Urimet e 2 të mëdhenjëve

 

"Na solli një kartolinë Edi Rama, ja shikoje" më tha para nja 10 ditësh berber Gimi teksa prisja rradhën për tu qethur. Kartolina ishte e madhe, në faqen e parë ishin rreshtuar një grup qytetarësh të moshave të ndryshme në mes të të cilëve Edi Rama qëndronte me telefon në dorë që dukej sikur po perpiqej të kopjonte Sali Berishën me celularin e tij. Nga brenda kartolina përmbante një urim për vitin e ri që aty në rradhë në berberhane (Gimi e quan "Floktore per burra&quotsmiley mu duk pak i mjegullt dhe i paformuar mirë por duke qënë se secili gjykon për vete po e vendos më poshtë:
 

Viti i Ri është ditëlindja e çdo njeriu, le ta festojmë të gjithë së bashku, si një familje e vetme duke e çuar vështrimin jo tek gjërat që duken por tek ato që do të donim të shihnim për njerëzit e këtij vendi ku na lindi dashuria e prindërve tanë.

Asgjë ndër ato që duam të arrijmë nuk është e pamundur nëse ne jemi gati të bëjmë gjithshka mundemi!

Viti 2009 vjen me një mundësi të re, le ta presim të  bashkuar në urimin për të bërë realitet ëndërrat e fëmijëve, shpresat e të rinjve, dëshirat e prindërve dhe lutjet e të moshuarve. Gëzuar!

Urimi ishte nënshkruar thjesht "Edi Rama" pa përcaktime të mëtejshme të tipit "Edi Rama, Kryetar i Bashkisë së Tiranës", apo "Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste te Shqipërisë". Nisur nga fakti se fotografia dukej të ish shkrepur në zyrat e Bashkisë së Tiranës e ndava mendjen që vinte nga "Edi Rama, Kryetar i Bashkisë" dhe e ktheva vëmendjen tek Gimi që po ankohej se para ca javësh pa e pyetur fare ata të tatimeve ja kishin rritur xhiron vjetore mbi të cilat llogariten detyrimet në 2.9 milion lekë nga 2.0 milion lekë që e kish pasur. Desha ti thosha që hë se dikush duhet të paguajë edhe për kartolinat e bashkisë por nuk fola shumë se u druajta nga ç'mund ti bënte flokëve të mi po të nxehej. Në fakt bëra mirë që s'fola se nja dy ditë më vonë më erdhi në postën elektronike një letër që përmbante të njëjtën kartolinë por që vinte nga "Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste". Në doni ta shikoni te plote hidhini një sy këtu:

I nxitur nga kartolina që i kish ardhur Gimit u përpoqa të gjeja për të sjellë tek Peshku edhe një kartolinë të dërguar ose nga "Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë", ose nga "Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë". Fatkeqsisht më duhet të pranoj që dështova, një kartolinë të këtillë nuk gjeta dot. Jo vetëm që Gimit s'i kish shkuar gjë me postë, por as në faqen e Kryeministrisë apo të PD-së nuk ka gjë. Për të plotësuar këtë mungesë po sjell urimin e plot të "Sali Berishës, Kryeministër i Shqipërisë" dhe meqenëse është edhe pak i gjatë po ju jap një përmbledhje me pak pika:

1) Kryeministri e hap duke uruar të gjithë, "kudo që festoni sonte, në vatrat tuaja familjare, restorante, klube me miqtë dhe të dashurit tuaj në Shqipëri ose jashtë saj, në detyrë, në spitale, në vuajtje dënimi apo udhëtime". Vlen të përmendet si shenjë e humorit të herpashershëm në deklaratat e tij, përfshirja në urim edhe e atyre "në vuajtje dënimi".
2) (P)avarësisht nga dertet, lëndimet, apo fatkeqësitë e pamerituara që mund të na kenë rënë, kemi 1001 arsye të ndahemi nga viti 2008 me ndjenjat më miqësore dhe mirënjohjen më të thellë ndaj tij.
3) Zoti i Bekoftë shqiptarët!
4) Kosova, NATO, reformat, investimet, korrupsioni, bumi turistik
5) Etj, etj, etj
6) 2009-a do jetë akoma më mirë

