Topalli: Topi shkaktoi krize reale

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pranoi dje krizen ne marredheniet me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, duke u shprehur se me te nuk konsultohet fare. Ndonese prej vitesh kane qene kolege dhe kane luftuar per te njejtat ceshtje politike ne Partine Demokratike, nga ku dhe Topi u zgjodh ne postin e kreut te shtetit, marredheniet mes tyre jane te akullta. Ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ne Tv Klan, Topalli u shpreh se ne momentin e reformave dhe ndryshimeve kushtetuese, ajo dhe presidenti nuk ecen ne te njejten linje. "Nuk kemi pasur te njejtin koncept kur kemi ecur perpara ne reformat kushtetuese. Ai shkaktoi nje krize reale ne vend per ceshtjen ne konsultimin e emrave te gjyqtareve. Nuk ka bere asnje konsulte me mua dhe nuk bisedojme", u shpreh Topalli. Duke ju shmangur pyetjeve nese eshte penduar apo jo ne dhenien e votes pro Topit ne momentin e zgjedhjes si President, Topalli vleresoi se berja e vendit me President ishte nje objektiv dhe detyrim i maxhorances. "Nuk mund te lejonim qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakohshme", argumentoi ajo. Kryetarja pranoi se ka punuar fort apo "me te gjitha baterite", sic u shpreh konkretisht, kunder Presidentit, qe te mos lejonte qe emrat e zgjedhur nga presidenti Topi per anetare te Gjykates se Larte, te mos votoheshin ne Kuvend. "Nuk mund te lejoja votimin, pasi dy prej ishin dhe me dosje", u shpreh kryetarja. Topalli permendi dhe marredheniet me Prokurorine e Pergjithshme, nder vite. Kryetarja u shpreh se largimi i ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku nuk ishte ceshtje politike, por u hoq per faktin se ai ne krye te organit te akuzes beri kompromis me te gjitha dosjet qe ju depozituan. Por nga ana tjeter, Topalli nuk eshte se vleresoi shume me lart dhe kryeprokuroren e re, Ina Rama, e cila u votua me buje nga maxhoranca. Duke u ndalur tek ligji i dosjeve, tashme ne fuqi, Topalli theksoi se do te zbatohet me apo opoziten dhe nen monitorimin e Keshillit te Evropes dhe BE-se. Ajo hodhi poshte te gjitha pretendimet, se ligji kundershtohet nga nderkombetaret dhe se madje mund te cenoje rrugen e Shqiperise drejt integrimit ne strukturat euroatlantike. Pavaresisht reagimeve te fundit kunder te nderkombetareve, Topalli theksoi se shqetesimi qe eshte i perbashket qendron vetem per zbatimin e ligjit. Ajo akuzoi kreun socialist, Edi Rama se duke kundershtuar kaq fort ligjin e dosjeve, nuk po shkeputet dot nga e kaluara dhe la te kuptohet se eshte e kote ankimimi ne Gjykate Kushtetuese i ligjit te dosjeve. Ligj qe sipas saj, nuk ka moral ta gjykoje nje si Fehmi Abdiu, i cili ka firmosur varjen e te rinjve.

Selia blu shprehet e bindur se do te marre nje mandat te dyte. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se PD do e marre mandatin e dyte dhe nuk mohoi "deshiren" per te drejtuar serish Kuvendin.

Akuza Kryetarja e Kuvendit Topalli, akuzoi dje kryesocialistin Edi Rama, se shpif kur thote se ligji per dosjet shkel te drejtat e njeriut dhe nuk do zbatohet si duhet. Sipas saj, Rama nuk shkeputet dot nga e kaluara komuniste.

118 Mije persona, parashikohet te preken ne administrate nga zbatimi i ligjit per hapjen e dosjeve. Ligji hyri ne fuqi dje, dhe me ngritjen e komisionit per verifikimin e figurave ne postet e administrates.

