Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut

Kryeministri Berisha: Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut

- Këshilli i Ministrave miraton vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për ndërtimin e portit të kontenierëve në pyllin e Sodës në Vlorë

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për ndërtimin e portit të kontenierëve në pyllin e Sodës në Vlorë, si dhe për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë.

Kryeministri Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj, Vlora do të ketë një nga portet më  të mëdha të Mesdheut.

“Një kompani e madhe britanike tregon interes për të ndërtuar në Vlorë një nga portet më  të mëdha të Mesdheut. Vlora është përmendur me qindra e mijëra herë si vendi më i përshtatshëm për portin më të madh të vendit, për shkak të thellësisë së ujërave. Por i takoi qeverisë sonë që këtë ëndërr ta shndërrojmë në realitet. Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të kontenierëve të Mesdheut. Porti do të jetë në zonën tek pylli i Sodës.”

Kjo zonë, u shpreh Kryeministri, do të ketë së shpejti edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit.

“Kjo zonë, së shpejti, do të ketë infrastrukturën më të mirë, autostradën me katër korsi, ka hekurudhën, të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe aeroportin dhe do ta ketë. Faktikisht, Vlora shndërrohet në një ndër portet më kryesore të zhvillimit të vendit. Kompania ka bërë punë të madhe. Krahas portit, do të jetë dhe zona e lirë, përveç zonës industriale që, sipas disa njoftimeve, grupi i biznesmenëve vlonjate po ecën dhe ne duhet të shohim mundësitë të çojmë rrugën aty, sipas premtimeve dhe t’i ndihmojmë me infrastrukturën”, u shpreh Kryeministri, duke siguruar se interesin e tyre është shumë të madh, qeveria do ta mbështesë me infrastrukturën e plotë të zonës.

27 Komente

po amani ore...se e bètè copa ata pyllin e sodès....aty do bèhet teci,aty do bèhet ambo,aty do bèhet parku industrial,aty do mbrij autostrada,aty do bèhet edhe ky porti gjigant,me bast qè po ndèrtuan edhe aeroportin aty kanè pèr ta bèrè....hej po nuk èshtè aq i madh ai ore jo!!!

Janë ca të lidhura ato të shkretat. Nëse bën TEC, do të duhet qymyri që do vijë ose me makinë ose me anije. Nëse ke port, do të duhen rrugë që të transportosh mallrat përndryshe ç'e do portin? Një aeroport nga jugu do ishte shumë mirë në fakt, dhe s'do ishte keq të ishte afër portit e afër autostradës.

Si shpjegohet qe c'do muaj firmoset nganje kontrat me kompani te ndryshme per ndertimin  e portit te vlores???

Te pakten ketu te peshku kan siell shume shkrime bazuar ne kte tem!

Po s'eshte kontrate kjo...atje flitet per konkurs per perzgjedhje te firmes.

nuk do ishte ide e keqe te ndertohej tek zona e triportit, projekt qe ka nis ketu e 20 vjet me pare. Ne te njejten kohe Universiteti i Vlores duhet te filloje te luftoje qe te marri per vete siperfaqen e portit te tanishem.

Sidoqofte Grupi une di qe per kete ceshtie  jane bere me qindra dikutime e kane qarkuluar gjithefare lloji thashethemesh.

Do e uroja me te vertet nje lajme te tille dhe ashtu qofte!

nuk do ishte ide e keqe te ndertohej tek zona e triportit, projekt qe ka nis ketu e 20 vjet me pare.

Tu thafte goja GRE!!! Si GUXON qe thua qe eshte ide e mire??? Po shkaterrimi ekologjik i PERLES...si e justifikon ti??

Shiko se kshu sic ke filluar ti...nuk e ke mire. Degjo shoket dhe shoqet e Peshkut...

...se ndryshe do te qyan edhe ti si SPIUN TALJONI...Mua po e po qe me demaskuan si poli-agjent anti-PERLE...

Do e uroja me te vertet nje lajme te tille dhe ashtu qofte!

 

Etmond...nje sygjerim te vogel. Ktu ke Peshku asnjehere s'duhet thene gje e mire...nese projekti ne fjae 1) Propozohet nga ndonje qiveri

dhe 2) Nese projekti ne fjale eshte industrial

Eshte per tradite...me teper

PS: Per portin e kontenerve une kam pare vetem nje propozim deri tani nga nje kompani Sviceriane Zumax...dhe kjo e dyta nga nje kompani Taljone qe thot Birisha.

U habita nga oferta e kompanise britanike, per portin e Vlores, nderkoh qe prisja oferta nga italianet, austriaket, zvicerianet, çeket, hungarezet (si vende pa det) per kete projekt. Italianet i prisja te paret, po te kemi parasysh interesat e tyre per zoterimin e tregut ballkanik.   