Urimi i plotë është më poshtë por para se t'ju lë të kaloni më tutje do ti bëj një përmbledhje të shpejtë të dy urimeve:

Kartolina e Edi Ramës:

Pozitivet: E bukur grafikisht, teknologjikisht e përparuar (video), urimi i shkurtër dhe i shpejtë për tu lexuar, jo shumë i bezdisshëm këto ditë të ngarkuara.
Negativet: E paqartë se nga dërgohet (Nga PS apo nga Bashkia dhe JO, nuk janë njësoj), urimi është pak si tepër i përgjithshëm dhe mjaft i sheqerosur.

Urimi nga Sali Berisha:

Pozitivet: I hollësishëm, i qëndrueshëm (përsëriten të njëjtat tema që qeveria ka të paktën 6 muaj që po i mëshon)
Negativet: S'ka kartolinë (ose nuk është shpërndarë gjerësisht), teper i gjatë dhe vuan nga pandjeshmëria e plotë ndaj negativeve të 2008-ës (Gërdec, Butrint etj)

Këto ishin ato që pashë unë. Ka një thashethem që qarkullon rreth e rrotull se Kastriot Islami (bashkëkrijues i Kodit Zgjedhor) ka shtypur kartolina me formulat e Kodit Zgjedhor dhe ja ka nisur antarëve të LSI-së për ti tallur se u morën aq shumë me komisionerin ndërkohë që PS-PD po ja fusnin tek formula por unë s’e kam parë këtë kartolinë dhe mbase është vërtetë thashethem.

Llukan Tako
1 janar 2009


Mesazhi i urimit të Kryeministrit Berisha drejtuar qytetarëve shqiptarë me rastin e Vitit të Ri 2009

http://www.km.gov.al

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë,

Bashkëkombës të mi kudo që jeni,

Sonte ne të gjithë së bashku po presim me kënaqësi çastin e ndërrimit të viteve. Ne të gjithë po presim me padurim që me dashuri, mirësi dhe respekt të urojmë me gjithë zemër njeri-tjetrin prandaj dhe unë dua të bashkoj me miqtë, familjarët, të njohurit dhe të dashurit tuaj, urimin tim më të sinqerte, më miqësor për secilin prej jush kudo që festoni sonte, në vatrat tuaja familjare, restorante, klube me miqtë dhe të dashurit tuaj në Shqipëri ose jashtë saj, në detyrë, në spitale, në vuajtje dënimi apo udhëtime “Gëzuar Vitin e Ri 2009!”

Le të sjellë ky vit plot gëzime, shëndet, mbarësi dhe suksese për ju, familjet tuaja, dhe të gjithë ata që ju do zemra.

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë,

Përpara se akrepat e orës të na njoftojnë ndërrimin e viteve ju ftoj të bëjmë bashkërisht vlerësimin e vitit që lemë pas.

Unë jam i bindur se pavarësisht nga dertet, lëndimet, apo fatkeqësitë e pamerituara që mund të na kenë rënë, kemi 1001 arsye të ndahemi nga viti 2008 me ndjenjat më miqësore dhe mirënjohjen më të thellë ndaj tij.

Viti 2008 për shqiptarët ishte viti i tyre sepse ketë vit ne shndërruam në realitet ëndrrën e madhe kombëtare të pavarësisë se Kosovës ndaj dhe ne gjithmonë do ta mbajmë mend dhe nderojmë atë si vitin e lirisë dhe dinjitetit tone kombëtar. Ky është viti ne te cilin shqiptaret ia dolën pas një sage të zgjatur sakrificash mbinjerëzore, të këndojnë më në fund edhe ata në shtëpitë dhe trojet e tyre këngën e lirisë.