12 Komente

Topalli: Prokuroren do e kapja me shkelma

Gazeta Shqiptare
30/01/2009

Topalli sulmoi sërish institucionin e pavarur dhe kushtetues, Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtuesen e saj, Ina Rama. Ditë më parë, SHBA-ja kërkoi pranë Topit garantimin e këtyre institucioneve, ndërsa kryetarja e Parlamentit shkon deri aty sa deklaron se, “do e kisha kapur me shkelma”. Topalli në një intervistë televizive për pyetjen, nëse është e penduar se ka zgjedhur Ramën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, përdori një citim të disa ditëve më parë të ish-presidentit italian, Kosiga, për një rast pothuajse të ngjashëm. “Në emisionin ‘Porta-a-Porta’ po dëgjoja ish-presidentin italian, Kosiga, që fliste për prokurorin e atëhershëm të Italisë dhe u shpreh se mënyra e sjelljes së atij prokurori, mënyra e përdorimit, paraqitja publike aq e shpeshtë, ishte aq e shëmtuar, e aq jo kushtetuese, sa mendoja ta kapja me shqelma dhe ta nxirrja jashtë”, - tha mbrëmë Topalli. Sipas saj, Ina Rama nuk ka hapur asnjë dosje të korrupsionit të qeverisë së mëparshme, se pjesën më të madhe të denoncimeve i bën Task-Forca pranë Kryeministrisë, se “në prokurori flitet vetëm për dy çështje dhe për asnjë tjetër”. Në këtë rast, Topalli iu referohej hetimeve të rrugës Durrës-Kukës dhe asaj të Gërdecit. “Pse flitet për dy çështje në prokurori dhe jo për tjetër? Si ka mundësi që sot në 2009 s’kemi asnjë të dënuar për gjithë atë sistem korrupsioni të ngritur deri para 2005-s”, - u shpreh Topalli. Kryetarja e Parlamentit bëri të ditur se Prokurorinë e Përgjithshme e kanë ndihmuar në punën e saj duke i bërë dhuratë imunitetin dhe ajo, sipas Topallit, sërish nuk ka vepruar. “Dhuratë më të madhe se mund të bëjnë pushtetin, duke ia dhuruar prokurorisë imunitetin, kjo është diçka e madhe. Ne të dhurojmë imunitetin, merre, ec përpara”, - tha ajo. Duke e akuzuar Ina Ramën se përdoret politikisht, Topalli vlerësoi Dhori Sollakun si prokuror, pikërisht njeriun që ka sulmuar më shumë, se “ai nuk u përdor politikisht, por bëri kompromis me dosjet”. Sipas saj, Prokuroria ka pasur një histori të dhimbshme, madje Arben Rakipi ka akuzuar opozitën e atëhershme për krimet kundër njerëzimit. Topalli bëri të ditur se me miratimin e axhendës së Kuvendit parashikohet raportimi edhe i institucioneve të tilla të pavarura si Prokuroria e Përgjithshme. Radhën e parë maxhoranca, Kryeministri, kryetarja e Parlamentit e bojkotuan raportimin e Ina Ramës. Topalli e justifikoi këtë me faktin se “as pjesëtarë të opozitës nuk ishin të pranishëm gjatë raportimit të saj”. Nënkryetarja e PD-së e pranoi se ka pasur kompromis sa i takon shmangies e verifikimit të figurave të regjimit komunist, që janë pjesë aktive e politikës shqiptare. “Kompromisi ka qenë për dy ish-kryeministra, për një në 1990 dhe për Fatos Nanon. Është një lider i së majtës që e ka reformuar këtë të majtë. Sjellja e Nanos në 1997 është krejt ndryshe nga ajo e Ramës në 2009. Ky ligj është nisur nga ideja se në proceset demokratike, kur drejtuesit e qeverive kanë dorëzuar paqësisht pushtetin nuk përfshihen, me këtë përfitojnë dhe dy të tjerët”, - tha dje Topalli. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë një ligj të tillë, pasi gjyqtarët e saj, por edhe të Gjykatës së Lartë, në vendimin që marrin kanë edhe anën personale të tyre, që për Topallin, krijon konflikt interesi. “Këtë ligj ju thoni ta gjykojë Fehmi Abdiu. Ndërsa, unë këtu flas për rastin e Havzi Nelës, që është dënuar me varje me firmë të Fehmi Abdiut. Ju po thoni se do e çoj atje”.

Kryetarja e Parlamentit e konsideroi rutinë ndryshimin e delegacionit shqiptar në Strasburg. Topalli, ndër të tjera e konfirmoi se për një ndryshim të tillë nuk është konsultuar me Berishën. “Unë jam konsultuar me kryetarin e grupit parlamentar. Por, është kompetencë e kryetarit të Parlamentit dhe kryetarit të grupit parlamentar një zëvendësim i tillë dhe Rusmali do t’i japë një impuls tjetër përfaqësimit tonë atje”, - tha mbrëmë kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Sa i takon faktit nëse ajo kishte ftesë zyrtare për betimin e Presidentit të SHBA-së, Obama, ajo sqaroi se kishte biletë për këtë ceremoni dhe se ishte 30 metra larg vendin ku bëhej betimi. “Ishte biletë, nuk e di se çfarë numri ka. Ishte brenda 7 radhëve të para. Unë ndihesha e nderuar. Sa i takon takimit me Klintonin, ishte lajm i rremë. Nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë takim”, - tha ajo.

