Vjelja e Lopës

Nata ka krahët e vet barbarë
që shtrin mbi të gjithë
me detyrim. E njohin errësirën prandaj,
sapoqë lënë vrimën 
dhe hundët i nxjerrin në ajri
të butat të bardhat tejpashmet barqe 
kandrrat,
shkundin pikëllimin nga kukulet e tyre,
mbushin errësirën shpërndarë stallës,
me andrrat 
që kanë parë ditën, 

Të gjithë mendojnë për dritën
të gjithë, ndaj
dalin të thithin me gojë të preokupuar
dritën që del nga lopa e bashkuar
rreth vulvës së mjelses.
Që kërkon dhe ajo dritën e lopës 
ta fusë nëpër bidonë

Kokën në grazhd me përulje 
dhe pret agun
lopa e rreshtuar horizontalisht. 
Shikimet e saj monotonë – 
- Paralele
pa dritë që qullin me lotë lope 
murin e stallës,

Ku kandrra të tjera ringjallen, 
Rihapen, Zgjaten me gjysmëhije, zvarriten, tahiten,
Kandrrat e dyta me të parat, mërziten, 
përzihen
me vulvën e mjelses me esencë 
gjize, (gjize prej drite, prej tëmthi lope, me bilirubin&eumlsmiley
Strehohen nën mëshikzën e dritës 
së lopës së zbehtë, në mëngjes të hanë pa dridh’
dritën e bardhë të lopës që mjaullin
nga gjithë ai trishtim.
Nata shtrin krahët, lyer deri në brryl me mjelse

Nga kandrrat tek mbretërit, 
gjithsekush duke kërkuar 
dritën e tjetrit.


4.10.08
indrit sinanaj

50 Komente

Nata shtrin krahët, lyer deri në brryl me mjelse

bullseye! good to "see" you again at the dry fish.

 

p.s. - loved your poetry book!

Kush e ka pare filmin "Masaker me sharre" ? Shperthen gjaku me currila, copa kembesh dhe duarsh fluturojne lart e poshte, adoleshentet kalojne, si i thone fjales, si cjapi tek kasapi. Kasapi, a ka ndjenja ?

Jo. Nuk ka. Mund te thuhet ndryshe : ai eshte i pashpirt.

Fjala, kur del nga goja, tashme e ka tradhtuar ndjenjen dhe ajo na sjell thjesht nja 15% te kesaj te fundit. Shume pak, apo jo ? Dhe ky 15% duhet shpenzuar me mjaft kujdes, nuk duhet tepruar me te. E perfytyroni c'mund te ndodhe nese edhe kete 15% e perdorim sikur t'i kishim hambaret plot me fjale ? Do te ishte nje masaker, e ndjenjes se pare. E asaj qe niset e paster dhe e pafajshme dhe perfundon e tkurrur dhe e rrudhur gati ne dhenie shpirt.

Dhe nje pyetje per ta mbyllur :

A mund te ndodhe qe fjala ne poezi te vrase ate nga e cila e merr qenien ? Dmth, nje fjale parricide ?

antirrote, e lexova komentin tend siper por nuk kuptova gje. meqe nuk eshte turp me pyt, a mund t'na sqarosh atë qe shkruan?

Eshte postim i thelle, prandaj. Por sapo te kem kohe, do ta ndaj me ty kenaqesine e thellesise se postimit, dhe madje jam fort i nderuar qe u gjet dikush qe di t'i shquaje postimet e thella. Nuk thone kot, mendjet e medha dine ta dallojne njera-tjetren.

Well, nuk di se cfare te them. Padyshim qe ka shpirt poetik dhe duket qe eshte shkruar nga dore e stervitur. Mbase figuracioni eshte eshte pak me i ngaterruar sec duhet. Mbase! Me kujton frymen e poezive te Mirosllav Kerlezhes. Karma, nese nuk gaboj ky (apo ti vete) eshte ai qe ka shkruar ate poezine "Atdheu" qe ishte nje kryeveper?

 Po, I.S. e ka shkruar.

Me mire te jesh dhi se sa lop...se edhe keshtu nuk durohet .Nuk e meriton Lopen mjelsja!  smiley

doja te te shkruaja nje i miss you duke iu referuar poezise por mu thartua krejt krejt prej vulves me gjize. shume te erreta netet ne tirane o karma dhe shume pak drite.

Poete dhe person shume simpatik !  Mireseuktheve !

SKam nerv me lexu poezi tashti, por I am sure qe eshte nje good piece.

Neser me kismet smiley

Karma, ka ndonje blog I.S. se desha ta lexoj edhe njehere ate poezine "Atdheu"

Atdhe është fjalë intime

> >

Atdheu është grumbuj dhe kujtime

përbëra njerëzishëm nga sende e aroma

ësh' emri me shkronja shtypi tek dera, nën zile.

 

Atdhe` është fjalë intime

që ilustron larg e larg dëshirën për mbiemër

për sua e farë, e fëmijë, shumë fëmijë,

familje,

atdhe` do të thotë shpërfillje

për kujtesën afatshkurtër të seksit kryer

ditën,

në këmbë,

atdhe ësh dora e nënës

mbi varrin e gjyshes sime.

Dora mbillte manna, shegë e përralla

ish grua e bukur gjyshja, e donin burrat

Kështu, ma dha babën, lexo: AtDheun

Një mëngjes,

hapa hartën si gazetën

në faqen e fundit për të parë fatin.

U përhap i gjithi si njollë në të

u hapën linjat e turbullta të kufijve si geto

grash dhe mendova

sa mirë është kur nuk je vetëm

sa mirë është kur ke AtDhe.

Atdhe prej vërteti siç e ka gjithë bota

rreshta kufijsh, flamujsh e stemash.

T’u kthesh kujtimeve emra

e t'u japësh kuptimeve vend në tru

me gulçimin lokal të bonjakëve

(fjala bie: njerëz )

të mbledhur rreth Flamurit,

më saktë, hushtës

si veshkat rreth shtyllës

e të tjerë q'i mësojnë  t'i venë numrin

bluzës

a fanellës në ngjyrën e legjendës

me yje vezullues, pa kllapa, pa thonjza

e portierë policorë që ndrijnë kufinë

Që ta dinë, shteti im i varfër rrethohet me Greqinë

Maqedoninë,

Në kohë të lirë me veten e tij.

Këtu (përkthejmë një shigjetë në cep të hartës)

është atdheu, i atit, i dheut.

