Zgjedhjet, tok me vendin, jane ne rrezik

Letër publike drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, zotit Edi Rama

Ndërsa po bie kambana e zgjedhjeve parlamentare, politika shqiptare po bën atë që ka ditur të bëjë përherë në prag zgjedhjesh në harkun e tetëmbëdhjetë viteve të fundit: të bëjë diskutime pa bukë mbi listat e zgjedhësve, mbi emrat e këtyre të fundit që fanepsen dy herë në regjistrin kombëtar, mbi hartimin elektronik të regjistrit vetë, mbi kartat e identitetit, mbi komisionet zgjedhore në qendër e në bazë, mbi Kolegjin Zgjedhor, e mbi procedura të tjera në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Keni pasur katër vjet në dispozicion, keni pasur premtimin e Kryeministrit aktual përpara se të bëhet (e menjëherë pasi u b&eumlsmiley Kryeministër, keni pasur "ngenë" opozitare për t‘u marrë në mënyrë të posaçme me këtë çështje, keni pasur presionin e mbështetjen e nevojshme të opinionit publik lidhur me këtë gjë, keni pasur në pjesën më të madhe të kohës dhe mbështetjen e mirëkuptimin e diplomatëve të huaj në Tiranë, e të gjitha këto do të kishin mjaftuar që të hynim në fushatën elektorale të pritshme me një strukturë e infrastrukturë të kopsitur elektorale. Por jo, s‘qenka e thënë. Katër muaj përpara zgjedhjeve, ne jemi duke zhvilluar diatribën parazgjedhore, e cila nuk bën gjë tjetër, veçse i merr kohë kohës që shtrëngon. Dhe kur dara e kohës shtrëngon, vetë koha nuk është aleat i opozitës suaj e opozitës sonë; përkundrazi, është aleat i mjeshtrit të madh. Cili është mjeshtri i madh? E kush tjetër? Ai që e vonoi, dhe e vonoi, dhe e vonoi pa fund këtë proces për të ardhur në këtë moment, kur koha shtrëngon e kur të gjithë ne, ndërsa kërkojmë kohë për të bërë gjërat e mbetura pa bërë, zbulojmë se dhe ajo na vidhet prej Sali Berishës. Ky është mjeshtri, pra.

Deri më tani, ju keni ndjekur lojën e tij dhe anasjelltas, ai ka ndjekur lojën tuaj. Sigurisht, Berisha ka marrë përfitimet e veta, siç janë neni për ndryshimin e Kushtetutës që redukton fuqinë e kryetarit të shtetit në të mirë të kryetarit të qeverisë, Kodi Elektoral, ligji mbi dosjet, etj., etj., por ju e keni pasur justifikimin të hazërtë. "Pikërisht aty ku ai ka përfituar, kam përfituar dhe unë, në mos ca më shumë se sa ai" - thoni ju. E bën vaki të keni të drejtë (po injoroj në këtë mes faktin që, gjithë këto ndërhyrje të forta të maskuara e të shitura për reforma, janë bërë larg syve të opinionit publik e pa asnjë debat politik; po bëj një analizë amorale të lojës suaj). Por për çfarë ju lipsen këto "fitore"? Sigurisht, ju lipsen veç nëse vini në pushtet. Hm, dhe ja ku jemi, ku puna nuk është se hesapet i keni bërë pa hanxhiun (përkundrazi, veç me hanxhiun i keni bër&eumlsmiley, por ku hanxhiu, në mos jua ka hedhur, me siguri do t‘jua hedhë. Po e teproj e po ia fus kuturú? Ah, sa i lumtur do të isha po ta teproja e po t‘ia fusja kuturú! Por faktet flasin ndryshe.

