Vetëflijimi nga varfëria: Në një vit 331 shqiptarë të vdekur!

Një i papunë i zhytur në varfëri i dha fund jetës duke u vetëflijuar. 45 vjeçari Ferdinant Bedini, i cili jetonte me të atin e tij të moshuar, në qytetin e Vlorës nuk mund të përballonte mjerimin e katër viteve të fundit. I divorcuar nga gruaja, po edhe për shkak të papunësisë, ditët e fundit ai përfshihet në depresion të thellë, i cili e shtyu drejt aktit final. Me një tel, të lidhur në dritaren e banesës, Bedini vetëvaret, pa i thënë askujt fjalën e fundit. Kur i ati zgjohet e del në oborrin e shtëpisë, shikon trupin e pajetë të djalit. Bedini është viktima më e fundit e fenomenit të vetëvrasjet pas 16 ngjarjeve të tilla në fillim të këtij viti. Varfëria cilësohet si shkaku kryesor që shkakton depresion të shkallës së lartë te shumë individë, të cilët përfundojnë në ndërmarrje ta akteve tragjike ndaj jetës së tyre. Për vitin 2008, janë regjistruar 331 akte vetëflijimi. Kjo shifër u bë publike dje nga socialisti Erjon Braçe, i cili tha se këta njerëz i dhanë fund jetës, si zgjidhje për t’i shpëtuar vuajtjeve të varfërisë. Fenomeni ka prekur çdo moshë: fëmijë, familjarë, pleq, gra e burra. Ata janë vetëvrarë kudo; në shtëpi, në lumë, në punë, në paraburgim, në burg, në spital, në çdo ambient. Braçe tha se ata po vdesin atje ku shteti duhet të kishte garantuar jetën e tyre.

Statistikat tregojnë se vetëflijimet janë përhapur kudo, në të 12 qarqet. Rrethi i Fierit radhitet i pari për nga numri i lartë i vetëvrasjeve, krahasuar me rrethet e tjera. Në 12 muaj për këtë shkak vdiqën 147 persona. Në vendin e dytë radhitet Tirana, me 60 persona të vetëflijuar. Në Korçë 58, në Vlorë 14, në Elbasan 13, në Durrës 9, në Shkodër 8, në Lezhë 5, në Kukës 5, në Dibër 5, në Gjirokastër 4, në Berat 2 raste.

Socialisti Braçe tha se kjo dëshmon një situatë të mjerë ekonomike e sociale, apo pasojat e krizës së fortë ekonomike. “Secili kishte një histori të tijën personale; vuajtje ekonomike e sociale, në kërkim të të ardhurave për të përballuar jetën, për shkollën e fëmijës, për punën e bashkëshortit, për djalin e ikur në kurbet, për vajzën e zhdukur, për të drejtën ligjore të humbur, për borxhet e pashlyera, kredinë e papaguar, fajdenë e varur në qafë. Një masakër e përbindshme sociale, që bie e rëndon mbi kurriz të familjes Berisha që na qeveris”, deklaroi ai.

Në lidhje me faktet e përmendura nga Braçe, reagoi menjëherë Ministria e Brendëshme. Në një prononcim të saj, Ministria e Brendëshme reagoi për fenomenin e vetëvrasjes menjëherë pas asaj të socialistit Erjon Braçe. “Nëse gjatë vitit 2005 ka pasur 6 vrasje për 100 mijë banorë, në vitin 2008 kjo shifër u ul në 2,3 vrasje për 100 mijë banorë. Spekulimi politik me tragjeditë e qytetarëve të veçantë të këtij vendi dëshmon se forca më e madhe e opozitës nuk po ndahet dot nga nekropolitika. E vërteta është se kjo qeveri po i numëron të gjithë shqiptarët, pa dallim, ekonomikisht dhe elektronikisht, kurse qeverisja socialiste e djeshme dhe sot opozitë, i ka numëruar dhe vijon t’i numërojë politikisht dhe të vdekur”, deklaroi MB.

Vetëm këtë të dielë ndodhën 5 vetëvrasjeve, me 5 viktima. Nga fillimi i këtij viti, janë shënuar 16 raste tragjike të vetëvrasjes. Por ditën e diel u regjistrua shifra e frikshme me pesë viktima. Një 55-vjeçar në burg, një fëmijë 14 vjeç në shtëpi, një nënë e dy fëmijëve në Vjosë, një tjetër nënë në shtëpinë e saj. “Nuk ka fund! Të gjithë këta nuk pritën t’i numëronte Sali Berisha, elektronikisht. Ata u lodhën e vuajtën, që familja Berisha t’i numëronte ekonomikisht, si të punësuar, si familjarë, si shtetar të lirë që lëvizin lirisht në Evropë, si biznesmenë të mëkëmbur e jo të rrjepur, si fajtorë apo të pafajshëm në një proces të drejtë e ligjor gjyqësor”, tha Braçe.

Duke e cilësuar një masakër, ai tha se është një shqiptar në ditë i vetëflijuar, një i vetëvrarë në çdo 1000 shqiptarë. Krahasuar fenomenin me luftën në Gaza, socialisti tha se “për ta kuptuar përmasën e kësaj masakre dua t’ju kujtoj se në 10 ditë lufte në Gaza, bombardimet vranë rreth 300 persona”.

