Vazhdon protesta e studenteve

 

Ne studentet e gazetarise, qe kemi 10 dite qe zhvillojme protestat tona, te cilat kane vetem nje qellim, vendosjen e titullit ne diplome, distancohemi nga cdo deklarate dhe nga ccdo force politike. Nisur nga protestat e djeshme dhe te sotshme te cilat jane bere ne emrin tone por duke u perdorur nga elemente, anetare te forumeve te disa partive politike, ne shprehemi publikisht se protesta e djeshme dhe te sotshmet, nuk jane protestat tona dhe asgje me shume se protesta me prapavije politike. Kerkesat tona jane mese te qarta dhe te pasterta pa asnje ngjyrim politik. kerkojme te arrijme nje marreveshje me ministrine e Aresimit dhe te Shkences, me ane te te ciles te perfitojme titullin ne fushen per te cilen kemi studiuar. i bejme thirrje ministrit te Arsimit dhe te Shkences qe te marre parasysh kerkesat tona. ne kete menyre do tiu jepej fund edhe protestave.

Foto eshte marre nga Top-Channel

56 Komente

Per me shume informacion:

 

Studentët e fakultetit "Histori-Filologji", protesta për diplomat

Ora News
E Merkure, 28 Janar 2009

Studentë nga të gjitha degët e fakultetit Histori-Filologji kanë riprotestuar përpara ministrisë së Arsimit. Ata janë të vendosur për të mos pranuar modelin e diplomës së studimeve 3-vjeccare, duke e konsideruar dokumentin të pavlefshëm. Studentët kërcenojnë se nëse autoritetet arsimre do të vijojnë të heshtin, pa marrë asnjë vendim për korrigjimine diplomës së tyre, ata do të vijojnë protestat, deri në bojkot të mësimit dhe greva. Në protestën e radhës, studentët kanë parodizuar me modelin e ri të diplomës për studimet e Bolonjës.Ata kanë hartuar një tip të tillë dokumenti të drejtuar virtualisht për ministrin e Arsimit dhe Sshkencës, që sipas tyre është përgjegjësi kryesor për problemin që shtrohet.

******************************

Studentet e Infermierise, proteste para Ministrise

Top-Channel
30/01/2009

Dhjetera studente te Fakultetit te Infermierise kane protestuar per disa ore para Ministrise se Arsimit, ku kane kerkuar qe te pajisen me diploma, ku te percaktohet titulli, por te jene edhe te besueshme.

Studentet kane bojkotuar mesimin dhe i jane bashkuar protestes se studenteve te Historise dhe Gjuheve te Huaja, te cilet kane deklaruar se do te protestojne derisa Ministria e Arsimit te marre parasysh kerkesat e tyre qe mbeshteten edhe nga senati i universitetit.

Por Ministria e Arsimit ka sqaruar se ne baze te ligjit shqiptar, por edhe marreveshjes se Bolonjes, emertimi i diplomes universitare permban nivelin dhe fushen e studimit te kryer dhe jo titull profesional.

Tre fjali nisin me germe te vogel. Ka dhe disa gabime te tjera drejtshkrimore. Suksese. smiley

Prandaj s'ua japin dipllomat smiley

Nje paragraf dhe shiko gabimet, lere pastaj t'i lesh lisho te shkruajne artikuj.  Gjithesesi, do gjejne vende pune te Balkanweb smiley.

na e kane bere dhe ne kete numer.

Kater vjet ne fakultet na trajnuan si perkthyes/studiues te gjuheve te huaja, na hoqen dhe praktiken e mesuesise, ndersa titulli ne diplome percaktonte "Mesues i shkolles se mesme" WTF?

Ca thote ajo parulla ne cep, VFLP???

Studentë gazetarie dhe s'dijnë të shtjellojnë mirë problemin. 1 yll dhe me hatër e kanë.

..dy police perpara qe nuk e rruajne fare trapin per protesten,protesta me i vesh hyn dhe me nje vesh tjeter del!!

Ka superprodhim studentash!

policet ishin me te sinqeret ne proteste.

kur ne mbanim fjalim dhe i kerkonim ministrit takim, njerit prej policeve iu mbushen syte me lot smiley 

Ardit, do ketë qënë ndonjë nga ishstudentët e dhjetorit ai polici, që tek këta studentë, që protestojnë, shikon një brez të shkëlqyer prej policësh të së ardhmes smiley

 o çuna edhe goca... po nuk ndryshohet ligji me 20 vete te mshehun ne nji rrugice... dhe per ma teper, t'ulun dhe ndejun... dikush buzeqesh... ndoshta sepse asht optimist/e per t'ardhmen... ndoshta...lol

perpara duhet ba propagande nder universitete dhe shkolla... sepse rrezultati i ktyne manifestimeve, i interreson t'gjithve, ose t'pakten, duhet...

sidokjoft, un jam i mendimit qe ky aktivitet asht thjesht politike.... gjynah!

