Urimi makaber...

Më kanë bërë përshtypje disa foto të një grupi vajzash të vogla izraelite të cilat shkruanin mbi predhat e ushtrisë së tyre, përshëndetjet e veta për fëmijët palestinezë dhe arabë në përgjithësi.

Kemi parë e lexuar pothuaj për të gjitha llojet e luftrave, por ky konflikt mëse 60 vjeçar ne mës palestinezëve autoktonë dhe kolonizatorëve hebrenj, karakaterizohet nga një konfliktualitet gjenetik.

Vajzat e vogla izraelite të cilat shkruanin urimet e tyre mbi predha, rriten si bartëse të një epidemie diskriminimi dhe nënçmimi ndaj një popullsie tjetër e cila merr përmasa tragjike kur ky brez merr pushtetin.

Për analogji mund të mendojmë se edhe udhëheqësit izraelitë ndër dekada, kur ishin fëmijë, shkruanin urimet e tyre për bashkëmoshatarët arabë ndoshta mbi tanket apo helmetat e atëhershme sioniste. Më tragjik mund të jetë fakti se brezi i parë i fëmijëve të pushtuesve sionistë të Palestinës më 1948-tën, të kenë pasur gjasa që t’i shkruanin urimet e tyre mbi predha ende pa dalë mirë nga kampet naziste të përqëndrimit në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Një brez i rritur dhe familjarizuar me shkeljen, përdhunimin, gjakosjen e tjetrit. Një edukatë morale gjoja patriotike që u mëtohet fëmijëve për të garantuar një vazhdimësi ndër breza të kasaphanës. Një brez që rritet duke nënçmuar Barbie-n dhe adhuruar predhat.

 

Nga ana tjetër, po aq përshtypje më bëri një foto e katër vajzave të vogla palestineze, të cilat qëndronin të ulura në gjunj duke vështruar të katërtën, shoqen e tyre të lodrave e cila qe shtrirë e pajetë para tyre.

Shprehja e fytyrës së vocrrakeve për “habi” kishte tjetër domethënie krahasuar me vajzat izraelite që shkruanin plot gaz e hare predhat mizore nën blicin e ushtarëve të kënaqur hebrenj.

 

Keto vocrrake-viktima përfaqësojnë një brez që rritet e familjarizohet me vdekjen cila tek ata transformohet në të kundërtën e saj, në një lindje mbi të gjitha shpirtërore.

 

Sa do të dëshiroja që vocrraket e të dy palëve të takoheshin dhe të shikonin njëra-tjetrën në sy. Që palestinezet e vogla t’i tregonin se sa mirë e bukur kishte mbërritur mesazhi i tyre dhe sa shpejt ai ia kishte shkatërruar ëndrrat. Do të doja të takoheshin që vajzat izraelite të shikonin të shtrirë vocrraken palestineze, mbështjellë me flamurin kombëtar, dhe të kuptonin përtej librave të shkollës, çdo të thotë të jesh heroinë që fëmijë.

 

Këto foto janë përgjigje për gjithë ata të cilët duan ta konsiderojnë konfliktin një shans të mirë për të bërë karrierë diplomatike, janë përgjigje edhe për ata të cilët mendojnë se konflikti është thjesht dominim territoresh.

 

Kënaqësia me të cilën vajzat izraelite firmosin urimet e tyre mbi predhat, të lë të kuptosh se ata janë të sigurta se po bëjnë gjënë e duhur. Një luftë që fillon që në fëmijëri dhe kjo jo me pushkë uji por me predha reale të kalibrit të rëndë. Edhe ata pilotë apo komandantë që bombardojnë Gazën sot, kanë qenë fëmijë dikur dhe masakrimi i civilëve, bombardimi i shkollave, spitaleve nuk është gjë tjetër veçse materializimi makabër i një ëndrre apo urimi të fëmijërisë.

 

Tek sheh këta fëmijë në pozicione të ndryshme, njëri dërgues i urimit dhe tjetri marrës i tij, shpresa për paqe dhe pushim të konfliktit bëhet gjithnjë dhe më e zbehtë. Ky nuk është një konflikt fotosh as edhe funeralesh, këto të fundit janë vetëm pasoja. Konflikti mund të fillojë të zgjidhet kur vogëlushet izraelite ta mësojnë se pse bashkëmoshataret e tyre arabe enden këmbëzbathura kampeve të refugjatëve në Jordani e gjetkë. Kur të mësojnë se vendi përditshëm ku ata luajnë, është ish-shtëpia e një palestinezeje të vogël që sot për kukulla ka djegoret e predhave, për nënë komshien e babë Hamasin, për shkollë një gropë krateri dhe për shtëpi qiellin e hapur.

 

Sot urimi i vocrrakeve palestineze për ato izraelite, është vetëm një kërkesë e thjeshtë: “ ju lutem mos na dërgoni më urime”. Ato as nuk po kërkojnë që tua kthejnë prindërit, as vendin e lodrave, as shkollën apo kopshtet, sot, ata thjesht i kërkojnë që të mund të jetojnë....

12 Komente

Mirë do të ishte ashtu si thua ti, po ja që nuk është:

[assud2.jpg]

 

Ja dhe këtu.

***

Konkluzioni: Asnjëra palë nuk është e pafajshme përsa i përket indokrtinimit të fëmijëve. Që është gjë e pështirë në fund të fundit.

 

Pse cuditemi edhe ne krenoheshim duke thene se djemve u vinin ne kryet e kokes qe ne djep pushken me ngjalme. Ju kujtohen kenget

Te me ritesh djale hero per atdheun????????