22 Komente

Duke e cilësuar një masakër, ai tha se është një shqiptar në ditë i vetëflijuar, një i vetëvrarë në çdo 1000 shqiptarë. Krahasuar fenomenin me luftën në Gaza, socialisti tha se “për ta kuptuar përmasën e kësaj masakre dua t’ju kujtoj se në 10 ditë lufte në Gaza, bombardimet vranë rreth 300 persona”.

 

Sipa llogjikes se artikullshkruesit vendi me i varfer ne Shqiperi eshte Qarku i Fierit me kete konkluzion gazetaresk : ...Rrethi i Fierit radhitet i pari për nga numri i lartë i vetëvrasjeve, krahasuar me rrethet e tjera. Në 12 muaj për këtë shkak vdiqën 147 persona...

Dmth gjysma e vetvrasjeve eshte ne Fier, ndersa popullsia nuk eshte se eshte e perqendruar ne Fier. Cer kane fieraket keshtu si ndryshe  eee ? Pse ja japin vetes baaam me shume se te tjeret ?

Sipas arithmetikes , te pakten asaj qe kam mesuar une ( oh qe kam pas nje zyshe te vjeter qe me ka dash aq shume ne fillore sa nuk ben vaki ) i bie qe kemi jo 1 ne 1000, por tjeter numur.

gazeta SHQIP

 

Vetëvrasjet, 331 viktima vetëm gjatë vitit 2008

Bilanci tragjik i një fenomeni që po rrënon shoqërinë. Shumica janë femra

Plot 331 shqiptarë kanë vrarë veten nga 1 janari i vitit 2008 deri dje. Më shumë se 150 të tjerë kanë tentuar në mënyra të ndryshme t‘i japin fund jetës, por nuk ia kanë arritur.

Shifra e llahtarshme është zyrtare. Drejtoritë e policive në të gjitha qarqet kanë regjistruar këtë numër vetëvrasjesh gjatë vitit 2008, por numri real i vetëvrasjeve ka gjasa të jetë më i lartë. Nga një krahasim i shifrave zyrtare të nxjerra prej Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, me numrin e vetëvrasjeve të raportuara në media rezulton se policia nuk ka regjistruar në statistika dy nga pesë rastet e vetëvrasjes.

Gjithsesi, pa e përfillur gabimin statistikor, numri 331 i viktimave të vetvetes është i frikshëm. Sipas statistikave, të paktën 60 për qind e viktimave të vetëvrasjes janë femra dhe më shumë se gjysma e tyre, nën 30 vjeç. Forma më e përhapur e vetëvrasjes është vetëhelmimi, që është përdorur nga rreth 70 për qind e femrave. Në vend të dytë vijnë vetëvarjet, pastaj armët e zjarrit, ndërsa më të pakta në numër janë hedhjet nga lartësitë (të përdorura përsëri në shumicë nga femrat) dhe vetëvrasjet me armë të ftohta, të përdorura nga meshkujt.

Policia është e thatë në përcaktimin e shkaqeve të vetëvrasjeve, duke i klasifikuar pjesën dërrmuese të tyre si "vetëvrasje për shkak të depresionit". Gazetarët tanë në rrethe konfirmojnë se vetëm në raste të veçanta personat që kanë vrarë veten nuk kanë pasur probleme ekonomike, duke nxjerrë kështu varfërinë si një ndër faktorët kryesorë të vetëvrasjeve. Ky konkluzion mbështetet edhe nga fakti se rreth 70 për qind e vetëvrasjeve kanë ndodhur në fshatra.

Ajo që bie në sy nga statistikat është edhe shpërndarja gjeografike e vetëvrasjeve. Kështu, qarqet Fier, Korçë dhe Tiranë kanë numrin më të madh të vetëvrasjeve, me diferencë të dukshme nga qarqet e tjera.

Qarku i Fierit, ku bëjnë pjesë rrethet Fier, Lushnjë dhe Mallakastër renditet prej vitesh në krye të listës së zonave me numër të madh vetëvrasjesh. Gjatë vitit 2008, numri i vdekjeve të tilla është shtuar me 30 raste, ose me rreth 24 për qind krahasuar me vitin 2007.

Krahas vetëvrasjes klasike me lëndë toksike, në Qarkun e Fierit viti 2008 ka shtuar edhe rastet e vetësakrifikimit me mënyra të tjera si vetëvarja, apo edhe përdorimi i armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit si pistoletë, por edhe hedhja nga lartësia e mbytja në ujërat e lumenjve.

Statistikat tregojnë se përveç viktimave që janë shtuar nga vetëvrasjet, edhe tentativat kanë pësuar një rritje në numër. Ndërsa numri i vetëvrasjeve në Fier për këtë vit është 147, numri i tentativave për të vrarë vetën është rreth 50. Femrat regjistrojnë numrin më të lartë të vetëvrasjeve, ndërsa meshkujt kryesisht të moshës mbi 40 vjeç janë më të paktë. Sipas statistikave të spitalit të Fierit, personat e seksit mashkull kanë përdorur metoda më të ashpra për t‘u vetëvrarë. Meshkujt kanë përdorur kryesisht mbytjen në ujërat e lumenjve, apo vetëvrasje me armë të ftohta.

