, respektimi i mendimit dhe fjalës së lirë. Në këtë këndvështrim, mosmarrveshja vazhdon stoike.
 

 

_________________________________________________________

Nga Wikipedia:

Data e ngjarjeve në lidhje me librin

  • 26 shtator 1988 botohet romani në Britani.
  • 5 tetor 1988: India ndalon hyrjen e librit në vend.
  • 21 nëntor 1988: sheiku i madh i Egjiptit Al-Azhar thërret në organizatën islamike në Britani të merren masa ligjore për parandalimin e shpërndarjes së librit.
  • 24 nëtor 1988: romani ndalohet në Afrikën e Jugut dhe Pakistan; ndalimet e librit pasojnë brenda javëve vijuese në Arabinë Saudite, Egjipt, Somali, Bangladesh, Sudan, Malajzi, Indonezi, dhe Katar.
  • Dhjetor 1988-janar 1989: muslimanët britanezë mbajnë djegien e librit në Bolton dhe Bradford; Këshilli i Mbrojtjes Islamike kërkon nga shtëpia botuese Peguine Books të lypë falje, tërheqjen e romanit, shkatërrimin e çdo kopjeje ruajtëse, dhe mosshtypjen kurrëmë të librit.
  • 12 shkurt 1989: gjashtë veta vriten dhe 100 plagosen gjatë protestave kundër Rushdiut në Islamabad, Pakistan.
  • 13 shkurt 1989: vritet një njeri dhe plagosen 60 të tjerë në protestat kundër Rushdiut në Sringar, Indi.
  • 14 shkurt 1989 Ajatollahu Ruhollah Khomeini i Iranit nxjerr një fatva që thërret të gjithë muslimanët të ekzekutojnë të gjithë ata që kanë lidhje me botimin e romanit; 15 shkurt organizata Khodard, një organizatë fetare ose bonjade afron një shpërblim me të holla për vrasjen e Rushdiut.
  • 16 shkurt 1989: Rushdiu hyn në programin mbrojtës të qeverisë britaneze dhe nxjerr një kërkim-ndjesë; Khomeini përgjigjet duke përsëritur: "Është detyrë e çdo mulimani të përdorë gjithçka ai ka, jetën e tij dhe pasurinë e tij, për ta dërguar [Rushdiun] në ferr".
  • 17 shkurt 1989: udhëheqësi iranian Ali Khamenei pohon se Ruzhdiu mund të falet nëse kërkon ndjesë.
  • 18 shkurt 1989 Ruzhdiu kërkoi ndjesë ashtu siç kishte parashtruar Kahmenei. Në fillim IRNA (Agjencia Iraniane e Lajmeve) shkroi se ky qëndrim "shikohet përgjithësisht si i mjaftueshëm për të siguruar ndjesën e tij".
  • 22 shkurt 1989 libri botohet në SHBA. Dy libraritë më të mëdha janë nën kërcënim, dhe e heqin librin në një të tretën e librarive kombëtare.
  • 24 shkurt 1989, një tregëtar iranian afroi një çmim prej 3 milionë dollarësh për vrasjen e Ruzhdiut.
  • 24 shkurt 1989 vdesin 12 njerëz në trazirat e shkaktuara në Bombei.
  • 28 shkurt 1989 në BerkliKalifornisë hidhen në erë dy librari.
  • 7 mars 1989. Britania shkëput lidhjet diplomatike me Iranin.
  • Mars 1989. Organizata e Konferencës Islamike u bën thirrje 46 anëtarëve të saj që gjenden në qeverinë Iraniane për të ndaluar librin. Qeveria Revolucionare e Zanzibarit vendos ndëshkimin me tre vjet burg dhe një gjobë prej 2.500 dollarësh për njerëzit që zotërojnë librin. Në Malajzi, ndëshkimi është tre vjet burg dhe një gjobë prej 7,400 dollarësh. Në IndoneziaIndonezi, një muaj burg ose gjobë. Vendi i vetëm me një popullsi mbizotëruese muslimanësh ku libri mbetet i ligjshëm është Turqia. Disa kombe me pakica të konsiderueshme muslimane, përfshi Papua Guineja e Re, Tailanda, Sri Lanka, Kenia, Tanzania, Liberia, dhe Sierra Leone poashtu vendosin ndëshkime për zotërim të librit.
  • Maj 1989 muzikanti i njohur Jusuf Islam (i njohur më parë si Cat Stevens) përkrahi tërthorazi fatvan, dhe pohoi sipas New York Times-it gjatë një dokumentari televiziv britanik se, nëse Ruzhdiu do ti shfaqej në derë, ai "mund ti telefononte ndonjërit që mund të bënte më shumë dëm sesa ai... Unë do të përpiqesha ti telefonoja Ajatollahut Khomeneit dhe ti tregoja atij me saktësi ku gjendet ky njeri."
  • 3 qershor 1989, pas vdekjes se Khomeinit, Ruzhdiu boton një ese të titulluar "Në mirëbesim", për të paqësuar kritikët e tij, dhe nxorri një ndjesë në të cilën ai duket se ka ripohuar respektin e tij për Islamin. Megjithëkëtë, klerikët iranianë nuk e tërheqin fatvan...
  • 1990: pesë librari bëhen shënjestër bombash në Angli.
  • 1991 Hitoshi Igarashi, përkthyesi japonez goditet për vdekje me thikë; poashtu përkthyesi italian Ettore Capriolo plagoset rëndë.
  • 2 korrik 1993 tridhjetë e shtatë njerëz vdesin në një zjarr vënë hotelit të Sivas në Turqi nga vendasit që protestojnë kundër Aziz Nesinit, përkthyesit turk të romanit të Ruzhdiut.
  • Tetor 1993, botuesi norvegjez Uilliam Nygard, qëllohet me armë dhe plagoset rëndë.
  • 1993 pesëmbedhjetë themelimet Khodard në Iran ngritën shpërblimin për vrasjen e Ruzhdiut në 300.000 dollarë.
  • 1997, shpërblimi dyfishohet, dhe vitin tjetër përndjekësi më i lartë Iranian ripohoi përkrahjen e tij.
  • 1998 qeveria Iraniane shpalli botërisht se nuk do ta zbatonte dënimin me vdekje kundër Ruzhdiut. Kjo u njoftua si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për normalizimin e marrdhënieve midis Iranit dhe Britanisë së Madhe. Si rrjedhim Ruzhdiu njoftoi se nuk do të jetonte më në fshehtësi, dhe se atij i vinte keq për përpjekjet paqësuese të kritikëve të tij, që kishin bërë deklarata që tregonin se ai ishte një musliman praktikues. Ruzhdiu pohoi se ai nuk ishte, në fakt, fetar. Megjithë vdekjen e Khomeinit dhe shpalljes zyrtare të qeverisë Iraniane, sipas disa anëtarëve të mediave fondamentaliste islamike fatva mbetet në fuqi:
"Përgjegjësia për zbatimin e fatvas nuk është përgjegjësi vetëm e Iranit. Është detyrë fetare e të gjithë muslimanëve - që kanë aftësitë apo mjetet - ta zbatojnë. Nuk kërkon asnjë shpërblim. Në fakt, ata që e zbatojnë këtë urdhër në shpresë shpërblimi në para veprojnë kundër drejtësisë islame."
  • 1999, një fondacion iranian vendosi një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për vdekjen e Ruzhdiut, dhe në shkurt 2003, Garda Revolucionare Iraniane ripërsëriti thirrjen për vrasjen e Ruzhdiut. Siç raportohet nga Sunday Herald, "Ajatollahu Hasan Sanei, kreu gjysmëzyrtar i fondacionit Khodard ka vënë një çmim prej 2.8 milionë dollarësh për kokën e Ruzhdiut, dhe u citua nga gazeta Jomhuri Islami që thonte se fondacioni i tij tani do të paguante 3 milionë dollarë për këdo që vret Ruzhdiun".
  • 2005, Fatva e Khomeinit kundër Ruzhdiut u ripohua nga udhëheqësi shpirtëror iranian, Ajatollahu Ali Khamenei, në një mesazh shtegëtarëve muslimanë që bëninin shtegëtimin e përvitshëm në Mekë. Irani vetë ka hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e fatvas sipas arsyes se vetëm njeriu që e ka nxjerrë atë mund ta tërheqin.
  • 14 shkurt 2006, agjencia zyrtare shtetërore iraniane e lajmeve raportoi në përvjetorin e dekretit se Fondacioni i Martirëve drejtuar nga qeveria ka njoftuar, "Fatva e Imam Khomeinit në lidhje me femohuesin Salman Ruzhdi do të mbesë në fuqi përgjithmonë", dhe se një nga bonyad-ët e shtetit iranian, apo fondacionet, kanë afruar një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për jetën e tij.[3]
  • 15 qershor 2007: Ruzhdiu merr çmimin e kalorësit për shërbimet e tij në letërsi duke shkaktuar britma nga grupet islamike. Disa grupe ripërsërisin thirrjen për vdekjen e tij.
  • 29 qershor 2007: bombat e vendosura në qendër të Londrës mund të kishin të bënin me "kalorësimin" e Salman Ruzhdiut.[4]