Sali Berisha po futet në zgjedhje ose me institucione të vetat, ose me institucione të trembura e të zbythura. Po flitet që një numër anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese po bëhen gati të japin dorëheqjen, përpara se ligji i miratuar për t‘i penalizuar ata të publikohet në Fletoren Zyrtare. Sulmi ndaj tyre ka filluar, dhe në ditët në vijim do të përshkallëzohet. Për pasojë, anëtarët "e sëmurë" të kësaj gjykate, kush prej frikës, kush prej turpit të dosjes, kush prej ndonjë premtimi në këmbim të dorëheqjes, e kush prej militantizmit politik, do të largohen një e nga një. E përse duhet të rezistojnë në fund të fundit? Ai nuk di të ndalet përpara asgjëje dhe në këtë kuptim - besojnë ata - në mos me hir, ka për t‘i hequr me pahir. Ja, me Gjykatën e Lartë u bë ç‘deshi ai, e për këtë arsye nuk është mëkat të mendohet se kjo gjykatë, edhe po të mos jetë në duart e tij, është e terrorizuar prej tij. Andej nga Prokuroria u hoq një gur themeli, e pritet të hiqen gurë të tjerë. Andej nga Gjykatat e Shkallës së Parë e të Dytë punët ecin vetë, bash ashtu si do Saliu: Në mënyrën më tekanjoze, shorti i hedh patatet e nxehta, d.m.th çështjet penale që kanë të bëjnë o me familjarë të Berishës, o me bashkëpunëtorë e sekserë të tij, në duar gjyqtarësh me back-ground të qartë politik (nuk më shkon mendja të paragjykoj vendimet e marra. Thjesht po bëj një konstatim); por edhe sikur të kishin një back-ground tjetër, do t‘u dridheshin leqet e këmbëve në këtë klimë kontrolli e presioni mbi institucionet. Pikërisht në këtë klimë, madje edhe në një klimë më të frikshme akoma, do të punojë edhe Kolegji Zgjedhor i sapozgjedhur. Kjo është e para gjë. Dhe kësaj gjëje, ju nuk keni ç‘t‘i bëni, zoti Rama. Tanimë është vonë, tepër vonë. Por edhe po të mos ishte vonë, ju prapëseprapë nuk do të bënit ndonjë gjë të madhe. Kam përshtypjen, se nuk është në stilin e në fuqinë tuaj t‘u jepni zemër apo t‘u shtini frikën institucioneve, që nuk kanë të bëjnë me ju. E për këtë, nuk ju bëj me faj. Por ju bëj me faj amá, që e latë Sali Berishën të arrinte deri këtu, sa t‘u kallte datën të gjithëve. E ka rrezik të vijë momenti të na kallë datën edhe juve, edhe mua.

E dyta gjë: Ai ka në dorë krejt policinë. Dhe kjo që them nuk është metaforë. Është fakt. Arma e policisë është një armë besnike e Saliut. Herë pas here ka bërë një numër rokadash (kështu i quajnë gazetarët e kronikës së zez&eumlsmiley në zinxhirin e komandave të Ministrisë së Rendit e të Policisë së Shtetit, dhe qëllimi asnjëherë nuk ka qenë përmirësimi i rendit publik; përkundrazi, ka qenë krijimi i një establishment-i policor të mbushur me njerëz që i ngjajnë shefit të tyre mustaqelli e që frymëzohen prej shefit të tyre të madh pa mustaqe. Frymëzohen për çfarë? Për të qenë gardianë të ligjit e të rendit? Jo, zotëri! Për të qenë ose vjedhës votash, ose gardianë të vjedhjes së votave. Dihet pra se ç‘rol mund të luajnë këta njerëz me uniformë para, gjatë e pas procesit zgjedhor, në mënyrë që ky i fundit të prodhojë atë rezultat që do Kryeministri. Përveç kësaj, kjo lloj policie mund të shërbejë edhe si mbrojtëse apo motivuese e grupeve kriminale të lidhura me pushtetin. Unë personalisht ndihem i pambrojtur në këto rrethana. Qysh sot ndihem i pambrojtur. Djegia e makinës së Mero Bazes më ka ligështuar sa s‘ka ku të shkojë (e keni vënë re që Kryeministri ngushëlloi ditët e fundit familjen e një gazetareje jo shumë të njohur për publikun, ngaqë kjo e fundit humbi jetën për shkaqe që s‘kanë të bëjnë me profesionin - dhe mirë bëri! - por nuk tha asnjë fjalë kur Mero Bazes ia bënë makinën shkrumb e hi?). Përfytyroni pak se si mund të ndihen në këto rrethana mijëra të tjerë, të cilët, në ndryshim nga unë e nga Mero, nuk kanë "famë e emër" që mund t‘i mbrojë sadopak.

