U mbars media dhe polli një skandal!

Pa harruar të shënojnë titullin:-  zv.ministri, emri i Arben Ivanaj është në ringun e skandaleve. U mbush edhe kjo javë me lajme.  Dhe jo lajm dokudo! Por lajm që folenë e vet e thur në vendin ku intrigat janë pjesë e profesionit- pikërisht në sallën e kuvendit ku deputetët shqiptarë,  u zgjuan, lanë mënjanë lojën në celularë, harruan sms-të flirt me numra të tjerë celularësh, harruan të kruajnë hundët e fshijnë gishtat e pistë poshtë tavolinave, poshtë ligjeve që u duhet të lexojnë për t’i kuptuar, i lanë pa kujtuar emrat dytësorë të mikeshave të tyre,  të fshehur e justifikuar si “amfetamina” politike. Ia vlente zgjimi. Jemi para zgjedhjeve dhe skandali nuk është shumë agresiv. Deri tani!>smiley>

Lajmi që u zmadhua si tullumbac deri në masën më të madhe të mundshme, u bë serioz dhe u hodh në platenë e deputetëve të kuvendit shqiptar. Pikërisht, një copë mishi e hedhur mes njerëzve që kanë uri ndaj mishit. Arben Ivanaj është një emër krejt i panjohur për mua, veç faktit se është një zëvendës ministër që ka rezistuar tre ministra në ministrinë e Shëndetësisë. Dhe bëri mëkatin se kërceu më shumë se duhet në një ambient jashtë pune, se harroi që ka dyer dhe dyer. Ka porta që po i hape pak t’i shtyjnë të tjerët me shkelma!>smiley>

Kur e shikon këtë skandal të publikuar përpiqesh të mësosh edhe përdorimin e saktë të fjalës që udhëheq këtë lajm- striptizëm. Arti antik i zhveshjes, që është futur deri në artin e kinemasë, vjen i përkthyer në shqip sipas mënyrës sonë të gëlltitjes së ushqimit mediatik. Hidhi ca piper dhe poshtë qeveria!>smiley>

Pamjet e këtij “skandali” parazgjedhor janë pothuaj qesharake. Ato janë  skena që në gëzime dhe festa familjare ndodhin në formate të ndryshme. Megjithatë, ne jemi popull i zymtë. Ne jemi namusqarë. Atë që të tjerët e bëjnë në formën më ekstreme, më erotike, më të skandalshme, por fshehur, duke flirtuar me sekretare dhe asistente, me kolege dhe lloje të tjera, ky e bëri  hapur.  Mëkati i tij ishin barku dhe kurrizi! Një gjest më shumë se skandaloz bëri Berluskoni me një gazetare dhe bota qeshi! Por kaq!  Një gjest të tillë nëse e bën një tjetërkush, ajo është parodi. Kur kjo ndodh në një ambient shqiptar, ajo merr formën që kërkon politika e ditës. Nuk mendon kush se mund të prishet familja, nuk mendon kush se ky lajm lexohet nga djali apo vajza e këtij personi civil, produkt i kësaj shoqërie të dhunshme. >smiley>

Mendimi i parë që të vjen në mendje është:- “E punë e madhe fort!” kërceu, ilariteti, pija, gëzimi, ambienti i ngrohtë u mblodhën bashkë dhe funksionari u zhvesh pak nga të qënurit funksionar, e mbeti pak njeri, qoftë edhe me defekte të këtij lloji e të kësaj mase, që është larg  kuptimit fillestar të fjalës “Striptizëm”, apo produkt i mbarsur erotikisht.>smiley>