 

50 Komente

(ne rast se ka vend per humor te zi), Fetvaja duhej te ishte dhene "Per te ndaluar letersine e dobet". Por mund te ish hapur shume pune.

Karma, duke qene se nuk i kam lexuar VS, do doja shume te dija mendimin tend per to. A eshte e vertete ajo qe nenkuptohet nga komenti yt?

letersi e dobet, av.  ne rast se t'ka rene ndonje gje ne dore nga Coehlo, do ta kuptosh se per cfare e kam fjalen.

got it karma, sidomos nese eshte fjala per letersi si Minuta 11... waste of time.

megjithate, me bere kurioze,, do e gjej e do e lexoj ruzhdien.

thanks

bli naj permbledhje Cantos nga Ezra Pound ose ndonje gje nga Julio Cortazar, me ato leke smiley Te pershendes!

Vallahi... preferoj shkrimet e admines!

Edrus, nese nuk te intereson je i lutur te mos komentosh ne kete shkrim. Po behet fare bajate kjo pune.

Nje burre nga rruga hap deren e nje restoranti Peshku, hyn brenda dhe shpall me te madhe: "Une i urrej ushqimet e detit". Pastaj del.

Nëse kto shkrime do të jenë "prodhimet e detit", mos u hëngshin!

Meqë e solle: Ç'pret që të diskutohet rreth një artikulli të tillë?

1-Si mjekrrosh dhe me çallmë që jam them: "Në litar qafirin"
2-Si person që më digjet mjekrra ime, nuk më bje ndërmënd se ku do ta ndezë cigaren ky robi... qoftë hero apo i persekutuar
3- Si ateist them që "Në litar fanatikët"

Nëse ishte interesi yt që të ngjallje këto reagime që më ngjalli mua edhe ndërmjet komentuesve, atëhere me të vërtetë mos u hëngshin kto ushqime!

Konica me "Lutjen e Shkrimtarit" ka bere nje pune te madhe.

Fjalet e atij teksti mund te vendoseshin fare mire nen stemen e Peshkut, dhe mund t'i jepeshin ne tekstin e fetvase edhe salmanit gjithashtu.

"(O Zot), Na bej ta mbajme gojen mbyllur kur nuk kemi asgje per te thene"

Mua me pelqen si liber, dhe vete rashdiu me pelqen si autor.

shkrimi ka pak pasaktesi, psh. azis nesin nuk e pesoi atentatin per shkak te perkthimit te librit, por per shkak te aktivitetit te tij socio-politik (ka qene aktivist i levizjeve te majta socialiste ne turqi). stili qe perdor autori ne pergjithesi quhet realizem histerik (dhe nen kete etikete klasifikohet jo vetem ky autor), e jo realizem magjik, kjo pasi krijohet nje mbivendosje shume dinamike dhe frenetike ngjarjesh ne kronologjine e romanit, qe nga ana e vet nuk respekton rendin kohor te realitetit.

sa i perket punes se islamit, libri nuk flet per te specifikisht, as per profetin, aty ka disa paralele qe mund t'i pershtateshin islamit po aq sa edhe feve te tjera abrahamike.

Sol, ne lidhje me shkakun e masakres se Sivas. Ka gjasa te kete patur me teper se nje arsye per djegien e hotelit. Strumbullar mbetej prezenca e Azis Nesinit ne ate godine. Duke gjykuar nga fakti qe zjarrin e vune ekstremiste fetare mbetet e hapur mundesia qe pjese e inatit te tyre me Nesin te kete qene edhe kontributi i tij per sjelljen e "Vargjeve" ne turqisht.

http://en.wikipedia.org/wiki/Sivas_incid...

Me teper se sa ekstremiste fetare, behet fjale per grupe politike konservatore, qe perdorin here pas here retorike tradicionaliste - dhe fetare.

Strumbullar qe prania e Nesinit, vertet, po ky me se tepermi njihej si shkrimtar origjinal se sa si perkthyes, dhe si aktivist politik i majte, sindikalist etj. Pra kishte nje kontekst politik te veten gjithe ngjarja...

Faleminderit per sqarimet. Mua "VS" me eshte dukur liber i veshtire per t'u lexuar, ndoshta per shkak te "histerizmit" qe permend ti. Nuk dua te them teper i veshtire pasi kjo nuk qendron, por gjithesesi mu duk nje liber qe kerkonte perkushtim te plote ne lexim, perndryeshe mesazhi mbetet rreshqites. Ndoshta une isha nisur ta lexoj me pritshmerite e gabuara te krijuara nga debati i madh qe pat shkaktuar.

