Turbo-populli

Ne nuk na pelqejne gjerat qe na lodhin trurin, gjerat qe kerkojne thellesi analize, gjerat qe permbajne esence cilesore. Ne jemi te prirur te pelqejme dhe ndjekim gjerat e thjeshta: telenovelat, turbo-folkun, tabloidet, sepse perceptimi yne deri ne ate pike shkon. Dhe keto kompozojne dhe tablone e konceptit tone te vlerave sociologjike. Dhe kjo detyrimisht do te shprehet dhe ne menyren sesi konceptojme dhe vleren ne politike.

 


Hahaha… Eshte realisht shume per te qeshur! Ne fakt ne krevatin e fatit shtrihen lirshem tragjedia dhe komedia e nje kulture hibride qe po formohet brenda psikozes rrugehumbur te nje populli.

Keni degjuar per Turbo-Style? -Une po!

E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore. Eshte si lokalet apo baret qe i gjen rendom si ne rruget me ose pa asfalt te Shqiperise, po ashtu dhe ne gjithe fantazine investuese te cdo shqiptari qe perendia, me te drejten qe ia ka atribuar vete vetes, i ka falur bollek e begati.

Realisht nuk eshte shume e cuditshme si ndodh qe filozofia e mendimit ekonomiko-investues te cdo shqiptari, fillon te lokali i lagjes dhe mbaron te hoteli ne bregdet. E pranoj qe do te ishte shume e veshtire per t’u kuptuar po te mos kishte jetuar Jung-u. Gjithsesi do te kthehem prape pak me vone te kjo.

***

Welcome in Beirut! E keni vene re qe Tirana, per nga mass-gustoja muzikore ka filluar t’i ngjaje shume ketij te fundit. Misioni i dyte me i pamundur, pas gjetjes se nje aboneje autobuzi urban, eshte te kalosh diten tende pa provuar te pakten nje 20 minutesh Turbo-Folk. Madje ne rastet kur ndodh, ajo eshte bere kaq shume pjese e jetes tende saqe fillon te perjetosh kete ndjesine se dicka ke harruar te besh sot. Madje shkon dhe pertej. Kam pershtypjen se situate ka arritur ne piken qe askush nuk refuzon me te kete personazhe te dites se tij Sinanin, Shpatin, Molin, Madonen Shqiptare (sa me vjen per te qeshur me kete te fundit. Di t’i beje dhe marketing vetes&hellipsmiley. Thjesht e pranojne si nje gje normale, sic do te pranonin pa u rebeluar, trafikun e nje dite te zakonshme.

E lindur fillimisht si nje dege e Folk-ut te perpunuar, ajo tashme ka arritur majat e autoevolucionit, duke u kthyer nga dege ne trungun e muzikes kombetare. Praktikisht eshte ajo qe na perfaqeson dhe ne te gjithe jemi ne paqe me kete, madje madje pjeses me te madhe i pelqen. Jo rralle te ndodh te shohesh fytyra te kenaquara, qe te ngritura lart me syte e mbyllur dhe krahet e hapur, shijojne momente orgazme kulturore nen ritme e tinguj te hareshem turbo-folku te kohes se fundit. Dhe kjo ndodh ne formate shume dinamike prezantimi, duke filluar qe nga makina, model viti qe vjen, qe ecin dominueshem bulevardit me volumin e ngritur ne maksimum, duke kaluar ne kafene periferike me pretendime modeste qe me pamjet e turbo-klipeve ngrejne lart pasionet hormonale te gjithe klienteles se pergjumur qe ne oret e para te mengjesit te zhurmshem metropolitan, komshiu i pallatit qe duket se ka gjetur intraharmonine perfekte ne trialitetin mes tekstit plot dhembje e lot tradhetish makabre dashnoresh ish te perveluar, muzikes gjysem indiane, gjysem arabe dhe te ndenjurave te shendetshme te kengetares, qe me teper sesa keshtu si e quajta une meriton te quhet çingie e eres post-moderniste, zileve te celulareve qe gjithnje e me shume degjon te tringellojne copeza lapidar kengesh turbo-folk, dhe per ta perfunduar tek lokalet e zhurmshme te nates qe duket se kane gjetur aty shpetimin final te plageve te pambyllura te repertorit.

E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte e thjeshte, totalisht praktike dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...

***

Ka qene momenti me i perlotshem i gjithe histories sone si komb. Dhe nuk po flas per vdekjen e diktatorit. Jo, diku kam degjuar se me shume lot se atehere jane derdhur kur Paloma dhe Diego (rrofte Google se mezi ia gjeti emrin dashnorit te perjetshem te Palomes!) u bashkuan (a u ndane…nuk jam shume i sigurte. Zgjodha u bashkuan si zgjedhje te pare meqe ne historite fiction ben me shume sens) njehere e pergjithmone. Legjenda e Zhades edhe sot e kesaj dite ruhet e fresket ne memoriet emocionale te shqiptareve dhe eshte kthyer ne nje ikonoklaste te vertete te pasionit te frustuar, saqe shume shpejt parakaloi dhe Hirushen ne nivel protagonizmi.