E treta: Kjo loja me kartat e identitetit fsheh gjëra rrezikzeza në dëm të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Tanimë nuk ka më kohë për ta kontrolluar procesin e prodhimit e të shpërndarjes së këtyre kartave. E vetmja gjë për t‘u bërë është të bëhet ç‘është e mundur për të minimizuar dëmin. Dhe mund të fillohet me një gjë shumë të thjeshtë, zoti Rama: Bashkëpunimi me Berishën për çështje jo elektorale është një pesë me hiç. Nuk kam fuqi të kuptoj gatishmërinë tuaj për të ndjekur edhe sot e kësaj dite mazhorancën në ca lëvizje lunatike e surreale, siç është ajo e gjoja aplikimit për statusin e kandidatit për në BE. Një lëvizje, që po të bëhej para disa muajsh, d.m.th kur e kërkuat ju vetë, nuk do të ishte dobare e paragjykuar, por e bërë pikërisht tani të ngjan me një lëvizje kot më kot, që ndërmerret sa për të krijuar një zhurmë e sa për t‘i bërë berishianët të rrahin gjoksin për "arritjen" (ç‘arritje zeza!). Ju e mbështetët, megjithatë. Në vendin tuaj, pa pasur asnjë frikë prej akuzës si sabotator i procesit të anëtarësimit në BE, unë do t‘i thosha Berishës këto fjalë: "Kam qenë gjithë kohën konstruktiv. E kam bërë këtë, edhe pse e kam ditur se përballë ju kisha juve, dinak, mujshar e destruktiv. E kam bërë gjithçka në emër të stabilitetit politik në këtë vend, në emër të krijimit të një imazhi të mirë kombëtar në sy të komunitetit ndërkombëtar, në emër të mbjelljes së një kulture të re opozitare dhe në emër të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Nuk jam penduar që jam sjellë kështu, s‘ka gjë se nuk ia dola mbanë deri në fund. Por tani është koha për t‘ju thënë "mjaft". Jemi katër muaj para zgjedhjeve, e kjo punë nuk ka asnjë kuptim. Ç‘ishte për t‘u bërë është bërë. Reformat, ashtu si dhe punë të tjera të rëndësishme (fjala vjen, aplikimi në BE) nuk i përkasin më kësaj mazhorance; ato na përkasin neve të pakicës, që pas disa muajsh do të jemi shumicë".

E dini se ç‘gjë tjetër t‘ju sugjeroja? Pasi të bënit gati një listë me kushte ndaj qeverisë në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve, nuk do ishte keq t‘i drejtoheshit qeraxhiut në pallatin kryeministror: "Zoti Kryeministër! Këto nuk janë teka, këto janë kushte në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve, të cilat garantojnë barazinë në një garë të rregullt e të ndershme, e të cilat do të na afrojnë me BE-së shumë më tepër e shumë më shpejt se sa aplikimet fantomatike. Nëse nuk i plotësoni këto kushte, jeni i lirë të futeni në zgjedhje i vetëm".

Zoti Rama! Sa më sipër po t‘i thotë që qytetar i shqetësuar i këtij vendi, një qytetar që ca rrethanat, ca një besim naiv në magjinë e ndryshimit e ca një shpresë hutaqe se punët do të venë pakëz më ndryshe "nën hyqmin e Edi Ramës", e kanë hedhur në krahun tuaj në këto kohë të vështira. Duhet të bëjmë çmos të gjithë së bashku për ta ndalur vjedhjen e votave, rrjedhimisht vjedhjen e pushtetit. Por nga ana tjetër, kam frikë se po rrëshqasim ose drejt trazirave, ose drejt legjitimimit të pafund të pushtetit të një familjeje mafioze (e tillë është familja Berisha). Ja, më thoni ju, a mos vallë është një panik i kotë? A mos vallë jam hipokondriak? Më jepni pak shpresë, ju lutem!