Zoti i Bekoftë shqiptarët!

Viti 2008 ishte vit historik dhe i bekuar për shqiptarët. Me 3 prill të këtij viti, në Samitin e Bukureshtit ne morëm ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kështu ne sosëm rrugëtimin e nisur shekuj më parë drejt perëndimit nga prijësi ynë legjendar Skënderbeu. Pas shekuj pushtimesh, copëtimesh të renda, diktaturash të egra ne mbërritëm në destinacionin tonë. Shqipëria u kthye në gjirin e familjes së kombeve që ju përket.

Viti 2008 ishte mik i vërtetë dhe i çmuar për çdo shqiptar sepse ai u çel me një konsensus të gjerë për reformat e mëdha kushtetuese, ligjore që vendosën pushtetin legjislativ, gjyqësor, presidencën, ekzekutivin, sistemin zgjedhor, në baza të reja kushtetuese dhe ligjore moderne, dëshmi madhore e maturitetit të padiskutueshëm të demokracisë shqiptare.

Por po këtë vit shqiptarët u ndanë në mënyrë të qytetëruar dhe ligjore nga krimet dhe barbaritë e sistemit komunist totalitar për të ecur të sigurtë drejt paqes sociale.

Viti 2008 ishte viti i kurorëzimit me sukses të reformave ekonomike, revolucionit fiskal, i suksesit të luftës kundër korrupsionit. Këtë vit Shqipëria zuri vendin e dyte në botë për suksesin e reformave ekonomike. U rendit në 10 vendet më të suksesshme të planetit në luftën kundër korrupsionit dhe qeveria e saj u shpall kampione për reformat e thella kundër kësaj lëngate të vërtetë. Vetëm në taksa dhe tatime në 3 vjet të marra së bashku u shpëtuan 3.2 miliardë dollarë.

Viti 2008 ishte viti i mbarësisë së vërtete për shqiptarët pasi ky është viti i bumit ekonomik. Shqipëria këtë vit është vendi i vetëm në Evrope me rritje dyshifrore, mbi 10%. Është viti i bumit të besimit të botës së biznesit ndaj vendit tonë dhe bumit të investimeve të huaja. Vetëm këtë Dhjetor janë firmosur 3.5 miliardë Euro kontrata me kompani ndër më të mëdhatë në Europë.

Viti 2008 ishte viti i bumit të madh turistik te vendit. Gjate këtij viti Shqipërinë e vizituan mbi 2 milionë turistë kundrejt vetëm rreth 300,000 turiste qe e vizituan në vitin 2004.

Viti 2008 është viti i investimeve me të mëdha në infrastrukturën e vendit. Vetëm në rrugë kombëtare dhe rurale këtë vit u investuan 12 herë më shumë se në vitin 2004. Këtë vit korridori Shqiptar lëshoi shtrat në të gjithë gjatësinë e tij, rrugë e cila do të inaugurohet pranverën që vjen, si dhe nisën punimet në autostradat Korçe-Qafe Plloçe, Levan-Vlore, Rruga e Arbrit, si dhe në qindra e qindra kilometra rrugë kombëtare dhe rurale.

Viti 2008 ishte viti i mbi-dyfishimit të numrit të studentëve ne Shqipëri, por mbi të gjitha ky ishte viti që solli një mirësi të vërtete në 800,000 familje shqiptare duke rritur ndjeshëm të ardhurat nga rrogat dhe pensionet e tyre. Kështu, duke filluar nga data 1 Korrik:

-          arsimtarët shqiptare marrin një rrogë 75% më të madhe se 3 vjet më parë
-          Infermierët dhe mjekët e vendit një rrogë rreth 80% më të lartë sesa në vitin 2005,
-          pensionistët e fshatit një pension 75% më të lartë sesa 3 vjet më parë, ndërsa ata të qytetit 40 deri 70% më të lartë.