Në hartën memece ka ngjyra shtetesh:

Racizëm i përmbajtur

pas fasada pushtetesh.

Atdhenë e dallon nga tjerët veç ngjyra.

Ngjyra e negrit, e djersës, me tollona dhjami

e atij që punon tokën e huaj me parmendë

kangjellash a direkësh nga ku varen shpresat

si shpezët e nëntëdhjeteshtatës

e njerëzit,

njerëzit ulërijnë si detaje nga telajo e hartës

ulërin atdheu i kujtimeve

nga dhomat e ftohta të paraburgimeve

nga fry’marrjet e ankthit të solistëve, rrethimeve

të rrugëve të pista të ngushta me plagë.

 

Unë kam Atdhe kujtimet.

ku rrek të fusë vetvetet si në ndonjë shportë

në hartën memece.

Atdheu im pafajshëm i kuq, si Kësulkuqe

të cilin e udhëtoj pa dëshirë drejt ujkut a gjyshes

nën gji përmbi xhaketë

si Bibël bullet-proof.

Atdheu është kopja e karbonit për bukën.

Korja e saj në dorë, bërë me marmaladë sh’pie

Është vargu i gjatë i korbave në tel

i hidhur si ata dhe i zi, duke pritur vizë për përtej.

Dyer automatike është Atdheu

kujtime stinore që i hapin kahjet e kraharorit

në anë të kundërta, dhe dhembin

dhembin pa zhurmë, vetëm vaj vaj vaj

i hidhur si benzinë dhe avuj

kujtime që të lidhin me këtë tokë të panjohur

Është pikërisht ai, Atdheu;

Atdheu i rruazave të kuqe si tabela ndalim parkimi.

parullash të mpiksura,tromb shtetit!

> >

Atdheu është grumbuj dhe kujtime

përbëra njerëzishëm nga sende e aroma

ësh' emri me shkronja shtypi tek dera, nën zile.

Atdhe është fjalë intime.

i.s. - "okul defteri", 2007>>

 Fan-tas-tike!!! Thanks.

Të gjithë mendojnë për dritën
të gjithë, ndaj
dalin të thithin me gojë të preokupuar
dritën që del nga lopa e bashkuar
rreth vulvës së mjelses.
Që kërkon dhe ajo dritën e lopës 
ta fusë nëpër bidonë

Everyone thinks about the light

everyone, hence

comes out sucking with preoccupied mouths

the light coming out of the assembled cow 

around the milker's vulva.

Seeking, she, too, the cattle's light

to put into bins

 

 

 

Everyone thinking about the light

everyone, hence

comes out with preoccupied mouths sucking

the light coming out of the assembled cow 

around the milker's vulva.

Seeking, she, too, the cattle's light

to pour into bins

Poezia eshte e vecante, nje teh i holle e ndan nga mosrenia ne te rendomten, por autori/ja, ka ditur t'i ruhet mjeshterisht ketij kufiri...

 flokënaja, na fol pak më shumë për të rëndomtën..

Hej KP, Floka nuk di te flase shume per te rendomten, kam besim. Te me pyesesh mua, psh, te rrokanis koken. Por po i bie shkurt, kam nje koment qe rendom jepet ne poezi te bukura, dhe jo per te lare gojen. Kjo poezia e t'emblit, nuk di se ca me kujton, nje skec me nje vic kooperative me te cilin kishte rene ne dashuri kooperativisti (ndonje me memorie me te forte e di tamam) apo Snopes-at e Faulkner? Kaq ishte.

Kjo poezia e t'emblit, nuk di se ca me kujton, nje skec me nje vic kooperative me te cilin kishte rene ne dashuri kooperativisti (ndonje me memorie me te forte e di tamam) apo Snopes-at e Faulkner?

 ky që thua është tehu... ajo që tha flokënaja është e rëndësishme dhe objekt diskutimi... ça është e rëndomtë?

 

LK, kooperativisti ishte dashuruar me kooperativisten, por sapo merrte guximin t'i thoshte asaj "afrohu të ti puth ato buzët e tua të njoma si tërfil" e ku di unë, dhe ajo e shkreta afrohej, ky mavriu nga sikleti (apo ndonjë siklet tjetër) i kthehej : "Jo ty, moj, jo, i them viçit të kooperativës." Dhe alibia ishte e qëndrueshme, se viçi ishte bash përballë (kta ishin ulur në rrëzë të një dëngu me kashtë brënda stallës).

Sa për rëndomësinë, sapo u interesova dhe më thanë që  bëhet llaf për një fenomen a send a person që e takon shumë shpesh. Në këtë rast, lopa, shumë e përjashtuar nga poetika shqiptare dhe ajo botërore, e bën poezinë unike, qoftë dhe vetëm me praninë e saj, duke e larguar atë me vite dritë nga tehu i hollë që ndan rëndomësinë nga jorëndomësia dhe duke e hedhur sigurisht në anën e kësaj të fundit. Rëndomësia ka dhe konotacion negativ, si gjë e papërpunuar shumë. Por, sinqerisht, të lexosh poezinë më sipër dhe të thuash që autori s'është lodhur, më duket abuzim.

Akell, si gdhine ti ?

Ca behet andej nga Davosi ? Keto dite ju shqitaret e andejshem kini turp te dilni rrugeve apo jo? ;D

P.S. Eshte nje teme me kineze aty, me vin nje pesce me yje se keta maskarenjte dhe maskareshat ma kan heq ka kryet e klasifikimit. smiley

Kp, me komentin tim te bera nje kompliment qe ti ndoshta nuk ke ditur ta dallosh... te kam bere kompliment per aftesine qe ke per te lartesuar ne poezi edhe nje frymor aspak poetik sic eshte lopa...

por mire ia tha po kujt ia tha thuaj...

Shoh qe ketu tek peshku nuk ka kritike te mirfillte, pa karshilleqe e perdhosje, per kete arsye mendova te isha  e sinqerte ne mendimin tim duke dhene ndihmesen time shuuume modeste....e ndoshta te paperfillshme...

p.s

lulian mendimet e tua neper temat letrare, i ndjek gjithmone me shume interes... pikerisht per faktin se jane larg shoqnive te llojit; bravo se te kam mik, apo karshilleqeve te panevojshme ...

