Welcome to the New World

Miresevini ne Boten e Re!

Nen sundimin e absolutizmit te mendjes njerezore, kalimi i viteve ka qene vertetimi i te kundertes se kesaj. Nen kufirin e imagjinates, gjithcka eshte bere e jashteligjshme ne ditet e sotme, duke kaluar cdo kufi te mundshem. Nje bote ndryshe eshte duke hedhur hapat e pare te krijimit te saj. Nje bote e re, ndryshe nga ajo e parashikuar dhe e imagjinuar. Nje bote e re, e mirepritur ose jo nga ndergjegjia njerezore. Gjithcka po shkon drejt ndryshimit, nje ndryshim i pa kontrollueshem, sa dhe i kontestueshem. Mijevjecari i ri nisi me me shume frike se sa realizem nga supersticiozet, por ne te vertete, supersticizmi i tyre mbetet ne nje kendveshtrim tjeter. Hapat e pare te nje bote ndryshe nga ajo e viteve te shkuara eshte duke nisur.

Pa pranuar ne menyre kategorike dallimin racial, per here te pare ne histori, mbreteria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te udhehiqet nga nje lider me ngjyre. Kjo eshte arritja e te gjithe atyre qe besuan ne kete dite, por edhe sinjali i barazise raciale. A do jete i tille? Barazia raciale nuk do te ekzistoje asnjehere, edhe pse ne teorine intelektuale do te ishte gjeja e duhur per nje bote te qete dhe te lumtur, mes kombeve dhe kulturave te ndryshme. Personalisht e enderroj dhe e deshiroj nje gje te tille, duke kundershtuar me cdo forme te ashtuquajturit "raciste", por kjo nuk do te thote se u arrit ajo qe per mua eshte e paarritshme.

Barak Obama eshte i pari qe ia arriti, por shume te tjere e kerkuan. Barak Obama eshte "gjeniu", "shpetimtari", "shpresa" e nje kombi qe per shume vite me radhe i kane pare njerezit me ngjyre thjesht si krahe pune. Barak Obama, eshte ai qe mban mbi supe rrjedhen e ngjarjeve ne kete "Bote te re". Nuk eshte aspak nje shprehje radikale dhe e prere, por ky eshte vetem fillimi. Nje president me ngjyre ne nje shtet qe per shume vite ka qene qendra e racizmit, nenkupton qarte fillimin e nje rendi te ri. Pse Bota e re? Deri ne vitin 2009, 60% e shteteve boterore kane bazuar 80% te financave, qeverisjes dhe ushtrise ne duart e Amerikes. SHBA eshte engjelli i shteteve te vogla, por nese SHBA  gjendet ne krize (dhe eshte ne nje krize shume te rende financiare), veshtire se do te vazhdoje te mendoje serish per ta. Nese keto shtete te vogla vazhdojne te mos kene te njejten intesitet ndihme nga Amerika, atehere ose kriza financiare e tyre do te sjelle lufte civile ne vend, ose do te nise te kete “marrredhenie” me shtete si Rusia apo Kina, te cilet per te pranuar qeverisjen aktuale, jane “Komunizmi i koheve moderne”. Kriza globale eshte nje tjeter faktor qe do te shtoje mosmarreveshjet.

Si nje kryefamiljar qe nuk ka mundesi te ushqeje familjen e tij, ashtu edhe shume shtete do te bejne te pamunduren per te dale nga kriza dhe jo te gjithe kane per t’ia dale mbane. Ai qe shpeton, mund te shpetoje vetem veten, kurse te tjeret, do shpresojne qe fati te jete sa me i meshirshem per ta. Pse e gjithe kjo? E destinuar? Nuk jam aq supersticioz sa per ta thene nje gje te tille, por matematikisht dikush ka gabuar dhe pa i drejtuar gishtin atij “dikujt”, rendesi ka qe rrjedha e jeteses se kombeve ka pesuar nje ndryshim.

Miresevini ne Boten e Re dhe shpresojme te jete ajo qe kemi enderruar…

5 Komente

Nje bote e re, ndryshe nga ajo e parashikuar dhe e imagjinuar

-Jo plotesisht e sakte.Parashikohen trendet dhe autostrada e zhvilllimit por e pamundur te programohet dhe parashikohet zhvillimi ne te gjitha detajet dhe rrjedhojat e tij. Historicizmi sipas Poperit pretendonte per zhvillimin e kontrolluar dhe programuar. Alternativa e planifikimit strategjik eshte inxhinieria e pjese -pjeseshme.

 

Obama eshte "gjeniu", "shpetimtari", "shpresa" e nje kombi qe per shume vite me radhe i kane pare njerezit me ngjyre thjesht si krahe pune.