Sindroma telenovele eshte kthyer tashme ne nje realitet shume konkret i jetes se perditshme. Ti mund te shohesh koke pa fund shtepiakesh te fiksuar perpara historive fiction televizive qe perjetojne, materializojne dhe humanizojne emocionet e nje historie komune qe mund te kuptohet edhe pa pasur nje diplome gjimnazi.

Historite e telenovelave jane te thjeshta. Ato flasin per njerez te thjeshte mes situatash skematike te zakonshme. Nuk kane vlera te shtuara per te shitur. Thjesht jane vrasesi ideal i kohes dhe kaq. Dhe ne jemi kaq shume te dashuruar pas tyre. Aq sa nuk mund te gjesh asnje television qe te mos transmetoje te pakten 3 te tilla ne dite.
Perfekte!!! Te gjithe jane te lumtur me kete. Populli ka gjetur adrenalinen sensuale te munguar, shtepiaket kane gjetur menyren perfekte per te vrare kohen dhe televizionet menyren perfekte per te mbushur kohen e tyre me programacion me audience te sigurte. Turbo-Kinematografia, ne vendin tone, eshte e sigurte qe mund te konsiderohet nje histori suksesi !!!

E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte e thjeshte, totalisht praktike dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...

***
Keni degjuar per Turbo-Heronjte? Big Brother, Little Sister, Kafazi i Arte, Kutia e bakerrt, Syri Magjik etj.etj.et.. Heronj kauçuku qe lindin nga balta e qyteterimit. Eshte shume e thjeshte ne fakt. Mjafton te marresh pjese ne nje Turbo Show dhe kaq!! Njerez qe ne jete s’kane bere asgje per te merituar famen dhe simbolin e udheheqesit te rrugetimit te vlerave, papritur e gjejne veten te rrethuar nga pergjegjesia e madhe per te qene ata lideret e nje brezi ne ndertim e siper, ndoshta ne te njejten varke me Akon apo Britney Spears… Ooopsss!!! Po tani?!

Heronjte prej guri dhe hekuri kane filluar te zhduken. Jimmy Hendrix e kane pushuar nga puna me kohe nga roli i tij si inspirues vlerash humane… Stefan Cvajg s’mbahet mend qe kur ka qene aty per here te fundit… Migjeni ka mbetur thjesht si personazh batutash me ore letersie.. Dostojevski… Who the fuck is Dostojevski??

Heronjte tane jane larg ketyre te fundit. Heroizmi i tyre nuk qendron as ne faktin se mbartin vlera te reja qe cojne perpara shoqerine, as pr hir te cilesive te tyre novatore, as per hir te punes shumevjecare dhe suksesit te tyre ne art, kulture apo shkence. Heroizmi i tyre qendron pikerisht ne faktin qe ata NUK jane te tille. Sepse ata jane te thjeshte, nuk te lodhin me ide te reja dhe mesazhe qe kerkojne te ingranosh ate, qe per ironi te Platonit, dhe ne kete rast quhet “inteligjence”.. Heronjte e sotem nuk jane vrases neuronesh, njerez qe te bejne te mendosh. Jo! Ata jane njelloj si te tjeret, por vetem se kane dale pak me shume ne televizor…

Dhe ne i pelqejme dhe i ndjekim sepse si ata ti gjen kudo. Nuk te lodhin aspak, jane te thjeshte, totalisht praktike dhe nuk kane efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, i pelqejme dhe i zgjedhim vete si te tille...pishtare te rrugetimit te vlerave tona...

***

E dini se kush eshte gazeta me e shitur ne Shqiperi? –Paloma!

Tabloide pa fund terheqin cdo dite e me shume vemendjet e e shtyp-lexuesve tane te perditshem. Bythet e Rihanes, breket e David Beckham, qeni i ri i Jennifer Lopez, divorci i Madones, gjoksi i Noçes, dashnorja e re e Afrimit... Zakoni i vjeter i thashethemit ka mbetur po aq i forte. I vetmi ndryshim eshte teknologjizimi. Formati Press i tyre duket se ka krijuar sinergjine perfekte me sistemin. Ne jemi totalisht te terhequr nga ato, tani me dhe me fort se me perpara. Me kot perpiqen te thone qe shqiptaret lexojne gazetat sepse lexojne politiken. Jo. Shume pak prej tyre e bejne kete. Per te mos folur pastaj per faqet e artit dhe kultures. Ne lexojme ate qe eshte me e thjeshte. Ate qe s’mbingarkon neuronet tona te mendimit dhe analizes. Lexojme gjerat e thjeshta. Thashethemet dhe bemat e heronjve pa vlera. Kenaqemi me gjerat e thjeshta. Sepse nuk duam te lodhemi duke menduar... Sepse tashme eshte e pamundur te lodhemi duke menduar.