 

 

kur ne mbanim fjalim dhe i kerkonim ministrit takim, njerit prej policeve iu mbushen syte me lot smiley 

Do kete qene ndonje fjalim "5 ballesh"i ndjeshem., me nje rezonance te pa perfillshme...

Polici qau kur thashe se edhe Ramiza Alia qe ishte president i nje shteti diktatorial pranoi te takonte studentet ne 2 te nates. Ky minister i zgjedhur me vote te lire, njeri i vdekshem si te gjithe, nuk pranon te na takoje neve ne 2 te drekes edhe pse kemi 3 ore qe e presim te dera. 

Ato qe jan te foto duhet te jene nga ata studentet qe gjat tre viteve i kan harxhu te gjith leket me kafe dhe tani spo kan me hy ne lokal prandaj rrin aty.

Keto jan idiotlliqe ça titulli dun ato apo jan mesu te ky vend qe me mçef injorancen i fusin nga nji cop leter dhe quhen ING-ra ekonomista gazet-ARE etj.

Ore ato meritojn vetem titullin ju lumte dora e vogel se vetem punime "artizanale "kane bere gjate tre viteve.

puç puç Titullare se as me kerku ato gjera qe duhet me kerku nuk dini prandaj mir jua bejne .

Jo po te quajme avokate ata qe sapo mbarojne juridikun dhe inxhiniere apo eksperte kontabel etj etj etj te gjithe ata qe dalin "sefte" nga kafja e universitetit.

 

Provim o njerez, provim shteti dhe stazh paraprak per te marre titull

Dakorte me provimin  gene, po mos harro se ata kane tre vjet qe studiuan per ate cop diplome? Sidoqofte duhet te mbaje nje titull.

Arsimi ne shqiperi akoma eshte ne nje stad te vonshem e te fjietur???

Duhet te behet dicka per kte pune se kohet ndryshojne ndersa ne shqipo, c'do gje eshte me zarfa? Dhe mandej duhet te futemi dhe ne EUROP, si?

Jo jo.

Nuk kane pse mbajne titull profesional pa bere provim shteti per te.

o ardit po na sqaro se cfare po kerkoni praktikisht or burre i dheut

 

Praktikisht diploma qe duan te na japin keta eshte pak a shume kaq:

Universiteti i Tiranes

Vertetojme se ___________ ka mbaruar studimet ne degen e___________ ne UT ne vitin ______.

 

- S'permendet titulli qe filani u diplomua gazetar, ekonomist, filozof etj.

- S'permendet emri i fakultetit ku ka mbaruar.

- Diploma eshte nje cope leter jo sic kane qene me pare me karton dhe fotografi.

Kete pune e kane bere qe te jesh i detyruar te besh dhe ate 2 vjecarin tjeter.

Problemi eshte se shumica jane konviktore. Atyre u duhet qe pervec 1 milion lekve per shkolle, u duhen edhe leket per konvikte, buke etj etj. Dmth te rrije ne TR nje student ng Kukesi 2 vjet vetem per te bere 2 ore ne dite mesim.

Nga ana tjeter studentet i kane genjyer kur u firmos Karta e Bolonjes sepse iu tha se ky +2 pas 3 viteve shkolle eshte studim per Master. Ne fakt eshte vetem tip specilizimi.

Pretendimi i MASH eshte qe keshtu e ka diplomen gjithe bota qe ka firmos Karten e Bolonjes se keshtu e do tregu i punes. Problemi eshte qe nese e ka gjthe bota, c'na duhet ne? Sikur do punojme ne Madrid neve...Ne e duam per tregun tone te punes.

Mua me vjen keq nese ky debat kthehet politik. Kushdo qofte minister, studentet do vazhdojne te pershkallezojne protesten. Paguajme leke, jetojme ne kushte mizerabel, s'ka as drita, as banjo, as ngrohje e as ftohje edhe pse i paguajme shkolles 200-300 mije lek ne vit por te pakten diplomen te na e japin sic e duam e sic na ben pune neve.

Ardit, nje diplome prestigjioze qe me ka qelluar te shoh nuk ka as fakultetin as degen madje as vitin, besoje ose jo. Ky universitet e konsideron diplomen si nje deshmi te pjesemarrjes dhe mbarimit te studimeve ne ate institucion - detajet e tjera jane tek lista e notave (viti, dega, etj). Une nuk po them se kjo eshte menyra me e mire, po nuk eshte qameti. Ehuuuuuuu per sa gjera te tjera me thelbesore duhet te ankoheni ju.

Une nuk mbaj pergjegjesi per diplomat e Viet-Kongut qe mund te kesh pare ti.

Do te tregoj une shembuj te diplomave te ndryshe te sistemit te Bolonjes qe t krahasosh me tonen. Sapo ti siguroj faksimilet do i hostoj diku.