29 Komente

Pse i drejtohet vetëm Ramës ky?
Nëse egziston vërtet problemi, atëhere do të ishte shqetësues për të gjitha forcat e opozitës... pastaj, pse mendon ky që Rama është ndryshe nga Berisha?

Pse i drejtohet Rames ky e jo Erion Veliajt??!!

ps.ma pak se 24 ore dhe Spir0pali do hyje ne skene me ndonje veper letrare... smiley

 

Ky i drejtohet vetem Rames, sepse ka rene dakord me veten qe Berisha eshte e keqja me e madhe, qe duhet te largohet me cdo kusht...

Une mendoj se vertet Berisha eshte e keqe shume e madhe, por nuk jam dakord qe te largohet me cdo kusht. Nuk jam dakord qe si pasoje e largimit te Berishes te linde nje Berishe i ri, me klanor, me arrogant, me subversiv ne krijimin e konjukturave ekonomike paralele me ato te ligjshmet, pak me i gjate dhe qe vishet me ngjyra. Nuk jam dakord qe te largohet Berisha e per pasoje te shkaterrohet e majta shqiptare perfundimisht (nese eshte ende gjalle diku)...

Berisha te largohet vetem nese ka alternative qe ben ndryshimin, jo alternative te llustrosur qe realisht kerkon te beje te njejtat gjera me me shume buzeqeshje...

Ja ke fut kot muç Nano ! Zgjedhjet ne 2009 s'jane aspak ne rrezik, madje kam bindjen se do te jene me te mirat qe do te kemi realizuar ndonjehere.

Shtroj pyetjen : perse je i shqetesuar Mustafa Nano per zgjedhjet, kur dihet se punedhenesi yt (RAMA) ka qene ai qe kerkoi dhe fitoi kete sistem zgjedhor (kaq te kritikuar nga LSI etj) ? LSI eshte shprehur se Rama do te ishte pergjegjesi kryesor ne rast se zgjedhjet kishin difekt, sepse s'diti te mbronte interesat e opozites.

Nese M. Nano shqetesohet per zgjedhjet, atehere ai eshte duke pergatitur terrenin mediatik per kete ide te perseritur nder vite ne Shqiperi, te KONTESTIMIT zgjedhor. Zakonisht, ata qe humbasin, kontestojne. Kam pershtypjen se shpura afer Ed Rames e kupton se do t'a kene te pa-mundur fitoren, dhe se po pergatisin dhe po ngrene opinionin e tyre poilitik, qe te mesohen me kontestimin eventuale qe mund t'i bejne zgjedhjeve te 28 qershorit 2009

Zgjedhjet ne 2009 s'jane aspak ne rrezik, madje kam bindjen se do te jene me te mirat qe do te kemi realizuar ndonjehere.

Mandje shoke dhe shoqe kam bindjen e plote se kllasa jone puntore me Partine ne krye si gjithmon do te triumfor edhe kete rradhe. Rrofte kllasa jone punotre Rrofte partia jone heroike Rofte ......

Mare nga fjalimi i Shokur Enver me rastin e 1 Majit 1985

Berisha DUHET. Per te trembur kalamjte ne se nuk hane buke. Ruajen i Lefti ...ruajeni...Mbajeni fort kete moster se e ka nje funksion...ate te LEMRETISIT me ULURIMA.

Jemi ne demokraci, cilido e kushdo qofte ( ne kete rast edhe Muçi me Idrizin) kane te drejte te shprehin deshirat e tyre.

Ju uroj, ju realizoheshin deshirat tuaja.

Rama e ka nda mendjen mer Muc. Ai s'ka hall me fitu zgjedhjet po me vu ne rrjesht partine.

Duhet të bëjmë çmos të gjithë së bashku për ta ndalur vjedhjen e votave, rrjedhimisht vjedhjen e pushtetit. Por nga ana tjetër, kam frikë se po rrëshqasim ose drejt trazirave, ose drejt legjitimimit të pafund të pushtetit të një familjeje mafioze (e tillë është familja Berisha). Ja, më thoni ju, a mos vallë është një panik i kotë? A mos vallë jam hipokondriak? Më jepni pak shpresë, ju lutem!