 

 

 

Per Jeruzalem :

Te pata dhene fjalen qe do te te shpjegoj c'kam thene, sapo te kisha kohe. Dhe koha erdhi. Je i lutur te degjosh tani :

Do te nisemi dalengadale. Na thuhet shpesh : POEZIA ESHTE NDJENJE.
Por na thuhet gjithashtu : NDJENJA PERCILLET PERMES FJALES.

Dmth, POEZIA ESHTE FJALE.

Keqkuptimi n°1 : LLOMOTIT SA TE DUASH ME FJALE SEPSE POEZIA ESHTE FJALE.

Te kthehemi tek ndjenja, nga ku do te nxjerrim keqkuptimin numer 2. Degjojme shpesh te thuhet : ky njeri ka ndjenja te ngaterruara.

Keqkuptimi n°2 : NGATERRESA E NDJENJAVE NGATERROHET ME NGATERRESEN E SHPREHJES SE NDJENJAVE.

Nje njeri qe ka ndjenja te ngaterruara nuk eshte nje njeri qe nuk di t'i shprehe ato (sic mendojne shumica e poeteve tane), por eshte ai njeri qe eshte i copetuar mes dy apo me shume ndjenjash te kunderta. Per shembull, nje njeri i cili nuk e ka te qarte nese dashuron dike apo e urren. Ose nese e dashuron apo eshte thjesht nje ngacmim seksual. Ose nje dikush qe mund te qaje per nje zog te ngordhur dhe te dale te vrase plot gezim e hare pese njerez te rreshtuar perpara.

Keto jane ndjenja te ngaterruara, dmth poeti nuk e kap mire ndjenjen e vet, nuk di se ku rreshtohet, eshte i turbullt.

Mirepo, kjo paqartesi apo turbullire ndjenjash nuk do te thote qe ajo te mos sillet ne menyre te qarte, pra gjuha nuk mungon qe ta sjellim kete luhatje ndjenjash.

Psh, nese une nuk e di cfare ndjej, une mund te them : nuk e di c'me zuri, nuk e kuptova veten. Dhe nuk them : sdhjdhjkfnjhbffkjhfjfjope456dhbjdhjbdkjf456dbdkjd qe ska bir nene ta marre vesh.

Ka poete qe mendojne se meqenese une jam poet, atehere detyrimisht duhet t'i ngaterroj ca ndjenjat, dhe per rrjedhoje, fjalet. Kjo eshte te shkruash gjoja poezi. Ne vetvete nuk ka asgje te keqe sepse kjo na ndihmon te kuptojme sesi NUK DUHET shkruar poezi.

Ceshtja e perputhjes se fjales ndaj ndjenjes :

Tashme e dime se ska gjuhe ne bote qe te ben te jashtezohesh PLOTESISHT. Te gjithe ne flasim PERAFERSISHT. Kjo eshte dhe arsyeja e mijera dhe miliona KEQKUPTIMEVE, MOSKUPTIMEVE, PAKUPTIMEVE, qe kane ndodhur dhe ndodhin ne bote.

Pra, qekur marrim ne dore penen per te shkruar, duhet ta dime mire qe po bejme nje krim : po masakrojme, ndonese padashje, ndjenjen tone.

Mirepo, kur ketij masakrimi padashje i shtojme dhe ate masakrimin e famshem ME DASHJE, atehere na rrofte poezia. Thashe me lart se fjalet mund t'i pergjigjen 15%-it te ndjenjes sone, nuk munden me teper. Keshtu qe lind nevoja qe kete 15% ta ruajme dhe ta perdorim njelloj sic kur mbajme ne dore nje diamant. Dmth, te mos e shperdorojme. Mirepo c'ndodh ? Ndodh ajo qe poetet tane e humbin kontrollin : duke qene se nje pjese e mire e ndjenjes ka firuar nen mangesine e fjales, ata hidhen ne nje valle te cmendur me kete te fundit duke llomotitur e derdellitur papushim. Dhe rezultati, e di kush eshte ? Me mijera poezi te avulluara si vesa e mengjesit : ASKUSH NUK KUJTOHET PER TO, as vete fabrikuesi i tyre.

Nje poet ka dale shetitje ne rruge. Befas ai sheh nje peme te thyer, dhe atij i behet sikur ajo po loton. Poeti e kupton pernjehere : nje jete e re eshte keputur, nje jete e pafajshme. Kjo eshte jeta ne te cilen jetojme, jete e eger. Dhe poeti mendon ta hedhe ne leter kete ndjenje, dmth qe kjo jete ku jemi nuk ka kurrfare kuptimi dhe se ajo mund te keputet nga casti ne cast.

Ketu tani ka dy lloj poetesh : njeri qe do te ma thote kete ndjenje te tij permes historise se pemes, dhe tjetri qe do te hyje te rremoje ne sepetet e luftrave boterore, ose te dashurive te tij te hareshme me shoqet e klases, kur njera e tradhtoi me Selimin, me zdapin e klases.

Ky i dyti, per mua, kot qe i ka hyre kesaj meseleje dhe me mire te shkoje te shkarkoje thase mielli ne ndonje punishte sesa humbet kohen e vet me laps kopjativ ne dore.

Nuk di a me more vesh tani, por nese jo, ska gje. Lexoje dy ose tri here, madje dhe kater nese e nevojshme. Te pesten, lere fare atehere se nuk ben.

Flokenaja, ti mund edhe te ishe pergjigjur ne menyre me te drejteperdrejte: e rendomta eshte lopa (dhe vulva me siguri). Dhe pastaj ta kishe shpjeguar perse lopa eshte, brenda kategorise se rendomte, 'nje frymor aspak poetik' (apo e rendomte brenda kategorise aspak poetike). Ose ose te kishe shkruar disa paragrafe spekullative mbi te rendomten ne pergjithesi, mbi sublimen, njerezoren, dhe nderthurjen e ketyre te trejave.