 

lol toko pak a shume i dha vulen artikullit me siper.

The press was also not very interested in the story of the 11-year old with a bag full of explosives (March 15, 2004).

The media don't try to find out more about these stories because they don't fit with their aim to present Israel as the agressor.

Some journalists also fear reprisals from Palestinians if they give out this information.

Yet, Palestinian terrorist organisations are not satisfied with killing Israeli children. They don't hesitate to send their own kids to their death.

Since the begining of the second intifada, 29 suicide attacks were perpetrated by minors. Since January 2004, more than 40 Palestinian minors have been arrested because they were involved in suicide-attack attempts. Twenty two others were arrested for throwing bombs, or firing on soldiers. And let's not forget the horrific use of childred as human shields. Western media don't report this situation. Instead, the prefer to accuse Israeli soldiers of killing or wounding children.

What about human rights? The UN's Declaration of the Rights of Children of November 22, 1959 states that "Humanity must give the child the best of itself", and in Principle 9, it declares that "the child must be protected from any form of negligence, cruelty and exploitation and must not be submitted to trade of any form.".

The consequence of such acts by the Palestinians will be the even stricter search of Palestinian children at check points. That will surely cause a unanimous international blame upon Israel. Ambulances will also have to be checked more thoroughly. Terrorists organisations have used them to transport explosives. On May 17, 2002, an explosive belt was discovered under a bed where a sick child was lying.

Terrorists are willing to use the life of a child to achieve their goal.

Here are some pictures that explicitly show the "training" Palestinian children receive at the hands of their parents and their govenement. For details about these pictures and for more photos, click below.

http://www.upjf.org/documents/showthread.php?s=&threadid=6250

http://www.upjf.org/documents/showthread.php?s=&threadid=6236

 

Here is how Palestinian children are used as human shields. These kids surround the man firing a gun at Israeli soldiers. If the soldiers retaliate, they risk injuring or killing the children. Of course, the media will blame Israel. This tactic has been used regularly by the Palestinian Authority and by other terrorists for years.

 

Summer camp for Palestinian children.

On the wall of this playgrouhd, a homicide bomber explodes Israel.

 

These youths will become the men Israel will be asked to negociate with...

Kjo eshte nje tragjedi e madhe dhe turp per civilizimin e inteligjencen njerezore.

Eshte konflikt mbi 100 vjecar e shume i veshtire per tu zgjidhur i teri. Por nxitja e urretjes dhe e dhunes nga te dy palet vec zgjat tragjedine.

E vetmja rruge eshte te fillojne te merren vesht per gjera te thjeshta, konkrete e themelore, si psh., si fillim te mos i hedhim trute ne ere njeri-tjetrit, e keshtu me rradhe.

Fotografite e atyre vajzave izraelite qe shkruajne "love message" per femijet arabe, nuk eshte e ketij konflikti, por e konfliktit qe pati Izraeli ne Libanin e jugut para dy-tre vitesh.  Por kjo s`ka shume rendesi.

Nje shtet terrorist si Izraeli, kete e quan detyre, pasi nuk mund te mendohet qe nje shtet, qe i thote edhe vetes demokratik, qe njerezit e tij kane vuajtur mbi koke holokaustin, te nxise dhe inkurajoje femijet e vendit te tij, te shkruajne "love message" per femijet e tjere ne predhat qe do te ju bien ne koke pas pak oresh. 

Ndryshe eshte me palestinezet zemer-plasur qe ju ka shkuar thika ne palce, dhe kjo behet ne menyre individuale ose edhe organizata te ndryshme qe nuk eshte se perfaqesojne apo jane shteti. 

Imagjinoni sikur ushtria e Anglise, Amerikes, Greqise, Shqiperise etj., te lejonin dhe inkurajonin femijet e vendit te tyre te shkruanin mesazhe per femijet e popullit tjeter me te cilet jane ne konflikt ne predhat e artilerise.  Do te ishte nje skandal me permasa te medha...

Nder te rriturit, te shkruarit neper predha eshte praktike e njohur.  Tek femijet, eshte cnjerezore. 

Te dyja anet jane si mos me keq me "trushpelarjen".  Por ate qe iu bejne femijeve nuk u falet. 

PS: Keta gazetaret tane kane vajtur per lesh.

 

Nese  femijet palestineze shtyhen nga injoranca e prinderve dhe deshperimi apo vuatja shume vjecare, c'fare i shtyn ata femijet Izraelite ta bejne kete gje????

Krahasimet jane pa vende..

Liqeno mos kujto se orthodox jew kane ndonje zhvillim me te madh injoranca eshte njesoj. Ndersa sa per vuajtet shume vjecare, cifutet  kane mbi 2000 vjet qe vuajne , por per te mos i hyre kesaj historie po marim vetem 60 vjetet e fundit. Nuk e di si do te ndjeheshe ti sikur te kishte firke te hipje ne autobuz, te coje femijet ne shkolle, te hyje ne nje kafene apo te shkoje ne nje dasem ap darke feste. Firke se ndonje femije palestiz me bomba ne trup mund ti shkrepej te shprethente veten ne autoboz, ne shkolle, ne kafene apo ne lokalin ku behet dasma apo festohet nje feste fetare.
E perseris ai konflik ka 200 vjet qe vazhdon, asnjehre nuk ka patur paqe, dhe arsyeja eshte se brez pas brezi te dy palet i ushteqejne femijeve ujejtjen per palen tjeter. Fotot me lart e tregojne kete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).