C'qenkan keto shkolla qe nuk thonkan vitin dhe vendin? Po edhe Marksit i dihet kur u diplomua dhe ku. Po ne do e kemi biografine te gjymtuar dhe neper CV do shkruajme: "U diplomua diku, dikur per ekonomist!"? 

ndalesa 1:

Diplomat e mia dhe te disa miqve te mi qe kam mundur ti shoh, te leshuara nga disa nga Universitetet me prestigjoze ne bote per deget perkatese si psh edhe e Warton per MBA tregojne ne menyre te qarte se per cfare te eshte dhene ajo cope letre, ne c'vit etj etj..Kjo eshte praktika normale gjithsesi..

Eshte krejt normale Chene qe per shkolla profesionale pasuniversitare te vendosen detajet dhe sidomos profesioni 'i perftuar'. Por arsimi 4 vjecar, ose 3 vjecar ne kete rast, qe te jep nje diplome te nivelit bachelor, mund te konsideroje me te rendesishme per nga ana simbolike qe ti ke studiuar 'arte' apo 'shkenca' ne periudhen tende fillestare te arsimit te larte. Te gjitha detajet e tjera mund te pefshihen ne dokumenta me funksionale, dmth me pak simbolike, te shkolles, si puna e listes se notave. Ne te dyja shkollat qe kam qene une dhe ime moter, per shembull, praktika ka qene e tille, mgjs ne rastin e saj te pakten ishte vendosur data. A ka ndonje problem me mua qe nuk me agravon kjo ... mos ndoshta nuk ndjehem se kam dale 'ekonomiste' nga ajo shkolle ... nuk e di.

Nga ana tjeter sistemi arsimor shqiptar mund te jete shume here me i prirur drejt formimit profesional sesa atij te pergjithshem, gje qe mund ta beje me te rendesishme percaktimin e deges. Por nuk e di sa ka ndryshuar kjo ne ndarjen 3+2, dmth sa me te pergjithshem e kane bere trevjecarin e pare.

Polici qau kur thashe se edhe Ramiza Alia qe ishte president i nje shteti .... etj etj

 

 

thenie e dites per nder....

Persa i perket deklarates poshte fotos, nuk e di ku eshte marre por nuk eshte deklarata zyrtare sepse deri tani nuk eshte bere asnje deklarate zyrtare. Mund te jete marre nga ndonje interviste qe i eshte bere ndonje protestuesi.

Studentet e gazetarise po mbajne shtypin e perditshem gjalle me 200 mije lek rroge dhe eshte e pabesueshme te thuash se nuk dijne te bejne 1 deklarate.

e kam pase pa shume me dyshim kete punen e kartes se bolonjes atehre kur nisi te hudhet ne treg. dhe duke qen gazetar ne shqiperi mora leje te bej nje speciale per te. kam intervistuar dhjetera vete nga shezai rrokaj e deri te mesues. ne ministri e ne drejtori te arsimit. se ishte edhe kjo puna e matures shteterore. dhe perfundimisht, edhe pse linja e gazetes nuk ma lejonte ta thosha arrita ne perfundimin se asnjeri se dinte se ca po ndodhte me arsimin ne shqiperi. pse nuk lene sistemin e vjeter keta, ose pse nuk u gjejne pune studenteve qe ato dy vitet e "masterit" ti bejn ne marredhenie pune keshtu te kene pare te paguajne shkollen e tyre?  

po se karta e bolonjes eshte i vetmi sistem qe e corodit studentin dhe e rrjep nga leket. 

po se karta e bolonjes eshte i vetmi sistem qe e corodit studentin dhe e rrjep nga leket. 

Himhi,hi,hi,..po e gjithe puna dhe thelbi i ceshtjes eshte si te meren leket ,dhe jo se si ,dhe sa i dobishem do te jete "Studenti" per shoqerine ,eshte detyra e shoqerise ajo qe duhet ta marre ne konsiderate dobine e Studientit te trajnuar .,te kualifikuar per ti sherbyer shoqerise.

Kjo pune eshte ne dore te goverment..

Mos e ridikulizoni punen e studenteve. Sepse ceshtja e cilesise se arsimit nuk varet nga ta, nje sistem i perdorur per demagogji normalisht qe eshte i prirur per nga sasia. Nuk eshte faji i tyre qe nuk marrin arsim cilesor, dhe dalin kryesisht gdhe nga bankat.

Nga ana tjeter, eshte plotesisht e drejta e tyre te kerkojne ate cka u eshte premtuar, dhe per te cilen kane investuar tre vjet nga jeta e tyre, si dhe votat qe ia kane dhene atyre qe i bene me shkolle, pra te kerkojne nje diplome. Perderisa paguajne taksat, dhe ndjekin rregullat, duhet t'u plotesohet pritshmeria minimale (nje diplome).