Mirësinë e vitit 2008 për 800 mije familje shqiptare e rriti dhe më shumë shpërblimi i fundvitit qe shkon nga 5,000 lekë gjer në një rrogë të plotë.

Duke përmendur meritat që bëjnë vitin 2008 të paharrueshëm për shqiptarët, unë sonte dua t’ju drejtohem me një urim të veçantë të gjitha familjeve apo qytetarëve që gjatë vitit 2008 kanë përjetuar dhimbje të thella sepse kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, apo janë përballur me papunësi, skamje, sëmundje dhe halle te tjera. Unë uroj që viti 2009 të mbushë me gëzime shpirtin, zemrat dhe vatrat e tyre.

Zonja dhe zotërinj,

Me këto që ne kemi arritur, kemi të drejtë të besojmë dhe shpresojmë se në dyert tona po troket një vit tjetër i madh dhe i bardhë; vit me më shumë shpresë, mirëkuptim, dashuri, punësim dhe begati. Një vit në të cilin ne do meritojmë anëtarësimin në NATO, statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe liberalizimin e plote të vizave dhe i inaugurimit të Korridorit shqiptar. Viti 2009 do të jetë viti në të cilin ne do zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe së bashku do vazhdojmë ndryshimin e Shqipërisë.

Gëzuar vitin 2009, një vit të mbarë për Shqiptaret dhe miqtë e tyre në mbarë botën!

Zoti e Bekoftë Shqipërinë!

35 Komente

Urime edhe Dy te medhenjve vete per nje vit te Ri te mbare.Zoti iu dhente Gjykim e kthjelltesi sidomos per te miren tone,iu dhente urtise e te mbajne gojen mbyllur kur s'kane gje per te thene e sidomos te largohen ne paqe kur spektakpli te kete mbaruar."Acta est fabula"Tha nje nder perandoret romake.Urime LLukan1

Kartolina e Edi Ramës:

Negativet: E paqartë se nga dërgohet (Nga PS apo nga Bashkia dhe JO, nuk janë njësoj), urimi është pak si tepër i përgjithshëm dhe mjaft i sheqerosur.

----------------

Eshte kjo negative??????? Cfare rendesie ka nga vjen kartolina kur dihet kush e dergon. Kam frike se Edi mbeti pa negativitet ketu

----------------------

Urimi nga Sali Berisha:

Pozitivet: I hollësishëm, i qëndrueshëm (përsëriten të njëjtat tema që qeveria ka të paktën 6 muaj që po i mëshon)
---------------------------------

Pozitive qe Berisha sipas LL ka gjashte muaj qe i meshon te njejta temave? Kjo me duket me shume negative dhe aspak pozitive

Me duket se Berisha mbeti pa Pozitivitet

------------------------

Rezultati si gjithmon ke peshku

Berisha gjithe negative, Edi gjithe pozititve smiley

Gezuar Vitin e Ri

Pse u duhet te vihet kaq rendesi ketyre mesazheve....

Po pra, sikur smjafton qe i pame ne TV

WTF ???

Llukan, s'mora vesh gje nga fotoja (nuk besoj te jete montazh...textin nuk po e lexoj); vetem nje gje, qe e kap dhe rob-terneti: lidhja celular-shqipo eshte e denje per zberthim hegelian. Si mer edhe ne nje foto do paraqitet me celular tjetri. Nje mungese uluritese ne kulturen e perfaqesimit per te mos vajtur ne te tjera klecka. A thua se celulari (kjo shpikje djalli!!!) eshte bere pjese organike e gjymtyres arberore-pellazgjike.

Emo, ai mjeshtri eshte jashtzakonisht i kujdesshem. Dhe "klecka" eshte aty qellimisht. Prandaj them qe flet shume ky detaj. 

Hajt mo, pac fatin e shqiptarit - ka per te thone bota nei dite.