Na jane mesuar veshet me deklarat bombastike te KM-se.  Mire qe s'ka thene porti me i madh ne bote. 

Persa i perket portit ne pyllin e Sodes, planet kane qene qe ne kohen e mavriut.  Per te mbyllur portin ne Skele, dhe per ta hapur andej.  Jo vetem per kantieret por per te gjitha anijet.  Eshte i vetmi projekt (nqs shoqerohet me mbylljen e portin te Skeles) qe ia vlen te perfundohet. 

Porti duhet bere jo tek pylli Sodes, por brenda gjirit te vlores, pak a shume atje ku ka qene baza e Pasha-Limanit.

Pse duhet te behet brenda gjirit?  Qe te pastrohet ndotja nje here ne 100 vjet?

Pastaj Pasha Limani duhet per gjera te tjera.  Por llogje eshte bere dhe me ate zone.  Qe nga pika per skafet (jo per tregti humane) qe e nisen ca italono dhe s'e bitisen.

 

U habita nga oferta e kompanise britanike, per portin e Vlores, nderkoh qe prisja oferta nga italianet, austriaket, zvicerianet, çeket, hungarezet (si vende pa det) per kete projekt. Italianet i prisja te paret, po te kemi parasysh interesat e tyre per zoterimin e tregut ballkanik.

 

O Pjer...po kto investime PRIVATE s'behen si ne epoken e Bismarkut...Zviceriani, Austriaku, Ceku...dhe Nepalezi...

Kto jane firma private...kan interesa private...qe jane paraja...dhe jo perkatsie kombetare apo vendi i regjistrimit te firmes. S'ben njei port ne Vlore per ti sherbyer Svicres dhe Austrise smiley

Qe nga pika per skafet (jo per tregti humane) qe e nisen ca italono dhe s'e bitisen

Porti ne Orikum ka nja 5 vjet qe ka mbaru smiley

Vjet qe kalova andej, me c'me thane vendasit eshte lene ne hava ajo zone.  Dhe s'eshte i perfunduar.  Pashe dhe "ndertesat" qe ishin bere ... ... .... ... po ve shume pika se me terhoqi verejtje gre-wireless dje qe kam prishur fjalorin.

Une e di qe ka mbaru...po s'shkon njeri eshte puna. Nejse ide koti ishte ajo qe ne fillim.

Ah jo e paskam pas gabim une (MOS!!)...ajo kompania Zumax qe thash me siper qenka e njejta me kompanine Angleze qe thot Birisha...pra qenka vetem nje kompani e interesuar

 

Qeveria ia jep të drejtën e punimeve britanikëve të "Zumax" zgjerim Portit të Vlorës për 1,2 miliardë euro
 Për rreth 1.2 miliardë euro, qeveria ka përzgjedhur britanikët e "Zumax", për zgjerimin e terminalit të kontejnerëve të Portit të Vlorës. Nga studimi i bërë deri më tani mësohet se Porti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajon. Vendimi është marrë dje nga qeveria, duke hapur dritën jeshile për fillimin e punëve, të cilat shtrihen në Pyllin e Sodës në Vlorë. Kryeministri Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj, Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. Kjo zonë, u shpreh Kryeministri, do të ketë së shpejti edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit. "Krahas portit, do të jetë dhe zona e lirë, përveç zonës industriale që, sipas disa njoftimeve, grupi i biznesmenëve vlonjatë po ecën dhe ne duhet të shohim mundësitë të çojmë rrugën aty, sipas premtimeve dhe t‘i ndihmojmë me infrastrukturën", u shpreh Kryeministri, duke siguruar se interesi i tyre është shumë i madh.

I ndarë në faza të ndryshme punimi, e gjithë vlera e investimit llogaritet me rreth 1.2 miliardë euro. Në fazën e parë do të investohen rreth 500 milionë euro ku parashikohet të ndërtohen dy vende ankorimi (kalat&eumlsmiley dhe 70 ha shesh kontejnerësh.

Ndërtimi i fazës 1 të punimeve do të kërkojë minimalisht 30 muaj për të përfunduar dhe për të nisur operimet që përfshijnë mobilizimin dhe instalimet në terren. Duke pasur parasysh që të gjitha fazat do të ndërmerren në vazhdim, do të duhet një kohë totale ndërtimi prej 48 muajsh.

Projekti do të financohet tërësisht nga ofertuesi pa nevojën e garancive dhe fondeve të shtetit. Qeveria shqiptare angazhohet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në mënyrë që porti të ketë komunikim jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal.