Topallin e ka zene ai mallkimi shkodran "te hypte vetja ne qejf!".

E sa vjen e keqesohet, gjithmone e me sh ordinere behet.

""""118 Mije persona, parashikohet te preken ne administrate nga zbatimi i ligjit per hapjen e dosjeve.""" Nga nje e dhene e meperpareshme sikur 140 mije njerez pagute qeveria per ADMINISTRATEN PUBLIKE !!!!! S'kurseka keq Mixha...plus qe Administrates i fut nje luster BLU te THELLE qe s'ka rob none ta boje mo pis   ! Kjo po qe eshte Politike. Pa Xhozi eshte e lagu se lagu nje cope rrecke qe perdor Berisha si ti doje ai fjalimi ne Shkoder...BILE BILE ja ve ne goje te QESHUREN edhe ne PODIUME  ku e sheh i gjith mileti se cfare monstre eshte.

Topalli: Prokuroren do e kapja me shkelma

Bravo!! Iu shtua dhe një thënie tjetër listës të treguesit të klasit prej Xhozefinës.

Kujtoj: Sali Berisha duhet tju kishte dhënë i plum ballit. - disa socialistëve aty në studio televizive para disa vjetësh.

Kapeni dhe nxirreni për zhelesh! Përjasht! Edhe nuk hyn mo! - Ballës në parlament.

 

 

... eshte dhe nje me corapegrisurit, po s'me vjen tamam ne mend tani. smiley

uuuu, se me kujtua nje pergjigje zyrtare dhene Braces per ceshtje shpenzimesh biletash... Zvicra (me duket) nuk eshte Lapardhaja!

(btw, sa larg eshte Lapardhaja? smiley)

Jozefina Topalli me duket se po i pergatit rrugen vetes, per nje skenar post-Berisha. Me pelqen.... I quan gjerat me emrin e vet, nuk ka frike te dale kunder mediokritetit, te marre vendime veshtira, te thoje gjera te verteta edhe pse te forta (ajo per "plumbin ballit" ne  '97 eshte Top n° 1). Baza e PD e perkrah. Ka lidhjet e duhura politike. Gilman Bakalli, deputet i PD desh te behej VIP, sot pas keshillave te duhur ka ul koken. Nard Ndoka i hyri vetja ne qejf e doli jashte rradheve, mire s'ka problem....divide et impera, shqelmin bytheve e hajde tjetri. 

Jozefina,

Te uroj nje weekend te mbare shpirt. Dhe te pershnes me ket smiley

Merr i cike shembull smiley 

Nuk ka bere asnje konsulte me mua dhe nuk bisedojme

Mirë Saliu që ndihet Zot në Shqipëri, po kjo a ja ka idenë hierarkisë së pushtetit istitucional?

Ndonese prej vitesh kane qene kolege dhe kane luftuar per te njejtat ceshtje politike ne Partine Demokratike, nga ku dhe Topi u zgjodh ne postin e kreut te shtetit, marredheniet mes tyre jane te akullta.

Uauuuuuuu  u prishe gjiza mes tyre?

Nuk e kuptova pyetjen :

"A jeni bere pishman qe keni votu per Topin president?"

Kjo ka votu kunder me sa di une.

Ne morine e budallaliqeve vetem per nje gje ka te drejte, per faktin qe asnje çeshtje nuk eshte hap per korrupsionin 8-vjeçar te socialisteve dhe qe Bert Cumçakizi e thonj-pisti vazhdojne te na bredhin si te bukur.

lizander mos mor burr c'afre thua per korrupsionin, po te merren me korrupsionin e "demokracis" ne shqiperi nuk ngel askushe jashte e kupton kte gje!

Kot nuk thote populli, hiq prifte e vendos hoxhe?

 

O Mondo po çar t'i boj une o burre qe kom qellu naiv ene menoj se nuk duhet bo diskoteke ndertesa e Prokurorise (ketu kom ene konflikt interesi se e kom poshte shpise)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).