Robo, ai "detaji" i çelularit, mua më la shijen e çorapeve të bardha të dikujt tjetër smiley

Nuk e shikoj dot "kartolinën", por me çelular në dorë, Rama duket sikur po premton linjën e vazhdueshme me qytetarin (shpikja e Salës), por që ky nuk do ta bëjë me SMS...

Edrus, kam pershtypjen qe duhet te gerrmosh icik me shume. Po as majtas e as djathtas, sic thote dhe ky mjeshtri.

Mavria, te ben per te qeshur kur merr per krahasim vitin 2004, ne vend qe te marri vitin 2007.  

Kjo puna e celularit per mua eshte thjesht nje ide montazhi per te justifikuar "voice-overin" (zerin) e Edi Rames qe del teksa lexon letren e shkruar me doren e tij. Eshte idea qe ai ju dergon "nje mesazh", "nje tip dialogu" me publikun ... e kuptoni llogjiken nga pas smiley))

Jam shume kurioz te shoh se me cfare parashe jane paguar keto reklama te Edi Rames dhe te Qeverise. Ndersa te dytat jane shqeto reklame per zgjdhjet (akoma me te denueshme), te parat te pakten jane me te "pafajshme" pasi thjesht urim. Gjithesesi, parimisht te dyja reklamat jane jo normale nese jane bere me parate e taksapaguesve shqiptare...

Ashtu eshte. Si gjithmone, politika shqiptare e pelqen miletin "nga pas."

Dhe nje detaj tjeter, ne foto ai xhaja ne mes eshte me gazete ne dore, ajo vajza ne krah te djathte me nje si tub (mbase arkitekte), vajza ne krah te djathe me nje dosje blu... pra celulari mbase eshte idea e "mjetit" te punes??? Boh...

Ne marketing njihet si fenom qe ndodh here pas here kur idea e nje reklame kthehet kundra si bumerang ndaj produktit. Mbase kemi te bejme me nje rast te tille kur celulari i Edit te shihet si dicka negative nga publiku. POR nuk jam i sigurt. Perkundrazi, ne shqiperi populli i vlereson shume njerezit me 20 smiley Po nuk te pane ne cel tere diten, te thone qe ky nuk punon ose qe eshte pabuks ...

Anal-ize kartolinash: pluset dhe minuset e kartolinave, ka kartoline, diznjeo moderne, s'ka kartoline, mesazh i hollesishem. Ja shikojeni vete kartolinen po nuk besuat, packa se deri tani s'e dinit fare qe egzistonte nje e tille.

Në një arë moj në një lëndinë
kartolinë moj kartolinë,
dy t'medhenj aty o moj që po rinë
kartolinë moj kartolinë.

Njëri qëndiste një kartolinë
kartolinë moj kartolinë
tjetri fliste o për Shqipërine
kartolinë moj kartolinë

 

Sikur nuk mjaftonin te tilla anal-iza nga shtypi, tani po i ben dhe Peshku, home made. Po ca rendesie kane kartolinat dhe dizenjot e tyre, dhe nese ka kartolina apo s'ka kartolina? Tani duhet te gjykojme "te medhenjte" jo per cka bejne dhe nuk bejne ne punen e tyre, ne vendin me te varfer dhe te korruptuar te rajonit, po per kartolinat dhe dizenjot e tyre per festen e vitit e ri?

 

Ku tjeter pervecse ketu mund te gjesh kryeartikuj te tille? smiley

Ju paska shpetuar nje detaj: nje familje e tere rome ne cep, plus nje rom nga krahu tjeter. Pra Rama eshte i ndergjegjshem, i ndjeshem dhe i kujdessehem per pakicat nacionalo-etnike. Jo po folni po deshet smiley. Affirmative Action apo "politically correct" ne praktike edhe ne Shqiperi. Thua te kete ndonje lidhje me ate cmimin per ate vajzen vullnetare?

Cfare s'kuptoj eshte: nese Rama do me verte te tregohet "politically correct" atehere pse s'paska vene ne foto edhe nje nga ato transvestitet e gropes, apo asnje bjond/e?