Të gjitha viktimat e vetëvrasjeve kanë qenë në gjendje ekonomike jo të mirë dhe vetëm në dy raste i vetëvrari ka qenë në kushte të mira ekonomike, por ka vuajtur nga depresioni nervor.

Sipas mjekut toksikolog Kilo Stoja, vetëhelmimet zënë numrin më të lartë të vetëvrasjeve. Mjeku Stoja shpjegon se në fund të muajit tetor të këtij viti, numri i vetëhelmimeve për Fierin ishte 84, ndërsa në Lushnjë 48. "Shihet një rritje e numrit të vetëhelmimeve dhe fostoksina mbetet ende lënda helmuese më e përdorur. Femrat, kryesisht vajzat e reja, por edhe nënat e reja, janë ato që marrin vendimin tragjik për t‘u vetëvrarë", shpjegon mjeku Kilo Stoja. Kryesisht janë personat që vijnë nga zonat rurale ata që vetëvriten, por shkaku kryesor, sipas dosjes së çdo rasti vetëvrasjeje, mbetet gjendja e rëndë ekonomike".

Gjatë vitit 2008, në Fier ka pasur edhe viktima të hedhjes nga lartësia. Tetë raste të tilla janë regjistruar për këtë vit. Ndërsa me armë zjarri, sipas policisë, mësohet se janë vetëvrarë gjashtë persona, përfshirë këtu edhe një person të kërkuar për vrasje, i cili është gjetur në banesën e tij në Patos.

Nga të tre rrethet e qarkut, Fieri dhe Lushnja numërojnë rastet më të shumta të vetëvrasjeve, ndërsa në Mallakastër për këtë vit janë regjistruar 12 raste, të gjitha vajza të reja.

Statistikat

Fajtori kryesor, depresioni i shkaktuar nga kushtet ekonomike dhe dramat e dashurisë

Korçë, arsyet që çuan

në vetëflijim 58 persona

Depresioni dhe gjendja e rënduar emocionale e psikike kanë qenë shkaku i 90 për qind të rasteve të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje në Qarkun e Korçës. Në juglindje të vendit, shifrat e vetëvrasjeve dhe të tentativave kanë qenë alarmante, kur kulmin e ka arritur muaji maj, me 13 persona të vdekur dhe vetëm pesë të mbijetuar nga plagosjet e shkaktuara e vetëhelmimet me pesticide. Me vetëvarje në litar, me vetëhelmim dhe në disa raste me përdorimin e mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit, statistikat vjetore në juglindje të vendit tregojnë për një bilanc tragjik me të paktën 58 të vdekur. Tentativat për vetëvrasje kanë prekur më shumë moshat e reja, nga 15 në 30 vjeç, dhe vetëm në katër raste viktimat që kanë ndërruar jetë kanë qenë të mitur. Policia bën të ditur se janë shënuar gjithsej gjatë këtij viti të paktën 50 tentativa "të pasuksesshme" të personave që kanë dashur t‘i japin fund jetës, ndërkohë që viktimat e vetëvrasjeve kanë qenë kryesisht të moshave të reja. Arsyet që kanë çuar në këto vetëvrasje kanë qenë të gjitha të lidhura me stresin, vështirësitë ekonomike dhe sociale, dështimet në lidhjet dashurore të adoleshentëve, tradhtitë në martesa e kështu me radhë. Shkaqet që çojnë një person drejt vetëvrasjes janë të shumta dhe të larmishme, por siç raporton policia rajonale, të gjitha lidhen me gjendjet depresive. Ndërkohë, pjesa më e madhe e viktimave të vetëvrasjeve kanë qenë persona të cilët kanë vuajtur më parë nga depresioni. Sipas statistikave zyrtare, vetëm një në dhjetë persona arrin të mbijetojë pas tentativës për t‘i dhënë fund jetës, ndërkohë që të tjerët ndërrojnë jetë pa mundur të marrin ndihmën e parë, apo një trajtim të specializuar mjekësor që t‘i shpëtojë nga vdekja. Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Policisë në Korçë, vetëm gjatë muajit dhjetor janë regjistruar të paktën gjashtë tentativa vetëvrasjesh, ndërkohë që gjatë vitit 2008, në zonën e Korçës kanë vdekur të paktën pesë adoleshentë në moshën 15-17 vjeç, për shkak të depresionit të momentit, si pasojë e konflikteve me prindërit, mësuesit, ndërsa të rinj nga mosha 18-25 vjeç janë vetëvrarë për lidhjet e humbura të dashurisë, vështirësive ekonomike të familjeve dhe pamundësisë për të emigruar e për të siguruar një vend pune. Ndërkohë, sipas të dhënave nga spitali civil i Korçës, mësohet se në bazë të statistikave çdo vit kurohen të paktën 3500 persona nga depresioni, mes të cilëve të paktën 200 persona janë trajtuar në kushte spitalore pranë repartit të neurologjisë. Nga studimet e bëra ka rezultuar se në Qarkun e Korçës tre në njëqind persona shfaqin probleme të shëndetit mendor.