Ia tha po kujt ia tha?? smiley

Se me ngeli pa thene: tre rreshtat e fundit me shqetesojne se sec barazojne shperndajne faje, depolitizojne pa qene nevoja dhe shkundin trishtimin e ndertuar mbi lopen horizontale.

e rëndomta nuk qëndron tek objektet. mund fare mirë t'i këndosh dashurisë a ndonjë ndjenje tjetër fisnike që të bën për të qarë, dhe prapë të jesh i rëndomtë. madje, vërej se pjesa më e madhe e vjershave të tilla hyn tek kategoria e të rëndomtave. pjesa më e madhe e jetës është e mbushur me gjëra të rëndomta. po ta shohim vjershën sipër, mund të dallohet që bëhet fjalë për një shfrytëzim të rëndomtë. kandrrat i zvarriten lopës së rëndomtë nëpër trup. kandrrat thithin mjelsen e rëndomtë me vulvën e mbjellë rëndueshëm me maja' (candida). mjelsja shtrydh lopën rëndom. mjelsen e shtrydhin rëndë fëmijët që hanë qumësht pa u dridh. nata bie mbi të gjithë pa  rëndësi. kështu është. të gjithë duke luftuar të mjelin prej tjetrit. gjithë muhabeti këtu është a je lopë, apo je kandërr.

karma besoj se ishte e qarte qe une s'kisha asgje me lopen (besoj se po i pergjigjesh flokenajes) - madje yellow cow eshte nje nga pikturat qe pelqej shume.

nga ana tjeter, ajo 'te gjithe' e perjashton lopen dhe simotrat e saj te tjera (i heq kendveshtrimin animal rights/feminist qe ndertohej shume shtruar pergjate vjershes) dhe kjo s'me pelqeu. dmth, kontrasti lope-kanderr humb.

Flokënajës nuk po i përgjigjesha se është e pamundur që të komunikohet me një njeri që thotë : I thashë po kujt i thashë.. E pamundur. 

Diskutimi se çfarë është e rëndomtë në vjersha ka rëndësi të dorës së parë. 

Që ta zgjeroj edhe pak komentin që lashë sipër, thashë vetëm alternativën lopë - kandërr, por mund të ishte edhe lopë - fëmijë mjelseje. Nuk ka rëndësi. Në anën tjetër të gardhit gjendet përherë dikush për të cilin je lopë ose je vulvë, për të cilin je fëmijë ose je kandërr.

Ka përherë një pozicion në jetë, në të cilin duhet të ulësh përulshëm kokën, si lopa në grazhd, të përtypesh dhe të milesh, duke qenë ti vetë e ndërgjegjshme për gjithë këtë, dhe sidoqoftë e pafuqishme të ndërrosh gjë. 

 

2 gjojna:

- lopa nuk eshte motiv i rendomte; perkundrazi.

- @ strangie: nuk besoj "bin" eshte termi i sakte (nqse nuk e ke von qellimisht, kupotohet; milk churn mbase...)

 

dhe une po e perseris serish; mire ia thash po kujt ia thash...

vazhdoni me karshilliqe  feminore tani...

sqarim me figura;

te besh nje poezi per puhizen e nje nate vere, eshte teper e lehte, banale do thoja...

te lartesosh, te gjesh nje figuracion te tille si ky me lart qe ke gjetur ti, eshte tentative prej profesionisti, madje sqimetare do te thoja... sinqerisht nuk e gjej dot motivin e zemerates suaj tropizma k. politik a ndonje tjeter ...

nejse vazhdoni me rrahje shpatullash tani...

Së pari fare dhe shumë e rëndësishme: Poezia është shumë e bukur. 5 yje, urime.

Së dyti, bie dakort me Flokun për çka mendoj unë se ka dashur të thotë.

Ndoshta fjala e rëndomtë, nuk është ajo e duhura. Unë do thosha që lopa si imazh, është normalisht imazh banal. Mirëpo në këtë poezi, lopa nuk është banale, është një figurë shumë e fortë me shumë kuptim, edhe një herë përgëzime për arritjen, në mënyrë shumë të sinqertë.

Në rast se kërkoni shpjegime pse është imazh banal, do përvishja mëngët me gjithë qejf për të mjelë disa karakteristika të lopës që tju bind.

Dhe një vërejtje e vogël:

me vulvën e mjelses me esencë 
gjize, (gjize prej drite, prej tëmthi lope, me bilirubin&eumlsmiley

Kjo është shumë BUM! Nuk nevojitej diçka kaq e fortë për të përcjellë mesazhin. Vetëm lopa, dhe vulva mjaftojnë (për mua).

 

DISKUTIM

Ne fakt, nuk di nga t'ia nis sepse me duket se kam folur njehere ne kete teme. Shoh qe nje antirrote paska ca shperthime siç une nganjehere. Dhe me duket goxha i nevrikosur. Ka shume mundesi qe te jem une. OK, pune e madhe.

Problemi mund te kapet dhe keshtu : çfare mund te bejme ne, nje mbremje vjeshte, ndersa kemi futur ne furre lepurin e blere ne lepurishte, me qellim qe t'ia kalojme bukur ? Pergjigje : te lexojme nje poezi. Sigurisht, pasi jemi interesuar per programin e TV, dhe pasi kemi marre vesh qe edhe sonte, si çdo nate, ka llomotitje.

E rilexova poezine. Jo, me mire do te them, e lexova poezine. Ka shume mundesi, madje jam i sigurte, qe kete poezi nuk e kam lexuar asnjehere me pare. Megjithese jam hedhur ne ca diskutime te gjata qe, te para me syrin e nje viti me te rritur, me duken te merzitshme.

Poezia eshte goxha e bukur, dhe kjo do te duhej te me kishte rene ne sy qysh atehere nese do ta kisha lexuar. Aq me teper qe kjo poezi eshte ndertuar duke u bazuar ne nje bote qe e njoh shume mire : lopa, mjelesja, kandrra, qumeshti, madje njoh dhe shkamin ku ulej mjelesja.

Ideja e kp eshte ne fakt nje ide qe qendron : ne jemi mbartesit e njeri-tjetrit (ketu rrekelleva nje gllenjke vere te bardhe). Mbartesit e njeri-tjetrit drejt nje drite, thote kp (per lehtesi, une do t'i them kerpudha).

Studimin e poezise, me sa shoh me lart, e paskan bere ca te tjere, ne bashkepunim me kerpudhen. OK, do te ndalem ne ca gjera te tjera, si zakonisht, fantazi per piano dhe orkester.

Duke dashur te behem nje diskutues i kendshem ne fushen e poezive, kam menduar te filloj nje kurs poezie, rreth 3 muaj, ku si profesor kam veten. Profesori ka vajtur te marre nje liber ne biblioteke, dhe ia ka dhene nxenesit ta lexoje. Cfare ka ky liber ? Ka gjera shume te bukura. Ka 50 çeshtje te cilave iu duhet dhene pergjigje. Ne bashkepunim me librin, une do ta bej kete teme nje nder temat me te gjata dhe te merzitshme ku do te vijojne rreth 50 postime, te numertuara, e ku do te flitet per nje problem. Libri i perdorur eshte goxha i nderlikuar, por meqe edhe ne jemi te nderlikuar, atehere mendova se ne mund te broçkullisim.