 Gjith keto budedalliqe qe paskan ndodhur per ta denuar librin, nuk paskan bere gje veçse e paskan shtuar interesin e njerzeve per ta lexuar librin. U bera dhe vet kurioz ta lexoj tani. A eshte perkthyer ne shqip libri, ta lexojme.  Une Jatullah Kohmenin e vlersoja dhe i kundershtoja emigrantet iranian ketu kur ua mburrja Jatullahun si nje ideator. Shum iranian/iranez thonin; "Fakju Jatullah" kur u permendja per mire ate. Se pse e ka marre ate vendim Jatullahu, i shtyre nga qarqet islamike apo qark pereendimor qe hiqen gjoja pro, por qe veprojne kundra ndonje qarku tjeter perendimor, per interesa te tyre nacionale,  kjo gje nuk dihet veç kuptohet qe i ka ulur piket Jatullahut dhe i ka ngritur piket librit dhe shkrimtarit.

 

1-Si mjekrrosh dhe me çallmë që jam them: "Në litar qafirin"
2-Si person që më digjet mjekrra ime, nuk më bje ndërmënd se ku do ta ndezë cigaren ky robi... qoftë hero apo i persekutuar
3- Si ateist them që "Në litar fanatikët"

e

Jam kurioz te di ti ku qendron ti ne kete pikpamje ?

Dje degjova nje emisjon ne NPR rreth ketij autorit dhe "fatves" dhe te them  te drejte ndryshova mendim.

Disa te profesore te fese mulimane ngrinin nje pyetje shume interesante "Perse akuzohemi per racizem kur themi Neger, ose si anticifute kur themi se holokausti nuk ka  egzistuar apo cifutet jane te keqinj,  dhe perse te mos themi se edhe autori ishte racist , kur thote  se Muhamedi ishte nje pijanec i keq qe kishte lidhje me djallin etj etj etj?

Pyetje shume me vend. Per mendimin tim autori i ka kaluar  caqet e nje vepre letrare Ai eshte racist.

Nga ana tjeter une pyes valle eshte denimi me vdekje nje rruge per te denuar racizmin e tij antimusliman? 

 Une mendoj se  JO. Une mendoj se kjo eshte ajo qe demton figuren e fese mulismane. Vendime te tilla te mare nga kalife dhe Ajatullahe qe shkojne pertej kultures te civilizuar dhe ligjit. ( nese tere  do te pranojme si kulture te civilzuar kulturen e vendeve perendimore ne shek XX apo XXI) Ndersa ne kulturen e civilizuar keto vepra denohen me opinion dhe mbase dhe masa administrative por deri me sot nuk kam degjuar te denohet me vdekje dikush qe shkruan nje veper raciste per negerit apo cifutet.

Ketu mendoj se duhet drejtuar diskutimi dhe rendesia  ketij artikulli

Faleminderit Blendi

Toko, krahasim komplet gabim se Muhamedi nuk është racë.

Po cifutet cafe jane race apo fee?

Ajo që e bën librin kaq kontravercial është pjesa e konsideruar blasfemuese ku një njeri që ka humbur besimin e tij sheh në ëndërr një profet me emrin Mahund që formon një fe të re në qytetin e trilluar të Xhahilias. Në ëndrrën e njeriut që ka humbur besimin, Shejtani influencon zbulesën e profetit Mahund, duke e këshilluar të lejojë lutjet ndaj perëndeshave pagane.

 

Eshte vershtire per ne qafirat me kuptu pse u djeg kaq shume lymave trumpetimi i 'vargjeve satanike'. Shkurt, Muhameti promovohet si nje njeri i perkryer qe duhet imitiuar nga gjithe besimtaret. Fatkeqsisht, duke qene njeri ai ka bere gabime. Si psh ne rastin e ketyre 'vargjeve famekeqe' Shejtanike. Muhameti u gjend nen presion te politeisteve dhe u dorezua! Ne nje nga surat ai permend 3 perendi lokake (femer) si shoqeruese te All-ahut. Kjo e shpetoi nga syrgjynosja ate dhe njerezit qe i shkuan pas. Me vone kjo dobesi e Muhametit i atribuohet Shejtanit. Me demek ato sura paskeshin qene prej Shejtanit dhe Muhameti qenkesh mashtruar.

Lymat s'e permendin kurre kete episod dobesie te Muhametit prandaj per perset e islamizuar nje mysliman i kafte si Selmani (te kaftet jane te fundit e ymetit) nuk mund te kete guximin ti botoje keto gjera mu ne qeneder te Xhahilise (Mbreterise te Injorances), se iu dalin te palarat fetare ne shesh.

 

Që Korani është shpikur nga Muhamedi është e qartë fare. Mjafton të lexosh vargjet ku hebretë i bënë kritikë Muhamedit që s'di të merret me gjë tjetër përveç femrave, dhe fap dalin vargjet nga zoti që u përgjigjet duke i pyetur pse janë xhelozë hebrenjtë smiley

Apo të tjerat kur fillojë të marri shumë gra. Vetë Aisha (gruaja që Muhamedit iu desh të presi nja dy vjet për ta marrë se ishte kalama akoma) i tha "Shikoj që Zoti nxiton të të plotësojë dëshirat" dhe pas kësaj thënies së Aishës dolën vargjet ku i lejohet Muhamedit të marri më shumë gra se myslimanëve të tjerë (të cilët kufizohen në vetëm 4 smiley.

Është shumë interesant debati. Në vend që të jetë debat normal midis gruas dhe burrit, kthehet në debat midis gruas dhe Zotit smiley

Disa privilegje të tjera që Zoti i dha Muhamedit: i lejohej të martohej me kushërira të para, pa pajë, pa dëshmitarë, i lejohej të mos kryente detyrat martesore me radhë dhe mënyrë të barabartë (po edhe këtë duhet të bënin myslimanët e tjerë smiley, pasi shprehte interes në një grua tërë mëtuesit e tjerë duhet të hiqnin dorë, pas vdekjes së Muhamedit s'lejohej njeri të martonte të vejat e tij.

Përkundrazi gratë e Muhamedit kishin më shumë kufizime se gratë e tjera: s'lejoheshin të kërkonin rritje në pagesat që merrnin, nuk lejoheshin të shiheshin nga burra të tjerë por duhet t'u flisnin vetëm mbrapa perdeve, s'mund të rimartoheshin më, etj.

Kush do të lexojë më shumë të shikojë librin 23 Years nga Ali Dashti (kjo pjesa që përmenda fillon tek faqja 120).

 

 

Po mir ti po gje rastin me ja rras Muhamedit tashti? S'eshte nevoja te diskutohet per 'morale' tribale te cilat ti edhe une s'i marrim vesh. Per kohen e vet c'beri Muhameti me grate ishte me se e pranueshme (ne mos progresive).