Prandaj ne na pelqen Turbo-Shtypi...

E gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...dhe e ushqejme...

***

Politika dhe protagonistet e saj nuk kane arritur t’i shpetojne efektit Turbo. I keni pare si kane filluar te ngrihen heronjte e sotem politike? Te fshehur mes nje demagogjie turbulluese dhe mesazheve te thjeshta te shoqeruara me fotografi model Fumetti, ata formesojne cdo dite arketipin e heroit te se sotmes dhe shpetimtarit te se nesermes. Ti shikon protagonistet e rinj, qe nenqeshin brenda vetes kur kuptojne se duhet bere kaq pak per perfituar vemendjen dhe dashurine e nje populli qe ka shume eshte dashuruar pas gjerave turbo. Mjafton te dalesh ne televizor duke hipur ne trenin e katandisur per rahmet, duke blere domate te tregu i lagjes, duke ngrene dreke tek fshati i rradhes, duke perqafuar perpara kamerave femijet e mjeruar dhe ti e ke te garantuar shitjen si „Shqetesim per cilesine e transportit publik“, „Shqetesim per krizen ekonomike qe po troket tek dera“, „Shqetesim per jeten dhe problemet e fshatareve te varfer“ dhe „Shqetesim per jeten e femijve pa perkrahje“. Por kujdes!! Gjithmone nuk duhet harruar te kesh kamerat me vete!!!

Dhe, duke iu referuar dhe karakteristikave te mesiperme sociologjike rreth vlerave dhe terheqjeve te anetareve te komunitetit elektoral, suksesi ka shume shance qe te vije. Sepse realisht menyra sesi shqiptaret ndertojne vlerat dhe heronjte nuk ka te beje shume me substancen sesa me formen dhe semplicitetin e modelit qe ti iu ofron. Askush nuk iu referohet atyre qe ti ben! Jo! Me teper iu referohet atyre qe ti thua. Dhe tek ato qe thua, me teper sesa cilesia e mendimit qe ti paraqet , vleresohet menyra sesi ti e paraqet. Form over substance!

Kjo, gjenezen e ka pikerisht tek ai Turbo-Style mbi te cilin ne referohemi kur ndertojme sistemin tone te vlerave. Ne nuk na pelqejne gjerat qe na lodhin trurin, gjerat qe kerkojne thellesi analize, gjerat qe permbajne esence cilesore. Ne jemi te prirur te pelqejme dhe ndjekim gjerat e thjeshta, telenovelat, turbo-folkun, tabloidet, sepse perceptimi yne deri ne ate pike shkon. Dhe keto kompozojne dhe tablone e konceptit tone te vlerave sociologjike. Dhe kjo detyrimisht do te shprehet dhe ne menyren sesi konceptojme dhe vleren ne politike. Sepse koncepti gjithmone rrjedh nga percepti.

Ne asnjehere nuk do te vleresojme politiken dhe politikanet per ate qe bejne, ka shume gjasa ta vleresojme gjithmone per ate qe thote...madje me keq, thjesht per menyren sesi ai i thote gjerat.

Prandaj ne do te investojme gjithmone ne lokale, bare apo restorante. Sepse kaq eshte niveli i konceptit qe ka rrjedhur nga perceptimi qe ne kemi per vleren.

Prandaj dhe Berisha dhe Berishet e rinj kane gjetur nje terren tejet te favorshem per t’u rritur te shendetshem tek ne. Sepse karizma e tyre, pavaresisht idiotesive qe ata thone, (apo me keq, ato qe ata realisht bejne), eshte ajo qe realisht godet shqiptaret, qe iu ben pershtypje dhe ajo qe ata shikojne si vlere qe krijon terheqjen. Sepse ne pelqejme gjerat e thjeshta dhe ajo qe direkt shohim eshte nje gje e thjeshte. Pa u futur ne te thella.

Ne pelqejme Turbo-Style-in. Ate qe e gjen kudo. Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore. Dhe ne, ne nje shumice ultradominante, e pelqejme...pse jo dhe e votojme...

66 Komente

 Dostojevski… Who the f@ck is Dostojevski??

--------------------------------------------

Kjo duhet për shprehje dite.

 

5*!

Si behet lavazhi trurit ne mase? 

 

Eh kili kili une te ngacmoj

Te gjithe burrat e botes jeni njesoj

la la la l la la la la al,

 

 

O te kenofte shpirti jahrabi mi Nexho, dmth Tushe ene kur te shkosh ne xhenet!

