Zbulohen prapaskenat e Spahiut ne KLD

Sot pritet te mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise. Nenkryetari i KLD-se i kerkon doreheqjen Kryetarit te Gjykates se Tiranes per ta zevendesuar ate me Manjola Bejlerin, kryetare e Shoqates se Gjyqtareve, e cila i ka premtuar Spahiut, ankimimin e ligjit te “Dosjeve” ne Gjykaten Kushtetuese

Zbulohen prapaskenat e Kreshnik Spahiut ne funksion te dergimit te ligjit te dosjeve ne Gjykaten Kushtetuese. Disa anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise kane bere te ditur se Nenkryetari i tyre, Kreshnik Spahiu, qe njihet edhe si njeriu qe kontrollon gjithe levizjet ne pushtetin gjyqesor, ka planifikuar qe neser ne mbledhjen e KLD-se, te pranohet doreheqja e Kryetarit te Gjykates se Tiranes, Albert Meçe. Te njejtat burime, deklaruan dje per “Koha Jone”, se Spahiu ka lobuar me anetaret e KLD-se per te miratuar doreheqjen e Kryetarit te Gjykates se Tiranes dhe njekohesisht te miratohet komandimi si Kryetare te kesaj gjykate te zonjes Manjola Bejleri.

Zonja Bejleri aktualisht eshte edhe Kryetare e Shoqates se Gjyqtareve dhe mesohet se shkon ne kete detyre me kompromisin qe ne emer te shoqates qe drejton, te dergoje ne Kushtetuese ligjin e “Dosjeve”, me kerkesen per ta rrezuar ate. Anetaret e KLD-se i thane gazetes “KJ” se edhe doreheqja e Meçes eshte bere me kompromisin qe ai te emerohet si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit te Tiranes. Kjo skeme per te rrezuar ne Kushtetuese ligjin e “Dosjeve”, vjen pas mosfirmosjes se tij nga ana e Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi, i cili eshte njekohesisht edhe Kryetar i KLD. Nuk dihet si do te zhvillohen ngjarjet sot ne KLD, por dihet qe kjo levizje eshte e parashikuar ne rendin e dites, ne piken 2 te tij.
 

8 Komente

Ja se cdo me thene media ne Shqiperi .

Gazeta 55 e ish pronarit te ish librarise " Kadare ",  Fahri Balliu :

...Nënkryetari i KLD-së po drejton aktivitetin e OJQ-së së paligjshme të Manjola Bejlerit, duke e përdorur atë si një llogore kundër reformës në drejtësi. Ajo u përdor kundër ligjit “Për administratën gjyqësore” dhe tani është ngarkuar të çojë në Kushtetuese ligjin e Dosjeve, në shkëmbim të marrjes së propozimit për kreun e Gjykatës së Tiranës...

Ja gazeta " Koha Jone" e Sander Frangajt :

...Zonja Bejleri aktualisht eshte edhe Kryetare e Shoqates se Gjyqtareve dhe mesohet se shkon ne kete detyre me kompromisin qe ne emer te shoqates qe drejton, te dergoje ne Kushtetuese ligjin e “Dosjeve”, me kerkesen per ta rrezuar ate...

Tani presim dhe version Tv te kesaj nga Sonila Meco ne Klan TV.

Versioni i gazetes 55 eshte bashke dhe me kete shprehjen : ...Nuk është e rastit dhe as e parëndësishme të thuhet se në rastin e gjykatësve të komunizmit, po vërehet fenomeni i trashëgimisë. Jo të rastësishëm janë mbiemrat e vazhdueshëm “Abdiu” apo tani “Bejleri”, si plotësim i një sistemi që rrënjët i ka tek e ashtuquajtura “drejtësi komuniste”...

E cuna e goca, qe keni qejf te ktheneni, mund t`ju prishe pune mbiemri  pavaresisht se mund te jeni nga 22-23 vjec. smiley

Po mjalti i mjaltit  eshte : ...Më poshtë po ju përcjellim disa nga emrat e të dënuarve politikë që kanë shkuar në ferrin e burgjeve komuniste si pasojë e firmave të hedhura në letër të babait të gjykatëses së “pavarur” Manjola Urim Bejleri.  ( kjo eshte pjesa:  komunistet ne litar ...shenimi im )
Nuk do të donin të themi të vërteta edhe më të hidhura se kaq, ( ky eshte kercenim i hapur per denigrim personal. shenimi im &nbspsmiley por e shohim të domosdoshme të bëjmë tejshikueshmërinë e rasteve të këtij lloji, që gjykatës që kanë formuar realisht parti politike (si kjo shoqat&eumlsmiley, që nuk e dinë apo nuk duan ta dinë se nuk mund të konkurrojnë a këshillojnë pushtetin legjislativ me veprime që përbëjnë vepra penale, tani na propozohen të jenë në krye të një gjykate të rëndësishme si ajo e Tiranës...

 

Tani ai dordoleci, qe ben gazetari dhe e ha meraku per statusin e gazetarit cer mendimi ka per kete lloj gazetarie ? E kam fjalen per Aleksandrin e Cipeve

A ma shpjego dot njeri se ç'lidhje ka dergimi i ligjit te spiunve ne Gjykate Kushtetuese me kryetarllikun e gjykates se Tirones. Me falni per onjoroncen po sinqerisht nuk shof asnji lidhje.