Ceshtja qe ngre Ruzhdiu eshte: le te mos e marrim per shabllon! Ketu  ta ka hallin Ajatollahu

Librin s'ia kam lexuar kështuqë s'di të komentoj për të, por të kritikosh një libër fiktiv kur ke gjëra më "konkrete" është budallik. Myslimanët fanatikë duket se kanë një frikë thelbësore kur vjen puna tek Muhamedi. Në vend që ta tregojnë si njeri normal (për kohën), e kanë ngritur në rang hyjnor. Dhe kur e ngre në rang hyjnor duhet të luftosh çdo gjë që e ul poshtë (apo edhe që ka mundësinë për ta ulur posht&eumlsmiley.

Sikur nuk ishte Muhamedi që u ringjall smiley ... pra s'ka se si ta kenë bërë më hyjnor Muhamedin.

Në vend që ta tregojnë si njeri normal (për kohën), e kanë ngritur në rang hyjnor.

 

S'eshte e vertete qe e kane ngritur ne rang hyjnor. Thjesht e tregojne si nje burre per t'u marre shembull...qe ne fakt nuk eshte. Kaq

Blendi, prurje me vend.  Dje po lexoja "The Economist" dhe kishte nje artikull ne lidhje me kete ngjarje por jam shume dembele per perkthime verbatum, me gjithe deshiren per ta sjelle ne peshk.  

Artikulli, ndryshe nga ky kendveshtrim i Blendit, analizon ne retrospektive auto-censurimin e Perendimit dy dekata pas "Vargjeve Satanike."  Dhe thelbi i artikullit eshte duke cituar nje kritik se "detractors" (prandaj them qe jam dembele se nuk me kujtohet per qamet nje fjale ne shqip per kete) humben betejen me Rushdiun dhe VS, por ne fund fituan luften.  Kenin Malik vazhdon me tej duke u shprehur se fjala e lire eshte nen terheqje e siper ne Perendim.  Nje ilustrim psh, eshte libri "Xhevahiri i Medines", nje histori dashurie midis profetit Muhamed dhe gruas se tij Ajshja. Libri do botohej ne 2008 nga Random House, por pas kercenimeve te shumta, nuk e botuan.  Perfundimisht eshte botuar ne US, por ne Angli eshte si te thuash akoma nen rogoz. 

Artikulli vazhdon pastaj me shembuj te tjere autocensure

  • 2006, New York Theater Workshop anulloi nje pjese teatri ku behej fjale per vrasjen e nje studenti amerikan nga IDF.  Kjo sepse ne ate kohe Sharon ishte nen koma, dhe Hamas sapo kishte fituar zgjedhjet.
  • Ne 2007 Royal Court Theater ne Londer anulloi leximin e nje adaptimi te "Lysistrata" e Aristofanit ku skena ku zhvillohej ishte nje parajse myslymane.  Nga frika e ofendimit, sic thashe, u anullua.
  • Ne 2004, Repertori Birmingham, nje teater tjeter anglez, anulloi nje prodhim mbi nje perdhunim ne tempull Sik, pas demonstratave te komunitetit Sik ne Angli.
  • Barbikan ne 2005 censuroi, apo hoqi nje skene te nje prodhimi ku Tamburlan sulmon Muhamedin.

Dhe pastaj vazhdohet me rastin me te famshem, ate te vizatimeve satirike te gazetes hollandeze qe te gjithe ketu pak a shume ua mbajme mend pasojat. 

Kush do ta lexoje fjale per fjale, mund te klikoje ketu.

Per anglofonet po vendos gjithesesi konkluzionin e artikullit.

Two decades after the fatwa was imposed on Mr Rushdie, it appears that many Western artists, publishers and governments are more willing today to sacrifice some of their freedom of speech than was the case in 1989. To many critics that will be seen as self-censorship that has gone too far. But a difficult balance must be struck: no country permits completely free speech. Typically, it is limited by prohibitions against libel, defamation, obscenity, judicial or parliamentary privilege and the like. Protecting free expression will often require hurting the feelings of individuals or groups; equally the use of free speech should be tempered by a sense of responsibility. But that sense should not serve as a disguise for allowing extremists of any stripe to define what views can or cannot be aired. 

Nje konkluzion tipik diplomatik "anglo-sakson" do te shtoja;  per nje dukuri qe eshte akoma me shume ne rritje, e qe sic shprehet The Economist qe ne fillim po humbet lufta.  Vete fakti qe shikohet si balance e veshtire, e prikushtezon mundesine e fitimit te kesaj lufte.  

Rob, kete incident e permend dhe artikulli qe solla me lart.  E megjithe ndalimin ndaj Wilders, filmi u shfaq ne Westminster, edhe pse u hodhen fjale se rreth 10 mije besimtare myslymane do ta protestonin shfaqjen e filmit.  Asnje nuk doli per ta protestuar. 

@J, flm per linku, shkrim/debat interesant.

une kam lexuar dicka nga rrushdie, por qe nuk jane vargjet satanike, por nje liber qe e ngre bajagi lart kulturen apo fene muslimane ne kendveshtrimin tim. nuk me kujtohet titulli, por kujtoj se behej fjale per nje familje muslimano cifute krishtere aristokratike ne indi dhe ku te vetmit njerez te keqinj jane hinduistet e bombeit. dicka bajagi rraciste por qe ne njefare menyre te le te kuptosh dicka per klasifikimin social ne indi. per ta lexuar ate librin duhej te kishe nje informacion bajagi te gjere, qe kishte te bente me historine boterore e me ate andaluze ne vecanti. e kishte te bente me indine si shoqeri. dicka interesante. por sincerisht nuk ishte letersia qe une me te vertete dua.

tashme le te jemi te sincerte. del nje dan brown e deklaron se jezusi kishte grua dhe la trashegimtare te cilet u bene mbrter te frances dhe e gjithe bota monoteiste e denon. te pakten te krishteret dhe muslimanet me sa di une. per precision hoxha i xhamise se tabakeve. mua kodi i da vincit mu duk me teper si nje puc qe i behet demokracise e reolucionit francez me ligjerimin si hyjnore te mbreterve te frances se sa si kercenim ndaj fese. dhe si letersi romani i dan brown eshte thriller...

Shkinas, ti po ben pak rremuje nocionet per te cilat po flitet.  Nuk po flasim ketu as per hoxhen, as per priftin, as per ndenjat e nje besimtari monoteist, spiritual, politeist, ateist etj.  Ketu po flitet per te drejten e Dan Brown per ta publikuar librin, dhe per ta bere me vone film, vs shembujve qe u permenden me lart. Per te mos shkuar pastaj te mungesa e protestave/fatua ndaj Dan Brown.

a thua!

e humba. por me habit fakti se sa here duhet te flitet per te drejten e dikujt per te publikuar dicka nis te shahet e te pershahet e te bahet nami i zi sikur ne i dime sekretet e botes. por sa jane te verteta keto qe themi dhe sa dem bejne ne sistemin jetik qe kemi krrijuar tash mijera vjet. eshte e drejte normale qe big brother te trasmetohet se endemol fiton namin e lekeve me te por te flasim realisht sa na shkaterron ne jeten tone ky big brotheri? ne sistemin jetesor qe na jane dashur mijera vjet per te ndertuar? a thua jemi te ndergjegjshem qe po vrasim Zotin e moralin e gjithcka dhe do mbetemi si jetime? kjo eshte dilema.