Ne keto postime, qe nuk di asgje per rregullsine e tyre, do te sjell, me aq sa e kam fuqine, disa gjera qe mund te na hyjne ne pune para se t'ia mbeshtjellim mbare e prape komentimit te nje poezie.

Kam zgjedhur kete teme sepse me eshte dukur qe ketu kane ndodhur keqkuptimet me te renda ne historine peshkore (perjashtuar ate kur nje anetar i tha nje anetari tjeter qe ai e dashuronte ate tmerresisht, thjesht ngaqe e kishte marre per femer - me vone ai u shpjegua se keshtu i benin syte).

OK, tema e pare do te jete :

SI KA MUNDESI QE NJE ERRESIRE E CAKTUAR NE NJE POEZI NUK E NDALON FARE ECJEN E LEXIMIT ?

Meqe puna qe do te kryhet ketu eshte titaneske, shpresoj qe Zoti do te me udhezoje ne udhen e drejte dhe te begate, dhe do te me jape afat, te pakten edhe per nja 50 dite. Amen.

 

1. SI KA MUNDESI QE NJE ERRESIRE E CAKTUAR NE NJE POEZI NUK E NDALON FARE ECJEN E LEXIMIT ?

Nje poezi. Ne vargje. Qe duhet lexuar. Dhe kuptuar, nese duhet dhe mundet.

Tema e sotme mund te shtrohet keshtu :

Jemi duke lexuar nje poezi, gjithçka ecen mire e bukur kur befas ! hasim ne nje varg te erret, te pakuptueshem. Pyetja qe shtrohet eshte kjo : a duhet vazhduar leximi apo jo ? Pergjigja e specialisteve eshte po, duhet. Sepse nje poezi mund te jete shume e bukur edhe pse gjejme nje varg te cilin nuk e "pertypim". Dhe te diturit kane marre nje shembull : "Anija e dehur" e Arthur Rimbaud. Nuk kam ndermend ta sjell ketu poezine, per shume arsye : eshte ne frengjisht, eshte e gjate, dhe kerkon perkthim po aq te gjate. Por megjithate, mund te themi dy fjale mbi te : ne kete poezi, Rimbaud na paraqet idene e nje lundrimi te leshuar, e nje arratie perpara pa ditur ku shkohet. Ne kerkim te lirise. Poeti harron ku gjendet, perse eshte aty, me ç'eshte ngarkuar anija, dhe pse keta bejne keshtu e ashtu. Ai jep thjesht LENIEN E VETES NE KRAHET E UJRAVE.

Ne kete poezi, ç'rol ka poeti ? Dhe ku e gjejme ate ? Ne fakt, duke lexuar poezine, shihet pothuaj pernjehere qe anija eshte poeti. Ashtu si anija e cila endet andej-kendej neper ujera, ashtu dhe poeti end imagjinaten e tij ne hullite e lirise.

Mirepo, vjen nje çast ku hasim kete varg :

Kam enderruar naten e gjelber me debora te verbuara

Ketu, zor se merr vesh kush. C'eshte nje "nate e gjelber" ? Po "debore e verbuar" ?

Ne fakt, duke pase parasysh alegorine anija = poeti, atehere poezia nuk eshte e poetit por e vete anijes. Eshte anija ajo e cila na i rrefen ngjarjet. Sepse, gjerat, te gjitha ngjarjet, jane te shikuara FILLIMISHT nga sendet dhe vetem me pas nga njerezit (qe i perdorin per punen e tyre). Si e tille, jemi futur ne nje fushe ku perfytyrimi njerezor nuk pi me uje. Anija enderron nje nate te gjelber, dhe debora te verbuara. Ja qe keshtu eshte, ske ç'ben, duhet pranuar. Anija nuk na jep llogari. OK, ashtu qofte. Por kjo, a mos na nxori nga meseleja ku jemi futur ? A mos morem gje vesh ç'eshte kjo "nate e gjelber" dhe kjo "debore e verbuar" ? Kurrgje s'kemi marre vesh. Te shohim me poshte mos ndoshta...

Nje anije e dehur del dhe shetit, dhe enderron nje nate te gjelber, dhe nje debore verbuese. Kesaj ia kemi pranuar tashme mundesine sepse anija ben ç'ti kete qejfi. Ajo mund te kishte thene "nate e zeze", ose "nate blu", ose "nate e purpurt", por nate e gjelber, ketu ia keput kot. Po debora ? A ka debore te verbuar ? Nuk ka. Ajo eshte verbuese dhe jo e verbuar. Kjo eshte thjesht per te thene absurditetin e situates.

Dhe ne, si lexues te vobekte, lodhim trute duke dashur te kuptojme. Me kot. Ska ç'te kuptohet, sepse shoku Rimbaud na e thote vete : eshte enderr o çuna e goca, enderr ku gjithçka ndodh, jo pe_verteti. Mirepo neve s'na mbushet mendja. Jo po çka dashur te thote Rimbaud e ne rastin tone poetja kp me shprehjen "lopa qe mjaullin".

Si perfundim, megjithese s'morem gje vesh ç'eshte nata e gjelber, ne prape e pelqejme poezine.

Edhe ketu, megjithese nuk marrim vesh pse mjaullin lopa, perseri poezia mbetet e bukur. Por nqs do t'ia kepus tani kot per te shpjeguar mjaullimes e lopes, atehere do te hedh ca hamendesime :

- lopa eshte e trishtuar dhe ky trishtim nuk jepet mire me nje te pellitur. Sepse te gjithe pellasin, dhe madje kur nuk jane te trishtuar : pellet gomari se ka pare nje gomarice aty rrotull, pellet gomari sepse pellet nje gomar andej matane, pellet kau sepse nuk ndihet mire nga bari i tepert, por pellet dhe Berisha me Edi Ramen per ca vota. Madje pellet dhe nje kengetar i keq opere qe nuk i qerohet zeri per qamet nga te pirit e shumte. Shkurt, pellitja ska lidhje me trishtimin.

- Ku ta gjejme kete trishtim pra ? Oops, tek macja e urte, e cila vjen dhe te mjaullin ne preher per nje çape buke, duke te pare me sa sy qe sikur duan te thone : "jam shume e trishte sot, nuk ndihem mire, me veshtro te lutem, jam ketu per ty".