Mendimi i dytë është se një funksionar duhet të mendohet mirë që çastin kur del nga shtëpia, sepse një kollare e lidhur shtrembër, një jakë këmishe e rrudhosur, një këpucë e palustruar mund të jenë skema të gatshme për imagjinata regresive që definojnë në një akt jo të hijshëm, në një model joserioz. Ndërsa bota njeh avokatë të shquar që shkojnë në punë me atlete sportive, apo udhëheqës shteti që janë më shumë se njerëzorë në një çast të jetës. Nuk u bë skandal fotografia e Papa Vojtilës kur u gjend në mes të pyllit, mbuluar me batanije e që flinte nën hijen e një peme, nuk iu përmend mesha, kostumi, lutjet. Asgjë nga ato që mund të krijonin skandal. Sikur të ishte në Shqipëri, ai do digjej në turrën e druve për gjumin e pafajshëm! >smiley>

Arben Ivanaj, ky njeri, për këmishën që ka nxjerrë jashtë rripit të pantallonave, për kërcimin e ekzagjeruar që bëri, humbi jo  vetëm seriozitetin e rutinës që i duhet për të matur buzëqeshjen dhe hapin në çdo shkallë, por me ndihmën e kolegëve të padehur, të një parlamenti që shumë pak gjasa ka të jetë i ftohtë, racional dhe i drejtë, gjykohet sipër turrës së druve! Ajo që të trondit më shumë është se rrezikon statusin e babit të mirë, të bashkëshortit të mirë, të kolegut të mirë. Të gjitha për fajin e një këmishe dhe të një melodie! Kësaj i thonë “U mbars mali dhe polli një mi!”, apo u mbars media dhe polli një skandal!  >smiley>

 

>smiley>

17 Komente

Pamjet e këtij “skandali” parazgjedhor janë pothuaj qesharake. Ato janë  skena që në gëzime dhe festa familjare ndodhin në formate të ndryshme. Megjithatë, ne jemi popull i zymtë. Ne jemi namusqarë. Atë që të tjerët e bëjnë në formën më ekstreme, më erotike, më të skandalshme, por fshehur, duke flirtuar me sekretare dhe asistente, me kolege dhe lloje të tjera, ky e bëri  hapur.

 

Ne vete te pare njejes fol moj xhane, ne vete te pare. Se po fole per ata ,   te tjeret , je duke bere thashetheme dhe na jep prove me shkrim qe je produkt, objekt dhe subjekt i asaj qe po i bie kunder.

 

 

 

 sa shkrim i rremujshem....ne paragrafin e trete e mora vesh per cfare flitej...pak dell letrar kishte tjetra...po c'e do...

Haxhiaj padyshim ka te drejte per mbarjen dhe pjelljen e mediave tona ne kete rast. Puna eshte qe kjo eshte bere norme tashme. Sikur ta ngrinin zerin dhe ne raste te tjera kur media na pjell gjithmone dobiça te tille, do ishte pozitive. Ne mos ndikonte shume tek mediat, te pakten zera te tille do i kujtonin popullit qe media jone eshte buçe nga ato qe mbarsen dite per dite. 

 

P.S. PS-ja i kishte bere mocion ne parlament ketij? smiley Cila ishte akuza? E shkundi shume belin ne kercim, apo nuk e beri Makarenen si duhet?

Nejse , ky e *dredh* e Sala te *tredh* populli e media u *kredh*.....

 

Miranda, a e ke bezdi te besh edhe nje shkrim tjeter xhan, edhe te na tregosh se c'doje te thoje.

Faleminderit e dashur.

Më duket se kjo goca ka shkruar edhe tregime te peshku. Për to kam pas respekt... po këtu aha... -triko-

Se eshte pak lemsh ky shkrimi, por ja nje permbledhje tjeter ku eshte me e qarte se per c'behet fjale. 

(Marre nga Shekulli)

Ivanaj: Përse u zhvesha në lokal

Zv/ministri komenton videon ku zhvishet në publik. Anila Godo sodit, duke pirë cigare në një vend të ndaluar

Zv/ministri i Shëndetësisë është justifikuar dje se "show" i tij publik i kërcimit dhe striptease në publik, ishte thjesht pasojë e një shorti. Pa asnjë keqardhje apo pengu, ai ka thënë: "më ra shorti për të kërcyer në festën që zhvilluam mes kolegësh".