Dy fëmijë humbën jetën pas sherreve në shtëpi. Psikologët fajësojnë prindërit

Durrës, 46 nga ata që tentuan

vetëvrasjen shpëtuan gjallë

Vetëvrasja, fenomeni që njeh rritje ashtu si edhe shkaqet e saj. Vetëm gjatë këtij muaji, në Qarkun e Durrësit ka ndodhur një vetëvrasje dhe një tentativë vetëvrasjeje. Një 46-vjeçare nga një fshat i Krujës me ndërhyrjen në kohë të mjekëve mundi t‘u shpëtonte kthetrave të vdekjes, ndonëse ky ishte vullneti i saj e detyruar nga kushtet ekonomiko-sociale në të cilat jetonte, ndërsa një e re nga fshati Sallmone nuk mundi të gëzojë pranverën e 20-të të jetës. Duke konsumuar fostoksinë, Elsuida i dha fund jetës së vet këtë dhjetor, ndërsa në fund të janarit të ardhshëm do të festonte 20-vjetorin. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur për gazetën "Shqip", se gjatë këtij viti janë regjistruar 55 raste, nga të cilat 9 janë vetëvrasje dhe pjesa tjetër janë të mbetura në tentativë. Ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe mjekëve i ka shpëtuar viktimat e vetvetes nga rezultati i një akti tragjik të ndërmarrë në kushte të rënda psikike. Në territorin e rrethit të Durrësit janë regjistruar 24 raste, në atë të Shijakut 22 raste, ndërsa rrethi i Krujës ka më pak raste. Vetëm 9 gjatë këtij viti. Sipas psikologes së Qendrës së Gruas në Durrës, Armela Bejko, ekzistojnë shumë shkaqe që mund ta shtyjnë një person të bëjë vetëvrasje. Ndër më të shpeshtat konsiderohen marrëdhëniet problematike në familje, dhuna, problemet në shkollë, komunikimi i mangët mes moshatarësh dhe ndjesia e izolimit, humbja e të dashurit a të dashurës, riatdhesimet e padëshiruara në rastin e emigrantëve, divorcet etj. Në rastin e fëmijëve, rol të madh luajnë presionet e shumta psikologjike të prindërve, si dhe ambiciet e tepërta të tyre. Ato ndikojnë ndjeshëm tek i mituri, duke e shtyrë drejt aktit fatal. Në Durrës nuk kanë munguar këtë vit ngjarjet e rënda mes të miturish. Në shtator të këtij viti, një 12-vjeçar u var me rripin e pantallonave në shtëpinë e tij në Porto Romano të Durrësit. Ai e "zgjidhi" sherrin me të motrën në këtë mënyrë. Ndërkohë, në qershor një 11-vjeçar u vetëvar në tualetin e shtëpisë në Sukth, pas një debati me të ëmën që nuk e kishte lejuar të luante me shokët. Sipas psikologëve, fenomeni ka ardhur në rritje dhe mes personave të rrezikuar prej tij ka shumë që nuk dëshirojnë të vdesin, por thjesht tentojnë të sinjalizojnë se kanë nevojë për ndihmë, për vëmendje. Të gjithë tentojnë mes dilemës të jesh a të mos jesh.

Shifrat

Një polic vrau veten me armën e shërbimit në muajin shkurt

Kukës, statistikave të

policisë u shpëtojnë dy raste

Policia e Kukësit, në analizën e saj për vitin 2008, raportoi për tri raste vetëvrasjesh, ndërkohë që numri i tyre real për këtë vit ka qenë pesë. Ngjarja e parë e këtij lloji ndodhi më 9 shkurt, kur polici 46-vjeçar Qamil Hallaçi vrau veten me armën e shërbimit brenda komisariatit të policisë. Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin në Kukës dhe në veçanti masën e efektivave të policisë. Qamil Hallaçi, baba i tre fëmijëve, vrau veten rreth orës 23.00, ndërsa merrte turnin në komisariat. Hallaçi, me detyrë komandant nëngrupi pranë zyrës së shërbimit të informacionit në Komisariatin e Kukësit, ishte i vetmi person që merrte një rrogë në familje dhe kushtet e vështira ekonomike u përcaktuan më pas si shkaku i këtij vendimi. Vetëvrasja e dytë ndodhi më 5 maj në Tropojë, ku 65-vjeçari Hamdi Ismailaj, nga fshati Dragobi, vrau veten me pistoletë. Më 31 maj, një vajzë 23-vjeçare nga fshati Degë i Komunës Fierzë në Tropojë u var në litar. Arjana Sasanaj u gjet e vdekur në vathën e bagëtive. Familjarët gjetën edhe një letër, ku shkruheshin motivet e vetëvrasjes. Më 12 qershor 2008, 68-vjeçari Osman Topuzi nga qyteti i Kukësit i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë i shtëpisë ku jetonte. Rasti i pestë dhe i fundit ndodhi në Tropojë, më 20 gusht 2008, kur një grua 51 vjeçe, Tone Maleti, nga fshati Bukovë i Komunës Llugaj u vetëvra me litar në katin e parë të shtëpisë së saj. Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë shënuar edhe tetë tentativa për vetëvrasje.