Se per tregun e punes nuk po e ngrene zerin, te mjeret qe gjithsesi do punojne kamariere e pastrues neper bote, me dy diploma ne xhep.

Sol,

Diplomen e kane marre. Atyre nuk iu pelqen kartoni ku eshte shtypur edhe percaktimi "kane kryer studimet per gazetari".

Epo as mua nuk do te me pelqente qe si une qe "investova" kater vjet, edhe keta qe u keputen duke pire kafe tre vjet prane fakultetit,(duke lene menjane rastet e vecanta), te kemi te njejtin titull ne diplome, gazetar, inxhiner, mesues apo roje qofte ky profesion.

Titulli do te merret pasi keta bukuranet te mbarojne edhe dy vjecaren. Me tre vjet (as me kater xhanem, po me tre hic e hic), nuk e fiton dot nje profesion.

Ndaj keta ciliminjte qe edhe per te renditur arsyet e protestes kane nevoje per permiresim, bejne mire te ulen e te mbarojne edhe pjesen e ngelur te studimeve, nese duan nje titull.

Le qe, edhe kur ta marrin ate diplome s'ka per t'iu hyre kund ne xhep, po nejse, muhabet tjeter ky.

Le qe, edhe kur ta marrin ate diplome s'ka per t'iu hyre kund ne xhep, po nejse, muhabet tjeter ky.

Titulli eshte ai bachelor (specifik per degen) - dhe njihet zyrtarisht si i tille. Nuk e di se si e kane menduar futjen e hallkes se Bachelor ne Shqiperi, por ne Zvicer te hyn shume ne pune. Shpesh, ne ofertat per pune shkruhet specifikisht qe kandidatit i kerkohet nje nivel bachelor kualikifimi per punen ne oferte.

Une e shoh problemin keshtu: nese keta studente duan te gjejne nje pune ne tregun nderkomebtar te punes, atehere ata duhet t'i provojne punedhenesit qe kane marre nje diplome bachelor. Kesaj zakonisht i behet nej kopje dhe ju bashkangjitet dokumentave per aplikim per pune. Por, pa vajtur fare tek puna; edhe nese aplikon per master, ne nje universitet tjeter nga ai qe ke kryer bachelorin (brenda apo jashte vendit), duhet te dergosh kopjen e diplomes bachelor. Ne se kjo diplome nuk i permbush disa kritere qe perfshihen ne karten e Bolonjes, dhe qe mundesojne (lehtesimin) njohjen e ketij dokumenti, keta studente kane probleme.

Nese kjo diplome qe u eshte leshuar i permbush keto kushte dhe studentet nuk e dine, atehere ministria duhet te marre mundimin t'i sqaroje (ashtu sic edhe duhet t'i sqaroje per mundesite qe u ofron kjo shkalle diplome). Nga ana tjeter, ministria duhet te garantoje nje dokument serioz ne paraqitje sepse behet fjale per nje dokument zyrtar dhe, si i tille, ai duhet te plotesoje cdo lloj kriteri burokratik, perfshire edhe anen estetike dhe ate te cilesise se materialit. Kjo eshte minimumi qe mund te behet jo vetem per respekt te studentit por, mbi te gjitha, per respekt te institucioneve te shtetit shqiptar, per respekt te shtetit shqiptar.

 

Po mire mer quna e goca te autodiplomum e dini ju qe kohe te Laverit ata qe mbaronin i shkolle tre-vjecare, ( quheshin institut atehere ) nuk u lejohej te punesoheshin me shume se mesues ne shkolla 8 vjecare eksluzivisht ne fshat?

Pyesni dhe mos u beni pre e palacolluqeve .

Ne ate kohe ishin Instituti i Shkodres, Elbasanit dhe Gjirokastres. Nje nga arsyet qe u bene Universitetet keto ishte pikerisht fakti qe keto Diploma ( te atyre )  nuk pinin uje fare ( vec atij rastit  me siper dhe nese do e kishe psh babane te modh ! ) edhe sikur te ishe student i shkelqier.

Tani do dale ndonje ketu e do thote , po Andi Bushati qe ka marru Insitutin ne Shkoder cer ndryshimi ka nga ne ?

Vazhdoni ate pjesen 2 vjecarin si fillim dhe turruni te gjeni ndonje pune e tu mbushni menjen punedhenesve qe nuk jeni llapaqene.

Kjo eshte antireklama me e keqe qe mund t`i beni vetes ne tregun e punes. E kam fjalen per ju qe jeni duke shkrujt ke peshku , se per ata qe ju nxisin per te bere protesta e kane ne terezi dhe jane Ok me punet e tyre.

Nuk e di une se si e kane hallin studentet ne fjale, por di qe te drejten e protestimit e kane me pash. Sepse jane mashtruar.

