20 shkurt 1991

Jane mijera e mijera vete, (e ne mes tyre autori i ketyre rradheve), te pakenaqur nga udha qe moren proceset demokratike ne Shqiperi. Jane te shumta deshmite e hamendjet mbi inskenimet e tyre mbi vertetesine e qellimet e dhjetra levizjeve qe pas vitesh humbin magjine e fitores qe paten diten qe ndodhen. Permbysja dhe heqja zvarre e monumentit te Enver Hoxhes eshte te pakten me e verteta nga te gjitha.

Ajo i dha udhe rezimit te mijera busteve, statujave, monumenteve te diktatorit qe popullonin sheshet e fshatrave dhe qyteteve ne tere vendin. Asnjehere gezimi nuk kish shfryre ne Shqiperi ne aq miliona gjokse njeheresh! Askush, as sot e as pas njeqind vjetesh nuk e erreson dot bukurine e asaj dite te 20 shkurtit te vitit 1991. Ajo shenon nje date historike qe kujtesa kombetare do ta ruaje mes atyre pak ngjarjeve te ndritura. Megjithese nuk ishte vecse nje tog bronxi, i vendosur ne sheshin me te madh te kryeqytetit, permbysja e tij, eshte nje fitore historike dhe dita kur ngjau do te mbetet e shenuar ne shekuj… Edhe pse u rezua vec simboli i diktatorit…
Ne fillim pushtetaret e ngarkojne simbolin me domethenje: respekt, frymezim, veneracion, hijerendesi frikendjellese dhe fuqi terheqese per ta soditur. E nuk jane veçse disa kuintale bronx, -le te themi tonelata, -qe nje toge artistesh i kane dhene formen e udheheqsit, trupin dhe portretin e zotit te fuqishem ne kete pellembe dheu, zot, qe ne te gjalle nuk pat pare kurre rreth tij shumicen e popullit, t'i shfaqte ndjenjat e verteta, ato te fshehurat! E pastaj populli i tere e pranon kete loje deri ne fund. Ai ia ngarkon ketij togu te bronxte, te gjitha atributet qe perfaqeson; e lidh me gjithe pergjegjesite qe fshehur ia ka vene mbi kurriz me kohe; ripertyp te gjitha endrrat per kete dite; e rrethon statujen, i ve litarin, e heq zvarre, e peshtyn, e perdhos...
Ja pra, kjo "gjasme" historike behet nje dite e shenuar kombetare, nga ato me te bukurat, e njohur si 20 shkurt 1991. Gjithe kanalet televizive te botes e japin si lajm te pare kete vullkan urrejtje qe zbrazet mbi nje statuje shtate metra e gjate. Te gjithe e pershkruajne kete dite kur pa asnje pike gjak perreth, u shfry hakmarrja mbi murtajen, mbi antikombetarin, vrasesin e mijera njerezve te shquar te kombit, klerikeve, patrioteve, shokeve te tij te idealit, rrenuesin e ekonomise kombetare, brrejtesin e virtuteve te bukura te edukuara qe ne lashtesine shqiptare.
Ishte dita e shpreses me te afert, per liri, drejtesi, paqe e begati. Qindra mije njerez ne tere Shqiperine e jashte saj, shfrene, brohoriten, kenduan, u çorren. Dite me rradhe, me dhjetera mije njerez rropateshin te bashkebisedonin te ngjirrur, te lodhur e me nje drite te ngrohte ne sy. Ata , ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar qe kishin shijuar ate dite Bastijen e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje qe vijne ndoshta njehere ne mijera vjet.
Pakkush e vrau mendjen se pas Bastijes e marrjes se Pallatit te Dimrit, ne France e Rusi, kishin pasuar vite te tjere gjaku e vuajtjesh. Ditet e triumfit popullor nuk kane faj per kete. Ditet e shenuara qendrojne me vete. Fitoret qe sjellin ato lidhen me te kaluaren. Ato nuk i ngarkon dot me pergjegjesine e diteve dhe viteve qe vijne pas tyre…

 

*Autori e ka shkruar kete reflektim diku nga viti 2004. (Shenim i Peshkut)

113 Komente

Asnjehere gezimi nuk kish shfryre ne Shqiperi ne aq miliona gjokse njeheresh! ......Ata , ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar qe kishin shijuar ate dite Bastijen e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje qe vijne ndoshta njehere ne mijera vjet.
 

Une per vete kete kam ndjere ate dite. Edhe sot qe lexova kete shkrim dhe pashe foton, mu kthye kujtesa si ne film. Me kujtohet uji roze qe na sperkasnin nga makinat e ujit dhe qente ke Radio televizioni ate dite qe nuk na lenin te kalonim kur po vinim nga qyteti studenti.

Gaja,

sot do mbahen ca fjalime, do ndahen ca dekorata ( 14 ) dhe do vijme tek konkluzioni qe edhe kjo date do jepet me koncesion per 99 vjet per 1 euro.

Lavazh, lavazh !

Bereqaves qe peshku  e paska me dore te lehte .

Po sa i pameshirshem je?

Pse ma djeg nje kujtim te bukur rinor adoleshent naiv........

Jo,

kujtimin mbaje te bukur si e ke. Ndersa ato qe po behen sot ne perkujtimin e dates jane koncesion.

14 dekorata sapo u dhane. Njera prej tyre shkoi tek Gezim Kalaja.

 

Personalisht kjo ngjarje nuk me ngjall me asnje lloj interesi. Me duket sikur kujtimi i mbi tepruar i ketyre diteve (ashtu si me ligjin e lustracionit) eshte thjesht nje fasade per te justifikur ekzistencen e klases politike aktuale, mos riciklimin e saj, mitizim e aktoreve politike e pse jo, dhe per te terhequr vemendjen nga gjera te tjera. Sa here qe dikush flet per keto dite, nen rreshta lexoj: Ne jemi "heronjte qe ngritem dy gishtat lart per ju o popull, prandaj ti duhet te me besosh se une vetem per ty mendoj". Sikur komunizmin e rrezuan ata dhe jo gjendja e pergjithshme e ekonomise dhe klases politike komuniste ne mbare europen lindore... Absurdi me i madh eshte kur degjon politikane te mbi 60tave (our PM for instance) qe dalin si heronj e garant te demokracise, si liberale e intelektuale perendimore. Para disa vitesh, nje gjimnazist i Qemal Stafes (Rubini per ato qe e njohin) e kishte perkufizuar kete grup si nje popullesi qe po ti qethesh tulle, ne koke kane nje vule ku shkruhet : "Made in Communism"

Komunizmi duhej te ishte nje kapitull i mbyllur prej kohesh. Ai popull qe sheh vec te shkuaren e tij, qofte kjo mitike iliriane apo tragjike komuniste, e ka te humbur takimin e rradhes me historine. I paralizuar, atij nuk i ngelet tjeter vecse ta zgjase sa me shume te djeshmen per t'ju shmangur pergjigjesive te se sotmes, e detyrimeve te se ardhmes. Cdo vit do te kujtojme 20 shkurtin, do te mallkojme Schimitin, mbase do te votojme ligje te reja lustracioni por ama askush nuk me thote se si dreqin do ti behet hallit qe ate dite kur te futemi ne BE, e gjithe Shqiperia te kete uje e drita 24 ore...

Me duket sikur kujtimi i mbi tepruar i ketyre diteve (ashtu si me ligjin e lustracionit) eshte thjesht nje fasade per te justifikur ekzistencen e klases politike aktuale, mos riciklimin e saj, mitizim e aktoreve politike e pse jo, dhe per te terhequr vemendjen nga gjera te tjera.

Ato qe ndodhen me vone, parada e maskarenjve qe na kane drejtuar gjithe keto vjet nuk kane asnje lidhje me frymen e 20 shkurtit 1991.Ato dite levizja popullore ishte perle e paster, shpresa ishte e sinqerte, guximi ishte kolosal. Skuthat, lëtyrat, makiavelistet e oportunistet ordinere, te paaftet, hajdutet, diktatucët qe perfituan nga revolta popullore per te shkaterruar deri ne atom cdo pasuri (sadopak) qe kishte mbetur jane turpi yne i perbashket. Ata i kane perdhunuar idealet naive te 20 shkurtit, i kane shemtuar vizionet, na kane zhgenjyer per kete jete dhe tjetren. Akoma sot 18 vjete me vone shume nga shqiptaret duan te ikin nga syte kembet prej ketij vendi. E kjo nuk do shume koment per menyren si "e ndriten" zagaret Demokracine shqiptare.

Ato qe ndodhen me vone

Jo qe ndodhen, ( nuk kane mbaruar ) po qe po vazhdojne e po ndodhin.

Shume e drejte, vazhdimi nuk ka lidhje me frymen e atyre diteve... pikerisht per kete arsye me lodhin kaq shume perkujtimet zyrtare te shtirura...

Koth,leni teorinat, po bene mire a keq qe e hoqen??Mire a keq,? Vetem nje nga dy fjalet duhet te zgjedhesh,  miiiiire  aaa keeeq smileysmiley , kujdes se luhen edhe birrat me kete rast smileysmiley

Cen,

une te di me te zgjut se kaq. smiley

Po privatizohet po te them 1 euro 99 vjet.

Ditet e shenuara qendrojne me vete. Fitoret qe sjellin ato lidhen me te kaluaren. Ato nuk i ngarkon dot me pergjegjesine e diteve dhe viteve qe vijne pas tyre…

 Kjo eshte e vertete edhe per 29 nentorin 1994.Kete dite triumfi nuk e ngarkon dot me pergjegjesine e viteve qe rrodhen pas saj, me drejtimin  qe mori Shqiperia, me instalimin  e nje sistemi i cili tashme gjykohet si sistem diktatorial. Rrezimi statujes-simbol i nje epoke mbart paradoksalisht nje simbolike te re : Mitizimin e nje sistemi te ri, perqafimin e tij  me entusiazem dhe romantizem. Startimi  drejt nje sistemi te ri  merr permasat  butaforike te nje feste.Iluzione te determinuara dhe vetiluzione naive.

Ate dite kam qene aty te sheshi rastesisht. Ishte sikurse sot, nje dite me diel por me ngrohte.

Sot eshte perseri nje dite me diell por..brrr ftohte.

Shum po shndrit ky Diell dhe pak po xeh.

Datat qe ndajne epokat vlejne per historianet. Per njeriun e thjeshte , real, vlen jeta dhe bilanci i historise individuale.

Ec e thuaji te papuneve dhe te varferve: jemi ne demokraci, kemi hyre ne NATO, kemi shtet ligjor.Ata do te shikojne me miresjellje por brenda tyre do te riperseritet natyrshem pohimi: Lira eshte maska e bukur e nje realiteti te shemtuar qeme vret cdo dite.

Ec e thuaji te papuneve dhe te varferve: jemi ne demokraci, kemi hyre ne NATO...

Me fal po pse, ne vendet demokratike dhe te NATO-s nuk ka papunsi?

Bravo Aiglon!

Nuk lodhen Xha Temet nga prrallat!

Pse shkon aq larg per te pare qe merremi me te kaluaren, shiko ketu re peshku temat me te rrahura jane ato te se kaluares, ne jetojme me te kaluaren ushqehemi me te kaluaren, zihemi shahemi per te kaluaren, cdo gje e bejme ne emer te se kaluares.

Nuk se kemi memorie kolektive dhe reflektojme rreth historeise, Jo. Ne thjesht masturbohemi me te kaluaren. eshte si tip opiumi qe na qeteson ate crregullimin gjenetik qe shkakton pertacine.

Ne jemi pertace dhe te paduruar! ky eshte konkluzioni im.

Sa per ngazellimin qe paten kur hodhen bustin eshte i njejti ngazellim qe kam pate dhe une kur rrahen ata policat Sales ne 9 Shkurt ne Vlore dhe te me besoni nuk ka lidhje fare me lirine apo demokracine po eshte ngazellimi i Anarshise.

 

Ho me,

Fillut me e laparos edhe kete teme e   smiley 

Ja po pres tani te shof si do degjeneroje debati tek komunizmi, ballistet, fashistet, monumentet, 5 heronjte, Sala, Azemi, Neritan Ceka, Hekuran Isaj Ramiz Alia, '97-a, 14 shtatori, centrali berthamor, ullinjte, gerdeci, G99 dhe JOZEFINA dhe si perfundim do konkludojme qe :

Ne ishim shumte te lumtur para rrezimit te bustit te merhumit !