Gjemb...ai tjetri nga e majta s'eshte Rom...eshte katnar Maliqi. Eshte i pjekur nga djelli.

Po ajo qe me shqehteson mua...eshte se ai plaku ne mes me berete dhe me pardesy...me duket pak i dyshimte! Sigurims i gjalle...

Grupo, vreje ene ate burrin qi usht mrapa atina me palldesy smiley
Nuk po thom se me çin m'ngja muve, po ama e ka içike pamjen si krytar koprative smiley

Mu m'duket mo shum si sazexhi, ose sagllom gerrnetaxhi dasmash.

Dy kendveshtrime:

1: Ide origjinale, nje video, pak fjale, pa tituj.

2: Ne pamje te pare duket sikur po tall bythen (te tjeret gatiten per te dale ne foto, ndersa ai me i_phone_you listen_i joke.......

Xhaja me beret ngjan si ata te rezistences Franceze,nen gazet ka feshehur koburen.... Dy gabelet jan ura lidhese me Obamen.. te tjeret ishin te radha e certifikatave..

Xhibi, Toko,

Vit i ri, zakone te vjetra he? Te pakten e dime qe ju te dy s'keni ndryshuar edhe ne 2009-en smiley 

Toko, per mua eshte eshte nje gje e keqe kur kam arsye te dyshoj burimin e kartolines. Ti gjykoje vete. Sa per qendrueshmerine; ajo pergjithsisht pranohet si nje gje e mire pasi i jep votuesit nje baze te forte mbi te cilen mund te ngreje pozicionin e tij/saj (keshtu forcohet militantizmi).

 

Artian, Nexhi,

Mesazheve u vihet rendesi sepse duam s'duam keta dy njerez mund te ndikojne jeten tone te perditshme ne pak minuta.

 

Rob-Terneti, Ed, C,

Eshte telefon zyre, jo celular smiley Duket me mire ne kartolinen reale qe eshte fotografi me e madhe.

 

Gjembi,

E vertete, familja rome te terheq vemendjen aty ne te majte. Kujdes i theksuar per "political correctness" smiley

Ll, gezuar vitin e ri (o fshires me nam mesazhesh te pafajshme, qe zgjohesh qe ne 6 te mengjesit per te bere censorin, ti o cesar i koheve moderne). Vit i ri zakon i vjeter per ty, vazhdon te jesh politikisht korrekt me politikanet tane qe jane duke ushtruar gjithcka vec korrekteses (dhe kete nuk e them nga asnje kendveshtrim anarkist). Kur jep pluset e minuset, edhe vete ti ngec tek ai fenomeni aq i kritikueshem qe quhet siperfaqje, kopertine a si te duash...

 

(sa per gabelet, mesojeni te gjithe qe rama iu ka prishur tregjet dhe i ka detyruar te shperndahen rrugeve dhe njehere, pamvaresisht fotos)

Llukan, pse nuk ju vijnë SMS edhe tek telefonat e zyrës? (Pah sa anash jeni! smiley&nbspsmiley

E shof mer Ll qe eshte zyre, e tavolines se saj ia ka hyp ne ajo cuca smiley

Thu te jete me zanot sekretare, dmth zyre?

Robo, kush ishte sekretarja?
Ajo me mustaqe poshtë abazhurit???

 smiley

Po ti s'e ke pa filmin ala e?

Shife mer lal si ja hyp tavolines, gjith konfidence.

Desha me t'bo nei pytje te 10me. Po po ta boj m'privat.

LLukan, e kisha fjalen kryesisht qe nuk i sherben kujt te fokusojme retorikat per liderat e partive kryesore, qe njekohesisht jane perkatesisht kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranes, tek ca kartolinash dergojne apo nese dergojne apo jo. Kjo vec i sherben politikaneve, qe populli te degjenroje diskursin politik ne truke te tilla dhe te mos merret me punet e tye, me problemet e vendit, me gjemat qe ata bejne.