Se pari jane mashtruar kur u thane qe do te benin shkolle te larte - sepse vetem shkolle te larte qe nuk jane duke bere. Shkojne ne nje institucion qe te nxit ta kalosh kohen kafeneve, e nuk te merr persiper udheheqjen ne rruget e studimit, kjo dhe per shkak te paaftesise se shumices se pedagogeve (sepse kur hap dyert per studentet me dhjeteramijera, do hapesh dyert dhe per pedagoge varda), por dhe per shkak te mungeses se investimeve serioze ne infrastrukture (dhe nenkuptoj libra, e jo karrige). Pra jane mashtruar, sepse nuk po bejne shkolle te larte, por po bjerrin kohe ne nje institucion te ndertuar me qellimin fisnik per te prodhuar vota.

Se dyti nuk jane informuar mbi sistemin e ri, dhe mbi llojin e diplomes qe marrin ne fund te fazes se pare, 3-vjecarit. Informacioni nuk mund te vije mbas pilafit, e te te lere pa opsione. Informacioni per kete sherbim (i cili blihet nga studentet), me ligj duhet te ofrohet paraprakisht. Atehere secili zgjedh dhe mban mbi shpatulla pergjegjesine e vet.

Se treti, askush nuk i informon keta studente mbi tregun e punes, dhe ndertohen ne mendjet e tyre te reja (mos te them naive) pritshmeri roze mbi te ardhmen. Po t'i informonin ndoshta nuk do te zgjidhnin ate shkolle, e ndoshta do te ishin duke marre ndonje zanat.

 

Pra tre arsye, qe te treja prodhim i demagogjise dhe populizmit medioker e driteshkurter politik. Por qe kane prekur nje numer te madh njerezish (20 mije ne vit, beni hesap). Per tre kater vjet do i shihni rrugeve te papune e te pakenaqur. Nuk eshte mire te filloni te talleni qe tani.

Prandaj Sol studentet duhet te protestojne me keto pika, e jo per cilesine e kartonit te diplomes.

Kolektiv diploma qe permenda, pa vit dhe pa dege, eshte diplome e Harvardit.

Studentet ndodhen ne gjendjen aktuale (intelektuale) edhe per faj te sistemit shkollor, dhe arsyeve qe te rendita. Per kete arsye jane dyfish te pafat, sepse po abuzohen por dhe sepse u mungon qartesia intelektuale per te artikuluar si e qysh. Por kjo s'do te thote se nuk e kuptojne dhe nuk e ndjejne.

Ne fund te fundit ne nuk jemi mesuesit e tyre qe t'ju kerkojme te perserisin artikulimin e shqetesimeve deri sa ta thone mire e te marrin dhjete, e pastaj te behemi me ta. Ne momentin qe une arrij ta kuptoj problemin qe keta kane, nuk me shijojne lojerat intelektuale te tipit "une ta di hallin, po nuk ta zgjidh se ti je budalla dhe nuk e di se ca halli ke".

Nuk e besoj asnje moment qe ne gjithe fakultetin e gazetarise te mos gjendeshin 2-3 veta te afte te artikulonin problemet.

Po te kisha une ne dore t'i zgjidhja problemet e sistemit arsimor shqiptar, do te perpiqesha. Po te me therrisnin ne nje proteste me vlere, do te shkoja. Per kerkesen ne fjale nuk ma ndjen.

Qe une te arrij ne ndergjegjesimin se duhet te shkoj t'i organizoj studentet per problemet e tyre reale (te cilat ata nuk po i artikulojne dot), duhet edhe ca kohe, edhe ca informacion, edhe nje rishikim i prioriteteve dhe mundesive te mia, qofte edhe intelektuale, per te organizuar te tjeret. Nuk eshte se perjashtohet, por nuk e shoh veten mire si organizatore protestash. Per momentin kam informacion dhe mundesi te them vetem: kur protestoni me dite, bejeni per gjera me te rendesishme.

As une as ti, tropizma, nuk e dime se si jane zhvilluar artikulimet e kerkesave nga ana e studenteve, dime vetem kete leter qe kemi ketu, e cila mund te jete shkruar ne rrethana te ndryshme (nxitimi etj etj).

Gjithsesi jam i mendimit qe ne rastet e ngjashme keshilla eshte me e mire se verejtja, dhe ndihma me e mire se perqeshja.

Ah. Parimisht jam dakort me ty, konkretisht (antkualisht, isht isht isht) nuk kam keshilla te mira pervecse 'prioritizoni kerkesat'. Sa per perqeshjen, nuk mendoj se ata qe 'qeshen' nuk i kane per zemer studentet, mgjs zgjedhin menyra zen-budiste per te qortuar. Ndersa ato 3 fjali qe thashe une sigurisht qe nuk ishin perqeshese. smiley

Them se eshte mire te ndihmohen e te keshillohen jo sepse jam humanist i madh dhe rri gjithe diten duke menduar per vuajtjet e tjetrit por thjesht edhe vetem sepse ne rast se krijohen masa te medha te papunesh e te zhgenjyerish (te mashtruarish) qe mbartin pakenaqesi e frustrime te medha, nuk eshte me thjesht vuajtja e problemi i tyre, por i imi, dhe kam pershtypjen i te gjitheve atyre qe jetojne ketu.