"Analiza" ka efekt se ka ritem, ka humor, ironi etj etj. Por kjo s'eshte analize. Kjo eshte shfryrje, siç i ndodh gjithkund te tallet duke pare BBF. Turbo-folku shqiptar s'ka asnje lloj diference me Mcdonalds amerikan. Ne kapitalizem s'ka kohe, konsumi duhet i shpejt dhe masiv. Ceshtja nuk eshte tek shijet personale te shqiptareve, se turbo folk degjon gjithe ballkani. C'duhet te bejne shqiptaret, te degjojne Deep Purple te gjithe tani qe te emancipohen. vjen emancipimi nga "gjerat e nderlikuara" sipas etalonit te autorit? po a eshte i nderlikuar deep purple dhe pse turbo folku jo? smiley autori imponon shije. eshte pa lidhje kjo. turbo style eshte kapitalizmi vete. ju qe jetoni ne amerike e keni ndjere dhe me shume se ne qe jemi ne europe efektin e turbos ne pune, ne jete, ne qytet, kudo. 

Barazimi i te thjeshtes vetem me zgjyrren tabloidore nuk eshte korrekt. Nderkaq, per ne qe jetojme ne USA, ky shkrim ka vleren e atij qe te permend e te shkund nga supi. Sepse, "Heronjte prej guri dhe hekuri kane filluar te zhduken. Jimmy Hendrix e kane pushuar nga puna me kohe nga roli i tij si inspirues vlerash humane… Stefan Cvajg s’mbahet mend qe kur ka qene aty per here te fundit… Migjeni ka mbetur thjesht si personazh batutash me ore letersie.. Dostojevski… Who the fuck is Dostojevski??" Sa per Ameriken, ajo ka stomak per te gjitha. Dhe i ka te gjitha. Varet ku e ve veten. It's all your choice. And responsibility.

- go awaaaaay. (Tim Roth style te "Four rooms&quotsmiley leeeeeave Emo alone.

Emo, who fired Jimmy anyway?

***

Pse e lodhim mendjen shumë... nëse nuk do kishte turb-folk nuk do ndjeheshim kaq special.

Dhe nëse na intereson kaq shumë... do kishim shpik naj gjë vetë.

 

 In the words of Roddy Piper ....I have come here to chew bubble gum and kick ass, and I'm all out of bubble gum!

quoting Johnny Depp at "The Pirates of the Caribbean (at world's end)"

- We must fight... to run away.

(duhet të më japë ndonjë nga publiku një çikë zemër për ktë punë, ndonjë batutë nga Forrest Gump me tërë mend do ia vlente) smiley

 

 

Ah, s'e kisha pa! Sudden rainbow!  smiley 

Just was getting used to the idea of how perfect I was, and you come, you bring me back to reality. Does anyone need anymore to be any happier?!

reflksion me vlera mor jaho. me e perpunu do ja nrinte vlenat cdo gazete. bravo plak e ke shkrujte shume bukun. smiley

Shkrimi njish.

 

Lexoni pak komente tek KILI KILI hahhahahah te gjith thone eshte kenge njish. hahahhahaa ja pra ky eshte populli.

Ne Shqiperi duhet sasi, ja U2 thua ti, ato nxjerrin nje album nje here ne 3 vjet. Duhet Sinani, ose Shpati, nga nje kenge ne dite ben. E pike e seze, sikur rrin 8 ore ne studio regjistrimi, per dite, si puntore Fabrike.

 

 

 

Shume i madh! Qarte dhe me humor Lindor, qe eshte nga me te bukurit ne kete kohe kur edhe humori anglez po behet turbo

E kam lexuar 4 here sot kete shkrim lol dhe cdo here me erdhi ne mend filmi "Idiokracia". "Simptomat" qe pershkruan autori duken si zanafilla e budallallepsjes se njerezve, dhe jo vetem ne Shqiperi.

PA, e ke gabim

Turbo-style nuk është vetë kapitalizmi, është varianti zgjebarak i kapitalizmit për bythmutët.

 o xixe po mc donalds qe eshte simboli i kapitalizmit, a nuk eshte "turbo-style"? 

turbo folk yne ka po te njejten strategji si mc donalds:ha dhe dhit! (te na falin puritanet) 

 Xixe, me lexon gabim. 

Kapitalizmi sot eshte baraz me turbo-style pikerisht se o bo merre me long se mishi ka maru. 

PA smiley sa e bukur kjo shprehja 

ju qe jetoni ne amerike e keni ndjere dhe me shume se ne qe jemi ne europe efektin e turbos ne pune, ne jete, ne qytet, kudo. 