Ky pasazh me ben shume pershtypje. Jo sepse Muç Nano guxon te cilesoje publikisht (e pa pike respekti) Kryeministrin e vendit te tij dhe familjen e tij si, "familje mafioze", por sepse kerkon shprese nga Edi Rama ! Ky eshte kulmi ! te mbash shprese nga Kryetari i Partise Socialiste dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes sot, ne nje dite kur ai s'ka "fuqi" as te votoje buxhetin e Tiranes (goxha buxhet, me qindra milione &eurosmiley, kur ai s'ka mazhorancen e Parlamentit te Tiranes, kur siç e thote "Kallashnikovi me Shales" dite per dite, ai s'mund te beje dot asnje projekt qe kishte nder mend te bente (qofte edhe per fushate) ...

ç'fare shprese kerkoni t'ju jape ky njeri ? Ai eshte i pa-shprese per veten e tij o Muçi e po i lutet te tjereve t'i miratojne buxhetin, se pa te u FIK per zgjedhje, s'do kete as lek per te paguar posterat e fushates ...

Por ti dhe te tjeret si ti o muçi, vazhdoni e "shpresoni" se mire e keni, s'ju ka mbetur gje tjeter - keq me vjen, por "familja mafioze" qe goxuni t'a cilesoni ju, ka treguar se ka aq fuqi e aq miq (si prsh Fazlli&ccedilsmiley, te cilet do t'i ndihmojne me do para e do dollare per ate fushate elektorale ... por ju shpresoni, se Shpresa vdes e fundit, (batute e nje filmi me Partizane !)   smiley

Rama e ka nda mendjen mer Muc. Ai s'ka hall me fitu zgjedhjet po me vu ne rrjesht partine.

E keqja me e madhe e nje luani eshte te rrethohet nga gomeret. Ne keto raste pak diktature eshte e domosdoshme sepse gomeret, m ete mira, nuk e kuptojne e rrjedhimisht nuk mbeshtesin idete dhe veprat e dobishme te luanit.

Tashi, Edi Rama mund te jete ose mund te mos jete luan, por me siguri ka shume shqiptare qe jane gomere.

 

Tirons,

Pa zgjedhje ska parti!

Chene,

na daje ti nja 5-6 ore faqe per te lexuar aty smiley

 

ca me i lexu asaj mer? ata akoma punojne me raporter e xhaxhi verit..

Pune m.. jetlegu.. smiley

Po te mos i drejtohej Rames, por gjithe te majtes ku shkrim, do kishte me pak gjasa te kuptohej si "jo i porositur".

Pervec kesaj, pikat qe jane vene mbi "i" me shijuan pa mase!

kete ta kesh te sigurte!!! Biles jemi te shumte. Problemi i Rames eshte se i duhen votat e gomereve si une smiley   

Une e lash ne dyshim te qenurin e Rames luan; ndersa ti po e nxjerr te sigurte... Meqe eshte keshtu, nuk me mbetet tjeter vecse te shpresoj qe gomeret te mos triumfojne se perndryshe do shkojme per pambuk me keq se c'kema shku smiley

Më jepni pak shpresë, ju lutem!

Muç Nano kerkon SHPRESE nga Ed Rama or njerez ! Pra, ai kerkon nje OBAMA Shqiptar, kurse ju flisni per Luane dhe Gomare !!!!!  : )   (se mos na del ky i fundit ai pastaj, se i ngjason pak si "Gamor Deti" !)

 

Ore sa per Fushate, Rama i gjen Investimet, nuk eshte problem,se shet Vendin per Deputet.

 

Ka akoma, leke tek Ps, tipa si Bashkim Fina, Anastas Angjeli, Luan Hajdaraga, etj etj qe kane bere leke ne kohen e Nanos. Rama shkret  i duhen vetem , ca vendet e parat, per Erjoni e vogel, se i ka dhene fjalen Sorrosit,qe do e rrisi edhe do e bej si veten, Kryetare bashkie, kuptohet kur Rama te behet Kryeminister.