Megjithatë, ai u shpreh për gazetën se e cilëson një veprim të tillë si tepër normal, pasi ishte thjesht mes kolegësh dhe jashtë orarit të punës. "Në festë u bë me short që, për t'u argëtuar, dikush do të bënte babagjyshin e Vitit të Ri, dikush do të bënte ndonjë personazh tjetër e dikush do të kërcente dhe kjo e fundit më ra mua, por mund t'i binte edhe ndonjë kolegu tjetër",- pohon Ivanaj.

Kështu, zv/ministri nuk ka refuzuar të argëtonte kolegët e tij, duke theksuar se nuk shikon asgjë të keqe të kërcejë në një festë private. Ndërsa, sa i takon nxjerrjes së barkut jashtë, ai pohon se kjo nuk është ndonjë hata e madhe, pasi kjo ndodh rëndom kur njerëzit nxjerrin barkun në verë nga vapa. Nga ana tjetër, zv/ministri dënon rëndë faktin se është prekur privatësia e tij gjatë festës me kolegët.

Madje, shpërndarjen e videos ai e quan një sulm politik ndaj tij. "Dua të them se ai ishte një lokal i prenotuar nga punonjësit e ministrisë një javë më parë për të kaluar festën e Vitit të Ri dhe ishim mes kolegësh, me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Kjo do të thotë se ishim në një mjedis privat dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë filmime të tilla",- pohon Ivanaj, duke shtuar se ai e konsideron njësoi si ta kishin filmuar në ambiente familjare.

E gjithë kjo skenë është xhiruar nga një telefon celular dhe më pas ka bërë xhiron e kryeqyteti. Përveç Ivanajt, në video shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, duke thyer ligje të shtetit.

Ministria e saj është autoriteti përgjegjës për të kontrolluar që në lokale të mos pihet duhan. Ky është një ligj i kontestuar nga shumë njerëz, por që duhet zbatuar. Shembulli më i mirë ishin shtëllungat e tymit që dilnin nga goja e zonjës Godo, teksa konsumonte cigaren e radhës.

Aman me keta artikuj lajle lule.  Pse u be skandali thote autorja, por pastaj lajle-luan per striptizmin antik.  

Nuk mendon thote se mund t'i prishet familja:  Mbase s'e ka gruan aq "prapa" (sic akuzon reston e shoqerise) sa ta ndaje per nje striptizem. 

Autorja do bente mire te kapej drejtpersedrejti me ceshtjet qe kundershton, e jo te beje te njejtin avaz per te cilin akuzon mediat dhe shoqerine.  Pike e zeze, e beri martir e hero Ivanajt dhe striptizmin.

Persa i perket "skandalit", nuk ia vlen te quhet i tille.  Bile per mua ne ka nje doze "skandali" eshte ai i zonjes Godo, qe pi cigare ne vend publik e qe thyen ligjin.  Do thoni ju qe te gjithe e bejne.  Dakort, por jo te gjithe jane minister shendetesie. 

Ivanaj ka te drejte te beje c'te doje.  Por megjithese darka ishte private, me ftesa, ajo ishte ne nje vend publik.  Privatesi apo jo, eshte e debatueshme.

Privatesi apo jo, eshte e debatueshme.

Fiks fare per debate te tilla ka nevoje poplli yne; sa shume zbulohen qeveritaret tane kur kercejne ne ambjente private ne lokale, dhe sa cm mish i zbuluar eshte ok qe ata te rizgjidhen dhe sa cm jo. smiley

I debatueshem ketu mer lal, po na deshi qejfi.  Populli s'po debaton ceshtjet e tavolines se bukes (kitchen table kur thone ketu) jo me keto. 

Po tani kjo teta "debaton" striptizmin qe i thote "art antik i zhveshjes".  Cfare t'i shtosh kesaj?!