Sa per perqeshjen, nuk e kisha me ty, e kisha keshtu ne pergjithesi smiley

Ne pergjithese ketu ne faqen tone?! Po pergjithesia ketu je ti smiley

Sol, te rrime shtrember e te flasim drejt, ti ke te drejte qe i mbeshtet, tropizma ka te drejte kur ve re keq-artikulimet, edhe une kam te drejte kur nxehem me pseudo-protesten qe mund te ishte me efektive po te ishte e bazuar ne kerkesa me te thella sesa cilesia dhe forma e nje kartoni.

Une do isha dakord qe protesta te behej per arsyet qe rendit ti, per kontigjentin e te papuneve me shkolle qe po nxjerrin keto kurse tre-vjecare (akoma nuk mund te quhen Universitete), per cilesine e mesimdhenies, per kurrikulen e cdo dege, per oret e shperndara keqas, per papergjegjshmerine ne ndjekjne e ecurise se studenteve, per oret tmerresisht te gjata kafeneve, mungesen totale te seriozitetit per ndjekjen e mesimit, pritshmerite e kota qe nxiten e ngrihen pa kriter; ja per keto. Po jo per kartonin e  diplomes.

Jam kurioze ta di se sa nga keta protestues shkon te lexoje ne biblioteke, te germoje ne arkivat e Institutit te Medias, te lexoje e krahasoje perdite artikuj nga te perditshmet boterore, sa here ne muaj/dite/ jave shikojne nje edicion lajmesh ne BBC/CNN/ITV apo kudo tjeter, qe te mos brumosen me gazetarine e ketushme apo me menyrat e protestimit si ajo qe po bejne.

Nese ata e shpenzojne kohen si me siper, dhe jo kafeneve apo pubeve duke bere thashetheme gazetarie, do marr edhe Tropizmen me zor e do te mbaj edhe une nje pankarte ne dore bashke me protestuesit.

 

Proteste e artikuluar ne menyre te tille do te behej kur protestuesit te ishin ministra arsimi, ose rektore universitetesh...

Nese biem dakord se problemi dhe halli i madh qe e ka zene kete brez eshte arsimi i cilesise se keqe (= injorance+paaftesi), nuk mund te pretendojme thellim apo drejtshkrim.

Halli i ketyre eshte se shkuan ne Universitet (nuk ia vune keta emrin universitet, keshtu qe me kete emer do e therrasin), mirepo kungull i ngriten, kungull i plasen. Tani kungulli mbase nuk di ta thote mire se pse mbeti kungull, por problemin e ka gjithsesi.

O Sol,

Neser vjen e drejton ty edhe mua ai kungulli, i pjekur apo i papjekur qofte.

Le te bejne protesta sa te duan, po edhe te ulen e te lexojne, shkruajne e lodhen pak para se ta ngrene zerin aq lart.

Une s'ta mbush dot mendjen qe s'dua te bej sherr me ty per ta sot; ti ma mbush dot mendjen se ky eshte vendim me vend? 

Sherr as une s jam ne gjendje te bej me ty.

Pikerisht se neser mund te jene ne pozita drejtuese e ben edhe me acaruese situaten me arsimin. Ti thua qe eshte faji i tyre qe nuk ulen te mesojne. Une them se po te qe kaq e thjeshte le te mesonin neper shtepia. Ne ato shkolla ti nuk ke nevoje te mesosh per te marre diplomen - faji i studentit eshte ky??? Jo! Eshte faji i shkolles!

Eshte trajtim siperfaqesor te thuash qe meqe keta jane budallenj, injorante dhe nuk dine te artikulojne, le te hane koken e tyre ishalla...u bene keta per universitet. Ata jane qytetare te ketij vendi, dhe gjenden te mashtruar pasi kane blere per tre vjet rresh nje mall te skaduar - nga shteti...ti dhe nga privati kur e blen te skaduar akulloren e hedh ne gjyq dhe e fut ne burg ne vendet e civilizuara.

Ej se me habitet, nuk behet fjale ketu per drejtshkrim, behet fjale per diskutimet e gjata mbi cilesine e dokumentit kur kerkesat duhet te jene me thelbesore. Keta e minojne protesten (edhe si institucion) duke kerkuar gjera as tretesore jo. Une artikulimin e kisha per artikulim problemesh, jo per drejtshkrim fjalesh.

Ndersa ata qe permenden drejtshkrimin, mendoj se e perdorin si indikator per seriozitetin me te cilin eshte marre protesta. Dhe kane te drejte, sidomos ne kontekstin kur kerkesa behet per formalizma.

