top.com shitet për 357,500 EUR

Përderisa kriza ekonomike ka përfshirë pothuajse tërë globin, dhe qindra kompani janë duke larguar dhjetëra punëtor nga puna, interneti vazhdon të jetë një prej bizneseve më të mira dhe mëse profitabile për ata që dijnë ta shfrytëzojnë.

Sot në ora 07.51 të mëngjesit është mbyllur ankandi online në Sedo, për shitjen e domenit top.com. Personi qe ka fituar këtë ankand dhe sëbashku me të ka futur në pronësinë e vet domenin top.com ka dhënë hiç më pak se 357,500 euro.

Domeni është hedhur në ankand me datë 21 janar 2009, dhe ofertuesi i parë ka dhënë 500 euro, pastaj i dyti 1,000, i treti 2,500 euro për të arritur në shumën prej 357,500 euro tek ofertuesi i fundit, i cili ka fituar ankandin në fjalë.

top.com është regjistruar për herë të parë me datë 13.08.1995 në atë kohë për një shumë qesharake në krahasim me atë që u dha sot për këtë domen.

Për ata që dëshirojnë të shohin historinë e ofertave për këtë domen, mund të klikojnë linkun e mëposhtëm:

http://www.sedo.com/auction/auction_history.php?language=us&auction_id=48405&tracked=&partnerid=

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).