Ne vend qe p.sh. te kishim nje kryeartikull per ca bene dhe nuk bene gjate 2008 keto dy lidera dhe partite/administratat e tyre per popullin dhe vendin, kishim nje kryeartikull per ca kartolina apo mesazhe urimi derguan apo nuk derguan. Si i thone atij llafit, fshati digjet ne diskutojme kartolinat. Nejse, gezuar vitin e ri. smiley

 

P.S. Po deshe botoje ate artikullin e Ardian Ndreces per Skenderbeun eshte interesant. Po ne fakt dhe u lodha derisa e formatova; mu desh ta kopjoja bruto si tekst nga pdf i Milosaos dhe ta formatoja per botim ketu rresht per rresht. smileyoh:

Edit: Ok e pashe qe e botove, flm. smiley Po e pate te arsyeshme, qiteni me vone diku nga faqja kryesore ose mos humbisni. Them se ja vlen. Shmidi dhe Klosi ngelen duke i bere reklame librit te vet me pseudohistori. Te pakten te dine njerzit dhe per keto kunderpergjigjet dhe ti lexojne. Flm. smiley

Sol,

Nuk mund ti futesh shume thelle nje kartoline smiley

 

Xhib,

Ishe apo s'ishe ti ai qe kerkove me shume tema jo politike kete vit te ri? Kjo e kartolines eshte si gjysem e gjysem per mua, dicka e lehte sa per fillim smiley

 

P.S. Ta shohim per kete punen e Skenderbeut, me thene te drejten me ka ardhur ne maje te hundes keshtu qe le ta leme ne varesi te komenteve qe merr.

Ll, nuk mund ti futesh thelle kartolines, si objekt, por mund te analizosh thellesisht tendencat e trajtimit siperfaqesor ndaj elektoratit (qytetarit). Me njeriun ekstrastruktural nuk trajtohen me argumenta, nuk diskutohet me. I ofrohen vitrina dhe kopertina me ngjyra...ndersa ti, si djale i zgjuar qe je nxjerr pluset dhe minuset e vitrinave smiley

 

Poshte Vitrinat !

 

kisha kohe pa shkruajtur te peshku!

sa per temen, presidenti francez cdo 31 dhjetor, ne oren 8 te darkes, ben urimin per popullin francez per vitin e ri. por e vecanta eshte se 80% e urimit, eshte nje "fushate" e cila shpalos objektivat e qeverise per vitin qe do te hyje. ne france eshte fare normale qe presidenti te bej analizen ne urim, te vitit qe po iken dhe te paraqise objektivat e qeverise per vitin qe do hyje. e kunderta do te dukej anormale.pra edhe sala besoj kte shembull ka ndjekur, fundja cte keqe ka ktu?!

Lefti,
në rradhë të parë mirë se erdhe (kushedi se sa herë të ka zënë lemza ngaqë të kemi kujtuar... smiley&nbspsmiley
Në rradhë të dytë, ja ke futur si peu kalës... sepse Sala nuk ka bërë fare urim për vitin e ri smiley (e kemi fjalën për popullin, jo për urimet që mund të të ketë dërguar ty personalisht smiley )

Lefti ,po ate dokumentarin per Karlen me nje apo me 2 nuk e mora vesh mire e pe??Me duket se po kaloni ne overdoze ngaprania e çiftit presidencial....Po kthehet ne fottoromanzo.

zana, se kam pare ate dokumentarin, mbase eshte dhene vetem tek ju, ose ndoshta un se kam degjuar te jepej. nuk me intereson shume jeta private e sarkos tani se u vela ne fillim. kam pershtypjen se cifti me shume ka bere jehone per kte gje jashte france se brenda. ktu situata eshte goxha kritike dhe e tendosur ndaj qeverise, sa nje telenovele e tille do ti merziste shume njerezit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).