per nje pergjigje te thjeshte atyre me siper. muhamedi nuk mbahet si shembulll per tu ndjekur ne islam. muhamedi eshte thejshte njeri me dobesite e tij njerezore. me nje histori te mrekullueshme dashurie qe eshte hatixhja dhe me nje dashuri te papare per botene e femres. me siguri po te ish edukuar ne kohe tjeter do kish qene poet. por jetoi atehere kur i ra te ish tregtar e poet.

dhe sa te drejte kemi ne dhe sa te informuar jemi qe te mund te pohojme disa gjera? po lexoj ornela vorpsin sot dhe pash se kishte nje obsesion ajo: komshite qe thojne se po te ejsh e bukur je e zgjut je kurve. a eshte e drejte ti leme kojshite te flasin? per hater te lirise se fjales?

shkinas, nuk para kam qejf t'u futem diskutimeve teologjike ne peshk, dhe per hir te debatit, me duket se jane disi pa vend.  Por do te vecoja qe dhurata me e mire qe i dha Zoti njeriut eshte "vullneti i lire" dhe kjo, s'eshte aspak e pamoralshme, perkundrazi, eshte epitome per mua e moralit, dhe nuk eshte nen dileme.   

oj monde, thjeshte per saktesim. e kum emrin shkinaks ketu te peshku. se me duket se te mungon gjithnje nje k.

nuk jane debate teologjike. po diskutojme per temen. pse nuk i nderhyre pak asaj goces qe flet ashtu per muhamedin me siper po nderhyn ketu te une. kete po thoja edhe une. se vullneti i lire do respektuar. i kane bere nje nder rrushdiut duke i ndaluar vargjet stanike dhe dan brownit duke ia kritiku kodin. se jane vepra artistikisht te dobeta. por qe prekin ndjenjat e dikujt. eshte si te thuash une e ndjej se ti me ke zene rrugen e te te shtyj te lagohesh se mua me vjen me mbare te ec drejt se sa te te shmangem. edhe pse ti nuk ke ku shkon se metej eshte nje mur i larte e i trashe. thjeshte une ne ndonej rast te tille do te uroja qe ti te ishe e forte mjaftueshem dhe te me shdepje ne hu. per te ruajtur ekuilibrat dhe per te mos lejuar qe ta kthejme boten ne nje lufte per egsistence. e jo se jom i dobet e ligsht

shkinaks, kerkoj ndjese per pasaktesine e emrit, ishte e paqellimshme.  Por nqs do te jemi te perpikte nga ajo ane, edhe une e kam emrin Monda, me germe te madhe smiley.  Dhe kjo sepse s'eshte thjesht emer peshku. 

Per reston, nuk besoj ne dhune.  Te gjitha rruget te cojne ne Rome, keshtu qe ti vazhdo ne rrugen tende, une ne timen, dhe s'eshte nevoja te perplasemi hic smiley.

Libri ka qene i parakohshem.

Ne qofte se ne perendim, kultura e kuptimit ka ardhe gradualisht, duke mos jo kthyer ikuzicionit, libri i Ruzhdiut vjen ne nje ambient fetar obskurantist, ne nje shoqeri te prapambetur.

Jo shume vjet me perpara ndalohet kenga e Dalles se permendet " jezu bambino", sot gjerat jane me ndryshe.

 

Një gjë që më bën përshtypje mua, ndonëse s'e kanë vrarë, e kanë lënë 20 vjet me shaptën e Damokleut mbi kokë. Ma ha mendja se ai e ka ndarë mendjen që po e vranë e vranë, se s'ka si të jetojë me frikë kështu.

E ka ndare qe c'ke me te lol, jeton pa frike fare.  Kater gra ka martuar e ndare smiley.  Te dashuren e re e ka shume "hot" smiley

 Kjo psh:

http://www.evilbeetgossip.com/wp-content/uploads/2007/07/padma_salman.jpg

Ish gruja, nuk kërkon ndonjë stimulim të veçantë...

Kët do e ketë zili vetë Muhameti që aty lart ndë qiell... smiley

Hyrijet e xhenetit i paska gjet në tokë Rrush-diu...

 

Monda, ndoshta ky ishte artikulli qe ke lexuar tek Economist?

Hija e fatwa-s Kritiket e Salman Rushdies e kane humbur betejen por e kane fituar luften kunder fjales se lire, shkruan Kenan Malik. Argumenti ne thelb te rastit anti-Rushdie – qe moralisht eshte i papranueshem te shkaktoje sulm ndaj kulturave te tjera – tani gjeresisht eshte i pranueshem.
Nga Kenan Malik (gazeta express)

‘Vargjet Satanike’, ka thënë Salman Rushdie në një intervistë para publikimit, ka qenë roman mbi “migrimin, metamorfozën, unët e ndara, dashurinë, vdekjen”. Ka qenë gjithashtu edhe satirë mbi islamin, “përpjekje serioze”, me fjalët e tij, “për të shkruar rreth religjionit dhe zbulimit nga pikëvështrimi i një personi laik”. Për disa kjo ka qenë e papranueshme, duke e kthyer romanin në një “pjesë inferiore të letërsisë urryese” siç e kishte vendosur filozofi muslimano-britanik Shabbir Akhtar.

Brenda një muaji, ‘Vargjet Satanike’ ishte ndaluar në vendin e lindjes së Rushdie-s, në Indi, pas protestave te radikalëve islamikë. Kah fundi i vitit, protestuesit kishin djegur një kopje të romanit në rrugët e Boltonit, në Anglinë veriore. Dhe pastaj, më 14 shkurt të vitit 1989, erdhi ngjarja që e transformoi aferën Rushdie – Ayatollah Khomeini e lëshoi fatwan e tij. “I njoftoj të gjithë myslimanët e përkushtuar në botë”, pat proklamuar lideri spiritual i Iranit, “se autori i librit të titulluar ‘Vargjet Satanike’ – i cili është hartuar, shtypur dhe botuar në kundërshtim me islamin, profetin dhe Kuranin – dhe të gjithë ata të përfshirë në botimin e tij, të cilët kanë qenë të vetëdijshëm për përmbajtjen e tij, janë të dënuar me vdekje”.