 

hahahhahahaha Kur imagjinon keto lloj skenaresh, te hik truri fare, Eshte te shkosh te presesh bilete 1000 euro, vetem e vetem per te votuar Salen perseri.

Sali Berisha po futet në zgjedhje ose me institucione të vetat, ose me institucione të trembura e të zbythura.
 

Fatkeqesisht mese e vertete. mendoj qe nuk jane thjesht hipoteza te hedhura ne tym. Pse u miratua pikerisht tani ligji i pastertise pa konsesusin e opozites dhe u kritikua nga Evropa?!  te jete rastesi qe ky ligj detyroi nje nga prokuroret me me eksperience te jape doreheqjen?! E shume "rastesi" te tjera...

... E ka rrezik të vijë momenti të na kallë datën edhe juve, edhe mua...

Nje fjali e shkurter, e egzagjeruar ne dukje dhe e shkruar nga nje nga me sypatremburit e medias...! Te kete nuhatur dicka autori? Apo te jete hakmarrje rutine, gazetareske nga nje antiberishian?

Me ngjarjet e koheve te fundit sado optimist per ecurine e zgjedhjeve dhe skeptic (vetem nqs je militant ordiner dava; Leftash e Policash) ndaj autorit te jesh, je i prirur te biesh dakord me ate qe percjell autori, dhe nga ana tjeter te urrosh ne vetvete qe ai ta kete gabim...

 

Zgjedhjet, tok me vendin, jane ne rrezik

Nga Mustafa Nano

Marre nga Gazeta Shqip

Letër publike drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, zotit Edi Rama

Vrani veten. Te dy bashke. Kukavajka te keqia...vetem ters ndjellin

Eshte per te ardhur keq kjo ndjenje paniku qe ka perfshire mjaft prej "Analisteve" ne Shqiperi, dhe qe pa e kuptuar (nuk dua ta besoj se Nano e ben me qellim tjeter) do te influencoje edhe nje pjese te lexuesve lehtesisht te impresionueshem. Eshte per te qeshur qe edhe sjellja politike normale e Rames i quhet si gabim apo naivitet. Harrohet ne shkrime te tilla qe mbrojtja dhe leximi real i votes se shqiptareve nuk varet vetem nga Rama por edhe nga Muc Nano e Stefani me shoke qe kane per detyre qe te sensibilizojne njerezit per mundesite e abuzimit si dhe per menyrat per te mborjtur cdo kush voten e tij. Nga ana tjeter eshte kjo edhe vec shprehje e frikes reale dhe e panikut qe i ka perfshire nje pjese te mire te analisteve e gazetareve se cdo te thote edhe 4 vjet te tjera me Berishen ne krye. une personalisht mendoj se mundeisa qe berisha te fitoj eshte inekzistente dhe shqiptaret smund te bejne te njejtin gabim qe ben 4 vjet me pare. Zgjedhja e jone duhet te jete pa medyshje Rama dhe aleance e majte per mijra aresye. Mundesisht pa pjesemarrjen aty te drureve neper rrota qe eshte bere Meta me LSI. Ky duhet te ishte theksi edhe i analisteve "doom and gloom".  Shembulli i LSI eshte ai i nje politike shkaterruese, egoiste dhe te personalizuar qe luan me fatet e shqiptareve dhe shqiptaret  s'mund t'ja lene ne dore fatet e shqiperise perseri ne dore te Metes. Nese 4 vjet me pare ne dukje ai ishte me te drejten, e sidoqofte ne duhet ti jepnim fund qeverisjes qeshqarake te kllounit Nano,  kete rradhe Meta po ben dicka qe shkon drejt marrezise se turpshme dhe kriminales.

