Vogëlushë të gjakosur në një çerdhe në Belgjikë

Skena te cilësuara si "masakër" u raportuan pasi nje burrë vrau dy vogëlushë dhe një të rritur në nje çerdhe në Dendermonde, veri-perëndim te Belgjikës. Trembëdhjetë të tjere janë plagosur, disa shumë seriozisht.

Edukatoret e çerdhes janë te tramatizuara. Kreybashkiaku i Dendermondes ka deklaruar që disa edukatore janë plagosur pasi ju kanë dalë ne mbrojtje vogëlushëve duke u futur ne mes te agresorit dhe femijëve; çerdhja kujdeset për 18 fëmije nën 3 vjeç.

I dyshuari i masakrës ka mbërritur në çerdhe me një bicikletë dhe ka trokitur në derë duke kërkuar informacion mbi çerdhen. Pasi ka hyrë ka filluar te gjuaj me thikë mbi femijët dhe edukatoret. Eshtë arrestuar me vonë ne një supermarket.

Ndërsa mbi qytezën e vogel ka rën nata, nje familje ka vendosur lule në përkujtim te vogëlushëve (shih foton).

 

 

 

 

 

7 Komente

Per fat te keq edhe nje femije i trete kish vdekur ne spital.Vrasesi eshte nje 20 vjeçar ne dukje pa probleme dhe qe nuk ishte arratisur nga asnje spital psikiatrik siç mendohej ne fillim.Se bashku me femijet kavdekur edhe nje mesuese.Zot bej qe ne e femijet tane sidomos te mos gjendemi ne momentin e gabuar ne vendin e gabuar....Jam pa fjale....nuk ka asnje menure te parandalosh keto ç'mendurira...

 

Belgjika eshte e tronditur ; posaqerisht ne qe kemi femije ne çerdhe.Nuk mund te pershkruaj paniken dhe tollovine e prinderve gjate dites se djeshme te cilet me te degjuar lajmin vraponin drejte çerdheve.

Nuk e kuptoj se si tipi me floke  kuq te ngjyrosur , te qethur vetem ne mesin e kokes, poashtu me f'tyre te dekoruar me shina te bardha e te zeza lejohet aq lehte te hyje ne çerdhe.Madje ai u largua i qete nga vendi i krimit me te njejten biciklete qe kishte ardhur.

Tash paramendoni vendlindjen  tuaj dhe tipin ala "The Prodigy" me biciklete.Nuk ma merr mendja se  do shkonte  gjate parase dikush ta ndalonte e tja  bente turinin pershesh,e lere  ti afrohej ndonje çerdheje.

Mediat belge shpeshhere paraqesin shqiptaret si njerez te ashper.Ndoshta edhe jemi te tille,po s'paku tek ne femija eshte i shenjte.

Shpirtat e engjujve te vegjel s'bashku me shpirtin e motres medicinale qe u perpoq ti shpetoj, le te prehen ne qetesi.

 

Ne fakt eshte nje ngjarje e tmerreshme qe ka goditur pjesen me vulnerabel te popullsise. Sdq, nese duhet te mendojme me tutje se pse pikerisht kete shtrese njerezish, pergjigjen mund t'a gjejme tek deshira per te krijuar sa me teper sensacion. E kush me teper sesa foshnjet mund t'a krijoje kete?!

Sot autoritetet belge pohuan qe krimineli nuk ka hyre nga dera kryesore por nga dera e pasme e kopeshtit. Ka qene i veshur me nje rrobe anti-plumb, ka pasur thika dhe arme te tjera te ftohta me vete. Autori eshte vetem 20 vjeç. E trishtueshme!

 Kur ju them belqeve qe ju keni shum te çmendur ne Belgjike, me inatosen dhe me thone se pse ke ardhur ketu.  Pa le , me inatin e tyre kundra nesh, na infektuan dhe neve, emigrantet. Jemi bere dhe ne nervoze kotsekoti. 

Pièrre, ose me mire Guri, Belgjika s'ka me teper te semure psiqike sesa Shqiperia, ketu biles kane instrumentet e caktuara per t'i trajtuar. Problemi i ketij tipit eshte qe deri tani asgje s'tregon qe ai ka mbetje psiqike sipas psikiatreve qe po merren me te. Pra, ky ka vepruar nga nje frustrim i madh i brendshem, ky eshte tregues i nje plage sociale jo i nje plage psiqike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).