Une se di pse lodhna kot, i bojme nji copy&paste nga temat e tjera ene sot e marrim pushim se ka dale dhe dielli, ene festojme  smiley

 

Une se di pse lodhna kot, i bojme nji copy&paste nga temat e tjera ene sot e marrim pushim se ka dale dhe dielli, ene festojme    smiley

Nuk kam as nje presje t'i shtoj smiley

Me nje llaf ish-sigurimsat e Peshkut jane eksperte per cdo gje dhe te paret ne cdo betje, si ne temet komuniste, ashtu dhe ne ato jokomuniste, si ne ato te Enverit ashtu dhe ne ato per hedhjen e tij, si ne ato ekonomike ashtu dhe ne ato ligjore? Dmth perfundimi eshte qe Shqiperia ka nevoje sot per me shume ish-sigurimsa dhe per ekspertizen e tyre, qe te perballoje krizen boterore dhe te integrohet ne Evrope.

Tushe, PPU eshte pothuajse plotesisht i permjere at this point, dhe kete e kane bere adminat me duart e tyre, dmth s'u katandis keshtu aksidentalisht, keshtu qe mos u habit ti qe keta larot do marrin peng cdo teme dhe diskutim dhe do e degjenerojne ne jashteqitje, sic jane vete.  Alternativa ne keto kushte eshte qe te besh gallate dhe te mos te marresh seriozisht asnje bisede, dmth tall menderen dhe ti. smiley

P.S. PPU qafshperzotin, me ca akuze e fshini kete koment, me ate te  agjitacion-propogandes apo te bashkepunimit me agjenturen e huaj?

B.SALAJ: Ato dite levizja popullore ishte perle e paster, shpresa ishte e sinqerte, guximi ishte kolosal. Skuthat, lëtyrat, makiavelistet e oportunistet ordinere, te paaftet, hajdutet, diktatucët qe perfituan nga revolta popullore per te shkaterruar deri ne atom cdo pasuri (sadopak) qe kishte mbetur jane turpi yne i perbashket. Ata i kane perdhunuar idealet naive te 20 shkurtit, i kane shemtuar vizionet, na kane zhgenjyer per kete jete dhe tjetren.

Requiem per shpresat e nje epoke premtuese....

Kjo ka qene nje nga ditet me te bukura te jetes time. Fatkeqesisht e kam pare ne televizor ne France dhe nuk isha prezent. Dite te tilla do kujtohen perhere dhe une do lumturohem gjithmone duke pare mediokret qe u qan zemra per rrezimin e bustit! Qani, qani se thone qe lerohesh!

Shpresoj qe se shpejti te rrezojme edhe bustet qe mundoheni t'i ngrini disave per se gjalli dhe t'ju hedhim ne plehrat e historise bashke me ta, o gjakpires te pangopur te atij populli.

Shume emocionuese ishin vertet momentet e kronikes televizive qe transmetonte  rrezimin e bustit te Dulles.

Ja nje video ne Youtube qe tregon rrezimin e bustit. Ka pamje te permbledhura nga komunizmi dhe pas minutes 4 fillon kjo e bustit. Gjithashtu kjo kronika e TCH flet pak per ngjarjet e asaj dite. Nuk e di nese ka diku ne internet materiale filmike me te zgjeruara. Dhe nje artikull i New York Times i 21 shkurtit 1991. 

 

Topi dekoron ata që rrëzuan bustin e Enverit

Shekulli

TIRANË-18 vjet pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, (20 shkurt 1991), Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar ata që kontribuan në rrëzimin e bustit dhe kontribues të tjerë të lëvizjes për demokraci.

Njëri prej të dekoruarve, Saimir Maloku, u shpreh se "Jam i nderuar që marr këtë dekoratë, pasi unë dhe këta protagonistë këtu 18 vjet më parë i bëmë thirrje popullit protestues tek Radiotelevizioni që të marshonim drejt sheshit "Skënderbej" në mënyrë që të rrëzonim monumentin e diktatorit komunist. Ne shpëtuam një gjakderdhje të mundshme". Më tej tha se falënderon Presidentin sepse me këto medalje ka dekoruar popullin demokrat të Tiranës, shtresat e të përndjekurve politikë, sepse shumica e këtyre protagonistëve janë të përndjekur politik.

Topi i dha "Medaljen e Artë të Shqiponjës", Saimir Malokut me motivacionin "Për kurajon dhe guximin qytetar të treguar, si pjesëtar aktiv i protestës së popullit të Tiranës, të 20 shkurtit 1991, për përbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në Lëvizjen Demokratike". Ndërsa medaljen 'Pishtar i Demokracisë' iu dha disa personave, si znj. Hyget Borova, znj. Lida Bezhani, znj. Liliana Llapaj, znj. Lindita Hamiti, z. Astrit Hatellari, znj. Sanije Vojka, z. Albert Risilia, si dhe znj. Vera Rada me motivacionin: "Për kurajon dhe guximin qytetar të treguar në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 Shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri".

Me "Medaljen e Mirënjohjes", Kryetari i Shtetit dekoroi Qendrën Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës me motivacionin: "Për kontribut të vyer, në reabilitimin e ish të përndjekurve politikë të mbijetuar nga traumat dhe torturat e regjimit komunist, të pjesmarrësve në protestën e 20 shkurtit 1991 dhe mijëra refugjatë kosovarë gjatë krizës humanitare të Kosovës".

Gjithashtu, me "Medaljen e Mirënjohjes" u dekoruan nga Presidenti Topi zotërinjtë Ardian Besnik Heta, Xhovalin Nazmi Çokani dhe Hajredin Rauf Fratari me motivacionin: "Për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri".

Redaktoi: R.Dedaj

________________

Hidhini nje sy dhe komenteve se ka te forta, si tek kjo tema e Peshkut, ose si tek kjo tema tjeter e Peshkut para dy vjeteve. smiley

Gjithashtu Zeri i Amerikes ka nje kronike televizive per aktivitetet e sotshme ne Tirane ne lidhje me ngjarjen.

 me paska rreshkit kjo tema para dy vjetesh te peshku, po eshte per te qeshur me lot nga trimerite e fotoreportereve shqiptare...kane qene afersisht mbi 20 fotoreportere te huaj ne kete kohe ne Tirane dhe diten e rrezimit te gjithe te pranishem ne shesh ose te hotel Tirana...

me e keqja eshte se gjithe keta trima ishin pozicionuar me snajperet e shumte ne gjithe ndertesat e qendres, banka, muzeu, etj. dhe prej fotove te tyre te nesermen u bene arrestime te shumta ne gjithe tiranen me akuzen e ofendimit te diktatorit me fjalet(nga origjinali) "e hodhem qelbesiren"...kush pati biografine e mire doli pas tre ditesh te tjeret kush e di... e plehra si keta sot krenohen per trimerite e bera e dekorohen...vaj medet...

Nga Opinion /Fevziu:

Shqiperia 1990
http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=211#

Nje dokumentar i rralle dhe mbase i vetmi per nga natyra si dokumentar shqiptar i kohes se monizmit, jo per nga ana artistike, po per pamjet qe percjell; disa aspekte te jetes se perditshme te kohes se komunizmit, rradhet pa fund ne dyqanet e qumshit dhe vajgurit, standartizimin e jeteses ne varferi, etj. Gjysma e pare eshte dokumentari rreth 20 min dhe gjysma e dyte interviste me Reiz Cico, qe ka bere kete dokumentar atehere, shume filmime nga te cilat jane zhdukur nga arkivat e Kinostudios (simbas Cicos) perfshi dhe ato te anijeve dhe eksodeve te para.

 

Ngjarjet e shkurtit 1991
http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=221#

Interviste me Neritan Ceka.

spo baj replika,  ti nuk u pergjigje smiley

ps.nqs te jap 2 € , 1 per ty 1 per mu a po ma privatozon edhe mu ndonje gja smiley

Shif,

Une e kam pas prej ditesh ne dore programin e perkujtimeve te kesaj dite. Dhe meqe kam zgjedh per te jetuar ketu kam prokupim tjeter nga i copave te mishit qe qarkullojne neper internet.

Tani une te them privatizim ti me thua jo. Ti do i lexosh neser ato qe bejne vaki , une sapo i ndoqa :

Shiko cer thote nje prej te dekoruarve taze fare :

Eshtë nder i madh që ne protagonistët e 20 shkurtit 1991 po dekorohemi sot, në të njëjtën kohë kur 18 vjet më parë ishim duke marshuar nga Radio-Televizioni Shqiptar deri në qendrën e Tiranës, duke shmangur gjakderdhjen

Po ti prit se ka dhe aktivitete te tjera se nuk kane mbaruar dhe po ta them qe keto aktivitetet sot mbajne ere protagonizem dhe nje njeri normal nuk autoposhterohet.

Per pyetjen qe me ben ja pergjigjia : nuk jam shkodran nga Kelmendi une qe ngopem me poshte komunizmi me date 20 Shkurt 2009.

P.S. Paskam harru nji  smiley

Domosdo qe PD dhe doktori pllake-kthyes, fatkeqesisht, do e shfrytezoje kete dite shume simbolike ne favorin e saj/tij. Kjo per vete faktin se ne 20 shkurt 1991, ishin vec 2 parti kryesore (s'e mbaj mend a ishte kriju ende Republikanja) dhe PS dihet qe s'do dali te festoje per rrezimin e ish-udheheqesit.

Ironike eshte qe, nga c'mbaj mend une, PD dhe doktori ishin kundra greves se  urise te Studenteve. Por ironike eshte edhe fakti qe doktori erdhi ne Dhjetor '90 te na mbushte mendjen te nderprisnim greven, dhe tashti... . Sa ironira ka Shqiperia e mjere.

Endera e nje lideri

Ne cdo 20 Shkurt ai kaplohet nga nje peshtjellim ndjenjash.Kur ishte i ri  enderronte te ishte nje Pavel Korcagin. Kur u rrit enderronte te ishte nje Doktor Merson.Fati apo rastesia e solli te vihej ne krye te nje levizje te inspiruar nga shpirtrat e nje brezi qe enderronte te mos mbetej  brezi i humbur.Kaluan vite. Ka degjuar se per te dikush ka ngritur nje kenge. Kjo e lumturon.Sepse ne traditen e ketij populli kenga u ngrihet vetem te vdekurve. Ndersa nje kenge per te gjallet eshte shenja e pare se tashme ai eshte nje kult dhe simbol.Dhe enderron qe nje dite aty ne qender te kryeqytetit te kete nje permendore apo nje bust.

Qan sheshi per nje simbol. Enderron lideri per nje bust.

Po a mund ti mbaje nje shesh dy statuja?

Nje shesh se mbante dot lavdine,

Lavdine bashke me anarshine...

spiritus - 20 Shk 2009 - 11:57am

 

Lira eshte maska e bukur e nje realiteti te shemtuar qe me vret cdo dite.

I ke thënë të gjitha.

ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar qe kishin shijuar ate dite Bastijen e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje qe vijne ndoshta njehere ne mijera vjet.
Pakkush e vrau mendjen se pas Bastijes e marrjes se Pallatit te Dimrit, ne France e Rusi, kishin pasuar vite te tjere gjaku e vuajtjesh. Ditet e triumfit popullor nuk kane faj per kete. Ditet e shenuara qendrojne me vete. Fitoret qe sjellin ato lidhen me te kaluaren. Ato nuk i ngarkon dot me pergjegjesine e diteve dhe viteve qe vijne pas tyre…

Ajo dite ishte nje dite e vertete revolucionare dhe simbolike, dite qe ka per t'u mbajtur mend gjate. Ne France kujtohet gjithnje dita e marrjes se Bastijes dhe sot ajo eshte dita Kombetare e Frances, edhe pse realisht ne 14 Korrik te 1789 ajo ngjarje nuk beri shume jehone. Por Revolucioni Francez nuk kishte filluar me 14 korrik, perkundrazi; ai kishte filluar qe ne 5 maj 1789 me bledhjen e Etats Généraux, "Shtetet e Bashkuara". Por 14 korriku mbeti si simboli i Revolucionit.