-Popullsia me ngjyre ligjerisht dhe praktikisht (pas heqjes se pengesave raciale) nuk ka qene thjesht nje force pune. Perfaqsues te afroameriakneve jene ngjitur ne shkallet me te larta te hierarkise social-profesionale por risia ne rastin Obama eshte se per here te pare nje afroameriakn behet njeshi i supershtetit. Politika amerikane, vecanerisht ajo e jashtme para se te jete personale, eshte institucionale. Presidentet lene gjurmen e profilit te tyre por subjektiviteti ( nxitjet dhe idealet personale) mbeten minore perballe interesave gjostrategjike dhe kushtezimeve objektive. A ka shpresa se Obama do te behet frymezues  dhe mbartes i nje "rendi te ri" ne raportet nderkombetare? A ka gjasa per nje "gjuhe te re" komunikimi , per nje qasje te re ndermjet aktoreve dhe faktoreve nderkombetare, vecanerisht per anetaret e   Klubit te te Forteve/Pasurve dhe qendrave te reja qe po fuqizohen? Teksti dhe neteksti i fjalimit shugurues te Obames le vend per shpresa  por edhe per utopi.( USA do te udhehiqet nga idealet apo arsyet  e sigurise?)

SHBA eshte engjelli i shteteve te vogla, por nese SHBA  gjendet ne krize (dhe eshte ne nje krize shume te rende financiare), veshtire se do te vazhdoje te mendoje serish per ta.

-Engjelli mbrojtes me shume i deshiruar por jo praktikisht dhe as per te gjitha shtetet e vogla.Edhe ne ditet me te mira USA nuk ka menduar shume per fatin (ekonomik) e te dobetve dhe te vegjelve te kesaj bote.

Si nje kryefamiljar qe nuk ka mundesi te ushqeje familjen e tij, ashtu edhe shume shtete do te bejne te pamunduren per te dale nga kriza dhe jo te gjithe kane per t’ia dale mbane.

-Asgje e vecante.Keshtu ka qene gjithmone. Konfliktet dhe krizat jane shkarkuar mbi me te dobetit por edhe ne periudha prosperiteti dhe detante , shperndarja e beneficeve te zhvillimit nuk ka qene proporcionalisht e drejte. O mete per vete mbetet parimi baze. Dora e mikut te madh mund te  zbusi pak ethet momentalisht por nuk mund te jete dora e magjistarit per te kuruar semundjet qe vijne prej politikave lokale shterpe dhe te papergjegjeshme.

Bota qe erdhi prej te nxehetit (L2B) perjetoi 30 vitet e arta. Bota qe erdhi pas te Ftohtit (Renia e Murit) rriti me shume temperaturat. Kemi hyre ne  NEW World? Frike, pasiguri dhe dyshime ne anijen e shpreses.smiley

 

Fation.

1. Amerika nuk eshte aspak ne krize shume te rende financiare. Te besh deklarata te tilla, dmth qe te mos ja kesh idene fare, as te Amerikes, as te ekonomise, e as ndryshimit midis nje artikulli alarmist qe shkruhet per buje dhe realitetit.

2. Amerika nuk ka qene KURRE qendra e racizmit. Duhet te jesh krejtesisht injorant qe te besh deklarata te tilla kaq idjote.

3. Asgjekundi nuk ka bote te re, pervecse ne imagjinaten tende ende te paformuar. Kishe mundesine t'u'a kaloje vellezerve Grim me nje perralle te momentit; por kaq te lejoi fantazia; ose kaq vend te kish lejuar redaktori... (meqe eshte nga "shtypi", presupozoj qe te jete importuar nga ndonje gazete, - ndoshta jam gabim)

Amerika eshte njeshi i botes, dhe ka per te mbetur per nje kohe shuuuuuuume te gjate.

4. Zgjedhjes se Obames, dashje padashje, edhe ti po i jep ngjyra te renda raciste. Dhe kjo eshte nje gje shume e rende, qe po qarkullon lakuriq ne mes te dites ne shume media dhe kafka njerezish.

a. Obama eshte Amerikan.

b. si i tille ka te drejte te zgjidhet.

c. Nuk eshte i pari bir emigranti qe zgjidhet president. Faktikisht, te gjithe presidentet e SHBA-se jane bij emigrantesh; president indigjen nuk ka patur ndonjehere.

Nese 3 pikat (a-b-c) me siper, qendrojne, atehere nuk ka asnje lloj aresyeje te llogjikshme qe te permendet fakti qe Obama eshte zezak; nese ky fakt permendet kaq shume, atehere ketu ka nje problem parimor shume, shume te rende.

Permbyllje: Shkrim shume i dobet, tejet i dobet... krejt kot, mund i cuar dem...

me gjithe respektin per ty "zotrules", meqe mendoj se dhe ti ke patur fatin te jesh nje qenie njerezore me luksin per te kritikuar, dua te them se une nuk po flas per nje shtet ne kulmin e tij. ti mendon se SHBA do jete njeshi i botes shuuuume gjate, kjo nuk tregon qe jam une nje person me imagjinate te paformuar. vleresoj kritikat e "spiritus", por me te veteter me vjen keq qe ke harxhuar ti kot kohen me nje koment te tille. une flas me fakte, shifra dhe nje rrjedhe te ngjarjeve ekonomike. Amerika eshte ne krize dhe ti je aq i pamireinformuar sa merr edhe guximin te mohosh nje gje te tille. persa i perket injorances sime per racizmin ne Amerike, dua te te theksoj se eshte shteti ku ka me shume grupe raciste dhe ne vete fjalimin e tij obama tha se im ate nuk lejohej te hante ne restotarante. kjo nuk tregon nje barazi. gjithsesi, vleresoj faktin qe ke lexuar shkrimin. heren tjeter lexoje me me shume realizem. nderkohe une pranoj gjithashtu qe shkrimi nuk eshte perfekt.