Nqs nuk do e shifshim turbo-folkun (guilty as charged) ne Shypni, nuk do ishim viktime ne Ameriqi.

 

Keto cektesite simbolike te marrin n'qafe.  Te na falin puritanet, po na "dhit" tuj qesh me to.  Djalli ta marre kapitalizmin ashtu sic e solli ... 

Excuse me? (Te flas pak me gjuhen e djallit kapitalist)

You don't think I can hold my own?

oh man! not again... -frike-

Tani që lexova atë kujtimin e vegjëlisë YES U CAN!! smiley

Më shkrive!!

Monda ideologjia eshte e bukur, po te merre ne qafe. 

 Artikulli qenka kot fare, me perralla qe mezi pata durimin ti perfundoja se lexuari. Pse? Sepse jane gjera qe degjohen gjithe diten ne televizionet e Edi Rames dhe ne forumet e tij pa perjashtuar kete ketu.

Dmth edhe per trashesine e robve Edi Rama e ka fajin? Nuk e dija qe ishte i gjithepushtetshem ai njeri. smiley

Turbo-style ngjit mire ne Shqiperi, se njerzit aty jane "bosh", jetojne duke pritur ate qe u vjen, nuk kane mundesi te seleksionojne, te zgjedhin...

(Kush di te me thote,  si perkthehet emri i stacionit BBF  -  alla  Xixa mé del tull fare) 

Jimmy Hendrix e kane pushuar nga puna me kohe nga roli i tij si inspirues vlerash humane… Stefan Cvajg s’mbahet mend qe kur ka qene aty per here te fundit… Migjeni ka mbetur thjesht si personazh batutash me ore letersie.. Dostojevski… Who the fuck is Dostojevski??

 

Xhimi ska pas kurre vlera.

 

Cvajg e Migjeni sjane per masat, kjo eshte e sigurt.

 

Dostos mire ja kane be. I be robi librat 200 faqe jo njemi.

(Kush di te me thote,  si perkthehet emri i stacionit BBF

 

Zyrtarisht eshte "Best Beat on Focus". Personalisht preferoj versionin jo zyrytar "Boll Boll se na Fryve".

ne fakt jane shkronjat e para te emrave te tre themeluesve aria.  

Vertete?! Me kane thene tjeter gje.. Mah! Ca s'ben vaki... fundi fundit versioni qe thua ti i pershtatet me shume bbf-se... ( vaj me det!)

Kush do te kuptoje dhe te zgjoje fukarain duhet te futet ne te perditshmen e tij. (pershkrimi i mesiperm eshte thjesh pershkrim vizual i efektit dhe jo analiza kimike e shkakut) Ndryshe, eshte thjesht shutin the shait.

Artikulli vlen per ndonje qe ska shku ne shqiperi qe kur eshte largu prej andej ose per dike qe nuk takohet me internetin kurre.Kjo e funit si zor te bej vaki..

tani se pari konsumator besnik i turbo folkut te BBF(Bashkimi Ben Fuqine,Berkani e Ben ne Breke)eshte popullsia fshatare  nga mosha 3- 14  dhe  30-50 per te mos thene pak me teper.(ketu nuk kam asgje me fshataret pervec se afeksionit qe kane per te lloj zhaner muzike).bejne perjashtim ata fshatare qe ndjekin shkollen e mesme ose me larte.

Shumica e shqiptareve qe jane emigrante ne greqi dhe itali.

kshu qe mos u tremni se kjo pune do rregullohet dhe nuk na vjen ndonje e keqe direkte nga keto.

Kto turbo folksat per fat tone te mire me se shumti pordhojne kenge qe nuk zgjasin me shume se nje vit keshtu qe populli i harron shpejt.

ndryshe nga fqinjet tane qe keto jane simbol per me shume se nje kategori njerezish.

psh ne bullgari edhe kryeministrin e vendit e ze gjumi nen tingujte e Azizit

hajt me nat te mire peshq

 

Heronjte tane jane larg ketyre te fundit. Heroizmi i tyre nuk qendron as ne faktin se mbartin vlera te reja qe cojne perpara shoqerine, as pr hir te cilesive te tyre novatore, as per hir te punes shumevjecare dhe suksesit te tyre ne art, kulture apo shkence. Heroizmi i tyre qendron pikerisht ne faktin qe ata NUK jane te tille. Sepse ata jane te thjeshte, nuk te lodhin me ide te reja dhe mesazhe qe kerkojne te ingranosh ate, qe per ironi te Platonit, dhe ne kete rast quhet “inteligjence”.

 

Kjo thenie vlen edhe per boten perendimore jo vetem per Shqiperine.

Ajo qe te shqeteson me Shqiperine me shume eshte se nuk ka nje balancim midis mediokritetit dhe intiligjences reale.