Duke iu falënderuar fatwas, afera Rushdie u bë polemika më e rëndësishme e fjalës së lirë e kohërave moderne. Ajo gjithashtu u bë vendimtare në qëndrimin tonë ndaj lirisë së shprehjes. Kritikët e Rushdie-s e humbën betejën – ‘Vargjet Satanike’ vazhdon të botohet. Por ata e fituan luftën. Argumenti në thelb të rastit anti-Rushdie – që moralisht është i papranueshëm të shkaktojë sulm ndaj kulturave të tjera – tani gjerësisht është i pranueshëm. Në vitin 1989, madje as fatwa nuk mund të ndalonte botimin e vazhdueshëm të Vargjeve Satanike. Salman Rushdie ishte detyruar të fshihej për gati një dekadë. Përkthyesit dhe botuesit ishin sulmuar dhe madje edhe janë vrarë. Në korrik të vitit 1991, Hitoshi Igarashi, profesor japonez i letërsisë dhe përkthyes i vargjeve Satanike, ishte therur me thike deri në vdekje në kampusin e universitetit Tsukuba. Po atë muaj, një tjetër përkthyes i romanit të Rushdie-s , italiani Ettore Capriolo, ishte rrahur dhe plagosur në apartamentin e tij në Milano. Në tetor të vitit 1993, William Nygaard, botuesi norvegjez i Vargjeve Satanike, ishte qëlluar tri herë dhe ishte lenë të vdesë jashtë shtëpisë së tij në Oslo. Asnjë prej azilantëve kurrë nuk ishte zënë. Libraritë në Amerikë dhe tjetërkund ishin sulmuar për shkak të shitjes së librit. Thuhej se stafi që punonte në zyrat qendrore të Viking Penguin në New York ishin detyruar të vishnin jelekë kundër bombave. Sidoqoftë, Penguin kurrë nuk lëkundet nga përkushtimi i tij ndaj romanit të Rushdie-s.

Sot, e tëra që ka të bëjë me këtë është një letër nga një akademik i ofenduar për t’i bërë botuesit të vrapojnë pas kopjeve: në fillim të vitit 2008, Random House ndaloi botimin e romanit që e kishte blerë për 100 mijë dollarë nga frika se mos sillte një aferë Rushdie tjetër. I shkruar nga gazetarja amerikane Sherry Jones, ‘The Jewel of Medina’ (Margaritari i Medinës) është një romancë historike rreth Aishes, gruas më të re të Muhamedit. Në prill të vitit 2008, Random House ua dërgoi bocat e para shkrimtarëve dhe studiuesve, duke shpresuar për nënshkrime në ballinë. Një prej atyre në listë ka qenë Denise Spellberg, profesoreshë e asociuar e historisë dhe studimeve mbi Lindjen e Mesme në Universitetin e Teksasit. Jones e kishte përdorur veprën e Spellberg-ut si burim për romanin e saj. Spellberg, megjithatë, e kishte shpallur librin si ‘ofendues’. Ajo i kishte telefonuar një redaktoreje në Random House, Jane Garrett, për t’i treguar se libri ishte ‘deklaratë e luftës’ dhe ‘çështje e sigurisë kombëtare’. Spellberg, me sa duket, ka pohuar se ‘Margaritari i Medinës’ ishte “shumë më kundërshtues sesa ‘Vargjet Satanike’ apo karikaturat daneze”, se ka pasur “mundësi më të mëdha” të “shtrirjes së dhunës” dhe se “libri duhet të tërhiqet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Akademiku amerikan Stanley Fish, duke shkruar në New York Times, ka hedhur poshtë idenë se vendimi i Random House për të tërhequr romanin përben censurë. Është censurë, ka sugjeruar ai, vetëm atëherë kur “është qeveria ajo që e penalizon shprehjen” dhe atëherë kur “frenimet janë të shuara”. Random House thjesht ka bërë një “vlerësim”.

Në të vërtetë, ekziston një ndryshim midis asaj kur qeveria e detyron një shkrimtar të heshtë me kërcënim të sanksionimit ligjor apo të burgosjes dhe kur një botues e tërheqë librin nga shitja. Është gjithashtu e vërtetë se botuesit tjerë e kanë marrë romanin e Jones, përfshirë Beaufort-in në Amerikë dhe Gibson Square në Britani. Por Fish nuk e kupton thelbin rreth personazhit ndryshues të censurës. Vendimi i Random House nuk është një shembull klasik i censurës shtetërore. Sidoqoftë, ai është një shembull i mënyrës se si fjala e lirë po bëhet më e kufizuar – pa pasur nevojë për censurë të tillë të hapur. Drejtorët e Random House i kanë pasur të gjitha të drejtat për të marrë një vendim të tillë. Por fakti që e morën këtë vendim dhe arsyeja për të cilën e morën na flet shumë për atë se si kanë ndryshuar qëndrimet ndaj fjalës së lirë gjatë njëzet viteve të fundit. Në dy dekadat ndërmjet botimit të Vargjeve Satanike dhe tërheqjes së Margaritarit të Medinës, fatwa në mënyrë efektive është heshtur.

Hija e fatwa-s 2

Kritikët e Salman Rushdies e kanë humbur betejën por e kanë fituar luftën kundër fjalës së lirë, shkruan Kenan Malik. Argumenti në thelb të rastit anti-Rushdie – që moralisht është i papranueshëm të shkaktojë sulm ndaj kulturave të tjera – tani gjerësisht është i pranueshëm.

Pasi Random House e ka tërhequr Margaritarin e Medinës, agjenti i Sherry Jones ua ka mësyrë botuesve të tjerë. Asnjë shtëpi e madhe botuese nuk ishte e gatshme të rrezikonte. Por nuk janë vetëm botuesit që merakosen rreth ofendimeve të shkaktuara. Këto ditë teatrot i kanë ashpërsuar shfaqjet, shtëpitë e operës i kanë pakësuar paraqitjet, galeritë e arteve i censurojnë ekspozitat, të gjitha në emër të ndjeshmërisë kulturore.

“Do të mendoje dy herë, po të ishe i sinqertë”, ka thënë Ramin Gray, drejtor i asociuar në Royal Court Theatre të Londrës, kur është pyetur nëse do të jepte një shfaqje që parqet kritika ndaj islamit. Në qershor të vitit 2007, teatri ka anuluar një adaptim të ri të dramës ‘Lisistrata’ të Aristofanit, e cila është vendosur në parajsën myslimane, nga frika e nxitjes së sulmeve. Një teatër tjetër në Londër, Barbican, ka gdhendur thela nga prodhimi i shfaqjes Tamburlaine the Great për të njëjtën arsye, derisa Opera e Berlinit e ka anuluar shfaqjen e Moxartit Idomeneo në vitin 2006 për shkak të përshkrimit të Muhamedit. Të njëjtin vit, London's Whitechapel Art Gallery ka larguar kukullat nudo me madhësi njerëzore, të punuara nga artisti Hans Bellmer, nga një ekspozitë vetëm pak para se të hapej, gjoja për ‘ndrydhje të hapësirës’, megjithëse arsyeja e vërtetë dukej se ishte frika se lakuriqësia mund t’i ofendonte fqinjët myslimanë të galerisë. Tima Marlow nga galeria

London's White Cube ka sugjeruar se një autocencurë e tillë e artistëve dhe muzeve tani ishte e zakonshme, megjithëse ‘shumë pak njerëz e kanë pranuar atë”.

