Vritet një udhëheqës i lartë i Hamasit

Një udhëheqës i lartë i Hamasit është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza.

Nizar Rayyan dhe gjashtë të tjerë humbën jetën kur shtëpia e tij u bombardua. Ai kishte argumentuar së fundmi në favor të rifillimit të sulmeve kamikaze.

Rreth 400 vetë janë vrarë qëkur sulmet filluan të shtunën e kaluar dhe spitalet po kanë vështirësi të përballojnë numrat e shumtë të të plagosurve.

Izraeli thotë se ka si objekt sulmi lëvizjen islamiste Hamas pasi militantët vazhdojnë të qëllojnë me raketa në Izrael.

Sulmi më i fundit izraelit shkatërroi ndërtesën e parlamentit dhe ministritë e drejtësisë, transportit dhe arsimit.

Numra të shumtë tankesh dhe trupash izraelite janë mbledhur në kufi me Gazën.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se Izrael nuk po planifikon atë që ai e quajti luftë të gjatë në Gaza.

Ai u shpreh kështu gjatë një vizite që i bëri qytetit jugor izraelit të Beersheba-s, që është 30 km larg Gazës por që është goditur shpesh nga raketat palestineze.

"Unë vërtet shpresoj se do t'i arrijmë objektivat sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne nuk kemi si qëllim të kemi luftë të gjatë."

Ndërkohë, agjencia e ndihmave të OKB-së në Gaza, UNRWA ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarjen e ushqimeve, megjithë vazhdimin e sulmeve ajrore izraelite.

3 Komente

Nese bejne keshtu bombardime inteligjente per te eleminuar kreret e Hamas gjysma e se keqes,te pakten nuk vriten kaq shume njerez.Megjithate ,bashke me kete Ryan ishin vrare edhe kater grate e tija e tre femije....smiley

Ti shiko sesi jipet lajmi: Vrare X dhe gjashte te tjere. X - le te vritet, te tjeret jane demtim kolateral, dhe nuk ka problem. Mbi te gjitha te vritet kreu, kjo eshte e rendesishme. Ata gjashte te tjeret jane vetem numra, ndersa X ishte qellimi. Qellimi u realizua, dhe me sakrificen e numrave. Pamvaresisht se numrat jane njerez, dhe eleminimi i tyre nuk justifikon asnje qellim, as realizimin e qellimit per te vrare Kreun e Hamas.

Te gjitha gazetat dhe ne televizor titulli i lajmit eshte "vritet nje udheheqes i Hamas", ndersa 400 te tjeret, jane lajm me vete. Ky eshte i rendesishem, ky justifikon cdo gje. Te tere flene rehat. Edhe une po iki t'ja fus nje gjumi letargjik.

Bulkthi, BBC Shqip e jep lajmin si te doje.  Po te lexosh BBC (ne anglisht) i njejti lajm eshte me i detajuar.  Ky ndryshim midis BBC Shqip, dhe BBC kryesores ndodh gjithmone.  Per cdo lajm (e lexoj ate web-site perdite.)  Nuk e di kush e ka fajin, a BBC News ne pergjithesi, apo perkthyesit shqiptare ne vecanti.

Pervec te tjerave qe ke shtuar ti, nga ky lajm nuk meson as per aktivitetin e te ndjerit, dhe as per te birin e vet qe e coi ne "suicide mission" ne 2001 dhe qe vrau dy israelite.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).