Mediokriteti eshte superior dhe eshte ngulur thelle ne mendjen e njerezve.

Sot ne Shqiperi midiokriteti "celebrohet" ..

P.s. edhe 144 dite na ndajne nga "politika e vjeter"  dhe nga mediokriteti ..  smiley    smiley

 

 

Kush di te me thote,  si perkthehet emri i stacionit BBF

 

Zyrtarisht eshte "Best Beat on Focus". Personalisht preferoj versionin jo zyrytar "Boll Boll se na Fryve".

Jo me jo,eshte:Berat ,Ballesh Fier !   smiley

Welcome in Beirut! E keni vene re qe Tirana, per nga mass-gustoja muzikore ka filluar t’i ngjaje shume ketij te fundit. Misioni i dyte me i pamundur, pas gjetjes se nje aboneje autobuzi urban, eshte te kalosh diten tende pa provuar te pakten nje 20 minutesh Turbo-Folk.

OK. Honestlyyyy!! 5 muaj kthyer ne Tirane ende nuk kam degjuar asnje kenge turbo flok (pervec Gjinit te portokallise qe kendon ndonje refren). Asnje kenge, per cin te ze be! Sigurisht ka BBF, Kafaz etj - por, me jep nje vend me demokraci dhe kulture te admirueshme dhe une do te jap ekuivalentet e ketij lloj arti ne ato vende... Dhe abone autobuzi urban ka plot.

 

Dhe keto kompozojne dhe tablone e konceptit tone te vlerave sociologjike. Dhe kjo detyrimisht do te shprehet dhe ne menyren sesi konceptojme dhe vleren ne politike.

Sic e paraqet dhe Panajoti qysh ne paragrafin e pare, shqiptaret nuk kane shije per muzike....dhe as per politike; Prandaj nuk shikojne vleren e LSI-se. Sic e lexoj une ky eshte mesazhi i shkrimit i maskuar me "Alo alo ambulanca".

Eshte shkrim politik, LSI po humbet terren politik dhe perpikmerisht sic na meson Ezopi tek "Dh&R" thote, "eshte populli idiot qe nuk e kupton vleren politike."

- Brotha Pëliz!

OK. Honestlyyyy!! 5 muaj kthyer ne Tirane ende nuk kam degjuar asnje kenge turbo flok (pervec Gjinit te portokallise qe kendon ndonje refren). Asnje kenge, per cin te ze be! Sigurisht ka BBF, Kafaz etj - por, me jep nje vend me demokraci dhe kulture te admirueshme

 

Seriozisht e ke?! Mos ke qene gabimisht me kufje ne vesh keto 5 muaj smiley dhe kushe di cfare te kane pare syte ne Amerike qe mendon se paska kulture te admirueshme ne Shqiperi smiley

Te ishte si thua ti, nuk do ekzistonte as BBF-te as Kafazet as Zhadet...sepse publiku do kerkonte nivel te larte te  televizionit.

Ooooo lere fare c'me kane pare mua syte ne amerike. C'nuk me kane pare thuaj! smiley Gjihtesesi, s'me ke lexuar mire se e ke lene fjaline ne mes. me paske turbo-lexuar.

Une nuk thash qe ka kulture te admirueshme ne Shqiperi, por po ta kerkosh pakez fare e gjen, ndaj ndoshta duhet ta kisha thene. Ka kulture dhe njerez te kulturuar, ka muzike te mire live, ka teater, ka nete poetike, nete te filmit "indie", ka opera, ka polifoni, ka xhaz, ka rock, ka reggae...sigurisht ka dhe turbo, po ku ne bote nuk ka?

Ky koncepti qe ne Itali, apo ne France, apo ne ShBA nuk ka Turbo-Kulture eshte kryekeput genjeshter. Idea qe ne paskemi Turbo-Popull eshte ofenduese.

Telenovelat, reality tv, tabloids, pop-music etj etj jane te gjitha IMPORTE PERENDIMORE (sic mund te vihet re qe as emertimet nuk i kane shqip).

Extra, extra...!!

Natyrisht qe po ta kerkosh e gjen. Problemi eshte se duhet te kerkosh shume smiley Turbo-kulture ne Itali ka sa te duash, por eshte e perhapur kryesisht tek adoleshentet dhe ata me arsimim te paket. Ne shqiperi eshte ndryshe per fat te keq. Eshte e perhapur tek femijet. adoleshentet, studentet, intelektualet, pleqte... Ndoshta kjo vjen sepse Shqiperia ka shume popullsi fshatare te shkolluar fare pak dhe pa idene (ose me idene e gabuar) te kultures qytetare. Mua nuk me vjen mire t'i konstatoj keto gjera, por realiteti ne teresi i afrohet me shume artikullit sesa asaj pjeseze realiteti qe preferon te shikoje syri jone.