ELBASAN

Var veten brenda në spital i sëmuri mendor

Rasti më i fundit i vetëvrasjes në Elbasan ndodhi dje, kur një 25-vjeçar vari veten në litar, brenda ambienteve të spitalit psikiatrik. Burime të policisë lokale njoftuan se 25-vjeçari Altin Tabani, banor i fshatit Luz të Kavajës, ka varur veten në spital, ku ishte shtruar prej katër vjetësh, pasi vuante nga skizofrenia. Më herët këtë vit 12 banorë të Qarkut të Elbasanit kanë pasur fatin e 25-vjeçarit kavajas. Sipas statistikave të policisë, gjatë këtij viti dy persona janë vetëvrarë duke u mbytur në ujë, dy të tjerë janë vetëvarur, pesë janë vetëhelmuar dhe dy i kanë dhënë fund jetës me armë zjarri. Po 12 ka qenë edhe numri i tentativave për vetëvrasje, që fatmirësisht nuk kanë përfunduar siç kanë dëshiruar vetë viktimat. Ndër këto tentativa, tetë kanë qenë vetëhelmime, dy hedhje nga lartësia, një me armë zjarri dhe një me thikë.

VLORË

14 vetëvrasje dhe

7 tentativa "pa sukses"

Nga statistikat e marra prej sektorit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës për vetëvrasjet dhe tentativat për vetëvrasje, rezulton se për vitin 2008 kanë ndodhur 14 vetëvrasje. Nëntë nga viktimat janë femra dhe pesë meshkuj. Katër prej tyre janë helmuar me lëndë kimike, tre kanë vrarë veten me armë zjarri, ndërsa shtatë të tjerë janë hedhur nga banesat, apo kanë përdorur mënyra të tjera. Tentativat për vetëvrasje për vitin 2008 janë shtatë dhe në të gjitha rastet kanë qenë femra ato që kanë tentuar të vetëvriten. Numri i personave të vetëvrarë në Vlorë gjatë këtij viti është i barabartë.

TIRANË

Gjatë vitit 2008, në Qarkun e Tiranës, ku bëjnë pjesë rrethet Tiranë dhe Kavajë, janë regjistruar 60 vetëvrasje, të cilat, sipas mekanizmit të kryerjes, janë: më armë zjarri 5, me armë të ftohtë 1, me varje 22, me helmim 19, me mbytje 1, overdozë 3 dhe me mjete të tjera 9.

QARKU Numri i vetëvrasjeve

FIER 147

TIRANË 60

KORÇË 58

VLORË 14

ELBASAN 13

DURRËS 9

SHKODËR 8

LEZHË 5

KUKËS 5

DIBËR 5

GJIROKASTËR 4

BERAT 2

shume pak,ne gjermani vetevrasjet ne vit kapin shumen deri ne 4500 njerez.

Ne fakt gjermania 3 milion e gjysem eshte.. edhe ne gjermani nga varferia vret veten nena e 4 femijeve  apo nga dhuna e te shoqit.. Pse je kaq trap o njeri?

 

 

 

 

 

Po mire o Liqen po kush e ka fajin qe tjetra vret veten nga dhuna e te shoqit??...

...Birisha? Sikur s'me duket se e ka fajin Birisha...

PS: Gjermania e ka nivelin e vetvrasjeve si % diku me te larte se Shqiperia. nderokh vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote figuron si...HAITI...qe e ka zero vetvrasjen smiley

Po Birisha.. Para atij Nano dhe pas tij nese vazhdon kjo gjendje Rama!!!

Se ngelen me duart te koqet dhe bythen ne hava Shqiptaret ti luten zotit kur na ndodhin fatkeqesine,  se faji nuk ka emer...

Aq ka faj sa nuk e imagjinon kush.. Nese dje kisha antipati te theksuar per ate rob sot kam urretje per te dhe fisin e tij.

P.s. prokurori i Gerdecit ka dhene doreheqje sepse president spordhjaku deshtoi! Cdo gjeje qe eshte arritur ne shqiperi nga 97 e ketej po i vihen minat. Me 97 vrame njeri -tjetrin per kete kafshe( kshu e quajti Merua dje) sot po vrasin vetem.

 

Patjeter? Per cfar tjeter e ka fajin qiveria? Per rreshjet e debores? Padyshiiimmm...Per cfar tjeter? Mu me zuri nje e ftote para ca javesh...padyshim do e kishte fajlin Topi...

Ore ti s'je ne rregull nga nje here me duket mua.. C'jane keto krahasime qe ben? Na vash nje cik o njeri se s'jemi ne burg ketu qe bejme muhabete te shtyjme kohen.. C'jane keto krahasime me boren e shiun qe ben????

Atehere po ju shpjegoj ku qendron dallimi shqiptar me ate gjerman.

Marrim rastin e nje grua me 4 kalamaq qe rrihet nga burri pijanec ne menyre mizore dhe burri nuk kujdeset per femijet. Ne shqiperi me nder nje pordhe te besh e merr vesh gjithe lagjia jo me te rahesh gruan, kshu qe eshte budallek te thuash qe policia s'di gje apo shkollat e femijeve.

Ky rast eshte shume i ndalueshem. Ne kete rast ne shtetet e civilizuara "burri" kapet prej reckash dhe dergohet ne qeli. Gruaja me kalamaqt strehoet diku tjeter edhe eshte ne dore te saj nese deshiron qe burrit ti behet e ditur vendndodhja. Gjithashtu ndihma ekonomike eshte aty per te rritur femijet.