Ne Shqiperi, permbysja filloi qe me egsodin dhe ngjarjet e Ambasadave, per t'u pasuar me protesten e Studenteve me 8 dhjetor 1990. Por domosdo, simboli me i madh i rrezimit te Diktatures eshte dhe do te mbetet rrezimi i bustit te Hoxhes. Shume nostalgjike te Enverit ne ato dite, protestonin ne Gjirokaster apo gjetke (me Hysni Milloshin ne Krye), per te bere nje "kunder-revolucion", per te Ri-Ngritur Bustin e Enverit ... por gjerat nuk duhen neglizhuar. Ndaj, jam dakort me Presidentin Topi qe dekoroi sot ne 18 vjetorin e rrezimit te bustit, protagonistet e asaj ngjarje, thjesht e vetem per kurajon qe ata paten.

Mire eshte qe nje dite e tille e shenuar te mos harrohet nga populli yne. Ligji i miratuar kohet e fundit e bene kete dite, si diten Kombetare te perkujtimit te krimeve te Komunizmit. Pra, 20 Shkurti eshte nje dite simbolike

 O Lefti qe ti protestoje mbas rrezimit e kam te qarte por keta protagonistet nga dolen...se mua s`me kujtohet te kishte protagoniste pervec studenteve greviste...

Koth,

Po me cfare do te merret tjeter presidenti nese nuk shperndan dekorata?

smiley   

Lira eshte maska e bukur e nje realiteti te shemtuar qe me vret cdo dite.

Duhet te jete shprehja e dites/javes/muajit/vitit/ 10tevjecarit/shekullit per shqiperine.

Selanik e taptepjete, keshtu ka qene e keshtu do te jete

Ju kujtohen ekspoziatat nga koha e luftes civile? Trimat heroj te pushkatuar nga ballistet, nga zogu te varurn ne litar. Ju kujtohen fotografite e trimave ne burgjet e zogut apo te kuislingeve?

Tani gjerat ndryshuan , tani gjerat jane po ato. Ekspozita, fotografi, perkujtimore buste e obeliske, qe hiqen per tu zevendesuar dhe buste e obeliske te rinj. Piramida qe shkatrohen per te ndertuar piramida te reja.  Kalum 50 vjet me nje lufte klasash per te ardhur ne nje 50 vjecar te ri te luftes se klasave.

Kur dola per te permbysur bustin e dulles, tamam 18 vjet si neser, kur plumbat e leshuara nga policet me vershellenin mbi koke, kur te nesermen e asaj dite dola bulevardit te Korces per te ndjere shenjestren e snajperit mbi  koken time, tek ai priste urdherin ne radio  "zjar". E pra 18 vjet me pare tek ndodhnin tere keto gjera,  une fantazoja nje shoqeri pa ekspozita e perkujtimore ku tregohet se si shqitparet kane vrare shqiptaret, pa buste e obelisqe qe riciklojne njeri tjetirn , pa piramida, ngritur per  nje shtrese te shoqerise mbi gjakun dhe vuajtjet e  shtreses tjeter, Une fantazoja nje shoqeri ku te gjithe bashke, vrases dhe te vrare te mblidheshim rreth flamurit kuq e zi per te punuar e ndertuar per te miren tone.

Kaluan 50 vjet lufte kalsash per ti lene vendin nje 50 vjecari te ri te luftes se klasave. Tek ne lufta e klasave ka ardhur jo nga sistemi komunist apo demokratik por nga mendesia e mentaliteti yne i gjakmarjes.

Tek ne lufta e klasave ka ardhur jo nga sistemi komunist apo demokratik por nga mendesia e mentaliteti yne i gjakmarjes.

toko, ate ushqim qe ke perdor ne diten qe shkrujte ket koment, perdore gjithnji.

ps. by the way, "gjakmarrja" eshte shume i ngushte si koncept. Zgjeroje edhe ca konceptin, e natyrisht, gjakmarrjen lere brenda, se aty belongs.

....unè si simbol tè rrèzimit tè sistemit komunist do tè merrja mè shumè dhjetorin e studentève se sa rrèzimin e bustit tè enver hoxhès!!!

Une sapo kthehem nga ceremonia zhvilluar tek Muzeu Kombetar (ose me sakte ishin dy te tilla,ne njeren Jozi dhe tjetar ne pranine e Kryeministrit).Sigurisht qe ne kete dite,takimi me shume miq apo protagoniste te asaj periudhe te jep nje kenaqesi te vecante,mgjs, shume pak pashe nga studentete e Dhjetorit,qe duhet thene qe kane ngelur gjithmone idealiste dhe e konsiderojne te shtrenjte keet dite dhe nuk duan ta "perbalin' me lloj-lloj e pse jo edhe horri qe tashem ka marre atributet e te qenurit protoganist i asaj dite.Persh kur pashe Ridvan Boden aty te them te drejten me erdhi per te vjelle.Ne ate kohe dihet publikisht qe ky ka qene i rradhitur tek vullnetaret e enverit. Nuk e dija qe paska patur edhe nje ne presidence dhe me vjen shume keq qe miku im ,Bamiri,nuk paska marre fare mundimin te dekoroje apo te ftoje nga studentet e Dhjetorit.Ka shuem prej tyre qe kane kontribuar jo vetm ne ate levizje,por edhe gjate 18 viteve per kete vend.

Ne ate kohe dihet publikisht qe ky ka qene i rradhitur tek vullnetaret e enverit.

 

Epo ne ate kohe qyqari ne zonen e Librazhdit punonte, aty ku ishte dhe bastjoni i vullnetareve te Enverit. 

Ashtu i binte qe ti jepte dekorate rames o syri i shqiponjes. Pse behet ajo pune?!

Nuk ka si ti jepet dekorate Rames, se nuk ka qene ne levizjen e dhjetorit, mos e ngatarroni historine. Gonxhja erdhi mbas nja nje jave apo dy, qe kishin fillu gjonat ke qyteti studenti per solidaritet me studentet e inxhinjerise, minierave dhe FILO-QYLIT (lol). Keto kane qene core. Pastaj erdhi akademia e gjithe konviktet, dhe studentet e tjere...... 

Nuk kam per ti harru asnjehere xhupin e lekures fallco te zese te Azemit, pantallotat kafe te teritalit dhe golfin e leshit kur fliste rreth grupeve te studenteve. Veshjet tona skandaloze. Po qe kishim sigurimsa gjithanej se dukeshin nga veshjet. Po ku filluan nje nate, ishte ora nja 8 e darkes qe na njoftuan te largoheshim menjehere nga sheshi para mences se studentit se do vinin forca policie dhe ushtrise te na vrisnin dhe ne rrimin aty e shifnim nga rruga e pallatit te brigadave se mos vinin nga ajo ane...

Une per vehte nuk e perfytyroj dot Bamirin duke i vendosur Edit dekoraten per rezimin e diktatures Enveriste. Do te ishte njesoj sikur i tredhuri te behej baba!

po ke k.qet  i ka mbetur mendja pacienteve te selise blu dhe nuk arrijne te imagjinojne gje tjeter!

 

Ke te drejte maliq. Nuk mund ta perfytyrosh dot.

 

Berisha duhet te kete kujdes kur feston 20 shkurtin.

Njerezve mund ti kthehet ndermend se c'kenaqesi e madhe eshte te shkelesh me kembe nje diktator.

Njerezit edhe mund te zgjohen. Dhe kete rradhe kenaqesia mund te jete edhe me e madhe pasi diktatorin (apirant) e kane akoma gjalle.

"Asnjehere gezimi nuk kish shfryre ne Shqiperi ne aq miliona gjokse njeheresh!"

 

 

"Tek ne lufta e klasave ka ardhur jo nga sistemi komunist apo demokratik por nga mendesia e mentaliteti yne i gjakmarjes."

Me duket gjykim i gabuar ky toko. perkundrazi lufta e klasave zhduku gjakmarrjen, pasi zhduku nje klase qe e kishte gjakmarrjen ne themel te saj. Lufta e klasave, si kudo ku u be, ishte zbatim i ideologjise marksiste.

mendoj se kte dite nuk duhet ta gjykojme jashte kontekstit te saj, per ta perdorur apo keqperdorur per te shfrehur dufin ndaj pakenaqesiva te sotme. na ate dite nuk kishte "berishiste apo ramiste, nanoiste apo metiste", por vecse nje popull i etur per liri! nje liri qe e meritonin dhe kishin vuajtur per te.

Po mire e ke ti po qeveriu thote qe :

Sot, sërish ata të cilët dëmshpërblyen autorët e krimeve monstruoze kundër njerëzimit, ata që firmosën ekzekutimin pa gjyq të dhjetëra e qindra intelektualëve shqiptarë, ata që firmosën dëbimin dhe internimin e dhjetëra e mijëra shqiptarëve dhe që u ndëshkuan në mënyrë simbolike nga ligji i dënimit të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen për ato pak vite që bënë, po nga ata të cilët shërbyen si hanxhar të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen nga Partia Socialiste,

Kunder qeveriut del ti ?

na ate dite nuk kishte "berishiste apo ramiste, nanoiste apo metiste", por vecse nje popull i etur per liri!

Heu! Pse, i gjithe populli u ngrit per te permbys regjimin? Se sikur s'me kujtohet te kete qene keshtu. Sa shpejt i pasket harru Vullnetaret e Enverit qe i permendi dikush ketu me siper, apo kadetet e Shkolles se Bashkuar, etj. etj. etj. Dhe s'po i permend kto qe te hap lufte klasash, por thjesht se me vjen te pelcas kur shtremberohet e verteta historike, dhe kur te gjithe tani bejne sikur kane qene "revolucionare". I bie qe ne shesh ate dite te kete pas nja 2 milion veta. Por ishin a s'ishin 1000 qe u shperndanim sa ne nje cep ne tjetrin kur nxorren qente (se ujin lejlja po e benim hallall).

U gjemo--- se mu kujtu e ma men ate punen e kadeteve??????? Ka i cik do dalim t'njof m'duket?

Po rrethin e policave ke busti qe njerezit kendonin dhe i afroheshin e i largoheshin shkalleve i cik ka i cik. Kam pas i shok, cunin e Edi Luarasit, as atij nuk ja harroj veshjen ate dite, se kuptohet nga nje xhup a xhakete te qelbet kishim per tre kater vjet, qe ja futi i shkelm qenit dhe i gjute makines se ujit.

Pastaj u largu rrethi i policave ke shkallet dhe u sulen njerezit bustit. Mbaj men qe ka pas edhe nje rresht me polica ke busti skenderbeut qe shkonim dhe ju thonim policia eshte me ne.

Po kur u prish makina qe terhiqte bustin dhe duhet te zbrisnin njerezit nga busti se nuk i terhiqte dot.....

Po ne shesh u zbrit per hir te greves se urise me sa me kujtohet.

Pishman kam qe nuk mora nje cope nga bronzi. Mbas fitores ne shkuam ke shpia Edi Luarasit gjithe si grup edhe na boni kafe per hajer. Kur te nxjerr ajo nga canta i cope bronz qe ishte veshi i merhumit qe ja kishte keput kur e sollen ke qyteti studenti.

Sa shpejt i pasket harru Vullnetaret e Enverit qe i permendi dikush ketu me siper,

 

Po jo mer plak nuk i ka harru njeri . I kemi bere dhe deputete.

Baki Shehu, Komandar i Divizionit te Elbasanit, qe coi tanket  ne Labinot Mal se fshataret e atje dhe rinia e Elbasanit hoqen nje bust te Enverit te Shpia e Shtabit smiley

Dhe qe te mos ngatarohesh fare : Eshte* deputet i Partise Demokratike i zgjedhur ne mazhoritar.

* Ne kohen e tashme.

HAHAHAHA!!
Po juve te persekutumit (po flas per ato prej verteti, jo keta qe e pane policin me inot kur po kalojshin me autobuzin e Lacit dhe pastaj thane qe e kane derdh xhak per Demokracine)... juve te persekutumit, nuk skuqeni qe ju kane vene kete mbi krie mo? !!!! smiley

Per Komandant Bakine mo, desh late koken ne Cerrik dhe ne kohen e varrimit te Azemit mo!!

Hakut ju vijne keta komunistet juve!

Ju tregojne ca filma, ju japin ca xhingla, juve yyyyy!

Hak! smiley

BTW, u kujtu njeri per Blend Gonxhen dhe Monda Bulkun sot?

Apo nuk i njef njeri keto te dy?

Ku ti njofin xhanem?

Ne Tamare?