Faza 1: Përgatitja e dallgëthyeseve 5,050 m i gjatë, 2 vende ankorimi (kalat&eumlsmiley për Super Post Panamax dhe 60 ha shesh kontejnerësh

Faza 2: Përgatitja e 2 vende ankorimi (kalatave) për Post Panamax dhe 70 ha shesh kontejnerësh

Faza 3: Përgatitja e 1 vendi ankorimi shtesë për Post Panamax dhe 25 ha shesh kontejnerësh

Faza 4: Përgatitja e 2 vendeve ankorimi shtesë për kontejnerët Post Panamax, 2 vende ankorimi RoRo dhe 10 ha shesh kontejnerësh

 

Ja edhe websiti ku preznatohet projekti

http://zumaxag.com/index.html

1.2 miliarde euro, apo 1.5 miliarde dollare eshte koncesioni per 35 vjet. 

Kete "zonen" e lire po te na e germezonin pak me shume, do na benin nder.  Gjithashtu, pervec portit, a eshte dhene zona e lire po me koncesion per 35 vjet?

sa ma shpifin keto lloj idiotesirash "portin me te madh ne mesdhe". Nuk hoqem dore nga megallomanite tona. 

1.2 euro i bie 1.5 dollar??

Zona e lire Monda eshte pikerisht porti i peshkatarve...ai qe u ndertua andej nga 1986a me duket.

Dollarin s'e shkembeva une ne treg, e shkembeu AP smiley

www.wral.com/business/story/4416406/

Pyeta me lart, sa do jete tamam siperfaqja qe eshte dhene me koncesion per 35 vjet.  Nqs eshte dhene.  Sic e di mire ti Grupi "the devil is in details". 

Plani ka qene i tille, te mbyllej porti i Skeles.  Nuk eshte bere e qarte nese keshtu do te veprohet.  Sepse, nqs ky port do behet vetem port "kontejner" me zonen e lire "industriale" per projekte si rafineri, tec-e e me the te thashe, atehere publiku vlonjat dhe ai shqiptar ka te drejte te jete ne dijeni te 100 % te detajve. 

Personalisht, sic u shpreha me lart, do isha dakort me kete projekt vetem nqs do behej porti dhe do ishte i vetmi ne Vlore. 

Pyeta me lart, sa do jete tamam siperfaqja qe eshte dhene me koncesion per 35 vjet.  Nqs eshte dhene.  Sic e di mire ti Grupi "the devil is in details". 

 

Gjith Vlora s'diskutohet smiley Plani Taljon i 1920es...tani i jepet imperialistve Anglo-Amerikanve.

Sa per te tjerat...shpejt akoma Monda qe ti dime planet e pushtimit armiqsoro-makaronxhi.

C'na kujtun makaronat kot...

Ndersa ne raste te tjera do te ta vleresoja humorin, ketu, duke te te kerkuar ndjese patjeter, si pa shije me duket. 

Ndoshta makaronat i gatuan me më shume shije smiley

Makaronat s'i bej keq...po kam kohe pa bere...prandaj mu kujtuan.

Sa per te tjerat...dakord deri ne nje far pike...Por mos ki merak se kontrata eshte akoma vite larg. Berisha i thot sot per pasneser...mos harro.

Nqs e ben salcen nga zeroja, perdor domate "campari".  Pak si shtrenjte, por the best. 

Sa per te tjerat, kjo kompania qe vetem nje port ka bere ne Liberi, dhe ka nje projekt ne France, eshte gati te filloje punimet ne prill/maj.  Sipas planeve do perfundoje brenda kater viteve.  Se cfare thote Berisha, tjeter gje, por mbase s'kane ngene e Berishes keta.

Salcen e bej me mish te grire e me speca dhe qep...pak salce domate dhe shume salc djegse...se ashtu me pelqen smiley

Sa per te tjerat...nuk e di Monda...aq sa ka info atje aq di une per kte. Gjithsesi...porti i Skeles do mbetet.....do mbetet per tregetet e pasagjerve. Nafta do shkoj ke terminali i ri, shkarkimi ke ky tjetri...vetem po u hap ndonje terminal pasagjeresh i ri....po s'besoj se ky i Skeles eshte tamam per trafik pasagjeresh.

Si thu...eshte e pranueshme te jet vetem per pasagjer?

Te thashe vetem per domatet mer, nuk te thashe te ndryshosh receten se keshtu me pelqen mua smiley. (Personalisht, s'para i kam qejf makaronat, sidomos jo me salce me mish.)

Jo, per versionin qe thua ti, sepse do qelbet gjiri nga te gjitha anet. 

Po 4km larg eshte skela nga triporti...s'eshte shume larg.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).