Tani ti Grup dhe fcb ku e shihni rolin e shtetit shqiptare, si roli i shtetit gjerman??? Sikur ky shtet tu lidhe per cdo femije 100 euro ne muaj (familjeve ne kete rast), te arrestoje "burrin",  atehere nuk do te kemi vetvrasje  nga deshperimi dhe mjerimi.Pasi ky eshte nje investim fare i vogel po te llogarisesh qe keta femije jetime do te rriten me probleme psiqike dhe me probleme penale ( nje dukuri kjo mjaft e perhapur dhe  e provuar) te cilet ne fund te fundit do ti kushtojn me shume ketij shteti edhe vete neve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 Fenomeni eshte i dhimbshem, dhe te vjen keq kur vetvriten nga shkaqet e varferise. Edhe ketu ne Belgjike ndodhin shum vetvrasje, por jo nga varferia. Thuhet nga depresioni, por jo nga depresioni i ardhur nga shkaku i varferise. 

Ai krahasimi me te vraret ne Gaza , ishte budedallik.

Epo tani...edhe psikollogji te vetvrarve do tju bejne. Jo po e vrau veten nga varferia...dhe jo nga depresioni i shkaktuar nga verferia. Po nga e dini ju qe e vrau veten nga varferia? Tjetri mund te kishte probleme me bashkshorten/in...mund te kishe probleme psiqike...ka 1001 gjera.

Ne Amerike ka nja 30 mije vetvrasje ne vit. Sipas llogjikes...i bie qe Amerika te jet ne gjendje lufte...sepse ne nje vit vetvriten 10 here me teper se vdesin ne Irak ne 5 vjet.

 

Edhe me vra veten s'te lene rrehat...

 

Erjonke mos e tepro shume...

Nje problem shoqeror, qe prek jo vetem viktimat, por familjet e tyre, te dashurit e tyre, ku dihet se ai qe shkon hallet i len ne toke,lajne  dhimjen  ketyre familjareve.

Dhe kjo dhimbje perdoret per motive politike, per te drejtuar gishtin kundrejt kundershtarit politik, pa me te voglin hezitim se luhet me ndjenjat e dikujt tjeter qe nuk njeh.

Kjo eshte nje hipokrizi aq e ulet dhe e poshter, kjo nuk eshte keqardhje per sa ndodhe, por nje kenaqesi e madhe, e cila te jep mundesin te hidhesh ne sulm kunder qeveris, apo krahut politik qe eshte ne pushtet.

Ky eshte nje turp i madh, kjo tregon ne cilen shkalle te makabritetit qendrojne nje pjese e shoqeris sone.

Keto te fusin tmerrin, te bejne te krijosh iden, se ne Shqiptaret jemi krijuar fale se keqes, e per keq jetojme.

Farferia eshte nje nga shkaqet e shumta.Por njeriu sma merr mendja, qe do te shkoje deri aty sa te vrase veten, pse nuk ka mirqenie. E shumta e shumta, un do merrja kallashin edhe do beja nje grabitje bankash, te pakten do e provoja. Ca jane keto pallavra qe shkruhen ketu, kush e humb jeten, pse ishte i varfer.

 

Ka probleme psiqike me te nderlikuara, si p.sh ai qe vrau tani ne nje fshat te Korces me duket, qe i kishte vdekur djali ushtare, Ishte gjendje e rende psikologjike. Edhe fajin se ka Qeveria , pse nje vajze e le  i dashuri, edhe pine fotoksine????? por kultura e personale e gjithsecilit. Ashtu si ne rastin e asaj Studentes ne vlore, qe pse e le i dashuri i preu fytin me thike? ka menyra te ndryshme te te shprehuri, ose me sakte te te shfryri inatin.

 

Dikush ja jep vetes Bam, dikush ja jep Shkakut. Po te ishte Sala shkaku te ishit te sigurte, se do ja kishte dhene ndonjeri  Bam, edhe Sales. Por si e thash me siper, jane kushte te tjera ato qe e shtyjen njeriun per nje vetflijim.

 

 

p.s keto sdine te vdesin as si heronj, varin veten tek mullari mbrapa shtepise. Ik mer vlla vrit, deputetin e zones, edhe te pakten , do kujtohesh per mire. Cilado zone qofte, ka vjedh sigura, edhe eshte hajdut, do kujtohesh per mire. Do leje shenje ne historin e popullit shqiptre. Nje shqiptare u rebelua,kunder padrejtesise, kunder hajduteve qeveritare.Edhe do ja fusje friken te gjithve. njs njs, kjo ishte nje keshille, po sma merr mendja tek ato qe lexojne Peshkun te kete vendosur ndonjerti te vetvritet.

 

tschuss

sma merr mendja tek ato qe lexojne Peshkun te kete vendosur ndonjerti te vetvritet.

Pse na diskriminon ti neve mo ?

smiley

 

Amon i Tushe se ti qenke dhe ne Shqiperi, mos e shkrep armen kot. Po mere bej naj tentative, grabitje Banke. Si dihet, jeta llotari eshte, mbase e kap.