Edhe nji t'funit!

Kush m'kallxo se ku ka qene me 20 Shkurt 91 Ministri Bujar Nishani, do jete i nerum!

Hint: Merr saten e Kinostudios, po zbrit i cike mo para!

 

Une u kujtova per Gonxhen me lart ku Gene rekomandote qe ta dekoronin Ramen si pjesemarres te levizjes se dhjetorit.

a se mos harroj

gene nuk bo pjese te komisioni i dekorimeve prane KM qe te rekomandoje budalliqe.

 

O Mrroklle, ke shume te drejte plako. Qe mos na vije mo njeri hakut une them qe ne nuk duhet te mjaftohemi me "llustra" po duhet  T'I DENOJME ME TE NJETEN MENYRE ATA QE PER VITE E VRANE DHE PRENE ATE POPULL.

Tani eshte normale qe ju te talleni me ata qe vujten se ne fund te fundit ne pushtet riciklohen po te njejtat plehra (ndonese ato te krahut tuj vijne shume me teper ere) qe ju krijute, po poplli thote qe qesh mire kush qesh i fundit. Dhe te jini te bindur qe ka plot familje e njerez te ndershem Shqiperia qe krimet e komunizmit do i lejne amanet qe te lahen.

Qendrimi i shume robve ketu tregon qarte se jo vetem femijet e kriminelve meritojne te pagujne po edhe 7 breza me mbrapa nuk kane me gjet paqe ata qe shkaterrune ate vend.

Leji mer k'to "ju" dhe "ne"!!

Se ti e di shume mire qe as une nuk jam nga te "ju"-ve dhe as ti "sure as hell" nuk je nga te "ne"-ve!

Leji mer denimet ti!

Fillojeni avash juve nje here!

Mos vini Komandant Bakine si Deputet, dhe kur te jeshe aty rrotull,  zahmet, thuji i cike atij SEKRETARIT TE PARTISE qe po ja shesin TESEREN E PPSH-se neper E-BAY!!!

Ma ço linkun ta blej qe t'ja perplas turive! Po te lutmi mu siguro qe o origjinali dhe jo riprodhim se du gjojna autentike une. Dhe sa per dijeni, nqs nuk e di, une kom qe ne 93-shin qe e shaj Salen dhe them qe ai s'duhet te ishte bo kurre kryetar i PD-se. Pranej du qe t'ma dini per faleminderit qe po munohem me ju hap syte qe ene ju te boni te njejten gjo me Ramen. (ku o ajo gjoja qe shkel synin ktu?)

Sa per ne-te e ju-te plako sa kohe ma ket qendrim te ju-te do futesh se ti e di shume mire qe ti po tallesh me nje shtrese te vuajtur duke permen pislliqet e Sales. Pastaj, vete e ke lone veten te te perdori si korrespondent ne Amerike ajo gorja elektorale.

Kurse ajo puna e "ne"-ve qe une nuk bokam pjese sipas teje, varet se çar ke kuptu ti me "ne". Nqs ti ke kuptu "ne=te persekutume (te burgos apo internume)", atehere e ke kuptu gabim. "Ne" dmth thjesht fare, ata njerez qe nuk mund ta pranojne qe gjakpiresit te tallen akoma me viktimat e tyre dhe qe duan qe kushdo qe ka bere krime te DENOHET sipas ligjit.

 

Fakti i Bakise, Nishanit(ish-Mehmeti, teseren e komunistit mund ta gjeni me kete emer) qe ishin pjesetar te grupit qe po pergatiste grushtin e shtetit me A. Stroken ne balle, e shume te tjereve ne PD tregon se PD - PS tallin b... me ne se nuk kane ndryshim as nga perberja e as nga permbajtja.

Ajo dite ka qene e shenuar edhe per qenin e lagjes time (qen rrugesh, po qe kalamajte e lagjes e kishin bere shok). I dhame salcice pa na u dredhur dora hic. smiley E kam parasysh si tani, tek levizte bishtin tere qejf ne nje pasdite me diell Tirane.

Per te tjerat, eh, cdo revolucion sikur pasohet nga nje tip "Robespierre". Nuk jemi as te paret as te fundit ne keto zhgenjime.

Koth, kujt i plasi se busti i diktatorit ra.

Dembeli, hipokriti, ciniku, sahanlepirsi, i palari, vrasesi, injoranti, hajduti, e mbajne gjalle ne shpirt kujtimin e tij.

Asgje nuk eshte rrezuar.

Eshte antikushtetuse.

 Lumidrin,

ti e di qe une kur flet ti e kam pergjigjen vetem me Xhozefine smiley

Ja nja dy te tjera nga qerelesi po ti referohemi  njoftimeve zyrtare :

Në fjalën e tyre drejtori i Institutit të të Persekutuarve politikë Simon Miraka dhe I shoqatës antikomuniste së të persekutuarve Gëzim Qendro, vlerësuan rolin dhe angazhimin e Kryetares së Kuvendit në dënimin e krimeve të komunizimit, promovimit në opinionin kombëtar e ndërkombëtar, të rezistencës heroike antikomuniste në Shqipëri, dhe  në mbrojtje të të drejtave së të persekutuarve.

>> 

 

Ja dhe pjesa Kelmend smiley qe nuk do mungonte e thene vete nga Zhusepina ( marre nga Faqja e Kuvendit ) :

>

...Unë kam qënë në disa takime si në Malësi të Madhe,Tamarë ,Vlorë  nëpërkujtim të lëvizjeve të para antikomuniste... >>

>

Tani kur e thote ne Tamare edhe ka i cike kuptim se gjinie pa shkolle ata helbete, por kur e thote ne mes te Tiranes sikur nuk shko.

P.S. Ajo nëpërkujtim mos kujtoni se e kam bere une gabim, po ashtu e dine shqipen ca, e dine qe duhet e gjitha bashke smiley

Protagonizem daje, protagonizem qe nuk e hane me shqipot.

O gjembo,

Po edhe partizonet e vertete ishin apo nuk ishin nja 10 mije vete. Po kur qeveria e Enverit vendosi qe te gjithe partizanet qe kane mbush moshen e pensionit do te marrin 1000 leke shtese,  u regjistruan nja 80,000 vete, nje pjese e tyre po te boje llogarite, dilnin te kishin qene 8-9 vjec partizon. Ene kjo puna e sotme keshtu osht. Te gjithe kemi qene partizon, e te gjithe jemi demokrat. Ene hajdut te gjithe jemi.

Maliqo, në 46 nji gazetar i BBC vizitoi Italinë gjatë zgjedhjeve. Shkrujti ài: Italia me 80 milionë banorë.....

Kur e pytën pse 80 milion u përgjigj ài: kur e vizitova në 44(klandestin) ishin 40 milion fashista, sot 40 milion demokrata.....  smiley

bath bath po nji kokerr mò   smiley

"""""Pakkush e vrau mendjen se pas Bastijes e marrjes se Pallatit te Dimrit, ne France e Rusi, kishin pasuar vite te tjere gjaku e vuajtjesh"""" ... te kishe shtuar edhe cvarrimin e Skenderbeut dhe shperndarjen e kockve per hajmali nga turmat MILIONESHE te kohes qe qanin e qeshnin  smiley .....Po cfare mjetesh krahasimi ka tjeter Popujt per te gezuar apo hidheruar me te tashmen .... A nuk thua dhe vet """" kishin pasuar vite te tjere gjaku e vuajtjesh"""E cfare po gezon ai Popull keto 20 vjet pervec shperndarjen e Pishtareve te Demokracise per te djegur me tej aspiratat e Shqiptareve ?Ndoshta simboli qe paraqet nje Popull ne syte e gjith botes si nje Popull barabar qe po cfaqte vetite me te spikatura MESJETARE nuk eshte vetem Rrezimi i bustit (qe kishte karakter simbolik..- I pranushem por nuk duhet te ndodhte)...por mbi te gjitha TERHEQJA ZVARRE..Dhe per kete shperndahen DEKORATA...  Dhe per nje gje per tu tallur perfundimisht me JU mashtrues Ordinere qe keni luftuar neper plumba me mullijte e eres...Kthejeni Regjistrimin e A. Gurashit ...me ZE '''Jane Plumba Manovre". Ne ato vite mbi shpirtrat e Shqiptareve te tronditur VOZISTE nje nga ndyresirat me te medha te ketij KOMBI. Ramiz Alia. Nje frikacak TIPIK qe gjendjen e tij ,pozicionin e tij mundohet edhe sot ta paraqise si nje "shpetim te vendit nga nje katastrofe e Luftes Civile" Ushqim per Lolot mor aman - thote Shekspiri. Nje frikacak e i pabese i atij lloi projektoi , pergatiti ,mbolli dhe realizoi  edhe kete AKT VANDAL duke e ndjekur me Helikopter rrezimin e Bustit . Sot ka shume trima qe kane marre pjese ne rrezimin e bustit . Atij dhe vetem atij i takon "DEKORATA- Zjarrvenes-Pishtar" Vetem nga nje rregjistrim ne Gjermani gjate intervistimit per azilant 36 veta i dolen intervistuesit qe i kishin vene "litarin ne qafe bustit"...Se sa kane dale me vone ka statistika ne cdo vend te BOTES . Ndoshta deshmi edhe nga artikull pruresi megjithse z.P.Kulla shquhet per nje vetpermbajtje te admirueshme te cilen e percjell edhe ne kete artikull te kendushem.

Dmth ti po e quan Ramiz Aline frikacak dhe e urren pse nuk te dha urdher ty e kërmave te tjera t'ja kercisnit me 12.7ç e me tanke njerezeve qe hodhen permendoren dhe terhoqen zvarre (madje edhe i bene shurren siper) e babait tend?

E shoh qe e paske redaktuar shkrimin tend, i paske heq fjalite ku e quaje Aline frikacak, se te dilte tamam fytyra jote e vertete ne pah.

E kuptoj qe je shume i inatosur, sot eshte dite zije per ty dhe zagaret e tjere. S'me duket aspak cudi t'i keni ngritur ndonje permendore djallit nga Gjirokastra atje ne New Jersey e sot te shkoni te vini lule e te qani, e kujtoni me mall ditet e bukura kur ishit ne krye.

haha! e drejte kjo per partizonet dhe italjont smiley

Edhe Irakianet e varfer hoqen bustin e Sadamit dhe mediat e huaj u kthyhen permbys me pamjet filmike per te shprehur te ardhmen "e ndritur" dhe te padiskutushme te Irakut..Te mjeret njerez te nesermen u vrane e u theren midis tyre, u kthyhen nga njerezit me te shkolluar dhe me krenare ne lindjen e mesme ne "statistika" te ushtrise amerikane ne lufte kunder Terrorizmit.

Do kisha shume deshire qe Idrisi te ishte gabim ne ato qe shkruan dhe nuk do te doja ta krahasoja Shqiperine me Irakun, megjithse vecse emri i operacionit ushtark ndryshon nga "Desert Storm" ne "Pelikan".. 

 

Dita kur Shqiperia ka qene vertet e lire dhe demokratike!

Natyrisht qe kelyshave roze nuk ju vjen mire kur ju kujton kete dite dhe bejne ceshte e mundur qe te hedhin balte mbi te.Shikoni reagimet e tyre ne tv,media dhe tek PPU duke u perpjekur ta cmitizojne sepse per kete jane specialista(keta cmitizuan Skenderbeun dhe jo nje levizje qe ka ndodhur para 18 vjeteve qe se kane problem).Hedhim balte dhe shpifin per protagonistet e asaj kohe qe bene ceshte e mundur me idealizmin e tyre te nxirrnin nga izolimi Shqiperine e vetizoluar ne menyre absurde.Natyrisht qe dhe dekorata do te shperndahen dhe nuk ka asgje te keqe dhe e verteta eshte se Gezim Kalaja e meriton nje dekorate.

toko,

Deri para pak ditesh kam pasur shume repskt per komentet e tua por kur pashe qe ti (qe ne 20 shkurt pjesmarres i renies se bustit ne Korce) te mbrosh spiunet e sigurimit  me rastin e ligjit te lustracionit nuk po ju besoja syve.Ndersa mundoheshe te na thoshe se nuk eshte kushtetues si ligj me duket se e ke harruar qe edhe ne kushtetuten me reaksionare te Shqiperise miratuar ne 1976 zyrtarisht e ndalonte torturen.Kete bejne sikur nuk e dine edhe te tjeret qe ishin kunder ketij ligji por te pakten ata ishin kuqalashe dhe ju takon ta bejne.Po ashtu te gjithe e dime se sa njerez te pafajshem kane torturuar sigurimsat.Dhe per te gjitha keto krime thjesht po ju kerkohej qe ne nje periudhe te caktuar te mos punojne ne shtet.Nga kometi yt per ate ceshtje u shokova kur permende qe ke qene aktiv ne 1990-1992 dhe thashte qe nje njeri qe me zemer ka qene ne ate levizje nuk i takon te shprehet keshtu.Por pastaj mendova se duke qene jashte dhe ke pare jeten demokratike ketu,je bere me katolik se papa duke harruar qe edhe keto shtete te zhvilluara i kane kaluar ne fazat e Shqiperise me me shume dhune dhe gjak.