- Por macja eshte dhe nje alegori e femres se bute, qe trishtohet ne mbremje, vetem, me nje te dashur endrrash qe eshte larg ose asgjekundi, dhe atehere femra eshte e trishte.

- Por macja mund te jete zgjedhur edhe ngaqe kjo kafshe mund t'i pelqeje shume poetes. Who knows.

- Dhe e fundit, macja mund te jete dhe nje menyre per poeten qe te thote se ne fakt une i ngjaj nje maceje, edhe kete, who knows. Everything can happen.

___________

Perfundim : edhe pse nuk merrni vesh nje varg, mos llomotisni pernjehere por vazhdoni leximin dhe mbase poezia do t'ju pelqeje ne teresi.

Pershendetje, dhe shihemi ne emisione te tjera.

 

 Strehohen nën mëshikzën e dritës /së lopës së zbehtë, në mëngjes të hanë pa dridh’/dritën e bardhë të lopës që mjaullin/nga gjithë ai trishtim.

Nuk e di sa kam arritur te paraqes, sesi pasi merr qumeshtin(driten e syve per lopen) mjelesja shkon tek ca te tjere qe e mjelin edhe ate vete, femijet e saj, e lopa e ndjek nga prapa, e mjele dhe e zhdriteruar, sic nje mace ndjek te zotin qe se ka perkedhelur. Trishtimi sepse, ku i dihet, lopa pyet veten: po mire keta, vetem per qumeshtin me duan?

tani nuk kam shume kohe, por do vij prape, se kam nje perralle te tmerrshme per te thene. perralle me nje nene qe u be lope.

perralle me nje nene qe u be lope

 Done!!!

Jerusalem, une po pres perrallen. Por nderkohe, po ia mbeshtjell me nje pike te dyte :

2. LOGJIKA E FJALEVE ESHTE VENDOSUR, POR NGELET SIDOQOFTE DICKA PER T'U KUPTUAR. C'ESHTE KJO ?

OK, problemi me poezine eshte se kuptimi i saj nuk del pernjehere. Nese ne hasim ne nje varg te thjeshte te tipit : "Dhe zemra e saj u rrudh dhe u tha", ne i marrim vesh mire fjalet dhe mund ta perfytyrojme nje zemer te tille, por puna eshte se nuk dime ç'eshte dashur te paraqitet, ç'kuptim kane keto fjale.

Nje poezi nuk eshte nje ore dore qe orendreqesi e ben copa-copa me ate dylbine e vogel ne sy. Na e ben oren tere ingranazhe dhe na thote : ishte prishur kjo. Poezia s'mund te zberthehet keshtu. E megjithate, ne ca kohera te tjera, kjo eshte provuar mire. Psh me ca poezi te Baudelaire (Macet) apo te Nerval (Utopite). Ja qe keshtu ka qene nje kohe ku poezia trajtohej shkencerisht. Mirepo, nje poezi ruan gjithmone nje diçka te pashpjeguar ne vetvete, ajo nuk jepet e tera ndaj nesh. Mire.

Por jo dhe aq mire. Sepse shpjeguesi apo komentuesi, pikerisht ne çastin kur thote se ia dola me ne fund, e zbertheva paq kete poezi, atehere te del nje varg i vockel dhe te le dopio gjashten ne dore. Keshtjella e reres bie me nje valez te vogel. C'te bejme ? Po hiç mo, ç'te bejme, ja te ngrihemi dhe te pime nje gote gazpachio, ajo te ngjall, trupin dhe ndjenjat madje...

OK, ja dhe gazpachio u pi. Vazhdojme nashtina.

Po shikoni tani se do te nderlikohet keq puna. Poezia, thone keta te mençurit, eshte diçka shume e çuditshme. Duke u nisur nga gjuha, te vendoset lidhja me tjetrin, por ku te perfshihet bota. Cka kjo quhet ndryshe : poezi universale. Ja nja kater vargje te Ronsard (edhe ne frengjishte te vjeter madje, te lodhin keta françusket) :

Do te kem gjithmone ne zemer te lidhura deget e dredhkave

ku Zonja ime guxoi te shkruaje e para ne nje leter plot bote

(Dredhi e embel e dashurise) dashurine qe nuk guxonte ta thote,

Dashurine time dhe te saj, shkakun e fatkeqesive tona...

(Ska bir nene qe t'i gjeje rimen, veç po ia nisa pastaj te bej nje poezi timen)

OK. Pune e madhe. Vazhdojme vazhdimin. Ky Ronsardi ka qene mistrec i madh. Ka nje poeziçke "Shkojme te shohim, mistrecja ime, nese trendafili..." (bera nje perkthim origjinal, se ndryshe del ndryshe). E qe thoni ju, ne keto kater vargje, lidhja mes bandillit dhe zonjes se vet eshte deget e dredhkave. E dini ju ç'jane keto ? Jane ato barishtet qe leshojne rrenje ngado dhe perdridhen pas gjithçkaje, tip lastaresh qe te ngaterrohen neper kembe. Eshte gje e mire te dalesh nganjehere ne fshat, e te ecesh ne kembe, njeh shume gjera. Nejse.

Po thosha qe lidhja mes ketyre dyve jane keto ngaterresat e fijeve. Dhe çfare lidhje ! Lidhje e poshter sepse keta te dy vuajne nga nje dashuri e pamundur (shkak fatkeqesish).

Keto dredhkat, ne fakt, ketu kane kuptim te dyfishte : edhe lidhin, por edhe ngaterrojne. Ato lidhin dy zemra, por edhe e mbajne kete zemer te lidhur. Mirepo, per kete te dyten, ska ç'te thuhet tjeter perveç : heshtje e qenies se dashur, fillimisht heshtje droje, e pasta heshtje shperfillje. E ngaterruar kjo pune, si vete dredhkat.

Mirepo shiko ç'ndodh pastaj : kjo "shkakun e fatkeqesive tona", a nuk ka nje lidhje me mollen e Adamit dhe Eves ? Hmmm... shiko shiko qerrata Ronsardi. ka njefare metafore ketu, per te dhene idene qe mos prek ne dashuri te ndaluara sepse molla te ngecen ne fyt, ose zemra te lidhet e ngaterrohet ne dredhka. Pese me hiç kjo pune.