 

p.s per te vdek vdes edhe ne burg, aty kane ikur me shume sesa jasht. Tak fak me carcafin e burgut.Tain vdes nga asfiksia, carcafi pa lare, apo nga mbytja, kete se di.Apo e don me helmim, nuk e ndjen fare, keshtu iku edhe ministri brendshem, keshtu edhe kryeministi... nuk e ndjen fare. hahhahahahhaa

 

 

e mer Koco Devolle qe je i modh fare.

Ju ne Shqiperi i keni mire varianetet e vetvrasjes...Ne ktej ne Amerike s'gjejm dot as gur me ca koken.

Ne Komunizem varferia ishte 100 here me  e madhe sesa sot .... te gjithe Shqiptaret do te kishin vrare veten ????

Fenomeni i vetvrasjes eshte shume kompleks varferia eshte ndoshta faktori i fundit ndikues.

Ne shqiperi me nder nje pordhe te besh e merr vesh gjithe lagjia jo me te rahesh gruan, kshu qe eshte budallek te thuash qe policia s'di gje apo shkollat e femijeve.

Zotrules e di qe llogjiken nuk e ke jashtzakonisht te mprehte...por ti po na thuke qe POLICIA e...lejoka...kte ngjarje...per hir te BIRISHES? Se na fakt BIRISHA jep urdhra nga siper ke policia..qe kte dhe ate grua...MOS E NDIHMONI!

Kte po na thu ti? Hajde llogjike hajde.

Ashtu si ne CDO vend tjeter te botes...policia s'ben dot asgje pa patur ankese nga GRUAJA vet...nje padi nga gruaja vet. Nese gruaja eshte budallaqe qe te mos bej nje gje te tille...s'e ka fajin as policia as zoti vet. nese ajo do te vetvrasi veten per kte aresye...pastaj eshte natural selection.

Boll u bet qesharak.

 

Ai premton se 98% e tyre do të vazhdojnë të jenë në jetë për vitin në vazhdim dhe ky është që tani një premtim i mbajtur. Pas kësaj deklarate, 10 anëtarë të PS vrasin veten.

Ne fakt greva e urise e 10 Petritave te parlamentit...ishte tentativ vetvrasje per shkak te....varferise smiley

nuk jam zotrules e para dhe  e dyta eshte  e kot te vazhdoj me ty.

Sorry qe mora edhe mundimin.

Autmatikisht sa shikoj flamurin Anglez...me shkon mendja Zotrules. Me fal...ma ka prish qefin e Anglise.

Po me shaj ne privat te pakten, o njeri...

Pastaj, nuk e ke nga flamuri ti, e ke nga te qenit zevzek dhe grindavec... Nuk me le rehat as te tema tjeter, dhe ne asnje teme nuk di as te leshosh rruge, e as te tolerosh mendim ndryshe nga i joti... 

kaq per sonte, zotrules nuk do debatoje kurre me ty, e as do te pergjigjet nese vazhdon me kete lloj sjelljeje. (te plasi ty...) :grin:

 

A ritet numuri i vetvrasjeve kur ekonomia mer te tatepjeten?>>

>>

 

Ndersa familjaret e Steven L Good po perpiqen te kuptojne llogjiken e vdekjes se tij, kartolinat e ngushullimit vershonin si lume >>

“Ai ishte gjithmon i qeshur dhe shume krenar per familjen e tij dhe aritjet e tij ne jete” thuhet ne nje  prej tyre>>

“Steve eshte me i madh se jeta. Personaliteti i tij ka lene gjurme te vecanta tek une” thuhet ne nje tjeter duke vazhduar “ Une dhe tere industria e Real Estate do ta kujtome ate me mall”>>

> > Javen qe shkoj trupi pa jete i Good u gjend ne makinen e tij ne nje rezervat natyror ne krahinen  Kane ne shtetin e Illinios, jo larg nga lace wsmileyt="on">t="on">Chicagolace>. Policia beson se eshte vetvrasje.>>

>>

Good ishte kryetari  dhe CEO i Sheldon Good & Co, nje firme shume e njohur ne SHBA  qe merej me ankandet e Real Estate. Vdekja ka cuditur tere komunitetin e Real Estate.>>

>>

“Ai ishte shume positiv, gjithmone i qeshur, dhe gjithmon tregonte historira” thote Barbara Matthopoulos, zedhenesia e shoqates se realtoreve ne lace wsmileyt="on">t="on">Chicagolace>. “Te gjithe jane te shokuar nga vdekja e tij” vazhdon ajo.>>

> >Vdekja e Good eshte nje prej te fundit vetvrasje te figurave te njohura  ne boten nderkombetare te bisnesit, ne muaj te fundit. Ne te njeten dite qe u zbulua trupi pa jete i Good, biljoneri gjerman Adolf Mercle, 74 vjec, vrau veten duke u hedhur para nje treni. Ne 2008 revista Forbes e rendit ate nga pasuria  ne vendin e 94 , Por ne muajt e fundit mbreteria e tij e pasurise ishte duke u renuar.>>

>>

Ne dhejtor 2008 bisnesmeni frances Rene-Thierry Magon de la Villehuchet, ne moshen 65 vjecare vrau veten ne zyren e tij ne New York. Ai kishte humbur $1.4 bilion investime ne skemen Ponzi ( firme piramidale) te Bernard Madoff.>>