Islami nuk ka qëndruar i vetëm nga prodhimi i një censure të tillë. Në vitin 2005, Britain's Birmingham Repertory Theatre ka anuluar shfaqjen Bezhti, një shfaqje nga një shkrimtar i ri sikh, Gurpreet Kaur Bhatti, i cili kishte përshkruar abuzimin seksual dhe vrasjen në një ‘gurdwara’. Ka pasur protesta nga aktivistët e komunitetit përjashta teatrit. Menjëherë mbas atyre protestave, Ian Jack, atëherë redaktor i revistës letrare Granta, ka fiksuar nuancat e tij ndaj rastit të vetcensurës artistike; një nevojë, besonte ai, në një shoqëri plurale. “Shteti nuk ka asnjë ligj që e ndal prezantimin artistik të profetit”, ka shkruar ai. “Por unë kurrë nuk pres të shoh një pikturë të tillë”. Ndonjë individ mund të ketë të drejtën abstrakte të vizatojë Muhamedin, por çmimi i një lirie të tillë ka qenë shumë i lartë kur krahasohet me ‘fyerjen e pamatshme’ që ushtrimi i një të drejte të tillë mund të shkaktojë – ndonëse ‘ne, të pafetë, nuk e kuptojmë sulmin’. Dhe kjo një vit para kontradiktës së karikaturave.

E tërë kjo nxjerr në shesh atë se sa e suksesshme ka qenë fatwa, jo në varrosjen e Vargjeve satanike, por në transformimin e peizazhit të fjalës së lirë. Nga iluminizmi e tutje, liria e shprehjes ka ardhur duke u parë jo vetëm si liri e rëndësishme, por si themel i lirisë. “Ma jep lirinë ta njoh, ta shqiptoj dhe të argumentoj lirisht sa i përket vetëdijes, mbi të gjitha liritë”, ka shkruar John Milton në Areopagitica, ‘fjalimi i tij i famshëm për lirinë e shtypit’, duke shtuar se “ai që shkatërron një libër të mirë e shkatërron vet arsyen”.

Natyrisht se disa liberalë kanë përkrahur lirinë absolute të shprehjes. Shumica e kanë pranuar se në disa rrethana të veçanta shprehja mund të shkaktojë dëme dhe kësisoj duhet të kufizohet. Pasqyrimi më i njohur i një vështrimi të tillë ka ardhur në një gjykim të bërë nga gjykatësi i Gjykatës Supreme Amerikane, Oliver Wendell Holmes, i cili në vitin 1919 kishte potencuar “Mbrojtja më e rreptë e fjalës së lirë nuk do të mbronte një njeri që në mënyrë të gabuar qëllon në një teatër duke shkaktuar panik”.

Sot, në vështrimin liberal, fjala e lirë ka mundësi të shihet më shumë si kërcënim ndaj lirisë sesa si mburojë e saj. “Fjala nuk është e lirë”, siç ka shkruar Simon Lee në librin e tij ‘The Cost of Free Speech’, i shkruar menjëherë mbas aferës Rushdie. “Është e kushtueshme”. Nga natyra e saj, shumica argumentojnë, fjala i dëmton liritë themelore.

Fjala e urrejtjes minon lirinë për të jetuar i lirë nga frika. Ofendimi e zvogëlon lirinë për njohur dhe respektuar besimet dhe vlerat e dikujt. Në botën post Rushdie, fjala ka filluar të shihet jo si e mirë e brendshme, por si një problem i pandarë, për shkak se mund të ofendojë dhe të dëmtojë, dhe fjala që ofendon mund të jetë aq e dëmshme sa edhe ajo që lëndon. “Vetcensura”, siç ka thënë filozofi Shabbir Akhtar në kulm të aferës Rushdie, “është një nevojë kuptimplotë në një botë të bindjeve të ndryshme. Ajo çfarë Rushdie boton rreth islamit nuk është vetëm punë e tij. Është punë e gjithkujt – aq më pak punë e secilit mysliman”.

Liberalët perëndimor kanë filluar të pajtohen. Çfarëdo që në parim mund të jetë e drejt, shumica tani argumentojnë se në praktikë mund të zbuten ndjeshmëritë religjioze për shkak se ndjeshmëritë e tilla janë shumë të thella. Për të funksionuar shoqëritë e shumëllojshme ne duhet të tregojmë respekt njerëzit, kulturat dhe pikëpamjet tjera.

Në shoqëritë e përziera është edhe e pashmangshme dhe e rëndësishme që njerëzit i ofendojnë të tjerët. E pashmangshme, për shkak se aty ku janë ngulitur besime të ndryshme, përplasjet janë të pashmangshme. E rëndësishme, për shkak se çdo lloj i progresit shoqëror kërkon që të ofendojë disa ndjeshmëri të rrënjosura thellë. “Nëse liria nënkupton diçka”, siç pat shkruar njëherë George Orwell, “nënkupton të drejtën për t’u treguar njerëzve ato që ata nuk kanë dëshirë t’i dëgjojnë”. Problemi me censurën dhe vetëcensurën multikulturore nuk është vetëm se i bënë të heshtin zërat mospajtues. Shpesh krijon probleme ndaj të cilave më sa duket është përgjigjja. Merreni skandalin e Margaritarit të Medinës. Asnjë mysliman i vetëm nuk ka kundërshtuar para se Random House ta tërhiqte librin. Është e mundshme se asnjë nuk do të kundërshtonte, sikur botuesit mos të bënin atë që e kanë bërë. Por sapo Random House e ka ngritur një çështje të ofendimit të librit, atëherë ishte e pashmangshme që së paku disa myslimanë do të ndiheshin të fyer.

Problemi ishte acaruar nga veprimet e Denise Spellberg. Jo vetëm që e ka përshkruar romanin si “pjesë shumë të shëmtuar” që përmbledh “pornografi të butë”, ajo gjithashtu ka vazhduar rrugën e saj për të tërhequr vëmendjen ndaj librit në mesin e lagjeve të komunitetit mysliman.

“Ndiej neveri nga gjuha nxitëse që ka përdorur Denise Spellberg”, më ka thënë Sherry Jones. “Nëse Random House thjesht do ta publikonte librin tim, nuk mendoj se do të kishte pasur telashe. Problemi i vërtetë nuk është se myslimanët janë ofenduar por se njerëzit mendojnë se ata do të ofendoheshin. Është një formë e maskuar e racizmit për të supozuar se të gjithë myslimanët do të ofendoheshin dhe se një mysliman i ofenduar do të jetë një mysliman i dhunshëm”.

Vetëm pak javë para se Gibson Square pritej ta botonte Margaritarin e Medinës në Britani, zyrat qendrore të botuesit në Londër ishin sulmuar. Nga një koincidencë e frikshme, sulmi u bë pothuajse 20 vite që nga dita kur ‘Vargjet Satanike’ u botua për herë të parë. Nëse autorët e krimit e kanë ditur domethënien e datës ende askush nuk e di. Apo nëse është e mundur të dihet nëse një sulm i tillë do të ndodhte a do të ecte përpara Random House me botimin e librit pa ndonjë ankth. Gjithmonë do të ketë ekstremistë që përgjigjen në atë mënyrë siç janë përgjigjur sulmuesit në Gibson Square. Ne nuk mund të bëjmë shumë sa i përket kësaj. Problemi i vërtetë është se veprimeve të tyre u është dhenë legjitimitet i rremë nga liberalët, të cilët e proklamojnë si moralisht të papranueshëm ofendimin dhe janë të tmerruar nga mendimi i të bërit ashtu.