Masnej mund ta di se pse nen-kryetari i KLD-se duhet te loboka per ta çu ligjin ne GJ.K. kur kryetari (Presidenti) e kishte si opsion dhe nuk e çoi.

Sa per sihariq se ene une nuk e disha deri para pak kohesh. Presidenti per çdo ligj ka 4 mundesi

1. aprovimin

2. kthimin

3. heshtjen

4. dergimin per shqytim ne GJ.K.

Mua me rezulton qe Presidenti si veshet si duret i ka ne vendin e duhur. S'ka pra pse fut doren e djathte poshte komes, per ta kalu mas koke, qe te kapi veshin e majte.

Nejse, kush me teper se Frangaj e Balliu jane personat e duhur per te denoncu komunizmin. Te shkretet viktima te komunizmit qe u eshte bo vorri "centrifuge" thuj! 

 

Neni 145 i Kushtetutes, paragrafi 2:

".............Kur gjyqtaret cmojne se ligjet vijne ne kundershtim me kushtetuten, nuk i zbatojne ato. Ne kete rast, ata pezullojne gjykimin dhe ia dergojne ceshtjen Gjykates Kushtetuese.........."

Mjafton edhe te qenit gjyqtar, z. shkarravites dylekesh. Nuk ka nevoje te shkojme deri te kryetarlleku i gjykates kryeqytetase.

Palaco shkrim. Palaco percjelles te lajmit.

Ne parim ti ke te drejte aurelie, po ne rastin konkret nuk qendron se shkarkimet ne baze te ketij ligji i ben nje komision qe shqyrton pastertine e figures dhe nuk eshte çeshtje qe çohet ne gjyq.

Idea qe qarkulloka se fundmi ne Tirane qeka qe socialistve s'ja mban ta çojne ligjin ne GJ.K. se i bi te mbajne koston e mbrojtjes se sigurimsave (une me kete s'jam dakort se ata shumica te tille jane kshu qe po s'mbrojten vetveten ke do mbrojne). Prandaj mendohet qe dergimi i ligjit ne GJ.K. te behet nga shoqata e gjyqtarve qe perfaqesohet nga Bejleri qe eshte e re ne moshe pra aspak e prekur direkt nga ligji. (edhe kjo s'me duket llogjike se pavaresisht kryetares shoqata e gjyqtarve ka konflikt te paster interesi)

plotesisht dakort me aurelie -  palaco personat e ksaj gazete (Koha jone)  dhe pacavure dhe keqinformuese vete gazeta -  kjo eshte deviza e Frangaj, Fevziu me co. Eshte e mira jone e perbashket qe te rrisim numrin e shqiptareve qe bojkotojne keto pacavure

Ceshtjet mund te trajtohen gjeresisht e pafundesisht, por konkretisht aty behet fjale per nje negociate (qe gazeta paska denoncuar) te emerimit te Bejlerit kryetare e gjykates nga Spahiu, kundrejt cuarjes se ligjit nga Bejleri ne GJK.

Ceshtja e komisionit qe shqyrton figurat eshte dicka tjeter.

Ideja eshte qe Bejleri eshte gjykatese prej vitesh. Kushtetuta i lejon cdo gjyqtari, pa qene e nevojshme te mbuloje edhe rolin e kryetarit te gjykates qe te adresojne ne kushtetuese nje ligj qe dyshojne se ka permbajtje antikushtetuese.

Pra Bejleri, dhe gjithe komuniteti i gjyqtareve shqiptare gezojne kete te drejte, e skane pse te presin kompromiset e denoncuara apo te intrigojne falas (cte keqe ka nje dore cinizem).

Se cben komisioni (autoriteti) qe mendohet se do shqyrtoje figurat, eshte dicka qe rregullohet nga ky ligj, i cili po u shpall antikushtetues, shfuqizohet  me gjithe cka brenda edhe komisionin vete. 

Kjo eshte norma, e zeze ne te bardhe. Te tjerat jane hamendjet tona qe hidhen e shumta sa per te shtyre nje kafe apo dy pare muhabet.

Ajo qe eshte irrituese eshte pseudolajmi diten per diell, pseudozbulimi i pseudogazatarise sone investiguese, e cila me nje shfletim te thjeshte te ligjit themeltar te shtetit (kushtetutes), do te shmangte figuren e pacavures dhe diskretitimin qe rrethon  me  se shumti mediat qe notojne ne kesi pellgjesh.

Meqe pretendon (gazeta) te lajmoje ne kete fushe.

Se jemi katandisur te pretendojme vetem krundet nga mediat tashme. Nuk behet fjale per me shume.

 

p.s Konflikt interesi? Eshte detyre kushtetuese e jo kapricio, aq me keq konflikt interesi, qe gjytaret te ankimojne nje ligj per antikushtetueshmeri.

Po ky Spahiu sikur ishte edhe i zgjedhuri i Sales (meqe ishte edhe avokati i Sales ne 1998).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).