Ndersa sot po na flet kunder monumenteve dhe obelisqe.Une mendoj qe momumentet dhe obelisqet dhe fotot duhen se pa to jemi pa memorje dhe nga kjo gje ne si popull vuajme shume.Ndoshta ka pasur shume njerez si ti, qe tregohen me katolike se papa pasi jane kthyer nga jashte, gjate gjithe historise tone qe kane menduar keshtu dhe i kane futur kazmen monumenteve kombetare dhe na kane lene pa gje tani.Ke lexuar gje per 1967 keshtu thane edhe atehere le ti heqim keto kisha sepse jane monumente te se kaluares dhe me to hoqen edhe historine tone.

Monumentet dhe fotografite duhen ruajtur dhe ekspozuar.Ato qe ja vlejne i rezistojne kohes te tjerat cohen ne arkiva.Por kete nuk mund ta caktosh ti por koha.

Per ata qe vertete po festojne sot:

Gezuar 20 Shkurtin vellezer dhe motra!

20 shkurti,dite e shenume,diktatori u terhoq zvarre nga piedestali.Sa shume vuajte o populli i im,perseri sot sheh politikane sociale-komuniste,qe pasi te vrane,te vjellne,u pasurune mbi vuajtjet tuaja,sot tallen me ty duke futur faren e percarjes,faren e mosbesimit tek njerezit e thjeshte.Jemi lodhur me enderren e parealizuar,mburremi qe nuk pati gjak ne nderrimin e pushteteve e harrojme se sa gjagu rrodhi keto vite tranzicioni.Ndoshta do te duhej ti tregohej vendi njihere e mire bushtres komuniste e sot ato nuk do te mund te kaperdiseshin duke na dhene mend per vuajtjet tona,duke harruar qe ishin ato,ose eterit e tyre qe shkaterruan cdo vlere qe pat ky popull.Mallkim mbi bishen komuniste qe shkaterroi popullim tone,u shufte fara e tyre.

Urime urime!  Feste, feste ka sot Shqiperia!  Perkujtojme diten kur e hoqem qelbesiren nga sheshi.

Une nuk isha aty, por nderim dhe respekt per brezin e studenteve qe rrezoi diktaturen, per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise qe rrezuan dhe terhoqen zvarre pjellen me te keqe te kombit tone, diktatorin stalinist Enver Hoxha.

Asnjehere te mos harrojme ate qe na ndodhi, vuajtjet qe pesuam te gjithe, krimet makabre qe u bene mbi nje pjese te shoqerise dhe popullit tone. 

Asnjehere te mos harrojme humbjen e lirise tone ne ate sistem, humbjen edhe te dinjitetit tone nga ai grusht horrash dhe banditesh.

Respekt dhe nderim per ata qe sakrifikuan, respekt dhe nderim per ata njerez qe vrane friken dhe shemben perdhe bustin e diktatorit.

Kjo eshte nga ngjarjet qe mua me ben te ndjehem krenar qe jam shqiptar.  Me ben te ndjehem krenar qe populli im i tha jo te keqes komuniste, i tha jo diktatorit duke e shembur pertoke bustin e tij dhe bashke me te komunizmin ne Shqiperi.

Edhe liria ne gojen e ndokujt, behet maske...dhe a ae dini perse sepse shpirtrat e mbyllur ne vargoj komuniste nuk jane as ne gjendje ta shijojne....nuk mund ta arrijne...ta ndjejne....shpirtkyçur..Liria eshte gjithçka,me e shtrenjte se dashuria.....liria eshte e tille qe varferine e ben te duket varferi me gjithe trishtimin e saj....nuk eshte maske....Roberia eshte kur e mban shpirtin me tollona e thua si ne s'ka ne bote...Eshte maske ,prej hekuri,hermetike te mbyt ...e ka raste te mbyt ne menure te parikthyeshme sa nuk shijon dot as fllad lirie as miresi dashurie.Kam qene ne Itali ate dite....Me dukej e pabesueshme nga sa po ndodhte...me pas nuk e di se pse mendoja gjithnje se do shihja R.Aline si çaushesku...Sa here qe ndiqja lajmet me ndodhte keshtu...por si i thone fjala s'ban mort,jetegjati s'behet jete shkurter ......

Ahh moj Zane, po njerezit qe nuk e kane shijuar asnjehere lirine, eshte e kote te ju flasesh per te mirat e saj, esencen e saj, vendin e saj ne shpirtin e individit.  Keta kane qene dhe do mbeten skllever dhe flasin per ate qe njohin.

Nje poet amerikan thote: "C`eshte liria? LIRIA eshte e drejta per te zgjedhur: e Drejta per te krijuar per veten alternativat e zgjedhjes".

Po c'fare Lirie o Polic se po tall bythen dynjaja me ju gjithe diten .. 

Lexo ketu c'thone per kete Trimin :  diplomuar shkelqyeshem per inxhinieri elektronike, Saimir Maloku, kishte bere burg pse shpiku kanocen e famshme, qe hapte kanalet e huaja televizive.

Po ishte ligji o loku s'te linte te shihje Porn nga RTM edhe nga Sllavi!!!  smiley

Ti deshe te shihje porn o Loku shkove e shpike kanocen, edhe po ben si e persekutum sot te kane dhene medalje.. 

Jeni bere gazi i botes me kto budalleqe viti 2009!!

 

Ditet e shenuara qendrojne me vete. Fitoret qe sjellin ato lidhen me te kaluaren. Ato nuk i ngarkon dot me pergjegjesine e diteve dhe viteve qe vijne pas tyre…

Shkrim shume i bukur dhe i pjekur, por dy fjalite e fundit ishin ato qe me emocionuan me shume

Parti, Enver jemi gati kurdohere!*

 

*ca ben mire, c'kemi ?!
s'e kam me gjith mend jo,  bej shaka! smiley
 

Solidarnosc - 20 Shk 2009 - 4:48pm

Toko,

Deri para pak ditesh kam pasur shume repskt per komentet e tua

 

 

Me vjen keq jo qe ke humbur respektin ndaj meje  por se nuk i ke kuptuar komentet e mia

 

por kur pashe qe ti (qe ne 20 shkurt pjesmarres i renies se bustit ne Korce) te mbrosh spiunet e sigurimit  me rastin e ligjit te lustracionit nuk po ju besoja syve.

 

Une nuk mbrojta as nuk shava ndonje njeri Une thashe se ligji nuk  i sherben bashkimit kombetar por krijon nje lufte te re klasash njesoj si ajo qe beri  regjimi i kaluar  qe une dola per te permbysur Ai regjim ku une e provova edhe te qenit spektator i luftes se klasave dhe te qenit viktime e luftes se klasave. Ndryshimi i/e dashur eshte se une nuk dola per hakmarje por dola per bashkim. Se une e provove qe kur linda deri sa u bera 25 vjec se cfare eshte lufta e klasave, e provova ne  kurrizin tim. Ndryshe nga ata qe sot hiqen te perndjekur une  e di cdo te thote lufte  klasash. Mbase prandaj sot me rahin kockat  jashte ne mergim dhe nuk jam ne shqiperi si ata qe moren tesren e te perndjekurit politik  si shperblim se rregjimi i meparshem komunist u ktheu mbrapsh kerkesen  e tyre per te mare tesren e PPSH ,dhe sot jane neper ministrira e dikastere duke vjedhur popullin fukara e duke ulurire si hijenat qe kerkojne gjak per hakmarje e gjakmarje. 

 

 

Ndersa mundoheshe te na thoshe se nuk eshte kushtetues si ligj me duket se e ke harruar qe edhe ne kushtetuten me reaksionare te Shqiperise miratuar ne 1976 zyrtarisht e ndalonte torturen.Kete bejne sikur nuk e dine edhe te tjeret qe ishin kunder ketij ligji por te pakten ata ishin kuqalashe dhe ju takon ta bejne.Po ashtu te gjithe e dime se sa njerez te pafajshem kane torturuar sigurimsat.Dhe per te gjitha keto krime thjesht po ju kerkohej qe ne nje periudhe te caktuar te mos punojne ne shtet.Nga kometi yt per ate ceshtje u shokova kur permende qe ke qene aktiv ne 1990-1992 dhe thashte qe nje njeri qe me zemer ka qene ne ate levizje nuk i takon te shprehet keshtu.Por pastaj mendova se duke qene jashte dhe ke pare jeten demokratike ketu,je bere me katolik se papa duke harruar qe edhe keto shtete te zhvilluara i kane kaluar ne fazat e Shqiperise me me shume dhune dhe gjak.

 

 

Duhet te me kesh ngateruar me ndonje tjeter se une kur nuk kam folur per kushtetuten Se pari sepse une nuk e njoh kushtetuten dhe nuk mund te flas Se dyti Kushtetuten e bejne njerezit, po ata njerez qe bene edhe ligjin e lustracionit. Kushtetuta nuk eshte e shkrojtur ne shkemb qe te mos  ndryshoj, nese kete ndryshim e kerkon e mira e kombit. Per mua ska lidhje fare kushtetuta me ligjine lustracionit  E perseri me ligjin e llustracionit ka  lidhje  mentaliteti yne i gjakmarjes ndaj njeri tjetri si komb

Ndersa sot po na flet kunder monumenteve dhe obelisqe.Une mendoj qe momumentet dhe obelisqet dhe fotot duhen se pa to jemi pa memorje dhe nga kjo gje ne si popull vuajme shume.Ndoshta ka pasur shume njerez si ti, qe tregohen me katolike se papa pasi jane kthyer nga jashte, gjate gjithe historise tone qe kane menduar keshtu dhe i kane futur kazmen monumenteve kombetare dhe na kane lene pa gje tani.Ke lexuar gje per 1967 keshtu thane edhe atehere le ti heqim keto kisha sepse jane monumente te se kaluares dhe me to hoqen edhe historine tone.

Monumentet dhe fotografite duhen ruajtur dhe ekspozuar.Ato qe ja vlejne i rezistojne kohes te tjerat cohen ne arkiva.Por kete nuk mund ta caktosh ti por koha.

Qe te mos harohet e te mos perseritet sic po perseritet tani shkruhet historia dhe mesohet ne shkolle. Ajo shkruhet drejt ashtu sic ka ndodhur me te mirat e te keqiat e saj. Te shkruhet se edhe komunizmi i beri disa te mira ketij vendi sic i beri edhe krimet ndaj njerezimit. Te shkruhet se ata qe u perndoqen nga sistemi,  u perndoqen jo ishin disidente por se i ra fati i keq/ llotaria te hynin ne listen e zese  te sigurmit te shteti. Te shkruhet se te qenit spiun ishte pune, njesoj si te qenit fshesaxhi, llogaritar apo murator, dhe po te mos e pranoje beheshe viktime me gjithe familje. Te shkruhet se shume nga ata qe u burgosen kishin kerkuar te beheshin spiune apo komuniste me teser,  por nuk i pranuan, se lista ishte plot me te tille.  Ndersa monumentet, obelsiket, ekspozitat jane mjete per te treguar se si une te vrava ty, e se ti tani edhe enjgell te jesh duke pare krimet te mira do te ngrihesh e te kerkosh te me vrasesh mua. Jane mjete per tu treguar femijeve te mi se ishin prinderi e tu qe me vrane mua dhe tani duhet qe  te ngrihen ata e te vrasin femijet e tu.

Ato jane fatkteqsia jone qe na ka ndare me njeri tjetrin . Jane semundja tone, jane kanceri yne, qe po na con drejt vdekjes.