Dhe ja ku dolem tek poezia universale, tek njeriu i pare, tek ajo qe i ngjan gjithkujt. Por ka dhe me. Nuk eshte puna vetem tek dashuria, eshte ne fakt vete ideja e vuajtjes nga njohja. Zoti pati thene qe ju dy bukurosha aty poshte s'duhet te dini asgje, ndryshe vjen gogoli dhe ju ha. E keshtu, kemi kapercyer vertete nga nje poezi zonjash ne nje poezi njeriu. Ufff... kapercime madheshtore po bejme.

Se shiko si eshte puna : perse kjo zonja do te ulej mbi dredhka per te shprehur diçka qe ajo s'mund ta thoshte me goje ? He ? Po ja mo, sepse ajo ka prekur nje bime (molla e Eves, dredhka e zonjes), dhe kjo ben qe kesaj t'i kthehet njohja, t'i vijne fjalet, t'iu jape emer gjerave. 

Dhe shiko sa bukur e thote nje poet, goxha poet ne fakt, Francis Ponge :

"Shpresa eshte pra ne nje poezi nepermjet se ciles bota ta pushtoje njeriun ne ate pike sa ai te humbase pothuaj fjalen dhe pastaj te risajoje nje zhargon".

E bukur, apo jo ?

OK, emisioni mbyllet ketu. Shihemi ne ndonje kthese tjeter. Salut.  

 

3. SA MENYRA KA PER TE QASUR LEXIMIN E SE NJEJTES POEME ?

Mire. Me duket se kjo na ka bere vaki te gjitheve. Ne kemi hyre te lexojme nje poeme pa e pasur mendjen aty. Dhe pastaj ia kemi mbeshtjelle : kjo s'ben. Ose dhe me keq : kjo poezi eshte zero. Problemi eshte leximi i nje poezie kerkon ca gjera, dhe nuk eshte sikur po "pall lopa" (siç thuhet ne ca vende kodrinoro-malore). Zoterinj, ju po lexoni nje poeme.

Pika e pare, pa asnje dyshim, eshte GATISHMERIA. Lexuesi duhet te rrije i gatshem ne pritje te fjales se poezise. Por si mundet ai ta mbaje mendjen te mbledhur kur sheh tufen e pamase te perfytyrimeve ? Sepse, kur vjen fundi, te gatshem ne jemi pothuaj gjithmone : ne degjojme dhe shohim informacione deri kur flejme gjume. Imazhi, informacioni, sidomos ne kete bote sot, eshte mbytes. Mirepo, kundrejt poezise kerkohet nje lloj gatishmerie tjeter. Edhe ketu ne kemi te bejme me degjim dhe shikim.

Por, veçoria e kesaj gatishmerie kundrejt poezise ka kete te veçante qe ajo i ben nje vend fjales se poezise, gjuhes se saj, me qellim qe gjuha te ndryshoje nga kjo. Kjo cilesi leximi jep dy gjera : e para, terheqja (heshtje, pezullim) dhe e dyta, veprimi mbi vete gjuhen tone, gjuhe e cila gjendet e shtremberuar, e riperfytyruar, e shnderruar.

Tani keta profesoret thone pak a shume keshtu : Gjuha, muzika, poezia nuk perqafohen me nje veshtrim te vetem, nuk kuptohen ne asnje horizont. Ato veprojne gjithmone gjetke, ne vise te largeta, por ama ku duhet te kete nje keshtjelle qendrore dhe te padukshme. Sepse ndryshe poezia hidhet ne ere. Po s'e pati kete keshtjelle, eshte e kote. Keshtu qe lexuesi i poezive eshte thjesht nje makine qe nuk kap gje tjeter veçse copeza ku ai nuk njeh as thelbin, as fytyren e tyre.

Por Nietzsche thote : "a mos valle mendoni se keni te beni me nje veper te copezuar ngaqe jua paraqesin ne copeza ?" E keshtu, ne fakt poezia na afrohet ne copeza, por qe ne duhet t'i perfytyrojme si te lidhura dhe te gjejme keshtjellen qendrore. E per kete, ne na duhet te sajojme qasje, te kemi takt, dhe njefare perspektive, e cila ka kater menyra :

a) E para eshte veshtrimi. Poezia kerkon nje shikim. Para se te lexohet, ajo duhet shikuar. Duhet pare zenia e faqes me kete poezi. Per shembull, "Hedhja e zareve" e Mallarmé ka nje forme te çuditshme, dhe kjo eshte bere kastile, sipas vete Mallarmé, "per te hapur syte". Keshtu, nje profesor thote se ne mund te orvatemi te lexojme nje poezi te Baudelaire thjesht duke pare paraqitjen grafike te saj.

b) E dyta eshte koma. Kjo i pergjigjet nje deshire te thelle per te mos marre gje vesh. I pergjigjet nevojes per te hyre ne poezi si ne nje lende te erret, te heshtur, memece, me qellim qe te ndjejme se pari dendesine. Ky eshte çasti me "poetik" i qasjes. Sepse ne jemi ende ne kufirin mes pranim dhe refuzim. Te hyjme apo te mos hyjme ne poezi. Por ketu eshte dhe i tere qejfi, sepse nje burre i mençur, George Perros, thote keshtu : "Une lexoj vetem atehere kur provoj nevojen, njelloj sikur te isha ne koma, qe te mos kuptoj asgje nga veshtrimi i shpejte mbi rreshta te cilet shkojne nuk e di ne çfare mekati e qe une s'mund te futem ende aty."

c) E treta eshte rileximi. Poezia eshte e destinuar te rilexohet. Nuk mund te bejme nje koment pa e rilexuar. Siç ia mbeshtjellim shpesh ketu. Per mire apo per keq. Leximi i pare thjesht ka vene piketat, qe kur t'i kthehemi ne t'i gjejme diku dhe te mbushim ç'mungon.

d) Dhe e fundit eshte vegimi. Kjo ka lidhje me kujtesen e pergjithshme te gjuhes dhe me kujtesen individuale te poezise. Vegimi i ve ne lidhje keto dy kujtesa.