 

 Turbo - artikull me temë të turbolluar në mënyrë mass-turbouse.  

....tknofte zemra Fatime Sokoli! a sishte dhe ajo turbofolk ?

hahaha sa kom qesh me kili kilin, Tushe je e papame!

 

fenomeni turbo eshte i dukshem jo vetem ne kontekstin shqiptar, por edhe gjetke, kontekste qe kane kohe qe sherbejne si baze per krijimin e vlerave dhe shijeve te sotshme.

turbo-foku, apo turbo-c'te duash, i ofron publikut mbi te gjitha konsistence edhe parashikueshmeri.  psh. ritmi i kengeve ne fjale eshte pak a shume i njejte dhe tekstet jane po ashtu te njejta ne absurditetin e tyre; po te hapesh gazetat e thashethemeve, temat e artikujve jane te njejta, intrigat qe ngrihen, pavaresisht nga personazhet, jane te njejta etj. etj. 

gjithashtu, konstatimi: "Nuk te lodh aspak, eshte i thjeshte, totalisht praktik dhe nuk ka efekte anesore," ngre pyetje qe kane ngelur te papergjigjura ne kroniken tuaj: pse, ne kete pike historike, s'kerkojme lodhje mendore? pse na terheq e thjeshta apo linearja?

Ju falenderoj te gjitheve per komentet.

Realisht teksti qe une kam shkruajtur eshte thjesht nje perceptim i imi qe une do te doja ta ndaja me njerez te tjere dhe mesa shoh paskam gjetur mirekuptim ne pjesen me te madhe.

Sa per faktin e lidhjes se tij me politiken, une jam i majte dhe si i tille logjika ime nuk do te gjeje prehje derisa te gjej nje argument logjik qe shpjegon shkakun sesi eshte e mundur qe ky popull edhe pas kaq vjetesh ka ne krye te tij Sali Berishen. Kush jane elementet sociologjike ne permbajtje te komunitetit tone qe bejne te mundur kete gje? Dhe une mendoj se eshte Turbo-Konceptimi qe rrjedh nga Turbo-Perceptimi, i cili ne vetvete ushqehet, ne pjesen me te madhe te tij, nga permbajtja dhe cilesia e aktivitetit tone ditor social-kulturor.

P.S. Pershnes Blendin nga Belgjika me kongen Kili Kili , meqe s'ka nigju asihere turbo per 5 muj rrjesht smileysmiley

une jam i majte dhe si i tille logjika ime nuk do te gjeje prehje derisa te gjej nje argument logjik qe shpjegon shkakun sesi eshte e mundur qe ky popull edhe pas kaq vjetesh ka ne krye te tij Sali Berishen.

Pano, qe ishe i majte, s'kishe pse e germezoje lol. 

Sipas kesaj fjalie me lart, i djathti/e djathta nuk kerkon argumente llogjike?!

Germezimi me teper u be per te argumentuar ceshtjen se pse logjika ime nuk gjen dot prehje.
Po te isha i djathte, ndoshta do ta verreja, por jo se do ta ktheja ne qellim ne vetevete, gjetjen e arsyes "Pse"? Mund te jetoja ne harmoni shpirterore dhe pa e gjetur se pse ne mbajme ende Sali Berishen.

Mire e ke ti Pano, po miqesisht do te te sygjeroja mos te germezoje, me sakt abuzoje me termat i mjaft, i djathte.  Sepse, te jesh i/e djathte s'do te thote detyrimisht te jesh ne harmoni shpirterore, botekuptimore me doktorin smiley.

"Sepse, te jesh i/e djathte s'do te thote detyrimisht te jesh ne harmoni shpirterore, botekuptimore me doktorin"

Herezi! HeeerEZI! HEEREEZI!!! do thonjeshin njeheresh tri shpirtra te humbur strategjikisht rrugeve te Ivropit.. smiley 

une jam shume dakort me shkrimin dhe jam dakort dhe me Pano So qe duhet thene ca qe jemi te majte. Qe kur erdhen te djathtet turbo-jeta eshte thelluar shume.

jam shum dakort per shum konstatime por jo kur kalohet ne Turbo-imponim

pjesa me e bukur ishte ajo qe edhe Madona Shqiptare i be Marketing vetes.

 

te gjith ato qe degjojn Deep purple me shok nuk ma merr menja qe shkojn me ble disqe me muzik kurse "alo alo ambulanca "bohet sherr kush blen i pari prandaj si vej faj dhe shum se tregu imponon me shume se sa mund te imponohet me keshtu lloj artikujsh.

gjithsesi me pelqen menyra e te shkruajturit se te ben me qesh dhe me plas njekohsisht.