Fation... ke qene ndonjehere jashte shtetit?

Si trajtohen shqiptaret ne Itali?

sigurisht qe nuk u thote njeri "ndalohet hyrja e shqiptareve ne klub", po ate ta thone qe ne ambasade ne Tirane: "Ndalohet hyrja e shqiptareve ne Itali".

Do apo s'do ta pranosh (sepse ndoshta edhe kemi vleresime te ndryshme, dhe ndoshta edhe koncepte te ndryshme mbi fenomene te tille si racizmi, psh) ne jetojme ne nje bote raciste, e ne nje bote te tille, Amerika sigurisht qe nuk eshte ajo qe do ta besh ti te duket. 

Obama ne fjalimin e tij, e kish fjalen per vitet 60, e ne shqiptaret po e heqim 50 vjet me vone... 

Nderkohe qe i ati i Obames edhe mundi te fuse kemben ne Amerike, do te te jepja zemer te paraqiteshe njehere personalisht ne ambasaden amerikane ne Tirane, te kerkoje te shkoje ne Amerike, e te me thoshe mbresat pastaj. Duke filluar nga pritja, kuptohet, e pastaj edhe me vendimin...

E sikur ytbir pas nja 40-50 vitesh te behej president i Amerikes, sigurisht qe do te ishte arritje, dhe arritje e madhe shume bile. Permenda ambasaden amerikane, thjesht si shembull... mund te shkosh ta provosh fatin ne cdo bingo (ambasade) tjeter te perendimit demokratik dhe liberalist/"antidiskriminues"...

Plus, mos harro, qe permende edhe Rusine aty, dhe Kinen, qe dikur mund te behen alternative per disa shtete... por harrove ketu qe vetem vjet, pati skandale raciste me neonazistet mu` ne zemer te Moskes! (amerika thua ti...)

Perseri te kriza... ?

Po thua qe po flet me shifra... nuk jam aspak dakord. Nuk ke asnje shifer aty.

Te dish shifrat e Amerikes, pike se pari, duhet te jesh ekspert i rregjur dhe te merresh apostafat me studimin e ketij shteti... dhe nje person i vetem nuk del kurre. Shifrat e Amerikes nuk i di as Bushi pas 8 vjetesh presidence...

por ka ca shifra, ashtu siperfaqesore, qe te bejne te kuptosh qe edhe nese Amerikes i bie ekonomia dhe financat 5 here, mbetet perseri shteti absolut me i pasur ne bote, e sigurisht nuk eshte Rusia alternative, qe e ka buxhetin vjetor sa qyteti i New Yorkut.

Prandaj, me vjen keq, kritika nuk eshte kurre gje e endshme, dhe sado ekspert elokuence te isha, prape nuk do kishte nje rruge te kenaqshme per ta shprehur.

Ndoshta jam gabim, por thjesht konsideroje sikur shpreha mendimin tim. Ne fakt, thjesht mendimin tim po shprehja, asgje me teper. 

 

Fatos, nuk e kam mjaft te qarte me cfare kuptimi e ke thene "mireserdhet ne boten e re."  Dmth ate perkufizimin e botes se re.  Bota e re me zgjedhjen e Obames?  Apo bota e re "ekonomike"?

Per artikullin, US nuk eshte "mbreteri."  Edhe nqs eshte perdorur ne menyre figurative, gjithesesi nuk ka vend.  US eshte republike e perfaqesuar, jo vetem nga kushtetuta por dhe nga menyra e qeverisjes.

Per ceshtjen e rracizmit, nuk do i shtoja shume komentit te spiritus, pervec se para zgjedhjes se Obames, ekzistonte nje ze kritik ndermjet Afro-Amerikane (duke u nisur nga Bill Cosby) e me radhe, qe afro-amerikanet duhen te lene menjane akuzat apo gjemat e "njeriut te bardhe" dhe te fillojne e te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre.  Zgjedhja e Barack Obames, u dha me shume force ketyre zerave, bile dje po shikoja ne tv nje klerik zezak (si eshte termi i ri politikisht korrekt?) qe po fliste pikerisht per kete gje.  Asnje nuk mohon historine e racizmit ne US, por nuk mund te mohohen as arritjet (kongresmen, gjykates i Kushtetues se Larte, Sekretar Shteti etj, pervec arritjeve ekonomike) te kulminuara pastaj tek Obama.  

Ekonomia e US eshte vertete ne krize.  Ashtu sic eshte ekonomia boterore.  Ky eshte problemi me akut heperhe i administrates se re.  Sa per US "engjell" i shteteve te vogla, apo ri-aleanca-izmin e tyre, me duket nje kendveshtrim teper naiv gjeopolitik, i pabazuar ne histori.      

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).