12 ndërtimet e prishura në Jalë të paligjshme

Deklaratë për shtyp e ministrit Olldashi lidhur me Projektin për Zhvillimin e Bregdetit të Jugut

www.mpptt.gov.al

"Pjesë të shtypit shqiptar të lidhura me kryetarin e partisë së bashkisë me interesa ndërtimesh apo interesa politike kanë vazhduar sot të rishpërndanë spekulime në lidhje me prishjen dy vjet më parë të 12 ndërtimeve në Jalë, pjesë e Projektit për Zhvillimin e Bregdetit të Jugut.

Në detyrimin e pandryshueshëm ndaj publikut për të qënë transparent në cdo veprim që kryejmë, jam sot për të rikonfirmuar të vërtetat e patjetërsueshme lidhur me këtë cështje:

  - 12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin të gjitha pa leje

  - 12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin të gjithë pa
    dokument pronësie të tokës mbi të cilën kishin ndërtuar

  - 12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin ndërtesa të reja
    që shërbenin kryesisht për biznes

  - 12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin objekte që nuk
    mund të përfshiheshin në procedura legalizimi, pasi në zona
    turistike e në bregdet përjashtohen automatikisht nga ligji për
    legalizimin e ndërtimeve të paligjshme

Këto ndertime, janë prishur në bazë te ligjit shqiptar, ashtu sikurse janë prishur dhjetra ndërtime pa leje në Ksamil, Borsh, Lukovë, Orikum, Vlorë, Divjakë, Spille, Golem, Gjiri I Lalëzit, Shëngjin, Velipojë. Janë qindra ndërtime të prishura përgjatë bregdetit shqiptar në bazë të ligjit shqiptar, ndërtime të paligjshme dhe forca e këtij liggji ka vepruar kudo me të njëjtin intensitet. Sot që po flasim Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është duke prishur ndërime të paligjshme në parkun kombëtar të Butrintit.

Në asnjë rrethanë, në asnjë rast, asnjë përfaqësues i qeverisë Shqiptare nuk ka thënë se ndërtimet në Jalë janë prishur me kërkesë të Bankes Botërore. Ndërtimet në Jalë janë prishur në zbatim rigoroz të ligjit shqiptar që vepron në territorin e Shqipërisë.

Ajo që kemi thënë është se BB dhe projekti për zhvillimin e planit të jugut kanë qënë tërësisht në dijeni të politikës që qeveria ndjek me ndërtimet e paligjshme dhe kanë aprovuar këtë politikë të qeverisë së Shqipërisë për ndërtimet e paligjshme.

Në termat e referencës së projektit, të miratuara nga Banka Botërore dhe qeveria e Shqiperisë në 2004, kërkohet vazhdimi i prishjeve të ndërtimeve të paligjshme dhe konsolidimi i veprimit të policisë ndërtimore.

Konkretisht në Aide-memoire të tetorit 2004, dërguar ish-zëvëndësministrit Artan Lame dhe ish-drejtorit të policisë ndërtimore të asaj kohe, Mark Nikolli thuhet shprehimisht: "Prishja e ndërtimeve të paligjshme duhet të vazhdojë...".

Në Aide-Memoire të shkurtit 2007 thuhet: "Një fotografim ajror i gjithë zonës bregdetare të jugut është kontraktuar dhe do të përsëritet cdo katër muaj, për të informuar Policinë e Ndërtimit rreth aktiviteteve ilegale" .

Në të njëjtin Aide-Memoire përcaktohet se: "Projekti ka furnizuar me pajimet bazë njësitë e qeverisjes vendore dhe Policinë e Ndërtimit, për ti asistuar ato në kryerjen e funksioneve të veta .

Në po këtë Ad-Memoire përcaktohet se Njësia e Koordinimit të Projektit është e detyruar që faktet e dala nga fotografimi ajror i zonës ti vë në dispozicion të gjitha institucioneve përfshirë njësive të qeverisjes vendore përfhirë policinë e ndërtimit.

Kjo është e vërteta rreth prishjes së 12 ndërtimeve në Jalë. Kjo e vërtetë është tërësisht e dokumentuar në të gjitha dokumentat e përbashkëta të Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore.

Cdo qëndrim tjetër, i kujtdo qoftë, është vetëm spekulativ dhe i gënjeshtër".
 

5 Komente

Cfare administrate e turpshme.

Si genjejne .... !  Ne Jale jane prishur shtepi.  Bile po te qe per biznese, kishin lene nje si tip "hotel", ndertim prej druri, te paprishur.  Me vjen keq qe nuk bera ca fotografi kur isha, t'i kisha sjelle ketu dhe t'i shihnim e te flisnim.  Por u merzita aq shume kur e pashe ne nje gjendje te tille, sa s'me benin duart.  

Ndonje artikull nga perspektiva e banoreve ne Jale nuk ka?  S'ka gazetar t'i hip makines e per kuriozitet, apo dreqi ta marr, per sensacion mediatik, te intervistoje banuesit?!  

Si eshte ligji per zonat turistike?  Si perkufizohen zonat turistike?!   

 "....- 12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin të gjithë pa
  dokument pronësie të tokës mbi të cilën kishin ndërtuar....

 

Nderkoh, qe u tha se shum shtepi ishin ndertuar mbi tokat e gjyshit te tyre. Se qeveria e mavrise, nuk u ka dhene tapite siç i kan patur gjithmone denbabaden, kjo s'do te thote se ajo toke ishte pa zot. Mos valle qeveria do tu mohoje dhe tokat, vendalinjve aty. 

Duket ashuqare qe asnje pale, si qeveria ashtu dhe BB, s'duan ti demshperblejne banoret per prishjen e shtepive, sepse pastaj (kane frike) se do t'kerkojne dhe te tjeret demshperblim per prishjen e shtepiave te tyre. Kush ka bere shtepi mbi token e vet, s'ka pse t'ia prishesh, perndryshe demshperbleje. Eshte ndryshe ai qe ka bere shtepi mbi token e tjetrit, apo mbi token publike, pa leje.

 

Se qeveria e mavrise, nuk u ka dhene tapite siç i kan patur gjithmone denbabaden, kjo s'do te thote se ajo toke ishte pa zot.

Jooo, e ke gabim. Pa zot do kene qene mesiguri, pjese e atyre 4000 ha qe "gjeti" qeveria si te sajat e do i japi per kompensim. smiley

eh... :''(

Ore trima! Shtepia e Andon Kokes (74 vjec) qe u prish, e para ishte ndertim me gure e ndertuar nga i ati i tij ne token e gjyshit. A thua nuk i ka marre leje stergjyshit te Berishes!!!. Mjaft more me keto brrockulla qe i rinovoni cdo tre muaj, si Enveri qe ritushonte fotografite e Kongreseve te Partise!

Boledashi le te shkoje e te lexoje dokumentat e tapite origjinale qe jane paraqitur nga pronaret ne gjykate.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).