Kaq jane pak a shume ca gjera, shihemi nje dite tjeter.

no, no, mu sma kane rrefy kshtu. ne asnje perralle shqiptare vajza nuk vret nenen, apo biri babane...apo ndoshta ka dhe une sdi gje...

trilloni po me lezet e bereqet. jo me  horrore e terrore.

une po pres ku do dalesh

Ca t'ben Evropa qendrore o Jeruzalem, sa sheh lopen te kujtohet thertorja smiley

Edhe une e di kete te Mares, po ti e mbake mend shume mire. Jemi popull qe gjerat i therret me emrin e tyre, ose te pakten keshtu paskemi qene. Nje gje tjeter qe me ben pershtypje mua eshte sa shpesh perseritet skena e vajzes qe qan te varri i nenes dhe nenes qe e ndihmon qe pertej (peralla me Kirilloin, nje peralle tjeter me fundin me kinda dhe arren e ndare me katersh qe formon nje pallat, qe ma tregonte gjyshja, kujto ndonje tjeter dhe ti). Ndoshta nenat vdisnin heret, rrezik qe gjate lindjes se vajzes, dhe marredheniet imagjinare qe formoheshin me tej lindnin lloj lloj perrallash te bukura.

PS: Kesaj i thone t'i hash mishin, t'i zjesh kockat, e t'i perpunosh lekuren. Perralla qe te mbushin me ndjenja faji.

Shenim : kjo poezi eshte perkthyer ne frengjisht dhe, meqe eshte goxha e gjate, nuk do e postoj ketu, perveçse me lejen e autores.

Ca pika te vogla :

1. Po qe s'me kujtohet per dreq si i thone frengjisht "grazhdit" ? Pyeta ca miq franceze dhe me dolen te gjithe qytetare. Nejse, keshtu eshte kur s'merresh me katunare por deshiron me çdo kusht te behesh nga ata te qytetit. Mend per tjeter here, qe tani, autobusit e drejt e ne ferme. Qashtu.

2. Ai vargu "nata shtrin krahet, lyer deri ne berryl me mjelse", eshte njeçike i pakuptueshem. Ndoshta ne shqip merret vesh, por ska bir nene ta ktheje ne frengjisht siç eshte. E kam sjelle ne njefare menyre, por do te pres autoren te na ndriçoje, ashtu siç thote dhe vete ajo, "secili duke kerkuar driten e tjetrit".

3. Po fjala "tahiten", ç'do te thote ? E kam anashkaluar sepse nuk e merrja vesh.

Te tjerat, besoj se jane ne rregull, pak a shume. Por do t'i rishikojme keto pune, se e shoh qe kam hyre ne livadhe te huaja.

Salut, portez-vous bien.

Grazhd këtej nga ne është écurie.  Nuk e di a është letrare, po kta katunarët e mi, kur shkojnë me mjelë lopët, ashtu e thonë.

 

Et la nuit allonge ses bras, peints de laitières jusqu'aux coudes  (si i thonë mjelëses nga ju mo, se ne i kemi zëvëndësuar me maqina)...

 

Ja shëndet : )

Grazhdit e gjeta ç'i thone : ratelier. E sigurte kjo, nga nje plak 80 vjeçar, fermer i regjur.

Ecurie eshte stalla e kuajve. Dhe nuk perdoret ne rastin e lopeve. Per lopet eshte étable.

Mjeleses i thone trayeuse, nga traire. Edhe ketu eshte zevendesuar nga makinat, por e kane ruajtur kete fjalen.

Kurse shiko si e kam sjelle une kete vargun qe s'e kuptoj mire :

La nuit étend ses bras rendus blanc,

jusqu’aux coudes, par la lumière de la trayeuse

 

Se vertete ne frengjisht nuk mund te themi si ne shqip, "zbardhur me mjelese". Nuk e di, nuk ma merr mendja te ekzistoje nje koncept i tille, megjithese ne shqip qendron mire.

Et ça fait plaisir de te voir des temps en temps, comme ça, juste pour le bonheur de l'échange.

ps : te kishte pelqyer historiçka, he ? Kisha dhe nje tjeter, por kushedi kujt t'ia dhuroj. Fundja, ja t'ua ndaj pergjysme jerusalemit dhe tropizmes :

Dite e shkelqyer. Asnje re ne qiell. Nje fundshtatori i mrekullueshem. Kaloj kontrollin e pasaportave dhe futem ne avion. Gjithçka mire e bukur. Avioni ngrihet, dhe fluturon drejt Lindjes. Ka njerez te rinj, te moshuar, secili ne qetesine e vet. Papritur, ndodh diçka e çuditshme : avioni ndalet. Nuk zhvendoset me. Kete e verej ne nje re te bardhe, me madhesi sa avioni, qe ecen perkrah nesh. Me te njejten shpejtesi. Duke qene se reja s'mund te zhvendoset aq shpejt sa nje avion, atehere nxjerr perfundimin qe ne jemi ndalur dhe presim vetem renien. Por ne te vertete, eshte ashtu siç nuk ngjan kurre. Reja po zhvendoset vertete me shpejtesine tone dhe nuk na ndahet. Kam pershtypjen se po kurdiset diçka. Ne nje çast, shoh se reja mbushet ne fryme, hallakatet, dihat dhe sikur deshiron te ndalet. Avioni vazhdon ne rrugen e vet jo-rruge dhe reja fillon te fashitet dalngadale. Por ketu ndodh ajo qe e kam te veshtire ta kuptoj : pas fashitjes se rese, nje fytyre njerezore fillon te shfaqet. E stermadhe, e perbindshme, tmerruese. Kur arrij te shoh pak me qarte, filloj te shquaj tiparet femerore te nje vajze qe e kam njohur dikur. Hap e mbyll syte, kujtohem : eshte ajo vajza qe nuk i kam folur kurre por qe e doja tmerresisht.   

 

 

Ashes, meqe te pashe rrethinave : po "tahiten", ç'do te thote, e njeh kete fjale ?

Dhe nqs je ketu rrotull per pese minuta, do ta vendos perkthimin per pese minuta, dhe pastaj e fshij perseri.

E ç'më gjeti... nuk e di ç'është tahitja... s'kam fjalor shqip shqip këtu. Hudhe në privat po deshe, se s'kam përqëndrim të mjaftueshëm për t'u kthyer këtu, sepse 5 minutëshi për më tepër, paska skaduar tani.

... dmth, ne pesore (tahiten) do te thote "dalin jashte", keshtu ?

Po. Muri i stallës i tahit, si tëmthi tahitet prej fshikëze.

The cow harvest?

Kjo poezi qenka e vjetër, po askujt s'ia paska vrarë syrin fjala "vjelja" tek titulli? Ndoshta është bërë me qëllim, megjithëse nuk e besoj. Do ishte mirë sikur të ndërrohej në "Mjelja", sa për t'a bërë më të gjetshme në Google dhe më të respektueshme si poezi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).