Unaza e madhe, financim nga qeveria

Qeveria do te ndertoje unazen e madhe te Tiranes, ne rast se bashkia deshton ne sigurimin e kredise, per shkak te performances se saj te mjerueshme fiskale. Kjo ka qene deklarata qe ka bere dje Kryeministri Berisha ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive. Unaza e Madhe ka nje gjatesi prej 5.5 kilometer dhe eshte projektuar te kaloje ne zonen e Selites, prane Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, ne kodrat mbrapa Parkut te Madh te Tiranes, ne kodrat e Saukut dhe lidhet me Rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit Publik."Unaza e madhe e Tiranes eshte nje domosdoshmeri per qytetin. Bashkise do t'i ofrohet mundesia per shpronesimin. Shanset e bashkise per t'u bere e zgjedhshme per kredi jane minimale, pasi performanca e saj fiskale eshte e mjerueshme, megjithese informohem se ka nje Departament per mbledhjen e taksave prej 300 punonjesish, aq sa edhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne Shqiperi", ka qene deklarata e Berisha. Ai ka kembengulur se sipas kesaj performance, llogaritet qe ajo te mund ta shlyeje nje kredi minimalisht ne 125 vjet. "Nuk ka institucion bankar dhe institucion financiar qe te mund te ofroje kredi me nje afat mbi nje shekullor", tha ai. Kredia pritet qe te merret nga ana e bashkise pasi ne baze te ligjit te ri nje mundesi e tille i jepet pushtetit vendor per te financuar projekte te ndryshme. "Ndonese ne e beme ligjin e kredimarrjes se pushtetit vendor, shanset per t'iu akorduar kredia direkt eshte i pashprese. Megjithate, konform premtimit te dhene per shpronesimin, duhet te bejme menjehere disponibel fondin e shpronesimit", premtoi Kryeministri Berisha. Per te cilin, ne rast se bashkia, e cila, sipas vleresimeve te deritanishme, nuk eshte e pershtatshme per t'u kredituar, pasi nuk jep garanci per faktin e permendur me siper, atehere do ta ndertoje qeveria unazen. "Ministria e Puneve Publike do te marre persiper detyrimin sa me te shpejte per kete dhe fillimin e punes," u shpreh Berisha. Qellimi kryesor i Unazes se Madhe te Tiranes ne te cilin perfshihet edhe ky segment rrugor, eshte lidhja e rrugeve hyrese te qytetit te Tiranes (Rruga e Durresit, ajo e Kavajes dhe Rruga e Elbasanit) midis tyre pa kaluar nepermjet rrugeve urbane te qendres se qytetit, si per mjetet e renda dhe per autoveturat. Rruga e re parashikohet qe te perballoje nje trafik me mbi 20 mije shkelje ne dite, qe ne momentin e pare te funksionimit te saj dhe duke llogaritur nje rritje trafiku prej mesatarisht 7% ne vit. Kjo rruge parashikohet te perballoje trafikun me kushte optimale deri ne vitin 2021. Ajo llogaritet te shmange nje pjese te rendesishme te trafikut ekzistues, qe sot kalon neper qendren e Tiranes, ose ne Unazen ekzistuese. Ne oret e pikut, si rezultat i ketij trafiku dhe i kapacitetit te rrugeve ne Unaze dhe ne Rrugen e Elbasanit, shpejtesia mesatare e levizjes eshte deri 5 km ne ore.

3 Komente

FCB...qe ta sqaroj me mire...Financimi per unazen e madhe eshte siguruar me kohe...BERZH-i ja ka pranuar kerkesen Bashkise...pra llafet Berisha i leshon kot. Ndertimi s'ka filluar se eshte QEVERIA e cila ka persiper SHPRONESIMIN e objekteve qe do prishen per ndertimin e ksaj rruge...dhe eshte qeveria e cila ka disa muaj...qe akoma s'ka marr hap per te shpronesuar dhe paguar pronaret.