Shabbir Akhtar ka pasur të drejtë: çfarë thotë Salman Rushdie apo Sherry Jones është punë e gjithkujt. Është punë e secilit për t’u siguruar se askujt nuk i cenohet e drejta për të thënë atë që e dëshirojnë, madje edhe kur dikush mendon se është ofenduese. Nëse e dëshirojmë kënaqësinë e pluralizmit, ne duhet ta pranojmë dhimbjen e të qenit të ofenduar. Njëzet vite pas aferës Rushdie, ka ardhur koha që të mësojmë diçka nga kjo.

Fund

Kenan Malik
Eurozine
Përktheu Alfred Beka

Jo tamam, gjithesesi disi si zgjerim i atij te The Economist qenka ky.  Linkun per ate qe permenda e vura me lart.

ne lidhje me rastin e Turqise dhe Azis Nesin , duhet te them se eshte perfituar nga rasti per ta treguar ate si shkas per te mbuluar nje tragjedi qe kishte kohe qe planifikohej ne qytetin e Sivasit nga shoqatat fondamentaliste islamike.

te 37 vetet e djegur ne hotelin Madimak ne  2 korrik 1993 , ishin nje grup bektashi artistash  ose personash te angazhuar ne art qe qene mbledhur per te organizuar nje eveniment per nje person shume te rendesishem bektashi.

ky eshte nje nga aktet me te renda qe kane ndodhur ne historine e Turqise , nje nga njollat e shtetit turk,  qe e shtuan ate ne listen e zeze te vendeve sekulariste,se paku per kete rast.

ka pasur shume kerkesa qe hoteli te behej muze , por qytetart e Sivasit, ende te frikesuar nga ndodhite e para 16 vjeteve nuk jane shprehur shume entuziaste qe te behet muze.

per te pare tek e tek emrat dhe moshat e personave te vdekur ne kete tragjedi , mund te ndiqni kete foto , te pergatitur nga nje galeri arti turke e quajtur  :extramücadele qe dmth : perpjekje ekstra

http://flickr.com/photos/22917937@N00/2630680476/

Gjeja e pare kur lexova permbledhjet qe ka vene Blendi nga Wikipedia me beri pershtypje qe dhe Amerika paska bere concessions me heqjen e librit nga biblotekat shteterore. WTF?

As e kam lexuar librin dhe as e di permbajtjen e tij letrare apo ndryshe pertej ketij artikullit, po me zhgenjeka fort qe vendi qe eshte simboli i lirise (njekohesisht dhe (super)fuqise) paska rene pre e presioneve te tilla.

Fatkeqsisht nuk u habita aq shume nga gjithe ajo gjurulldi qe kane bere disa (shume) islamike dhe organizata islamike per kete romanin, pasi e kam pak a shume idene e censures se librave dhe informacionit ne shume vende islamike.

 

Xhib perse te ben cudi?

Mund te botosh nje liber ne amerike ku te shkruash per negerit ose per MLK si pijanec, per Mojsiun ( Jo ish presindeint tone por ate te cifuteve smiley ) si njeri pijanec qe shkonte me femra etj etj si keto?  Mendoj se jo njesoj qendrr dhe problemi edhe me kete liber. Mos haro nuk ka liri te pakufizuar te fjales, ndryshe liria e dikujt behet roberia e te tjereve. ( ne rastin tone e muslimaneve). Prandaj dhe amerika eshte simbol i lirise, sepse ka balance lirie per te tere.  Ndryshimi qendron se Amerika thjesht ka hequr librin ndersa Irani ka denuar me vdekje autorin .  

 

 

Nga i gjen keta shembuj m'qafsh? smiley

Nuk thashe se ka apo duhet te kete liri te pakufizuar te thuash cdo gje. Ketu behet fjale per nje liber qe ishte botuar nga tjeter kush (jo amerikan) qe egzistonte ne biblotekat amerikane, dhe te cilat e paskan bojkotuar pas (te pakten nga kronologjia e ngjarjeve) ketyre kercenimeve dhe incidenteve nga islamiket.

Ja ca thote ajo qe ka sjelle Blendi nga Wiki:

22 shkurt 1989 libri botohet në SHBA. Dy libraritë më të mëdha janë nën kërcënim, dhe e heqin librin në një të tretën e librarive kombëtare.

Pra nese libri eshte hequr (sic duket) jo per meritat e cka permban po pasi dikush kercenoi apo beri akte terroriste, kjo per mua eshte e pafalshme, pavaresisht nese keto akte i ben nje fonamendalist musliman, krishter, apo berber.

Xhib Mendon veretet se libri u hoq nga frika e terorizmit??????? Mos haro Wiki eshte nje vend ku mund te shkruaj kushdo dhe cfardo. 

Per mua kjo ska llogjike. Si te thuash se do ta heqim OBL nga lista e most wanted se mund te na bejne ndonje atentat . Ka kuptim? Une mendo se jo. Libri eshte hequr, ( te pakten nga emisjoni qe degjova ne NPR)  se anetare te fese mulimane ne amerike jane ankuar per fyerje. Une mes shume besoj fjalen e skolastikeve mulsimane ne amerike  te ftuar ne NPR se sa Wikin.

Rebel, shume miqesisht, po shume fare ama, do te te sygjeroja qe ate postimin tim me lart per emrin ta kishe marre "with a grain of salt" apo dhe si tentative e deshtuar humori me shkinaks.  Per te tjerat pastaj, komplekset e mia te supozuara, te shkinaks, te tuat, te x, y, z peshku, nuk besoj se jane dhe aq interesante sa per t'u diskutuar ketu.    

dje lexova ne gazete se Ministria e Kultures Turke kishte vendosur te hiqte nje dyqan kebapi qe ishte poshte hotelit.

keni pa kshu turpi.dyqan kebapi poshte hotelit ku jan djegur njerez.nejse vune mend me ne fundsmiley

kjo puna e Salman-it eshte komplet pa lidhje  ...humbje kohe!

Ky person e ka ditur para se ta bente shkrimin se si do behej puna me pas, dhe eshte kritikuar prej shume njerezve ne angli megjithese u interesonte qe te botohej ai liber. Ky  u ka harxhuar me miliona pounds qeverise anglese me strehime falas dhe shpenzime te tjera personale (shume prej tyre BANALE) dhe me sigurim te perhershem prej disa policeve anglez ne 24/7

Sa per dijeni (se mos me akuzon ndonje si nje musliman te flakte) mua as nuk me rr*het per asnje fe ....copa te behen te gjitha fete

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).