E hene e ngarkuar shume kjo sot.

Po imagjinoj si do jene te henat kur keta qe s'pranojne sot kartonin, do marrin vendime per t'i shtypur titujt ne copa letrash, se s'do kete fonde edhe per pune, edhe per te vjedhur.

Nejse. Ne parim jam qe protestat te behen qe c'ke me te; por me pare te mendohes si, perse, me c'synim, me c'te drejte dhe me c'detyrim ndaj vetes.

Kaq. Se ngela duke u keqkuptuar me kedo qe me del perpara sot : D

Mos e merr me frike, te gjithe lideret qe do kesh ne te ardhmen tende do te jene bijte e niperit e ketyre te tanishmeve, dhe do te jene te arsimuar per se mbari, sepse tashme jane duke marre tituj universitare e pasuniversitare ne universitete fameplota. Nuk do na udheheqin kurre keta mjeranet e fotos. Do kete thjesht ndonje Nard Ndoke qe do perdoret here pas here, po klasa qeverisese nuk eshte aq elastike sa c mendon...

 

Tropizma, eshte normale te kerkosh artikulim te thelle, te ndare ne prioritete nga nje grup problemi me i madh i te cilit eshte injoranca e ushqyer nga sistemi shkollor?

Sol,

Meqense po e kap problemin si problem shoqeror, do thosha qe injoranca nuk ushqehet nga sistemi shkollor, por ushqehet nga vete shoqeria pjese e te ciles jemi une, ti edhe ata studentet. Nese pranojme t'i kundervihemi papergjegjshmerise se sistemit shkollor, bejme mire t'i kundervihemi edhe papergjeshmerise se ketyre studenteve qe kerkojne gjepura ne vend te gjerave thelbesore.

i thjeshtuar analogjikisht ky predikat mund te shkruhej: korrupsionin nuk e ben shteti, por vete populli qe jep leket. Nese i kundervihemi korrupsionit te shtetit, duhet t'i kundervihemi fillimisht popullit qe e fillon kete korrupsion.

ose

qeverisja e keqe nuk eshte per faj te qeveritareve. fajin e ka populli, per sa kohe kerkon gjepura, ne vend qe te kerkoje qeverisje te mire. Pra nuk mund ti kundervihemi qeveritareve te kqinj, pa iu kundervene me pare popullit.

ose

varferia nuk eshte per faj te qeveritareve. fajin e ka populli qe eshte i varfer.

injoranca nuk vjen per faj te qeveritareve. fajin e ka populli qe eshte i varfer, me fal, injorant ne kete rast.

 

Sol, une po flas me sinqeritet dhe nuk po predikoj asnje gje. Une jam diplomuar vete nga universiteti i Tiranes dhe nuk kam pasur asnjehere problem me diplomen. Kudo, ne ato raste qe me eshte kerkuar, eshet dashur vetem nje fotokopje e noterizuar, dhe nuk ka pasur asnjehere probleme. Si profesionist me jane kerkuar vetem punet (portofoli) dhe eksperienca.

Po ashtu mendoj se problemet zgjidhen duke iu drejtuar arsyes dhe jo emocioneve dhe komplekseve. Mua personalisht me shqeteson me shume fakti se keto studente do jene ata qe do mbushin gazetat neser me lloj lloj problemesh te paqena si ky i tanishmi, sesa kartoni cilesor qe mund te mos u jap shteti.

Une jam dakort me ty qe ne duhet t'i kundervihemi korrupsionit qeveritar, por nuk me pelqen ta kap veshin e majte me doren e djathte pas qafes.

Dhe une nuk ta vura ne dyshim sinqeritetin. Predikati ndryshon nga predikimi, predikati eshte pjese perberese e nje fjalie pohuese, e rendesishme epr logjiken formale dhe matematike.

Problemet zgjidhen duke iu drejtuar arsyes, dakord jam. Nuk me duket aspak e arsyeshme t'i kerkosh viktimes se sistemit qe prodhon injorance (por marketohet si universitet) qe te jete inteligjent. Po te qe inteligjent nuk do kish nevoje per protesta, sepse sistemi do qe funksional (flas per mestaren, jo per te pergjithshmen).

Sol,

Ka nje qendrim qe mendoj se eshte thellesisht i gabuar ne arsyetimin tend. Ti i konsideron keta njerez si viktima, dhe si te tille edhe te papergjegjshem. Ne nje sistem demokratik pergjegjshmeria e individit eshte abc-ja e sistemit (viktime ose jo). Ti per mendimin tim nuk ben gje tjeter vec se po i jep krahe jo vetem injorances - te ushqyer sic thua nga sistemi - por edhe papergjegjshmerise per te fluturuar dreqin e di se ku...