Nga ana tjeter nese Berisha eshte ne gjendje te marre perseri ndershmerisht voten e shqiptareve (shumicen e tyre pasi te kujtohemi 4 vjet me pare ai nuk e beri kete) edhe kjo duhet pare si nje arritje e demokracise shqiptare. Do te jete as me shume e as me pak, si fitorja e e Bushit 4 vjet me pare - nje marrezi qe do tu kushtoje se pari atyre qe votojne per kete bufon maniakal por jo fundi i botes dhe ne fund te cdo tuneli ka gjithmone drite. . Le ta mbajne panikun e tyre brenda dhe le te japin pak me shume shprese, optimizem e besim ne te ardhmen - nese ata se kuptojne mesazhin e nje politike te re qe rama po e tregon me vepra dite pas dite ky nuk eshte vec faji i tyre. Rama edhe sikur te mos fitoje ne qershor e ka ndryshuar mjaft politiken shqiptare per mire - gje qe smund te thuhet per analistet shqiptare qe kane filluar ti ngjajne me shume atyre plakave qe  ankohen per dite me dhimbjet e pleqerise e te jetes - pa na treguar alternativat dhe rrugen e shpetimit. Palo analist

Mos ja vini re teknikut te telefonava Mustafa, se i shkreti nuk di cfare te shkruaje qe te paguhet nga Rama dhe eshte kujtuar te beje medemek rolin e atij shume te shqetesuarit qe pleqte e PS-se te kthejne syte nga ai.

Keto zgjedhje qe po vijne, kane per te qene zgjedhjet me te mira qe ka bere ndonjehere Shqiperia dhe qe me se fundi do te plotesojne standartet perendimore.

Te gjitha pergatitjet dhe reformat ligjore jane bere ne bashkepunim me opoziten, me akses te plote te saj ne kontrollin e ketij procesi, identifikimi i zgjedhesve tashme do te jete teper i sigurte, nderkombetaret do ta vezhgojne shume kete proces etj.

Por, kur diletanti Mustafa, qe nga teknik telefonash eshte shnderruar ne analist politik, si njeri nga te marrosurit pas Edi Rames jo vetem si politikan, por edhe si kallep shkruan dhe shpreh kete panik, na jep proven me te qarte se jane te bindur edhe vete qe jane te humbur ne zgjedhje. 

Thjesht po pergatisin terrenin per kontestimin e rezultatit zgjedhor dhe perpjekjen per te shpetuar karrieren e Edi Rames.

Qe kjo opozite nuk mund te konkuroje dhe te munde kete shumice, kete e kane kuptuar te gjithe, duke futur dhe Mustafen, prandaj ne vend qe te merren me platforma, me alternativa etj. shkruajne letra te hapura per Udheheqesin.

A mund te konkuroje kjo lloj opozite nje qeveri qe ka rritje ekonomike te konsiderueshme, eficence shume te madhe ne tatime dhe dogana, e ka shnderruar Shqiperine ne kantier ndertimi ku po ndertohen rruge ne cdo cep te Shqiperise, ka rritur rrogat dhe pensionet aq sa nuk i ka rritur qeveri para saj, ka ndermarre reforma ne arsim (liberalizmi i universiteteve, matura shteterore, me te rendesishmet), ne shendetsi (filloi qe nga fillimi i janarit skema e re per spitalet), ka ulur taksat dhe ka mbeshtetur fuqishem biznesin gje qe vihet re edhe ne shtimin e numrit te bizneseve qe rregjistrohen, po ben Shqiperine anetare te Natos dhe po ben edhe aplikimin per vendin kandidat ne BE, etj., etj., etj.

Keshtu qe miq socialiste, na uroni fitoren qe tani se tek e fundit, nuk fiton vetem PD-ja, nuk fiton vetem qendra e Djathte shqiptare, por fiton Shqiperia.

P.S.  Per nje gje M. Nano duhet falenderuar sinqerisht, qe e pranon me plote gojen qe eshte nga perkrahesit e Edi Rames dhe nuk tenton te beje rolin e te pavarurit. 

 

Bir Selman i nenes, ke te votoj me pare?  smiley

Do na cajne tra(lala)rapin keto mediat dhe anal-istet tane deri ne zgjedhje. Une per vete po i bojkotoj keto lloj artikujsh. Ideale do ishte te kishte Peshku nje sektor me vete per politiken, se ashtu do na kursente kohen duke seleksionuar artikujt qe duam dhe duke injoruar keto te tjeret.

Shoke socialiste, jam ne pritje te urimeve tuaja, paraprakisht.

Thonë se nuk është mirë që të bëhen urime më parë... sepse nuk realizohen.