Pra Berisha si gjithmon po luan lojra...qe te bej pak zhurme...qe ja shikoni bashkia s'ka mundesi ta bej kshuqe do ta bej UNEEEEE!!

Ja pse ja dhash noten 5 une o FCB...

dakort grupo ne nje fare menyre per kete ceshtje llogjika jote me duket e pranueshme por ka nje problem te vogel. nqs bashkia nuk e siguron kredine per unazen e madhe atehere ca do te behet? nuk do te behet unaza e madhe qe rregullon 50 % te trafikut te tiranes? kete po te thote kryeministri grupo,po nuk sigurove kredine unazen e ben qeveria dhe jo bashkia.ku qendron e keqja ketu? po bashkise se tiranes cfare note do ti jepje grupo?

Kte s'po thot kryeministri...ti e di vet c'po thot ai smiley

Financimi eshte i siguruar...ka kohe qe eshte siguruar...BERZH-i ka then PO. Atehre...c'nevoje ka qe te dali Birisha e te thote "nese ju qe s'mblidhni dot paret nuk e beni...do ta bej UNNEEEEE!!"

Berisha ka per pergjegjsi demshperblimin e pronarve qe do shpronesohen...dhe ka disa muaj qe e ka materialin ne dispozicion...dhe NUK E KA BERE. Atehere ne vend qe te dali si i fort ne TV...te bej punen e tij...dhe kaq.

Se Berisha pastaj nuk e shpjegoj se pse Bashkia nuk i mbledh dot paret e nevojshme...Se pari, sepse buxheti total i bashkise kuptohet nuk eshte i mjaftueshem (bashki eshte...nuk eshte shtet...buxhetin e ka vetem 75 milion dollare), dhe se dyti sepse gjysma e minibashkive nuk mbledhin dot asnje kacidhe taksash...dhe kto minibashki...jane ato nen qeverisje te shokeve te ngushte te Berishes.

Ti je aq inteligjent qe te kuptosh qe...Berisha...ju thot atyre te PD-es qe jane ne minibashki...beni cmos qe te mos mblidhni asnje taks...qe te mos ket pare Bashkia. Kuptohet per c'qellim.

Eshte loje e shpifur...dhe duhet te felliqesh qe te merresh me njerez si Berisha dhe ata qe ka ne zinxhir (Bashat dhe Olldashat)

Pra BERZH-i ka then "po"...lista e shpronsimeve ka qe ne Prill qe eshte ne ministri...dhe Berisha TANI kujton te dali e te thote "do bejme te gatshem fondin e shpronesimit!...dhe nese nuk e ben dot Bashkia...do ate bej UNE!"

Sa i zgjut

 

Pastaj...eshte edhe genjestar i pacipet. Ne konferencen e tij tha "ky është një projekt që kushton së paku 300 milionë euro" !!!! Te kam then qe ky gjithmon ose i shumzon me dicka shifrat...ose ja shton ndonje zero. Ksaj rradhe i ka be te dya...se projekti ne fjale kushton vetem 15 milion dollare...pra eshte thjesht nje kredi e vogel qe po merr Bashkia nga BERZH-i...dhe kaq. Berisha is megalomaniak...jo vetem qe s'merr vesh se cfar flet...po ja fut me shifra idiote e te shpikura.

5km rruge...300 milion dollare thot Berisha. Mbase po e beri ai...dhe aq kushton.  125 vjet per ta shlyer thot Berisha??? 125 vjet per te shlyer nje kredi prej 15 milion dollares? Thash pra...s'eshte ne rregull ky njeri.

----------

Ja pse 5...se jane banal fare.

----------

Bashkia merr noten 8..."tries hard"

9-en akoma nuk e ka marre njeri ne Shqiperi...ndersa 10-a merrte vetem Xhaxhi.

PS: FCB...larg e sa me larg komandantit...me degjo mua...se dita po afrohet dhe anija e tij do mbytet. Do ju thithi me vete...po i ndejtet afer.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).