Megjithate une do t'i mbeshtesja ne kauzen e tyre keta studente, nese ata do binin dakort qe ta fillonin shkollen nga e para ne kushte te tjera, meqense u pranuaka se nuk paskan nxene asgje gjate ketyre viteve (sigurisht per faj te sistemit).

Sol,

Po te qe inteligjent nuk do kish nevoje per protesta, sepse sistemi do qe funksional (flas per mestaren, jo per te pergjithshmen).

Mos shkruaj shpesh se marrim vesh se si i mendon gjerat.

Po konstatoj ate cka eshte e dukshme, s'vuaj nga autocensura

Tropizma, eshte normale te kerkosh artikulim te thelle, te ndare ne prioritete nga nje grup problemi me i madh i te cilit eshte injoranca e ushqyer nga sistemi shkollor?

lace wsmileyt="on">Polace>, eshte normale. Nese ke kujdes me termat 'i thelle' dhe 'injorance'.>>

Ky i tanishmi me duket nje keqkuptim krejt i pakuptimte. Nuk iu thote njeri studenteve 'mos protestoni', as protestoni me programe 40 faqe dhe me 'artikulim te thelle'. Pritet, plotesisht brenda mundesive edhe te llogjikes matematike edhe te nivelit te studenteve, qe ata te kerkojne ndryshime realisht te rendesishme per jetet e tyre. Per shembull isha shume dakort me protesten e studenteve te ekonomikut per profesorin e kontabilitetit qe ngelte rregullisht gjysmen e klases (sepse korrupsioni i tij ishte me flagranti), mgjs mund te kete pasur nje konflikt te vogel interesi aty per te gjithe qylaxhinjte dhe qylaxheshat.

Pikerisht sepse mendoj se keta studente, si te gjithe studentet shqiptare, e dine fort mire ku iu pikon catia, shpreh keqardhje qe kerkojne nga qeveria t'iu lyeje haurin.

Gjithashtu me vjen keq qe ti po mban ketu nje qendrim parimor pa u kujdesur fare per detajet. Duke mos u kujdesur per detajet, po nxjerr nje panorame te pavertete te realitetit shqiptar, nje panorame alarmiste dhe prej te munduri, ku  injorantet (fjale e jotja kjo), per shkak te sistemit, paskan nevoje per mbeshtetje te pakontrolluar me shpresen se mos kjo i ben me pak injorante. I pastrehu, femija, pensionisti, kane nevoje per mbeshtetje globale - nje i ri qe ka ADSL ne shtepi nuk ka nevoje t'i tregoj une nga lidhet gomari (leqe une mund te mos e di me mire se ai).

That said, une pres me shume dhe kam besim tek studentet shqiptare. Duke mos pritur nga ata vecse budallalleqe nuk i ndihmon.>>

Deklarate per Shtyp
03.02.2009

Studentet e Universitetit te Tiranes vijuan sot javen e tyre te dyte te protestave ne lidhje me Diplomat e Nivelit te Pare. Ata i kerkuan Ministrise se Arsimit dhe Shkences te zbatoje ligjin numer 9741 neni 31 pika 4, ku thuhet se “Permbajtja dhe forma e diplomes dhe e suplementit te diplomes percaktohen nga senatet akademike ne perputhje me udhezimet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences.”

Pas nje takimi me rektorin e UT, z. Dhori Kule, studentet moren mbeshtetjen e tij dhe te dekaneve perkates te fakulteteve per protestat e tyre legjitime dhe te drejta.

Ne nje deklarate per mediat, perfaqesuesi i studenteve te Fakultetit Histori-Filologji, Trendafil Brati u shpreh se “Ministria duhet te zbatoje ligjin ne rradhe te pare dhe te respektoje studentet per ate cfar e kerkojne.”
Ne jemi te vendosur per kerkesat tona te cilesuara si te drejta nga rektori dhe dekanatet – u shpreh Brati.

Protestat e studenteve priten te pershkallezohen dhe te jene me intensive ne ditet ne vazhdim.

Pasditen e sotme, studentet kane nisur firmosjen e nje peticioni i cili i kerkon zbatimin e perpikte te ligjit nr 9741 si dhe diploma reale dhe ekuivalente me vendet e tjera te Europes qe zbatojne sistemin e Bolonjes.

Gjithashtu studentet ne kerkesat e tyre kane perfshire edhe autonomine e plote te senateve akademike per percaktimin e permbajtjes se diplomes.
Protesta e studenteve e organizuar kesaj here para rektoratit gjate takimit me rektorin do zhvendoset perpara MASH sikurse ka ndodhur dhe javen e kaluar. Pavaresisht perpjekjeve te studenteve per tu takuar me ministrin Fatos Beja, asgje nuk eshte arritur. Sipas tyre “ministri nuk pranon takim me to si dhe ka hedhur poshte cdo kerkese nga ana e studenteve.”

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).