Gezuar edhe njehere festen. Jo ate te gjakmarjes por ate festen qe duhet ti hape rruge bashkimit tone. Mos haroni atehere te gjithe ishim bashkfajtore dhe bashkevuajtes.

Qe te mos harohet e te mos perseritet sic po perseritet tani shkruhet historia dhe mesohet ne shkolle. Ajo shkruhet drejt ashtu sic ka ndodhur me te mirat e te keqiat e saj. Te shkruhet se edhe komunizmi i beri disa te mira ketij vendi sic i beri edhe krimet ndaj njerezimit. Te shkruhet se ata qe u perndoqen nga sistemi,  u perndoqen jo ishin disidente por se i ra fati i keq/ llotaria te hynin ne listen e zese  te sigurmit te shteti. Te shkruhet se te qenit spiun ishte pune, njesoj si te qenit fshesaxhi, llogaritar apo murator, dhe po te mos e pranoje beheshe viktime me gjithe familje. Te shkruhet se shume nga ata qe u burgosen kishin kerkuar te beheshin spiune apo komuniste me teser,  por nuk i pranuan, se lista ishte plot me te tille.  Ndersa monumentet, obelsiket, ekspozitat jane mjete per te treguar se si une te vrava ty, e se ti tani edhe enjgell te jesh duke pare krimet te mira do te ngrihesh e te kerkosh te me vrasesh mua. Jane mjete per tu treguar femijeve te mi se ishin prinderi e tu qe me vrane mua dhe tani duhet qe  te ngrihen ata e te vrasin femijet e tu.

Toko e ke thene sic eshte dhe tamam ashtu sic duhet thene!!

Keta harrojne ke vinin Gjermanet qe te ruanin Cifutet gjate Holokaustit! Vinin Cifute, u jepnin nje uniforme dhe shkop druri dhe oburra.

Te niseshin me vone cifutet me mendjen e Policit ose shume kokave ketu do kishin bere nje holokaust te dyte.  

Sonte do bejme sqarime per te gjithe:  Po pra, cifutet kane pasur mendje tjeter, prandaj kudo neper bote ke momumente perkujtimore per viktimat e holokaustit, prandaj Gjermania e sotme jo vetem i kerkon falje cifuteve, por ju paguan edhe demshperblim atyre, prandaj ne Gjermani dhe gjetke ndalohet me ligj mohimi i holokaustit.

Prandaj behen me qindra dhe mijera ekspozita me krimet e holokaustit, prandaj edhe ka me dhjetera, ndoshta edhe qindra filma qe kane fituar edhe Oskare me Holokaustin...

Ahh me ke flas une?!

Reader discretion advised:

"E hoqem, e hoqem, e hoqem qelbesiren."

Te kuptoni ligjin e lustracnit lexoni policin

Hakmarje. Polic thote :

Asnjehere te mos harrojme ate qe na ndodhi, vuajtjet qe pesuam te gjithe, krimet makabre qe u bene mbi nje pjese te shoqerise dhe popullit tone. 

Pra nje pjese e polullsise po hakmeret ndaj pjese tjeter

Ligji i luftes se re te klasave Polici thote

Gazi i botes eshte bere rraca jote e keqe mer krijese subhumane qe ne vend qe te kerkoni falje per krimet e bera, keni edhe fytyre dhe i mbroni.

Gjuha njesoj si ne gjyqet komuniste

Antishqiptare

eshte bere rraca jote e keqe mer krijese subhumane

sepse krijon percarjen e shqiptareve ne raca te mira dhe raca te keqia

 Keta jemi ne te tere Police

Jo jo, mua s`me lidh asgje me ate sistem.  Si person jam i ri ne moshe, edhe prinderit s`kane qene as komuniste dhe as pjese e aparatit te atij sistemi.

Jo jo, se pranoj kurre qe te barazohem me ty une. 

Por, edhe po ta kisha pasur babain apo cilindo pjesetar te familjes ne poste qe ka shkaktur viktima ne ate kohe, do ti kisha thene:  Ti pac faqen e zeze or baba per ato qe ke bere dhe lutju Zotit te te fale.  Baba te kam perseri, por ato qe ke bere nuk i miratoj kurre.

 

Po e perseris ate qe kam thene tek tema tjeter:  Te falim, por kurre te mos harrojme! 

 

Po prandaj te them o Polic se po  te ishte koha e komunizmit do ishe bere spiun ose prokuror

Ndersa me kete

Por, edhe po ta kisha pasur babain apo cilindo pjesetar te familjes ne poste qe ka shkaktur viktima ne ate kohe, do ti kisha thene:  Ti pac faqen e zeze or baba per ato qe ke bere dhe lutju Zotit te te fale.  Baba te kam perseri, por ato qe ke bere nuk i miratoj kurre.

Me bindje te them se mund te ishte bere dhe sekretar partie smiley

Fatkeqesia qe vuajme dhe sot e kesaj dite ne Shqiperi, eshte se; asnjehere pergjegjesit e vertete nuk i kane paguar haracet popullit (si ne ate kohe dhe ne kete kohe)!!
Si rrjedhoje kjo ka ndikuar direkt ne psikozen e politikaneve tane ne kendveshtrimin e gjerave, dhe berjen e llogarive ne formen e asaj qe: "maksimumi i haracit qe do paguaj per shkeljen e ligjit dhe talljes me voten e zgjedhesve te mi eshte, humbja e pushtetit!" Ky kendveshtrim me kalimin e kohes i ben ata (liderat,politikanet) ta trajtojne Shqiperine si "toke te babes", i ben ata te ndihen sundimtar absolut ne hierarkine e shtetit dhe vendimmarrjes, i ben ata "trima" ne trajtimin e pakenaqesise se popullit dhe halleve te tij, i ben ata moskokecaresh ne berjen e pushtetit.
Te jete pakt midis palesh valle?!(un do mbyll nje sy sot, qe ti te mbyllesh nje sy neser)?! Apo ne jemi nje popull injorant dhe frikacak qe percahet dhe manipulohet lehte nga politika tinzare e liderave tane? Apo te jemi e kunderta fare qe; hallet e jetes na kane ulur ne gju dhe karakteri tipik toni na kane bere te mos ankohemi dhe protestojme sic i ka hije nje populli qe kerkon te drejten e tij?
Une nuk e di se c' jemi se s'jam marre e s'merem me studime te tilla, po di qe jam krenar per kombin tim, jam krenar per vlerat e tij, jam krenar per historine dhe per jam krenar per emrin shqiptar!
..dhe di kete qe; *ata jane tallur dhe po na tallin, na kane shkelur dhe po na shkelin, na kane vjedhur dhe po na vjedhin, na kane larguar nga atdheu dhe vazhdojne te na largojne, na kane percare dhe po na percajne, na kane vrare direkt dhe indirekt, na kane bere ta urrejme njeri-tjetrin... sa dhe ketu ku jemi anonime "luftojme"...dhe ketu ku "arma" eshte fjale, po ajo perdoret si thike per te "care zemra" kundershtaresh....
Na kane lene shume kusure ne kurriz ata, po ne brezi i ri kemi ne dore nje arme me te forte akoma se arma e percarjes dhe urrejtjes, ne kemi "armen" e shqiptarizmit, po s'ja dime fuqine dhe mbase s'ka ardhur koha e duhur akoma.  Vetem kur ta rrembejme dhe te besojme me zemer te ajo, atehere vetem fitore do kemi!

ps. respekt dhe nderime te tere viktimave politike, dhe atyre qe besuan me zemer dhe mundesuan, pavarsisht rrjedhes se ngjarjeve, sjelljen e nje sistem te ri dhe demokratik

Njerez, mos u merrni me te keqen se ndyeni kot duart, gojen dhe... tastierensmiley

Ne ate ferr qe ishte komunizmi shqiptar vetem nje njeri ishte mbreti (i erresires), ai qe shpirtin ja kishte falur te keqes dhe qe ishte bere pronari i shpirtrave te gjithsecilit prej atyre qe jetuan ate kohe.

Ne te gjithe ishim ne ferr, sepse kushedi mbase kishim bere ndonje faj, sepse kushedi mbase e meritonim qe ta kishim apo thjesht sepse lame qe ajo te ndodhte, me vetedije, frike apo naivitet.

Ne ate ferr qe ishte komunizmi secili prej shpirtrave te denuar tregoi vetveten. Dikush fitoi ndergjegjen e kerkoi te drejten ne kete toke e si pasoje fitoi vecse ferrin ne ferr e ndoshta parajsen ne jeten e pertejme.

Le ta leme aty ku eshte ate fotografi te kobshme ne bardh e zi, per te mos harruar kurre ferrin qe u jetua dhe per te pastruar ate pjese te shpirtit tone qe ende jeton ne erresire.

 

Te gjitha shtet te pakten ne Europ kane kaluar etapa ne historine e tyre ,qe kane reflektuar diktatura dhe krime te ndryshme me kalimin e viteve ,por mua me duket se stili dhe metoda per te luftuar nje memorje te keqe eshte i njejte,mos te themi"to idho" i barabarte ,po te shikosh edhe disa filma shqiptare qe jane prodhuar mbas 90,jane njesoj poltike regjizoret e tyre ,vetem sa kane ndruar opinioni politik dhe bindjet,metoda eshte po ajo !edhe paradat politke ,ushtarake kane te njeta menyra paraqitjesh...te vjen per te qeshur,,se edhe sot kur shqiptaret kane bindje te ndryshme ,opinione te ndryshme ,Berisha flet ne emer te shqiptareve ,kur ai eshte vetem nje cop kryeministri me mandat te kufizuar 4 vjecar ,qe ashtu si erdhi ashtu do te shkoje ,bile me nje fame te keqe dhe te dyshimte,per shume ceshtje qe jane perfolur kohet e fundit,Akoma elita e mazhorances ,Topalli Topi ,flasin si fitimtare dhe trashgimtare te shqiperise ,a thua shqiperia eshte prone e tyre!!?!!!

Flitet shume per ndryshim por mua me duket se ne pikpamje te politikes nuk ka ndryshuar fare,...

...nje shtet kapitalist si i yni ,i rrethuar nga shtete kapitaliste me pervoje dhe shume te fuqishem,duket aq qesharak sa dhe i pafuqishem te ec me kembet e veta..megjithse tashme eshte 20 vjecar!

Kur degjova Kryeministrin dhe pashe se si e vizitonte ai muzeumin mu kujtua Hoxha qe i meshonte shume bindjes ,se rruga e zhvillimit eshte ajo e luftes se klasave(PD KUNDER PS)!!!!

NE CDO RAST DHE NE CDO MOMENT!

E dini pse u pushkatuan dy poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka?  E dini cfare krimi kishin bere?  Shkaku dhe krimi ishin poezite e tyre. 

E dini kush ka bere analizen e ketyre krijimeve letrare per Sigurimin?  Deputetja aktuale ne Kuvendin e Shqiperise Diana Culi.

E dini pse u pushkatua Xhelal Koprencka?  Sepse i shkroi leter Enver Hoxhes ku i thonte te lidhej me Ameriken.

...etj, etj.

A mund te heshtet per keto barbari?!  Jo kurre!

E drejte Polic

Diana ne litar, femijet e saj ne internim. smiley

 

Lere Policin Toko. Ai eshte Polic dhe kur flet gjykon si Polic. Ti besoj nuk ke gje kunder Policise . Polic me fort po edhe pak koken nga Saliu se po i shkel ne kallo me pergjithesime . Sapo me mori ne telefon dhe me tha : "Kujdes policin se po ben xhibla dhe keshtu do kem pune me te . Ai e di mire qe une kam qene Komunist po perse keto kerkesa falje si baba. Une e njoh mire qe kur vjen para meje e ze sh.... si e zinte kur ishte femije . Ci ka keto fjale per ish komunistet" ?  Ja keshtu me tha Polo dhe prandaj u detyrova te te thoja . Forca me ze me te larte.....Lart e me Lart flamurin e festave ne Fitorje te Reja .Ja keshtu . Edhe Sala eshte brenda edhe ti je mire me Parulla ish Komuniste. Kamedhe caze per LIRINE qe nuk i kuptohet nenteksti jot . Por per kete  vetem si nen ze mu degjua ." Mamane ta doje  se babai nuk njihet " Mundet edhe ta kem digjuar si neper trubull. Megjithate lere Lirine dhe fol me parrulla . Je brenda !Gezuar Festen !