Megjithatë: Komplimentet më të përzemërta Saliut që do të fitojë edhe për një legjislaturë tjetër smiley

P'lic,

ta kon hudh gjahtari me lefteren, te kane lon dezhyrn n'tur tret. Nga inati futi i sy gjum se i bo mir vetes dhe ne te tjerve.

Muci (Nano jo Fagu, per ata qe s'e mbajne mend Muc Fagu ka qene nje nga idhujt e tifozave te Partizanit ne futboll), nuk le rast t'i kaloje te shprehe mllefin, neveritjen, urrejtjen, alergjine e gjithshka tjeter negative te mbledhur se brendeshmi, per Berishen. Dhe kjo nuk ka asgje te keqe. Eshte ne te drejten e tij.

E beri kete qe ne rastin e pare, kur ishte i ftuar ne "Opinion" ne vitin 2005, duke iu drejtuar Kryeministrit (pavaresisht emrit te rradhes Institucioni duhet respektuar) me nje gjuhe qe nuk mund t'i drejtohesh as nje rrugaci.

E keshtu ka vazhduar ne pothuajse te gjitha shkrimet e tij, duke patur edhe nje material mjaft te pasur (ofruar ne nje pjate te argjente nga vete Berisha dhe "qeverisja" e tij).

Te premte ishte i ftuar ne Deja-vu Skender Minxhozi. Thuajse 75% e intervistes ishte sulme ndaj Berishes.

Te djelen ne "E Diell" Krasta kishte ftuar Mucin. Perpos delirit tipik te provincialit qe zbret ne qytet dhe i duket sikur ka prekur catine e botes, nje pjese te mire te intervistes e zuri padyshim Berisha.

Ketu do te therras ne ndihme Koth (si me i informuari qe eshte), cfare i ka ndodhur Mucit ne Zagreb, kur sherbente ne Ambasden Shqiptare, ne kohen qe Berisha ishte President?

Sepse Muci duhet te kete dicka teper personale me Berishen qe e fyen kaq shpesh.

Mua personalisht as qe me rruhet nese e fyen apo jo, por jane bere kaq bajate keto fyerje e sulme personale, saqe vete autori ( ne kete rast Muci) duket sikur jeton vetem me kete ide: sulm Berishes.

Sa i besueshem mund te jete nje anal-ist dhe i vetequajtur gazetar (madje "shume i mire&quotsmiley kur i bie fyellit ne nje vrime?

Ketu nuk eshte fjale se Muci i thote gjerat troc dhe ashper. Sa mire sikur te ishte keshtu. Problemi eshte qe Muci nuk thote asgje pervec fyerjeve.

Jo per gje, por Muci e deklaron veten "Labour Blair-ist" smiley

Sycke !

Koth ne planin personal ka prokupime te tjera nga keto te Muc Nanos. Muci psh mendon qe ndikon ne opinion publik dhe bile kete ( dmth sic e tha ne vete )  orgazmen profesionale e merr me shkrimet ne gazete.

Cer ti them une Mucit.

Nuk jane te rrezikuara zgjedhjet asnje sekonde, pervec rasteve te tipit Bushat andej nga malesia e Xhusepines. Andej shikoj gjera me zarar une.

Po ja cer kam une te sigurte qe do ndodhe mbas zgjedhjeve : Nuk do kete Nanollare, Ballillare, Cipallare,  Fevzillare, Minxhosllare, Sonilera, Xhungallare dhe Gungallare qe do na cajne trapin. smiley

Aty nga shtatori do i mbertheje kriza globale dhe keto gazetat dhe Tv dhe do ngelen pa buke keta vemjet.

Me kete te Krastes se kesaj jave ( e kam fjalen per gjithe sharlatanizmin qe tregoi aty ) as qe do lodhem ndonje here te mendoj se kush do jete fati i ketij palavije ose shurdhjese ne te ardhmen. ( e kam fjalen per rolin e tij m`publik )

P.S. Po ajo qe parashikoj une eshte qe  Dezhavysit do jene me te matur kur ti shkojne ne emision, se mund te behen objekt qerelesi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).