>>

Dhe ne Shtator 2008, financieri angles Kirk Stepjenson, CFO i Olivant Ltd, vrau veten duke u hedhur para nje tramvaje. Ai ishte 47 vjec.>>

>>

Duke pare keto vdekjet e fundit shume njerez pyesin. A ritet numuri i vetvrasjve kur ekonomia eshte ne veshtiresi?>>

>>

“Po”- thone ekspertet “ Zakonishte ne shikojme shume me shume vetvrasjeve gjate kohes se krizes ekonomike” thote M Harvey Brenner, profesor i shendeti publik ne Universitetin e shkencave te shendetit  ne Texasin Verior dhe ne  lacename wsmileyt="on">Johnslacename> lacename wsmileyt="on">Hopkinslacename> lacetype wsmileyt="on">Universitylacetype> ne lace wsmileyt="on">t="on">Baltimorelace> shtetin e Marilandit.>>

>>

Sipas qendres per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve, me shume se 32000 vete vrasin veten cdo vit ne amerike. Qeveria nuk ka statistika te momentit ( ato publikohen veten nje here ne vit)  keshtu qe eshte veshtire te thuhet sa eshte numuri i vetrasjeve ne kohet e fundit, megjitjhate Brenner ka bere disa llogaritje  dhe mendon se do te kete  nje ritje pre  mese 1200 vetvrasje si rezultat i krizes ekonomike.>>

>>

Thuhet ( por e pa provuar) se ka nje ritje te njerezve qe mund te vrasin veten ose jane te predispozuar per ta bere kete. Telefonimet ne Qendren kombetare te parandalimit te vetvrasjeve jane ritur nga 412.768 ne 2007, ne 540.041 ne 2008. >>

>>

Por Lanry Bernnan , drejtori egzekutiv i shoqates te studimeve te vetrasjeve (Suicidology) thote se keto shifra  duhen pare nga shume drejtime dhe ne perspektive.>>

>>

Pa dyshim – thote ai - qe ka tek- tuk ka ndonje vetvrasje  per arsye te ekonomise por duhet patur parasysh se  numuri i njerezve qe jane prekur nga kriza eshte shume shume shume me i madh se ai i vetvrasjvee per arsye ekonomike, dhe 99% e tyre qe kane probleme ekonomike sot do te  dine te dalin nga kjo situate.  Por megjithate –vazhdon Bernam- njerezit e papune jane 4 here me shume te predispozuar te vrasin veten se sa ta qe punojne.>>

>>

Sipas Shoqates Amerikanve te Psikologeve, ne 2008, ne anketimin “Stress in America” 80% e amerikaneve raportuan ne shtator se ekonomia eshte shkaku kryesor i stresit te tyre, ky numur eshte ritur nga 66 % qe deklaruan ne Prill>>

>>

Psikologjistja Nancy Molitor qe ka aktivitetin e saj ne rrethinat e lace wsmileyt="on">t="on">Chicagoslace>, pohon se ne muajt e fundit ajo ka vizituar me shume paciente  te semure me  “nervozizem” apo me depresion>>

>>

Eshte si puna e miut ne tynelin e eksprerimetit “Maze”” thote ajo  “kur njerezit nuk arijne te ndryshojne dot situaten ata fillojne te bien ne depression”>>

>>

Molitor thote se veshtiresite ekonomike kalojne me me  veshtiresi ne njerezit  me personalitet te tipit  A, dhe vecanerisht ata qe nuk kane deshtuar ndonjehere ne jeten e tyre. Njerez me  aritje te shumta ne jete, dhe ata qe i jane kushtuar shume punes   jane me pambrojtur nga depresioni.>>

>>

Une shikoj njerez qe ne pergjithesi jane krenare dhe ju vjen turp. Ata ndertojne tere jeten e tyre rreth suksesit. Dhe ne qofte se nuk kane ndonje njeri  qe te kujdeset per ta, ata jane ne rrezik.>>

>>

lace wsmileyt="on">Polace> keta njerezit e fuqishem qe kane vrare veten kohet e fundit? >>

Ekpertet e shendeti mendor thone se eshte e pamundur te percaktohet perse ata ariten ne vetvrasje, por ne pergjithesi njerezit qe vrasin veten jane te ekspozuar ndaj depresionit dhe corientimit bipolar, pra nuk eshte vetem pune parash.>>

>>

Por sic thote edhe Brenner kjo kriza e fundit ka vecantine se njerez shume te pasur, te mbrojtur  nga cdo merak financiar kane mare nje goditje te rende dhe ky nuk eshte akoma  fundi.>>

>>

Shume vete mendojne  se keta njerez kane nje jete kaq te mrekullushme thote Brenner, te mbushur me avjone private, me shtepi luksose, dhe cdo gje tjeter qe mund te blihet me para. “Perseri ata kane mundesi te humbim me shume se cdo njeri tjeter sepse ata kane dhe me shume pasuri  se cdo njeri tjeter. “>>

> >

 

Steven Good's death is the latest apparent high-profile suicide in the business community in recent months.

Steven L Good

 Mare dhe perkthyer nga CNN  

Do suicides go up when the economy heads south? Nga  Jennifer Pifer-Bixler

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).