Kjo dite nuk tregon gje tjeter pervec mungesen e korrekteses shqiptare, mungesen e punktualitetit ne takim me Historine, pergjumjen tone perballe nje eksperience origjinale, snuzin e embel perballe nje te ardhmeje te pasigurt por eksituese, dhe ekon e qeshur te tiranise qe nga pertej thote "m'u befshi kurban" e qe brigjet e Shqiperise i arrin e para, anipse atje Historia arrin e fundit.

E bukura e te shkuares eshte se nuk e ndryshon dot.

Pra 18 vjet me pare,  sic thote Kulla:

... u shfry hakmarrja mbi murtajen, mbi antikombetarin, vrasesin e mijera njerezve te shquar te kombit, klerikeve, patrioteve, shokeve te tij te idealit, rrenuesin e ekonomise kombetare ...

 

Ate dite nuk na besohej se do binte aq kollaj, po shyqyr qe nuk zuri njeri poshte.

Tashti, miqte e vegjel te storise bejne dhe magjira, sic po e nxjerrin dhe Skenerin me paliceta. Psh dikur mund te thone se ne resme popli po mundohet ta ngrenje statujen e jo ta hedhi ate dollapce.

Megjithese Kulla thote:

Askush, as sot e as pas njeqind vjetesh nuk e erreson dot bukurine e asaj dite te 20 shkurtit te vitit 1991. Ajo shenon nje date historike qe kujtesa kombetare do ta ruaje mes atyre pak ngjarjeve te ndritura.

Vertet njeqind vjet jane pak per magjira. Ja dhe per Skenerin e ri-interpretuar u deshen nja 500 e kusur vite.

E dini pse u pushkatuan dy poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka? 

Vertet eshte per te ardhur keq fati  i dy poeteve ...por si ky rasti ka me qindra dhe me mijra ne perendim, ne ShBA ,qe jane ekzekutuar "gabimisht"!

Por nuk eshte mire qe raste te tilla te shfrytezohen politikisht sot kur vendi yne akoma nuk po kalon tranzicionin 20 vjecar ,sepse po te vazhdohet me te njetat argumenta edhe sot ka tragjedi edhe me te medha, jane mbytur familje te tera ne Otranto, pershkak te ikjes nga Kaosi qe pllakosi vendin, njemije e nenteqind e nentedhjete e shtata!

Ne qoftese Polici jep nje argument(per kete rast eshte i drejte)..une te jap njeqind argumenta,te tjera, per drama me te medha familjare qe perjetojne sot shqiptaret,...

  Sot ka me 100 ra raste krimesh qe varen nga dobsia e shtet...mjafte me me keto argumente,sepse nuk mund te mbulosh dobsine dhe paaftesine ,deshtimin dhe korrupsionin qe te ka perfshire ty o shtet ,duke "llomotitur" per krimet e komunizmit!

Shikoni krimet ne veri ,vellavrasjen,ngujimet dhe dramat e tjera familjare,qe jane peshqesh i KETIJ SHTETI ,per ti zgjidhur dhe nuk i zgjidh dot!

Eh ,sa krime po kryhen sot ,per se gjalli ...dhe nen emrin e" krimeve te komunizmit",nuk mund ti shpetosh krimeve te kryera si ajo e Gerdecit,ku u zhduken 26 vete!

Oh,sa krime jane kryer sot por qe nuk deklarohen sepse pikerisht mbulohen,nga maskarada politike e kesaj mazhorance ,e cila akoma luan kartat me "krimet e komunizmit"!!

Prandaj o Polic ,hesht se nuk ke goje te flasesh!

.

ESHTE LUFTAA FINALEE

VENDIMTAREEE PER NEEE

INTERNAAACIOONAAALEEE

DO JETE BOTAA E REEEEE!!!

ca me vjen me shume keq per autoret e ktyre komenteve ktu tek peshku, eshte se edhe pse shumica jetojne ne disa nga vendet me demokratike ne bote, vazhdojne te venerojne sistemin komunist terrorrist shqiptar! 

por jeni akoma me patetike kur mundoheni te mbuloni krimet e komunizmit me gabimet qe jane bere gjate ketyre viteve te tranzicionit! dhe kur flas per gabime jane bere me bollek nga te gjitha qeverite, te jemi te sinqerte deri ne fund.

mos gjykoni faktet e atehershme me kontekstin e sotem, nuk mbulohet dielli me shoshe! e kam thene dhe here te tjera, sistemi nazist ishte 100 here me i mire se ai terrorristi yne, sepse te keqen ai nuk ja bere popullit te vete.

ne beme si puna atij trimit qe ngre zerin me njerezit e shtepise, pastaj kur del perjashta, rri si pule! te thuash per ju qe keni qene fare e keqe, eshte pak, ju jeni turp i kombit, ekstremiste, beni meshire!

nuk pranoj leksione demokracie nga ish-bashkpuntorèt e fashizmin e nazizmin..dhe pasardhèsit e tyre nuk kanè asnjè tè drejtè tè fyejnè komunistèt....nuk pranoj leksione demokracie nga ish-pèrbèrsit e sistemin feudal dhe mbeturinat e tij qè u pèrmbysèn pas luftès sè 2 botrore...koha e atyre ka ikur pèrgjithmon,ai sistem feudal nuk kishte asgjè tè pèrbashkèt me demokracinè,dhe pasardhèsit e tyre nuk kanè asnjè tè drejtè tè japin leksione demokracie sot...

vazhdo akoma me fantazmat e kolaboracionizmit ti dhe me prrallat e lumit te vdekur!

po na jepni ju leksione, pasardhesit e luftetareve te lirise! partizanet e vertete, dhe jo ata qe dolen luftetare pas lufte, shumica u eliminuan ose u lane ne harrese, sepse ishin deshmitare te idiotesise se babait tuaj shpirteror.

unè vetèm kètu po lexoj se tè jesh anti-fashist e anti-nazist,tè jesh kundèr sistemit feudal mbushur me bej e bajraktar do tè thotè tè jesh jo-demokrat...dhe kètè ta thonè nè emèr tè demokracisè...hahahahahaha

Une kam qene vete atje, isha nja 16-17 vjec asokohe, mu mbrapa atij vulhumburit qe rrezuam. E mbaj dhe astrit hatellarin kur i vuri lakun tek dora mbrapa bustit. Duhej te ishte rreth te 30-ve ate kohe, dhe mbante veshur nje pale pantallona jeshile. Ka qene vertet dite e madhe dhe sot e kujtoj me nderim dhe vertet me emocion. Gjynah, tere ai ideal dhe tere ky zhgenjim qe eshte sot

Respekt rinise dhe tiranasve! 20 shkurti 1990 eshte clirim nga  prangosje 45 vjecare komuniste.

Ne lidhje me reagimin e policise e klases komuniste ne ate kohe, te perfaqesuar nga Ramiz Alia, ja nje fraze qe sintetizon shume mire mendimin tim:

...në 20 shkurt në sheshin e Tiranës, në një akt trimërie dhe heroizmi të paparë, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, përmbysën statujën e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës, por në të vërtetë ata përmbysën bronxet e gjalla. "Mendoni pak dhjetëra e qindra djem e vajza të vrarë në kufijtë e Shqipërisë në vitin 1990. Frikacaku nuk guxoi, sepse populli rumun u kishte dhënë një leksion të shkëlqyer diktatorëve, dhe ai e dinte mirë këtë. Pra, ai nuk e bëri këtë për të kursyer qytetarët e Tiranës, sepse ai nuk i kurseu të rinjtë që deshën të largoheshin nga Shqipëria, pasi u hoq neni i tradhëtisë së lartë për largim nga vendi. Ai kurseu lëkurën e tij dhe të 'busteve' të tjera të gjalla që u përmbysën në 20 shkurt"

Sali Berisha

Frikacaku nuk guxoi, sepse populli rumun u kishte dhënë një leksion të shkëlqyer diktatorëve, dhe ai e dinte mirë këtë.

Humter nuk e ke kuptu mire. Keshtu e akuzuan shoket e birose Ramizin , frikacak qe nuk i vrau ata qe rrezuan monumentin.

Na i here goja flet para mendjes smiley

Berisha e ka percaktuar mjaft mire rolin Ramiz Alise.  Ky ishte nje diktator gjakatar dhe dinak qe pasi hoqi ligjin qe klasifikonte arratisjen si tradheti ndaj atdheut, ju dha urdher qe te vriteshin te gjithe ata qe kapeshin ne tentative e siper per te kaluar kufirin.

Ky sharlatan plak qe ka duart edhe me gjakun e konkurenteve te tij ne PPSH, ishte nje frikacak qe i kishte marre tamam mesimet nga rasti Caushesku ne Rumani, dhe e dinte fundin nese do te bente nje gjakderdhje kunder qytetareve.

.....ju dha urdher qe te vriteshin te gjithe ata qe kapeshin ne tentative e siper per te kaluar kufirin.

si psh. ne Shkoder ne 1990 ate çiftin e ri, qe i kapen duke kaluar kufirin me Malin e Zi dhe i shetiten neper rruget qytetit te lidhur me tela te parakolpi i nje kamioni. Pasi vrane djalin, e di si i thane te fejuares para se ta vrisnin? Hajde tashi, beni dashni edhe ne vdekje....

Eh c'na e cate menderen.Gjynah njeri sa keq tjeri, u zhgenjyen na rrejten te poshtrit? Pse mer ca pritet te baheni Zvicerr, Kanada, Angli apo Amerike ne 18 vjet? Po pytni nji here ato vende se sa kohe sa energji i asht dashte te arrijne ne ato standarte ne fushat e ndryshme qe kane sot?

Mos u kjani se na merzitet, sepse secili prej jush asht 10 here ma mire se sa cka kene at'here e ka 100 here ma teper mundesi te jete edhe ma mire po pati do mend ne koke e po s'ndenjti me u kja jo majtas jo djathtas.

Hajt tesh jepni vedit.....

 

Une kam qene vete atje, isha nja 16-17 vjec asokohe, mu mbrapa atij vulhumburit qe rrezuam.

-----------------------------

Mandi,a thua te ishte vertet "vulhumbur" ?!

a sheh se ç'behet ktu I(e) dashur? .

Hisllat jane i vetmi bar i keq qe sa me shume i pret, me shume rriten,te djegin te pervelojne, a ka prove me e mire se Shqiperia?Na dogjen  46 vjet dhe s'na linin te hapnim goje,pastaj na prune anijet dhe thane"hikni pirdhuni,jashtqitje te kombit"..dhe keshtu deri ne amerike hisllat e verteta lulezojne akoma!!

Përshëndetje!

Si bashkëjetues dhe protagonist i atyre ditëve ndiej nostalgji dhe respekt për mijërat e studentëve naivë që i vunë dërrmën regjimit dhe nuk përfituan asgjë, veç mbylljes së Universitetit, emigrimit...

Ndiej mllef dhe urrejtje e përbuzje ndaj të gjithë atyre politikanëve, të cilët ua kaluan edhe akrobatëve më të zotë duke u hedhur nga PKSH tek PPSH tek PDSH, PS e Co.

Nejse. Si çdo herë luftën e bëjnë të tjerë, meritat, dekoratat, përfitimet i marrin të tjerë.

Si anëtar i Komisionit të Grevës së Urisë të Universitetit në shkurt 1991, i ngarkuar me mbledhjen e firmave për heqjen e emrit të diktatorit, di shumë gjëra, ashtu si kam thënë edhe shumë gjëra të tjera.

Një pjesë të tyre do t'i gjeni në blogun tim: http://ardistefa.blogspot.com

Janë pjesë e një libri për ato ditë (dhjetor 1990- shkurt 1991), që kam vite që e kam nisur dhe që s'po mundem dot ta përfundoj...

Mendova te shkruaja ndonje koment dje por e lash sepse e dija se do e flaknin drejt e ne kosh me te drejte po te kish ndodhur,sepse keto qe e mbrojne ate 50 vjetsh te zi(me te drejte sepse e kane lepire gjate) me bene te ju fus noj te share.Por e lash se nuk e kam bere asnjehere.Sigurisht qe bera mire.

Tani nuk e di si do bejme para,Eshte nje e vertete e madhe se kombi eshte i ndare  ne dysh(per fatin e zi edhe ne kosove),kur vjen fjala te kasapi i kombit EH.