@ chene, epo mire, ne turren e druve dhe pastaj ne ferr ... smiley

@ danida, por faktikisht drejtuar dhe Panos, qe te thuash se bindjet politike ne Shqiperi reflektojne dhe shijet muzikore, kjo eshte psiko-analize teper e thelle per turbo-popullin e thjeshte si puna ime ta kuptoje.

Por ... po me gjuhe populli, mos ia fusni kodra pas bregut, miqesisht smiley 

Mos e ngacmo të majtën ti Monda, se t'i bëra lëmsh temat me femra smiley (e vetmja temë ku shikon majtas)

Po pse mer, nga ana (brinje) e majte e Adamit doli Eva? smiley.

Boll me llogje, sic thote dhe heroina ime "women's rights are human rights" dhe si te tilla, s'kane perkatesi politike. 

Ik tani me ler rehat se do degjoj Ponin.  Keta ekspertet muziko-politikoteknik c'thone per rrymen e saj?  Turbo eshte dhe ajo?

G. Carlin from hell would say: what's that all about? Its okay that people die from hunger except when they are females?

Po më të fortën do e thoshte me besimtarët: Its ok they die, but they have the right to believe that are going to heaven before doing so?

What are we stupid?

Të lashë...

Ponin nuk e di a është turbo, se kam ngarë ndonjëherë. smiley

 

Shume i ceket smiley

Te lashe back ...

Marrje...

Shef gjëkundi det këtu të zhytemi thellë? smiley

p.s Feeling patriotic today, po dëgjoj kta.

Para lenie ...

Te isha si ty, do pyesja shoket e idealit para se te degjoje "ata" se mos te turbo-djathton kjo lloj muzike smiley.

PS: Theksoj serish, teper e ceket pergjigja.

Kapje, pa e lënë të bjerë në shesh.

No, se së pari nuk besoj në monopole idesh, qofshin dhe të shokëve. Besoj në dy pole... të kundërt... që tërhiqen.

Idealet nuk preken pastaj, qoftë dhe me muzikë.

p.s mos më injekto ndjenja faji se i thirra Niko Dhimos!! smiley

here, të përshëndes.

Monda me ke keqkuptuar!

Nese kjo ka ndodhur pa dashje, ketu me poshte po te jap shpjegimin dhe nje here.

Thashe qe jam i majte dhe kjo gje shpjegon faktin se pse logjika ime nuk gjen dot prehje derisa sa te gjeje motivin qe detyron kete popull te votoje dhe terhiqet nga nje politikan si Berisha. Pra cfare doja te thoja nuk eshte qe "vetem te majtet jane ne dis'harmoni me Berishen" apo qe "te jesh i/e djathte do te thote detyrimisht te jesh ne harmoni shpirterore, botekuptimore me doktorin". Je larg... Afrohu, afrohu... E kam tek fakti qe si i majte "nuk gjej dot PREHJE derisa te gjej arsye pse vazhdon te votohet". E kupton diferencen mes asaj qe thua ti dhe asaj qe them une?

Ndersa sa per kete -"..qe te thuash se bindjet politike ne Shqiperi reflektojne dhe shijet muzikore, kjo eshte psiko-analize teper e thelle per turbo-popullin e thjeshte si puna ime ta kuptoje.", nuk e di se ku e ke gjetur ti, se une s'po e gjej dot. Te lutem ma thuaj dhe mua ku e pe... Une e kam me fenomenin Berisha dhe kaq! Njeriun qe ben per te qeshur gjithe Davosin me fjalimin qe mban! "Fenomeni Berisha" dhe "Bindje politike" jane dy togfjalesha qe nuk eshte se ngjajne shume me njeri tjetrin... Une keshtu mendoj, s'e di ti?

 

Ky shpjegim merr vlere nese keqkuptimi ka ndodhur pa dashje (deshire). Ndersa nese keqkuptimi nuk ka ndodhur pa deshire...atehere te lutem mos e konsidero fare kete postim timin! 

Pano specifikisht i isha drejtuar Danides per "une jam shume dakort me shkrimin dhe jam dakort dhe me Pano So qe duhet thene ca qe jemi te majte. Qe kur erdhen te djathtet turbo-jeta eshte thelluar shume."

Por ne pergjithesi pastaj, dhe ty.  Me duket gabim ne rastin e danides t'i vishet te djathtes "turbo-mentaliteti".  Por dhe ne rastin tend, qe merr stafeten si i majte i mosprehjes ndaj rizgjedhjes se Berishes.  Eshte i njejti popull qe votoi per te treten here Nanon.  Po flas per te treten here, se dy te parat duke pasur parasysh situatat perkatese nuk quhen.  E nqs ti, do kishe diskutuar kete mentalitet kulti, "Nano" dhe "Berisha" atehere s'do kishim replikuar aspak.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).