That's her point pra, qe nuk ja vlen dhe nuk duhet te merren mediat me te tilla gjera, aq me pak ti servirin miltetit si skandale. Kujt i plasi se ku dhe si kercejne politikanet, apo nese flejne me breneveke leshi, apo ca stili i pelqen ta bejne me grate? smiley

Tani ti mund te merresh me teten dhe drejtshkrimin, po ceshtja nuk eshte teta ketu. Teta i bie daulles simbas stilit te saj, po thelbi i melodise qendron. smiley

Or xhib, po ja ta marrim shtruar lol. 

Une qe ndjek shtypin shqiptar cdo dite, nuk dija gje fare per kete "skandalin".  Me ka shpetuar lol.  Vjen kjo teta, e na shkruan sic thashe me lajle-lule per "skandalin," me stil te gazetarise sone, qe harxhohen tre paragrafe e s'merret vesh per cfare behet fjale.  Dmth edhe akuzojne pse merret media me kete pune, kur media eshte vete ajo edhe qe e ben akoma me terkuze kete pune.  Dhe nuk mjaftohet me dy, tre pika: psh ceshtja e privatesise, apo prioriteti qe duhet te kete shtypi dhe publiku ne ceshtje, por shkruan nje budallallek e gjysem se iu ofendua akti antik i zhveshjes.  

Morali dmth, "the pot is calling the kettle black" smiley

Une qe s'e ndjek shtypin shqiptar perdite si ty dhe e hasa te pakten ne dy raste. Plus qe TV s'e ndjek fare, dhe qe ne fakt TV eshte media dominante kudo, aq me shume ne Shqiperi.

Ndonje qe i ndjek te dyja keto (shtypin dhe TV shqiptare) mund te na thote nese mediat e permenden apo jo. Po s'ma ha mendja se ajo e pa enderr kete. smiley

Sa per te tjerat, mund te kete kritika me vend per stilin e shkrimit apo detaje te tjera, po nuk besoj se ja vlen bara qirane te peshkëzohemi (tendenca automatike per te anal-izuar me autopilot cdo anal-ize te cdo anal-isti, thjesht per efekt anal-ize anal-izash). smiley

Te pakten kriteri im baze per artikujt e mediave tona eshte qe nese (1) flet per nje problem/ceshtje qe ja vlen te flitet, dhe (2) thelbi i artikullit eshte koherent dhe e  percjell ate qe don te thote autori, atehere me mua jane ne rregull. Me mire te flasin keq per dicka qe duhet folur sesa te mos flasin fare dhe te merren me avazin. Sidomos po ti krahasosh me shumicen derrmuese te artikujve te shtypit qe jane ose fluska sapuni per lavazh truri dhe sulme politike, ose keqinformime te qellimta.

Po Tushja e ka pa, e ka dhene gjithe diten dje news 24? Jam shume kurioze te di ca mendon Tushja...

cer t'menoje tushja shkrete moj dane.

Tushja artikullin se ka lexu, videon e ka pa.

Edhe ka vetem nje mendim konstant kto kohet e fundit, per protagonistet e videos, por dhe per mediat. Mendimi im eshte qe kta te gjithe jane :

SHKERDHATA !!!!!

Cfare eshte kjo video se me bote kurioz!  A ka gjo seks mrena?

"Skandalin" e zv Ministrit Ivanaj (qe emrin para 3 ditesh ja mora vesh, dhe fytyren s'ja njoh akoma) -, pra, kete skandal, e mora vesh ketu tek Peshku nga ThoughPolice, krejt rastesisht.

Tani po zhvillohen ne Parlament punimet e dites se enjte. Shoku Erion Braçe foli dhe u zbraz si Mitroloz, (sepse Kallashnikov eshte ai me "SHALES&quotsmiley; Nder te tjera, Braçe Erion, solli nje rryp ushtari, dhe tha : "mbajeni kete, e lidheni ministrin tuaj..."

Ju pergjigj aty per aty, Fredinand Xhaferri : "Ate rrypin e ushtarit, jepjani kryetarit tuaj, ta perdori si gjethe fiku, se ai doli lakuriq fare"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).