Nuk e perfytyroj dot ne cfare pozitash do ndodhesha po te kishte qene se edhe babai im ose familja ime do te kishe lepire ne ate system.Ndaj i falem zotit qe me la ne kampen e atyre qe ai sistem nuk i deshi dhe sot jam ne anen e atyre qe ishin aty me 20 shkurt 1991.

Tani ju lutem ca qe me jane "SANE",qe mos te cuditen shume pse po e katranosin peshkun keta te "zotet e shpise",sepse jane po ata ne mos klyshte atyre qe jane ne gjendje te djagin kombin e vendin kur vjen puna te komunizmi.

Turpi u mbulofte sa qofshi e rrofshi

Uaaaa sa qejf.

Ra busti i Enverit 6 vjet pas vdekjes.

 6 vjet pas nje vdekje natyrale dolen te gjithe antikomuniste!

Waaaaaaaaaa sa emocionuese! 

Plehra...qe as vete te perndjekurit nuk ju honepsin dot ju dhe partite tuaja!

Beni antikomunizem duke perdorur fjalen "Enver Hoxha" 3 here brenda nje fjalie!

partizoni, partizoni, partizoni tungjatjeta, theve theve shtylla. cave cave rrjeta!

 

S ka dinamo, as tirooon, por ka vetem partizooon

 

o rade, leje enverin, hajde neser ne 11 te rvolucioni jone i majte smiley

Sa shume kokebosha ka ky vendi im tragji-komik.

Pershendetje njerez,

Po sjell per here te dyte (kjo eshte tema e duhur) nje link me nje video shume interesante qe mund t'i jape secilit prej jush nje kendveshtrim me te gjere rreth asaj per cfare flitet ketu:

Nje analize rreth sistemeve diktatoriale... shikojeni deri ne fund dhe (relax):

http://www.lastoriasiamonoi.rai.it/pop/schedaVideo.aspx?id=660

“Minosët” e kohës sonë

Reshat Kripa*
Gazeta 55

    Në historinë e kombeve të ndryshëm ka disa data që në kujtesën e popujve bëhen simbole të epokave që ato përfaqësojnë. Me kohë kanë hyrë për të mos u shlyer nga kujtesa data të tilla të ndritura, si 28 nëntori 1443, kthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Krujë, 28 nëntori 1912, shpallja e Pavarësisë Kombëtare si dhe shumë data të tjera. Në radhën e këtyre, një vend nderi zë edhe 20 shkurti 1991, data e rrëzimit të monumentit të diktatorit, dita e çlirimit të vërtetë të Shqipërisë.

    Në këto momente solemne nuk ka se si të mos më dalin para syve ato ngjarje të dhimbëshme të ndodhura gjatë periudhës së errët të diktaturës.
Qershori i vitit 1985. Jorgo Shelloja dhe Sotir Nastua, dy të rinj 20-vjeçarë nga Narta e Vlorës, tentojnë të kalojnë me not nga Saranda në Korfuz. Diktohen nga forcat e sigurimit, të cilat i ndjekin me motobarkën e mbrojtjes. Por në vend që t’i arrestojnë sipas ligjeve të vendit, i masakrojnë me helikën e motobarkës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, të nesërmen, me urdhër të kryetarit të degës së punëve të brendëshme, i lidhin pas një makine dhe i tërheqin zvarrë rrugëve të qytetit. Pastaj lajmërojnë familjarët e tyre. Apostol Nastoja nuk guxoi  të merrte kufomën e të birit. dhe ai u hodh diku në një gropë në Sarandë. Ndërsa Pavllo Shellua e mori parasysh rrezikun. Mori kufomën e të birit por,. kur mbërriti në Nartë e priste e papritura e madhe. Kryesia e kooperativës dhe byroja e partisë nuk e lejuan ta varroste të birin në varrezat e fshatit. I mjeri plak duke mos ditur ç’të bënte, u detyrua ta varroste diku në jalli, duke mos lënë asnjë gjurmë varri.

    E takova këtë plak një ditë të vitit 1992. Dëshira e tij e vetme ishte që drejtësia të jepte vendimin e duhur për shkaktarët e kësaj ngjarje. Shoqata e jonë mblodhi dokumentat e duhura për këtë rast. Gjeti edhe dëshmitarët e ngjarjes. Por megjithatë drejtësia nuk veproi. Krimi mbeti pa u ndëshkuar.

   Duke kujtuar këtë ngjarje të trishtueshme, më dalin para syve ngjarjet e një filmi gjerman që kam parë në fëmininë time. Në qendër të filmit ishte një mjek nazist, që në laboratorët e tij eksperimentonte llojet më të egra të torturave, që më vonë do të ushtroheshin  mbi robërit e luftës, hebrejtë apo kundërshtarët e rregjimit. Pas mbarimit të luftës mjeku arrestohet dhe merr dënimin e merituar. Para syve më ka mbetur e gjallë finalja e këtij filmi. Mjeku i kapur mbas hekurave të burgut duke thërritur: - Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Ndërsa në sfond prapa tij, shfaqeshin krimet e kryera prej tij. Filmi kishte një titull kuptimplotë; “Vrasësit janë midis nesh”. Dhe tani dua të pyes: A kemi vrasës midis nesh? Përgjigja ime është po. Ata kanë kapur instancat më të larta të vendit.

   Le ta ilustrojmë këtë me disa shembuj: Në vitin 1977 ekzekutohen dy poetë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, ndërsa vrasësit e tyre sot nderohen  duke arritur shkallët më të larta, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, apo duke fituar tituj për veprat e tyre, në një kohë kur duheshin demaskuar. Në vitin 1979 në kampin e Spaçit ekzekutohen tre martirë, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, vetëm se kishin guxuar t’i shkruanin letër diktatorit. Ekzekutuesi i tyre deri dje prokuror në Prokurorinë e Përgjithëshme, sot prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, në një kohë kur duhet të jepte llogari për krimin e kryer. Në  vitin 1984 në kampin e Qafë-Barit ekzekutohen tre martirë të tjerë, Sokol Sokoli, Tom Ndoja dhe Sandër Sokoli. Kush është ekzekutori i tyre? Një “institucionalist i shquar” që shet norma morali dhe që propagandon pa pikë turpi mbi të drejtat e njeriut nëpër ekranet e televizioneve apo faqet e gazetave që qëndrojnë të hapura katër kanatash për të, në një kohë kur duhej të ishte në bangën e të akuzuarve.

    Në vitin 1988 ekzekutohet, me varje në litar, poeti Havzi Nela, me akuzën e plagosjes së një polici. Ekzekutori i tij deri dje ishte Kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe sot është anëtar i kësaj gjykate, në një kohë kur  duhej të ishte dënuar.

   Më thoni të nderuar lexues, në cilin ligj të asaj kohe ishte shkruar se njeriu mund të masakrohej me elikën e motobarkës dhe të hiqej zvarrë nëpër rrugët e qytetit? Në cilin ligj ishte shkruar se poeti mund të vritej për vargjet e tij, qofshin ato edhe kundër udhëheqjes së atëherëshme? Në cilin ligj ishte shkruar se njeriu mund të vritej vetëm pse, brenda mureve të burgut, i kishte shkruar letër “Faraonit” apo kishte guxuar të ngrihej për të kërkuar përmirësimin e kushteve në kampet e egra? Në cilin ligj ishte shkruar se njeriu mund të varej qoftë edhe sikur të kishte plagosur një polic? Por Minosët* e kohës sonë nuk njohin ligje të tjera veç atyre të ferrit komunist.

    Por ajo që më shqetëson më tepër është mungesa e vetëdijes për të pranuar të keqen që ka sejcili prej nesh brenda ndërgjegjes së tij. A keni dëgjuar ndonjë zë që të pranojë se ishte i detyruar të kryente vepra që i shërbenin sistemit kriminal? A keni dëgjuar ndonjë të kërkojë falje? Në këto momente ia vlen të citoj fjalët e thëna nga zonja Saks (Estoni) në debatin e zhvilluar në Këshillin e Europës: “Historia kërkon që të gjejë të vërtetën dhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste”.

    Një deklaratë kuptimplote, një thirrje e sinqertë e ndërgjegjes. Ja si është shprehur zoti Benesh, përfaqësuesi i grupi demokrat çek, në seancën e miratimit të Rezolutës së Këshillit të Europës “Për dënimin e krimeve të rregjimeve komuniste”: Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish komuniste të qëndrojnë në këmbë.

    Ndaj u drejtohem të gjithë politikanëve shqiptarë, të djathtë dhe të majtë, u drejtohem shoqatave të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të  SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian apo Këshillit të Evropës, jemi edhe ne pjesë e këtij vendi, ne që i hoqëm mbi shpatullat tona tmerret e komunizmit, ne që e paguam me gjakun e njerëzve tanë më të dashur, eshtrat e të cilëve ende nuk po i gjejmë dot. Mos na harroni.Na pyesni edhe ne. Mos u nxitoni në veprimet tuaja pa marrë mendimin tonë, sepse ne i njohim më mirë ato tmerre. Në rast të kundërt na lind e drejta të themi se, kur vrasësit tanë u lejokan të arrijnë majat e olimpit të politikës dhe shtetit shqiptar, a mos vallë paskemi qene ne fajtorët e atij regjimi të urryer, ne që e paguam me jetët tona?
 

“Minos” ishte Mbreti i Kretës. Pas vdekjes një nga tre gjyqtarët djaj të botës së përtejme
*Autori i shkrimit është Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, dega e Tiranës

Paragrafi i pari i artikullit me larte, eshte teme me vete.  Heshtja, apo pergjithesimi i "datave te tjera" eshte jo i paqellimshem. 

Per pjesen tjeter te artikullit, lexohen me dhimbje ato akte.  Nuk ka sesi te mos ndihesh dhimbje per makabritetet e atij sistemi.  Por, ashtu si dhe me incidente apo ceshtje nga me bajate, sot gjyqet dhe ekzekutimet po behen neper gazeta.  Pa pike vlere, pervec nje trazimi te ujreva te turbullta. 

Referimit me Estonine, dhe ne nje pamje me te gjere, te vendeve Balltike, eshte pak si pa vend.  Ne fund te fundit, diktatura komuniste ne vendet balltike, ishte ne te njejten kohe dhe pushtim de facto dhe de juro i Bashkimit Sovjetik te asaj zone.  Keshtu qe jo vetem "thirrjet ndergjegjesore" behen me kollaj, por me ligj u be me e thjesht te eleminoheshin situata si ato me lart: Ish-prosekutore, prosekutore sot.  (Ne vendet balltike ne nje forme ose tjetren, me ligj qe ne fillimet e viteve 90, nuk lejoheshin ish-komuniste ne poste te larta, te punesoheshin ne poste politike etj per nje periudhe te caktuar kohe.  Me duket Latvia e kishte afatin 15 vjet, per dy te tjerat s'me kujtohet mire.)  

Cekosllovakia nga ana tjeter, u shperbe. 

Ia kuptoj brengen autorit.  Nqs ne Shqiperi do ishte adoptuar nje ligj i ngjashem si ai qe permenda me lart, a do shkruhej ky artikull sot?!  Por ne Shqiperi nuk be, u mor me pazare te vogla.  U mor psh me nje profesor te shkelqyer te kimise qe u hoq nga gjimnazi se kishte teser komuniste dhe e cuan ne tetevjecare, apo me nje profesore tjeter te letersise qe u hoq dhe ne vend te saj u soll nje tjeter (gjoja e persekutuar) qe nxenesit e nje klase ne gjimnaz e benin corap per dy minuta.  Me keto raste i referohem kaosit te fillimeve te viteve 90-te.  97-ta pastaj beri te veten.  Nga Vlora (per turpin apo per absurtitetin tone) u votua per ne parlament ish-kryetari i komitetit.  Per nderin tone, nuk u zgjodh dy here. 

 

 

sa keq duket kur kthen koken  , shikon nje hije qe te ndjek nga mbrapa çar ska me vete dhune shpres mashtrim poshtrim po kjo hije nga çfar krijohet nga trupi im apo nga ndonje trjeter qe une se shikoj .Tani me duket qe qenke gjithandej jo vetem mbrapa ,mbase se e beje vetem une mbase jane shume vete ,mbase e bene injroanza ose frika ose dicka tjeter .mbase ndjonjeri ktu e di!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).