Zbulohet projekti ambicioz, Kule: Ja kampusi universitar

Kampusi i ri universitar aq shumë i përfolur i Universitetit të Tiranës ka gjasa që të fillojë nga ndërtimi këtë vit. Të gjithë studentët e fakulteteve të këtij institucioni mendohet që të grumbullohen së bashku në një kampus universitar bashkëkohor. Për këtë mendohet që të përdoret hapësira që ofron fusha aktuale e sportit pranë Qytetit Studenti. Madje, në ndihmë të drejtuesve të universitetit më të madh në vend për realizimin e këtij superinvestimi mësohet se është ofruar edhe vetë Kryeministri Sali Berisha. Përfaqësues të rektoratit të UT-së bëjnë me dije se vetë Kryeministri, pasi është njohur me projekt-idenë e kampusit të ri universitar është shprehur dakord për të mbështetur këtë iniciativë përmes mekanizmave të domosdoshëm ligjorë.

Nga ana tjetër, numri një i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në një deklaratë ka sqaruar se pas miratimit nga Rektorati, projekt-ideja për kampusin universitar e hartuar nga drejtuesit e UT-së, pritet që javën e ardhshme do të kalojë në mbledhjen e senatit dhe këshillit të administrimit, dhe më tej, si projekt konkurrues në qeveri.

Rektori i UT-së, Dhori Kule, u shpreh më tej se ky projekt pritet të realizohet brenda tre vitesh, me një kosto investimi prej rreth 23 milionë eurosh. "Kampusi studentor është zgjidhja afatgjatë, me standarde bashkëkohore të infrastrukturës", theksoi rektori Kule. Ai konfirmoi se është përgatitur studimi urbanistik pjesor i kampusit, që parashikon mjedise studimi për mbi 12 mijë studentë të rinj. "Kjo ndërtesë do të jetë e nivelit dhe formatit cilësor ndërkombëtar dhe fatmirësisht është i zgjidhur problemi i pronës, pasi është në zonën universitare të UT-së, sikurse janë dhe mjediset sportive në Qytetin Studenti", tha Kule.

Lidhur me financimin e këtij projekti, vetë Universiteti i Tiranës do të kontribuojë me të ardhurat dytësore. Por ndërkohë, mendohet se do të shfrytëzohet edhe një bashkëpunim i mundshëm me donatorë për realizimin e këtij. Gjithashtu, pritet edhe një reagim zyrtar nga vetë Kryeministri Berisha dhe ndihma konkrete që qeveria që ai drejton do të marrë përsipër të ofrojë për këtë kampus universitar.

Treguesit teknikë të projektit të Kampusit Studentor të UT-së nga drejtuesit e institucionit vlerësohen si zgjidhja finale e problemeve të infrastrukturës dhe ambienteve me të cilat përballet aktualisht institucioni.

Sipas planit urbanistik pjesor, Kampusi Studentor i UT-së do të jetë me 5 kate, me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 32.536 m2, ku zona sportive do të zërë një sipërfaqe prej 13.150 m2. Kampusi do të ketë një palestër (1 890m2, fushë minifutbolli (1 600m2), fushë tenisi (1 040m2), fushë basketbolli (1 260 m2) dhe pistë vrapimi (1 540m2 m2). Nuk do të mungojnë as rrugët automobilistike, ku do të përfshihen trotuare, rrugë këmbësorësh dhe sheshe gjelbërimi.

5 Komente

ore, ky Kulja shikoka endrra syhapur me duket mua apo jo, kur do behet ky kampi a kam...pusi nuk na thote fare artikullkerryesi... mund te filloj qe kete vit thote... po, po c'gazetari e mrekullueshme..., te than piten te thansmiley

ja dhe me video

http://www.top-channel.tv/new/video.php?...

Projekti nuk duket keq, vetem se eshte duke zene te vetmin ambient sportiv te Qytetit Studenti smiley 

Dhe prape se marr vesh si do futen gjithe ato fusha futbolli e basketbolli aty brenda. Nje fushe eshte e shkreta !! Si puna e fushave sportive qe do beje Rama ke kubat e liqenit smiley

Meqe ra llafja, neser ne ora 10 ka proteste nga vrapuesit e liqenit, kunder rames dhe projektit te tij per betonimizmin smiley

Kush te doje, le te vije ke diga. Une nuk do jem smiley

U dashka pare videoja e protestes neser..  Hapni syte per ate 78 kilshen qe po i del llapa  jashte...   smiley

now u talking Tushe!  Sensibilizo popullin per rendesine e gjelberimit.  Vetem kujdes nga cunat e Edi Rames se nuk te shqiten ata pastaj po ju shave shefin.

Ah ju Shqipot jeni per me jetu ne maj te pemve...se majmuna jeni e majmuna do mbeteni.

Del njeni me nje projekt per nje kampus...e hidhen gjith gomeret "NEK E DUM!"

Qafen thyni...neser nga Liqeni e kam fjalen.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).